Normal view

LDK kërkon postin e presidentit

By: us er
5 August 2026 at 21:59

Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e partisë së tyre është që të kenë postin e presidentit. Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku Sadriu artikuluan këtë kërkesë, një ditë pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk arritën ndonjë marrëveshje për krijimin e […]

The post LDK kërkon postin e presidentit appeared first on BoldNews.al.

Faturat e papaguara mund të ekzekutohen në gjykatë pa paralajmërim dhe me kosto zero

By: us er
5 August 2026 at 21:40

Bizneset dhe individët që ushtrojnë një veprimtari ekonomike do të kenë një mjet më të shpejtë për të arkëtuar faturat e papaguara, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”. Ligji i ri është botuar në Fletoren  Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit. Ndryshimet synojnë […]

The post Faturat e papaguara mund të ekzekutohen në gjykatë pa paralajmërim dhe me kosto zero appeared first on BoldNews.al.

Mënyra si flasin fëmijët mund të sinjalizojë rrezikun për ankth dhe depresion

By: us er
5 August 2026 at 21:31

Mënyra se si fëmijët flasin për përvojat e vështira mund të tregojë më shumë sesa mendohej deri më sot. Sipas një studimi të ri të Universitetit Stanford, nuk janë vetëm ngjarjet që kanë përjetuar fëmijët ato që sinjalizojnë rrezikun për probleme të shëndetit mendor, por edhe mënyra se si ata i rrëfejnë këto përvoja. Studiuesit […]

The post Mënyra si flasin fëmijët mund të sinjalizojë rrezikun për ankth dhe depresion appeared first on BoldNews.al.

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

By: us er
5 August 2026 at 21:23

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë në protestën e 67-të kundër qeverisë. Menjëherë pas mbylljes së adresimeve, protestuesit kanë nisur marshimin, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit. Në përfundim të tubimit, aktivisti Edison Lika u dha një mesazh të pranishmëve me fjalët: “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vazhdimin e protestës nesër […]

The post Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin appeared first on BoldNews.al.

Pedagogu nga protesta: Në Shqipëri ka rënë kolera e dijes

By: us er
5 August 2026 at 21:16

Pedagogu Lush Susaj u bëri thirrje të rinjve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe fermerëve në protestën e 67-të të zhvilluar para Kryeministrisë, të mos largohen nga vendi, por të angazhohen në ndryshimin e situatës politike në Shqipëri. Nga podiumi i protestës, Susaj kritikoi gjendjen e arsimit dhe emigrimin e të rinjve dhe deklaroi se universitetet duhet […]

The post Pedagogu nga protesta: Në Shqipëri ka rënë kolera e dijes appeared first on BoldNews.al.

“Revolucioni Flamingo” dhe historia e harruar e besës shqiptare

By: us er
5 August 2026 at 21:02

Gazeta amerikane “The Boston Globe”,  i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke ndërthurur protestat e vazhdueshme kundër qeverisë me historinë e jashtëzakonshme të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Artikulli nis me faktin se, ndonëse Shqipëria po përjeton protesta të përditshme kundër qeverisë, ajo vazhdon të tërheqë turistë. Autorja Linda Matchan përshkruan “Revolucionin […]

The post “Revolucioni Flamingo” dhe historia e harruar e besës shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat!

By: us er
5 August 2026 at 20:51

Një emigrant i ardhur nga diaspora iu bashkua protestës në ditën e 67-të të saj dhe mori fjalën nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë, ku i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë ndaj zyrtarëve të korruptuar, duke marrë si shembull Kroacinë dhe Rumaninë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se kishte ardhur posaçërisht nga jashtë për […]

The post Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat! appeared first on BoldNews.al.

Mbi 5 mijë banorë pa urban, transporti mungon prej 5 vitesh në Vlorë

By: us er
5 August 2026 at 20:43

Në Vlorë, edhe sot shumë zona të brendshme të qytetit vazhdojnë të mos kenë transport urban. Një prej tyre është aksi i Transballkanikes, ku jetojnë mbi 5 mijë banorë dhe funksionojnë rreth 1 mijë biznese. Pavarësisht kësaj, prej më shumë se pesë vitesh në këtë segment nuk qarkullon asnjë autobus. “Këtu s’ka. Ka mbi 5 […]

The post Mbi 5 mijë banorë pa urban, transporti mungon prej 5 vitesh në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Populli në rrugë, pushteti në jaht”/ Protestuesit ironizojnë Ramën me pankarta në ditën e 67-të të tubimit

By: us er
5 August 2026 at 20:30

Në ditën e 67-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të reja përmes pankartave të vendosura përpara Kryeministrisë, ku në fokus ishte kryeministri Edi Rama. Një prej pankartave më të spikatura mbante mbishkrimin “POPULLI NË RRUGË. PUSHTETI NË JAHT”, e shoqëruar me një fotografi të kryeministrit gjatë pushimeve në Dhërmi, referuar videos së […]

The post “Populli në rrugë, pushteti në jaht”/ Protestuesit ironizojnë Ramën me pankarta në ditën e 67-të të tubimit appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen me shpejtësi

By: us er
5 August 2026 at 20:19

Situata nga zjarri në Mallakastër vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pisha. Era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit, i cili tashmë ka kaluar edhe rrugën e Panahorit, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Në terren po operojnë forcat zjarrfikëse, […]

The post Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen me shpejtësi appeared first on BoldNews.al.

