Normal view

Lamallari: Siguria rrugore prioritet, Smart City do të sjellë standard të ri monitorimi

2 August 2026 at 13:56

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga të gjithë përdoruesit e rrugës, duke theksuar se, megjithëse aksidentet rrugore kanë shënuar një trend rënës ndër vite, ato vijojnë të jenë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve njerëzore.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministri Lamallari nënvizoi se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbetet faktor kyç për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Nuk është kurrë mjaftueshëm ndërgjegjësimi mbi nevojën e respektimit të normave të drejtimit të automjetit dhe sigurisë rrugore. Do të vijojmë çdo ditë me apelin për ndërgjegjësim, mbikëqyrje dhe sanksionim me qëllim parandalimin e humbjeve në jetë njerëzore dhe lëndimin e qytetarëve”, shprehet ministri.

Ai theksoi se Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive në të gjitha akset kryesore të vendit, duke përdorur makinat inteligjente, radarët dhe dronët për monitorimin e qarkullimit dhe evidentimin e shkeljeve që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Ministri Lamallari bëri të ditur gjithashtu se projekti Smart City, i cili pritet të vihet në funksion së shpejti, përfaqëson investimin më të madh të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë rrugore.

“Smart City vjen së shpejti si investimi më i madh i qeverisë shqiptare për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit”, theksoi ministri.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, kufijtë e shpejtësisë dhe të shmangin çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

/gj.m/j.p/

The post Lamallari: Siguria rrugore prioritet, Smart City do të sjellë standard të ri monitorimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Ministrat e Brendshëm takohen për situatën në Ceuta

DUBLIN, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Me shqetësimin në rritje në Bashkimin Evropian pasi dhjetëra mijëra emigrantë hynë në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut, ministrat e Brendshëm të BE-së do të takohen për bisedime të martën, postoi në mediet sociale kryeministri irlandez, Micheal Martin.

“Si mbajtëse e presidencës, Irlanda do të thërrasë një takim të martën të Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE-së, të kryesuar nga Jim O’Callaghan për të diskutuar zhvillimet në Ceuta,” postoi Martin në X të shtunën.

Irlanda aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së dhe O’Callaghan është ministri i Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe Migracionit i Irlandës.

Zyrtarët do të diskutojnë zhvillimet në Ceuta, sipas informacionit.

“Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet dhe po vazhdojmë të monitorojmë situatën”, shkroi Martin.

Gjatë ditëve të fundit, rreth 60 000 persona mbërritën në Ceuta nga Maroku, me të paktën 67 persona të vdekur në përpjekje.

Shërbimet e emergjencës vazhduan kërkimet në det.

Pas ngjarjeve në Ceuta, disa vende të BE-së shtuan presionin mbi Spanjën.

Në një letër të nënshkruar nga 22 nga 27 udhëheqësit e BE-së, përfshirë Friedrich Merz të Gjermanisë, ata shprehën shqetësim të madh për situatën.

Ata akuzuan indirekt Madridin se u kishte dhënë njerëzve stimuj, përmes vendimeve të fundit, për të guxuar të bënin udhëtimin drejt BE-së.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u ankua në një letër drejtuar Martinit për sjelljen e disa shteteve anëtare në krizën e Ceutës.

Ai theksoi se Ceuta nuk i përket zonës Schengen.

Kjo do të thotë që njerëzit nuk mund të udhëtojnë thjesht që andej në vende të tjera të BE-së.

Sánchez i dërgoi një letër identike presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raportoi transmetuesi shtetëror spanjoll i televizionit RTVE.

Sipas qeverisë spanjolle, pothuajse të gjithë emigrantët tani janë kthyer në Marok./ a.jor.

The post BRUKSEL – Ministrat e Brendshëm takohen për situatën në Ceuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

2 August 2026 at 13:53

Pickimi nga insektet apo peshqit në det mund të jetë vetëm pikënisja e një infeksioni të rëndë nëse neglizhohet dhe nuk trajtohet në kohë. Mjekja pediatre Sonila Brati thotë se gjatë vizitave ditore gjatë kësaj periudhe ndjek edhe raste të pickimeve te fëmijë të vegjël.

