Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

22 December 2025 at 16:31

Nga Ardit Rada

Katër parti opozitare janë përpjekur të organizojnë protesta kundër Qeverisë, por pa arritur të bashkohen në një të vetme. Megjithatë, duket se Shehaj, Lapaj dhe Qori mbeten të bashkuar rreth Sali Berishës sa i përket akuzave.

Kryetari i PD dhe njerëz pranë tij kanë ngritur një stuhi në gotë me akuza të pandodhura në dosjen hetimorë të Belinda Ballukut, por që çuditërisht “partitë e reja” i kanë marrë të mirëqëna dhe kjo nuk është pak. Sepse në një aksion opozitar kërkohet së paku seriozitet, argumente dhe fakte që të justifikosh jo vetëm protestën, por edhe të mbash përgjegjësi për akuzat që ngre në publik.

Në rastin konkret, ‘partitë e reja’ e kanë harruar që Berisha është i papërgjegjshëm për ato që thotë në 35 vite; nga akuzat për Ilir Metën që më pas i gëlltiti si ai muhabeti “kjo është lagur, kjo s’është lagur” e deri tek baxhanaku që nuk njihte.

Akuza ndaj Belinda Ballukut është shembulli më i pastër i kësaj zhurme politike. Një stuhi në gotë, e ndërtuar mbi indicie imagjinare dhe e shitur si dosje penale. Në materialet zyrtare nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka akuza për pastrim parash, nuk ka apartamente, nuk ka jahte. Ka vetëm një debat procedural mbi pabarazi në tendera dhe pikë.

Narrativa me gjasë është ndërtuar nga Gazment Bardhi, i cili e ka kthyer Ballukun në çështje personale që prej Fierit, ku politikisht u zhvesh në pazar dhe doli me katër mandate më pak se kurrë. Që prej asaj dite, çdo akuzë ndaj saj është dukshëm një hakmarrje e paketuar si moral publik.

“300 apartamente” është kulmi i absurditetit. Një shifër që qarkullon vetëm në studio televizive dhe Facebook, por që nuk ekziston në asnjë dokument. Ashtu si “palloshi i gjatë”: një epitet që nuk figuron në asnjë përgjim të SPAK, por që është pompuar aq shumë sa është shndërruar në “fakt” në mendjen e opinionit publik.

Historia e fundit e jahteve është akoma edhe më groteske. Meqë u kap Ergys Agasi me një jaht 1 milion euro në emër të një 24-vjeçareje rumune, logjika opozitare funksionon me rregull treshi: Balluku, që është zv.kryeministre, duhet të ketë dy. Pse? Sepse “kështu i bie” llogaria për ata që besojnë ende se 7×7 bëjnë 42. Ky nuk është sulm politik, është gjuajtje me baltë në shpresë se diçka do ngjitet.

Kur 50 milionët e Bardhit për Llogaranë nuk i besoi askush, u kalua tek apartamentet. Sepse kjo shitet më mirë. Është populizëm ‘proletar’ i pastër: njerëzit nuk kanë shtëpi, Balluku paska 300. Por këtu vjen paradoksi që e bën gjithë këtë histori qesharake. Falë vetë Bardhit, dimë që Balluku jeton në një apartament në kat të dytë, në një pallat ku jeton gjysma e politikës shqiptare, përfshirë edhe demokratë me moral të lartë.

Tani, një grua që paska 300 apartamente, pse do jetonte në kat të dytë duke parë komshinjtë përballë? Të paktën do të kishte një vilë, apo një kat të fundit pallati, siç e kanë zakon politikanët që bëjnë moral për varfërinë.

Akuza për dy jahte në pronësi të një gruaje me dy fëmijë e çon fabulën në nivel satirik. Askush nuk shpjegon pse i duhen, për çfarë i përdor, apo nga vjen kjo akuzë. Ndërkohë që Agasi dhe Beqiri kanë jahte për “punë” dhe për “qejf”, madje flitet se kanë edhe avionë privatë.

Me këtë logjikë, lajmi i radhës mund të jetë se Balluku ka tre avionë privatë dhe një koleksion verërash 6 milionë euro. Nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë. Mjafton që imagjinatën ta shumëzosh me dy dhe ky është sot problem real; Serioziteti i munguar i atyre që paraqiten si alternativë qeverisëse.

