Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Proda uron festat: Qytetarët, aleati kryesor i Policisë

31 December 2025 at 12:07

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Në prag të ndërrimit të viteve, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda uroi festa të mbara.

Proda shprehu mirënjohjen e tij për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e treguar çdo ditë, duke vënë shpesh në plan të dytë familjen dhe sigurinë e tyre.

Proda tha se “viti që po lëmë pas nuk ka qenë i thjeshtë, ka qenë sfidues, një vit përgjegjësish të mëdha dhe sakrificash, të cilat na kanë lidhur më fort me njëri-tjetrin, me qytetarët dhe me partnerët, na kanë forcuar dhe na kanë bërë më të qartë se si duhet të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë, për të qenë të denjë për misionin tonë”.

“Me përzemërsi të thellë uroj familjarët e Dëshmorëve të Policisë, të cilët kanë në tryezë një pjesëtar më pak, por në historinë e kombit, një hero më shumë”, u shpreh Proda.

Po ashtu, ai përcolli falënderim dhe urim të sinqertë për qytetarët, për rolin e tyre të rëndësishëm, të cilët, nëpërmjet besimit dhe bashkëpunimit, kanë përforcuar pozitën e tyre si aleat kryesor për Policinë. “Për gazetarët dhe mediat, për rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe forcimin e transparencës; si dhe për partnerët tanë kombëtarë e ndërkombëtarë, bashkëpunimi me të cilët ka qenë sinergji kapacitetesh, investimesh, angazhimi dhe profesionalizmi, në funksion të garantimit të sigurisë”, vijoi Proda.

Proda nënvizoi se Policia e Shtetit është në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit, për të garantuar një ndërrim vitesh të sigurt dhe të qetë.

Në fund, Proda uroi një Vit të Ri të gëzuar, shëndet, paqe dhe mbarësi!

“Bashkë, me përgjegjësi dhe besim, për të ndërtuar përgjatë vitit 2026, një vend edhe më të sigurt”, tha ai.

/e.i/j.p/

The post Proda uron festat: Qytetarët, aleati kryesor i Policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shoqata “Profesionistët e Lirë për Shqipërinë” i akordon Prodës titullin “Anëtar Nderi”

30 December 2025 at 17:26

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Shoqata “Profesionistët e Lirë për Shqipërinë” i akordoi titullin “Anëtar Nderi”, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Nëpërmjet titullit të akorduar Prodës, shoqata vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, si dhe përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

Një vlerësim i tillë, praktikë e ProAlbNGO, më herët, iu është akorduar për kontribut, eurodeputetëve, senatit italian, rajonit të Lazios, etj.

Kryetari i Shoqatës, Fatjon Softa, vlerësoi Prodën për mbështetjen e dhënë për emisionin “Alo Policia – Siguria në Fokus”, si hapësirë komunikimi që lidh qytetarët, me shërbimet e Policisë, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të institucioneve të sigurisë publike, si dritare komunikimi që sjell pranë qytetarëve, shërbimet, përkushtimin dhe sakrificat e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Proda në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë e medias, si urë lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, si dhe rolin e emisionit “Alo Policia”, për pasqyrimin e punës dhe sakrificës së qindra-mijëra djemve dhe vajzave, grave dhe burrave, që shërbejnë çdo ditë për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërive.

Të pranishëm gjatë takimit ishin edhe Igli Zepishta dhe Blerta Lata, drejtues të shoqatës, të cilët shprehën vlerësim për reagimin dhe profesionalizmin e Policisë në ndihmë të qytetarëve.

1 nga 3

/m.q/a.f/r.e/

The post Shoqata “Profesionistët e Lirë për Shqipërinë” i akordon Prodës titullin “Anëtar Nderi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mbylli sytë” për skandalin seksual me të mitur në Përmet, Dhurim Çenko gradohet shef Rendi në Elbasan

By: Ela
30 December 2025 at 12:52

Nga Boldnews.al Në fillim të Tetorit 2025, kryepolici Ilir Proda tregoi “dorën e fortë”, duke pezulluar disa punonjës të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, pas një skandali me natyrë seksuale me një të mitur 16-vjeçare, ku ishin përfshirë disa efektivë policie. Sipas informacioneve zyrtare, të shpërndara nga Qendra e Policisë së Shtetit, u njoftua se […]

