Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Vinicius Jr dhe Reali, këto janë zhvillimet e fundit

27 January 2026 at 15:52

Sipas gazetarit Mario Cortegana, ardhja e Alvaro Arbeloa-s në stolin e Real Madridit ka sjellë një ndryshim të dukshëm në ambientin e skuadrës, veçanërisht për Vinicius Junior.

Arbeloa ka treguar afrueshmëri dhe besim të madh ndaj brazilianit, duke u kërkuar bashkëlojtarëve që ta kërkojnë më shpesh topin, pasi e konsideron Viniciusin një nga lojtarët më të mirë në botë, përkrah Kylian Mbappe.

Cortegana thekson se Vinicius, pas largimit të Xabi Alonsos, ka rifituar qetësinë dhe ka rikthyer interesimin për rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Edhe drejtuesit e klubit dëshirojnë vazhdimin e bashkëpunimit me brazilianin, megjithatë mbeten diferenca të mëdha financiare mes palëve.

Oferta aktuale e Real Madridit sillet rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa kërkesa e Vinicius arrin në rreth 30 milionë euro, shumë që përfshin pagën, bonuset dhe një tarifë rinovimi, të cilën klubi nuk është i gatshëm ta pranojë.

Megjithëse qëndrimi i të dyja palëve është pozitiv, negociatat pritet të kërkojnë kohë. Megjithatë, fakti që Vinicius ndihet më rehat se më parë konsiderohet një sinjal pozitiv për Real Madridin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vinicius Jr dhe Reali, këto janë zhvillimet e fundit appeared first on Sinjali.

Drejt përfundimit dy fusha të reja sportive në Prrenjas

27 January 2026 at 14:34

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Prrenjas po shkon drejt përfundimit, duke sjellë një tjetër investim konkret në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.

Një nga fushat ndodhet në fazën finale të shtrimit të tapetit artificial, ndërsa mini-fusha pritet të nisë së shpejti me të njëjtin proces.

Ky projekt po realizohet falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Prrenjasit, në kuadër të strategjisë për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Fushat e reja do t’u shërbejnë të rinjve, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Drejt përfundimit dy fusha të reja sportive në Prrenjas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asllani ende pa skuadër, Ramadani gati rinovimin me Leccen

By: Fax Web
27 January 2026 at 15:06

Futbollistët e kombëtares shqiptare po kalojnë një moment jo të mirë, ku një pjesë e tyre nuk kanë minuta, edhe pse pas dy muajsh luhet ndeshja e play-off-it përballë Polonisë.

Një prej tyre është Kristjan Asllani, futbollist kyç për formacionin e Sylvinhos, i cili ende është pa ekip.

Zyrtarisht te Torino, por jashtë çdo plani të ekipit italian, ai ka refuzuar disa oferta, e fundit nga Turqia, ku bëhej fjalë për Besiktas.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, bisedimet kanë rinisur me Genoan, skuadër që më herët 23-vjeçari i tha “jo” për shkak të pagës.

Në një situatë ku mund të mbetet pa skuadër dhe pa minuta deri në fund të sezonit, Asllani ndoshta do të duhet të pranojë një zgjidhje të paktën 6-mujore.

Situata është krejt ndryshe për Ylber Ramadanin, i cili duket i lumtur te Lecce dhe ka vendosur të rinovojë kontratën.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e ekipit edhe për një vit.

Kujtojmë se, në ndeshjen e kësaj fundjave, përballë Lazios, Ramadani u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

MOMENTI I PËRPLASJES FATALE/ Aksidentohet furgoni me tifozë grekë, 7 viktima

By: Fax Web
27 January 2026 at 14:52

Shtatë persona humbën jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Rumani, ku përfshihej një furgon që transportonte dhjetë tifozë të PAOK-ut, sipas informacioneve të raportuara nga mediat rumune .

Mjeti ishte nisur nga Greqia për në Francë, ku pasagjerët e tij kishin ndërmend të ndiqnin ndeshjen e PAOK-ut kundër Lyon-it.

Sipas mediave rumune, furgoni u përplas me një kamion-cisternë, në rrethana që nuk janë sqaruar ende.

Në aksident humbën jetën gjithsej 7 persona, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Aksidenti ndodhi në autostradën DN6 – E70 në qarkun Timişoara në Rumaninë perëndimore, një nga akset kryesore rrugore në rajon.