Before yesterdayMain stream

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

7 December 2025 at 11:57

Nga Ardit Rada

Partia Demokratikë është përfshirë në një dinamikë të re, por të njohur. Vetëm se këtë radhë ‘lufta’ e foltoreve ka tjetër drejtim. Figura të njohura në PD që kanë dalë hapur në krah të Ervin Salianjit po e konfirmojnë dita-ditës së e gjithë lëvizja e tyre, nga kafenetë në sallat ploy, nuk ka të bëjë me synimin për t’i zënë vendin Sali Berishës, as për të krijuar një alternativë ndaj tij. Përkundrazi, lëvizjet e Salianjit ndjekin një logjikë që bën sens për situatën ku ndodhet PD-ja e sotme: Përforcimin e pozicionit të tij në raport me Gazment Bardhin.

Salianji është një nga figurat më të ekspozuara të PD-së në dekadën e fundit. Ka kaluar përmes një procesi të vështirë gjyqësor, është përballuar me burgun dhe është rikthyer në jetën politike duke mbajtur peshën e një narrative personale që e dallon nga shumë të tjerë brenda partisë. Pavarësisht sfidave, ai ka vijuar të ruajë një profil aktiv në debatet politike dhe në komunikimin publik.

Ndërkohë, Gazment Bardhi, pavarësisht rezultati turpëruese në Fier më 11 Maj, vazhdon të mbajë funksione të rëndësishme në PD. Njeriu që nuk arriti të fusë dot në Parlament as listën e mbyllur, mbetet Kryetar i Grupit Parlamentar dhe pjesë e vendimmarrjes së strukturave të partisë. Ky kontrast mes rezultatit elektoral dhe pozicionit institucional krijon natyrshëm pakënaqësi dhe rivalitet brenda PD-së, sidomos nga Salianji që një ditë më parë deklaroi se avancimi në karrierë brenda selisë blu duhet të reflektojë vlerësimin e votuesve.

Pikërisht këtu lind tensioni mes Salianjit dhe Bardhit. Nëse selia blu pretendon të zbatojë një standard ku vota është treguesi kryesor i legjitimitetit dhe avancimit, atëherë Salianji e sheh veten në një avantazh moral dhe politik në raport me Bardhin. Rrjedhimisht, angazhimi i tij në një ‘Foltore’ me demokratët është një apel ndaj Berishës për të ristrukturuar ekuilibrat e brendshëm dhe hierarkinë në PD.

Deklaratat e Ilir Alimehmetit se takimet e tij dhe të Salianjit nuk synojnë të sfidojnë autoritetin e Berishës, janë një provë e qartë se ‘Foltorja’ nuk ka të bëjë me njëshin, por me ata që e rrethojnë. Po kështu, deklarimet e Edmond Spahos, i cili ka përmendur se Salianji ka qenë pranë marrjes së postit të Kryetarit të Grupit Parlamentar, tregojnë se ambicia e tij për atë pozicion ka qenë reale. Fakti që kjo mundësi nuk u materializua, e la të hapur një çështje të brendshme që sot duket se po rikthehet në skenë.

Në këtë kuptim, ‘Foltorja’ nuk shfaqet si një mjet për të sfiduar udhëheqësin historik të PD-së, por si një platformë për të forcuar pozicionin personal të Salianjit. Dhe në fakt këtë po e tregon duke mbledhur më shumë njerëz seç ka marrë vota Gazment Bardhi në Fier. Përballë figurave të tilla diskretituese për demokratët, Salianji synon të ripozicionojë veten si një figurë që ka kontribut, ka histori dhe së fundmi kërkon të ketë edhe hapësirë në strukturat drejtuese të PD-së.

Thirrja e tij mbi nevojën për standarde të bazuara në vota dhe performancë elektorale është një mesazh i drejtpërdrejtë që prek Bardhin më shumë se çdo figurë tjetër. Ndaj sot Partia Demokratike nuk po përjeton një betejë për kryetar. Po përjeton një betejë për hierarki. Dhe në këtë hierarki, roli i Gazment Bardhit është më i kontestuari sot. Si për dështimet në politikë, ashtu dhe për misterin që mbart, sesi u gjend kërmilli në majë të malit.

The post Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës first appeared on JavaNews.al.

Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

27 November 2025 at 19:53

Në shumë prej demokracive perëndimore, zyrtarë të nivelit më të lartë janë përballur me akuza penale apo hetime të hapura, por pa u arrestuar apo pezulluar menjëherë nga detyra. Kjo praktikë duket se është pjesë e kulturës juridike që respekton parimin e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë. Këta zyrtarë, të ekspozuar ndaj akuzave, kanë vijuar detyrën deri në momentin kur proceset ligjore kanë dhënë një përgjigje përfundimtare.

Ndërkohë, në Shqipëri po krijohet një precedent krejt tjetër: arrestime, masa shtrënguese dhe izolime të funksionarëve të zgjedhur apo ish-zyrtarëve para se hetimet të përfundojnë, duke prodhuar një kontrast të fortë mes praktikave ndërkombëtare dhe realitetit vendas. Raste si ata të ish-kryebashkiakëve apo ish-ministrave që ndodhen pas hekurave, ndonëse hetimet ndaj tyre janë ende në zhvillim, duhet të kishin hapur një debat të gjerë qoftë edhe parlamentar, për rishikimin e ligjeve të drejtësisë së reformuar. Sepse sot kuptojmë se nuk është marrë parasysh proporcionaliteti mes masave dhe ndikimit të tyre tek funksionimi i institucioneve.

Ky diskutim duhej intensifikuar edhe me shumë në rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën në opinionin publik po shtrohet çështja se pezullimi nga detyra, për sa kohë hetimet nuk kanë përfunduar, do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Pezullimi i një zyrtari të rangut të lartë para se të ketë një vendimmarrje nga gjykata nënkupton privim të funksioneve ekzekutive, përfshirë të drejtën e firmës. Kjo ngre pyetjen: në kushtet kur në Ministrinë e Infrastrukturës ka zv.ministra, po vendimet e Këshillit të Ministrave kush do t’i firmosë në mungesë të Kryeministrit? Sepse Zv/Kryeministrja është e pezulluar…

Pezullimi i Ballukut bëhet edhe më i diskutueshëm kur merret parasysh rasti i lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Për ata që nuk e mbajnë mend, Berisha u lirua nën arsyetimin se “punon” si lider i opozitës dhe i duhej kësaj të fundit për fushatën e 2025-ës. Pra vendimmarrja gjyqësore u ndikua drejtpërdrejt nga nevojat politike të një partie. Ndërsa fakti që ministrja Balluku ka si detyrë t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, çuditërisht nuk është marrë në konsideratë.

Më poshtë janë disa nga rastet më të njohura në vendet perëndimore, ku zyrtarë të nivelit të lartë kanë qenë nën hetim me akuza të komunikuara publikisht, por kanë vazhduar detyrën deri në përfundimin e proceseve:

Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

27 November 2025 at 19:32

Nga Ardit Rada

Në shumë prej demokracive perëndimore, zyrtarë të nivelit më të lartë janë përballur me akuza penale apo hetime të hapura, por pa u arrestuar apo pezulluar menjëherë nga detyra. Kjo praktikë duket se është pjesë e kulturës juridike që respekton parimin e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë. Këta zyrtarë, të ekspozuar ndaj akuzave, kanë vijuar detyrën deri në momentin kur proceset ligjore kanë dhënë një përgjigje përfundimtare.

Ndërkohë, në Shqipëri po krijohet një precedent krejt tjetër: arrestime, masa shtrënguese dhe izolime të funksionarëve të zgjedhur apo ish-zyrtarëve para se hetimet të përfundojnë, duke prodhuar një kontrast të fortë mes praktikave ndërkombëtare dhe realitetit vendas. Raste si ata të ish-kryebashkiakëve apo ish-ministrave që ndodhen pas hekurave, ndonëse hetimet ndaj tyre janë ende në zhvillim, duhet të kishin hapur një debat të gjerë qoftë edhe parlamentar, për rishikimin e ligjeve të drejtësisë së reformuar. Sepse sot kuptojmë se nuk është marrë parasysh proporcionaliteti mes masave dhe ndikimit të tyre tek funksionimi i institucioneve.