The post “Mbylli sytë” për skandalin seksual me të mitur në Përmet, Dhurim Çenko gradohet shef Rendi në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Ilir Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz (EMRAT)

By: V K
29 December 2025 at 15:37

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

The post Ilir Proda shkarkon nga detyra drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj të komisariateve

By: Brisi
29 December 2025 at 16:10

Të tjera ndryshime janë bërë në radhët e Policisë së Shtetit ditën e sotme. Altin Mena i cili u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga […]

The post Të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj të komisariateve appeared first on BoldNews.al.

Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda…

By: Ela
27 December 2025 at 11:08

Nga Basir Çollaku Kongresi Amerikan miratoi një projekt sigurie për rajonin e Ballkanit, me afat 90 ditor, ku përfshiet dhe Shqipëria, për të mbrojtur qytetarët nga qeveritarët e kurruptuar të inkriminuar, ndërtuesit e një ngrehine keqbërëse terroriste. Me emër qeveri. Me lëndë nga Kolumbia, Meksika, Venezuela, Peruja, Ekuadori, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra acorona, Cosa Nostra, Dubai, […]

The post Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda… appeared first on BoldNews.al.

Shpëtoi protestuesin nga shpërthimi i molotovit, vlerësohet inspektori i policisë

27 December 2025 at 10:14

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara”, inspektorit Marsel Bicja, pasi ndërhyri me profesionalizëm duke shpëtuar jetën e një qytetari nga djegia si pasojë e shpërthimit të një bombe molotov gjatë protestës së opozitës të hënën e kësaj jave.

Ndërsa protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, një prej bombave shpvrtheu duke përfshirë në flakë një protestues, i cili u shpëtua nga djegiet prej inspektorit Bicja.

Certifikata e dhënë ndaj inspektorit mban motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”.

Certifikata iu dorëzua nga vetë Proda gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Ju falënderoj për veprimin tuaj, pasi ky veprim dëshmoi edhe një herë humanizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Vijoni me përkushtim të përmbushni me nder këtë mision, sa të vështirë, po aq edhe fisnik”, u shpreh Proda.

Drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi, vlerësoi veprimin e punonjësit të Shqiponjave, veprim që s’kishte nevojë për komandë për të vepruar, por e komandoi uniforma që mbajmë veshur dhe ndjenja njerëzore.

Nga ana tjetër, inspektor Marsel Bicja, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veproi pa u menduar dy herë, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është parësore për të dhe kolegët e tij.

/m.q/j.p/

The post Shpëtoi protestuesin nga shpërthimi i molotovit, vlerësohet inspektori i policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH i sekuestron telefonin drejtoreshës së rëndësishme të Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

By: Ela
20 December 2025 at 14:14

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i kanë kontrolluar zyrën dhe banesën. Ervina Gjana mban një post kyç në strukturat e rendit, si Drejtoreshë e Krimit Kibernetik dhe Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një funksion me përgjegjësi të […]

The post BKH i sekuestron telefonin drejtoreshës së rëndësishme të Prodës, kontroll zyrës dhe banesës appeared first on BoldNews.al.

U tha se SPAK i sekuestroi telefonin kryepolicit Proda, reagon Policia e Shtetit

By: M C
18 December 2025 at 20:15

Mesditën e kësaj të enjteje qarkulloi lajmi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK kanë sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit, Newsbomb i është drejtuar Policisë së Shtetit e cila ka mohuar këtë lajm. Zëdhënësi i Policisë, Genti Mullai, ka hedhur poshtë duke theksuar se lajmi i shpërndarë është bërë me qëllim dezinformimin e qytetarëve.

“Lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe dashakeqës.”-tha ai shkurtimisht.

The post U tha se SPAK i sekuestroi telefonin kryepolicit Proda, reagon Policia e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

By: Ela
18 December 2025 at 12:57

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i […]

The post Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës? appeared first on BoldNews.al.

