Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, trafik kilometrik

By: Ela
17 January 2026 at 16:36

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit. Që prej orës 14:30, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e […]

The post Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, trafik kilometrik appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

By: M C
17 January 2026 at 16:17

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit.

Që prej orës 14:30 të së shtunës, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e Shqipërisë.

Shkak kryesor i situatës është fluksi i shtuar i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku me qindra familje nga kryeqyteti udhëtojnë për të kaluar fundjavën.

Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin dhe ka vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, sidomos në segmentet më problematike të aksit.

Në pikun e trafikut janë shtuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, e cila po punon për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale.

Megjithatë, sipas drejtuesve të mjeteve, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme mbetet problemi kryesor që çon në krijimin e radhëve tejet të gjata dhe në përsëritjen e këtij skenari pothuajse çdo fundjavë.

Gjatë javës së parë të këtij viti, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe mbizotërimit të motit të keq, radhët e mjeteve të bllokuara në këtë aks kanë arritur deri në 25 kilometra, duke sjellë vonesa të gjata dhe lodhje për qytetarët.

Drejtuesit e automjeteve apelojnë për zgjidhje afatgjata infrastrukturore, ndërsa këshillohen të planifikojnë udhëtimet jashtë orareve të pikut për të shmangur pritjet e gjata në trafik.

The post Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Petref Asllani

15 January 2026 at 11:45

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 14 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Petref Asllani appeared first on Reporter.al.

Arrestohet një 46-vjeçar/ Elbasan, vodhi një banesë për të dytën herë armë gjahu dhe…

By: Rovena
14 January 2026 at 11:20

Kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një banesë në lagjen e tij, ku kishte hyrë për të vjedhur për herë të dytë, vihet në pranga 46-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari dyshohet se ka vjedhur në banesën ku u kap, një armë gjahu dhe disa sende.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën një mjet (darë) që e përdorte për të kryer vjedhjet, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën arma e gjahut dhe sendet e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Temperatura të ulëta e ngrica, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan

By: Ela
13 January 2026 at 12:23

Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit. Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji. Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të […]

The post Temperatura të ulëta e ngrica, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Ngrica në zonat malore të Elbasanit, hidhet kripë në disa akse rrugore

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Temperaturat e ulëta kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, duke shkaktuar ngrica në zonat malore dhe në disa segmente rrugore.

Prefektura e qarkut Elbasan informoi sot se “në akset nacionale Elbasan–Qafë Thanë dhe Elbasan–Gjinar, për shkak të rënies së temperaturave, është hedhur kripë në pikat problematike, duke mundësuar qarkullimin normal të mjeteve”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, janë trajtuar me kripë edhe disa pika problematike në qytetin e Elbasanit.

Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë në rënie dhe nuk paraqesin rrezik për popullsinë. Edhe shkarkimet nga HEC Banjë janë ulur, duke arritur në rreth 190 metër kub në sekondë, në përputhje me prodhimin energjetik.

Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në akset rrugore, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

/k.s/j.p/

The post Ngrica në zonat malore të Elbasanit, hidhet kripë në disa akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan

By: V K
13 January 2026 at 11:38

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji.

Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht:

Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

Ndërkohë, grupet e punës të OSSHE janë në terren dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim.

Në disa raste, energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.

The post Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit, hapi i parë drejt transformimit të një lagjeje historike

By: lindita
13 January 2026 at 09:29

Ka nisur zyrtarisht puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit, një nga zonat më të rëndësishme historike dhe identitare të qytetit. Sot u zhvillua takimi i parë i punës për Analizën Fillestare të lagjes “Kala”, ku u diskutuan qasjet strategjike dhe vizionare për rikualifikimin dhe rijetëzimin e kësaj zone unike. Në fokus të diskutimit ishte koncept-idea e projektimit, e cila do të shërbejë si një…

Source

Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë

By: Brisi
12 January 2026 at 20:55

Dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në mjerim ekstrem në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, mes varfërisë, sëmundjes dhe mungesës totale të kushteve minimale për jetesë. Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare, gjatë një vizite në banesën e familjes, gjetën vetëm zonjën e shtëpisë, Lulietën, 75 vjeçe. E kërrusur, me vështirësi […]

The post Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë appeared first on BoldNews.al.