Ky diskutim duhej intensifikuar edhe me shumë në rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën në opinionin publik po shtrohet çështja se pezullimi nga detyra, për sa kohë hetimet nuk kanë përfunduar, do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Pezullimi i një zyrtari të rangut të lartë para se të ketë një vendimmarrje nga gjykata nënkupton privim të funksioneve ekzekutive, përfshirë të drejtën e firmës. Kjo ngre pyetjen: në kushtet kur në Ministrinë e Infrastrukturës ka zv.ministra, po vendimet e Këshillit të Ministrave kush do t’i firmosë në mungesë të Kryeministrit? Sepse Zv/Kryeministrja është e pezulluar…

Pezullimi i Ballukut bëhet edhe më i diskutueshëm kur merret parasysh rasti i lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Për ata që nuk e mbajnë mend, Berisha u lirua nën arsyetimin se “punon” si lider i opozitës dhe i duhej kësaj të fundit për fushatën e 2025-ës. Pra vendimmarrja gjyqësore u ndikua drejtpërdrejt nga nevojat politike të një partie. Ndërsa fakti që ministrja Balluku ka si detyrë t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, çuditërisht nuk është marrë në konsideratë.

Më poshtë janë disa nga rastet më të njohura në vendet perëndimore, ku zyrtarë të nivelit të lartë kanë qenë nën hetim me akuza të komunikuara publikisht, por kanë vazhduar detyrën deri në përfundimin e proceseve:

• Eric Adams, Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut (SHBA)
Akuza të raportuara: Dyshime për konspiracion në financim elektoral dhe ryshfet.
Adams vijoi detyrën pavarësisht hetimeve të gjera federale.

• Silvio Berlusconi, ish-Kryeministër i Italisë
Akuza: Korrupsion, mashtrim fiskal, shpërdorim detyre.
Për pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore, Berlusconi ka vazhduar normalisht aktivitetin si Kryeministër.

• Éric Dupond-Moretti, Ministër i Drejtësisë në Francë
Akuza: Abuzim me detyrën dhe ndërhyrje të mundshme në procedime penale.
Ai nuk u pezullua nga detyra, duke vijuar funksionin deri në përfundimin e gjykimit.

• José Blanco, Ministër i Punëve Publike në Spanjë
Akuza: Favore ndaj kompanive të ndërtimit dhe korrupsion.
Në Spanjë, si rregull, vetëm një dënim i formës së prerë çon në largim nga detyra; procesi ndaj tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë për mungesë provash.

• Vassilis Papageorgopoulos, Kryebashkiak i Selanikut
Akuza: Shpërdorim i fondeve publike.
Ka vijuar detyrën deri në momentin kur drejtësia mori një vendim.

Shembujt e mësipërm tregojnë se demokracitë perëndimore ndjekin një standard të qartë: zyrtarët nuk largohen automatikisht nga detyra për shkak të hetimeve, por vetëm nëse gjykata vendos dënim të formës së prerë. Në Shqipëri, zhvillimet e fundit shkaktojnë shqetësim se po krijohet një traditë e re, ku masat e sigurisë paraprake mund të shndërrohen në mjet për paralizim institucional, anashkalim të prezumimit të pafajësisë dhe krijim krizash politike të panevojshme. Në këtë kontekst, rasti i zv.kryeministres Balluku, si dhe mënyra se si po trajtohen figura të tjera politike, përbëjnë më shumë sesa çështje juridike: Janë së paku tregues të një debati të munguar për drejtësinë, balancën e pushteteve dhe funksionimin e shtetit.

The post Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po! first appeared on JavaNews.al.

Tuneli i Llogarasë dhe hija e Ankarasë: me dritë nga Erdogan, me terr nga opozita

6 November 2025 at 22:56

Nga Ardit Rada

Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer një gjyq publik. Dhe zakonisht, ky gjyq bëhet shumë përpara se të flasë drejtësia. E njëjta histori po përsëritet tani me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është vënë në qendër të një fushate politike që po e trajton hetimin si dënim. Opozita shqiptare u përfshi me shpejtësi në këtë valë akuzash, pa pritur e pa parë asnjë dokument zyrtar. Të gjitha deklaratat politike të ditëve të fundit janë ndërtuar mbi pasazhe të pjesshme të dosjes hetimore, që përmbajnë komunikime telefonike mes Ballukut dhe vartësve të saj. Por kushdo që i lexon me kujdes, e kupton se këto nuk janë prova korrupsioni. Nuk flitet për para, nuk ka biseda për favore, nuk përmenden dhurata apo ndere. Janë thjesht komunikime të një ministre, që kërkon rezultate dhe u kërkon llogari njerëzve të vet. Dhe këto mesazhe tregojnë më shumë për mënyrën sesi funksionon një drejtues me ambicie, sesa ndonjë situatë korrupsioni.

