Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinj: Do të sillte fatkeqësi

By: armand
23 December 2025 at 16:59

Kina i ka lëshuar një paralajmërim Japonisë pasi një zyrtar i lartë thuhet se sugjeroi që vendi duhet të pajiset me armë bërthamore, duke deklaruar se një veprim i tillë do të “sjellte përsëri fatkeqësi në botë”. Një këshilltar i lartë i paidentifikuar i kryeministres japoneze Sanae Takaichi thuhet se argumentoi në fund të javës […]

The post Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinj: Do të sillte fatkeqësi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

By: Ela
9 November 2025 at 08:14

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov konfirmoi sot (08.11.) se po punohet për të përmbushur urdhrin që dha Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar për të përgatitur propozime për një provë të mundshme armësh bërthamore ruse. Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS e citon Lavrovin me fjalët: “Sa i përket udhëzimit të Presidentit Vladimir Putin në takimin e Këshillit […]

The post Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – SHBA – Testimi nuk do të përfshijë shpërthime bërthamore

3 November 2025 at 09:37

UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-DPA/- Testimi i armëve bërthamore i urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të përfshijë shpërthime bërthamore, tha dje në mbrëmje, sekretari i Energjisë, Chris Wright.

“Mendoj se testet për të cilat po flasim tani janë teste sistemi”, tha Wright për “Fox News” në një intervistë.

“Këto nuk janë shpërthime bërthamore. Këto janë ato që ne i quajmë shpërthime jo të rëndësishme”, tha ai.

“Testet e planifikuara përfshijnë të gjitha pjesët e tjera të një arme bërthamore për t’u siguruar që ato japin gjeometrinë e duhur dhe ato krijojnë shpërthimin bërthamor”, shtoi ai.

Trump shkaktoi shqetësime disa ditë më parë duke njoftuar rifillimin e menjëhershëm të testimit të armëve bërthamore, pa sqaruar se çfarë saktësisht do të testohej.

Kjo la të hapur diskutimet nëse shpërthimet nëntokësore mund të përfshiheshin. Trump e justifikoi vendimin duke thënë se edhe vende të tjera po kryenin teste.

Wright tha se modernizimi i rezervave bërthamore të SHBA-së ishte një “prioritet i rëndësishëm”.

“Shumë nga armët tona janë shumë të vjetra”, tha ai, duke shtuar se arsenali duhej të mbahej modern dhe i azhurnuar për të ruajtur lidershipin global.

“Kjo, ishte e vetmja mënyrë për të garantuar paqen jashtë vendit dhe prosperitetin në vend”, shtoi ai.

Departamenti i Energjisë mbikëqyr shumë aspekte të arsenalit bërthamor të SHBA-së, përfshirë edhe përmes Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore (NNSA).

SHBA-ja zhvilloi për herë të fundit një test të armëve bërthamore në vitin 1992.

Së bashku me Rusinë dhe Kinën, deri më tani i janë përmbajtur një moratoriumi 10-vjeçar për shpërthimet bërthamore nëntokësore.

Uashingtoni ka një program të gjerë për të siguruar besueshmërinë e arsenalit të tij bërthamor.

Ai përfshin simulime kompjuterike, teste që përdorin materiale bërthamore që nuk shkaktojnë reaksione zinxhir dhe prova të teknologjive të raketave dhe kokave luftarake.

Sipas disa ekspertëve, masa të tilla i bëjnë testet bërthamore të panevojshme. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA – Testimi nuk do të përfshijë shpërthime bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

By: Ela
30 October 2025 at 14:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka urdhëruar ushtrinë amerikane të enjten ta rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore, pas një ndërprerjeje 33-vjeçare. Trump e bëri këtë njoftim të papritur në rrjetin Truth Social derisa po udhëtonte në helikopterin presidencial për t’u takuar me liderin e Kinës, Xi Jinping, në Busan të Koresë […]

The post Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore appeared first on BoldNews.al.

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

By: armand
29 October 2025 at 16:48

Sipas një raporti të CNN, Irani po intensifikon rindërtimin e programit të tij të raketave balistike, edhe pse muajin e kaluar OKB-ja riktheu sanksionet që ndalojnë shitjen dhe prodhimin e armëve në vend. Burime të inteligjencës evropiane bëjnë të ditur se që nga fundi i shtatorit, disa ngarkesa me hipoklorat natriumi – përbërësi kryesor për […]

The post Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës appeared first on BoldNews.al.