Siç raportohet nga mediat lokale, në aksident u përfshinë gjithsej katër automjete: një kamion, një furgon dhe dy makina pasagjerësh.

MOMENTI I PËRPLASJES FATALE:

Lyon-Paok ishte programuar për tu luajtur të enjten, ora 21:00, ndërsa tani nuk dihet nëse UEFA do të vendosë anullimin e saj apo jo.

Mitaj, “peng” i sheikëve/ Mbrojtësi i kombëtares u la përsëri jashtë skuadrës në Arabi

27 January 2026 at 13:33

E pamundur të gjejë stabilitet.

Kënaqësia e pranisë në fushë zgjati vetëm një ndeshje për Mario Mitajn, pikërisht në humbjen që Al Itihad pasi ndaj Al Kadidijas në Ligën Profesioniste Saudite.

Që nga 22 janari kaluan vetëm 4 ditë, dhe trajenri Serzhio Konseisao e la sërish shqiptarin jashtë ekipit.

Kampionia e Arabisë Saudite fitoi 1-0 kundër rivalit Al Ahdud, dhe mbrojtësi I Shqipërisë nuk është se u kursye për shkak të lodhjes, sepse mund të ishte ulur në stol, por e ndoqi ndeshjen nga tribuna, ose nga shtëpia.

Kjo ishte hera e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit që Mitaj nuk ka qenë në terren, dhe vetëm në një rast ka qenë I pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa në ndeshjet e tjera ka qenë vendim I teknikut portugez.

Çfarë do të thotë kjo lënie sërish në tribunë?

Me shumë mundësi, shqiptari ka shanse të largohet nga Arabia Saudite nëse kjo situatë vazhdon, dhe përjashtimi nga ekipi është një sinjal për të.

Nga ana tjetër, trajneri justifikohet me faktin se ka shumë të huaj në dispozicion, por gjithsesi 8 të tjerët I aktivizon rregullisht, pra logjika të thotë se nuk ka besim tek Mitaj.

Futbollisti I kombëtares ka marrë vazhdimisht vlerësime të mira dhe fitoi vjet titullin kampion si dhe Kupën e Mbretit, ndonëse është kritikuar për disa gabime që kanë pasur pasoja.

Mourinho, “në dorën” e Real/ E ardhmja e “Special One” vendoset nga klubi madrilenë

27 January 2026 at 13:22

E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Jose Mourinho janë të lidhura me Real Madrid. Asnjë ekzagjerim, pasi karriera e teknikut portugez takohet sërish me “los blancos” në të mirë dhe në të keqe.

Pas largimit të Xabi Alonso, “Special One” është një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur sërish në pankinën e madrilenëve, pasi Alvaro Arbeloa është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Por deri tani pengesë është bërë kontrata me Benfikën dhe fundin e saj e ka sërish në dorë Real.

Kjo pasi skuadra “merengues” do të luajë kundër Benfikës sfidën e fundit në fazën e ligës në Champions dhe nëse fiton në Lisbonë, atëherë shkarkimi I Jose Mourinho nga klubi portugez është i sigurtë.

Meritë e ecurisë negative në këtë sezon, pasi me Mourinho gjigandët luzitanë janë jashtë garës për titullin kampion dhe së fundmi u mundën edhe në finalen e Kupës nga rivalët e përjetshëm të Porto.

Për këtë arsye, Real Madrid mund të vendosë vetë mbi të ardhmen e “Special One”, por në fillim duhet ta shkarkojë nga Benfika dhe më pas ta ulë në pankinën e tij.

Jose Mourinho drejtoi skuadrën madrilene nga viti 2010 deri në 2013, duke fituar një titull kampion në La Liga dhe një Kupë të Mbretit, por dështoi tre herë radhazi në gjysmëfinalet e Champions League. / abcnews.al /

Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime

By: D Marku
27 January 2026 at 13:16

Cristiano Ronaldo ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në mënyrën më të ngrohtë dhe romantike. Ylli i futbollit ka publikuar në Instagram një foto të bukur të çiftit, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime! ❤️”. Ky mesazh ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të fortë dhe momente të bukura familjare, ka ndarë shumë momente me fansat e tyre, përfshirë fotot me fëmijët e tyre. Ky urim për ditëlindjen e Georginës vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi ata pritet të bëhen edhe më të lidhur në vitin 2026, pasi është konfirmuar se do të martohen gjatë këtij viti.

