Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Zjarrfikësit e Portit të Durrësit pa shtesë page dhe shpërblim: Po na mohohen të drejtat financiare

By: armand
23 December 2025 at 20:19

Zjarrfikësit që shërbejnë në Portin e Durrësit kanë ngritur publikisht shqetësimin e tyre për mosrespektimin e të drejtave financiare, duke denoncuar vonesat dhe mungesën e pagesave që, sipas tyre, u takojnë me ligj. Ata theksojnë se ndihen të diskriminuar dhe të neglizhuar, pavarësisht rrezikut dhe përgjegjësisë së lartë që mbart puna e tyre. Punonjësit e […]

The post Zjarrfikësit e Portit të Durrësit pa shtesë page dhe shpërblim: Po na mohohen të drejtat financiare appeared first on BoldNews.al.

Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet!

By: armand
23 December 2025 at 19:42

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është lindur dhe rritur. Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me […]

The post Parashqevi Simaku shpallet ‘Qytetare Nderi’ në Kavajë, këngëtarja: Guri i rëndë në vend të vet! appeared first on BoldNews.al.

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

By: armand
23 December 2025 at 19:34

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë. Draftet përfshijnë çështje të garancive të sigurisë, rindërtimit të Ukrainës dhe kornizën e negociatave për paqen, shkruan kyiv post. Zelensky tha se megjithëse ka një përparim të rëndësishëm, ende […]

The post Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës appeared first on BoldNews.al.

Kosovë, asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonelë

By: armand
23 December 2025 at 19:14

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik për një rast të konstatuar të kontaminimit me bakterin Salmonella spp në një ngarkesë të produktit MDM pule të importuar nga Polonia. Lajmi është bërë i ditur pas njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për […]

The post Kosovë, asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Italia gjobit ‘Ryanair’ me 256 milionë euro, shkak abuzimi me dominimin në treg!

By: armand
23 December 2025 at 19:05

Autoriteti italian i konkurrencës ka gjobitur Ryanair me 256 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues në treg, për të kufizuar shitjet e biletave nga agjentët e udhëtimit online. Autoriteti tha se linja ajrore më e madhe e Evropës “zbatoi një strategji abuzive për të penguar agjentët e udhëtimit” përmes një “strategjie komplekse” […]

The post Italia gjobit ‘Ryanair’ me 256 milionë euro, shkak abuzimi me dominimin në treg! appeared first on BoldNews.al.

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, 4 shqiptarë në pranga për grabitje në seri

By: armand
23 December 2025 at 18:44

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona, pasi vepronin si një bandë “skifterësh” që grabisnin shtëpitë dhe bizneset në zonë, duke u kthyer në një shqetësim për pronarët. Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit e vendit fqinj konfirmuan sot (23 dhjetor) operacionin e goditjes së grupit dhe dërgimin në gjykatë të shqiptarëve të […]

The post Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, 4 shqiptarë në pranga për grabitje në seri appeared first on BoldNews.al.

Hunter Biden kritikon babanë e tij: Politika e imigracionit dhe tërheqja nga Afganistani janë dështime të dukshme

By: armand
23 December 2025 at 17:58

Hunter Biden kritikoi publikisht të atin, Joe Biden, në një intervistë të gjatë që dha për podkastin “The Shawn Ryan Show”, duke pranuar se politika e imigracionit dhe mënyra e tërheqjes nga Afganistani kanë qenë dështime katastrofike. Duke iu referuar imigracionit, 55-vjeçari deklaroi se “ne kemi nevojë për imigracion të drejtpërdrejtë”, por e bëri të qartë se nuk duan që emigrantët […]

The post Hunter Biden kritikon babanë e tij: Politika e imigracionit dhe tërheqja nga Afganistani janë dështime të dukshme appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim për pasurinë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit

By: armand
23 December 2025 at 17:37

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nën dyshimet për mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë. Ahmeti akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Komunës së Prishtinës, në periudhën 2018–2022, ka paraqitur me dashje deklarata të pasakta të pasurisë. Prokuroria thotë se […]

The post Nën hetim për pasurinë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit appeared first on BoldNews.al.

Polonia rrit sigurinë, instalon sistem anti-dronë në kufirin me Bjellorusinë

By: armand
23 December 2025 at 17:29

Polonia ka instaluar grupin e parë të një sistemi artilerie mbrojtëse në një kullë të re vëzhgimi në Ozierany, pranë kufirit polako-bjellorus, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë kundër kërcënimeve nga mjetet ajrore pa pilot, thanë zyrtarët të martën. “Është një kullë e veçantë sepse në këtë kullë po instalohet grupi i parë […]

The post Polonia rrit sigurinë, instalon sistem anti-dronë në kufirin me Bjellorusinë appeared first on BoldNews.al.

