Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

Spanja paraqet programe modernizimi ushtarak për shqyrtim nga NATO

18 January 2026 at 16:00


Takimi dypalësh me NATO-n në Madrid, i njohur si 'Hapi 3', do të vërë në diskutim gjendjen e aftësive ushtarake të Spanjës.

Mbrojtja do t'u paraqesë përfaqësuesve të NATO-s në fund të janarit objektivin e aftësive të Shefit të Shtabit, rritjen e trupave dhe 79 programet që janë aktualisht në zhvillim e sipër.

Këto programe mbulojnë sistemet tokësore, detare, hapësinore, kibernetike dhe të informacionit.

Ato përfshijnë 31 Plane Speciale Modernizimi, duke filluar nga automjetet luftarake të gjurmueshme deri te përmirësimi i fregatave F-100, sistemeve të luftës elektronike dhe helikopterëve.

Plani Industrial dhe Teknologjik për Sigurinë dhe Mbrojtjen, i miratuar në prill 2024, ka mobilizuar 10,741 milionë euro shtesë këtë vit, një shumë që, sipas burimeve nga departamenti i drejtuar nga Margarita Robles, është ekzekutuar plotësisht.

Përplasja mbi përqindjen e GDP-së

Spanja u zotua në samitin e Hagës të ndajë 2% të GDP-së për mbrojtjen, në krahasim me 5% të rënë dakord nga aleatët e tjerë.

Qeveria e Pedro Sanchez pohon se me 2.1% të GDP-së mund të përmbushë kërkesat e dakorduara për kapacitete.

Megjithatë, NATO konsideron se nevojitet të paktën 3.5%.

Investimi synon gjithashtu të forcojë autonominë strategjike kombëtare dhe bazën industriale të mbrojtjes, me një pjesëmarrje të lartë të kompanive spanjolle në programe.

Planet përfshijnë transferimin e njohurive dhe uljen e varësive të huaja.

Prani ndërkombëtare e forcuar

Në nivel operacional, Spanja ka rreth 4,000 personel ushtarak dhe roje civile të vendosur në 15 vende gjatë vitit 2025, siç është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 23 dhjetor.

Megjithatë, për momentin nuk ka prani ushtarake spanjolle në Grenlandë.

Pjesëmarrja më e rëndësishme është përqendruar në krahun lindor të NATO-s, me trupa në Letoni, Sllovaki dhe Rumani.

Dega ekzekutive e përshkruan bilancin e vitit 2025 si shumë pozitiv dhe siguron se investimet ushtarake do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

By: dan iela
18 January 2026 at 14:43

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në në X ka mohuar lajmet apo fjalët që qarkullojnë rreth pjesëmarrjes së tij në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Amerikan Trump.
Sipas Ramës në Bordin e Paqes nuk janë të ftuara të gjitha shtetet e pjesë e OKB-së, nuk është paguar shumë 1 miliardë euro për pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe nuk do të sillen palestinezë në vend.
“Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë”, është shprehur Rama.

Postimi i plotë

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
🌪Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR
🌪Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO
❌GËNJESHTËR
🌪Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
❌GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”.

KEK: Blloku B2 ndalet për dy ditë – shkak kontrolli teknik

18 January 2026 at 15:48

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është ndalur blloku B2 për shkak të një kontrolli teknik, duke shtuar se ky kontroll do të zgjasë dy ditë.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ka filluar me ndërhyrjet dhe verfikimet.

“Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2,000 orë operim të pandërprerë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Tutje thuhet se kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë tek të cilët janë evidentuar rrjedhje.

“Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit. Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. tashmë kanë filluar ndërhyrjet dhe verifikimet e nevojshme në pajisjet kryesore të njësisë. Njëkohësisht, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë, tek të cilët janë evidentuar rrjedhje, duke rritur kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetit të operimit të mëtejmë të njësisë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Blloku B2 ndalet për dy ditë – shkak kontrolli teknik appeared first on Sinjali.

Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

18 January 2026 at 15:41

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në shëndetësi ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Raportohet se spitale në Britani po përdorin sisteme AI për të analizuar skanime të zemrës dhe për të identifikuar shenja të hershme të problemeve kardiake që shpesh kalojnë pa u vënë re nga mjekët, shkruan BBC.

Kjo teknologji mund të shkurtojë ndjeshëm kohën për diagnostikim, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efikas. Për pacientët me rrezik të lartë, AI mund të parashikojë probabilitetin për sëmundje serioze, duke lejuar ndërhyrje preventive dhe ndryshime në stilin e jetës.

BBC thekson se kjo qasje ka treguar rezultate premtuese në testime klinike, ku përdorimi i AI për zbulimin e sëmundjeve të zemrës ka rritur saktësinë e diagnozës deri në 90 %, krahasuar me metodologjitë tradicionale.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se AI nuk do të zëvendësojë mjekët, por do të jetë një mjet shtesë që ndihmon në marrjen e vendimeve më të informuara dhe shpejton trajtimin e pacientëve.

Kjo nismë tregon se teknologjia po ndryshon rrënjësisht kujdesin shëndetësor, duke sjellë përfitime reale për pacientët dhe duke u mundësuar spitaleve të menaxhojnë më mirë kapacitetet dhe kohën e stafit mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës appeared first on Sinjali.

Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim

18 January 2026 at 15:30

Al Pacino u fotografua në një restorant luksoz me ish-partneren e tij Noor Alfallah, 54 vite më e re, duke ringjallur zërat për një pajtim.

Çifti, që ka një djalë së bashku, Romanin, mbetet në marrëdhënie të mira dhe i përkushtuar në rritjen e tij, ndërsa asnjëri nuk ka komentuar zyrtarisht mbi statusin e lidhjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj

18 January 2026 at 15:20

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj, i cili është vëllau i dëshmorit Ahmet Baqaj.

Lamtumira e fundit e të ndjerit iu dha sot në varrezat e fshatit Dranoc të Deçanit.

Bajrami bashkë me babain Ismetin i kishin mbijetuar pritës së policisë serbe me 3 qershor 1998, ku kanë ra dëshmorë, Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj e Selmon Dukaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj appeared first on Sinjali.

NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët

18 January 2026 at 15:17

Tetë vendet anëtare të NATO-s, të cilat presidenti amerikan Donald Trump i ka kërcënuar me tarifa duke filluar nga 1 shkurti, kanë lëshuar të dielën një deklaratë të përbashkët si reagim ndaj vendimit.

Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballen me tarifa 10% për eksportet drejt SHBA-së nga muaji shkurt, të cilat do të rriten në 25% në qershor.

Megjithatë, në letër, vendet theksojnë se ato “qëndrojnë në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës”.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilave u qëndrojmë fort,” thuhet në deklaratë.

Të gjitha tetë vendet janë anëtare të NATO-s dhe nënvizojnë se janë “të përkushtuara për të forcuar sigurinë në Arktik si një interes i përbashkët transatlantik”.

Për këtë qëllim, ato theksuan se ushtrimi i fundit danez në Grenlandë, i quajtur “Arctic Endurance”, ishte një reflektim i këtij qëllimi dhe “nuk përbën kërcënim për askënd”.

Synimi i presidentit amerikan për të marrë kontrollin e Grenlandës ka shkaktuar tensione mes anëtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO. Shumica e këtyre shteteve janë evropiane, por deklaratës iu bashkua edhe Kanadaja, duke dalë në mbrojtje të sovranitetit të Danimarkës, të cilës i përket Grenlanda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO reagon për Grenlandën, anëtarët e saj lëshojnë deklaratë të përbashkët appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së

18 January 2026 at 15:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi del të jetë me 5.571 vota më pak gjatë këtij procesi.

Pas tij është Nait Hasani të cilit deri tani i janë hequr 3 mijë e 77 vota. Kujtim Gashi në anën tjetër është me 2.190 vota më pak.