Megjithatë, një pyetje e madhe që mbetet është se kur do të ndodhë kjo martesë. Deri tani, nuk ka një datë të caktuar për ngjarjen e madhe, por me siguri kjo është një prej momenteve më të pritura nga fansat e çiftit. Pasuria e dashurisë dhe e suksesit të Ronaldos dhe Georginës është një frymëzim për shumë të tjerë, dhe ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në botë.

The post Cristiano Ronaldo uron Georginën për ditëlindje: Gruaja e jetës sime appeared first on Albeu.com.

Kthesë e papritur për Botërorin e ardhshëm, presidenti i Spanjës konfirmon finalen

By: admin
27 January 2026 at 13:10

Botërori i ardhshëm i vitit 2030, që tani është kthyer në temë diskutimi. Kjo pasi do të pritet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja, ndërsa mbetet për t’u vendosur zyrtarisht se cili prej shteteve do të marrë ekskluzivitetin e ndeshjes finale.

Fillimisht u mendua se do të jetë Maroku, megjithatë së fundmi erdhi një kthesë e papritur. Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Rafael Luzan, u shpreh se do të jetë vendi i tij që do e presë ndeshjen më të rëndësishme.

“Botërori do të jetë në Spanjë dhe finalja do të luhet këtu” u shpreh presidenti Luzan për “AS”. Mbetet për t’u vendosur stadiumi, që me shumë gjasa do të jetë “Santiago Bernabeu” i Madridit.

The post Kthesë e papritur për Botërorin e ardhshëm, presidenti i Spanjës konfirmon finalen appeared first on Albeu.com.

Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani

By: A R
27 January 2026 at 14:11

Zgjerohet fronti që kërkon të braktisë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Çështja ka përfshirë politikën, ndërsa në anën tjetër është linja e fortë e Washington-it mbi emigrimin, që u mohon pjesërisht tifozëve hyrjen në SHBA.

Botërori nuk ka qenë kurrë më parë kaq në rrezik. Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e ndonjë ekipit të madh, problemi është politik. Gjithmonë e më shumë vende europiane po mendojnë ta bojkotojnë eventin e verës, pas zhvillimeve të fundit në raportet me SHBA-të.

Në krye të protestës është natyrisht Danimarka. Tentativat e Trump për të marrë Groenlandën (territor që i përket kurorës daneze) kanë irrituar opinionin publik. Në një sondazh të fundit të portalit “BT”, 90% e danezëve u shprehën pro bojkotit të Botërorit.

Çështja ka prekur edhe Suedinë, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzon të blejë mallra “Made in Usa”, si një përgjigje për qartësinë e munguar të pozicionit të Trump për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Diskutime të forta mbi Botërorin amerikan ka edhe në Gjermani. Zëvendëspresidenti i Federatës, Oke Göttlich, president i St.Pauli, klub i lagjes punëtore të Hamburgut, ka dalë hapur kundër. Ai gjithmonë ka qenë kundër modelit futboll-biznes.

Për “Hamburger Morgenpost”, Göttlich ka thënë se ka ardhur momenti për veprime konkrete të forta. Ky qëndrim është në linjë me kërkesat e tifozëve të St.Pauli, që së fundi i kanë bërë apel FIFA-s për të njohur Federatën e Futbollit të Groenlandës. Një gjest simbolik, që mund të përfaqësojë një “levë diplomatike” ndaj pretendimeve amerikane.

Iniciativa është mbështetur nga disa politikanë të Cdu, por është ndalur nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili kishte përkrahur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut.

Në mes janë edhe problemet që lidhen me faktorin e sigurisë. Sidomos pas imazheve të ditëve të fundit të Minneapolis, me 3 mijë agjentë të Ice të mobilizuar për operacionin anti-emigrim të kërkuar nga Trump. Nuk është ende e qartë se si qeveria amerikane do të administrojë fluksin e tifozëve nga shumë vende të botës që do të ndjekin Botërorin.

Muajt e fundit Washington-i ka pezulluar apo ndaluar vizat turistike për qytetarët e disa vendeve, mes tyre edhe të vendeve të kualiafikuara për në Botëror. Është rasti i Iranit. Po ashtu, nuk është e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet “Fifa pass” i propozuar nga Infantino për të lehtësuar hyrjen e tifozëve të çdo pasaporte.