Në një administratë shpesh të ngadaltë, Balluku ka qenë ndër të paktët që njihet për insistimin për ta çuar çdo projekt deri në fund dhe ndoshta kjo ka ngjallur xhelozinë brenda dhe jashtë opozitës, që kryesisht si armë përdor pjesë të shkëputura të dosjeve hetimore. Duhet theksuar se në qendër të gjithë kësaj historie është tuneli i Llogarasë, një vepër që ka ndryshuar ndjeshëm infrastrukturën e vendit dhe turizmin në jug. Opozita e Sali Berishës kërkon ta paraqesë si një aferë të dyshimtë, por faktet flasin ndryshe. Nëse procedurat e tenderimit do të kishin qenë të paligjshme, logjika më e thjeshtë ekonomike thotë se kompanitë e skualifikuara do të ishin ankuar. Do të kishim parë ankesa në media, në Komisionin e Prokurimit Publik apo në gjykata. Por kjo nuk ka ndodhur. Nuk pati asnjë ankesë zyrtare, as ndonjë reagim publik nga kompanitë pjesëmarrëse.

Tuneli u ndërtua nga kompania turke A S L İNŞAAT, e cila drejtohet nga biznesmeni Abdulkadir Kart, një emër i njohur në Turqi dhe ndër më të afërtit me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Sipas dosjes hetimore, vetë Kart është përmendur si një investitor i rekomanduar personalisht nga Erdogan në vendet mike të Turqisë – dhe Shqipëria, pa dyshim, është një prej tyre. Në këtë kontekst, nuk është e çuditshme nëse nga pala turke ka pasur nxitje që projekti të përfundohej në afat, madje me insistim diplomatik. Mund të ketë pasur “nxitim” në procedura, por kjo nuk përbën korrupsion. Është pjesë e marrëdhënieve të ngushta mes dy qeverive, e ngjashme me mënyrën se si veprojnë shumë shtete kur kanë kompani të veta në tregjet partnere. Në fund të ditës, ajo që del nga dosja e SPAK deri më tani është një tablo e përpjekjeve për t’u përballur me ngërçet e administratës dhe për të përfunduar një vepër të madhe infrastrukturore. Nuk ka asnjë element që të tregojë pasurim të paligjshëm, favorizim apo ndikim përfitues në tender.

Nëse duam të flasim për korrupsion të mirëfilltë me asfaltet, kujtojmë vetëm një rast në historinë e afërt: Rruga e Kombit, ndërtuar gjatë qeverisjes së Sali Berishës, që sipas auditimeve shkaktoi një dëm publik prej 230 milionë eurosh. Aty pati dokumente, fatura të fryra, kompani fantazmë dhe një dëm real financiar për shtetin shqiptar. Pikërisht kjo ështe faturë e mirëfilltë korrupsioni.

Në rastin e Belinda Ballukut, nuk kemi asnjë nga këto elemente. Kemi vetëm një hetim që po ecën dhe një valë politike që kërkon ta dënojë para kohe.

Është e shëndetshme që SPAK të hetojë këdo, pa përjashtim. Por po aq e rëndësishme është që hetimi të mos shndërrohet në armë politike. Sepse dënimi moral përpara se të ketë prova, është po aq i rrezikshëm sa mungesa e drejtësisë vetë. Dhe në fakt duket se SPAK e ka kthyer në ‘sport’ këtë punën e publikimit të dosjeve hetimore, pikërisht për ta ushqyer politikën e ditës.

 

Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më

1 November 2025 at 22:50

Nga Ardit Rada

Nuk më pëlqen të shkruaj elegji për politikanët që ikin, aq më tepër kur nuk kam lidhje personale e sentimentale me ta. Shumë prej tyre janë rritur nga mediat dhe po aq janë rrëzuar nga to. Por në ditën e homazheve për Fatos Nanon, ndjej se është e pamundur të qëndrosh indiferent. Jo sepse Nano ishte i përsosur. Askush që ka udhëhequr një vend në kaos nuk mund të jetë! Por sepse ishte i fundit që e kuptoi se politika është garë, jo pronë. Dhe kjo, si askush tjetër në politikanët, që erdhën pas tij.

