❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 January 2026Main stream

Partia Demokratike cakton datën e protestës kombëtare

By: V K
10 January 2026 at 15:14

Partia Demokratike, ka njoftuar se më 24 janar do të mbahet protesta e radhës kombëtare. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Kryedemokrati Sali Berisha, theksoi gjatë fjalës së tij se e vetmja mënyrë për rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, janë protestat e vazhdueshme.

Berisha theksoi gjithashtu, se do tĂ« tregoheshin “naivĂ«â€ nĂ«se do tĂ« prisnin qĂ« kryeministri do tĂ« largohet nga ndĂ«rhyrja amerikane, duke shtuat se tĂ« vetmĂ«t qĂ« mund t’i tregojnĂ« vendin e duhur janĂ« qytetarĂ«t shqiptarĂ«.

Ai foli edhe pĂ«r takimin e djeshĂ«m tĂ« mbajtur me aleatĂ« politikĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shoqĂ«risĂ« civile, duke shtuar se duhet tĂ« krijojnĂ« njĂ« front tĂ« pĂ«rbashkĂ«t “si rruga mĂ« e sigurtĂ« pĂ«r tĂ« luftuar kundĂ«r kĂ«saj tĂ« keqe.”

“Dje, po nĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, thirrĂ«m njĂ« takim jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m me shoqĂ«rinĂ« civile dhe forcat politike. NĂ« emĂ«r tuaj, unĂ« u shpreh edhe njĂ«herĂ« mirĂ«njohjen mĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« gjithĂ« atyre personaliteteve tĂ« fushave tĂ« ndryshme, tĂ« cilat pavarĂ«sisht nga pavarĂ«sia e tyre nĂ« kuptimin politik, pa asnjĂ« afilacion partiak, por erdhĂ«n aty se tĂ« gjithĂ« ata janĂ« kundĂ«r tĂ« keqes qĂ« po pĂ«rjeton vendin.

Aty u bashkuam kundër një të keqe të përbashkët dhe aty erdhën të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ishte një akt i guximshëm qytetar i tyre, i përgjegjshëm i tyre. Dhe unë i siguroj se ne do bëjmë gjithçka për të vazhduar me ta dialogun, për të dëgjuar zërin e tyre, këshillat e tyre dhe për të vepruar bashkërisht kundër kësaj të keqe. Ftoj individë, organizata, forca politike të tjera që nuk ishin dje aty të bashkohen me këtë front si rruga më e sigurtë për të luftuar kundër kësaj të keqe.

Nuk ka synim ky front dominimin e një partie apo një tjetër, ka synim krijimin e një forumi, një fronti të përbashkët, një fryme të gjerë për të larguar nga pushteti një minutë e më parë këtë regjim që e meriton vetëm një cilësim: kakistokraci. Grekët e lashtë quanin të tillë më të keqin e regjimeve. Dhe ky kështu është.

Diskutime tĂ« shumta u zhvilluan, mendime tĂ« çmuara u shprehĂ«n. Ne do vazhdojmĂ« pĂ«rpjekjen pĂ«r institucionalizimin e kĂ«tij forumi, kĂ«saj aleance, ta quajmĂ« si tĂ« biem dakord. UrojmĂ« dhe shpresojmĂ« qĂ« kjo tĂ« shtrihet edhe nĂ« rrethe, nĂ« qarqe, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« njĂ« pĂ«rpjekje e madhe mbarĂ«shqiptare tĂ« bĂ«het kundĂ«r kĂ«tij regjimi”, tha Berisha.

The post Partia Demokratike cakton datën e protestës kombëtare appeared first on Albeu.com.

Weber e FMN: “Paqja Fiskale” ngre shqetĂ«sime pĂ«r pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:10

Intervistë me Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë

 

Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të shpejta krahasuar me vendet e tjera të Europës, por përballë kësaj ecurie pozitive po kristalizohen rreziqe strukturore që mund të frenojnë zhvillimin afatgjatë.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Anke Weber, shefe e misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, paralajmĂ«ron se tkurrja e popullsisĂ« nĂ« moshĂ« pune dhe prirjet e forta pĂ«r emigrim po kthehen nĂ« njĂ« nga sfidat mĂ« serioze pĂ«r rritjen dhe produktivitetin.

NjĂ«kohĂ«sisht, FMN shpreh shqetĂ«sime pĂ«r paketĂ«n fiskale tĂ« vitit 2026, veçanĂ«risht pĂ«r skemĂ«n e ashtuquajtur “Paqja Fiskale”, e cila, sipas institucionit, rrezikon tĂ« dĂ«mtojĂ« kulturĂ«n e pajtueshmĂ«risĂ« tatimore dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi fiskal modern dhe tĂ« drejtĂ«.

Intervista trajton gjithashtu rreziqet nga kreditimi i shpejtë në pasuri të paluajtshme, qëndrueshmërinë fiskale dhe sfidat që Shqipëria duhet të përballojë për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që ofron procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025? Cilat janë pritshmëritë për vitin 2026? Cilat janë shtysat kryesore të rritjes dhe rreziqet kryesore përpara?

Ekonomia shqiptare pati një performancë të fortë në gjysmën e parë të vitit 2025, duke ruajtur një nga normat më të shpejta të rritjes në Europë, pavarësisht goditjeve nga mjedisi global.

Prodhimi i Brendshëm Bruto real vlerësohet të rritet me 3.5% në vitin 2025, i mbështetur nga konsumi elastik, rritja e qëndrueshme e pagave dhe turizmi.

Inflacioni mbetet dukshëm nën objektivin 3%, si pasojë e forcimit të kursit të këmbimit dhe rënies së çmimeve globale të mallrave bazë.

Duke parë përpara, për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 3.6%. Kërkesa e brendshme pritet të mbetet një motor i rëndësishëm i rritjes, e mbështetur nga konsumi privat dhe investimet.

Edhe pse me një ritëm disi më të moderuar, turizmi vazhdon të japë kontribut të qëndrueshëm në prodhimin ekonomik. Inflacioni pritet të konvergojë gradualisht drejt objektivit deri në fund të vitit 2026.

Perspektiva ekonomike afatmesme e Shqipërisë mbetet pozitive, me norma rritjeje që pritet të tejkalojnë 3%. Megjithatë, sfida të rëndësishme vijojnë të jenë të pranishme, veçanërisht ato që lidhen me ndryshimet demografike.

Popullsia nĂ« moshĂ« pune Ă«shtĂ« tkurrur me 16 pikĂ« pĂ«rqindje qĂ« nga viti 2023, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« fundit tĂ« Censit, dhe pa politika vendimtare, perspektiva mund tĂ« bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Emigrimi — qĂ« ka gjasa tĂ« pĂ«rshpejtohet me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE — rrezikon tĂ« thellojĂ« mĂ« tej mungesat nĂ« tregun e punĂ«s.

Një anketë e fundit tregon se një në dhjetë shqiptarë planifikon të emigrojë në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa një në pesë mund ta bëjë këtë gjatë dekadës në vijim[i].

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, reformat qĂ« lidhen me procesin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE — tĂ« synuara pĂ«r tĂ« forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen, pĂ«r tĂ« nxitur punĂ«simin dhe pĂ«r tĂ« gjallĂ«ruar dinamikĂ«n e biznesit — do tĂ« jenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r rritjen e produktivitetit dhe pĂ«r zbutjen e presioneve demografike.

 

Ju keni paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e shpejtë të kreditimit në pasuri të paluajtshme. Si i vlerësoni masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë? Në përgjithësi, cilat janë disa nga rreziqet kryesore për stabilitetin financiar?

Sistemi bankar, në tërësi, mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid, mbi kërkesat minimale rregullatore. Megjithatë, pas këtij stabiliteti fshihen disa cenueshmëri në zhvillim, të cilat kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme dhe vigjilente.

Rreziqet strukturore burojnĂ« nga raste tĂ« izoluara tĂ« mosrespektimit tĂ« kĂ«rkesave rregullatore, kreditimi nĂ« valutĂ« pa mbrojtje nga rreziku i kursit tĂ« kĂ«mbimit, si dhe pĂ«rqendrimi i riskut te huamarrĂ«s tĂ« caktuar — veçanĂ«risht lidhja e fortĂ« mes shtetit dhe bankave, e reflektuar nĂ« mbajtjen e konsiderueshme tĂ« letrave me vlerĂ« tĂ« qeverisĂ« nĂ« bilancet bankare.

Nga ana ciklike, zgjerimi i shpejtĂ« i kreditimit — sidomos nĂ« sektorin e pasurive tĂ« paluajtshme — pĂ«rbĂ«n njĂ« burim rreziku, pasi njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kredive tĂ« reja hipotekore pĂ«r familjet dhe e huave pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme tregtare (CRE) karakterizohen nga raporte tĂ« larta kredi-vlerĂ« (LTV – ky tregues mat sa e madhe Ă«shtĂ« kredia krahasuar me vlerĂ«n e pronĂ«s qĂ« blihet) dhe shĂ«rbim kredie ndaj tĂ« ardhurave (sa pjesĂ« e tĂ« ardhurave mujore shkon pĂ«r pagesĂ«n e kredisĂ«).

Ruajtja e standardeve të forta të mbikëqyrjes është thelbësore për garantimin e stabilitetit financiar. Përpjekjet mbikëqyrëse duhet të përqendrohen në respektimin rigoroz të kërkesave për kapitalin bankar dhe, kur është e nevojshme, të përfshijnë pezullimin e përkohshëm të shpërndarjes së dividendëve dhe hartimin e planeve për ruajtjen e kapitalit.

Rregullimi prudencial duhet të jetë rreptësisht i bazuar në rrezik dhe nuk duhet të përdoret për të nxitur kreditimin e sektorëve të caktuar.

Në planin makroprudencial, përmirësime të mëtejshme të instrumenteve do të rrisnin qëndrueshmërinë e sistemit. Masat e reja të fokusuara te huamarrësi janë ndërmarrë në kohën e duhur dhe përputhen në linja të përgjithshme me rekomandimet e FMN-së.

Këto masa mbyllin një boshllëk të mëparshëm në kornizën rregullatore dhe duhet të bëhen pjesë e përhershme e paketës së instrumenteve të sektorit financiar.

Nëse rreziqet që lidhen me kreditimin e pasurive të paluajtshme tregtare rezultojnë sistemike, Banka e Shqipërisë mund të ketë nevojë të shqyrtojë përdorimin e instrumenteve shtesë makroprudenciale.

Kalimi drejt një norme neutrale pozitive për rezervën kundërciklike të kapitalit dhe finalizimi i kuadrit të rezervës për rrezikun sistemik do ta forconin më tej stabilitetin financiar.

Vlen tĂ« theksohet se, pas 12 vitesh, ShqipĂ«ria pritet t’i nĂ«nshtrohet njĂ« Programi tĂ« plotĂ« VlerĂ«simi tĂ« Sektorit Financiar (FSAP), i realizuar bashkĂ«risht nga FMN-ja dhe Banka BotĂ«rore.

Ky vlerësim do të analizojë në mënyrë të thelluar qëndrueshmërinë e sektorit financiar ndaj goditjeve, do të identifikojë cenueshmëritë e fshehura dhe do të vlerësojë efektivitetin e rregullimit dhe mbikëqyrjes financiare, duke siguruar që sistemi financiar i Shqipërisë të mbetet i fortë përballë sfidave në zhvillim.

 

Si do ta vlerĂ«sonit qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« fiskale tĂ« vendit? Si e shihni buxhetin dhe paketĂ«n fiskale tĂ« vitit 2026, pĂ«rfshirĂ« propozimin pĂ«r “Paqen fiskale”? Cilat janĂ« disa nga rekomandimet tuaja kryesore fiskale pĂ«r 5 vitet e ardhshme?

Pozicioni fiskal i Shqipërisë vlerësohet i qëndrueshëm, duke reflektuar menaxhim të kujdesshëm dhe angazhim për qëndrueshmëri afatgjatë të financave publike. Vendi arriti një suficit primar në vitin 2024 dhe pritet të ruajë të paktën një bilanc primar zero në vijim, në përputhje me rregullin fiskal.

Borxhi publik parashikohet të bjerë nga rreth 54.5% e PBB-së në vitin 2025 në nën 50% deri në vitin 2030.

Megjithatë, në afatin e mesëm po shfaqen presione të ndjeshme: rritja e nevojave për shpenzime sociale, angazhimet për mbrojtjen dhe kostot që lidhen me plakjen e popullsisë mund të ngushtojnë hapësirën fiskale, nëse shtyhen reformat për të ardhurat dhe shpenzimet.

Buxheti i vitit 2026 ruan fokusin te masat për administrimin e të ardhurave. Por shtyrja e reformave kyçe të politikës tatimore (p.sh. taksat mbi pronën për në 2028 dhe tatimi për të vetëpunësuari / bizneset e vogla për në 2029) krijon rreziqe, sidomos duke pasur parasysh se 2029-a është vit zgjedhjesh parlamentare.

Paketa fiskale sjell njĂ« skemĂ« “paqeje fiskale”, e cila anulon dhe fal me kushte detyrimet tatimore dhe doganore, lejon marrĂ«veshje vullnetare pĂ«r tĂ« paracaktuar fitimin e tatueshĂ«m dhe pĂ«r tĂ« pezulluar kontrollet, si dhe rivlerĂ«son pasqyrat financiare tĂ« sĂ« shkuarĂ«s me njĂ« normĂ« preferenciale tĂ« unifikuar prej 5%.

Masa të tilla rrezikojnë të dëmtojnë kulturën e pajtueshmërisë tatimore dhe të cenojnë përparimin e Shqipërisë drejt një sistemi tatimor modern dhe të drejtë. Ato ngrenë gjithashtu shqetësime për efektivitetin e sistemit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), përfshirë identifikimin e të ardhurave me burim të paligjshëm.

Në vend të kësaj, FMN rekomandon që lehtësimi i borxheve të ankorohet në legjislacion të përhershëm, me rregulla të qarta dhe transparente për fshirjen e detyrimeve dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Për pesë vitet e ardhshme, politikat duhet të përqendrohen në ruajtjen e disiplinës fiskale, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për shpenzime prioritare.