Klima e rënduar ndërkombëtare, tensioni në rritje në SHBA dhe paqartësia në lidhje me vizat turistike rrezikojnë seriozisht të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që ka qenë gjithmonë baza e Botërorëve. Ideja e kojkotit nga java në javë po fiton kuota.

Arbitra shqiptarë në raundin e fundit të Europa League

27 January 2026 at 12:18

TIRANË, 27 janar /ATSH/ UEFA ia ka besuar pesë arbitrave shqiptarë një nga ndeshjet e raundit të fundit të Europa League.

Bëhet fjalë për përballjen mes Sturm Graz dhe Brann, e cila do të gjykohet nga arbitri shqiptar Juxhin Xhaja.

Xhaja është caktuar si arbitër kryesor i këtij takimi, ndërsa do të asistojë nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Gjyqtar i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj, duke kompletuar kështu një trupë plotësisht shqiptare në fushë.

Sa i përket teknologjisë VAR, arbitër kryesor në sallë do të jetë zvicerani Lukas Fähndrich, i ndihmuar nga arbitri shqiptar Kreshnik Bajramaj.

Ky emërim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në një fazë vendimtare të një kompeticioni prestigjioz si Europa League.

/gj.m/j.p/

The post Arbitra shqiptarë në raundin e fundit të Europa League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin/ Mbrojtësi shqiptar do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

27 January 2026 at 12:46

Do ta marrë malli për futbollin.

Ardian Ismajli është sërish fatkeq dhe mbrojtësi I kombëtares do të duhet të bëjë një tjetër ndalesë pak a shumë të gjatë.

Klubi I tij, Torino, njofton për rezultatin e vizitave mjekësore pas dëmtimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Komos në Serinë A, dhe lajmet nuk janë edhe aq të mira.

Ismajli do të qendrojë një muaj jashtë fushave të lojës, duke humbur disa ndeshje për ekipin “granata”.

Natyrisht, do t’i duhet edhe një periudhë e caktuar që të marrë formën.

Lëndimi ndodhi gjatë humbjes së rëndë 6-0 pësuar në fushën e Komos, kur në minutën e 20-të, ai u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësim.

Mediat italiane shkruajnë se futbollisti ka dëmtim muskulor në këmbë.

Theksohet që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur katër dëmtime, fillimisht në gusht, pastaj në shtator, në nëntor dhe tani në janar.

Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushëën e lojës apo të stërvitjes.

Shpresohet që këtë herë shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit në 26 mars.

Asllani “gjuan lart”/ Kërkesat financiare të mesfushorit pengojnë transferimin e tij

27 January 2026 at 12:39

Numërimi mbrapsht ka nisur deri në mbylljen e dritares në tregun e transferimeve të dimrit, por Kristjan Asllani vijon të jetë në kërkim të një skuadre të re.

Jashtë projektit të Torinos dhe pa të ardhmë te Inter që ka në pronësei kartonin, mesfushori kuqezi pretendon një zgjidhje përfundimtare, por sipas kushteve të tij financiare.

Ofertat nuk kanë munguar, madje kanë qenë të shumta siç kanë raportuar mediat italiane, por arsyeja e për refuzimin e tyre deri tani lidhet vetëm me kërkesat ekonomike të futbollistit.

Kristjan Asllani kërkon të ruajë përfitimet e tij aktuale, ndërsa sipas kontratës së huazimit, te Torinio ai fiton rreth 1.7 milion euro në sezon.

Kjo shifër nuk është plotësuar nga asnjë prej klubeve të tjerë që kanë shfaqur intreres për shërbimet e tij në merkaton e janarit.

Po ashtu, mesfushori që në mars do të festojë ditëlindjen e tij të 24 kërkon të qëndrojë në Serie A.

Një tjetër arsye kjo, që ka shtyrë pas interesimin e skuadrave si Girona, Paris FC apo së fundmi edhe Besiktas.

Por ofertat e Sassuolo, Cagliari, Parma apo Genoa nuk janë afruar me pretendimet financiare të Kristjan Asllanit.

Mediat italiane e kanë afruar edhe me Bologna, por deri tani nuk ka asgjë konkrete që mund të flasë për një transferim të mundshëm.

