Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI

By: Ela
25 December 2025 at 15:01

Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës pas një sherri për motive banale mes dy personash. I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52 vjeç, i cili ka një biznes në zonë. Ndërkaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet […]

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë, zbardhet ngjarja, arrestohet autori/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

By: V K
25 December 2025 at 15:10

Këtë të enjte, një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52-vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Sakaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42-vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52-vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë 52-vjeçari

By: lindita
25 December 2025 at 11:16

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash. Biznesmeni Artur L. u plagos me thikë nga shtetasi Eri V., i cili më pas edhe është ndaluar nga policia. Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para. Biznesmeni ka refuzuar t’i japë dhe autori për pasojë…

Source

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

By: V K
25 December 2025 at 10:54

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë.

Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar./BW

The post E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet!

By: armand
23 December 2025 at 19:42

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është lindur dhe rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me […]

The post Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet! appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë

21 December 2025 at 13:34

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.

Gjatë vizitës, ministri theksoi rëndësinë e këtij institucioni për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar se Instituti i të Miturve nuk ofron vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për rehabilitim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë që kanë rënë në konflikt me ligjin.

Lamallari theksoi se, “ky institut është institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë pasi ofron jo vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

Lamallari vlerësoi punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për forcimin e shpresës se çdo i mitur meriton një shans të dytë.

“Angazhimi ynë është i qartë, për një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon ata që shkelin ligjin, por mbi të gjitha rehabiliton, parandalon përsëritjen e krimit dhe investon tek të miturit dhe të rinjtë si filizat e një të ardhme të ndritur të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nisim betejën pa kthim deri në fitoren tonë

18 December 2025 at 20:30

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit Partisë Demokratike, Dega Kavajë, u bëri thirrje qytetarëve të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë për angazhim aktiv politik.

“Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë. Qytetarë dhe qytetarë të Kavajës, historia u thërret përsëri. Historia u thërret ju, thërret të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri. Të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë”, tha Berisha.

“Duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Kreu i PD, i dha sot nga Kavaja ultimatum Kryeministrit Edi Rama që të mos pengojë drejtësinë dhe të largohet nga pushteti.

“Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet ’90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin: “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!”. Ndaj dhe nga Kavaja i them këtij njeriu: mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti!”.

Sipas Berishës, qeveria ka kufizuar hapësirat e debatit parlamentar dhe ka përdorur mekanizma për të dobësuar opozitën.

“Është përqendruar çdo pushtet në një dorë dhe janë mbyllur hapësirat e pluralizmit”, u shpreh ai, duke shtuar se drejtësia po pengohet nga ndërhyrjet politike.

Kreu i PD theksoi se e kishte zgjedhur Kavajën për këtë mesazh, për shkak të rolit historik të qytetit në lëvizjen demokratike dhe antikomuniste.

Ai rikujtoi ngjarjet e shkurtit 1991, duke vlerësuar kontributin e qytetarëve të Kavajës në përmbysjen e diktaturës komuniste dhe në themelimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha ngriti shqetësime për emigracionin e lartë dhe korrupsionin, duke deklaruar se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka përjetuar largim masiv të qytetarëve dhe probleme serioze me keqqeverisjen.

Ai kërkoi përgjegjësi politike dhe institucionale për këto zhvillime.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Nisim betejën pa kthim deri në fitoren tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

35-vjetori i themelimit të degës së PD Kavajë, Berisha-qeverisë: Hapni rrugën, revoltat nuk do të ndalen

By: redi
18 December 2025 at 19:18

Sali Berisha u prit nga demokratët në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë. Siç u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë. Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë…

Source

Berisha: Kavaja, rol historik në themelimin e pluralizmit në Shqipëri

18 December 2025 at 19:15

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike, Dega Kavajë zhvilloi ceremoninë zyrtare me rastin e 35-vjetorit të themelimit, në prani të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Aktiviteti u shoqërua me mesazhe për atë që u vlerësua si rol historik i Kavajës në rrëzimin e regjimit komunist dhe në themelimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha tha se, “ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe e grupeve antikomuniste të saj që hodhën themelet e pluralizmit dhe u bënë frymëzim për lëvizjen studentore”.