Qendra operacionale e monitorimit viziv, drejtori i Policisë Proda: Rritje e cilësisë për ndjekjet e procedimeve penale

By: redi
9 December 2025 at 15:19

Vihet në funksion në Policinë e Shtetit, Qendra Operacionale e Monitorimit Viziv, për ndjekjen e procedimeve penale, investim i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lir Proda, së bashku me zv/drejtoreshën e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen…

Source

Ndryshime në Policinë e Shtetit, drejtorë të rinj për Elbasanin dhe Korçën. Tre emra për Kukësin

By: redi
2 December 2025 at 18:22

Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Ishte drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda që çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese. Emrat e oficerëve që kanë aplikuar janë që nga Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena. Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite…

Source

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Berisha: Ilir Proda është anëtar i bandave

By: Ela
1 December 2025 at 13:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda si anëtar të bandave. Berisha shton më tej se Rama është në dijeni të kësaj dhe prandaj e mban në detyrë, teksa përmend gjithashtu se këtë e di më mirë Altin Troplini. “A duhet këta të zbatojnë ligjin? A […]

The post Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Berisha: Ilir Proda është anëtar i bandave appeared first on BoldNews.al.

Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar

30 November 2025 at 12:42

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Proda zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.


/m.m/j.p/

The post Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda në Asamblenë e 93-të, të INTERPOL/ Marok, Prezantua progresi i policisë në luftën kundër krimit të organizuar

By: Rovena
30 November 2025 at 12:31

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Drejtori Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë./abcnews.al

Proda për festat e Nëntorit: Nderojmë ata që sakrifikuan për pavarsinë dhe lirinë e atdheut

28 November 2025 at 10:27

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, uroi shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit, duke vlerësuar rëndësinë historike të këtij muaji dhe rolin e Policisë së Shtetit.

“Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan për liri dhe i vlerave që na mbajnë si komb. Në këto ditë të shënuara, ne nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë, lirinë dhe për mbrojtjen e atdheut”, shkruan Proda.

Ai nënvizoi se në këtë rrugëtim të historisë, një vend të veçantë ka edhe Policia e Shtetit.

“Ne jemi institucioni që çdo ditë, në çdo orë, jemi aty ku qytetarët kanë nevojë. Jemi organizata e vetme e sigurisë me qindra dëshmorë që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit. Ata janë pjesë e kujtesës dhe e identitetit tonë profesional dhe njerëzor, janë në piedestalin e nderit dhe historisë”, shkruan Proda.

Proda theksoi gjithashtu se “sot, Policia e Shtetit është më e hapur dhe më pranë komunitetit se kurrë më parë. Ne besojmë te bashkëpunimi, te besimi dhe te ideja se siguria është vlerë që e ndajmë të gjithë bashkë. Me vlerat dhe përvojën që na ka dhënë e shkuara dhe me besimin tuaj, jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për të ardhmen, për një mjedis më të sigurt për të gjithë”.

“Me respekt dhe mirënjohje për qytetarët, të cilët na besojnë dhe bashkëpunojnë me ne, në emër të Policisë së Shtetit ju uroj Gëzuar Festat e Nëntorit!” u shpreh më tej ai.

Në mbyllje të mesazhit, Proda shkroi se “me të na bashkojnë krenaria kombëtare, dinjiteti, dashuria për atdheun dhe kultura për zbatimin e ligjit, si vlera që na udhëheqin. Nder dhe respekt për të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për Shqipërinë!”.

/m.q/a.f/

The post Proda për festat e Nëntorit: Nderojmë ata që sakrifikuan për pavarsinë dhe lirinë e atdheut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda në Marok, merr pjesë në Asamblenë e 93-të, të INTERPOL

27 November 2025 at 11:05

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.

Proda: Rënie e tentativave për kalim me gomone drejt Britanisë, nga 12 753 në 644 raste

19 November 2025 at 15:52

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Në Tiranë u zhvillua sot sesioni i radhës në kuadër të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin, Britani e Madhe-Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Maqedoni e Veriut, front operacional i konsoliduar kundër fenomeneve shqetësuese të kohës, lëvizjeve migratore ilegale dhe qarkullimit të aseteve të krimit.

Task Forca, fillimisht produkt i bashkëpunimit të ngushtë bilateral Policia e Shtetit-partnerë britanikë, tashmë ka marrë një karakter gjithëpërfshirës rajonal dhe është shndërruar në një model suksesi për t’u ndjekur dhe nga shtetet e Europës.