Rekomandimet e FMN-së përfshijnë përshpejtimin e reformave të politikës tatimore për të zgjeruar bazën dhe për të ulur përjashtimet, modernizimin e tatimit mbi pronën dhe heqjen graduale të regjimeve preferenciale për bizneset e vogla.

Forcimi i administratës tatimore përmes digjitalizimit dhe kontrolleve të bazuara në risk do të jetë vendimtar për të realizuar plotësisht rritjen e të ardhurave në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Përparimi i mëtejshëm në qeverisje dhe reduktimi i informalitetit do të ndihmonin gjithashtu në rritjen e mbledhjes së taksave.

Nga ana e shpenzimeve, përmirësimi i eficiencës së investimeve dhe përfshirja e konsideratave për klimën dhe rreziqet nga fatkeqësitë në planifikimin fiskal do të ndihmojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë.

Këto hapa, të kombinuara me menaxhim transparent të rreziqeve fiskale nga Partneritetet Publike- Private (PPP-të) dhe detyrimet e kushtëzuara, mund të garantojnë qëndrueshmërinë dhe të mbështesin rritje gjithëpërfshirëse.

 

Paqja fiskale

Paketa fiskale sjell njĂ« skemĂ« “paqeje fiskale”, e cila anulon dhe fal me kushte detyrimet tatimore dhe doganore, lejon marrĂ«veshje vullnetare pĂ«r tĂ« paracaktuar fitimin e tatueshĂ«m dhe pĂ«r tĂ« pezulluar kontrollet, si dhe rivlerĂ«son pasqyrat financiare tĂ« sĂ« shkuarĂ«s me njĂ« normĂ« preferenciale tĂ« unifikuar prej 5%. Masa tĂ« tilla rrezikojnĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« kulturĂ«n e pajtueshmĂ«risĂ« tatimore dhe tĂ« cenojnĂ« pĂ«rparimin e ShqipĂ«risĂ« drejt njĂ« sistemi tatimor modern dhe tĂ« drejtĂ«. Ato ngrenĂ« gjithashtu shqetĂ«sime pĂ«r efektivitetin e sistemit kundĂ«r pastrimit tĂ« parave dhe financimit tĂ« terrorizmit (AML/CFT), pĂ«rfshirĂ« identifikimin e tĂ« ardhurave me burim tĂ« paligjshĂ«m. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, FMN rekomandon qĂ« lehtĂ«simi i borxheve tĂ« ankorohet nĂ« legjislacion tĂ« pĂ«rhershĂ«m, me rregulla tĂ« qarta dhe transparente pĂ«r fshirjen e detyrimeve dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet ndĂ«rkombĂ«tare.

 

Si mund të maksimizojë vendi mundësitë që vijnë nga anëtarësimi në BE?

PavarĂ«sisht arritjeve mbresĂ«lĂ«nĂ«se makroekonomike tĂ« ShqipĂ«risĂ« vitet e fundit, tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« mbeten tĂ« kufizuara nga produktiviteti i ulĂ«t — rreth njĂ« e treta e mesatares sĂ« Bashkimit Europian.

PĂ«r t’u ngjitur nĂ« “shkallĂ«n e tĂ« ardhurave”, ShqipĂ«ria duhet tĂ« mbyllĂ« boshllĂ«qe tĂ« vazhdueshme nĂ« qeverisje, infrastrukturĂ«, kapital njerĂ«zor dhe ambientin pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« biznes.

rocesi i anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE ofron njĂ« mundĂ«si transformuese: akses nĂ« Tregun e PĂ«rbashkĂ«t, integrim mĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« strukturat europiane tĂ« qeverisjes dhe, mbi tĂ« gjitha, njĂ« “spirancĂ«â€ tĂ« fuqishme pĂ«r reforma.

Provat historike nga zgjerimet e mëparshme të BE-së janë inkurajuese. Një studim i fundit i FMN-së[ii] tregon se vendet e reja anëtare fituan rreth 30% në PBB për frymë brenda 15 viteve nga anëtarësimi, të nxitura nga rritja e produktivitetit dhe investimet e huaja.

PĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, njĂ« pĂ«rparim i ngjashĂ«m mund tĂ« pĂ«rgjysmojĂ« hendekun e tĂ« ardhurave me BE-nĂ« gjatĂ« 15 viteve tĂ« ardhshme. MegjithatĂ«, kĂ«to pĂ«rfitime nuk janĂ« tĂ« garantuara — ato varen nga zbatimi me sukses i njĂ« agjende reformash ambicioze, tĂ« pĂ«rqendruar te rritja e produktivitetit.

Një fushë reformash me prioritet është qeverisja: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Mbyllja e këtyre boshllëqeve do të përmirësonte klimën e biznesit dhe të investimeve dhe do të krijonte një terren loje të barabartë.

Studimet e FMN-sĂ« tregojnĂ« se reforma tĂ« tilla — sĂ« bashku me politika aktive tĂ« tregut tĂ« punĂ«s, forcimin e arsimit dhe formimit profesional, si dhe investimet nĂ« kĂ«rkim dhe zhvillim — mund tĂ« rrisin produktivitetin dhe tĂ« ulin shtysat pĂ«r emigrim[iii].

Përparimi në këto drejtime është thelbësor që Shqipëria të përshpejtojë afrimin e të ardhurave me BE-në dhe të jetë gati të konkurrojë në Tregun e Përbashkët pas anëtarësimit.

Pa reforma vendimtare për të ndërtuar një ekonomi dinamike, produktive dhe të bazuar tek aftësitë, vendi rrezikon të përballet me emigrim të vazhdueshëm, teksa punonjësit e talentuar kërkojnë mundësi më të mira diku tjetër në Europë.

————–

[i] EuroSurvey, 2024

[ii] Beyer, Li, and Weber (2025). “Economic Benefits from Deep Integration: 20 years after the 2004 EU Enlargement.” IMF Working Paper 2025/047.

[iii] Stephen Ayerst, Nina Chebotareva, Oksana Dynnikova, Amanda Edwards, and Charles Zhang. “Labor Markets, Migration, and EU Integration in the Western Balkans”, IMF Working Paper 226/2025.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Weber e FMN: “Paqja Fiskale” ngre shqetĂ«sime pĂ«r pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit appeared first on Revista Monitor.

Solovova e BERZH: Shqipëria ka nevojë për politika aktive për rikthimin e talenteve

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:08

Intervistë me Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri

 

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë vitet e fundit, e mbështetur kryesisht nga turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Megjithatë, ky model po shfaq kufizimet e tij, ndërsa ekonomia përballet me sfida strukturore si mungesa e diversifikimit, produktiviteti i ulët dhe emigrimi i lartë i fuqisë punëtore të kualifikuar.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Ekaterina Solovova, PĂ«rfaqĂ«suese Rezidente e BankĂ«s Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH) nĂ« ShqipĂ«ri, thekson se tranzicioni drejt njĂ« modeli ekonomik mĂ« tĂ« balancuar, tĂ« bazuar nĂ« investime nĂ« kapital njerĂ«zor, inovacion dhe ekonomi tĂ« gjelbĂ«r, Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r zhvillimin afatgjatĂ«.

Ajo nënvizon gjithashtu se pa përmirësime të dukshme në qeverisje dhe në klimën e biznesit, Shqipëria rrezikon të humbasë avantazhin e saj demografik, duke e bërë rikthimin dhe tërheqjen e talenteve një nga sfidat më kritike për të ardhmen ekonomike të vendit.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025?

Rritja ekonomike mbeti e fortë në gjysmën e parë të vitit 2025, ndonëse u moderua lehtë krahasuar me një vit më parë, me Prodhimin e Brendshëm Bruto që u zgjerua me 3.6% në terma vjetorë.

Kjo rritje u nxit kryesisht nga turizmi, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Pavarësisht tkurrjes në disa sektorë, si industria dhe bujqësia, si edhe sfidave të konkurrueshmërisë të shkaktuara nga forcimi i monedhës, konsumi qeveritar dhe eksportet e shërbimeve vijuan të mbështesin një rritje të gjerë në ekonomi.

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua, i ndihmuar nga përmirësimi i performancës në të gjithë komponentët e tij, ndërsa flukset e Investimeve të Huaja Direkte arritën një nivel rekord, të përqendruara kryesisht në sektorët financiarë dhe të pasurive të paluajtshme.

Vlerësojmë se rritja e PBB-së mbeti në nivele të ngjashme edhe në gjysmën e dytë të vitit dhe parashikojmë një rritje prej 3.5% për të gjithë vitin 2025.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026? Cilat janë potencialet dhe rreziqet kryesore për ekonominë?

Parashikojmë që rritja ekonomike e moderuar të vijojë në afatin e shkurtër, megjithëse rreziqet mbeten të pranishme.

Rritja e PBB-së pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2026, me presione në kahun negativ që vijnë nga kërkesa e dobët në Eurozonë dhe nga përkeqësimi i konkurrueshmërisë së jashtme, si pasojë e rritjes së pagave dhe forcimit të Lekut.

Në të kundërt, ka disa faktorë pozitivë, që mund të mbështesin perspektivën ekonomike, përfshirë vijimin e reformave strukturore, përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, mundësitë për financim nga BE përmes Instrumentit të Rritjes, si dhe performancën e qëndrueshme të sektorit të turizmit.

Në afatin e shkurtër, turizmi, ndërtimi dhe konsumi privat pritet të mbeten motorët kryesorë të rritjes. Megjithatë, mbështetja e vazhdueshme në këta sektorë e rrit ekspozimin e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme.

Nëse ky model vazhdon, Shqipëria rrezikon të përballet me brishtësi më të lartë ekonomike dhe me mungesë diversifikimi të burimeve të rritjes.

Procesi i anëtarësimit në BE, ndërkohë, ofron një mundësi të vlefshme për të riorientuar modelin e rritjes drejt shtysave më të qëndrueshme, si rritja e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendas, zhvillimi i një ekonomie të bazuar në dije dhe zgjerimi i kapaciteteve eksportuese.

ShfrytĂ«zimi me sukses i kĂ«saj mundĂ«sie mund t’i mundĂ«sojĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« afrim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« tĂ« ardhurave me BE-nĂ« dhe tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« strukturĂ« ekonomike mĂ« rezistente.

Realizimi i këtij transformimi kërkon zbatimin e vazhdueshëm të reformave gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara mirë, veçanërisht në fushat që lidhen me klimën e biznesit dhe qeverisjen.

Përparimi domethënës në këto drejtime është thelbësor për të çliruar plotësisht përfitimet e integrimit europian dhe për të siguruar zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se administrata publike ka dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike dy vitet e fundit. Si e vlerësoni këtë tendencë dhe cili është rekomandimi juaj për një model ekonomik të nxitur nga produktiviteti në afatin e mesëm e të gjatë?

Një zhvillim i tillë ka karakter të përkohshëm, pasi lidhet me korrigjimin e fundit të niveleve të pagave në sektorin publik, dhe pritet që ndikimi i tij të zbehet me kalimin e kohës. Ekonomia shqiptare udhëhiqet kryesisht nga sektori privat, i cili pritet të mbështesë rritjen ekonomike në afatmesëm dhe afatgjatë.

Megjithatë, zgjerimi i fundit ekonomik po nxitet kryesisht nga sektorët e turizmit dhe të pasurive të paluajtshme, duke ngritur disa shqetësime për shkak të performancës së dobët të vërejtur në industrinë përpunuese dhe bujqësi.

Edhe pse sektori i turizmit, i cili ka njohur një zhvillim të shpejtë vitet e fundit, pritet të mbetet një shtyllë kryesore e rritjes ekonomike në të ardhmen e afërt, kjo varësi vë në pah nevojën për një strukturë më të balancuar të ekonomisë.

Provat empirike tregojnë se investimet, në kuptimin e tyre më të gjerë, lidhen në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e produktivitetit.

Ekonomia shqiptare mund të ketë përfitime të mëdha nga rritja e investimeve në kapitalin njerëzor, përparimin teknologjik dhe inovacionin, zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, si dhe nga forcimi i qeverisjes.

Investime të tilla strategjike do të krijonin kushtet për një tranzicion gradual drejt një modeli rritjeje më të qëndrueshëm, duke mbështetur zhvillimin e turizmit me vlerë më të lartë të shtuar dhe zgjerimin e sektorëve me produktivitet dhe vlerë të shtuar më të lartë.

 

Modeli

Ekonomia shqiptare mund të ketë përfitime të mëdha nga rritja e investimeve në kapitalin njerëzor, përparimin teknologjik dhe inovacionin, zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, si dhe nga forcimi i qeverisjes. Investime të tilla strategjike do të krijonin kushtet për një tranzicion gradual drejt një modeli rritjeje më të qëndrueshëm, duke mbështetur zhvillimin e turizmit me vlerë më të lartë të shtuar dhe zgjerimin e sektorëve me produktivitet dhe vlerë të shtuar më të lartë.

 

BERZH ka qenë aktive në financimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri. Si e vlerësoni potencialin e këtij segmenti? Sa e përgatitur është infrastruktura mbështetëse për të përballuar zgjerimin e shpejtë të investimeve fotovoltaike në vend?

Shqipëria ka një potencial shumë të mirë për zhvillimin e energjisë diellore, falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe nivelit të lartë të rrezatimit diellor, faktorë që vijojnë të tërheqin interes të fortë dhe në rritje nga investitorët.

BERZH ka qenë një partner zhvillimi afatgjatë i Shqipërisë në sektorin e energjisë dhe ka luajtur një rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të vendit, si përmes asistencës në politika, ashtu edhe përmes investimeve të synuara.

Megjithëse potenciali është i konsiderueshëm, integrimi në shkallë të gjerë i burimeve të rinovueshme kërkon infrastrukturë të përshtatshme. Pavarësisht përparimit të dukshëm të viteve të fundit, kapaciteti i rrjetit dhe fleksibiliteti i sistemit mbeten sfida kryesore.

Për këtë arsye, qasja jonë kombinon financimin e projekteve të prodhimit nga burimet e rinovueshme me investime në infrastrukturën kritike mbështetëse, përfshirë mbështetjen për operatorët kombëtarë të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë.

