Rusia ka njoftuar se planifikon të ndërtojë një central energjetik në Hënë brenda dekadës së ardhshme, me synim furnizimin me energji të programit të saj hapësinor hënor dhe një stacioni të përbashkët kërkimor ruso-kinez. Sipas agjencisë Reuters, korporata shtetërore hapësinore Roscosmos ka bërë të ditur se centrali pritet të përfundojë deri në vitin 2036 dhe […]
Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, teksa fuqitë e mëdha po nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës.
Që nga koha kur kozmonauti sovjetik, Yuri Gagarin, u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë më 1961, Rusia e ka paraqitur veten si një fuqi udhëheqëse në eksplorimin e hapësirës, por në dekadat e fundit ka mbetur prapa Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim, dhe gjithnjë më prapa edhe Kinës.
Ambiciet e Rusisë pësuan një goditje të madhe në gusht të vitit 2023, kur misioni i saj pa ekuipazh Luna-25 u përplas me sipërfaqen e Hënës gjatë përpjekjes për t’u ulur, teksa miliarderi Elon Musk ka revolucionarizuar lëshimin e mjeteve hapësinore, gjë që dikur ishte një specialitet rus.
Korporata shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, njoftoi se planifikon të ndërtojë një central energjetik në Hënë deri në vitin 2036, duke shtuar se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e industrisë hapësinore, Lavochkin Association për ta realizuar këtë projekt.
Roscosmos tha se qëllimi i centralit është që të furnizojë me energji programin hënor të Rusisë, përfshirë automjetet robotike, një observator dhe infrastrukturën e Stacionit e Përbashkët Ndërkombëtar Kërkimor Ruso-Kinez.
“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një stacioni të përhershëm hënor dhe kalimin nga misionet që zhvillohen vetëm një herë në një program afatgjatë të eksplorimit të Hënës”, tha Roscosmos.
Roscosmos nuk tregoi në mënyrë eksplicite nëse centrali do të ishte bërthamor, por njoftoi se ndër pjesëmarrësit në projekt janë korporata shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom dhe Instituti Kurchatov, që është instituti kryesor i Rusisë për kërkime bërthamore.
Kreu i Roscosmos, Dmitry Bakanov, tha në muajin qershor se një nga synimet e korporatës është të ndërtojë një central bërthamor në Hënë dhe të eksplorojë Venerën, që njihet si “planeti motër” i Tokës.
Hëna, e cila ndodhet 384.400 kilometra larg nga Toka, ndikon në stabilizimin e lëkundjes së Tokës rreth boshtit të saj, duke siguruar një klimë më të qëndrueshme. Ajo po ashtu shkakton baticat dhe zbaticat në oqeanet e botës./REL
Autoritetet amerikane po hetojnë vrasjen e një profesori të njohur të Massachusetts Institute of Technology (MIT), i cili u qëllua për vdekje në banesën e tij pranë Bostonit. Viktima është Nuno Gomes Loureiro, 47 vjeç, profesor i shkencës dhe inxhinierisë bërthamore dhe drejtor i Qendrës për Shkencën e Plazmës dhe Bashkimit Bërthamor në MIT. Ai […]
Centrali bërthamor i Zaporizhias mbeti përkohësisht pa energji gjatë natës. Kjo për shkak të sulmeve ruse gjatë natës
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, dy linjat e rrjetit të shpërndarjes së energjisë u rilidhën, njoftoi IAEA.
Centrali bërthamor, i vendosur në një zonë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, pranë vijës së frontit të luftës, nuk është në funksion, por ka nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike për të mbajtur reaktorët e tij bërthamorë në punë në një temperaturë konstante dhe ka gjeneratorë që hyjnë në punë kur energjia e tij shkëputet nga rrjeti elektrik.
Mijëra njerëz në shtatë rajone ukrainase mbetën pa energji elektrike, pas një sulmeve ruse në shkallë të gjerë gjatë natës, pasi u dëmtuan një duzinë objektesh civile.
Nga ana e saj, Moska njoftoi se kishte goditur objektet ukrainase me raketa hipersonike, duke theksuar se kjo vinte si hakmarrje për sulmet ukrainase ndaj “objektivave politikë” në Rusi.
Teherani synon të rindërtojë objektet bërthamore të dëmtuara nga sulmet e forcave amerikane dhe izraelite në qershor, ka lënë të kuptohet Presidenti Masoud Pezeshkian, raportoi të dielën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim. “Qeveria mbështet me të gjitha fuqitë e saj kompetencën e nevojshme për të vazhduar rindërtimin bërthamor”, tha Pezeshkian sipas agjencisë, e cila është […]
Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”. Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet […]
Shefi i energjisë bërthamore të Iranit ka pranuar se disa nga objektet bërthamore të vendit të tij u "shkatërruan" nga sulmet amerikane në qershor, në atë që është ndoshta vlerësimi më i sinqertë që nga lufta e fundit 12-ditore me Izraelin.