E sigurtë është se mesfushori duhet të gjejë një skuadër të re, madje shumë shpejt, për veten e tij dhe kombëtaren kuqezi, pasi Siulvinjo kërkon të ketë në formë të gjithë futbollistët për sfidën e play off të “Botërorit 2026” kundër Polonisë më 26 mars.  / abcnews.al /

Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani

By: admin
27 January 2026 at 13:01

Zgjerohet fronti që kërkon të braktisë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Çështja ka përfshirë politikën, ndërsa në anën tjetër është linja e fortë e Washington-it mbi emigrimin, që u mohon pjesërisht tifozëve hyrjen në SHBA.

Botërori nuk ka qenë kurrë më parë kaq në rrezik. Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e ndonjë ekipit të madh, problemi është politik. Gjithmonë e më shumë vende europiane po mendojnë ta bojkotojnë eventin e verës, pas zhvillimeve të fundit në raportet me SHBA-të.

Në krye të protestës është natyrisht Danimarka. Tentativat e Trump për të marrë Groenlandën (territor që i përket kurorës daneze) kanë irrituar opinionin publik. Në një sondazh të fundit të portalit “BT”, 90% e danezëve u shprehën pro bojkotit të Botërorit.

Çështja ka prekur edhe Suedinë, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzon të blejë mallra “Made in Usa”, si një përgjigje për qartësinë e munguar të pozicionit të Trump për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Diskutime të forta mbi Botërorin amerikan ka edhe në Gjermani. Zëvendëspresidenti i Federatës, Oke Göttlich, president i St.Pauli, klub i lagjes punëtore të Hamburgut, ka dalë hapur kundër. Ai gjithmonë ka qenë kundër modelit futboll-biznes.

Për “Hamburger Morgenpost”, Göttlich ka thënë se ka ardhur momenti për veprime konkrete të forta. Ky qëndrim është në linjë me kërkesat e tifozëve të St.Pauli, që së fundi i kanë bërë apel FIFA-s për të njohur Federatën e Futbollit të Groenlandës. Një gjest simbolik, që mund të përfaqësojë një “levë diplomatike” ndaj pretendimeve amerikane.

Iniciativa është mbështetur nga disa politikanë të Cdu, por është ndalur nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili kishte përkrahur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut.

Në mes janë edhe problemet që lidhen me faktorin e sigurisë. Sidomos pas imazheve të ditëve të fundit të Minneapolis, me 3 mijë agjentë të Ice të mobilizuar për operacionin anti-emigrim të kërkuar nga Trump. Nuk është ende e qartë se si qeveria amerikane do të administrojë fluksin e tifozëve nga shumë vende të botës që do të ndjekin Botërorin.

Muajt e fundit Washington-i ka pezulluar apo ndaluar vizat turistike për qytetarët e disa vendeve, mes tyre edhe të vendeve të kualiafikuara për në Botëror. Është rasti i Iranit. Po ashtu, nuk është e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet “Fifa pass” i propozuar nga Infantino për të lehtësuar hyrjen e tifozëve të çdo pasaporte.

Klima e rënduar ndërkombëtare, tensioni në rritje në SHBA dhe paqartësia në lidhje me vizat turistike rrezikojnë seriozisht të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që ka qenë gjithmonë baza e Botërorëve. Ideja e kojkotit nga java në javë po fiton kuota.

The post Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Drejt përfundimit Pallati i Sportit në Dibër, ambiente dinjitoze për sportistët

27 January 2026 at 11:05

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Pallati i sportit “Bashkim Lala” në qytetin e Peshkopisë po rikthehet në funksion të plotë, pas investimit të bashkisë Dibër për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se punimet për rilindjen e Pallatit të Sportit në Dibër janë drejt përfundimit.

Investimi, sipas kryeministrit, krijon një ambient dinjitoz për zhvillimin e aktiviteteve sportive, ku ndër të tjera, do të zhvillohen edhe ndeshjet e ekipit të volejbollit për femra “Korabi”.

Investimi kap vlerën e 7 milionë lekëve dhe punimet pritet të përfundojnë shumë shpejt duke vendosur ambientet e pallatit të sportit, në dispozicion të ekipeve të lojërave me dorë.