Një shembull konkret është paketa e financimit të lidhur me qëndrueshmërinë që BERZH i ka ofruar këtë vit OSHEE-së.

Duke ristrukturuar detyrimet afatshkurtra në financim më të qëndrueshëm afatgjatë, kjo paketë ndihmoi në çlirimin e investimeve për përmirësime thelbësore të rrjetit të shpërndarjes, duke rritur qëndrueshmërinë e sistemit dhe duke lehtësuar integrimin e niveleve më të larta të energjisë së rinovueshme.

Paralelisht, kemi punuar ngushtë me operatorin e sistemit të transmetimit, OST, përmes dy projekteve të bashkëpunimit teknik të financuara me grante të Bashkimit Europian:

(i) projekti i parë synon mbylljen e unazës së rrjetit kombëtar të transmetimit dhe modernizimin e nënstacionit të Fierit, aktualisht një nga zonat më të mbingarkuara për energjinë fotovoltaike në vend; dhe

(ii) projekti i dytë mbështet zhvillimin e një linje të re ndërkufitare transmetimi me Kosovën, duke forcuar lidhjet rajonale dhe duke rritur fleksibilitetin për flukset e energjisë së rinovueshme.

Përtej investimeve në infrastrukturën fizike, ne vijojmë të mbështesim zhvillimin e kuadrit politik dhe të tregut që mundëson këtë tranzicion.

Përmes nismave si Programi për Përshpejtimin e Tregut të Energjisë së Rinovueshme (REMA), Banka ka ndihmuar tashmë autoritetet në dhënien e rreth 800 MW kapacitet të ri nga burimet e rinovueshme, përmes skemës së kontratave që kompensojnë diferencën (CfD)[1].

Duke parë përpara, faza e ardhshme e tranzicionit të gjelbër energjetik të Shqipërisë do të kërkojë fleksibilitet më të madh të sistemit, përfshirë integrimin e zgjidhjeve të magazinimit të energjisë, si hidrocentralet me pompim (sisteme që ruajnë energjinë elektrike) dhe sistemet e magazinimit me bateri (BESS).

Shqipëria ndodhet në një pikë kritike: e pasur me potencial të lartë të energjisë së rinovueshme, por njëkohësisht përballë kufizimeve infrastrukturore që kërkojnë investime të konsiderueshme në kapacitetin e rrjetit dhe stabilitetin e sistemit.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ruhet momentumi dhe tĂ« sigurohet qĂ«, me kombinimin e duhur tĂ« reformave tĂ« politikave, investimeve strategjike dhe partneriteteve tĂ« forta, ShqipĂ«ria tĂ« arrijĂ« tĂ« shfrytĂ«zojĂ« plotĂ«sisht potencialin e saj energjetik tĂ« rinovueshĂ«m dhe tĂ« pozicionohet si njĂ« qendĂ«r rajonale e energjisĂ«.

 

Si do ta vlerĂ«sonit ecurinĂ« e hekurudhĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s dhe projekteve tĂ« tjera hekurudhore nĂ« ShqipĂ«ri?

Dua të theksoj që në fillim se projektet e mëdha infrastrukturore janë, në vetvete, komplekse. Ato kërkojnë përgatitje të gjera, koordinim mes shumë aktorëve, si dhe menaxhim të kujdesshëm të ndikimeve mjedisore dhe sociale. Po ashtu, ato kërkojnë financime të konsiderueshme, çka do të thotë se zbatimi i tyre shtrihet zakonisht në disa vite.

Projekti i parĂ« hekurudhor — linja TiranĂ« – DurrĂ«s — kĂ«rkoi njĂ« punĂ« tĂ« konsiderueshme paraprake, pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« rrjetit hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri. I konceptuar fillimisht disa vite mĂ« parĂ«, projekti ka evoluar nĂ« pĂ«rmbajtje dhe shtrirje me kalimin e kohĂ«s.

Falë përpjekjeve të përbashkëta të BERZH-it, partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve shqiptare, kapacitetet institucionale të Hekurudhave Shqiptare janë forcuar ndjeshëm, duke përfituar nga përvoja dhe mësimet e nxjerra nga ky projekt i parë.

Ky përmirësim i kapaciteteve ka përshpejtuar përgatitjen e projekteve pasuese. Sot janë tashmë në proces rehabilitimi tre linja hekurudhore sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të mbështetura nga financimi i Bashkimit Europian, BERZH-it dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI).

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, sektori hekurudhor i ShqipĂ«risĂ« shĂ«noi hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara gjatĂ« vitit 2025. Linja TiranĂ« – DurrĂ«s po avancon me ritme tĂ« shpejta, me pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« punimeve infrastrukturore tĂ« pĂ«rfunduara dhe me ndĂ«rtimin e stacioneve qĂ« ka nisur nĂ« tĂ« gjitha pikat.

NdĂ«rkohĂ«, po vijon rehabilitimi i segmenteve VorĂ« – Hani i Hotit dhe DurrĂ«s – RrogozhinĂ«, ndĂ«rsa disa projekte tĂ« tjera janĂ« nĂ« fazĂ« pĂ«rgatitore.

BERZH dhe partnerët e saj jo vetëm që po ofrojnë financim, por po kontribuojnë edhe në ndërtimin e kapaciteteve institucionale brenda Hekurudhave Shqiptare, për të realizuar projekte që përmbushin standardet ndërkombëtare.

Kjo asistencë teknike po përshpejton zbatimin dhe po hap tregun hekurudhor. Këto zhvillime dëshmojnë angazhimin e fortë të BERZH-it për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Shqipërisë dhe për forcimin e lidhshmërisë rajonale.

Njëkohësisht, ky progres tregon se si bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare dhe forcimi i kapaciteteve institucionale mund të çojnë në zbatim më të shpejtë dhe projekte më ambicioze.

 

Si e vlerësoni performancën e projekteve tuaja në Shqipëri? Cilët sektorë i konsideroni më premtues për financim dhe mbështetje në të ardhmen?

Gjatë pesë viteve të fundit, duke punuar ngushtë me partnerët shqiptarë, BERZH ka zgjeruar ndjeshëm mbështetjen për ekonominë shqiptare.

Kemi investuar 920 milionë euro nga fondet tona në mbi 100 projekte, ndërsa kemi mobilizuar gjithashtu më shumë se 300 milionë euro grante nga Bashkimi Europian për të mbështetur investime dhe asistencë teknike.

Me rëndësi të veçantë është fakti se mbi 50% e investimeve janë orientuar për projekte të sektorit privat.

Këto përpjekje kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë, në qeverisjen ekonomike dhe në konkurrueshmërinë e sektorit privat.

NĂ« sektorin e energjisĂ«, gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit kemi mbĂ«shtetur katĂ«r ankande konkurruese pĂ«r energjinĂ« e rinovueshme — tre pĂ«r energjinĂ« diellore dhe njĂ« pĂ«r energjinĂ« e erĂ«s — duke shtuar mbi 800 MW kapacitet tĂ« ri, pĂ«rfshirĂ« financimin e parkut tĂ« parĂ« diellor nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« Karavasta.

NĂ« infrastrukturĂ«, kemi kontribuar nĂ« avancimin e reformĂ«s hekurudhore dhe kemi siguruar financim pĂ«r rehabilitimin e linjave VorĂ« – Hani i Hotit dhe DurrĂ«s –RrogozhinĂ«.

Në sektorin bankar, përmes programit AATSF (Albanian Agribusiness and Tourism Support Framework), kemi mobilizuar 180 milionë euro kredi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në agrobiznes dhe turizëm, duke kombinuar financimin me këshillim profesional.

Viti 2025 ishte jashtĂ«zakonisht aktiv pĂ«r BERZH-in nĂ« ShqipĂ«ri. Ne akorduam 218 milionĂ« euro financim nĂ« 30 projekte nĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m — njĂ« nivel rekord angazhimi. VeçanĂ«risht, gjysma e kĂ«tij financimi u drejtua pĂ«r projekte tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« qĂ«ndrueshme, kryesisht nĂ« hekurudha dhe energji.

Pjesa tjetër prej 50% u fokusua në forcimin e NVM-ve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat, përmes bankave partnere ose financimit të drejtpërdrejtë.

Duke parë përpara, mbështetja për ekonominë e gjelbër, axhendën e lidhshmërisë dhe përgatitjen e sektorit privat për integrimin europian do të mbeten prioritete kryesore.

Do të fokusohemi në realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme nga ankandet konkurruese, forcimin e rrjetit elektrik dhe të sistemeve të shpërndarjes, si dhe në investime në zgjidhje për magazinimin e energjisë.

KĂ«to pĂ«rpjekje do t’i mundĂ«sojnĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« integrojĂ« plotĂ«sisht kapacitetet e reja diellore dhe tĂ« erĂ«s, tĂ« rrisĂ« sigurinĂ« energjetike dhe tĂ« pozicionohet si njĂ« eksportuese e ardhshme e energjisĂ«.

Përtej sektorit të energjisë, do të vijojmë të mbështesim rehabilitimin e rrjetit hekurudhor dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në zhvillimin e infrastrukturës kritike të ujësjellës-kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve.

Në sektorin privat, angazhimi ynë për të përmirësuar aksesin në financim mbetet i fortë. Ne do të zgjerojmë partneritetet me bankat vendase dhe do të zbatojmë programe të synuara si SME Reboot dhe Go Digital, së bashku me instrumente të ndarjes së riskut për të nxitur kreditimin dhe konkurrueshmërinë.

Gjithashtu, po shqyrtojmë mundësinë e financimit të drejtpërdrejtë për projekte të mëdha korporative, përfshirë zgjerime ndërkufitare të kompanive shqiptare dhe anasjelltas.

 

Të dhënat e fundit për Shqipërinë tregojnë emigrim të lartë te qytetarët me arsim të lartë dhe norma relativisht të ulëta kthimi, një sfidë e ngjashme edhe në vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Si krahasohet Shqipëria me vendet që përballen me të njëjtën prirje dhe cilat qasje nga këto përvoja do të mund të ishin të dobishme për forcimin e mbajtjes dhe tërheqjes së talenteve në Shqipëri?

Në fakt, Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nënvizon se, mes personave me arsim të lartë në Shqipëri, pothuajse një e katërta janë larguar, ndërsa relativisht pak persona me arsim të lartë kanë ardhur nga vende të tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht. Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.

 

Rikthimi i talenteve

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

 

————–

[1] “Skema e kontratave pĂ«r diferencĂ« (CfD – Contracts-for-Difference) garanton njĂ« çmim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r prodhuesit e energjisĂ« sĂ« rinovueshme, duke kompensuar diferencĂ«n mes çmimit tĂ« tregut dhe njĂ« çmimi reference tĂ« paracaktuar.”

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Solovova e BERZH: Shqipëria ka nevojë për politika aktive për rikthimin e talenteve appeared first on Revista Monitor.

Paolucci i Bankës Botërore: Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:06

Intervistë me Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

 

Në një moment kyç për rrugën europiane të Shqipërisë, reformat ekonomike, fiskale dhe institucionale po shihen gjithnjë e më shumë si kushti themelor për konvergjencën reale me standardet e Bashkimit Europian.

Nga qëndrueshmëria fiskale dhe konkurrueshmëria e biznesit, tek aftësia për të përthithur fondet e BE-së dhe për të rritur produktivitetin afatgjatë, sfidat mbeten të shumta.

NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Massimiliano Paolucci, Menaxher i ZyrĂ«s sĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, analizon performancĂ«n e ekonomisĂ« gjatĂ« vitit 2025, pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r vitin 2026 dhe reformat kyçe qĂ«, sipas tij, do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« ritmin e afrimit tĂ« vendit me standardet ekonomike dhe institucionale tĂ« Bashkimit Europian.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025?

ShqipĂ«ria e mbylli vitin 2025 e sigurt dhe me njĂ« vizion tĂ« qartĂ« pĂ«rpara. Kjo ndihet nĂ« tĂ« gjithĂ« ekonominĂ« – njĂ« sezon i mbarĂ« turistik, biznese qĂ« po zgjerojnĂ« aktivitetin e tyre, dhe nĂ« hapat vendimtarĂ« drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE.

Treguesit konfirmojnë trajektoren e fortë të rritjes ekonomike, ndonëse me një ritëm më të moderuar. Në gjysmën e parë të vitit 2025, PBB-ja u rrit me 3.5% në terma vjetorë, e mbështetur nga zgjerimi i turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve, ndërsa bujqësia shënoi rënie.

Konsumi vijoi të jetë një nga shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike, i mbështetur nga një treg pune gjithnjë e më i shtrënguar; pagat në sektorin privat u rritën me gati 10% në terma vjetorë, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare.

Edhe investimet shënuan rritje si rezultat i kushteve të favorshme të financimit dhe një mjedisi makroekonomik përgjithësisht të qëndrueshëm.

Inflacioni qëndroi në nivele të ulëta, mesatarisht në 2.2%, duke i dhënë mundësi Bankës së Shqipërisë të lehtësojë politikën monetare dhe, për rrjedhojë, të përmirësojë kushtet financiare. Politika fiskale mbështeti ekonominë; buxheti aktualisht rezulton me suficit, ndërsa borxhi publik vijoi trendin rënës, duke arritur në rreth 53.5% të PBB-së në shtator 2025.

Pavarësisht këtij progresi, vendi vijon të përballet me sfida strukturore, si tkurrja e popullsisë në moshë pune, shkalla e lartë e informalitetit, si dhe nevoja për të rritur produktivitetin dhe aftësimin e fuqisë punëtore.

Progresi i vazhdueshëm në drejtim të reformave lidhur me anëtarësimin në BE do të jetë thelbësor për të mbështetur rritjen ekonomike dhe përafrimin e nivelit të të ardhurave me atë të BE-së.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026?

Fokusi i Grupit të Bankës Botërore gjatë vitit 2026 do të jetë sigurimi i rezultateve konkrete dhe forcimi i partneritetit, përmes bashkëpunimit me qeverinë shqiptare për të garantuar vijimësinë e reformave të integrimit në BE, ruajtjes së një performance të fortë të portofolit të projekteve dhe përshpejtimit të zbatimit të tyre, në mënyrë që këto rezultate të jenë të prekshme për qytetarët dhe komunitetet.