Duke folur për Sky News në Vjenë, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, tha gjithashtu se nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në.
Ai u zotua se objektet do të rindërtohen pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe kërcënimit të sulmeve të mëtejshme nga Izraeli, transmeton Telegrafi.
"Është mjaft normale që gjatë një sulmi ushtarak ndaj objekteve, ato të pësojnë dëme dhe infrastruktura të shkatërrohet", tha ai.
"Ajo që është e rëndësishme është që shkenca, njohuritë, teknologjia dhe industria të jenë të vjetra dhe të rrënjosura thellë në historinë e Iranit", shtoi ai.
Tre nga objektet kryesore bërthamore të Iranit - Fordow, Natanz dhe Isfahan - u shënjestruan nga sulme të SHBA-së më 22 qershor duke përdorur bomba mijëra kilogramëshe që shkatërrojnë bunkerë.
Imazhet satelitore treguan dëme të mëdha, por për shkak se disa nga objektet janë të pozicionuara thellë nën male, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa dëme shkaktuan bombat amerikane.
Menjëherë pas sulmeve, ministri i Jashtëm i Iranit pranoi se ishin shkaktuar "dëme të tepërta dhe serioze", pavarësisht se udhëheqësi suprem më parë pretendoi se sulmet nuk e kishin ndërprerë programin bërthamor të vendit të tij.
Por Eslami, gjithashtu nënpresident i Iranit, mbrojti të drejtën e vendit për të zhvilluar një aftësi bërthamore, duke këmbëngulur, siç e ka bërë vazhdimisht Irani, se kjo është për mjete paqësore. Vendet perëndimore nuk pajtohen.
I pyetur pse Irani kishte nevojë të pasuronte uraniumin në nivele afër gradës së armëve, Eslami tha: "Përqindja e pasurimit, ajo që paraqitet në opinionin publik dhe në media, ushqehet nga politikanët, aventurierët dhe armiqtë tanë. Përqindja e pasurimit nuk është domosdoshmërisht për armë kur është e lartë. Ne kemi nevojë për pasurim më të lartë për ndjeshmëritë dhe mjetet tona të matjes me saktësi”.
"Askush nuk po na shet këto artikuj. Ne kemi qenë nën sanksione për vite me radhë. Kemi nevojë për këto produkte për sistemin e sigurisë së reaktorëve tanë dhe për proceset e ndjeshme të përdorura për menaxhimin e reaktorëve tanë", shtoi ai.
Zyrtarët iranianë po planifikojnë të zhvillojnë bisedime me vendet evropiane, gjatë mbledhjes së udhëheqësve dhe diplomatëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork këtë javë.
Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar nxitën fillimin e një periudhe 30-ditore për të rivendosur sanksionet "e rikthimit të menjëhershëm" ndaj Iranit, përveç nëse ndërmerren hapa urgjentë para se të skadojë marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në tetor.
Këto kushte përfshijnë rivendosjen e qasjes për inspektorët e OKB-së dhe riangazhimin në bisedime me SHBA-në. Megjithatë, Eslami i tha Sky News se ata nuk do të negociojnë me amerikanët pas luftës së fundit. /Telegrafi/
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e traktatit New START mes Moskës dhe Uashingtonit – marrëveshjes së vetme të mbetur për armët bërthamore mes dy vendeve – që pritet të skadojë në shkurt. Duke folur në një takim me këshilltarët e tij të Këshillit të Sigurisë më 22 shtator, Putin tha se lejimi që […]
Një grup ekspertësh ka ngritur shqetësime pas publikimit të disa imazheve satelitore të marra nga Planet Labs, që tregojnë punime ndërtimi pranë Qendrës së Kërkimeve Bërthamore Shimon Peres në Negev, afër qytetit izraelit Dimona. Sipas Associated Press, bëhet fjalë për gjurmë që mund të lidhen me një reaktor të ri ose një strukturë për montimin e armëve […]
Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte pranë centralit, thanë autoritetet. Droni – një prej disa që u raportuan nga autoritetet ruse më 23 gusht – u rrëzua në një transformator, duke shkaktuar zjarr. Më pas, flakët u shuan dhe nuk raportohet […]
Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës, në Japoninë lindore, u evakuuan pas një paralajmërimi për cunami, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga kompania operatore TEPCO. “Ne kemi evakuuar të gjithë punëtorët dhe stafin tonë,” deklaroi një zëdhënës i TEPCO-s për agjencinë AFP, duke shtuar se […]
Delegacionet e diplomatëve nga Irani dhe grupi nga Gjermania, Franca dhe Britania po vazhdojnë bisedimet në Stamboll.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, takimi ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të mbahet në nivel zëvendësministrash të Jashtëm.