Në të morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtori në detyrë i Policisë së Malit të Zi, Lazar Ščepanović, Drejtor i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Janev, si dhe drejtues të lartë të policive rajonale.

Gjatë takimit, u konsoliduan urat ekzistuese të bashkëpunimit, sa i përket shkëmbimit imediat të informacioneve, patrullimeve të përbashkëta në kufijtë e gjelbër, koordinimit të veprimeve operacionale në pikat e kalimit kufitar, intensifikimit të kontrolleve dhe detektimeve me pajisje teknologjike bashkëkohore, si dhe krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore, veprime të cilat do të rezultojnë me finalizimin e operacioneve policore me impakt rajonal.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, bashkëdrejtues i këtij sesioni, gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, tha ndër të tjera se “në bashkëpunim me autoritetet britanike, janë realizuar 49 operacione riatdhesimi, duke mundësuar kthimin e 2099 shtetasve shqiptarë me procedura korrekte dhe transparente, duke pasur në fokus të veçantë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut”.

“Në vijim, tentativat e kalimit të kanalit drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone janë ulur ndjeshëm, konkretisht nga 12 753 raste në vitin 2022 në 644 raste në vitin 2024. Një rënie drastike, e cila dëshmon ndikimin real që mund të ketë bashkëpunimi i strukturuar”, shtoi Proda.

Sipas Prodës, Shqipëria ka arritur rezultate të rëndësishme, por as Shqipëria, as cilido vend tjetër i rajonit nuk mund të përballet vetëm me këto sfida.

“Migracioni i parregullt që synon BE-në prek të gjithë Ballkanin Perëndimor. Rrjetet kriminale që shfrytëzojnë qytetarët tanë përfitojnë atje ku gjejnë hapësirë”, tha ai.

Proda nënvizoi se “prania juaj sot këtu është më shumë se protokoll, është mundësi reale për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi rajonal. Ne jemi të gatshëm të ndajmë modelet tona operative, të ofrojmë eksperiencën e Task Forcës sonë dhe të ndërtojmë mekanizma të përbashkët për parandalimin, verifikimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar”.

Ndërkaq, gjatë takimit, Zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, u shpreh se “ky sesion shërben si një mundësi për të reflektuar mbi sukseset, dhe për të parë se si ka evoluar ky model Task Force dhe mbi mundësitë që na ofron ajo”.

“Përveç rënies së numrit të lëvizjes ilegale me gomone, që evidentoi Drejtor, ky model Task Force evoluoi duke u zgjeruar në nivel rajonal dhe duke adresuar dhe kanosje të tjera në fushën e lëvizjes ilegale”, tha ajo.

Në vijim, gjatë takimit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha theksoi se “rezultatet e kësaj Task Force, prej një viti, janë shumë të prekshme dhe të dukshme, duke filluar nga parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, konfiskimi i numrit të madh të dokumenteve të falsifikuara që janë gjetur brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, kontrabandimi i duhanit dhe cigares, në aeroportin e Prishtinës, si dhe raste të tjera të trafikimit të armëve, gjatë të cilave janë shkatërruar grupe kriminale që kanë vepruar në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe janë zhvilluar operacione të tjera që ndërlidhen me çështjen e drogës”, tha ai.

Më tej, Drejtori në detyrë i Policisë së Malit të Zi, u shpreh gjatë fjalës së tij se “takimi i ditës së sotme ka vlerë strategjike dhe kyçe, duke marrë parasysh që Mali i Zi ka mbajtur statusin e vendit tranzit dhe për këtë arsye është shumë e domosdoshme që të kemi një bashkëpunim ndërsektorial dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në mënyrë që të parandalojmë migracionet e paligjshme dhe lëvizjen e strukturave kriminale”.

“Kemi patur bashkëpunim shumë të mirë me kolegët nga Shqipëria, kemi parandaluar një situatë të rrëmbimit të 10 personave. Informacionet na kanë ardhur në kohë reale, na i kanë ofruar kolegët nga Shqipëria. Bashkëpunimi ynë i përbashkët ka qenë në fusha të ndryshme dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”, tha ai.