Ekonomia e Shqipërisë pritet që të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme, ku PBB-ja reale parashikohet të arrijë në rreth 3.5%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe aktiviteti i fortë në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.

Turizmi do të vijojë të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, por zgjerimi i shpejtë në vitet e fundit ka të ngjarë të ngadalësohet me maturimin e sektorit.

Investimet pritet të mbeten të larta, tregu i punës i shtrënguar, ndërsa inflacioni pritet të rritet  gradualisht drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke ruajtur kushte mbështetëse financiare.

Politika fiskale do të vijojë të jetë e kujdesshme dhe gjithnjë e më shumë e lidhur me prioritetet e pranimit në BE. Qeveria synon të mbajë deficitin në rreth 1.8% të PBB-së dhe të vazhdojë uljen graduale të borxhit publik.

Shqipëria do të vijojë gjithashtu të shfrytëzojë fondet e Planit të Rritjes të BE-së me qëllim çuarjen përpara të reformave dhe investimeve të synuara, veçanërisht për digjitalizimin, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e institucioneve.

 

Cilat janë mundësitë dhe rreziqet kryesore për ekonominë në periudhën e ardhshme?

Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, midis vrullit të zhvillimit të fortë në plan afatshkurtër dhe nevojës gjithnjë e më të madhe për të rritur potencialin në plan afatgjatë. Anëtarësimi në BE ofron një mundësi të madhe.

Nëse Shqipëria e shfrytëzon Planin e Rritjes së BE-së për të çuar përpara reformat në infrastrukturën digjitale, përmirësimin e kuadrit rregullator, rritjen e efektivitetit të qeverisjes, zhvillimin financiar dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, ajo mund të rrisë produktivitetin, të tërheqë investime dhe të zgjerojë forcën e punës.

Nëse zbatohen siç duhet, këto reforma mund të kontribuojnë me deri në 3.1 pikë përqindje shtesë në normën e rritjes së PBB-së për frymë dhe të përshpejtojnë konvergjencën me standardet e jetesës së BE-së me gati tre dekada.

Për sa u përket rreziqeve, ato janë reale. Rritja ekonomike mbetet e përqendruar në disa sektorë me vlerë të ulët, duke e bërë ekonominë të ndjeshme ndaj goditjeve, ndërkohë që bujqësia dhe degë të industrisë kanë ardhur duke u dobësuar.

Më konkretisht, tkurrja e popullsisë dhe emigracioni po çojnë në shtrëngim të ofertës së fuqisë punëtore, ku popullsia në moshë pune parashikohet të tkurret me rreth 22% midis viteve 2024 dhe 2050, duke e bërë të domosdoshëm zbatimin e reformave që synojnë rritjen e pjesëmarrjes dhe aftësive në tregun e punës, në mënyrë që rritja ekonomike të jetë më rezistente ndaj goditjeve dhe me përfitime të shpërndara në të gjithë ekonominë.

 

Si një këshilltar me përvojë të gjatë në financat publike, si do ta vlerësonit qëndrueshmërinë fiskale të Shqipërisë? Sa e shëndetshme është ajo në planin afatgjatë nisur nga fakti që performanca fiskale mbështetet kryesisht në të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimi mbi të ardhurat personale, të nxitura kryesisht nga rritja e pagave?

NĂ« muajin nĂ«ntor, ne publikuam raportin “Rishikimi i Financave Publike (RFP)”, tĂ« pĂ«rgatitur nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e Financave. Ky dokument paraqet njĂ« analizĂ« tĂ« detajuar mbi pozicionin fiskal tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe ofron rekomandime pĂ«r forcimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« fiskale.

Bazuar në kuadrin e politikave aktuale, qëndrueshmëria fiskale paraqitet përgjithësisht solide. Borxhi publik ra në 53.5% të PBB-së në tremujorin e tretë të vitit 2025, niveli më i ulët për më shumë se një dekadë, i mbështetur nga menaxhimi i kujdesshëm fiskal dhe performanca e fortë e të ardhurave.

Rregullat fiskale kanë mbështetur konsolidimin dhe situata fiskale është e favorshme për qëndrueshmërinë në plan afatmesëm.

MegjithatĂ«, mbĂ«shtetja e fortĂ« nĂ« tĂ« ardhurat nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale dhe sigurimet shoqĂ«rore – tĂ« nxitura kryesisht nga rritja e pagave – mbart rreziqe.

Të ardhurat nga pagat mund të jenë të paqëndrueshme gjatë ngadalësimeve ekonomike; nëse pagat do të rriteshin më shpejt se produktiviteti, atëherë do të kishim frenim të konkurrueshmërisë dhe formalizimit të ekonomisë.

Pa reforma, presionet demografike nga plakja e popullsisë dhe emigracioni do të çojnë në ngushtim të bazës së kontribuuesve.

Vijimi i trajektores rënëse të borxhit publik, përmes konsolidimit të qëndrueshëm fiskal dhe të bazuar në rregulla dhe forcimit të mbikëqyrjes fiskale, mbetet thelbësor.

Për të mbrojtur këtë qëndrueshmëri, reformat e pensioneve duhet të synojnë rregullimin e parametrave të daljes në pension, përmirësimin e qëndrueshëm të mjaftueshmërisë së përfitimeve, si dhe të garantojnë që këto kontribute të përkthehen në përfitime të drejta.

Duke parĂ« pĂ«rpara, prioritetet janĂ« tĂ« qarta. ShqipĂ«ria mund tĂ« forcojĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e saj fiskale pĂ«rmes zgjerimit tĂ« bazĂ«s sĂ« tatueshme dhe balancimit tĂ« strukturĂ«s sĂ« taksave – pĂ«rfshirĂ« kufizimin e pĂ«rjashtimeve tatimore, pĂ«rforcimin e taksave mbi pronĂ«n dhe mjedisin, si dhe rishikimin e pĂ«rjashtimeve nga TVSH-ja.

Rritja e transparencĂ«s mbi rreziqet fiskale qĂ« vijnĂ« nga ndĂ«rmarrjet shtetĂ«rore dhe Partneriteti Publik-Privat, sĂ« bashku me pĂ«rmirĂ«simin e raportimit financiar afatgjatĂ« mbi pensionet dhe detyrimet, do t’i ndihmojĂ« vendimmarrĂ«sit tĂ« planifikojnĂ« me mĂ« shumĂ« siguri.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Qeverinë shqiptare për zbatimin e këtyre rekomandimeve, në mënyrë që të kemi një sistem të fortë, të drejtë dhe të përqendruar te rezultatet.

 

Sa e pĂ«rgatitur Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria pĂ«r integrimin nĂ« Bashkimin Europian – si nĂ« aspektin e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« biznesit ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« disiplinĂ«s financiare? Si i vlerĂ«soni proceset buxhetore nĂ« vend, aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r tĂ« thithur fondet e BE-sĂ« dhe çfarĂ« duhet bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« minimizuar ndikimet e mundshme negative nga zbatimi i standardeve tĂ« BE-sĂ«, si pĂ«r bizneset, ashtu edhe pĂ«r financat publike?

Shqipëria ka bërë përparim real drejt integrimit në BE. Ligjet dhe institucionet po përafrohen gjithnjë e më shumë me kërkesat e BE-së, dhe disiplina fiskale është përmirësuar.

Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi ynĂ«, hendeku mĂ« i madh qĂ«ndron nĂ« aspektin ekonomik: konkurrueshmĂ«ria mbetet “mesatarisht e pĂ«rgatitur”, siç thuhet nĂ« Raportin e Komisionit Europian tĂ« vitit 2025.

Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ«, ndĂ«rsa ekonomia e ShqipĂ«risĂ« vijon tĂ« rritet, ajo nuk Ă«shtĂ« ende mjaftueshĂ«m konkurruese pĂ«r t’u pĂ«rballur me presionet e tregut tĂ« vetĂ«m tĂ« Bashkimit Europian. ShqipĂ«ria duhet tĂ« investojĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« teknologji, kĂ«rkim dhe mbĂ«shtetje pĂ«r bizneset nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ato tĂ« modernizohen dhe zhvillohen.

Përthithja e fondeve të BE-së po përmirësohet, por suksesi varet nga përgatitja më e mirë e projekteve, transparenca në prokurime dhe monitorimi i fuqishëm.

Gjithashtu, shumë Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) do të kenë nevojë për mbështetje për të përmbushur standardet e BE-së për produktet, mjedisin dhe sigurinë, si dhe për të adoptuar praktikat digjitale të tregtisë.

PĂ«r minimizimin e rreziqeve tĂ« lidhura me tranzicionin, ShqipĂ«risĂ« do t’i duhet qĂ« t’i zbatojĂ« kĂ«to standarde nĂ« mĂ«nyrĂ« graduale, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« bizneseve kohĂ« tĂ« pĂ«rshtaten, pĂ«r t’u ofruar NdĂ«rmarrjeve tĂ« Vogla dhe tĂ« Mesme mbĂ«shtetjen e synuar dhe qasje nĂ« financim pĂ«r investime qĂ« lidhen me pĂ«rputhshmĂ«rinĂ«, si dhe pĂ«r tĂ« realizuar harmonizimin e sistemeve doganore dhe atyre digjitale me normat e BE-sĂ«.

Në aspektin e financave publike, kërkohet përgatitja e pasqyrave financiare të konsoliduara e të plota, përmirësimi i sistemeve të integruara të menaxhimit financiar dhe vazhdimi i zbatimit të planit të reformave të menaxhimit të financave publike (PFM) me qëllim përmbushjen e standardeve të qeverisjes fiskale të Bashkimit Europian.

 

Si do ta vlerësonit ecurinë e projekteve të Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri? Cilët janë, sipas jush, sektorët më premtues për financim dhe mbështetje në të ardhmen?

Portofoli i projekteve të Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri ka shënuar përparim të qëndrueshëm, ku shumica e projekteve i kanë arritur objektivat e tyre zhvillimore.

Angazhimi ynë është përqendruar në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj goditjeve, tranzicionin e gjelbër, kapitalin njerëzor dhe reformat e qeverisjes në sektorë kyç.

Aktivitetet e ndërmarra së fundmi kanë qenë në mbështetje të menaxhimit të riskut fiskal, reformave në tregun e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, të cilat po ecin sipas afateve të parashikuara për zbatimin e tyre.

Menjëherë pas ardhjes sime në korrik, kam udhëtuar nëpër Shqipëri dhe jam takuar me partnerë, biznese dhe komunitete, kam parë nga afër vitalitetin e këtij vendi dhe angazhimin e tij të fortë për reforma. Ajo që bie në sy është roli që turizmi luan dhe do të luajë gjithnjë e më shumë si një shtyllë strategjike e transformimit ekonomik të Shqipërisë.

Turizmi nuk është thjesht një sektor me rritje të lartë; ai tërheq përpara edhe shumë sektorë të tjerë: infrastrukturën, energjinë, bujqësinë, zhvillimin urban, aftësimin e fuqisë punëtore dhe shërbimet lidhëse.

Në fund të fundit, çdo investim në rrugë, ujësjellës, objekte të trashëgimisë kulturore, shërbime digjitale ose mbrojtje mjedisore forcon konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik. Turizmi spikat si një nga fushat më premtuese për financim dhe mbështetje në të ardhmen.

Tranzicioni energjetik mbetet gjithashtu thelbësor, me rritjen e kërkesës për burime të rinovueshme, efikasitet energjetik, modernizim të rrjetit dhe rezistencë ndaj klimës.

Investimet në infrastrukturë, si rrugë, aeroporte, porte dhe infrastrukturë digjitale janë po aq të rëndësishme, pasi përmirësojnë aksesin në destinacionet në zhvillim dhe zgjerojnë mundësitë ekonomike për zonat më pak të zhvilluara.

Shërbimet urbane, si furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të ndotura dhe mbrojtja nga përmbytjet, kërkojnë sisteme moderne dhe rezistente, të cilat mund të realizohen edhe nëpërmjet kombinimit të financimit publik dhe privat.

Ndërkohë, forcimi i kapitalit njerëzor në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale do të nxisë rritjen e punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, dhe do të mbështesë ekonominë e orientuar drejt shërbimeve nga të cilat varen turizmi dhe sektorët e lidhur me të.

Përpjekjet ndërsektoriale në reformat e digjitalizimit dhe qeverisjes do të forcojnë më tej transparencën, efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve.

Shqipëria mund të shfrytëzojë burimet e Bankës Botërore, së bashku me ato të IFC-së dhe MIGA-s, me qëllim reduktimin në mënyrë sistematike të rrezikut të kapitalit privat në këta sektorë, si dhe për avancimin e procesit të harmonizimit me standardet e anëtarësimit në Bashkimin Europian, përfshirë standardet klimatike dhe digjitale.

Progresi i vendit është i prekshëm dhe perspektiva është premtuese. Nëpërmjet reformave të vazhdueshme dhe investimeve të synuara, ne mund të ndihmojmë rritjen e sektorit privat dhe përfitime të matshme për qytetarët, siç janë krijimi i vendeve të punës dhe mundësive të punësimit, forcimi i institucioneve dhe avancimi në zhvillimin e qëndrueshëm në përputhje me aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

 

Cilat janë rekomandimet tuaja për një model të qëndrueshëm të rritjes ekonomike në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, të udhëhequr nga produktiviteti  dhe jo nga pagat dhe taksat neto ku mbështetet modeli aktual?

Shqipëria ka talentin, energjinë dhe vendosmërinë për të kaluar drejt një modeli të bazuar në produktivitet dhe inovacion. Kam parë se si bashkëpunimi publik-privat po përparon, i gatshëm për të bërë më shumë përmes rregullave më të mira, investimeve më të zgjuara dhe kapaciteteve të fuqizuara njerëzore.