“Ndonjëherë mund të kenë goxha probleme nga pickimet. Pra, kemi pasur raste që janë detyruar të përdorin edhe antibiotik për shkak të infektimit dhe të një temperature goxha të lartë.”, tha mjekja.

Jo rrallëherë prindërit reagojnë vetë të parët ndaj këtyre pickimeve, pa pritur ndihmën mjekësore.

“Ndonjëherë prindërve mund t’u duket një gjë e thjeshtë, të fillojnë ndonjë mjekim vetë, të japin një antialergjik vetë, përdorin shpeshherë këto kompresa, por ndonjëherë duhet që të drejtohen te mjeku, sepse problematikat mund të jenë pak më serioze”, tha mjekja.

Rastet më të rënda që shkaktojnë helmime biologjike janë të shpeshta edhe në shërbimin e Toksikologjisë në QSUT.

“Pickimet nga peshqit. Kemi raste të tilla, sidomos nga zonat bregdetare, që janë rrezik. Kemi edhe raste të tilla që kërkojnë asistencë mjekësore. Janë edhe lëndime të tjera biologjike nga akrepi, bleta, grerëza, skolopendra e të tjerë”, tha Andrin Tahiri, shef i Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët rekomandojnë kërkimin e menjëhershëm të ndihmës nëse shfaqen vështirësi në frymëmarrje, ënjtje e fytyrës ose e fytit, dhimbje shumë të forta, temperaturë, infeksion ose përkeqësim i plagës.

Dy orë në këmbë për të shuar flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në malin e Vinës, Gramsh

2 August 2026 at 13:52

Terreni i pakalueshëm nuk i ndaloi zjarrfikësit e Gramshit të ndërhynin për shuarjen e një zjarri të rënë në malin e Vinës. Për të mbërritur në vatrën e flakëve, efektivët ecën rreth dy orë në këmbë, pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtonin në zonë.

Të pajisur me pompa krahu dhe mjete rrethanore, ata arritën ta izolojnë dhe më pas ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.

Me temperaturat që vijojnë të mbeten të larta, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi apelon për kujdes të shtuar, duke u kërkuar qytetarëve të mos ndezin zjarre në natyrë dhe të sinjalizojnë menjëherë çdo vatër të konstatuar.

The post Dy orë në këmbë për të shuar flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në malin e Vinës, Gramsh appeared first on Euronews Albania.

Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

2 August 2026 at 13:49
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në akset kryesore dhe në rrugët me qarkullim të lartë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas bilancit të javës së fundit, shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga monitorimi me mjete bashkëkohore, kanë konstatuar gjithsej 12,505 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. […]

“Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

2 August 2026 at 13:46

Qyteti spanjoll i Ceutës po rikthehet gradualisht në normalitet, pasi u përball me një valë të paprecedentë emigrantësh, ku mbi 60 mijë persona mbërritën brenda dy ditësh, duke shkaktuar kaos dhe mbylljen e qytetit për 24 orë.

Dyqanet dhe lokalet kanë nisur të rihapin aktivitetin, megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë të funksionojnë me masa shtesë sigurie. Banorët thonë se situata është përmirësuar, por frika mbetet se një krizë e ngjashme mund të përsëritet.

Carlos, një tregtar që jeton prej dekadash në Ceuta, kujton se ka përjetuar edhe krizën migratore të vitit 2021, por thekson se ngjarjet e ditëve të fundit kanë qenë shumë më të rënda.

“Problemi ishte numri i madh i njerëzve dhe mungesa e përgatitjes nga autoritetet. Ishte një katastrofë,” u shpreh ai, duke kritikuar mënyrën se si u menaxhua situata, shkruan A2.