Ai theksoi se, ndonëse formalisht dega e PD-së në Kavajë u themelua më 17 dhjetor 1990, roli i qytetit në realizimin e misionit historik, kishte nisur më herët.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, aq sa u themelua në Qytetin Studenti, po aq u themelua edhe në qytetin e Kavajës”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar historisë së lëvizjes antikomuniste, Berisha kujtoi demonstratat e janarit dhe kryengritjen paqësore të marsit në Kavajë.

“Lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte më e fuqishmja në Shqipëri. Me betejën e tyre, qytetarët e Kavajës e bënë qytetin e parë të lirë të vendit dhe frymëzuan shqiptarët kudo”, tha ai, duke nderuar figurën e Josif Budës, të cilin e cilësoi “heroi i parë i demokracisë shqiptare”.

Berisha vlerësoi gjithashtu rolin e qytetit në mbështetjen e forcave demokratike gjatë viteve të para të pluralizmit.

“Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë për forcat demokratike dhe postbllok i lirisë”, theksoi ai.

Berisha gjithashtu renditi disa nga arritjet e qeverisjeve të PD-së, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë dhe investimet në infrastrukturë.

“Ia dolëm ta shkëpusim Shqipërinë nga honet e varfërisë, ta anëtarësojmë në NATO dhe të pranojmë rotacionin si kusht themelor të demokracisë”, u shpreh Berisha.

Berisha gjithashtu deklaroi se Partia Demokratike mbetet e vendosur përballë sfidave aktuale.

“Sot, Partia Demokratike vjen në këtë 35-vjetor po aq e vendosur, sa ditën e themelimit të saj”, tha Berisha, duke shtuar se PD synon të mbrojë votën dhe parimet demokratike.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Kavaja, rol historik në themelimin e pluralizmit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha mbërrin në Kavajë, nis takimin me strukturat e PD-së

By: Brisi
18 December 2025 at 18:28

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në qytetin e Kavajës për të marrë pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë. Sic u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë. Berisha tha se revoltat nuk […]

The post Berisha mbërrin në Kavajë, nis takimin me strukturat e PD-së appeared first on BoldNews.al.

Berisha nga Kavaja: Ta përmbysim diktaturën e dytë, s’e pranojmë kurrë një regjim hajdut si ky! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

By: M C
18 December 2025 at 19:12

Kryedemokrati Sali Berisha, nga podiumi i tubimit festiv në Kavajë për 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, u bëri ftesë të gjithë qytetarëve që më 22 dhjetor të mblidhen në Tiranë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Ndërsa nënvizoi se historia i thërriste për herë të dytë kavajasit që të rrëzonin diktaturën e radhës, kryetari i selisë blu theksoi se qeveria qëndronte në pushtet bashkë me kryeministrin e saj, për shkak se nuk ngriheshin ata në protesta.

“Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, historia ju thërret përsëri, thërret të gjithë shqiptarët që të ngrihemi për të përmbysur diktaturën e dytë. Edi Rama qëndron në pushtet jo se ka fuqi e mbështetje, por se nuk ngrihemi ne! Por ne do ngrihemi, qytetarë të lirë, se nuk pranojmë kurrë një regjim si ky”, u shpreh ai në fjalën e tij.

Duke iu kthyer akuzave për vjedhje dhe aferat skandaloze të zyrtarëve të lartë, ai përmendi emrin e Ergys Agasit, për dosjen e AKSHI-t ku ka 6 të pandehur deri tani nga SPAK, mes tyre edhe drejtoresha Mirlinda Kërçanaj, ai denoncoi se ishin bërë 50 mln euro transaksione jashtë vendit.

“Një emër që keni dëgjuar ditët e fundit, Ergys Agasi, i larguar apo jo, vetëm me një transaksion jashtë shtetit, ka vjedhur 50 mln euro shqiptarëve. Vjedhjet e tyre janë të pafundme e do marrin atë që meritojnë. Ndaj ftoj qytetarët e Kavajës të jenë në krye të lëvizjes së tyre”, tha lideri i opozitës.