Nga ndryshimet e bëra përgjatë rinumërimit, Uran Ismaili është kandidati nga radhët e kësaj partie që rezulton se është dëmtuar më shumë nga të gjithë. Atij tani i janë shtuar 675 vota. Pas tij, është Arian Tahiri i cili ka tani 587  vota më shumë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, atij që iu zbuluan vota të vjedhura gjatë procesit të rinumërimit, është kandidati për deputet, Arbër Rexhaj. Atij i janë hequr deri tani 613 vota.

Pas tij është Rea Krasniqi me –536 vota. Në këtë parti, është Hajrulla Çeku, atij të cilit i janë shtuar votat, 155 .

Në LDK, kandidatit Xhavit Uka deri tani i janë hequr 1,505 vota. Driton Selmanajt 1,009 , dhe 520 i janë hequr kandidatit, Anton Quni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i deritanishëm: Arrin mbi 5 mijë e 400 numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin e PDK-së appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik

18 January 2026 at 15:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka deklaruar se është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do të kërkojë edhe përmbushjen e disa kushteve.

Lidhur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e ardhshme, Ambasada amerikane ka nënvizuar gatishmërinë për forcimin e partneritetit dypalësh.

“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik. Arritja e kësaj, megjithatë, do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane për REL-in.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e SHBA-së: Shpresojmë të forcojmë partneritetin me Qeverinë e ardhshme, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon Ukrainën, dy persona humbin jetën  – dhjetra të lënduar

18 January 2026 at 15:09

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën pas një sulmi të gjerë me mbi 200 dronë nga Rusia në disa rajone të Ukrainës, përfshirë Kharkiv, Sumy, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Odesa.

Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike, duke sjellë ndërprerje masive të energjisë, edhe në Kiev, në mes të temperaturave ekstreme deri në -16°C.

Presidenti Zelensky urdhëroi përshpejtimin e importeve të energjisë dhe pajisjeve për të përballuar krizën.

Ndërkohë, bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Ukrainës vazhdojnë pa progres të dukshëm, ndërsa përshkallëzimi ushtarak vazhdon nga të dyja palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon Ukrainën, dy persona humbin jetën  – dhjetra të lënduar appeared first on Sinjali.

Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

18 January 2026 at 15:03

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, pas manipulimeve që janë kryer ndaj shumë kandidatëve, raporton Gazeta Sinjali.

Bajrami ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka thënë ajo.

Në këtë linjë, ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu befasi për mosreagimin e deritashëm të Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Haradinajt, edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën appeared first on Sinjali.

Spalleti s’i kursen kritikat ndaj Zhegrovës

18 January 2026 at 14:40

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Edon Zhegrovës, pas humbjes së papritur që “Zonja e Vjetër” pësoi të shtunën në udhëtim ndaj Cagliarit.

Juventusi u mposht 1:0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A, duke pësuar humbjen e parë në vitin 2026. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65-të, ndërsa menjëherë pas tij trajneri Spalletti reagoi me zëvendësime në repartin ofensiv.

Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 66-të, por nuk arriti të ndikojë në lojën e Juventusit, çka solli edhe kritika nga trajneri dhe nga media italiane.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Spalletti ka shprehur pakënaqësi për paraqitjen e Zhegrovës dhe të Francisco Conceiçaos, duke vlerësuar se ata nuk qëndruan në pozicionet ku mund të ishin më të rrezikshëm.

“Në pjesën e dytë aktivizuam të gjithë lojtarët ofensivë që kishim në dispozicion, por ndikimi nuk ishte ai që pritej. Conceiçao dhe Zhegrova u tërhoqën nga zonat vendimtare. Duhet të jemi më të saktë në role dhe pozicione për të krijuar më shumë rrezik”, ka deklaruar Spalletti, duke shtuar se skuadrës i mungoi vendosmëria për të shfrytëzuar momentet kyçe.