Edhe banorë të tjerë ndajnë të njëjtin shqetësim. Antonio dhe Margot, një çift pensionistësh, besojnë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që qyteti përballet me një situatë të tillë.

“Kemi kaluar momentin më të vështirë, por nuk ka përfunduar. Kjo që ndodhi mund të ndodhë sërish” shprehen ata për “El Mundo”.

Ndër bizneset që nuk e ndërprenë plotësisht punën ishin farmacitë. Ali dhe Amal, dy farmaciste në Ceuta, tregojnë se u ofruan ndihmë dhjetëra emigrantëve që mbërritën në qytet.

“Sollën fëmijë, persona me diabet dhe të plagosur që kërkonin fasha e ilaçe. Shumica paguan për produktet, ndërsa të tjerëve ua dhamë falas,” rrëfyen ato.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë nisur një operacion për kthimin e emigrantëve në vendin e origjinës. Megjithatë, qindra persona vazhdojnë të qëndrojnë në Ceuta, të strehuar në parqe, sheshe dhe zona të ndryshme të qytetit.

Forcat e Policisë Kombëtare, policia lokale dhe ushtria patrullojnë rrugët për të “bindur” emigrantët të largohen, ndërsa në disa lagje banorët kanë organizuar patrulla vullnetare për të garantuar sigurinë gjatë natës.

Pavarësisht rikthimit të pjesshëm të normalitetit, banorët e Ceutës thonë se pasiguria dhe shqetësimi vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa autoritetet përballen me sfidën e menaxhimit të një prej krizave më të mëdha migratore që ka përjetuar qyteti.

FOTOT/ 1.200 m² dhe me vlerë 2.6 mln euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

By: us er
2 August 2026 at 13:44

Biznesmeni Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik në Francë pasi fluturoi me një avion mbi hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly, rezulton të jetë pronar i një kështjelle luksoze me vlerë rreth 2.6 milionë euro, e cila tashmë është pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas të dhënave të referuara […]

The post FOTOT/ 1.200 m² dhe me vlerë 2.6 mln euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë appeared first on BoldNews.al.

Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

2 August 2026 at 13:37

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në akset kryesore dhe në rrugët me qarkullim të lartë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas bilancit të javës së fundit, shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga monitorimi me mjete bashkëkohore, kanë konstatuar gjithsej 12,505 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, ndërsa autorët janë arrestuar ose proceduar penalisht.

Po ashtu, është proceduar penalisht një drejtues automjeti, i cili tentoi të korruptonte një efektiv të Policisë Rrugore duke i ofruar 2,000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në kuadër të kontrolleve, Policia Rrugore ka vendosur 74 masa administrative për mospozicionim të rregullt të mjeteve në karrexhatë, një shkelje që favorizon manovrat e rrezikshme dhe krijon vështirësi në qarkullim.

Gjithashtu, janë ndëshkuar 12 drejtues mjetesh që u konstatuan duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa 31 automjete të ndaluara ose të parkuara në kundërshtim me Kodin Rrugor janë larguar me mjet ngritës.

Për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe mungesën e kaskës mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve janë vendosur 1,562 masa administrative.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi dhe të tregojnë përgjegjshmëri, në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.

Rikthehet Lionel Messi/ Legjenda e topit hyn si zëvendësues në Ligën Amerikane

2 August 2026 at 13:34

E ndjen shumë përgjegjësinë ndaj fanelës.

Lionel Mesi, edhe pse 39 vjeç, edhe pse ka pasur 12 muaj tepër të ngarkuar, nuk u vonua shumë me pushimet dhe ja ku është gati për të ndihmuar ekipin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Legjenda argjentinase, ish-kampion I botës, dhe tani nënkampion në fuqi, u kthye këtë fundjavë tek skuadra e tij, Inter në Majemi, I cili lufton për titullin kampion.

Mesi u aktivizua në minutën e 53-të të duelit në Florida ndaj rivalit Këlambës, duke I pasur pushimet vetëm 11 ditë.