Janev, Drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike i RMV-së, tha gjatë këtij takimi se “ne  duhet t’i shmangemi burokracive dhe duhet të gjejmë mënyrat si të kemi një bashkëpunim të mirë dhe vizion të ndërsjellë, për ta bërë këtë rajon më të sigurtë dhe më të qëndrueshëm”.

“Çështjes së emigracionit të kundërligjshëm duhet t’i qasemi nga pikëpamja analitike, që të punojmë së bashku dhe të parandalojmë këtë veprimtari kriminale. Jemi këtu për të ndarë përvoja dhe njohuri, që të minimizojmë këtë aktivitet”, u shpreh Janev.

Policia e Shteti njoftoi se takimi i sotëm është dëshmi e angazhimit serioz dhe të vendosur të policive partnere në rajon dhe agjencive ligjzbatuese në Britani të Madhe, për të luftuar emigracionin e kundërligjshëm, i cili cenon sigurinë publike, krijon terren për paligjshmëri kufitare, si dhe mundëson lëvizjen e kontigjentin kriminal që synon t’i shmanget drejtësisë dhe qarkullimin ndërkombëtar të aseteve kriminale, përfshirë kriptomonedhat.

Task Forca Rajonale për Migracionin do të vijojë punën e koordinuar hetimore dhe operacionale, me objektivat madhorë, goditjen e krimeve kufitare, gjurmimin e aseteve të krimit, si dhe garantimin e sigurisë publike dhe zbatimit të të drejtave të shtetasve të shteteve pjesëmarrëse dhe më gjerë.

/m.q/a.f/

The post Proda: Rënie e tentativave për kalim me gomone drejt Britanisë, nga 12 753 në 644 raste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U zgjuam ilegalë”, konfiskimi i monopatinave pa procedura të qarta

18 November 2025 at 15:55

Aksioni i policisë për bllokimin e patinave elektrike (monopatina) ka ndezur një debat të gjerë mbi lirinë e lëvizjes dhe standardet e sigurisë në rrugët urbane. Prej 13 tetorit, qindra qytetarë janë ndaluar dhe mjetet e tyre janë konfiskuar, pa një afat të qartë se kur do të miratohet rregullorja e re dhe kur do të rikthehet përdorimi i tyre në rrugë.

“Ilegalë nga hiçi”

Besian Kozma, regjisor në Radio-Televizionin Shqiptar, prej vitit 2023 e përdorte patinën elektrike çdo ditë për të vajtur në punë. Për zonën ku banon, në kodrat e Liqenit të Thatë, monopatina ishte mjet praktik, më e lehtë se biçikleta për maloret dhe më e shpejtë dhe ekonomike se makina.

Çdo ditë ai përshkonte rreth 5 kilometra vajtje-ardhje pa shpenzime dhe stres trafiku apo parkimi.

“Ka qenë mjeti më i volitshëm që kam pasur ndonjëherë,” kujton ai.

Rutina u prish më 12 tetor, kur në rrjetet sociale pa videon e ministres së Brendshme Albana Koçiu, që paralajmëronte aksionin e bllokimeve. Megjithatë Besiani vazhdoi ta përdorte monopatinën edhe dy javë të tjera, derisa më 20 tetor, kur doli nga puna, u ndalua nga një patrullë në rreth-rrotullimin e rrugës “Papa Gjon Pali II”.

“Ndalova normalisht, sepse nuk kam asgjë kundër policisë, e cila bën detyrën,” tregon Besiani, i cili e përshkruan momentin e ndalimit të paqartë nga ana administrative.

“Kërkova arsyen e bllokimit dhe më cituan një urdhër verbal,” kujton ai. Monopatina iu mor pa i dhënë asnjë dokument apo procesverbal. Ai thotë se me këmbënguljen e tij, oficeri e vendosi mjetin në sediljen e makinës së patrullës dhe, aq.

Tre ditë më vonë, në Komisariatin e Policisë Rrugore, iu kërkua të dorëzonte kërkesë me shkrim për të marrë informacion.

Dy javë pas kërkesës, Besiani u thirr në komisariat.