Ai theksoi se, pavarësisht humbjes, Juventusi e mbajti ritmin e lojës dhe kontrolloi kundërshtarin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Zhegrova ka zhvilluar deri më tani dhjetë ndeshje në Serie A dhe vazhdon të jetë në pritje të golit ose asistimit të parë, duke u aktivizuar kryesisht si zëvendësues.

“Tuttosport” e ka vlerësuar futbollistin e Kombëtares së Kosovës me notën 5, duke shkruar se ai është “lojtar që mund ta ndryshojë ritmin e ndeshjes, por që shpesh përfundon në një rol neutral, me paqartësi në lojë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalleti s’i kursen kritikat ndaj Zhegrovës appeared first on Sinjali.

SPAK arreston tetë persona për mashtrim kompjuterik, tre në kërkim

18 January 2026 at 15:02

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informoi sot mbi operacionin e zhvilluar dy ditë më parë në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave, nga ku telefonoheshin dhe mashtroheshin shtetas italianë, për investime në kriptomonedha të ndryshme.

SPAK bëri të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, si dhe janë ekzekutuar urdhërndalimet për dy të tjerë dhe janë shpallur në kërkim tre persona, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

“Në 9 janar regjistruam procedimin penal për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Procedimi u regjistrua në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ ‘Le Iene’, që transmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë këtij hulumtumi, SPAK bëri të ditur se është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha të ndryshme.

“Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese”, vijon njoftimi i SPAK.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”. SPAK thekson se nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.

“Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve”, thekson SPAK.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. “Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në bulevardin “Bajram Curri””, vijon më tej njoftimi për shtyp.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, harddisqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

“Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P., O.K.. Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në ecuri të veprimeve hetimore, SPAK njofton se në datën 17 janar janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas të tjerë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës “Ferrari”, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Prokuroria e Posaçme falënderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

/m.m/r.e/

The post SPAK arreston tetë persona për mashtrim kompjuterik, tre në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërcënimet e Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet nga Grenlanda

By: Elva
18 January 2026 at 14:50

Ushtria gjermane është larguar nga Grenlanda me nxitim disa orë pas kërcënimeve të Trump. Bild flet për largimin e papritur të ushtarëve gjermanë që mbërritën në Grenlandë vetëm 44 orë pas mbërritjes së tij në ishullin Arktik, duke publikuar foton përkatëse nga aeroporti. Berlini tha se 15 ushtarët do të qëndronin në Grenlandë më gjatë […]

The post Kërcënimet e Trump mbi vendosjen e tarifave, ushtria gjermane largohet nga Grenlanda appeared first on BoldNews.al.

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e BBV, i thashë do iki

By: Elva
18 January 2026 at 14:34

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon një krizë për shkak të pjesëmarrjes së artistit në Big Brother VIP Albania. E ftuar në emisionin “Fan Club”, Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit […]

The post Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e BBV, i thashë do iki appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Gaza! Foshnja 27-ditëshe humb jetën nga i ftohti ekstrem

By: Elva
18 January 2026 at 14:21

Një foshnjë vetëm 27 ditëshe ka ndërruar jetë në Gaza si pasojë e të ftohtit ekstrem, duke nxjerrë edhe një herë në pah gjendjen e rëndë humanitare në rajon. Sipas burimeve mjekësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, foshnja, e identifikuar si Aisha Ayesh al-Agha, u dërgua për ndihmë mjekësore në spital në qytetin Khan […]

The post E rëndë në Gaza! Foshnja 27-ditëshe humb jetën nga i ftohti ekstrem appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me një viktimë në kantierin e ndërtimit në Himarë, arrestohet shoferi i fadromës

By: Elva
18 January 2026 at 14:02

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Himarës, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një fadromë gjatë punës në një kantier ndërtimi. Për ngjarjen është arrestuar drejtuesi i mjetit të rëndë. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, ku gjatë një manovre të gabuar me eskavator, […]

The post Aksidenti me një viktimë në kantierin e ndërtimit në Himarë, arrestohet shoferi i fadromës appeared first on BoldNews.al.