Berlini, Parisi dhe Londra synojnë që të shtojnë presionin mbi Teheranin. Kërkesat kryesore të evropianëve përfshijnë lejimin e inspektorëve të OKB-së për qasje në objektet bërthamore të Republikës Islamike dhe sqarimin e fatit të rreth 400 kilogramëve uranium të pasuruar 60%, i cili ka humbur që nga sulmet ajrore të SHBA-së në tre objekte kryesore iraniane në qershor.
Më shumë se dhjetë vjet pas marrëveshjes mes Hungarisë dhe Rusisë për zgjerimin e centralit bërthamor Paks, qeveria hungareze njoftoi se administrata amerikane ka hequr pengesat që e kishin bllokuar projektin.
Projekti, i njohur si Paks2, parashikon ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në centralin ekzistues, i cili mbulon rreth 50% të kërkesës për energji elektrike në Hungari. Financimi mbështetet kryesisht nga një kredi prej 10 miliardë eurosh e dhënë nga Rusia në vitin 2014, që mbulon 80% të kostove.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se ky zhvillim është rezultat i qëndrimit të administratës së Presidentit Donald Trump, të cilën e përshkroi si “mike e Hungarisë”. Ai falënderoi ish-presidentin për mbështetjen dhe theksoi se ndryshimi i qëndrimit amerikan erdhi pas ndryshimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë presidencës Biden, projekti ishte pezulluar për shkak të sanksioneve ndaj Rosatom dhe Gazprombank, entitete kyçe në zbatimin dhe financimin e projektit.
Megjithatë, Paks2 mbetet nën shqyrtimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, pas padisë së paraqitur nga Austria në vitin 2018. Vjena kundërshton dhënien e kontratës drejtpërdrejt kompanisë ruse Rosatom, pa garë ndërkombëtare. Avokati i përgjithshëm i Gjykatës së BE-së është shprehur në mbështetje të argumenteve të Austrisë, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e financimit nga shteti hungarez.
Komisioni Europian ka theksuar më herët nevojën për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia, përfshirë edhe në sektorin bërthamor. Aktualisht, pesë vende të BE-së, Hungaria, Bullgaria, Sllovakia, Finlanda dhe Çekia – përdorin reaktorë rusë, por vetëm Hungaria nuk ka kërkuar alternativa për furnizimin me uranium.
Në një raport të fundit, Komisioni paralajmëroi se shkëputja nga varësia ndaj energjisë bërthamore ruse është shumë më e vështirë sesa nga gazi apo nafta dhe kërkon investime të mëdha rreth 240 miliardë euro deri në vitin 2025 për të ndërtuar një zinxhir të pavarur furnizimi brenda BE-së.
Paks2 po ndërtohet nga Rosatom dhe përfshin dy reaktorë të teknologjisë VVER-1200. Marrëveshja u miratua nga Komisioni Europian në vitin 2017, por vazhdon të jetë në qendër të debatit ligjor dhe politik në nivel europian.
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani ka nisur aktivitetin për restaurimin e kompleksit bërthamor të bombarduar Fordow. Lëvizjet kanë nisur që vetëm disa ditë pas sulmeve ajrore masive amerikane dhe izraelite që synonin dëmtimin e programit bërthamor të Teheranit.
Sipas kompanisë amerikane të imazheve satelitore “Maxar Technologies” imazhet e marra të premten dhe tregojnë ekskavatorë dhe buldozerë të rëndë që lëvizin dheun pranë kratereve dhe vrimave në rajonin malor. Zona u godit nga bombat depërtuese amerikane GBU-57 , të cilat Pentagoni tha se kishin në shënjestër kanalet e ventilimit thellë në kompleksin nëntokësor.
Imazhe të tjera tregojnë makineri që hapin rrugë të reja hyrëse dhe që riparojnë rrugën kryesore që të çon në qendrën nëntokësore. Sipas ekspertëve nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, iranianët mund të jenë duke u përpjekur të rivendosin aksesin në mënyrë që të vlerësojnë shkallën e dëmit dhe gjendjen e pajisjeve, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Gjenerali Dan Kaine, shef i Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, tha në një konferencë për shtyp në Pentagon se gjatë “Operacionit “Çekani i Mesnatës” bombat “shkatërruese të bunkerëve” ranë njëra pas tjetrës në kanalet e ventilimit, rezultat i një studimi 15-vjeçar nga Agjencia Amerikane e Reduktimit të Kërcënimit Bërthamor mbi mënyrën se si ato mund të shkatërronin kompleksin nëntokësor.