Synimi ynë afatgjatë është konvergjenca me Bashkimin Europian. Për të arritur këtë objektiv është thelbësore rritja e produktivitetit të sektorit privat, përmes përshpejtimit të inovacionit dhe adoptimit të teknologjisë, si dhe duke i ndihmuar bizneset të nisin aktivitetin, të zgjerohen dhe të eksportojnë.

Rregulla të qarta dhe të parashikueshme, procedura më të shpejta për marrjen e lejeve të nevojshme dhe të drejta pronësie të besueshme do të nxisnin investimet dhe do të mbështetnin rritjen e NVM-ve.

Efektiviteti i qeverisjes përbën një tjetër shtyllë kyçe. Prioritizimi i investimeve publike me cilësi të lartë, forcimi i menaxhimit financiar publik dhe sigurimi i një rregullimi të drejtë dhe të qëndrueshëm do të kontribuojnë në rritjen e besimit të investitorëve.

Planifikimi transparent i projekteve të infrastrukturës dhe zbatimi efikas i tyre mund të tërheqin kapitalin privat dhe të rrisin produktivitetin.

Anëtarësimi në SEPA përbën një hap inkurajues, por thellimi i mëtejshëm i sektorit financiar mbetet i domosdoshëm.

Zgjerimi i aksesit nĂ« kredi dhe shĂ«rbime financiare digjitale do tĂ« mbĂ«shtesĂ« investimet e sektorit privat dhe konsumin, ndĂ«rkohĂ« qĂ« politikat e qĂ«ndrueshme makroekonomike – me inflacion nĂ« nivelin e synuar dhe mbikĂ«qyrje tĂ« fortĂ« financiare – krijojnĂ« sigurinĂ« qĂ« u nevojitet investitorĂ«ve.

Në fund të fundit, është populli shqiptar ai që do të nxisë rritjen ekonomike. Rritja e pjesëmarrjes së grave në forcën e punës, ulja e barrierave për të rinjtë dhe migrantët e kthyer, rritja e përfitimeve nga punësimi përmes politikave të kujdesit ndaj fëmijëve, fleksibiliteti në punë dhe politikat aktive të tregut të punës mund të rrisin pjesëmarrjen dhe produktivitetin.

Të kombinuara me vrullin që kemi vërejtur në terren, këto reforma mund të përshpejtojnë konvergjencën me BE-në, të ndërtojnë një ekonomi moderne dhe konkurruese, si dhe të krijojnë vende pune më cilësore për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

 

The post Paolucci i Bankës Botërore: Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së appeared first on Revista Monitor.

De Concini i BEI: Sfidat e 2026-s: Rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet

By: Mira Leka
9 January 2026 at 22:04

Intervistë me Alessandro De Concini, përfaqësues i BEI-t në Shqipëri

 

Viti 2026 pritet të jetë një test i dyfishtë për ekonominë shqiptare: ruajtja e ritmeve të rritjes në një fazë kur turizmi pritet të hyjë në një cikël më të pjekur dhe, paralelisht, përshpejtimi i reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përballë një mjedisi global më të paqëndrueshëm, rreziqeve klimatike dhe kufizimeve të tregut të punës, vendi do të duhet të forcojë diversifikimin ekonomik, të rrisë kapacitetet për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve dhe të shfrytëzojë më mirë instrumentet europiane të financimit, përfshirë Programin e Reformave dhe të Rritjes.

Në këtë kuadër, prania e Bankës Europiane të Investimeve me zyrë në Tiranë, një hap i rëndësishëm që e vendos Shqipërinë më pranë rrjeteve të financimit dhe asistencës teknike të BE-së, synon të lehtësojë mbështetjen për projektet prioritare në infrastrukturë, energji, mjedis dhe sektorin privat.

NĂ« intervistĂ«n pĂ«r “Monitor”, Alessandro De Concini, pĂ«rfaqĂ«sues i BEI-t nĂ« ShqipĂ«ri, flet pĂ«r pritshmĂ«ritĂ« ekonomike pĂ«r vitin 2026, rreziqet kryesore dhe reformat qĂ« do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« ritmin e konvergjencĂ«s sĂ« vendit me standardet europiane.

 

Si e vlerësoni performancën e ekonomisë shqiptare në vitin 2025?

Shqipëria po përfiton nga forcimi cilësor i institucioneve, i nxitur nga reformat strukturore dhe progresi i qëndrueshëm për anëtarësim në BE.

Perspektivat ekonomike mbeten të forta, të mbështetura nga rritja e pagave reale, rritja e fortë e kreditimit dhe turizmi i gjallë, të cilat rritën eksportet e shërbimeve dhe përmirësuan bilancin e llogarisë korrente.

Për më tepër, Shqipëria mbetet e mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Niveli i rezervave valutore ofron një mbrojtje të fortë kundër goditjeve të mundshme negative, veçanërisht në mjedisin aktual global.

Konsolidimi fiskal po përparon gjithashtu, ku deficiti i përgjithshëm i qeverisë po ulet dhe shkalla e borxhit është në trend rënës. Këto trende në fund të fundit po përmirësojnë profilin e rrezikut të vendit dhe po e bëjnë Shqipërinë një destinacion më tërheqës për investime.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja për vitin 2026?

Sipas Komisionit Europian dhe FMN-së, rritja e PBB-së pritet të jetë 3.5%, e shëndetshme për vitin 2026 dhe kjo mesatare vjetore pritet të mbahet për pesë vitet e ardhshme.

Konsumi duhet të mbështetet nga një rritje e fortë e pagave dhe investime të qëndrueshme të ndihmuara nga kushtet e favorshme të financimit dhe instrumentet e BE-së, duke përfshirë Programin e Reformave dhe të Rritjes.

Eksportet e shërbimeve, të udhëhequra nga turizmi, duhet të vazhdojnë të performojnë mirë, ndërsa eksportet e mallrave duhet të rimëkëmben gradualisht pas tkurrjeve të mëparshme.

Megjithatë, pas një rritjeje jashtëzakonisht të fortë në vitet e fundit, sektori i turizmit pritet të piqet, me një rritje më të ngadaltë të të ardhurave nga turizmi. Inflacioni parashikohet të qëndrojë afër 3% në vitin 2026, pas ngadalësimit të vërejtur në vitet 2024-25.

 

Cilat janë potencialet dhe rreziqet kryesore për ekonominë në periudhën e ardhshme?

Si një potencial kryesor, duhet të përmendim ritmin e mirë për anëtarësimin në BE. Progresi me negociatat dhe zbatimi i reformave rrit besimin e investitorëve dhe aksesin në fondet e BE-së, duke krijuar mundësi nga përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi përmes investimeve të gjelbra dhe digjitale.

Gjithashtu, turizmi vazhdon të jetë një nxitës kryesor i rritjes, duke mbështetur eksportet e shërbimeve ndërsa rritja moderohet nga nivelet e mëparshme. Ky sektor siguron hyrje të valutave të huaja dhe mbështet llogarinë korrente.

Sa u përket rreziqeve, ekonomistët tanë vënë në dukje rreziqet e jashtme në mjedisin aktual të pasigurt global. Ekonomia e vogël dhe e hapur e Shqipërisë është e ekspozuar ndaj luhatjeve të kërkesës në Eurozonë, pasigurisë së tregtisë globale dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të mallrave.

Ngadalësimi i turizmit ose i remitancave mund të ndikojë te rritja. Rreziku i klimës dhe energjisë është gjithashtu i rëndësishëm për Shqipërinë.

Mbështetja e madhe nga hidrocentralet e bën ekonominë të ndjeshme ndaj thatësirave, të cilat mund të ndikojnë në prodhimin e energjisë elektrike dhe të kërkojnë importe të kushtueshme. Kjo është arsyeja pse diversifikimi i energjisë së rinovueshme është thelbësor për Shqipërinë.

E fundit, por jo nga rëndësia, kufizimet e tregut të punës janë një kërcënim real për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Emigrimi i vazhdueshëm dhe mungesa e aftësive mund të kufizojnë produktivitetin dhe potencialin e rritjes afatgjatë.

 

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë pas tranzicionit, të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se sektori privat kontribuoi me vetëm 1,97 pikë përqindje, nga 3,84 pikë përqindje në vitin 2023 (96% e rritjes totale të atij viti). Si e vlerësoni këtë zhvillim dhe çfarë rreziqesh paraqet kontributi në rënie i bizneseve për modelin e rritjes së ardhshme në Shqipëri?

Sipas Parashikimit Ekonomik Europian të Vjeshtës 2025, rritja e investimeve ishte mesatarisht 4,1% nga viti në vit në gjysmën e parë të vitit 2025, e nxitur nga investimet publike, ndërsa konsumi privat mbeti relativisht i fortë, falë rritjes së pagave reale, remitancave të larta (rreth 10% në vitin 2025) dhe kreditimit të sektorit privat. Konsumi privat ka qenë gjithmonë nxitësi kryesor i rritjes dhe pritet të mbetet i tillë në një ekonomi tregu të pjekur.

Pagat e sektorit publik vazhduan të rriten fuqishëm, me pothuajse 16% në vit, gjë që mbështeti një rritje të konsiderueshme të konsumit publik (qeveritar) prej më shumë se 10%, ndërsa investimet publike regjistruan një vrull të mirë me rritjen e shumës së ndarë për projektet e infrastrukturës, të mbështetura edhe përmes financimit ndërkombëtar.

Financimi i BE-së kundrejt reformave të synuara në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, infrastruktura digjitale dhe forcimi institucional mund të përshpejtojnë ndjeshëm integrimin në BE. Strehimi dhe zhvillimi urban morën gjithashtu fonde të mëtejshme.

Prandaj, investimet publike mbeten një element i rëndësishëm i rritjes afatgjatë të Shqipërisë, duke nxitur modernizimin e infrastrukturës, duke përmirësuar lidhshmërinë dhe duke mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor.

 

Banka Europiane e Investimeve (BEI) nënshkroi marrëveshjen me vendin pritës me Shqipërinë në vitin 2025. Cili është objektivi strategjik i kësaj marrëveshjeje dhe si pritet ta përmirësojë mbështetjen e Bankës për projektet lokale të investimeve?

BEI hapi zyrën e saj në Tiranë në vitin 2018, të vendosur pranë zyrave të delegacionit të BE-së, me qëllim thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve. Këtë vit, një marrëveshje e vendit pritës me autoritetet shqiptare çimentoi praninë e Bankës, duke nënvizuar angazhimin afatgjatë.

Objektivi ynĂ« nĂ« vend Ă«shtĂ« i qartĂ« – tĂ« mbĂ«shtesim partnerĂ«t tanĂ« nĂ« investimet e tyre afatgjata dhe pĂ«rpjekjet e tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r, gjithmonĂ« nĂ« linjĂ« me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE.

Gjatë dy viteve të ardhshme, ne synojmë të ndihmojmë në realizimin e projekteve prioritare sipas Planit të Rritjes së BE-së, i cili është një mundësi e shkëlqyer për vendin për të mbyllur boshllëkun e investimeve dhe për të avancuar agjendën e tij të reformave.

Në BEI Globale, misioni ynë është të mbështesim këtë transformim me financim dhe shërbime këshillimore në përputhje me standardet europiane, veçanërisht në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

 

CilĂ«t sektorĂ« i konsideroni me pĂ«rparĂ«si pĂ«r financim nga BEI nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« vitet e ardhshme – tĂ« tilla si infrastruktura e qĂ«ndrueshme, energjia e gjelbĂ«r, transporti, kujdesi shĂ«ndetĂ«sor ose arsimi?

Ka potencial të konsiderueshëm në investimet në përputhje me standardet e BE-së që rrisin qëndrueshmërinë ndaj klimës, përmirësojnë lidhshmërinë dhe rrisin sigurinë kundër fatkeqësive natyrore.

Për shembull, BEI Globale po kontribuon në modernizimin dhe elektrifikimin e korridoreve kryesore hekurudhore të Shqipërisë.

Ne po bashkĂ«financojmĂ« modernizimin e linjĂ«s hekurudhore prej 34 km midis DurrĂ«sit dhe RrogozhinĂ«s, dhe linjĂ«n hekurudhore VorĂ« – Hani i Hotit, njĂ« projekt transformues qĂ« do ta lidhĂ« ShqipĂ«rinĂ« me rrjetin hekurudhor europian.

Të dy projektet përfitojnë nga financimi i kombinuar përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke kombinuar kreditimin nga BEI me grantet dhe asistencën teknike të BE-së.

Në lidhje me sektorin e energjisë, diversifikimi i burimeve të energjisë është thelbësor për të përmirësuar sigurinë, për të stabilizuar çmimet dhe për ta pozicionuar Shqipërinë si një lider rajonal në energjinë e pastër.

Lista jonë e projekteve kyçe përfshin nisma të tilla si rehabilitimi i hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe projekte të përqendruara në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet.

Në lidhje me bizneset e vogla, ka mundësi për rritjen e aksesit në financim afatgjatë, nxitjen e digjitalizimit, rritjen e produktivitetit dhe nxitjen e inovacionit e investimeve të orientuara drejt eksportit.

Grupi i BEI-t mbështet këto qëllime përmes partneriteteve me bankat tregtare, duke u mundësuar mijëra Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare të kenë akses në mundësi të favorshme financimi dhe qiraje financiare falë garancive tona dhe linjave të kreditimit.

 

Si e vlerësoni kapacitetin aktual të Shqipërisë për të thithur dhe për të zbatuar projekte investimesh në shkallë të gjerë të financuara nga BEI?

Shqipëria po dëshmon se mund të japë rezultate, por kapaciteti duhet të përforcohet në të gjithë sektorin. Financuesit ndërkombëtarë si BEI ofrojnë mbështetje të rregullt të asistencës teknike, si në fazat përgatitore, ashtu edhe në ato të zbatimit të investimeve të mëdha në infrastrukturë.

Që nga viti 2019, banka ka investuar më shumë se 400 milionë euro në sektorë kritikë për rritjen e vendit, siç janë transporti i qëndrueshëm,

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, energjia dhe uji, duke sinjalizuar aftësinë e saj për të ekzekutuar projekte në shkallë të gjerë në të dy fushat, si publike dhe private. Duke parë përpara, ne kemi plane ambicioze, që përfshijnë trashëgiminë kulturore, infrastrukturën komunale, turizmin, energjinë e gjelbër dhe digjitalizimin.