Kush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave?/ SPAK jep detajet: Pronarët u paralajmëruan

By: Elva
18 January 2026 at 13:45

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në njoftim zyrtar për operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj. Call Center funksiononte në godinën Atti Tower, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga aty, mashtroheshin kryesisht qytetarë italianë, duke u bindur nga operatorët të […]

The post Kush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave?/ SPAK jep detajet: Pronarët u paralajmëruan appeared first on BoldNews.al.

E zuri poshtë porta e banesës, i mituri në Tiranë niset me urgjencë drejt spitalit

By: Elva
18 January 2026 at 13:21

Një 12-vjeçar është transportuar në spital pasi është plagosur aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 janarit, teksa i mituri po tentonte të mbyllte portën e jashtme të oborrit. Sipas informacionit paraprak, porta e hekurit ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi trupin e të miturit, […]

The post E zuri poshtë porta e banesës, i mituri në Tiranë niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on BoldNews.al.

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

18 January 2026 at 15:57

Nga Enver Robelli

1. Pezullimi i vizave të emigrimit: pse Serbia nuk është në listë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po?

Për shkak se në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit nga Serbia emigrojnë më pak njerëz në SHBA. Arsyeja e dytë: ata që emigrojnë, janë kryesisht njerëz të kualifikuar, për shembull inxhinierë të sektorit të IT-së. Rrjedhimisht, ata janë të kërkuar nga tregu amerikan i punës dhe nuk ekziston rreziku të përfundojnë si shfrytëzues të ndihmave sociale. Së fundi Donald Trump publikoi një listë sipas të cilës një përqindje e lartë e shtetasve që janë shpërngulur në SHBA nuk punojnë dhe janë të varur nga ndihmat sociale amerikane.

Në këtë listë shtetasit e Kosovës figuronin me 46 për qind. Shqipëria me 41 për qind. Mali i Zi me 37 për qind. Njohës të sistemeve sociale amerikane e kanë shpjeguar tashmë se nuk mund të thuhet në mënyrë paushalle se të gjithë këta njerëz që emigrojnë në SHBA janë keqpërdorues të ndihmave sociale. Bëhet fjalë për përkrahje nga shteti që vetë ligjet amerikane i parashohin. Përndryshe – nga të njëjtat benefite përfitojnë 39 për qind e familjeve amerikane, pra joemigrante.

Por Trump nuk interesohet për këto detaje. Prioritet i tij është: Amerika dhe shtetasit e saj. E ka thënë, po e zbaton. Por do të ishte tepër e thjeshtë të thuhej: Trump nuk ka të drejtë fare. Në shtetin amerikan të Minnesotas persona me prejardhje somaleze grabitën nga viti 2020 mbi 1 miliard dollarë – këtë e bënë duke mashtruar sistemet sociale. 86 mashtrues – 78 prej të cilëve janë me origjinë somaleze – janë akuzuar deri më tani në këtë çështje. 59 prej tyre janë dënuar me burg. Prokurori i çështjes, Joseph Thompson tha: “Gjatë karrierës sime jam specializuar në çështjet e mashtrimit, por përmasa e asaj që ka ndodhur këtu në Minnesota më lë pa frymë”.

2. Bordi i Paqes për Gazën dhe ftesat e Trumpit

Pikësëpari më bëri përshtypje gjuha e Donald Trumpit në letrën që u bë publike nga disa politikanë, të cilët u ftuan të bëhen pjesë e planit të presidentit amerikan për Gazën. Është një letër që Trump ua ka dërguar disa krerëve të shtetit anekënd globit, jo vetëm këtij të Tiranës. Të kthehemi te gjuha e Trumpit: Është një gjuhë e ndërtuar me superlativë e me ekzagjerime. Për shembull: thotë se ky është “bordi më mbresëlënës”, pastaj “bordi më me ndikim i krijuar ndonjëherë”, mandej “aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ekzistuar diçka e ngjashme”.