Kjo bëri që ai të humbiste vetëm dy ndeshje që pas përfundimit të Kupës së Botës.

Gjithsesi, prania e kapitenit nuk është se e ndihmoi shumë Interin, dhe logjika ta do që ai të mos jetë në 100 për qind të formës.

Ndeshja përfundoi 2-2, me vendasit që ishin në epërsi dy herë, por që nuk e morën dot tripikëshin.

Luis Suarez shënoi për 1-0 në 16’, pastaj miqtë barazuan me autogolin e brazilianit Kasemiro në 34’, ndërsa Interi u ndihmua nga VAR-i për të gjetur epërsinë në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Në 84’, me Mesin në fushë, Këlambës barazoi për 2-2 pasi realizoi Mendesh.

13:30 Balla viziton sipërmarrjen tekstile në Kavajë: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” mbështetje edhe për sektorin fason

2 August 2026 at 13:30

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, vizitoi sipërmarrjen tekstile të Ylli Elmazit në Kavajë, ku u ndal në rëndësinë e mbështetjes së bizneseve prodhuese përmes programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë vizitës, Balla theksoi se edhe sektori fason mund të përfitojë nga kjo skemë financimi, e cila synon të nxisë investimet dhe zgjerimin e aktivitetit të sipërmarrjeve shqiptare.

“Programi ofron garanci sovrane deri në 70%, normë interesi preferenciale 2–3% dhe financim deri në 200 milionë lekë për çdo përfitues, duke krijuar mundësi për investime në teknologji, pajisje, rritje të prodhimit, si dhe zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, turizmit dhe industrisë përpunuese”.

Balla vlerësoi sipërmarrjet që investojnë në prodhim dhe punësim, duke theksuar se mbështetja e biznesit mbetet një nga prioritetet për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë./kb

ZAGREB – Mijëra udhëtarë përballen me 10 orë pritje në kufirin Kroaci-Mali i Zi

2 August 2026 at 13:30
– Kolona të gjata automjetesh dhe pritje që në disa raste kanë arritur deri në 10 orë janë regjistruar gjatë fundjavës në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg, në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi, duke krijuar një nga situatat më të vështira të sezonit turistik në rajonin e Adriatikut, sipas thedubrovniktimes.com. Sipas medieve kroate, mijëra […]

13:30 Etiketimi i përmbajtjes së krijuar nga AI bëhet i detyrueshëm në BE

2 August 2026 at 13:30

**

Që nga kjo e diel, kompanitë që krijojnë ose përdorin përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (AI) duhet ta etiketojnë qartë atë, sipas rregullave të reja të Bashkimit Evropian për transparencën.
Qëllimi është që qytetarët të kuptojnë menjëherë nëse një tekst, foto, video apo material tjetër që shohin në internet është krijuar nga një njeri apo nga inteligjenca artificiale. Sipas udhëzimeve të reja, sistemet e AI-së si chatbot-et duhet të identifikohen qartë si të tilla, ndërsa imazhet, videot dhe tekstet e krijuara me AI duhet të mbajnë etiketa ose shenja identifikuese, si watermark-e apo forma të tjera që lehtësojnë zbulimin e tyre. Kompanitë që nuk respektojnë këto rregulla rrezikojnë gjoba të larta.
Rregullorja kërkon gjithashtu që përdoruesit të informohen kur ekspozohen ndaj:
• sistemeve të njohjes së emocioneve dhe kategorizimit biometrik;
• përmbajtjeve të tipit deepfake;
• teksteve mbi çështje me interes publik të krijuara nga AI pa mbikëqyrje apo redaktim njerëzor.