Dita e 67-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës

By: us er
5 August 2026 at 19:57

Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit kërkojnë ndryshim politik dhe një tjetër mënyrë qeverisjeje. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku u nisën drejt bulevardit me pankarta, simbole kombëtare dhe mesazhe kundër qeverisë. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit […]

The post Dita e 67-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës appeared first on BoldNews.al.

Austria shënon rekord të ri temperaturash, termometri arrin në 41.2°C

By: us er
5 August 2026 at 19:48

Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, me termometrin që ka shënuar 41.2 gradë Celsius në Bad Deutsch-Altenburg, në lindje të vendit. Rekordi i ri është konfirmuar nga shërbimi meteorologjik GeoSphere Austria, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 41°C, i vendosur vetëm një ditë më parë në stacionin meteorologjik të Vjenë-Stammersdorf. […]

The post Austria shënon rekord të ri temperaturash, termometri arrin në 41.2°C appeared first on BoldNews.al.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për trafik kokaine

By: us er
5 August 2026 at 19:33

Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-lojtari i Kombëtares, Olgerd Muka, është arrestuar në Francë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve franceze, 46-vjeçari u ndalua në qytetin e Dizhonit pas një operacioni policor që zgjati më shumë se dhjetë ditë. Muka dhe një shtetas tjetër shqiptar u kapën në flagrancë, ndërsa dyshohet se […]

The post Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për trafik kokaine appeared first on BoldNews.al.

Harta e re ‘ndez’ edhe Klosin, qytetarët: Referendum ose bllokojmë Rrugën e Arbrit

By: us er
5 August 2026 at 19:23

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Klosit për të protestuar kundër propozimit të qeverisë për shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Protestës iu bashkuan banorë pa dallime politike, të cilët kërkuan që Bashkia Klos të ruajë statusin aktual dhe kundërshtuan planin […]

The post Harta e re ‘ndez’ edhe Klosin, qytetarët: Referendum ose bllokojmë Rrugën e Arbrit appeared first on BoldNews.al.

Censura e GJKKO ndaj mediave, Mapping Media Freedom: Kufizimet cenojnë raportimin

By: us er
5 August 2026 at 19:07

Rregullorja e re e miratuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendos kufizime të reja për gazetarët gjatë seancave gjyqësore, ka tërhequr vëmendjen edhe në nivel europian. Shqetësimi është pasqyruar nga Mapping Media Freedom, platforma që dokumenton shkeljet dhe kërcënimet ndaj lirisë së medias në Europë dhe që […]

The post Censura e GJKKO ndaj mediave, Mapping Media Freedom: Kufizimet cenojnë raportimin appeared first on BoldNews.al.

Skandalet seksuale/ Qeveria britanike ndalon hetimet ndaj Jeffrey Epstein

By: us er
5 August 2026 at 19:00

Ministria e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se qeveria ka ndaluar hetim publik mbi abuzimet seksuale të Jeffrey Epstein dhe veprimtarinë e tij në vend. Gati shtatë vjet pas vdekjes së biznesmenit amerikan, skandali Epstein vazhdon të tronditë establishmentin britanik. Së fundmi kjo çoi në arrestimin e tij Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i tij Mbreti Charles, […]

The post Skandalet seksuale/ Qeveria britanike ndalon hetimet ndaj Jeffrey Epstein appeared first on BoldNews.al.

Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital

By: us er
5 August 2026 at 18:42

Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është arrestuar në Torreglia të Italisë, pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht një 47-vjeçar shqiptar gjatë një sherri të ndodhur në rrugë. Sipas mediave italiane, i arrestuari ishte person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar moldav, […]

The post Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital appeared first on BoldNews.al.

Përfundon pa marrëveshje edhe takimi i dytë Kurti-Abdixhiku

By: us er
5 August 2026 at 18:29

Takimi i dytë brenda dy ditësh mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar sërish pa një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja. Bisedimet u zhvilluan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por palët nuk arritën një dakordësi për ndarjen e përgjegjësive […]

The post Përfundon pa marrëveshje edhe takimi i dytë Kurti-Abdixhiku appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i frikshëm për 2027, 50 mln njerëz drejt urisë për shkak të El Niños

By: us er
5 August 2026 at 18:16

Rreth 50 milionë njerëz ka të ngjarë të shkojnë drejt urisë akute përpara fundit të vitit të ardhshëm për shkak të zhvillimit të shpejtë të fenomenit klimatik El Niño, sipas parashikimeve. Ky numër i shtohet qindra milionë njerëzve që tashmë përballen me nivele të rrezikshme urie, si pasojë e viteve të thatësirës në disa pjesë […]

The post Parashikimi i frikshëm për 2027, 50 mln njerëz drejt urisë për shkak të El Niños appeared first on BoldNews.al.

Grabitja në Paskuqan, autorët u larguan me motor pa targa

By: us er
5 August 2026 at 18:02

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja argjendarisë në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Sipas informacioneve të deritanishme, dy persona të armatosur, të dyshuar se ishin të pajisur me kallashnikov, kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe, nën kërcënimin e armës, kanë marrë sende me vlerë. Në momentin e grabitjes, brenda argjendarisë ndodheshin dy vajza […]

The post Grabitja në Paskuqan, autorët u larguan me motor pa targa appeared first on BoldNews.al.

❌