Pse është Shqipëria në këtë bord? Trump dëshiron të krijojë një koalicion shtetesh që do mbështesin planin e tij për Gazën. Nuk është sekret se kryeministri i Shqipërisë, i cili është në pushtet tashmë 13 vite, ka arritur të krijojë një profil në arenën e politikës botërore. Këtu një rol mund të ketë luajtur edhe njohja e tij – madje afërsia – me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner. Nga ky raport do të thosha më shumë tregtar se diplomatik natyrisht që përfiton personalisht edhe kryeministri i Shqipërisë. Me vetëm pak ironi mund të themi: ishulli i Sazanit e bën të rëndësishëm kryeministrin e Shqipërisë edhe në bregdetin e Gazës. Pyetja është: a përfiton Shqipëria? Mbetet për t’u parë. Së paku për disa orë pushtetarët në Tiranë mund të buçkariten dhe kësisoj të shpresojnë se njerëzit do të harrojnë serinë e aferave korruptive që tejkalojnë çdo imagjinatë.

3. Borde, nënborde dhe prapaskena

Agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg njoftoi se presidenti Donald Trump synon t’u kërkojë shteteve një miliard dollarë për një vend në Këshillin e Paqes të planifikuar prej tij. Kjo u demantua nga Shtëpia e Bardhë – ndonëse jo krejtësisht.

Nga shtete me buxhete modeste si puna e Shqipërisë, SHBA-të me siguri do të kërkojnë përkrahje në mënyra të tjera, jomonetare. Për shembull: mund të kërkohet dërgimi i ushtarëve shqiptarë në Gaza që do të shërbejnë në kuadër të forcës ndërkombëtare të sigurisë ose ndonjë kontribut tjetër më shumë teknik.

Duhet ditur një gjë. Bordi i Paqes për Gazën i ka disa nivele. Së pari: Bordi Ekzekutiv Themelues. Kryetar i këtij bordi është Donald Trumpi (e ka emëruar veten), anëtarë janë – dhëndri i tij Jared Kushner, pastaj ministri i Jashtëm amerikan Marco Rubio, dy këshilltarë të Trumpit, një biznesmen miliarder, shefi i Bankës Botërore – dhe Tony Blair, i cili prej shumë vitesh (sipas disa raporteve nga viti 2013) punon si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Vështirë të imagjinohet se Blair e bën këtë pa honorar. Blair nuk ka ndonjë kriter moral apo etik sa i përket klientëve të tij. Më 2015 ai u bë këshilltar edhe i Aleksandër Vuçiqit, atëherë kryeministër i vendit. Me atë rast firma konsulente e Blairit, “Tony Blair Associates” (TBA), njoftoi se ai do të ndihmojë në ngritjen e një pike qendrore kontakti, e cila do të këshillojë Vuçiçin për reformat. 10 vjet më vonë Serbia nuk është më e reformuar, por më autoritare se ç’ka qenë. Me apo pa këshilla të Tony Blairit, kjo është e parëndësishme. Nga ky bashkëpunim me leverdi kanë dalë Blair dhe Vuçiqi, Serbia jo.

Sa i përet planit të Trumpit për Gazën: Nën Bordin Ekzekutiv Themelues ekziston Bordi Ekzekutiv i Gazës. Aty përveç disa emrave që u përmendën më lart anëtarë janë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan dhe një ministre nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Bie në sy se në Bordin e Paqes të Trumpit nuk është asnjë palestinez. Një lloj drejtori – “Përfaqësues i Lartë” – që do koordinojë punët e Bordit të Paqes në terren do të jetë diplomati bullgar Nikollai Mlladenov, i cili ka një karrierë interesante. Ai rrjedh nga një familje e privilegjuar e nomenklaturës komuniste bullgare. Babai i tij ka qenë oficer i lartë i shërbimit sekret bullgar. Mlladenov në vitet 90-të, pas studimeve në Londër, ka punuar për Fondacionin Soros në Sofje. Mandej ka bërë një karrierë politike në Bullgari – si deputet i partisë konservatore dhe deputet në Parlamentin Europian, pastaj ka qenë emisar i OKB-së për Irakun dhe për konfliktin izraelito-palestinez.