“Mendova se do të ma kthenin monopatinën, por nuk qëlloi të ishte kështu,” kujton ai, teksa shton se në komisariat mori një shkresë dyfaqëshe ku thuhej se mjeti elektrik i ishte bllokuar për 30 ditë për: shkelje të rregullave të qarkullimit, pamundësi për të vërtetuar pronësinë dhe “refuzim për t’iu ndaluar policisë”.

“Të tria arsyet nuk qëndronin,” thekson ai. Për këtë Besiani dorëzoi ankesë dhe prej fundit të tetorit është ende në pritje të një përgjigje. Patinën e pati blerë rreth 550 euro dhe thekson se zotëron faturën, e cila ia vërteton pronësinë.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Kontradikta mes praktikës së policisë dhe bazës ligjore

Aksioni i policisë nisi pa një bazë të qartë dhe pa sqarimet e nevojshme publike, duke lënë qindra qytetarë, përfshirë Besianin, në një situatë të cunguar.

Deri më 11 nëntor policia bllokoi 1,426 patina, ndërsa komunikimet zyrtare mbetën të pjesshme, shpesh të paqarta dhe pa shpjegime të plota mbi arsyet dhe zgjatjen e operacionit.

Veprimet e policisë u bazuan në një vendim të ministres Albana Koçiu, i cili u botua në Fletoren Zyrtare katër ditë pasi aksioni kishte nisur. Ministria e konfirmoi këtë në një komunikim për Citizens.al.

Përfaqësues të Policisë së Shtetit thanë për Citizens.al se aksioni mbështetej edhe në një urdhër të brendshëm të datës 9 tetor. Por, ky zinxhir vendimesh krijoi një precedent të rrezikshëm ku veprimi administrativ mori fuqi përpara detyrimit për t’u botuar në Fletore Zyrtare.

Pra urdhrat nisën të zbatoheshin pa u njoftuar ligjërisht publiku. Mjaftoi një dalje në Facebook. Kjo paqartësi operacionale duket se mbështetet nga një boshllëk edhe më i madh ligjor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHTRR) konfirmoi për Citizens.al se “patinat elektrike lejohen të qarkullojnë në rrugë”, sepse neni 344 i VKM-së nr.153 i trajton ato “në analogji me biçikletat” në zbatim të Nenit 180 të Kodit Rrugor.

Në mungesë të një neni të posaçëm, rregullat e biçikletave funksionojnë si normë e huazuar për patinat: ato mund të lëvizin në rrugë dhe duhet të përdorin korsitë e biçikletave, kur ekzistojnë, duke respektuar të njëjtat rregulla të drejtimit, ndriçimit, sinjalizimit etj.

Ndryshimi i vitit 2021 e formalizoi termin “patina elektrike” në Kod Rrugor duke i lejuar për qarkullim. Por nuk u shoqërua me kuadër të plotë rregullator.

Kodi Rrugor nuk përmban nen të posaçëm për to, ndërsa bashkitë dhe policia nuk kanë akte nënligjore që të përcaktojnë qartë shpejtësinë, zonat e lejuara apo kufizimet teknike.

Në këtë amulli, qytetarët gjenden të penalizuar për përdorimin e një mjeti që ligji e lejon, por rregullat e zbatimit të tij mungojnë. Pikërisht këtu lind paradoksi: e drejta ekziston, por zbatimi i saj varet nga interpretimi i autoriteteve, duke e kthyer sigurinë rrugore në një proces të paqëndrueshëm dhe arbitrar.

“Aksion i tepruar dhe arbitrar”

Autoritetet e nisën aksionin pas një numri incidentesh. Ndërkohë, në dy raportime të mëparshme të Citizens.al u vu re konfuzion prej qytetarëve, protesta spontane dhe mungesë transparence.

Për të kuptuar ndikimin real tek përdoruesit, Citizens.al zhvilloi një pyetësor në të cilin u përgjigjën 40 qytetarë që ishin përballur direkt me operacionin policor, një prej të cilëve edhe Besian Kozma.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve thanë se e përdornin monopatinën për lëvizje të përditshme, kryesisht për në punë (90%), ndërsa 10% për shërbime “delivery”. Ky profil i përdorimit sugjeron se monopatinat nuk janë thjesht mjete rekreative, por alternativë e lëvizjes urbane, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot kosto të larta transporti.