Kujtimet më lidhin me të si ish-nxënës i shkollës “Hoxha Tahsin”, ku banesa e familjes Nano ishte vetëm 20 metra larg dritares së klasës time. Në periudhën kur ndodhej në qeli, isha dëshmitar prindërve dhe gruas së tij që hynin e dilnin plot ankth, por edhe i gëzimit kur doli nga burgu i Sali Berishës. Madje aq njerëz u mblodhën atë ditë saqë makinat përdorën oborrin e shkollës, ku spikaste ajo e Viktorit që numëronte armët në bagazhin e hapur. Për ta mbrojtur Nanon nga Berisha e nga bandat e tij.

Por jo vetëm kaq. Me të më lidh edhe një kujtim në vitet e gjimnazit kur studioja tek “Asim Vokshi”. Mund të ketë qenë 5 Maji i 2002-shit, vite kur PS me porosi të Nanos dhe me detyrim statuor respektonin ende LANÇ, veteranët dhe dëshmorët e antifashizmit. Si ditë me orar të reduktuar na dërgonin për homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 5 Majin, dhe nisja bëhej me autobusë urbanë nga ata që qëndron në këmbë, nga stadiumi “Qemal Stafa”, fiks para hyrjes qendrore. Në autobusin tonë të mbushur me nxënës dhe qytetarë të rastësishëm hipte Fatos Nano, Musa Ulqini dhe Halil Lalaj. Këta të fundit, zyrtarë të lartë të PS-së në atë kohë. Unë, pa e vënë re praninë e tij, thashë me zë të lartë se: “Paska dhe gra të pavarura socialiste.” Dikush m’u kthye duke kafshuar buzën se pas ke dikë. Ishte Fatos Nano që më pa në sy kur ktheva kokën, buzëqeshi dhe tha me qetësi: “Shumë mirë e the, të pavarura dhe socialiste”, dhe nisi të qeshë me të madhe me Ulqinin e Lalajn teksa mbaheshin tek tubi i autobusit. Ishte një çast i vogël, por që sot, në retrospektivë, më duket shumë domethënës.  Ishte një qeshje që vinte nga një njeri që e kuptonte ironinë, por nuk e trembte ajo. Nga një kryeministër që hipte në autobus pa qenë periudhë fushate.

Fatos Nano ishte kryetari i PS që në tribuna kishte oratorë Kadri Roshin e Violeta Manushin. Jo artistët banalë të sotëm që ku i gdhin dita nuk i ngrys nata dhe marrin miliona për mitingje. Ai nuk e kërkonte adhurimin e verbër, por pranonte shpotinë si shenjë lirie. Ishte një filozofi e të menduarit ndryshe, që më pas u kthye në thelbin e “rrugës së tretë” që përqafoi Partia Socialiste e Edi Ramës kur njohu Barack Obamën dhe Tony Blair.

Fatos Nano nuk ishte thjesht kryeministri i disa qeverive. Sepse për ata që s’e mbajnë mend, në 8 vite e ndau zyrën e Kryeministrisë disa herë me Ilir Metën e Pandeli Majkon. Kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë apo më pas. As kur kryeministrat pasardhës qaheshin edhe publikisht se ishin të lodhur, por po rrinin pa gjumë për të mirën e popullit. Këtë model as e pamë dhe me gjasë s’do ta shohime për disa vite.

Nano ishte i pari që foli për demokraci në një vend ku shumë besonin se demokracia ishte e kundërta e socializmit. Ai sqaroi me shembullin e tij se ka socialistë kapitalistë sikundër na faktoi me pasardhësin e tij se ka edhe demokratë diktarorë. Në këtë kuptim, Nano ishte më shumë se një politikan: ishte një tranzicion më vete. Nga e kaluara monolitike drejt një të majte që fliste për treg, për pluralizëm, për të drejta individuale. Ai i ndryshoi faqen Shqipërisë së viteve ’97-’98, kur vendi ishte rrëzuar në humnerën e “piramidave” dhe dhunës civile. Ishte Nano që riktheu gjakftohtësinë, që solli stabilitet institucional, që e ktheu PS-në në një parti qeverisëse evropiane.