Donald Trump u mburr se bastisjet amerikane shkaktuan një “shkatërrim total” të infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe vlerësoi se Teherani nuk do të ishte në gjendje ta rindërtonte atë.
Megjithatë, ekspertët e armëve bërthamore vënë në dyshim nëse programi është neutralizuar përgjithmonë.
Siç vërejnë ata, është e vështirë të “bombardohet njohuria” dhe Teherani tani mund të ketë një nxitje edhe më të madhe për të ecur përpara me zhvillimin e armëve bërthamore.
Amir-Saeid Iravani, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, tha se pasurimi bërthamor i Republikës Islamike “nuk do të ndalet kurrë” sepse lejohet për qëllime “energjie paqësore” sipas traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore.
“Pasurimi është e drejta jonë, një e drejtë e patjetërsueshme, dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë”, tha Iravani për CBS News , duke shtuar se Irani ishte gati për negociata, por “dorëzimi pa kushte nuk është negociatë. Ai po dikton politikën ndaj nesh”.
Por Iravani tha se Teherani është “gati për negociata, por pas këtij agresioni, kjo nuk është kusht i përshtatshëm për një raund të ri negociatash dhe nuk ka asnjë kërkesë për negociata dhe takim me presidentin”.
I dërguari iranian në OKB mohoi gjithashtu se ka ndonjë kërcënim nga qeveria e tij për sigurinë e Rafael Grossi-t, drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ose kundër inspektorëve të agjencisë, të cilët akuzohen nga disa zyrtarë iranianë se e ndihmojnë Izraelin të justifikojë sulmet e tij. Inspektorët e IAEA-s janë aktualisht në Iran, por nuk kanë qasje në objektet bërthamore të Iranit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA ka shkatërruar tërësisht programin bërthamor të Iranit përmes një serie sulmesh ajrore, duke e cilësuar këtë si ndërhyrjen më të fuqishme ndonjëherë ndaj Teheranit.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se objektivat kryesore ishin tre impiante bërthamore iraniane, përfshirë kompleksin nëntokësor të Fordos, të cilin ai e përshkroi si “tashmë të rrënuar”. Sipas tij, pas sulmeve “në vend kanë mbetur vetëm mijëra tonë gurë”.
“Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua si kurrë më parë. Kjo nënkuptonte fundin e ambicieve të tyre bërthamore – të paktën për një periudhë kohe,” deklaroi Trump.
I pyetur nëse Irani mund të kishte zhvendosur uraniumin e pasuruar përpara sulmeve, ai theksoi se një gjë e tillë ishte “shumë e vështirë, shumë e rrezikshme dhe shumë e rëndë për t’u realizuar në mënyrë të fshehtë”.
“Ata nuk patën kohë, sepse nuk e dinin që po i afroheshim,” tha ai, duke theksuar elementin e befasisë në operacion.
Trump pretendoi gjithashtu se Irani ndodhej vetëm disa javë larg ndërtimit të një arme bërthamore përpara sulmit amerikan. Ai shtoi se pas goditjes, Teherani nuk ka më as kapacitetin dhe as vullnetin për të vijuar programin bërthamor.
“Gjëja e fundit që duan tani është të mendojnë për energjinë bërthamore. Duhet të përqendrohen fillimisht tek rivendosja e funksionimit të vendit.”
Presidenti amerikan shprehu gjithashtu besimin se fushata amerikano-izraelite ndaj Iranit do të kontribuojë në zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, duke shtuar se më shumë vende do t’i bashkohen kësaj nisme për paqen në Lindjen e Mesme.
“Irani ishte pengesa kryesore. Në fakt, në një moment mendoja se edhe Irani mund t’i bashkohej Abraham Accords,” tha Trump.
Agjentët e Mossad-it kanë depërtuar në zemër të programit bërthamor të Iranit, duke e monitoruar dhe mbledhur informacione nga disa lokacione, që prej vitit 2010. Kështu raporton The Times, duke cituar burime dhe dokumente të inteligjencës. Informacionet e mbledhura fshehurazi ndër vite nga Izraeli tregojnë se deri në fund të vitit 2024, Irani do ta kishte […]
Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), pasi objektet bërthamore të vendit u bombarduan gjatë fundjavës në konfliktin 12-ditor me Izraelin.