4. Groenlanda

Grenlanda është pjesë e Danimarkës, e Danimarka anëtare e NATO-s. Rrjedhimisht, Grenlanda është territor i NATO-s. Në rast se ky territor sulmohet nga Kina apo Rusia, SHBA-të janë të obliguara ta mbrojnë. Që nga viti 1951 ekziston një marrëveshje mes SHBA-ve dhe Danimarkës sipas të cilës Washingtoni mund të hap sa të dojë baza ushtarake në Grenlandë. Në dekadat e fundit SHBA-të i kanë mbyllur gati të gjitha bazat në Grenlandë. Ka mbetur vetëm një. Dikur SHBA-të kishin 6000 ushtarë në Grenlandë, tani i kanë 150.

Edhe sa i përket pasurive nëntokësore të Grenlandës: SHBA-të kanë të drejtë të kërkojnë licenca përkatëse dhe i marrin pa problem nga Grenlanda dhe Danimarka.

Por kjo nuk i mjafton Trumpit. Ai dëshiron ta ketë pronë të veten Grenlandën. A do t’ia dalë? Nuk e dimë. Një gjë është e sigurt: europianët janë të alarmuar. Dhe në shumë kryeqytete – nga Londra deri në Berlin – Trump po shihet gjithnjë e më shumë si shantazhues dhe jo si partner. Europianët më lënë përshtypjen e disa peshqve që përpëliten në breg të detit. Me dekada të tëra i kanë injoruar rreziqet në fushën e sigurisë dhe kanë besuar në utopi si paqja e përjetshme. Këtu hyn edhe refuzimi shumëvjeçar i Danimarkës për t’u marrë me sfidat e sigurisë në Grenlandë.

Problemi nuk është i ri. Thënë thjeshtë: sa më shumë që shkrihet akulli si pasojë e ndryshimeve klimatike, aq më shumë rrugë detare hapen rreth Grenlandës. Kjo domethënë: Nëse hapet rruga e re përmes veriut, udhëtimi i anijeve nga Europa në Azi do të shkurtohej nga 22 ditë në vetëm 10 ditë, duke u bërë shumë më i shpejtë sesa kalimi nga Kanali i Suezit. Brenda një dekade numri i anijeve që kalojnë Oqeanin e Arktikut është rritur për 37 për qind. Nuk është befasi që Kina synon të jetë e pranishme në këtë rajon. Nuk duhet të befasohemi që SHBA-të kundërpërgjigjen. Sa për krahasim Grenlanda është 55 herë më e madhe se Kosova e Shqipëria së bashku. Kaq sa i përket dimensionit gjeografik, gjeostrategjik dhe gjeopolitik.

Trump ka edhe arsye të brendshme për të shkaktuar tollovi në politikën botërore. Popullariteti i tij në SHBA po shënon rënie drastike. U premetoi amerikanëve ulje të kostos së jetesës dhe kjo nuk ndodhi. Sa i përket idesë së Trumpit për marrjen e Grenlandës, mendoj se rezistenca nga politikanët amerikanë të të dy partive nuk do të mungojë. Nëse Trump vërtet synon të nxisë një luftë tregtare me BE-në dhe Britaninë e Madhe për shkak se këto kundërshtojnë planet e tij për Grenlandën, do të përballet me rezistencë edhe nga amerikanët e thjeshtë.

5. Paralelet historike të krizave

Para gati një shekulli bota gjendej përballë një krize të madhe ekonomike, ndërkohë që rriteshin valët e nacionalizimit dhe popullizmit. Atëbotë politikani dhe publicisti italian Antonio Gramsci shkroi se kriza konsiston pikërisht në faktin se e vjetra po vdes dhe e reja nuk mund të lindë; në këtë ndërmjetkohë shfaqet një shumëllojshmëri simptomash morbide.