Dua të jem i sinqertë. Edhe unë kam qenë ndër ata që i dilnim përpara me protesta, me pankarta dhe kërkesa që sot më duken naive. “Pse ishte në Greqi kur vdiqën disa minatorë në Selenicë?” apo “Pse buxheti i arsimit ishte 4% e jo 4.5%?”. Këto argumente ishin kulmi i akuzave ndaj kryeministrit Fatos Nano. Ne kërkonim llogari, dhe kjo ishte e drejtë. Por, 20 vite më vonë, ndjej keqardhje sepse më pas erdhi një periudhë ku “llogaria” nuk bëhej më me shifra, por me jetë njerëzish.

Erdhi Gerdeci, ku shpërthimi vrau 26 vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Erdhi 21 Janari, ku u vranë katër qytetarë të paarmatosur para dritareve të qeverisë. Erdhi një epokë ku vjedhja u bë doktrinë që e mbronte ligji e s’na bënte më përshtypje. Dhe në atë pikë, të gjithë ne që kishim protestuar kundër Nanos për salltanete, mbetëm pa zë. Sepse e kuptuam vonë se sa e hollë është vija që ndan lirinë nga anarshia dhe demokracinë nga autokracia.
Nano nuk e kishte frikë humbjen dhe kjo është cilësi e rrallë mes politikanëve shqiptarë. Ai ishte i fundit që e kuptoi se udhëheqja nuk është zotërim, por përgjegjësi që duhet ndarë.

Në kontrast me atë që ndodhi më pas, ku partitë u kthyen në prona personale, me liderë që s’e imagjinojnë dot një garë të vërtetë, Nano mbetet një figurë që mund të mos e duash, por duhet ta respektosh. Sepse politika në fund matet me standardin që lë.

Sot, kur ai nuk është më, nuk ka kuptim të flasim me tone nostalgjie. Por ka kuptim të reflektojmë. Ai ishte njeri me dritë dhe hije, me dobësi dhe ego, por në thelb ishte i lirë. Dhe kjo e bënte të rrezikshëm për të gjithë ata që e donin politikën si pronë të tyre.

Nëse do të duam ta nderojmë me ndershmëri, mësimi nga jeta e Fatos Nanos nuk është thjesht “të kujtojmë të kaluarën”, por të mos pranojmë më partitë që s’kanë garë, qeveritë që nuk japin llogari, apo liderët që duan të rrinë përjetë.

Fatos Nano e kuptoi se pushteti është i përkohshëm, por respekti është i përjetshëm. Ne, për fat të keq, këtë mësim e kuptuam vetëm pasi ai iku. Mirupafshim në “stacion”!

The post Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më first appeared on JavaNews.al.

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

By: Ardit
31 October 2025 at 19:14

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të ish-kreyetarit të PS, kundërshtarit të tij politik, Fatos Nano. Në mesazhin e tij në rrjetin social facebook, Berisha e quan personalitet kryesor të së majtës shqiptare gjatë tranzicionit. “Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, […]

The post Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit appeared first on BoldNews.al.

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

By: Ardit
6 October 2025 at 14:58

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi BBC bën me dije se numri i viktimave shkon në 54, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për dhjetëra persona që janë ende ttë zhdukur. Qindra studentë, shumica prej tyre djem adoleshentë, ishin mbledhur për lutje në shkollën […]

The post Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

By: Ardit
6 October 2025 at 14:25

Dy vite hetime në lidhje me humbjen e jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas trajtimit në klinikën dentare ‘Splendent’ në Tiranë, çuan në humbjen e lirisë së mjekut Roland Xhaxho dhe të vajzës së tij stomatologe Ina xhaxho. Prokuroria kërkoi një masë më të rreptë sigurie atë të “arrestit në burg” por gjykata pas analizimit […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij appeared first on BoldNews.al.

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

By: Ardit
6 October 2025 at 13:06

Ky është Artur Tushi (alias Kristjan Tushi), i cili u ekzekutua sot me armë zjarri nga një shtetas venezuelian, në Medelin të Kolumbisë. 44-vjeçari, i dyshuar si trafikant droge u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia. Mësohet se Tushi ka […]

The post Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi appeared first on BoldNews.al.