BE-ja shpreh shqetësim të veçantë për përhapjen e deepfake-ve, pasi inteligjenca artificiale po e bën gjithnjë e më të vështirë dallimin mes përmbajtjes reale dhe asaj të krijuar artificialisht. Sipas zyrtarëve evropianë, rregullat synojnë të ruajnë besimin e qytetarëve në atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë. Detyrimi zbatohet për përmbajtjen e krijuar për qëllime profesionale, ndërsa përdorimi personal i AI-së nuk preket nga këto rregulla. Sistemet ekzistuese të inteligjencës artificiale kanë afat deri më 2 dhjetor 2026 për t’u përshtatur, ndërsa përjashtohen veprat artistike, krijuese, satirike dhe fiktive. Rregullat e reja kanë ngjallur debat mes kompanive të teknologjisë, të cilat paralajmërojnë se zbatimi i tyre mund të jetë i ndërlikuar. Megjithatë, disa prej tyre kanë nisur tashmë etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me AI. TikTok kërkon prej vitesh që krijuesit të etiketojnë imazhet, videot dhe audiot e gjeneruara nga AI, ndërsa Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram. Edhe Google ka nënshkruar kodin evropian të transparencës për AI dhe po punon me kompani si Nvidia, OpenAI dhe Apple për zhvillimin e mjeteve të etiketimit digjital./FC

Indonezi, 5 të vdekur dhe 41 të zhdukur nga zjarri në një anije

2 August 2026 at 13:30

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një zjarr shpërtheu në një traget pranë ishullit indonezian të Madurës, njoftoi të dielën agjencia e kërkim-shpëtimit e vendit.

Trageti mbante 271 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, 225 prej të cilëve janë shpëtuar, thanë gjithashtu shërbimet e shpëtimit.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar. Trageti ishte nisur nga Surabaya me destinacion qytetin e Makassarit në jug të ishullit Sulawesi.

The post Indonezi, 5 të vdekur dhe 41 të zhdukur nga zjarri në një anije appeared first on Euronews Albania.

Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

2 August 2026 at 13:29

Fluksi i lartë i udhëtarëve drejt Shqipërisë gjatë sezonit turistik ka sjellë shtim të pritjeve në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, veçanërisht gjatë fundjavave dhe ditëve me lëvizje të shtuar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet përgjegjëse të të dyja vendeve, me qëllim lehtësimin e kalimit të qytetarëve shqiptarë dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Sipas MEPJ-së, gjatë muajve të verës rreth 300 mijë shqiptarë përdorin këtë korridor rrugor për të udhëtuar drejt Shqipërisë, duke krijuar ngarkesa të konsiderueshme për infrastrukturën dhe shërbimet kufitare.

MEPJ thekson se po bashkërendohen veprimet me autoritetet përkatëse për identifikimin e zgjidhjeve praktike dhe shtimin e kapaciteteve në kufi, në mënyrë që kalimi i qytetarëve të jetë sa më i shpejtë dhe i lehtë.

Sipas ministrisë, një zgjidhje afatgjatë pritet të jetë edhe zgjerimi i plotë i hapësirës Schengen në këtë pjesë të rajonit, që do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Mbi masat për lehtësimin e kalimit të qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi gjatë sezonit veror, në kushtet e fluksit të lartë të udhëtarëve.

Rritja e ndjeshme e mobilitetit në rajon dhe flukset gjithnjë e më të mëdha të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë me rrugë tokësore gjatë sezonit turistik shoqërohen, në periudhat e pikut, me pritje të gjata në pikat kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi. Ky është një fenomen që, për shkak të volumit shumë të lartë të lëvizjeve, përsëritet pothuajse çdo verë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe ditëve me fluksin më të madh.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet përgjegjëse, me synimin që, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi në secilin shtet, kalimi i qytetarëve të jetë sa më i shpejtë dhe sa më i lehtë, duke shtuar kapacitetet për të minimizuar, në masën më të madhe të mundshme, pritjet në pikat kufitare.