Ilustrim gjatë aksionit policor të datës 13 tetor/Citizens.al

Anketa vë në dukje mungesën e transparencës në zbatimin e aksionit policor pasi shumica (59%) e përdoruesve thanë se nuk morën asnjë dokument zyrtar në momentin e bllokimit.

Shumica u ndaluan në mëngjes, rrugës për punë (65%), duke e kthyer ndërhyrjen në një goditje direkte mbi lëvizshmërinë e qytetarëve, pjesa dërrmuese (90%) e të cilëve e konsideruan aksionin “të tepruar dhe të padrejtë”, si dhe bllokimin 30-ditor “arbitrar”.

Asnjë përdorues nuk e ka vlerësuar për Citizens.al aksionin si “të drejtë dhe të nevojshëm”. Kjo tregon një hendek të qartë midis perceptimit qytetar dhe justifikimit institucional për sigurinë rrugore.

“Për mua kanë vepruar shumë gabim, sepse na kanë dëmtuar në përditshmërinë tonë, mund t’i hartonin rregullat edhe pa bërë një aksion të tillë,” thotë Besiani.

Pothuajse të gjithë (93%) thanë se e kishin përjetuar këtë periudhë pa monopatinë si të kushtueshme në kohë dhe para. Qytetarët janë orientuar drejt transportit urban (43%) ose ecjes (45%), ndërsa 12% drejt taksive. Ky ndryshim ka krijuar ngarkesë financiare dhe kohore për përdoruesit aktivë të këtyre mjeteve.

“Për momentin lëviz ose me biçikletë ose me urban, por kjo periudhë ka treguar se çfarë efekti ka dhënë në lëvizje sepse të gjithë ne që kishim patina dhe na u bllokuan, ose po përdorim makinë ose urbanin duke ndikuar në trafik,” komenton Besiani.

“Problemi nuk janë mjetet, por mungesa e rregullave”

Shumica (62%) e të anketuarve besojnë se monopatinat janë problem vetëm kur përdoren pa rregulla. Vetëm 20% i konsiderojnë ato rrezik serioz. Në të njëjtën linjë, shumica mbështesin përdorimin në korsitë e biçikletave, por pranojnë se për këtë përdorim duhet të ketë kufizime.

“Të dalin ekspertë dhe ta vlerësojnë këtë gjë, normalisht të ketë rregulla dhe të ndëshkohet cilido që nuk i zbaton, jo të penalizohen të gjithë,” vijon Besiani.

Rekomandimet e të anketuarve nga Citizens.al synojnë balancimin mes sigurisë rrugore dhe të drejtës për lëvizje. Ata shprehen me dakordësi se patinat elektrike duhet të kenë kufizim moshe dhe shpejtësie, t’u kërkohet regjistrim, identifikim dhe siguracion mjeti, sidomos në rastet e përdorimit tregtar, dhe ndëshkim me gjoba dhe konfiskime në rastet e shkeljeve të përsëritura.

Anketa e Citizens.al tregon se pjesa më e madhe e përdoruesve të monopatinave nuk i kundërshtojnë rregullat, përkundrazi, i kërkojnë. Por bllokimi 30-ditor, pa paralajmërim dhe pa procedura të rregullta, është perceptuar si masë ndëshkuese dhe e padrejtë.

Kështu, debati për monopatinat nxjerr në pah një realitet të thellë: qytetet e mëdha si Tirana, kërkojnë politika të qarta dhe afatgjata të lëvizshmërisë dhe jo përndjekje me operacione të papritura policore.

The post “U zgjuam ilegalë”, konfiskimi i monopatinave pa procedura të qarta appeared first on Citizens.al.

Metën e arrestuat si terrorist, Proda i përgjigjet Balliut në komision: Çështja ndodhet nën hetim, përdorimi i forcës…

By: V K
17 November 2025 at 15:24

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu, në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Sipas demokratit “ish presidenti u arrestua si terrorist”.

Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, duke argumentuar se Meta ka bërë rezistencë.

“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.

Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”.

The post Metën e arrestuat si terrorist, Proda i përgjigjet Balliut në komision: Çështja ndodhet nën hetim, përdorimi i forcës… appeared first on Albeu.com.

❌
❌