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

By: Ardit
6 October 2025 at 13:00

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur në lidhje me personin apo grupin që do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, tha se kjo është në dorën e kandidatit që PD do të mbështesë, pra Florian Binaj. Berisha u shpreh megjithatë se PD dhe opozita janë të gatshëm që të vënë në dispozicion të gjithë […]

The post Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë… appeared first on BoldNews.al.

Pas ekzekutimit të Isuf Jaçajt, policia bastis hotelin “Blue Sky” në Sarandë

By: Ardit
6 October 2025 at 12:44

Ambientet e hotelit “BLUE SKY” në qytetin e Sarandës janë bastisur nga efektivë të Policisë së Shtetit, të urdhëruar nga Prokuroria e qytetit, pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e të shtunës ku humbi jetën Isuf Jaçaj. 58 vjeçari që për shumë vite kishte punuar si guidier për turistët vendas dhe të huaj në Sarandë, duke […]

The post Pas ekzekutimit të Isuf Jaçajt, policia bastis hotelin “Blue Sky” në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Shehu: Me Serbinë është një finale, do të japim gjithçka për Botërorin

By: Ardit
6 October 2025 at 12:38

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Serbisë, që mund të përcaktojë fatin e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Botërorit 2026, mesfushori Julian Shehu ka folur për emocionet dhe përgatitjet e kuqezinjve. Me një ton të qetë dhe realist, ai theksoi se skuadra është e fokusuar maksimalisht dhe e gatshme për të dhënë gjithçka në fushë. […]

The post Shehu: Me Serbinë është një finale, do të japim gjithçka për Botërorin appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi me pagesë është nga Venezuela

By: Ardit
6 October 2025 at 12:28

Një shqiptar 44-vjeçar u ekzekutua sot në qytetin e Medelinit në Kolumbi. Mediat e këtij vendi raportojnë se bëhet fjalë për shqiptarin Artur Tushi, i cili kishte edhe nënshtetësi ekuadoriane. Krimi ndodhi në mes të ditës, në një zonë ekskluzive të qytetit, shumë pranë një qendre tregtare. Sipas medieve, Artur Tushi po shkonte tek apartamenti i […]

The post Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi me pagesë është nga Venezuela appeared first on BoldNews.al.

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

By: Ardit
6 October 2025 at 12:17

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, 6 tetor, kreu i grupit parlamementar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri me dije se do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. “Dua t’ju informoj se grupi parlamentar i PS-së do të institucionalizojë në orën 13:00 dy nisma që kanë të bëjnë me dy komisione, […]

The post Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

By: Ardit
6 October 2025 at 11:18

Presidenti i PL-së Ilir Meta ka ankimuar masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm të GJKKO. Ankimi është dorëzuar nga avokati i tij mbrojtës Kujtim Cakrani në sekretarinë e shkallës së parë, teksa pritet që në ditët në vijim të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkesë. Në 19 shtator, Ilir Metës iu rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së […]

The post Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së appeared first on BoldNews.al.

Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

By: Ardit
6 October 2025 at 10:56

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili lëvizite me pistoletë në automjet. Egeralt Mziu u ndalua në fshatin Luz të Krujës, ku arma iu gjet e fshehur poshtë sendiljes. Gjithashtu u prangosën edhe dy pasagjerët  Enis Dema dhe Ilir Dobrozi për moskallëzim krimi. “Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në […]

The post Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

By: Ardit
6 October 2025 at 09:20

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale. Varrimi i tij do të bëhet në varrezat […]

The post Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë! appeared first on BoldNews.al.

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

By: Ardit
6 October 2025 at 09:05

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se luftimet në Rripin e Gazës do të rifillojnë, nëse negociatat për përfundimin e konfliktit dështojnë. Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në Gaza, Zamir theksoi se situata aktuale nuk është një armëpushim, por një ndryshim në situatën operative. “Politikanët po përdorin mjetet dhe […]

The post Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza appeared first on BoldNews.al.

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

By: Ardit
6 October 2025 at 08:42

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44-vjeçare nga Durrësi, e dyshuar për shantazh dhe kërcënim ndaj një shtetaseje në rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e parave. Arrestimi i Zyhra Korrës u bë pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, e cila kishte deklaruar se ishte detyruar t’i jepte 5000 euro përmes shantazhit, ndërsa po […]

The post I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