 

BEI luan një rol kyç në mbështetjen e projekteve të tranzicionit të gjelbër në të gjithë BE-në dhe rajonin. Si e vlerësoni potencialin e Shqipërisë në energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e gjelbër, dhe cilat janë sfidat kryesore që duhen adresuar?

Kredencialet e gjelbra të Shqipërisë janë mbresëlënëse, por të brishta. Energjia hidroelektrike përbën 95% të kapacitetit të instaluar, duke e bërë vendin një lider në tranzicionin e gjelbër; megjithatë shumë të varur dhe të ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë së reshjeve dhe goditjeve klimatike.

Ndërsa Tirana tashmë ka arritur objektivat e saj të energjisë së rinovueshme për vitin 2030 dhe ka frenuar konsumin, ulja e emetimeve të gazrave serrë mbetet një sfidë.

Energjia diellore mund të arrijë 1 GW dhe ajo e erës 600 MW deri në vitin 2030, me reformat e fundit që zbutin pengesat e licencimit dhe ankandit. Por rreziku klimatik është i madh: vlerësohet se përmbytjet, zjarret dhe rrëshqitjet e tokës mund të kushtojnë deri në 7% të PBB-së deri në mesin e shekullit.

Strategjia energjetike e Shqipërisë i jep përparësi sigurisë së furnizimit, diversifikimit, konkurrencës dhe mbrojtjes së mjedisit, të mbështetura nga masat e harmonizimit ligjor dhe efikasitetit në linjë me BE-në.

Modernizimi i infrastrukturës është gjithashtu në fokusin tonë, ku janë hartuar projekte të reja të energjisë së rinovueshme dhe janë bërë përmirësime në rrjet, me qëllim sigurimin e furnizimit gjatë gjithë vitit dhe stabilizimin e çmimeve.

Për të mbështetur përpjekjet e dekarbonizimit të vendit, BEI Globale dhe Banka e Shqipërisë gjithashtu filluan bashkëpunimin këtë vit në kuadër të programit tonë të Sistemeve Financiare të Gjelbra për të ndërthurur menaxhimin e riskut klimatik në kornizat rregullatore dhe mbikëqyrëse, për të zhvilluar një taksonomi të gjelbër për vendin dhe për të zhbllokuar financimin e gjelbër për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

NĂ« vitin 2026, ne planifikojmĂ« tĂ« zbatojmĂ« njĂ« Instrument pĂ«r Inovacion dhe Transformim tĂ« GjelbĂ«r pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, duke kombinuar kredi, grante dhe mbĂ«shtetje teknike pĂ«r tĂ« ndihmuar firmat tĂ« dekarbonizohen dhe t’u paraprijnĂ« taksave kufitare tĂ« karbonit (CBAM) tĂ« ardhshme tĂ« BE-sĂ«.

 

Projektet e infrastrukturës në Shqipëri shpesh përballen me sfida që lidhen me planifikimin, prokurimin dhe afatet e zbatimit. Cilat janë pengesat më të zakonshme që vini re gjatë vlerësimit të projektit dhe si mund të përmirësohet përgatitja e projektit?

Si me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, forcimi i aftësisë për të përgatitur dhe për të zbatuar projekte në shkallë të gjerë do të përmirësonte ndjeshëm thithjen e fondeve të disponueshme të BE-së.

Angazhimi i BE-së ndaj procesit të zgjerimit është më i fortë se kurrë, çka tregohet edhe nga Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh që synon përshpejtimin e konvergjencës dhe mbylljen e boshllëqeve në infrastrukturë.

Për të mbështetur këto përpjekje, Komisioni Europian po përdor ekspertizë teknike përmes programit tonë të përbashkët këshillimor, JASPERS, dhe Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Këto nisma tashmë po ndihmojnë ekipet lokale të projekteve të rrisin kapacitetet dhe të zbatojnë projekte me ndikim të lartë në mënyrë më efikase.

Rajoni po hyn në një dekadë të përcaktuar nga ritmi dhe cilësia e reformave dhe zbatimit të projekteve dhe kjo paraqet një mundësi të qartë për të përforcuar edhe kapacitetin administrativ.

Në të njëjtën kohë, reformat duhet të përparojnë paralelisht me investimet: parashikueshmëria në fusha të tilla si lejet e ndërtimit, blerja e tokës, rregullimet e energjisë dhe transportit, dhe sistemi gjyqësor janë thelbësore për investitorët.

Jemi të kënaqur teksa e shohim Shqipërinë midis udhëheqësve në agjendën e reformave dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në përshpejtimin e këtij procesi.

 

Cilat do tĂ« ishin rekomandimet tuaja kryesore pĂ«r njĂ« model rritjeje ekonomike tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« udhĂ«hequr nga produktiviteti pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« aspektin afatmesĂ«m dhe afatgjatĂ« – pĂ«rtej dinamikĂ«s aktuale tĂ« rritjes tĂ« udhĂ«hequr nga pagat dhe taksat neto?

Projektet strategjike në sektorët e transportit, energjisë dhe ato sociale janë thelbësore për të rritur konkurrencën dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. Investimet duhet të prioritizohen bazuar në ndikimin ekonomik dhe të ekzekutohen në mënyrë efikase.

Megjithatë, ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale është po aq kritike, dhe menaxhimi i kujdesshëm i borxhit dhe respektimi i objektivave fiskalë afatmesëm janë të nevojshëm me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

Po aq e rëndësishme është nxitja e bashkëpunimit (plotësimit) midis sektorit publik dhe atij privat: shfrytëzimi i investimeve publike për të tërhequr kapital privat përmes partneriteteve, koncesioneve dhe bashkëfinancimit të granteve të BE-së mund të përforcojë ndikimin duke zvogëluar presionin fiskal.

NjĂ« qasje e ekuilibruar – duke kombinuar investimet publike ambicioze me dinamizmin e sektorit privat – do tĂ« sigurojĂ« potencialin e rritjes sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pa cenuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare.

SĂ« bashku me Komisionin Europian dhe partnerĂ«t tanĂ« nĂ« vend, BEI Globale mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj investimeve qĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« konvergjencĂ«n me BE-nĂ«, forcojnĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe fuqizojnĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r t’u angazhuar plotĂ«sisht nĂ« transformimin ekonomik tĂ« rajonit.

 

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimismi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

 

The post De Concini i BEI: Sfidat e 2026-s: Rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

By: Ela
8 January 2026 at 11:41

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nĂ«nshkruar vendimin pĂ«r tĂ«rheqjen e Shteteve tĂ« Bashkuara nga 66 organizata ndĂ«rkombĂ«tare, qĂ« administrata i konsideroi si “joefektive dhe tĂ« dĂ«mshme”. Ne mesin e tyre janĂ« Komisioni i Venecias i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s, Mekanizmi NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Tribunale Penale (pasardhĂ«si i Tribunalit Penal NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ish-JugosllavinĂ«), UN Women, e KĂ«shilli pĂ«r [
]

The post SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho, firmë për historinë/ Braziliani synon të jetë trajneri i parë në Botëror me Shqipërinë

By: xhir jeta
8 January 2026 at 12:39

Kur firmosi kontratën ishte thjesht një ish-lojtar i shquar, dhe një brazilian.

Silvinjo, apo sipas emrit të plotë Silvio Mendesh Kampos Zhunior, u prezantua si trajneri i ri i kombëtares në janar 2023 nga presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i dha një diçiturë të veçantë.

Ky ka luajtur me Zotin, tha atëherë Duka, pra me Mesin.

Braziliani, që nuk ishte aq I ri kur erdhi në Tiranë rreth 48 vjeç, shpejt tregoi se vlente shumë më tepër sesa thjesht meqë kishte luajtur me Perëndinë.

Edhe pse ndër trajnerët më të kritikuar kuqezinj, shpesh i emocionuar, skematik, me të njëjtat fjalë në konferenca dhe me njollën e teknikut që e përgatit shumë mirë, por nuk di ta lexojë ndeshjen, ai sot është ndoshta më I suksesshi që është ulur në stolin e Shqipërisë.

Ashtu si De Biazi, arriti finalet e Kampionatit Europian në 2024, ndërsa një hap më tej se italiani i shquar, u kualifikua për në plej ofin e Kupës së Botës.

Pas këtij triumfi të madh, sigluar në nëntor, iu garantua rinovimi i kontratës, edhe pse vetëm për 6 muaj.

ÇfarĂ« ndodhi?

Vështirë të ta thotë kush sepse dyert dhe gojët në Federatë janë mbyllur si kasaforta.

Ndoshta, vetë trajneri ka dashur të jetë i lirë në verë për ndonjë aventurë më të mirë, ose ndoshta Federata dhe presidenti I saj, Duka, kanë dashur të presin për të parë nëse përfaqësuesja do të arrijë të shkojë në Botëror verën e ardhshme.

Gjithsesi, Silvinjo ka hyrë në histori.

U bë trajneri i parë që arriti pesë fitore radhazi me Shqipërinë, që nga ajo në Gjibraltar 1-0, për të vazhduar me Letoninë, Serbinë, Jordaninë dhe Andorrën, kur edhe u kualifikuam për në plej of.

Po ashtu, është i pari teknik me 8 ndeshje radhazi pa humbje, gjë që e ka bërë dy herë, nga qershori deri në nëntor 2023, dhe tani, nga marsi deri në nëntor 2025.

I njohur si njeri i profesionit shumë konservator, që bën minimumin e ndryshimeve në formacion, apo edhe në zgjedhjet e tij në grumbullim, deri tani gjithçka I ka shkuar mbarë.

Mund të themi se në rreth 3 vjet në stol, ne kemi parë dy Silvinjo, atë të eliminatoreve të Kampionarit Europian, dhe pastaj të fazës finale në Gjermani në 2024, kur kuqezinjtë ishin më sulmues me 23 gola në 16 ndeshje, dhe më mbrojtës në eliminatoret e Botërorit, kur në gjashtë ndeshje duke përjashtuar Anglinë, pësoi vetëm një gol, atë në Letoni.

Bilanci I tij është I shkëlqyer për një ekip si Shqipëria: 32 ndeshje, 15 fitore, 7 barazime, 10 humbje dhe golat 38-27. De Biazi ka më shumë ndeshje, 52, por bilancin lehtësisht negativ.

Silvinjo ka nënshkruar rinovimin dhe kjo mund të cilësohet firmë për historinë, pra për kualifikimin për herë të parë në finalet e një Kupe të Botës.

Strakosha “mbyll portĂ«n”/ Portieri i KombĂ«tares ka statistika tĂ« shkĂ«lqyera kĂ«tĂ« sezon

By: xhir jeta
5 January 2026 at 12:32

Faktet janë kokëforta. Tomas Strakosha mund të mos jetë portieri më i qendrueshëm dhe i pagabueshëm në botë, por gjithsesi pas problemeve që pati në Greqi, është ngjitur në piedestal.

Viti 2025 ka qenë shumë pozitiv për të, dhe sezoni në vazhdim është një nga më të mirët që mbahet mend. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka statistika që e bëjnë njërin nga më të mirët në Europë.

Në 44 ndeshje në 2025, Strakosha mbajti portën pa prekur 22 herë, mori vlerësime të larta dhe vetëm tre portierë në kontinentin e vjetër janë paraqitur më mirë se ai.

Këta janë Donaruma, Trubin dhe Kobel.

Pavarësisht ndonjë gabimi, ai ka shmangur shumë rreziqe dhe AEK i Athinës ndodhet në vendin e parë në Superligën e Greqisë edhe për meritë të tij, ashtu si edhe të sulmuesit serb, Joviç, dhe të lojtarëve të tjerë.

Po flasim për një rilindje pas problemeve që pati në Angli, dhe pasi u tregua fillimisht i pasigurt në Greqi. Strakosha ka vazhduar edhe me pritjet e penalltive, siç bëri ndaj Panathinaikosit, ndërsa ky nivel i lartë ka qenë vazhdimisht në kombëtare, duke nisur që nga Europiani 2024 në Gjermani të paktën./abcnews.al

BERZH: Shqipëria ka nevojë për një model rritjeje më të qëndrueshëm

By: Mira Leka
5 January 2026 at 08:49

...dhe politika aktive për rikthimin e talenteve   Intervistë me Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri   Rritja ekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë vitet e fundit, e mbështetur kryesisht nga turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Megjithatë, ky model po shfaq kufizimet e tij, ndërsa ekonomia përballet me sfida strukturore si mungesa e diversifikimi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post BERZH: Shqipëria ka nevojë për një model rritjeje më të qëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së

By: Mira Leka
5 January 2026 at 08:43

Intervistë me Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.   Në një moment kyç për rrugën europiane të Shqipërisë, reformat ekonomike, fiskale dhe institucionale po shihen gjithnjë e më shumë si kushti themelor për konvergjencën reale me standardet e Bashkimit Europian. Nga qëndrueshmëria fiskale dhe konkurrueshmëria e biznesit, tek aftësia për të përthithur...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Reformat si çelës i konvergjencës me standardet e BE-së appeared first on Revista Monitor.

Sfidat e 2026-s: rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet

By: Mira Leka
5 January 2026 at 08:37

Intervistë me Alessandro De Concini, përfaqësues i BEI-t në Shqipëri   Viti 2026 pritet të jetë një test i dyfishtë për ekonominë shqiptare: ruajtja e ritmeve të rritjes në një fazë kur turizmi pritet të hyjë në një cikël më të pjekur dhe, paralelisht, përshpejtimi i reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Përballë një mjedisi global më të paqëndrueshëm, rreziqev...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sfidat e 2026-s: rritje me turizëm, reforma për BE-në dhe provë për investimet appeared first on Revista Monitor.