/m.m/j.p/

The post Drejt përfundimit Pallati i Sportit në Dibër, ambiente dinjitoze për sportistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘NFL’ njeh finalistët e sezonit 2025

27 January 2026 at 10:51

Nga Gazeta “Si” – Seattle Seahawks do të përballet me New England Patriots në “Super Bowl 60”.

Finalja e “NFC” ishte një duel spektakolar në Seattle, ku “quarterback-u” i Seahawks, Sam Darnold, dhe homologu i tij te Rams, Matt Stafford kryen secili 3 pasime për “touchdown”, përpara se vendasit të rezistonin deri në fund për fitoren 31-27.

Ndërkohë, mbrojtjet dominuan finalen e “AFC”, ku Patriots arritën një fitore minimale 10-7 ndaj Denver Broncos në një stuhie bore.

“Quarterback-u” Drake Maye, rivali kryesor i Stafford për çmimin “Lojtari më i Vlefshëm – MVP” i këtij sezoni, vrapimoi për “touchdown-in” e vetëm të New England, duke i siguruar ekipit pjesëmarrjen e 12-të në “Super Bowl” — rekord absolut — dhe të parën që nga viti 2019, kur Tom Brady e udhëhoqi drejt titullit të 6 kampion në NFL.

Finalja e këtij viti të NFL-së do të jetë një rikthim i “Super Bowl-it” të vitit 2015, kur Patriots mposhtën Seahawks 28-24, duke u mohuar atyre fitimin e 2 titujve radhazi.

Kjo është hera e 4 që Seattle arrin në Finalen e madhe të “NFL”, por titullin e vetëm e ka fituar në vitin 2014.

“Super Bowl 60” do të zhvillohet të dielën, më 8 Shkurt, në “Levi’s stadium” në Santa Clara të Kalifornisë.

The post ‘NFL’ njeh finalistët e sezonit 2025 appeared first on Gazeta Si.

Rikthehet i preferuari i Silvinjos, por klubi i tij mendon menjëherë largimin e lojtarit të Shqipërisë

By: V K
27 January 2026 at 10:34

Nedim Bajrami, është rikthyer në fushë këtë fundjavë për Rejnxhërs, duke luajtur sërish me ekipin skocez pas një dëmtimi që e detyroi të dilte shumë shpejt nga loja në një ndeshje ku ishte titullar.

Bajrami ishte marrë me dëmtim të një problemi muskulor në ndeshjen kundër Kilmarnok më 6 dhjetor, ku u detyrua të largohej nga loja pas vetëm rreth 21 minutash në fushë.

Edhe pse rikthimi i tij në fushë është një lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare, Rejnxhërs vazhdon të ketë në plan shitjen e mesfushorit gjatë merkatos, duke e konsideruar largimin e tij të mundshëm që në janar, për shkak të hapësirave të kufizuara dhe paraqitjeve të pakta këtë sezon.

Bajrami bën pjesë në listën e lojtarëve të cilët mund të lejohen të largohen së bashku me Nsiala, Matondo e Danilo, ku opsionet e mundshme që në janar, do të konsiderohen.

Në janar klubet kanë të drejtë të bëjnë ndryshime edhe në listën zyrtare të UEFA-s, por deri më tani Rejnxhërs nuk e ka përfshirë mesfushorin kuqezi dhe nëse ai vendos të qëndrojë, nuk është çudi që të përfshihet në këtë listë.

The post Rikthehet i preferuari i Silvinjos, por klubi i tij mendon menjëherë largimin e lojtarit të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

09:40 Me një të rënë të lapsit, shkrihet zyrtarisht KF Luftëtari! ‘Zhduken’ 100 vite histori në Gjirokastër

By: Klara
27 January 2026 at 09:40

Zyrtarisht Klubi i Futbollit Luftëtari në Gjirokastër nuk figuron më as me letra, duke u shkrirë. Pas afro pesë vitesh nga mungesa e aktivitetit dhe problemeve pas dënimit nga FIFA, historia 100-vjeçare e bluzinjve është mbyllur, por jo kujtimet dhe emocionet që tifozët bluzinj kanë përjetuar në qytetin e gurtë dhe jo vetëm.

Të krijuar fillimisht në vitin 1926 me emrin Shqiponja, gjirokastritët u konturuan më tej në vitin 1929 duke marrë pamjen e një klubi që në breza ka nxjerrë emra si Theodhori Kalluci, Sefedin Braho, Lefter Millo, Arjan Xhumba, Arjan Bellaj, Altin Haxhi, Astrit Boni dhe Gjergji Kalluci etj.