Vetëm gjatë sezonit veror, rreth 300 mijë shtetas shqiptarë kalojnë përmes këtij korridori rrugor. Një volum i tillë lëvizjesh krijon, në periudha të caktuara, ngarkesa të konsiderueshme për infrastrukturën dhe shërbimet kufitare. Megjithatë, kjo nuk e zbeh angazhimin tonë për të bashkërenduar veprimet me autoritetet përkatëse, për të identifikuar zgjidhje praktike dhe për të lehtësuar sa më shumë lëvizjen e qytetarëve tanë, deri në ditën kur hapësira Schengen të shtrihet tërësisht edhe në këtë pjesë të rajonit tonë.

Kurti thotë se ka “vullnet e gatishmëri” për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

PRISHTINË, 2 gusht/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri” mes partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja të vendit gjatë javës së ardhshme.

LVV-ja dhe LDK-ja pritet t’i rifillojnë bisedimet që ishin pezulluar muajin e kaluar për shkak të një votëbesimi brendapartiak të cilit i mbijetoi këtë javë lideri i partisë opozitare, Lumir Abdixhiku.

I pyetur të shtunën vonë se kur do të rinisin takimet me Abdixhikun teksa po afron seanca konstituive e Kuvendit e 6 gushtit, Kurti tha: “Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të”.

“Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti për Ekonomia Online, pas një ngjarjeje të partisë së tij në Prishtine për mikpritjen e mërgimtarëve.

Ndërkohë, të shtunën, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë një kuvendi partiak të enjten ishte arritur pajtueshmëri që partia të bashkëpunojë me partinë në pushtet për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

LDK-ja tashmë ka caktuar disa parime si parakushte për një marrëveshje të mundshme me LVV-në, përfshirë: marrëveshje për të gjitha institucionet, pra Kuvendin, Qeverinë, Presidencën, ose asnjë; agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i vendit si dhe ndarja e përgjegjësive.

“Këto tri parime neve na bashkojnë si Grup Parlamentar. Kuvendi [i LDK-së] ka kërkuar që kjo e drejtë të ushtrohet deri në fund. Se si do të përmbyllet kjo kërkesë, tani është çështje e negociatave [me LVV-në]”, tha Haziri për REL-in.

Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevojë për një marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri, dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike e institucionale.

Partia e tij i mori 53 mandate dhe, duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe – që gëzojnë 10 vende – atëherë ai pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re.

Por, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.

Prandaj çështja e presidentit pritet të jetë në qendër të bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut.

A do të mjaftonte një marrëveshje LVV-LDK?

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se zhvillimet e fundit në LDK, por edhe pozicionimi i partive politike në përgjithësi, nuk japin sinjale premtuese dhe të sigurta për formimin e institucioneve të reja.

Sipas tyre, rezultati i ngushtë i votimit për dhe kundër vazhdimit të mandatit të Abdixhikut për kryetar, rikonfirmon se brenda LDK-së ekzistojnë çarje të thella ndërmjet dy taborëve.

Analisti Rrahman Paçarizi, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se deklarata e Hazirit, se LDK-ja do të shkojë drejt një marrëveshjeje me LVV-në në rast se ajo ia respekton parimet e deklaruara, nuk e qartëson situatën.

“Më shumë është në funksion të ndërtimit të rrëfimit se LDK-ja nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohet si bllokuese e formimit të institucioneve”, shtoi Paçarizi.

Ai sheh pak gjasa që të gjendet një formulë nga kryetari i LDK-së, por edhe nga tabori i pakënaqur me të brenda kësaj partie, për të krijuar qëndrim të përbashkët të 18 deputetëve ndaj një marrëveshjeje të mundshme me LVV-në.

Analisti Artan Muhaxhiri gjithashtu tha se, pavarësisht rikonfirmimit të mandatit të Abdixhikut në krye të partisë, përplasjet brenda LDK-së tregojnë se çfarëdo marrëveshje me LVV-në nuk do të marrë mbështetjen e të gjithë 18 deputetëve të kësaj partie në Kuvend.