Emigracioni dhe “Paqja fiskale”, rreziqe kyçe pĂ«r ekonominĂ« shqiptare

By: Mira Leka
5 January 2026 at 08:30

IntervistĂ« me Anke Weber, shefe e misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«   Ekonomia shqiptare po rritet me ritme tĂ« shpejta krahasuar me vendet e tjera tĂ« EuropĂ«s, por pĂ«rballĂ« kĂ«saj ecurie pozitive po kristalizohen rreziqe strukturore qĂ« mund tĂ« frenojnĂ« zhvillimin afatgjatĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Anke Weber, shefe e misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ShqipĂ«ri...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Emigracioni dhe “Paqja fiskale”, rreziqe kyçe pĂ«r ekonominĂ« shqiptare appeared first on Revista Monitor.

Sporti shqiptar nĂ« 2025: nga Ă«ndrra e KombĂ«tares pĂ«r BotĂ«rorin te Giro d’Italia, njĂ« vit mes suksesesh dhe emocionesh

31 December 2025 at 16:20

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Viti 2025 do tĂ« mbetet njĂ« nga vitet mĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« historinĂ« e sportit shqiptar, njĂ« vit ku rezultatet sportive, organizimi i ngjarjeve madhore dhe emocionet kolektive u ndĂ«rthurĂ«n pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mozaik tĂ« pasur suksesi.

Nga fushat e futbollit te pistat e skive, nga podiumet e peshëngritjes te tapetet e mundjes, Shqipëria jo vetëm që u përfaqësua denjësisht, por në shumë raste shkroi histori.

Kombëtarja e futbollit dhe ëndrra e Botërorit 2026

Momenti mĂ« simbolik i vitit ishte pa dyshim goli i Rei Manajt ndaj SerbisĂ«, qĂ« i dha ShqipĂ«risĂ« njĂ« fitore historike dhe e futi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« garĂ« reale pĂ«r njĂ« vend nĂ« “play-off”-in e Kampionatit BotĂ«ror 2026. NjĂ« gol qĂ« u kthye nĂ« simbol shprese, krenarie dhe bashkimi kombĂ«tar, duke ndezur festĂ« nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s, PrishtinĂ«s dhe nĂ« dhjetĂ«ra qytete tĂ« tjera shqiptare.

Kualifikimi në fazën vendimtare të eliminatoreve i dha Kombëtares një status të ri, ndërsa skuadra tregoi pjekuri, karakter dhe besim se ëndrra e Botërorit nuk është më utopi.

Paralelisht, edhe KombĂ«tarja e femrave shkroi historinĂ« e saj, duke arritur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« “play-off”-in e Kampionatit Europian dhe duke u ngjitur nĂ« LigĂ«n B tĂ« Nations League, njĂ« arritje qĂ« pasqyron zhvillimin e vazhdueshĂ«m tĂ« futbollit tĂ« femrave nĂ« vend.

Giro d’Italia nĂ« ShqipĂ«ri, njĂ« vitrinĂ« botĂ«rore

NjĂ« nga momentet kulmore tĂ« vitit ishte organizimi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri i etapave tĂ« “Giro d’Italia”. Ky event madhor i çiklizmit botĂ«ror e vendosi vendin nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes ndĂ«rkombĂ«tare, duke promovuar jo vetĂ«m sportin, por edhe turizmin dhe imazhin e ShqipĂ«risĂ«. Pamjet nga qytetet shqiptare u transmetuan nĂ« dhjetĂ«ra vende, ndĂ«rsa organizimi u vlerĂ«sua si profesional dhe nĂ« standarde europiane.

Mundja, nga surprizë në fuqi botërore

Viti 2025 shënoi një kthesë historike për mundjen shqiptare. Për herë të parë, Shqipëria u ngjit në podiumet më të rëndësishme botërore falë rezultateve të jashtëzakonshme të sportistëve të saj. Chermen Valiev u shpall kampion Europe dhe fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, duke vendosur emrin e Shqipërisë mes elitës së mundjes së lirë.

Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ishin edhe medaljet e Zelimkhan Abakarov, i cili siguroi tĂ« bronztĂ«n europiane, si dhe triumfi i Islam Dudaev nĂ« turneun prestigjioz “Grand Prix” nĂ« SpanjĂ«. KĂ«to rezultate e kthyen ShqipĂ«rinĂ« nĂ« njĂ« referencĂ« tĂ« re nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« kĂ«tij sporti.

Atletika, një ringritje e qëndrueshme

Edhe atletika shqiptare pati një vit të suksesshëm. Luiza Gega, kampione e Europës në vitet e mëparshme, vijoi të jetë një pikë referimi duke fituar medalje të arta në 5 mijë metra në Kampionatin Europian të Kategorisë së Tretë. Krahas saj, Franko Burraj dhe David Nikolli u dalluan me medalje në garat europiane, duke dëshmuar se atletika shqiptare po ndërton një brez të ri konkurrues.

Skitë, nga përjashtim në histori suksesi

Sportet dimërore, dikur thuajse inekzistente në panoramën shqiptare, u shndërruan në një nga historitë më frymëzuese të vitit. Lara Colturi, vetëm 19 vjeçe, shkëlqeu në arenën ndërkombëtare duke fituar medalje në Kampionatin Botëror për të Rinj dhe duke u renditur disa herë në podiumet e Kupës së Botës. Renditja e saj mes 10 skiatoreve më të mira në botë përbën një arritje historike për Shqipërinë.

Sukseset u plotĂ«suan edhe nga LojĂ«rat Olimpike Speciale DimĂ«rore “Torino 2025”, ku ShqipĂ«ria fitoi 8 medalje, pĂ«rfshirĂ« dy tĂ« arta nga Elizon Kacanja dhe Stela Salla, duke shĂ«nuar debutimin mĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« vendit nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion.

Peshëngritja, traditë që vazhdon

Peshëngritja konfirmoi edhe një herë se mbetet një nga sportet më të qëndrueshme për Shqipërinë. Krahas emrave të njohur si Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, vëmendjen e morën sportistët e rinj. Enkilejda Carja shkëlqeu me tri medalje ari në Kampionatin Europian për të rinj dhe medalje të tjera në Botëror, ndërsa Ertjan Kofsha u ngjit në podium me medalje argjendi dhe bronzi në garat kontinentale.

Projekti “Ekipet sportive nĂ« shkolla”, investim pĂ«r tĂ« ardhmen

Një nga zhvillimet më domethënëse të viteve të fundit në sportin shqiptar është zbatimi i projektit për krijimin dhe forcimin e ekipeve sportive në shkolla. Ky program ka për qëllim ta kthejë sportin në pjesë të përditshme të jetës shkollore, duke nxitur aktivitetin fizik, frymën e garës dhe disiplinën që në moshë të hershme. Përmes kampionateve ndërshkollore në basketboll dhe volejboll mijëra nxënës në të gjithë vendin janë përfshirë në aktivitete të strukturuara sportive, duke krijuar një bazë të gjerë talentesh për klubet dhe federatat. Projekti po shërben gjithashtu si një mekanizëm edukimi dhe integrimi social, duke promovuar vlerat e fair-play-it, bashkëpunimit dhe respektit. Në afatgjatë, ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të sportit shqiptar duke përfshirë dhe sporte të tjera dhe në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme sportive që nis që në bankat e shkollës.

Një vit që u mbyll me dhimbje

Mes sukseseve sportive, viti 2025 shënoi edhe një humbje të madhe për sportin shqiptar. Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, zërit legjendar të sportit shqiptar, mbylli një epokë të artë të gazetarisë sportive. Për dekada me radhë, ai ishte ura që lidhte emocionet e stadiumit me shtëpitë e shqiptarëve, duke u kthyer në simbol të pasionit dhe profesionalizmit. Trashëgimia e tij mbetet frymëzim për brezat e rinj të gazetarëve dhe sportdashësve.

Një vit që ngriti standardet

Në tërësi, 2025-a ishte një vit që tregoi se sporti shqiptar ka hyrë në një fazë të re pjekurie. Nga sukseset individuale tek organizimet madhore, nga emocionet e Kombëtares te medaljet ndërkombëtare, Shqipëria dëshmoi se ka potencial, talent dhe vizion për të synuar më lart. Një vit që nuk ishte thjesht i suksesshëm, por që vendosi themele të forta për të ardhmen.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Sporti shqiptar nĂ« 2025: nga Ă«ndrra e KombĂ«tares pĂ«r BotĂ«rorin te Giro d’Italia, njĂ« vit mes suksesesh dhe emocionesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BB: Projekti për auditimin ka pasur ecuri të kënaqshme por kufizues mbeten burimet njerëzore

30 December 2025 at 11:00

Banka BotĂ«rore publikoi raportin e fundit tĂ« ecurisĂ« sĂ« projektit  “PĂ«r Forcimin e CilĂ«sisĂ« sĂ« Auditimit dhe Raportimit (SQARP)”. Dokumenti vlerĂ«son se ecuria e tij ka qenĂ« e kĂ«naqshme duke arritur njĂ« sĂ«rĂ« rezultatesh tĂ« parashikuara nĂ« objektivin fillestar tĂ« tij.

Kështu sipas BB Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (NAC) dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike (POB) janë pajisur me njohuritë dhe mjetet thelbësore për të përmbushur efektivisht përgjegjësitë e tyre.

Raporti vëren se NAC ka zhvilluar, miratuar dhe testuar me sukses një metodologji të bazuar në rrezik për monitorimin e pasqyrave financiare. Janë shqyrtuar gjithsej 14 pasqyra financiare, që është dyfish i objektivit minimal prej shtatë. Ky është një hap kyç në krijimin e një qasjeje të strukturuar dhe të qëndrueshme për rishikimin dhe mbikëqyrjen e raportimit financiar.

Ndërkohë Bordi ka kryer funksionet e tij të mandatuara përmes Komisioneve të tij dhe punës së inspektorëve.

“Ka raportim transparent nĂ« Raportet Vjetore qĂ« nga viti 2017. GjatĂ« vitit 2025 janĂ« kryer gjithsej 88 inspektime, si pĂ«r auditimet e Entiteteve me Interes Publik (PIE), ashtu edhe pĂ«r ato jo-PIE. NĂ« nĂ«ntor 2025, POB arriti statusin e vĂ«zhguesit nĂ« mbledhjet plenare tĂ« Komitetit tĂ« Organizmave EvropianĂ« tĂ« MbikĂ«qyrjes sĂ« Auditimit (CEAOB), njĂ« njohje e rĂ«ndĂ«sishme e statusit tĂ« tij si organ publik mbikĂ«qyrĂ«s pĂ«r profesionet e auditimit dhe kontabilitetit nĂ« vend” thuhet nĂ« raport.

I njëjti vlerëson se projekti ka përmirësuar kapacitetin e profesionit të kontabilitetit në Shqipëri, duke e pozicionuar atë për të konkurruar më mirë në nivel ndërkombëtar: kontabilistët profesionistë tani kualifikohen sipas praktikave të njohura ndërkombëtare, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të përmirësuara të kontabilitetit globalisht. Janë ofruar programe trajnimi për eksportin e shërbimeve kontabël për 50 kontabilistë të certifikuar; programi i trajnimit IFRS është zhvilluar dhe pilotuar për një grup tjetër prej 50 kontabilistësh të certifikuar. Janë përgatitur materialet për kontabilitetin forensic, dhe një seancë pilot trajnimi është zhvilluar për 57 profesionistë. Programi i trajnimit për Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Financiare (AFSA) u zhvillua, ku morën pjesë 12 punonjës të AFSA-s dhe 37 punonjës nga kompanitë e sigurimeve.

Banka BotĂ«rore vĂ«ren se me mbĂ«shtetjen e projektit, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka zhvilluar njĂ« model pĂ«r tĂ« testuar saktĂ«sinĂ« e llogaritjeve tĂ« humbjeve nga kreditĂ« tĂ« kryera nga bankat tregtare nĂ« pĂ«rputhje me IFRS 9 – Instrumentet Financiare. Projekti gjithashtu ka pĂ«rqendruar pĂ«rpjekjet nĂ« ndĂ«rtimin e kapaciteteve tĂ« aktorĂ«ve brenda sektorit tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r menaxhimin e rasteve qĂ« lidhen me CFR. PĂ«rmes kĂ«tij pĂ«rpjekjeje, 12 trajnerĂ« dhe njĂ« grup prej 80 gjyqtarĂ«sh dhe prokurorĂ«sh morĂ«n trajnim tĂ« specializuar nĂ« kontabilitet dhe raportim financiar. Ky program trajnimi Ă«shtĂ« adoptuar formalish nga Shkolla e MagjistraturĂ«s dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrohet si pjesĂ« e kornizĂ«s sĂ« Zhvillimit Profesional tĂ« VazhdueshĂ«m (CPD).

Raporti vlerĂ«son se megjithĂ«se qĂ«ndrueshmĂ«ria institucionale Ă«shtĂ« e fortĂ« nĂ« shumĂ« dimensione, disa kufizime mbeten, veçanĂ«risht pĂ«r burimet njerĂ«zore nĂ« MoF, NAC dhe POB. KĂ«to kufizime mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« efektivitetin afatgjatĂ« tĂ« kĂ«tyre institucioneve. Struktura arsimore pĂ«r audituesit statutore dhe kontabilistĂ«t e certifikuar kĂ«rkon evolucion tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me nevojat dhe standardet e reja. Po ashtu, Organizatat Profesionale tĂ« KontabilistĂ«ve (PAO) duhet tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« tĂ«rheqjen dhe regjistrimin e profesionistĂ«ve tĂ« rinj si anĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar rritje dhe dinamizĂ«m tĂ« vazhdueshĂ«m brenda profesionit.

Shpenzimet aktuale deri tani arrijnë 1.4 milionë euro, që përbën 99% të buxhetit të akorduar. Pritet që deri në fund të dhjetorit dhe brenda periudhës së lehtësimit, të gjitha detyrat e mbetura të dorëzohen dhe paguhen./N.Maho

 

The post BB: Projekti për auditimin ka pasur ecuri të kënaqshme por kufizues mbeten burimet njerëzore appeared first on Revista Monitor.

Bajra: Inteligjenca artificiale po trondit themelet e ekonomisë dhe tregjeve globale

29 December 2025 at 11:32



Zhvillimi i shpejtĂ« i inteligjencĂ«s artificiale ka krijuar njĂ« tronditje tĂ« thellĂ« nĂ« ekonominĂ« amerikane dhe nĂ« tregjet financiare globale, duke vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje epĂ«rsinĂ« tradicionale teknologjike tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. KĂ«shtu ka deklaruar eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, nĂ« “PĂ«rballje Podcast”.