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

By: Ela
19 October 2025 at 09:56

Një marrëveshje ndërkombëtare me Iranin, e krijuar për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në botë, ka marrë fund zyrtarisht, pasi Teherani njoftoi përfundimin e kësaj marrëveshjeje një dekadë të vjetër. Të shtunën, Irani bëri të ditur se nuk ndjehet më i detyruar nga marrëveshja e vitit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani Gjithëpërfshirës i […]

The post Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Suedia po planifikon të krijojë armët e saj bërthamore

By: M C
30 September 2025 at 16:41

Politikanët suedezë po diskutojnë për krijimin e armëve të tyre bërthamore. Pas një serie artikujsh të kohëve të fundit në gazetat lokale, vendi ka debatuar nëse Suedia duhet të bëjë një përpjekje të re për të siguruar një bombë, qoftë vetë apo në bashkëpunim me aleatët e saj të rinj evropianë të NATO-s.

Në mars, Jimmie Akesson, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Suedisë, mbështetja e të cilit përcakton fatin e koalicionit qeverisës, u bë politikani i parë i shquar që shprehu interes për këtë ide.

“Suedia ka kohë që ka përvojë të gjerë në teknologjinë bërthamore. Por vullneti politik kërkonte diçka tjetër. Unë besoj se të gjitha opsionet duhet të merren në konsideratë në këtë situatë”, tha Jimmie Akesson.

Një pikëpamje të ngjashme ndan edhe Alice Teodorescu Mawe, anëtare e Parlamentit Evropian nga partia e qendrës së djathtë Kristian Demokrate, e cila është pjesë e qeverisë aktuale. Ajo sugjeron që Suedia duhet t’i bashkohet një strategjie të përbashkët evropiane për armët bërthamore.

Ndërkohë, Polonia ka kërkuar të marrë pjesë në sistemet franceze dhe amerikane të pengimit bërthamor. Kryeministri Donald Tusk ka lënë të kuptohet se Polonia mund të marrë në konsideratë zhvillimin e armëve të veta bërthamore, megjithëse ekspertët e konsiderojnë një skenar të tillë teknikisht dhe politikisht të pamundur.

Militarnyi raportoi se mbetet e paqartë nëse Suedia ka burime të mjaftueshme teknologjike dhe industriale për të zhvilluar armë bërthamore pa ndihmë të konsiderueshme nga një prej fuqive ekzistuese bërthamore. Vendi ka gjashtë centrale bërthamore, të cilat sigurojnë pothuajse një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike, por i fundit u ndërtua më shumë se 40 vjet më parë.

The post Suedia po planifikon të krijojë armët e saj bërthamore appeared first on Albeu.com.

TEHERAN – Dhjetëra ligjvënës iranianë bëjnë thirrje për ndërtimin e një bombe bërthamore

22 September 2025 at 15:43

TEHERAN, 22 shtator /ATSH-DPA/- Dhjetëra ligjvënës iranianë kanë bërë thirrje për zhvillimin e një bombe bërthamore, duke pasur parasysh tensionet ushtarake në rritje me Izraelin.

“Në një letër drejtuar Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe autoriteteve shtetërore, 71 nga 290 anëtarët e parlamentit kërkuan një rivlerësim të doktrinës së mbrojtjes së vendit, duke përmendur ndryshimet në sigurinë rajonale”, raportoi sot media iraniane.

Irani ka theksuar prej kohësh se nuk kërkon të ndërtojë armë bërthamore.

Vendi shpesh i referohet një vendimi fetar, të lëshuar nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili zyrtarisht ndalon si ndërtimin ashtu edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Në letrën e tyre, ligjvënësit argumentuan se bota ka ndryshuar, duke thënë se Izraeli ishte në “prag të çmendurisë” dhe duke nisur sulme “pa marrë parasysh detyrimet ndërkombëtare”.

Ata thanë se posedimi i armëve bërthamore për qëllime parandalimi nuk do të shkelte vendimin e Khamenei. Khamenei është autoriteti më i lartë politik dhe fetar në Iran.

Tensionet u rritën në qershor kur Izraeli zhvilloi një luftë 12-ditore kundër Republikës Islamike, së cilës iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar objektet kryesore bërthamore iraniane.

Konfrontimi gjithashtu intensifikoi mosmarrëveshjet diplomatike midis Teheranit dhe vendeve perëndimore, të cilat e akuzojnë Iranin se kërkon të ndërtojë armë bërthamore, një akuzë që Teherani e mohon. //a.i/

The post TEHERAN – Dhjetëra ligjvënës iranianë bëjnë thirrje për ndërtimin e një bombe bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VJENË – Kreu i IAEA-s, Grossi paralajmëron për një botë me 25 fuqi bërthamore

7 September 2025 at 13:43

ROMË, 7 shtator /ATSH-DPA/- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) paralajmëroi për rrezikun e një bote me deri në 25 vende të armatosura me armë bërthamore.

“Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i lartë sot sesa në të kaluarën”, tha Rafael Grossi për gazetën e përditshme italiane “La Repubblica”.

Grossi sugjeroi se në një të ardhme të afërt, 20 deri në 25 vende mund të kenë armë bërthamore. Aktualisht, ekzistojnë nëntë fuqi bërthamore, sipas disa ekspertëve.

“Procesi i çarmatimit ose reduktimit të kontrolluar të arsenaleve bërthamore është në ngërç”, tha kreu i IAEA-s.

“Ata që zotërojnë armë bërthamore po prodhojnë më shumë prej tyre, përfshirë Kinën”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ka gjithnjë e më shumë diskutime të rastësishme për sulme taktike bërthamore, të cilat ai i përshkroi si shqetësuese.

Grossi tha se është i shqetësuar që udhëheqësit në disa vende kanë njoftuar qëllimin e tyre për të blerë armë bërthamore.

“Si kreu i IAEA-së, nuk mund të them se cilat janë këto vemde. Këto janë vende të rëndësishme në Azi, Azinë e Vogël dhe Gjirin Persik. Një botë me 20 deri në 25 shtete të armatosura me armë bërthamore është e paparashikueshme dhe e rrezikshme”, tha Grossi.

Nëntë shtetet e armatosura me armë bërthamore përfshijnë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina – si dhe India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) dhe informacionit të Fushates Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore (ICAN).

Së bashku, ato vlerësohet se zotërojnë afërsisht 12,000 armë bërthamore, megjithëse Rusia dhe SHBA-ja përbëjnë rreth 10,700 prej tyre. //a.i/

The post VJENË – Kreu i IAEA-s, Grossi paralajmëron për një botë me 25 fuqi bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshime për një reaktor të ri bërthamor në Izrael, imazhet satelitore ngrenë pikëpyetje

6 September 2025 at 20:32

Një grup ekspertësh ka ngritur shqetësime pas publikimit të disa imazheve satelitore të marra nga Planet Labs, që tregojnë punime ndërtimi pranë Qendrës së Kërkimeve Bërthamore Shimon Peres në Negev, afër qytetit izraelit Dimona. Sipas Associated Press, bëhet fjalë për gjurmë që mund të lidhen me një reaktor të ri ose një strukturë për montimin e armëve […]

The post Dyshime për një reaktor të ri bërthamor në Izrael, imazhet satelitore ngrenë pikëpyetje appeared first on BoldNews.al.

Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore

By: Ela
29 August 2025 at 09:35

Ishulli rus, Novaja Zemlja, ka pasur disa javë të ngarkuara: njerëz, kamionë të rëndë për lëvizjen e dheut, kontejnerë transporti, ndërtesa të përkohshme banimi, aeroplanë për ngarkesa të rënda, helikopterë dhe anije transporti. Këto aktivitete shihen në imazhet satelitore, njoftimet për rrezikun nga aeroplanët, gjurmuesit për lëvizjen e anijeve dhe raportimeve për informacione të qasshme […]

The post Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore appeared first on BoldNews.al.

Kina refuzon bisedimet për armët bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë

By: Elva
28 August 2025 at 10:33

Kina ka refuzuar propozimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për zhvillimin e bisedimeve trilaterale me SHBA-në dhe Rusinë për çarmatimin bërthamor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, e cilësoi këtë kërkesë si “të paarsyeshme dhe jorealiste”, duke theksuar se arsenali bërthamor i Kinës është në nivelin minimal të kërkuar për mbrojtjen kombëtare […]

The post Kina refuzon bisedimet për armët bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore”

By: Ela
4 August 2025 at 14:08

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një përplasjeje online me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev. Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi. Presidenti amerikan nuk specifikoi […]

The post Rusia bën thirrje për kujdes “me retorikën bërthamore” appeared first on BoldNews.al.

SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani?

29 July 2025 at 09:15

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa kanë vendosur armë shtesë bërthamore në Britani për herë të parë që nga viti 2008, duke i dërguar një sinjal udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me angazhimin e saj ndaj sigurisë evropiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 16 korrik, një avion transporti ushtarak amerikan C-17 me transponderin e tij të ndezur, duke lejuar gjurmimin e tij, fluturoi nga një depo bërthamore amerikane në Bazën e Forcave Ajrore Kirtland në Albuquerque, New Mexico, në një bazë ajrore në qytetin britanik të Forcave Ajrore Mbretërore Lakenheath.