Për këtë ligj, i cili u miratua një ditë më parë nga ligjvënësit me 221 vota pro dhe asnjë kundër, do të vendosë përfundimisht Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare (SNSC).
SNSC teknikisht drejtohet nga presidenti, por ashtu si të gjitha institucionet kyçe të shtetit, i përgjigjet udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei.
“Plani për ta detyruar Qeverinë ta pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk ishte në kundërshtim me ligjin islamik dhe Kushtetutën pas shqyrtimit nga anëtarët e Këshillit të Gardës”, tha zëdhënësi i këshillit, Hadi Tahan Nazif, në një postim në X.
Izraeli kreu sulme të papara ndaj objekteve kyçe bërthamore dhe ushtarake të Iranit, si dhe zonave të banuara, më 13 qershor, në një luftë që mori jetën e shumë civilëve nga të dyja palët para se të përfundonte me një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 24 qershor.
Më 21 qershor, SHBA-ja i goditi tri objekte bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Projektligji parashikon që pezullimi i bashkëpunimit të hiqet vetëm nëse garantohet që objektet dhe shkencëtarët bërthamorë iranianë janë të mbrojtur dhe që e drejta e Iranit për të pasuruar uranium brenda vendit është e garantuar.
Ndër shënjestrat e Izraelit gjatë sulmeve ndaj Iranit ishin edhe shkencëtarë të përfshirë në programin bërthamor iranian. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk ka për qëllim ta përdorë atë për të zhvilluar armë bërthamore.
Pezullimi i bashkëpunimit me IAEA do të thotë se Irani do t’i ndalojë inspektimet, raportimet dhe veprimtarinë mbikëqyrëse sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Para votimit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, e kritikoi IAEA-n, duke thënë se ajo dështoi “qoftë edhe të shtirej sikur e dënonte sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit” dhe e akuzoi për “shitjen e besueshmërisë së vet ndërkombëtare”.
Teherani ka akuzuar prej kohësh IAEA-n për anshmëri dhe bashkëpunim me fuqitë perëndimore dhe Izraelin kundër Iranit.
Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, ka shprehur prej vitesh shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga Irani në hetimet për objekte të vjetra, por të padeklaruara, bërthamore.
“Organizata për Energjinë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me agjencinë deri sa të garantohet siguria e objekteve bërthamore, dhe programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë”, tha Qalibaf në komentet që u pasuan nga thirrjet e ligjvënësve “vdekje Amerikës dhe Izraelit”./rel
Donald Trump ka insistuar se programi bërthamor i Iranit është kthyer dekada pas si pasojë e sulmeve amerikane, pavarësisht një raporti të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin.
Raporti, që ka rrjedhur nga zyrat e Agjencisë së Inteligjencës për Mbrojtjen, në Pentagon, vlerëson se sulmet e fundjavës e kanë kthyer programin bërthamor iranian vetëm pak muaj mbrapa.
Por, duke folur në samitin e NATO-s, Trump ka thënë se sulmet shkaktuan një “asgjësim total” të impianteve bërthamore të Iranit.
“Besoj se Irani nuk do të mund të prodhojë armë bërthamore për një kohë të gjatë. Sulmet amerikane shkaktuan një asgjësim total të impianteve atomike”, ka thënë Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar mediat prestigjioze amerikane “CNN” dhe “New York Times”, të cilat publikuan raportin e që në raportimet e tyre bënë të ditur se sulmet vetëm sa e kanë vonuar paksa programin e pasurimit të uraniumit.
I ulur pranë presidentit, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se raporti i publikuar është paraprak dhe ka një besueshmëri të ulët, gjë që sipas tij sugjeron se raportimi mediatik është i motivuar politikisht.
Ndërkohë, armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, i njoftuar nga presidenti Donald Trump, ka mbajtur pavarësisht frikën për shkelje të tij. Ulja e armëve është promovuar nga të dyja palët si një fitore.
Presidenti iranian Masud Pezeshkian ka shpallur fundin e luftës 12-ditore që i ishte imponuar vendit të tij dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, edhe pse duket vijuar mbrojtjen e së drejtës legjitime të vendit të tij për programin bërthamor.
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka folur për një “fitore historike që do të kujtohet në gjenerata”. Megjithatë, shteti hebre ka paralajmëruar armikun e tij të betuar. “Do ta respektojmë armëpushimin për aq kohë sa do ta bëjë edhe pala tjetër”, ka deklaruar.
Objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit. Vendndodhja, e ndërtuar në një mal, ishte shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët. Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom tha se Fordow është goditur përsëri.
Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të tij, tha më herët sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi nën tokë.