Në mbledhjen e fundit të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër (26 janar 2026), me 9 vota pro, 0 kundër dhe po aq abstenime, u votua përjashtimi zyrtar i KF Luftëtarit nga kjo Shoqatë.

“Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e SHRF Gjirokastër, me 9 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime, vendosi të përjashtojë Klubin e Futbollit Luftëtari SH.A nga anëtarësia për arsye të mbylljes së aktivitetit”, bëhet me dije në vendimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të SHRF Gjirokastër.

Prej vitit 2021, pas dënimit nga FIFA për shkak të borxheve ndaj ish-zyrtarëve, KF Luftëtari nuk mori pjesë në aktivitet. Bashkia e Gjirokastrës, si pronarja e klubit ‘shkriu’ ekipin me letra dhe krijoi një klub të ri që përfaqëson qytetin, Akademia e Futbollit Luftëtari (AF Luftëtari), që aktualisht merr pjesë në Kategorinë e Parë të futbollit në vend./K.M

22:28 Akord mes palëve, gati firma për Fermin Lopez

By: Monika
26 January 2026 at 22:28

Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2031.

Mesfushori spanjoll ishte pranë largimit gjatë verës së kaluar për arsye financiare. Lojtari refuzoi largimin dhe vendosi të qëndrojë në skuadër.

Gjatë këtij sezoni, ai ka pasur një rendiment të lartë me 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet.

Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e Barcelonës të propozojnë një kontratë të re afatgjatë. Marrëveshja e re zgjat dy vite më shumë se kontrata aktuale.

Aktualisht ekziston vetëm një dakordësi verbale. Firmosja zyrtare mund të ndodhë në ditët në vijim./mxh

22:17 En Nesyri lë Juventusin “thatë”, italianët i rikthehen objektivit të vjetër

By: Monika
26 January 2026 at 22:17

Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef En-Nesyri, siç konfirmoi Giorgio Chiellini para ndeshjes ndaj Napolit.

Pavarësisht kësaj, Fenerbahçe do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e bardhezinjve. Dy klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim me pagesë 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 19 milionë euro plus bonuse.

Sulmuesi maroken nuk është i bindur nga formula e transferimit dhe ka kërkesa më të larta financiare. Gjithashtu, ai preferon një rikthim te Sevilla.

Në këtë situatë, Juventus po vlerëson sërish pistën Jean-Philippe Mateta. Crystal Palace ka refuzuar ofertën e parë të bardhezinjve. Negociatat mbeten të hapura./mxh

MILANO 2026 – Flaka Olimpike mbërrin në Cortina d’Ampezzo para Lojërave Dimërore

26 January 2026 at 22:39

ANTHOLZ (Itali), 26 janar /ATSH-DPA/ – Një javë e gjysmë para fillimit të Lojërave Dimërore në Itali, flaka olimpike ka mbërritur në Cortina d’Ampezzo, një nga dy vendet zyrtare pritëse.

Flaka arriti në Cortina, një komunitet me 6 000 banorë në Alpet Italiane, saktësisht 70 vjet pas fillimit të Lojërave Dimërore të mëparshme atje në vitin 1956.

Këtë vit, radha i takon përsëri qytetit, së bashku me Milanon.

Flaka pritet të arrijë në Milano më 5 shkurt, një ditë para fillimit zyrtar të Lojërave Dimërore të këtij viti.

Flaka olimpike u nis që në nëntor nga vendi antik i Olimpisë në gadishullin Peloponez në Greqi. Ajo udhëtoi fillimisht përmes Greqisë dhe që nga dhjetori ka qenë në turne nëpër Itali.

Rreth 820 sportistë morën pjesë në Lojërat Dimërore të vitit 1956, të parat që u mbajtën në Itali.

Këtë herë do të jenë më shumë se 3 500 sportistë.

Lojërat do të zgjasin deri më 22 shkurt. Garat nuk do të zhvillohen vetëm në Milano dhe Cortina, por do të shpërndahen në disa vende në veri të vendit.

Ceremonia e mbylljes do të mbahet në Verona. /Ad.Ab./

The post MILANO 2026 – Flaka Olimpike mbërrin në Cortina d’Ampezzo para Lojërave Dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