Më parë, ky avion fluturonte mbi territorin e SHBA-së vetëm si pjesë e Forcës Kryesore të Transportit Ajror Bërthamor (PNAF), e cila është përgjegjëse për transportin ajror të komponentëve të armëve bërthamore, duke përfshirë edhe kokat bërthamore.

Britania është një nga pesë fuqitë bërthamore sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore.

Arsenali i vendit përbëhet nga afërsisht 225 koka bërthamore, nga të cilat rreth 120 janë të vendosura në nëndetëse të klasit Vanguard.

Në vitin 2008, SHBA-të tërhoqën armët e tyre taktike bërthamore nga Baza Ajrore Lakenheath, ku ruheshin bombat ajrore B61 të projektuara për avionë luftarakë.

Kujtojmë se Trump pati një takim me kryeministrin Keir Starmer në klubin e tij të golfit Turnberry në Skoci gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar të hënën. /Telegrafi/

The post SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani? appeared first on Telegrafi.

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

By: armand
26 July 2025 at 09:48

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë bërthamore amerikane në Evropë. Një aeroplan transporti u gjurmua të enjten gjatë një fluturimi dhjetë orësh nga Baza e Forcave Ajrore Kirtland në New Mexico, vendi […]

The post SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani appeared first on BoldNews.al.

Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor

By: Rovena
22 July 2025 at 19:28

Irani nuk ka ndërmend të ndalë programin e tij bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Në një intervistë për mediat e huaja theksoi se pasurimi i uraniumit është momentalisht i pezulluar për shkak të dëmeve të rëndësishme që ka shkaktuar, por shtoi se Irani është i gatshëm të angazhohet në bisedime për një zgjidhje të favorshme për të dyja palët.

“Nëse palët janë të gatshme të kërkojnë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve, unë jam gati të angazhohem me to,” u shpreh Araghchi. Ai shtoi se Irani është i hapur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të dëshmuar se programi bërthamor është tërësisht paqësor.

Në këmbim të angazhimeve të tilla, ministri iranian kërkoi që sanksionet ndaj Iranit të hiqen.

“Irani nuk ka asnjë qëllim për të zhvilluar armë bërthamore dhe presim që në këmbim të këtij angazhimi, ata të heqin sanksionet,” tha Araghchi, duke shtuar se një marrëveshje e tillë do të ishte e dobishme për të dyja palët.

Këto komente erdhën teksa Irani është gati të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor me Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar në Stamboll./abcnews.al

Irani pas sulmeve: Zhvillim ekonomik apo militarizim?

1 July 2025 at 13:06

Lufta 12-ditore që vuri përballë Iranin me dy fuqi bërthamore, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, është një nga ato konflikte ku të gjitha palët mund të pretendojnë fitoren. Për Republikën Islamike, kjo deklaratë erdhi shpejt dhe u përqendrua në faktin se regjimi është ende në këmbë. Pavarësisht humbjeve të rënda dhe dëmeve të mëdha, nuk […]

The post Irani pas sulmeve: Zhvillim ekonomik apo militarizim? appeared first on Reporter.al.

Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe

By: user 6
26 June 2025 at 21:02

Ai nuk deshi ose nuk ishte në gjendje, të konfirmonte se fabrikat e pasurimit të uraniumit të Iranit “ishin fshirë nga faqja e Tokës” siç tha Presidenti Donald Trump. Megjithatë Dan Caine, kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA, mezi priste të theksonte në një konferencë shtypi të rrallë, të mbushur me njerëz dhe gjithçka tjetër përveçse të qetë, se sa efektiv kishte qenë sulmi i së dielës në mëngjes që çoi Shtetet e Bashkuara të bombardonin Iranin për herë të parë.

“Të gjitha bombat që ne lëshuam shkuan aty ku duhej të shkonin” – tha ai.

Caine kishte në krah shefin e Pentagonit Pete Hegseth. Ishte ai që sulmoi median, veçanërisht CNN dhe New York Times, si “fajtorë” për publikimin e një analize fillestare nga inteligjenca amerikane, sipas së cilës sulmi amerikan kishte ngadalësuar (“me javë ose muaj”), por jo eliminuar, programin bërthamor të Iranit.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine u ngarkua me detyrën e shpjegimit të operacionit jashtëzakonisht kompleks që sipas tij kulmuan pas “15 viteve planifikim”.

“Në vitin 2009, një oficer nga Agjencia e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes u dërgua me mision në një vend sekret për t’u informuar mbi diçka që po ndodhte në Iran” – tha ai duke shtuar se ajo që pasoi ishte një periudhë shumë e gjatë përgatitjesh sekrete.

