Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayReporter

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

13 July 2026 at 10:09
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet me kauzën e tyre mjedisore dhe duke premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel. “Të jem e sinqertë, është shumë e çuditshme të shohësh se jeni ju ata që po mbroni vlerat […]The post Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së” appeared first on Reporter.al.

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

7 July 2026 at 15:18
v2 cover
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN. Fotot: Iriola Kote.
Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur – një projekt i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner – është shndërruar në grumbullime masive të përnatshme në Tiranë, ku shqiptarë të moshave dhe prejardhjeve të ndryshme mblidhen për të shprehur shqetësimet […]The post Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

30 June 2026 at 18:34
drejtoria e poliocise
Protestuesit përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Foto: LSA.
Protesta e një grupi qytetarësh paraditen e së martës përballë Parlamentit të Shqipërisë u përshkallëzua në shoqërime të dhunshme të gjashtë personave për disa orë në komisariatin numër 1 në Tiranë. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi disa protestues hodhën vezë drejt makinave të deputetëve. Për të mundësuar vendosjen e prangave, punonjësit e policisë i tërhoqën […]The post Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit appeared first on Reporter.al.

Protesta që vuri në provë opozitën

20 June 2026 at 09:27
photo 2026 06 16 20 05 00
Protestuese me pankartë | Foto: LSA
Partia Demokratike u gjend në një pozitë të vështirë politike përballë protestës qytetare kundër një projekti turistik në lagunën e Nartës në Zvërnec, pas të cilit qëndron Jared Kushner, dhëndri Presidentit Trump. Në ditët e para të nisjes kësaj proteste kryetari Sali Berisha deklaroi se ishte dakord me investimin dhe se Shqipëria duhej të mirëpriste […]The post Protesta që vuri në provë opozitën appeared first on Reporter.al.

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

18 June 2026 at 13:18
Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.
Lideri 81-vjeçar i opozitës, një figurë e pandarë e jetës politike shqiptare për më shumë se tre dekada, nuk ishte larguar kurrë. Por tani ai kishte arsye të pretendonte një fillim të ri. Rreth një vit e gjysmë pasi Berisha njoftoi se do t’i drejtohej Donald Trump, Shtetet e Bashkuara këtë muaj hoqën sanksionet e […]The post Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha? appeared first on Reporter.al.

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

15 June 2026 at 09:31
protest 2 e1781101587638
Shqiptarët u mblodhën të martën para Zyrës së Kryeministrit. Foto: BIRN.
Sa herë që vizitoj Shqipërinë, biseda është gjithmonë e njëjta – jo për politikën, zgjedhjet, aeroportin e ri apo premtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Flitet për largimin. Prej disa vitesh, vendin e ka pushtuar një ndjenjë apatie, një lloj dorëzimi kolektiv, në një shoqëri që për dekada me radhë është ushqyer me idenë se […]The post “Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve appeared first on Reporter.al.

Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi

By: BIRN
13 March 2026 at 13:55

Nga Katarina Baletic, Milica Stojanovic dhe Jack Sapoch Ndoshta ishte protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë në kryeqytetin serb dhe, për disa minuta, ajo heshti plotësisht. Rreth 300,000 njerëz morën pjesë në demonstratën në Beograd më 15 mars 2025, një nga një seri protestash kundër qeverisë të nxitura nga katastrofa e stacionit hekurudhor në Novi […]

The post Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi appeared first on Reporter.al.

Rrënjët ekonomike të protestave të Iranit

12 January 2026 at 12:16

Protestat që shpërthyen në Teheran më 28 dhjetor dhe që u përhapën shpejt në të gjithë Iranin u shkaktuan nga një arsye specifike: rënia e monedhës së vendit, rialit. Zhvlerësimi i monedhës në Iran nuk është kurrë thjesht një çështje teknike; ai rrit shpejt çmimet dhe ul fuqinë blerëse, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë […]

The post Rrënjët ekonomike të protestave të Iranit appeared first on Reporter.al.