Sipas Bajrës, për herë të parë pas dekadash, tregu amerikan është përballur me ndjenjën se dominimi teknologjik nuk është më i garantuar, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në sjelljen e investitorëve dhe në luhatjet e forta të tregjeve gjatë vitit 2025.

“Kjo ishte njĂ« tronditje e madhe pĂ«r tregun amerikan. U kuptua se epĂ«rsia teknologjike nuk Ă«shtĂ« mĂ« e sigurt”, tha Bajra.

- YouTube www.youtube.com

Ai shpjegoi se frika nga përhapja e shpejtë e inteligjencës artificiale dhe nga humbja e avantazhit teknologjik ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit te kompanitë e mëdha teknologjike dhe në tërheqjen e shpejtë të kapitalit.

“Kur kapitali fillon tĂ« tĂ«rhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik. Reagimi i investitorĂ«ve ka qenĂ« i menjĂ«hershĂ«m”, theksoi ai.

Bajra theksoi se inteligjenca artificiale nuk është vetëm zhvillim teknologjik, por tashmë është shndërruar në faktor kyç ekonomik dhe gjeopolitik, që po ndikon mënyrën se si alokohet kapitali dhe si ndërtohen strategjitë ekonomike globale.

“Inteligjenca artificiale sot Ă«shtĂ« faktor ekonomik dhe gjeopolitik. Ajo po e ndryshon mĂ«nyrĂ«n se si funksionojnĂ« tregjet dhe si mendohet pĂ«r tĂ« ardhmen”, u shpreh Bajra shkruan Telegrafi.

Sipas tij, këto zhvillime do të vazhdojnë të ndikojnë në tregjet financiare edhe në vitet në vijim, duke e bërë inteligjencën artificiale një nga faktorët më të rëndësishëm në ekonominë globale./Telegrafi/.

Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026-ta pritet të jetë edhe më 'i nxehtë'

26 December 2025 at 12:53


Viti 2025 ka shĂ«nuar njĂ« ndryshim tĂ« thellĂ« nĂ« rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanĂ«risht pas rikthimit tĂ« Donald Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« si president i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. KĂ«shtu tha nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, i cili vlerĂ«son se nuk ka pasur vetĂ«m ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike.

“Me ardhjen e presidentit Trump, u ndryshua doktrina politike dhe ekonomike e Shteteve tĂ« Bashkuara. Brenda njĂ« kohe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r u nĂ«nshkruan qindra urdhra ekzekutivĂ« qĂ« krijuan perceptimin e njĂ« Amerike qĂ« po ndryshon rrĂ«njĂ«sisht”, tha Bajra, shkruan Telegrafi.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, këto zhvillime janë reflektuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet transatlantike dhe në fragmentimin e tregut evropian, i cili mbetet tregu më i madh dhe më i lakmueshëm konsumator në botë.

“AmerikĂ«s nuk i konvenon njĂ« EvropĂ« e bashkuar si njĂ«si e vetme tregtare. Kostoja e rikthimit tĂ« AmerikĂ«s si superfuqi e vetme po paguhet kryesisht nga Evropa”, theksoi ai.

Katër luhatjet kryesore në tregjet globale financiare gjatë 2025-së

Bajra thotë se kanë ndodhur katër luhatje të mëdha që kanë goditur tregjet financiare globale gjatë vitit 2025, me theks të veçantë në sektorin teknologjik dhe politikat tarifore amerikane.

“Kemi pasur katĂ«r luhatje serioze nĂ« tregjet globale. Ato erdhĂ«n si kombinim i gjeopolitikĂ«s, tarifave amerikane dhe goditjes sĂ« sektorit tĂ« teknologjisĂ«â€, shpjegoi ai.

Emanuel Bajra me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu n\u00eb "Perballje Podcast" Foto: Floriana Alija

Sipas tij, rënia e besimit në kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa shkaktuar kolaps sistemik.

“InvestitorĂ«t reagojnĂ« shumĂ« shpejt. Kur kapitali tĂ«rhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanĂ« treguar rikuperim gradual”, tha Bajra nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

2026- vit më i nxehtë dhe pritjet për Trustin Pensional të Kosovës

Duke folur për vitin 2026, Bajra paralajmëron se pritet të jetë edhe më i tensionuar, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe në tregjet financiare, për shkak të konsolidimit të pushtetit të Trumpit dhe vendimeve ekonomike që priten nga administrata amerikane.

“Viti 2026 do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i nxehtĂ«. Amerika Ă«shtĂ« superfuqi dhe çdo vendim i saj reflektohet globalisht”, tha ai.

Sa i përket Trustit Pensional të Kosovës, ku Bajra është kryesues i bordit, thotë se pavarësisht luhatjeve të tregut, fondi mbetet stabil dhe me kthim pozitiv.

“Fondi pensional nuk Ă«shtĂ« investim pĂ«r sot e nesĂ«r. ËshtĂ« investim pĂ«r pensionimin. Luhatjet afatshkurtra nuk e rrezikojnĂ« tĂ« ardhmen e kontribuuesve”, theksoi ai.

Sipas Bajrës, viti 2025 pritet të mbyllet pozitivisht për fondin, ndërsa diversifikimi i investimeve dhe menaxhimi profesional kanë garantuar siguri dhe rritje afatgjatë.

“Kosova ka njĂ« fond pensional gati katĂ«r miliardĂ« eurosh. Kjo Ă«shtĂ« storie suksesi dhe meritĂ« e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, pĂ«rfundoi Bajra. /Telegrafi/

Trump miraton vendosjen e 350 anëtarëve të Gardës Kombëtare në New Orleans

24 December 2025 at 16:37


Administrata e Donald Trump po vendos 350 trupa të Gardës Kombëtare në New Orleans përpara Vitit të Ri, duke nisur një tjetër vendosje federale në qytet në të njëjtën kohë që është duke u zhvilluar një goditje kundër imigracionit e udhëhequr nga patrulla kufitare.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha të martën se anëtarët e gardës, siç kanë bërë në vendosjet e tjera në qytete të mëdha, do të ngarkohen me mbështetjen e partnerëve federalë të zbatimit të ligjit, përfshirë Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Parnell shtoi se trupat e gardës kombëtare do të vendosen deri në shkurt.

Guvernatori i Luizianës, Jeff Landry, një republikan, vlerësoi Donald Trump dhe sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, për koordinimin e vendosjes dhe parashikoi se prania e gardës do të kishte një ndikim pozitiv.

"Do të na ndihmojë të shtypim më tej dhunën këtu në qytetin e New Orleans dhe gjetkë rreth Luizianës", tha Landry në një paraqitje në The Will Cain Show në Fox News. "Dhe një përshëndetje e madhe për të dy".

Kritikët kanë argumentuar se një vendosje e gardës kombëtare është e pajustifikuar dhe mund të shkaktojë frikë në komunitet, dhe ata theksojnë se New Orleans në fakt ka parë një rënie të normave të krimit të dhunshëm.

Vendosja e gardës kombëtare në qytetin e udhëhequr nga demokratët vjen ndërsa agjentët e patrullave kufitare kanë kryer një goditje kundër imigracionit që nga fillimi i muajit.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, agjentët kanë arrestuar disa qindra njerëz gjatë dy javëve të para të asaj që pritet të jetë një operacion njëmujor që ka një qëllim prej 5,000 arrestimesh.

Sipas të dhënave paraprake nga departamenti i policisë së qytetit, New Orleans ka qenë në ritmin për pjesën më të madhe të vitit për të pasur numrin e tij më të ulët të vrasjeve në dekada.

Në vitin 2025, deri më 1 nëntor, kanë ndodhur 97 vrasje, përfshirë 14 festues që u vranë në Ditën e Vitit të Ri gjatë një sulmi me kamion në Rrugën Bourbon. /Telegrafi/

SHBA – Gjykata e  LartĂ« bllokon pĂ«rpjekjen e Trump pĂ«r tĂ« dislokuar GardĂ«n KombĂ«tare nĂ« Çikago

24 December 2025 at 10:27

UASHINGTON, 24 dhjetor /ATSH-DPA/- Gjykata e lartĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara i dha njĂ« goditje planeve tĂ« presidentit Donald Trump pĂ«r tĂ« dislokuar GardĂ«n KombĂ«tare nĂ« Çikago.

Gjykata rrëzoi një kërkesë urgjente të presidentit amerikan për të pezulluar një vendim të një gjykate më të ulët, e cila kishte ndaluar përkohësisht përdorimin e trupave të Gardës Kombëtare në shtetin e Illinoisit.

Garda Kombëtare është një forcë rezervë ushtarake që bën pjesë në forcat e armatosura të SHBA-së.

Çdo shtet ka GardĂ«n e vet KombĂ«tare, e cila zakonisht kontrollohet nga qeveria shtetĂ«rore.

Megjithatë, në rrethana të caktuara, presidenti amerikan mund të marrë komandën.

Presidenti Trump ka urdhëruar dislokimin e Gardës Kombëtare në disa qytete muajt e fundit, shpesh kundër dëshirës së autoriteteve lokale dhe shtetërore.

Dislokimi i parë i tillë ndodhi në Los Anxheles, ku shpërthyen protesta pas bastisjeve të Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) ndaj emigrantëve. Trupa të Gardës Kombëtare janë dislokuar prej muajsh edhe në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Çikago Ă«shtĂ« pĂ«rmendur vazhdimisht nga Trump si njĂ« tjetĂ«r vend i mundshĂ«m pĂ«r dislokim, mes protestave kundĂ«r bastisjeve tĂ« ICE-s. NĂ« tetor, ai vuri nĂ« shĂ«rbim aktiv qindra pjesĂ«tarĂ« tĂ« GardĂ«s KombĂ«tare nĂ« rajon, ndĂ«rsa trupa shtesĂ« u dĂ«rguan nĂ« Illinois nga Teksasi.

Qyteti i Çikagos, i drejtuar nga demokratĂ«t, u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« pikĂ« qendrore rezistence ndaj qasjes sĂ« Trump. Drejtuesit e qytetit dhe qeveria e shtetit tĂ« Illinois-it ngritĂ«n njĂ« padi ligjore, duke çuar njĂ« gjykatĂ« federale nĂ« Çikago tĂ« ndalonte dislokimin.

Qeveria amerikane apeloi vendimin, por edhe gjykata e apelit refuzoi të lejonte dislokimin e trupave. Trump iu drejtua më pas Gjykatës Supreme, e cila tani ka refuzuar të ndërhyjë./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Gjykata e  LartĂ« bllokon pĂ«rpjekjen e Trump pĂ«r tĂ« dislokuar GardĂ«n KombĂ«tare nĂ« Çikago appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s

23 December 2025 at 13:49

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ FIFA ka publikuar renditjen e pĂ«rditĂ«suar, ku ShqipĂ«ria e mbyll vitin 2025 nĂ« vendin e 63-tĂ«.

Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore.

Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.

KombĂ«tarja shqiptare ka arritur kualifikimin pĂ«r nĂ« fazĂ«n ‘play-off’ tĂ« BotĂ«rorit 2026, ku do tĂ« pĂ«rballet me PoloninĂ« mĂ« 26 mars, ndĂ«rsa skuadra e kualifikuar do tĂ« pĂ«rballet nĂ« finale me fituesin e çiftit Suedi-UkrainĂ«.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët kombëtare

22 December 2025 at 12:25

Fermerët në Greqi vazhduan protestat e tyre dhe mbetën në pikat strategjike të autostradave kombëtare, me traktorët e tyre, edhe dje përgjatë gjithë ditës.

Fermerët e Karditës dhe Trikalës parkuan traktorët e tyre përgjatë autostradës E65 në Greqinë Qendrore dhe vendosën të lënë një korsi të autostradës të lirë në secilin drejtim që nga e marta, 23 dhjetor, për të lehtësuar udhëtimin e njerëzve për festat e Krishtlindjeve.

Ata synojnë të heqin barrierat e kabinave të pagesës për të lejuar kalimin e makinave edhe të dielën, ndërsa traktorë të tjerë po mbërrijnë për të përforcuar numrin e tyre.

Në Larisa, fermerët nga e gjithë Thesalia mbeten në kryqëzimet e Nikaias, një nga qendrat kryesore të mobilizimeve kombëtare të fermerëve.

Të shtunën, ata kishin ngritur barrierat e kabinave të pagesës dhe kishin lejuar kalimin e makinave pa pagesë, ndërsa gjithashtu shpërndanë produkte bujqësore dhe fletëpalosje me kërkesat e tyre për shoferët që kalonin.

Ata kanë planifikuar një tjetër mbledhje të përgjithshme të fermerëve të bagëtive dhe të kulturave të dielën, ku do të vendosin për veprimet e tyre të ardhshme dhe nëse do të përshkallëzojnë dhe do të miratojnë forma të reja proteste. Ata gjithashtu synojnë të lejojnë kalimin pa pengesa të shoferëve nga e marta, 23 dhjetor, për të lehtësuar trafikun e festave përpara Krishtlindjeve, pa pezulluar luftën e tyre.

NĂ« JaninĂ«, fermerĂ«t planifikuan njĂ« mobilizim nĂ« pikat e pagesĂ«s nĂ« Tyria me sloganin “Ne nuk i mbyllim rrugĂ«t, ne i hapim ato”.

Ata synojnë të ngrenë barrierat në pikat e pagesës për katër orë, duke lejuar makinat të kalojnë pa paguar.

Megjithatë, në pikat e pagesës në Oreokastro, fermerët nuk vazhduan me planet për të ngritur barrierat e pagesës.

Në vend të kësaj, ata u shpërndanë produkte bujqësore shoferëve që kalonin dhe i informuan ata për kërkesat e tyre.

Autostrada kombëtare Athinë-Selanik mbeti e mbyllur në të dyja drejtimet në pikën e pagesës në Malgara, megjithatë, me fermerët që deklaruan se do ta hapin rrugën në të dyja drejtimet të martën.

❌
❌