“Njerëzit që e dinin nuk mund të flisnin as me gratë e tyre, familjet e tyre, me askënd”, – tha gjenerali. Me kalimin e kohës, tha ai, “Departamenti i Mbrojtjes kishte shumë njerëz që punonin në këtë program, duke bërë modele dhe simulime që na çuan në të qenit, në heshtje dhe fshehurazi, përdoruesi më i madh i orëve të superkompjuterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”– tha ai.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine turns to watch a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine ilustroi nivelin e njohurive që ushtria amerikane kishte rreth Fordow, zemrës së programit bërthamor iranian: një vend pasurimi që strehon centrifugat midis 90 dhe 100 metrave nën tokë, në zemër të një mali.

“Nuk krijohet një vend si ky nëse ke një program paqësor”, – tha Caine. Para se të shpjegonte se si armët e përdorura në sulm, bombat GBU 57 që peshojnë mbi 13 tonë që mund të depërtojnë në shtresa betoni për dhjetëra metra para se të shpërthejnë ishin “projektuar, planifikuar dhe lëshuar” për të arritur objektivin e tyre.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine speaks after playing a video of a bombing test of the GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP) used in the attack on the Iranian Fordow Fuel Enrichment Plant during a news conference with U.S. Defense Secretary Pete Hegseth at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. The Department of Defense top officials gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Doha, Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

“Një bombë ka tre efekte që shkaktojnë dëme: vala e goditjes, fragmentimi dhe presioni i tepërt. Në këtë rast, pjesa më e madhe e dëmit u shkaktua nga një përzierje”. Sipas Caine, 6 bomba “shkatërruese bunkerësh” u hodhën në Fordow për secilën nga hapjet e ventilimit: dhe të gjitha “shkuan pikërisht aty ku duhej të shkonin”. Dy “super bomba” të tjera u hodhën në vendin e Natanz.

“Irani, i vetëdijshëm për sulmin, u përpoq të mbulonte boshtet e ventilimit me beton. Nuk do të ndaj dimensionet e sakta të kapakut të betonit, por duhet ta dini se ne e dinim se çfarë ishin ato”.

ARLINGTON, VIRGINIA - JUNE 26: A poster of the Fordow Fuel Enrichment Plant is displayed as Chairman of the Joint Chiefs of Staff Air Force Gen. Dan Caine and U.S. Defense Secretary Pete Hegseth hold a news conference at the Pentagon on June 26, 2025 in Arlington, Virginia. Top officials from the Department of Defense gave an update after three Iranian nuclear facilities were struck by the U.S. military last weekend and Iran countered by launching missiles at Al Udeid Air Base in Qatar.   Andrew Harnik/Getty Images/AFP (Photo by Andrew Harnik / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Caine e përshkroi operacionin e quajtur “Çekani i Mesnatës”, si “kulminacionin e 15 viteve të punës së jashtëzakonshme” dhe citoi se pilotët e bombarduesve të përfshirë në sulme duke e përshkruar shkëndijën pas hedhjes së bombës si “shpërthimin më të ndritshëm që kishin parë ndonjëherë”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse i ishte bërë presion për të dhënë një vlerësim tepër pozitiv të sulmit, ai e mohoi me vendosmëri atë: “Jo, nuk më është bërë presion dhe jo, nuk do ta bëja” – tha ai. ©LAPSI.al

The post Flet gjenerali amerikan: Fabrikat e Iranit i goditëm me 6 bomba 13-tonëshe appeared first on Lapsi.al.

Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian

26 June 2025 at 11:52

As kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu dhe as presidenti amerikan Donald Trump nuk e kanë treguar veten si aktorë të kujdesshëm dhe të ekuilibruar në skenën botërore. Të dy rregullisht kënaqen me impulse të pamatura dhe i qasen artit të qeverisjes si çështje oportunizmi politik. Megjithatë, fushata e përbashkët ushtarake që ata kanë nisur kundër Iranit […]

The post Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian appeared first on Reporter.al.

Lufta në Lindjen e Mesme hyn në një fazë të re

25 June 2025 at 14:08

Tashmë ndodhemi në fazën e tretë të krizës aktuale në Lindjen e Mesme. Në dy fazat e mëparshme, iniciativa ishte fillimisht në duart e Izraelit dhe më pas të Shteteve të Bashkuara. Tani ajo i ka kaluar Iranit. Për ta përmbledhur: Në fazën e parë, Izraeli, i shqetësuar se Irani i ishte afruar ndjeshëm zhvillimit […]

The post Lufta në Lindjen e Mesme hyn në një fazë të re appeared first on Reporter.al.

❌
❌