Elbasan, drejt përfundimit fusha në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”

TIRANË, 12 janar/ATSH/  Punimet në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po ecin me ritme të shpejta dhe ndodhen drejt përfundimit, duke i dhënë qytetit të Elbasanit një tjetër hapësirë sportive dinjitoze dhe bashkëkohore, e ndërtuar sipas standardeve moderne.

Aktualisht është përmbyllur me sukses ndërtimi i bazamentit të fushës, si dhe janë realizuar punimet për sistemin e drenazhimit dhe infrastrukturën e nevojshme për mirëmbajtjen e saj.

Gjatë muajit në vijim do të nisë mbjellja e barit natyral, fazë kjo që do t’i japë fushës formën përfundimtare, bën të ditur kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

Paralelisht me ndërhyrjet në fushë, po realizohet edhe rikonstruksioni i plotë i dhomave të zhveshjes, të cilat do të ofrojnë kushte më funksionale, komode dhe higjienike për sportistët dhe stafet teknike.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm të bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, në kuadër të një strategjie më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës sportive, mbështetjen e talenteve të reja dhe nxitjen e sportit në qytet.

 

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Elbasan, drejt përfundimit fusha në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Borë e ngrica në Elbasan, disa zona pa energji elektrike

By: armand
12 January 2026 at 08:58

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius. Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. […]

The post Borë e ngrica në Elbasan, disa zona pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Deri minus 15 gradë celcius, temperatura të ulëta në qarkun Elbasan

By: Fax Web
12 January 2026 at 09:14

Në qarkun Elbasan, temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke arritur në zonat malore mbi -10°C dhe deri -15°C në aksin Elbasan-Q.Thane, ku rruga është trajtuar me kripë.

Aksi Elbasan-Gjinar dhe Elbasan-Tiranë nuk ka prezencë debore, por vijon kriposja në pikat problematike.

Prurjet e lumit Shkumbin dhe perroit të Zaranikës janë ulur dhe nuk paraqesin rrezik, ndërsa shkarkimet nga HEC Banje arrijnë 390 m³/sek.

Furnizimi me energji elektrike është kryesisht normal, përveç fiderit që furnizon Njësitë Administrative Tunjë, Kushovë dhe Skënderbegas, problem që pritet të zgjidhet në orët në vijim.

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Proda nuk pranon dorëheqjen e drejtorit të Elbasanit

12 January 2026 at 08:59


Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë.

Sipas burime për Euronews, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

I ftohti “mbërthen” qarkun Elbasan, temperatura deri në –15 °C, disa zona probleme me furnizimin me energji

By: V K
12 January 2026 at 09:17

Qarku i Elbasanit, është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius.

Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, janë regjistruar reshje dëbore, por rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke qenë e hapur për qarkullim.

Ndërkohë, në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba), nuk ka pasur prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat problematike për të shmangur ngricat.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, problematika janë evidentuar në fidrin që furnizon Njësinë Administrative Tunjë, si dhe zonat Kushovë e Skënderbegas të bashkisë Gramsh.

Sipas njoftimeve zyrtare, defektet janë në proces riparimi dhe pritet të zgjidhen në orët në vijim.

The post I ftohti “mbërthen” qarkun Elbasan, temperatura deri në –15 °C, disa zona probleme me furnizimin me energji appeared first on Albeu.com.

Ushtronin prostitucion në dy apartamente, arrestohen 3 shtetase nga Kolumbia në Elbasan

11 January 2026 at 13:36


Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Transit” u vunë në pranga shtetaset D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të tria shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.

Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme. /euronews/

Dy “fole” prostitucioni në Elbasan, arrestohen 3 kolumbiane, procedohet pronarja

By: Brisi
11 January 2026 at 10:33

Dy apartamente të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit, janë zbuluar nga Policia në Elbasan dhe si rezultat janë arrestuar 3 shtetase nga Kolumbia. Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë, D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet. Gjithashtu, ka […]

The post Dy “fole” prostitucioni në Elbasan, arrestohen 3 kolumbiane, procedohet pronarja appeared first on BoldNews.al.

Qarku Elbasan në errësirë, ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë Bashkitë

By: V K
11 January 2026 at 10:21

Paraditen e kësaj të diele, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet mjaft problematike, në të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Ndërprerjet e shpeshta dhe mungesa e energjisë kanë prekur zona të shumta urbane dhe rurale, duke shkaktuar vështirësi serioze për banorët dhe aktivitetet e përditshme.

Problemet më të theksuara raportohen në Zavalinë, në një pjesë të Mollagjeshit, si edhe në shumicën e fshatrave të Bashkisë Librazhd e Prrenjas .

Pa energji elektrike kanë mbetur zona si Qarrishta ,Xhyra,Hotolishti,Dardha dhe Prrenjasi, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në fshatin Bardhaj dhe rrethinat përreth Prrenjasit.

Banorët shprehen të shqetësuar, pasi mungesa e energjisë po ndikon drejtpërdrejt në ngrohje, furnizimin me ujë, komunikimin dhe ruajtjen e produkteve ushqimore, sidomos në kushtet e motit të përkeqësuar.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, për rikthimin e energjisë dhe garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm.

Nga operatori i shpërndarjes së energjisë, konfirmohet se po punohet parreshtur për normalizimin e situatës në të gjithë Qarkun e Elbasanit, por kushtet e vështira atmosferike po bëhen pengesë për ritmet e punës në terren.

The post Qarku Elbasan në errësirë, ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë Bashkitë appeared first on Albeu.com.

Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore

By: Ela
10 January 2026 at 21:10

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore. Në […]

The post Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore appeared first on BoldNews.al.

Reshje dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore

By: M C
10 January 2026 at 21:45

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur dhe breshër.

Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po sigurojnë lëvizjen e automjeteve pa probleme madhore.

Në aksin rrugor Gramsh–Moglicë është konstatuar prezencë gurësh në disa segmente, si pasojë e reshjeve, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të firmës kontraktuese, e cila ka kryer pastrimin e rrugës.

Sa i përket situatës hidrike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës nuk paraqesin problematika deri në këto momente. Ndërkohë, nga HEC Moglicë vijojnë shkarkimet në nivelin 390 m³/sekondë, paralelisht me prodhimin e energjisë elektrike.

Këto prurje nuk kanë shkaktuar probleme në Bashkinë Cërrik, përjashtuar daljen e lumit Devoll në disa pika, duke sjellë përmbytjen e disa sipërfaqeve toke bujqësore.

Në Bashkinë Belsh, konkretisht në fshatin Shelg të Njësisë Administrative Grekan, situata mbetet e pandryshuar. Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Devoll, vijojnë përmbytjet e tokave djerrë dhe atyre bujqësore, pa raportime për rrezik për banesat.

Ndërprerje të energjisë janë raportuar në Njësitë Administrative Klos dhe Mollas, si pasojë e rënies së disa shtyllave elektrike të dëmtuara nga prurjet e lumit Devoll.

The post Reshje dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën Elbasan–Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje

10 January 2026 at 13:29


Si pasojë e reshjeve të shumta dhe motit të keq, në rrugën Elbasan–Gjinar ka pasur rrëshqitje dherash, të cilat kanë sjellë bllokimin e qarkullimit.

Bllokimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të shtune, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit, raporton euronews.al.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

❌
❌