Në fund Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 22 dhjetor të mblidheshin në Tiranë për të rrëzuar regjimin, njëlloj si më 22 shkurt 1991.

“Vetëm një ditë s’kam për ta harruar, 20 shkurtin e vitit 1991, se mos diktatori ua bllokonte rrugën e s’do vinin dot. Janë gdhirë gjithë natën e kanë mbërrit në Tiranë për t’ju bashkuar të gjithë shqiptarëve atje. Ndaj duke ju falënderuar nga këtu, para të gjithë qytetarëve e qytetareve të Kavajës, ju ftoj të nisim betejën tonë pa kthim, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë. Gëzuar”, përfundoi kryedemokrati fjalën e tij.

Më pas ceremonia kaloi në momente festive me prerjen e tortës nga vetë kryedemokrati Berisha, dhe trokitjen e gotave mes mbështetësve demokratë.

The post Berisha nga Kavaja: Ta përmbysim diktaturën e dytë, s’e pranojmë kurrë një regjim hajdut si ky! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

“Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në rehabilitim”/ Gazetarja: 20 prej tyre për vrasje

By: Elva
8 December 2025 at 22:42

Gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për rritjen shqetësuese të dhunës mes të miturve dhe mungesën e reagimit institucional për parandalimin e saj. E ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ajo theksoi se incidentet mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe shpesh përfundojnë tragjikisht. Sipas të dhënave që ajo bëri […]

The post “Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në rehabilitim”/ Gazetarja: 20 prej tyre për vrasje appeared first on BoldNews.al.

Kalaja e Bashtovës ndriçohet nga ngjyrat kuq e zi, Rama ndan videon unike nga Kavaja

By: redi
26 November 2025 at 20:32

Kalaja e Bashtovës është ndriçuar nga ngjyrat kuq e zi në prag të festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kjo kala, e cila pas restaurimit është transformuar duke tërhequr edhe vizitorë të shumtë. Kjo kala u rihap më 29 gusht të këtij viti pas restaurimit të realizuar si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019 falë mbështetjes së Bashkimit…

Source

AMP arreston në flagrancë policin, në bashkëpunimin me babanë e tij kanosën dhe sulmuan një person

7 November 2025 at 12:46


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Shqipërisë (Rajoni Durrës - Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se arrestimi u bë i mundur pasi të enjten, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babanë e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

“Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

By: Elva
27 October 2025 at 17:12

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dje humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi për vdekje një këmbësore 56-vjeçare në rrugën “Skënderbeu” në Golem. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit, R. F., 19 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak […]

The post Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë, arrestohet 19-vjeçari

By: M C
27 October 2025 at 16:53

Policia e Durrësit ka arrestaur sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë, arrestohet 19-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

26 October 2025 at 11:06

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Kavajë, me pasojë vdekjen e një gruaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin […]

The post Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

AMP pezullon 4 punonjës policie në Kavajë

22 October 2025 at 14:43

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ekzekutoi masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për katër punonjës policie në Kavajë.

Konkretisht u pezulluan komisar A. M., me detyrë shef seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier, n/komisar E. K., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, inspektor R. Ç., me detyrë n/specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë, n/komisar S. K., me detyrë specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Sipas AMP-së ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike.

/m.q/j.p/

The post AMP pezullon 4 punonjës policie në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

By: Ela
22 October 2025 at 14:32

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për 4 punonjës policie të Kavajës me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me mosveprimet e tyre në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Të pezulluarit janë: -Komisar Afrim Meçe, në kohën e ngjarjes me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve […]

The post Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

By: Elva
12 October 2025 at 14:07

Ka një vend në Durrës ku lashtësia, mesjeta dhe realiteti qëndrojnë së bashku. Falë motit të mirë, porta e kalasë mblodhi edhe në shtator turistë të shumtë, vetmitarë apo në grupe, të cilët vizitojnë amfiteatrin antik dhe muret mesjetare, pranë të cilave shihen edhe godina të ndërtuara vitet e fundit. “Numri i turistëve të interesuar […]

The post Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