Ne jemi duke përjetuar tani një kohë të ngjashme. Por nuk e dimë ende cili do të jetë rezultati final i simptomave morbide. Është e qartë se Trump nuk ka ndonjë respekt për OKB-në, dhe NATO-n shpesh e sheh vetëm si instrument për të disiplinuar partnerët europianë.

6. Kontradiktat e Trumpit

Donald Trump është babai i kontradiktave. Kështu funksionon metoda e tij politike. Në mëngjes kërcënon, në mbrëmje dërgon sinjale pajtimi. Të nesërmen pohon të kundërtën. Një lojë permanente nervash. Shikoni qasjen e tij ndaj Iranit: njëherë ju tha protestuesve, dilni në rrugë, merrni institucionet, pastaj iu falënderua sundimtarëve në Teheran sepse paskëshin ndalur ekezekutimet, pastaj u kërcënua prapë pasi e ofendoi kreu i diktaturës së mullahëve. Në këtë lojë nervash ai e ka sosur edhe durimin e konservatorëve britanikë. Shefja e tyre Kemi Badenoch tha: “Pajtohem me (kryeministrin) Keith Starmer”. Badenoch e pati fjalën për kërcënimin e Trumpit me tarifa të reja doganore nëse europianët nuk ia përhajrojnë Grenlandën. Europianët nuk janë për t’u xhelozuar këto ditë: nëse konfrontohen me Trumpin për shkak të Grenlandën, rrezikojnë që shefi i Shtëpisë së Bardhë të ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën. Kjo do të ishte një katastrofë për Europën dhe një dhuratë për Vlladimir Putinin.

7. E ardhmja e Iranit dhe Venezuelës

Me optimizëm mund të themi se ka filluar fundi i regjimit. Politologu amerikan Jack A. Goldstone përmend pesë kushtet specifike të nevojshme që një revolucion të jetë i suksesshëm: një krizë fiskale, elita të përçara, një koalicion opozitar i larmishëm, një narrativë bindëse e rezistencës dhe një mjedis ndërkombëtar i favorshëm. Këtë dimër, për herë të parë që nga viti 1979, Irani i plotëson pothuajse të pesë këto kushte. Profesori Reinhard Schulze nga Universiteti i Bernit në Zvicër dhe një nga eksperët më të njohur të botës arabe dhe Iranit tha të premten për gazetën “Tages Anzeiger”: “Në një çast agonia mbaron dhe regjimi shembet, ndoshta deri më 15 mars”.

Sa i përket Venezuelës: diktatori Nicolas Maduro u rrëmbye nga forcat amerikane dhe bota e tij u reduktua në një qeli burgu në New York. Por kush ka shpresuar se tani do nisë një proces demokratik në Venezuelë, duhet të përballet me faktin se në Karakas vazhdon të qëndrojë në pushtet diktatura socialiste, me të cilën Trump dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin. Liderja e opozitës Maria Corina Machado ngarendi në Shtëpinë e Bardhë, i dhuroi Trumpit edhe medaljen e Nobelit për Paqe, me të cilën u shpërblye nga Komiteti i Nobelit, por presidenti nuk ndërroi mendje. Nuk ka një plan kohor për zgjedhje në Venezuelë, tha zëdhënësja e Trumpit. Maria Corina Machado doli duarthatë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa ish-zëvendësen e Maduros dhe presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez Trump e quajti “një grua fantastike”.

PS. Javën që vjen Donald Trump do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit (WEF). Nga mesi i shkurtit mbahet Konferenca e Sigurisë në München, forumi më i rëndësishëm për çështje të sigurisë globale (Trump nuk ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij, por do vijnë politikanë të tjerë amerikanë). Temat për diskutim nuk do të mungojnë…

❌
❌