Fermerët grekë bllokojnë rrugët në shenjë proteste

4 December 2025 at 12:15

Anembanë Greqisë, fermerët po parkojnë traktorët e tyre në rrugë dhe autostrada, duke bllokuar trafikun dhe zyrat doganore. “Traktorët tanë janë mjetet tona dhe me ta duam të tregojmë se situata nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha Nikos Pavlonasios, një përfaqësues i Unionit Panhelen të Fermerëve të Rinj. Të prekur nga murtaja e deleve […]

The post Fermerët grekë bllokojnë rrugët në shenjë proteste appeared first on Reporter.al.

Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale

30 October 2025 at 12:44

Lëvizja Bashkë së bashku me pensionistë të Tiranës protestuan të enjten perballë godinës së Parlamentit, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik, premtime të lëna në harresë nga qeveria “Rama”. Të enjten paradite, në ditën e seancës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, aktivistë të Lëvizjes Bashkë si edhe pensionistë të Tiranës, protestuan […]

The post Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale appeared first on Reporter.al.

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

10 October 2025 at 16:05

Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e […]

The post Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen appeared first on Reporter.al.

Shqiptarët protestojnë në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14 September 2025 at 19:49

Flamuri kuq e zi i Shqipërisë dominoi rrugët e Hagës të dielën, ndërsa qindra shqiptarë etnikë nga Kosova, vende të tjera në Ballkan, shtetet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja u mblodhën për të treguar mbështetje për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kohës së luftës, […]

The post Shqiptarët protestojnë në Hagë kundër Gjykatës Speciale appeared first on Reporter.al.

Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë

5 September 2025 at 13:23

Nëntorin e kaluar, shembja e një çatie në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, shkaktoi vdekjen e 15 personave (një tjetër person vdiq në mars nga plagët e marra në aksident). Hezitimi i qeverisë serbe për të mbajtur përgjegjës ata që ishin përgjegjës për ndërtimin e dobët – […]

The post Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë appeared first on Reporter.al.

Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit

12 August 2025 at 13:04

Shoqërimi i dy banorëve të fshatit Kurdari nga Policia e Matit të hënën riktheu përplasjet mes banorëve dhe kompanisë që po kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma” në lumin Lusë. Banorët akuzohen nga kompania “Global Enterprise Group” se kanë penguar nisjen e punimeve për gjurmën e projektit. Banorët deklarojnë se i kanë kundërshtuar paqësisht punëtorët e […]

The post Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit appeared first on Reporter.al.

Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

7 July 2025 at 15:39

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por […]

The post Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it appeared first on Reporter.al.

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

3 July 2025 at 13:04

Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit. Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e […]

The post ‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Brenda grushtit të shtetit ekzekutiv të Turqisë

27 March 2025 at 16:14

Më në fund ndodhi: Ekrem İmamoğlu, kryebashkiaku i Stambollit dhe sfiduesi më i frikshëm i mundshëm i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, u arrestua zyrtarisht me akuza të dobëta korrupsioni, pas katër ditësh në paraburgim. Lëvizja pritej prej kohësh dhe nuk mund të hidhet poshtë si një manovër e […]

The post Brenda grushtit të shtetit ekzekutiv të Turqisë appeared first on Reporter.al.

Autoritarizmi është rreziku më i madh ekonomik i Turqisë

27 March 2025 at 10:59

Dymbëdhjetë vjet më parë, publikova një koment që pyeste: “Pse po rebelohet Turqia?” Demonstruesit kishin vërshuar në rrugët e Stambollit për të mbrojtur Parkun Gezi nga shndërrimi i tij në një qendër tregtare. Sot, ata janë rikthyer, jo për pemët apo hapësirat e gjelbra, por si përgjigje ndaj kulmit të paligjshmërisë dhe autoritarizmit zvarritës prej […]

The post Autoritarizmi është rreziku më i madh ekonomik i Turqisë appeared first on Reporter.al.

Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

8 March 2025 at 13:57

Nën sloganin “Mos ma prek lirinë”, qindra aktivistë, qytetarë, gra dhe vajza të Tiranës iu bashkuan të shtunën paradite marshimit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars. Ato kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre, duke bërë thirrje që t’i jepet fund kulturës patriarkale në Shqipëri dhe shtypjes së të drejtave themelore […]

The post Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌
❌