“Minimumi i ka gjashtë ose shtatë deputetë më pak se sa numri i përgjithshëm i deputetëve. Kështu që Abdixhiku e ka vetëm një detyrë, ta ndryshojë për 180 shkallë qasjen ndaj deputetëve të pakënaqur dhe personaliteteve shumë të rëndësishme të LDK-së, të cilët e kundërshtojnë mënyrën e lidershipit të tij”, theksoi Muhaxhiri.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Në rast se vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025. /rel/

The post Kurti thotë se ka “vullnet e gatishmëri” për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuri/ Shpopullimi vazhdon: ikin Shqiptarët, vijnë Vietnamezët

By: us er
2 August 2026 at 13:28

Sekretari për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Franci Nuri ka komentuar vizitën e delegacionit shqiptar në Vietnam dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje për sjelljen e punëtorëve vietnamezë në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Nuri akuzon qeverinë se po përpiqet të mbulojë dështimin e politikave të saj me importin e fuqisë punëtore […]

The post Nuri/ Shpopullimi vazhdon: ikin Shqiptarët, vijnë Vietnamezët appeared first on BoldNews.al.

Shkodër, 200 mijë lekë gjobë për lokalin që shkeli kufirin e zhurmës

By: melisa
2 August 2026 at 13:26

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet në zonat turistike për monitorimin e nivelit të zhurmave dhe respektimin e orareve të lejuara për aktivitetet me muzikë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas edhe ankesave të ardhura nga qytetarët, është konstatuar një subjekt që ushtronte aktivitet me muzikë mbi kufirin e lejuar. Për këtë shkelje…

Source

SHBA/ Mijëra të evakuar nga zjarret në Uashington

2 August 2026 at 13:25

Mijëra njerëz u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Spokane, shteti i Uashingtonit, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të një zjarri që i është afruar.

Situata e krijuar detyroi guvernatorin lokal të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Rreth 81 mijë hektarë u dogjën në 12 zjarre të mëdhenj në të gjithë shtetin e Uashingtonit, në një vit rekord, të katërt radhazi të thatësirës mbarëkombëtare, njoftoi zyra e guvernatorit Bob Ferguson.

Thatësira historike dhe erërat e forta po krijojnë kushte të rrezikshme në të gjithë shtetin, u shpreh guvernatori, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme ndalon shumicën e zjarreve në natyrë dhe bujqësore, deri më 30 shtator.

“Ky është një nga vitet më të ngarkuar me zjarret në histori dhe jemi në gusht”, tha Komisioneri i Tokave Publike, Dave Upthegrove.

Zjarri me përhapje të shpejtë kapërceu lumin Spokane të shtunën pasdite dhe hyri në qytet.

Niveli më i lartë i alarmit të evakuimit u lëshua për zona të mëdha të Spokane-it verior, duke prekur mijëra njerëz në periferi të qytetit, sipas hartës së evakuimit të qeverisë.

Është ngritur një qendër strehimi për të evakuarit.

Shteti i Uashingtonit, në bregun e Paqësorit, kufizohet me Kanadanë, vend që në korrik u përball me një sezon të ri zjarri pyjor, i përshkruar si “një nga më intensivët në histori” nga kryeministri Mark Carney, me tre milion hektarë të djegur, aq sa sipërfaqja e Belgjikës.

 

Temperaturat e larta, zjarrfikësit e Cërrikut intensifikojnë masat parandaluese

2 August 2026 at 13:25

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin kanë shtuar angazhimin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Cërrik. Përveç gatishmërisë për ndërhyrje në raste emergjente, ekipet po zbatojnë një sërë masash parandaluese për të reduktuar rrezikun e zjarreve.

Mes masave të ndërmarra janë lagia e akseve rrugore për të lehtësuar efektet e vapës, monitorimi i zonave me rrezik të lartë për shpërthim zjarresh, si dhe verifikimi i hidrantëve për të garantuar funksionimin e tyre në çdo situatë emergjente.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të sinjalizojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë shërbimeve emergjente

The post Temperaturat e larta, zjarrfikësit e Cërrikut intensifikojnë masat parandaluese appeared first on Euronews Albania.

❌