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinj: Do të sillte fatkeqësi

By: armand
23 December 2025 at 16:59

Kina i ka lëshuar një paralajmërim Japonisë pasi një zyrtar i lartë thuhet se sugjeroi që vendi duhet të pajiset me armë bërthamore, duke deklaruar se një veprim i tillë do të “sjellte përsëri fatkeqësi në botë”. Një këshilltar i lartë i paidentifikuar i kryeministres japoneze Sanae Takaichi thuhet se argumentoi në fund të javës […]

The post Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinj: Do të sillte fatkeqësi appeared first on BoldNews.al.

Ekonomia amerikane në lulëzim, rritet me 4.3% në tremujorin e tretë të vitit

By: armand
23 December 2025 at 16:20

Ekonomia amerikane ka njohur një rritje të fuqishme në tremujorin e tretë të vitit , bëri të ditur të martën Departamenti i Tregtisë. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB/GDP) një tregues i gjerë i vlerës së mallrave dhe shërbimeve u rrit me një normë vjetore prej 4.3% gjatë tremujorit të tretë, shumë më lart se parashikimet […]

The post Ekonomia amerikane në lulëzim, rritet me 4.3% në tremujorin e tretë të vitit appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Krijuesi i lojës “Call of Duty” humb jetën në një aksident me makinë

By: armand
23 December 2025 at 16:00

Vincent “Vince” Zampella, zhvillues i njohur i videolojërave dhe bashkëkrijues i serisë ikonike “Call of Duty”, ka humbur jetën në një aksident automobilistik tragjik në Kaliforninë e Jugut të dielën, 21 dhjetor 2025. Ai ishte 55 vjeç në momentin e vdekjes. Policia e Kalifornisë konfirmoi se aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 12:45 me kohë […]

The post SHBA/ Krijuesi i lojës “Call of Duty” humb jetën në një aksident me makinë appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Korreshi: Këshilli i Mandateve duhet të veprojë pa pritur GJK

By: armand
23 December 2025 at 15:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese. Sipas tij, ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Korreshi: Këshilli i Mandateve duhet të veprojë pa pritur GJK appeared first on BoldNews.al.

Sërish protestë për banesat në Durrës, preken nga projekti TID në qendrën historike të qytetit

By: armand
23 December 2025 at 15:36

Banorët e qendrës historike të Durrësit protestuan të martën para bashkisë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit TID, i cili, sipas tyre, rrezikon të prishë banesat dhe bizneset e tyre pa të drejtë, në emër të zhvillimit të zonës. Këta individë kërkuan nga Këshilli Bashkiak i Durrësit të nisë një hetim mbi pasojat e […]

The post Sërish protestë për banesat në Durrës, preken nga projekti TID në qendrën historike të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Ernest Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor (Video)

By: armand
22 December 2025 at 22:51

Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor. Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi . Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë. Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që […]

The post Ernest Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor (Video) appeared first on BoldNews.al.

“U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes

By: armand
22 December 2025 at 22:45

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje. Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij. Gjithashtu, nga publikimi i pjesëve të dosjeve është dhe rasti i marrjes […]

The post “U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes appeared first on BoldNews.al.

“Pas rikthimit në detyrë Balluku ka kërcënuar vartës”, Bardhi: SPAK solli prova në Këshillin e Mandateve!

By: armand
22 December 2025 at 22:31

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi foli mbi mbledhjen në Këshillin e Mandateve të premten e kaluar ku u shqyrtua mandati i Belinda Ballukut, në praninë e prokurorëve të SPAK. Bardhi në “Studio24” thekson se Balluku pas rikthimit në detyrë ka kërcënuar vartësit e saj që bashkëpunojnë me drejtësinë. Këtë gjë sipas tij e ka sjellë SPAK […]

The post “Pas rikthimit në detyrë Balluku ka kërcënuar vartës”, Bardhi: SPAK solli prova në Këshillin e Mandateve! appeared first on BoldNews.al.

Napoli fiton Superkupën e Italisë, mposht Bolognan në finale (Video)

By: armand
22 December 2025 at 22:23

Napoli ka fituar përballë Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës të Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riad, përfundoi me shifrat 2-0. Protagonist në këtë finale ishte sulmuesi brazilian, David Neres, i cili shënoi të dy golat. Të parin e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa për të dytin, […]

The post Napoli fiton Superkupën e Italisë, mposht Bolognan në finale (Video) appeared first on BoldNews.al.

“Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në!

By: armand
22 December 2025 at 22:14

Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin. Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të […]

The post “Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në! appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD para kryeministrisë, policia shoqëron disa qytetarë

By: armand
22 December 2025 at 20:48

Menjëherë pas protestës policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve. Nga informacionet e para mësohet se deri tani janë shoqëruar 3 protestues. Protesta e nisur në orën 18:00 u mbyll rreth orës 20:30. Në fund pas fjalimit të kryetarit të PD-së Sali Berisha disa protestues të revoltuar hodhën flakadanë drejt kryeministrisë si dhe hoqën kordonin […]

The post Protesta e PD para kryeministrisë, policia shoqëron disa qytetarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