Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Lajme Shqiperi

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

16 January 2026 at 23:51

TIRANË- Dokumente te publikuara ne shtetet e bashkuara tregojnë se kontrata lobuese 6 milionë dollarëshe për heqjen e “non gratës” së Sali Berishës, është paguar direkt nga Partia Demokratike dhe jo nga një fondacion shqiptaro-amerikan në New Jersey.

Dokumenti i bërë publik nga aktivistja Evi Kokalari, nxjerr zbuluar selinë blu, e cila ka bërë një tjetër deklarim publik dhe ne KQZ.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri bëri akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e fondeve të përdorura për pagesën e kontratës lobuese.

Gjatë diskutimit në studio, avokati i bëri thirrje SPAK që të ndërpresë, sipas tij, fijet e korrupsionit që lidhen me Berishën. Avokati pretendoi gjithashtu se Berisha u ka dhënë koncesione hidrocentralesh në favor të fëmijëve të tij dhe e akuzoi atë për lobime kundër integrimit europian të Shqipërisë.

“Berisha, që kur e sollën serbët në pushtet, i ka konsideruar shqiptarët si skllevër. Këto janë të shqiptarëve, janë paratë e grabitura, janë paratë që Berisha ka vjedhur vazhdimisht. Fijet e korrupsionit në PD nuk janë prerë. Nga u gjetën paratë që iu paguan La Civita? SHBA nuk pajtohet me krimet e jashtëzakonshme që ka bërë Sali Berisha në këtë vend, si korrupsioni dhe vrasjet. Po hetohet Berisha dhe familja e tij.

SPAK duhet t’ia shkëpusë fijet e korrupsionit Sali Berishës. Berisha i ka dhënë koncesione të hidrocentraleve fëmijëve të tij. Berisha lobon për të mos u futur në Bashkimin Evropian. Kemi të bëjmë jo vetëm me krim kombëtar, por edhe me krim ndërkombëtar. Opozitën shqiptare e kemi në duar të serbëve. Po vuajmë nga krimet e Sali Berishës, sepse nuk janë prerë fijet e korrupsionit të Sali Berishës. SPAK nuk po heton”, tha ai.

Ai tha se populli shqiptar po vuan  pasojat e korrupsionit dhe krimit të kryer nga Sali Berissha.  Ai u ndal edhe tek krimi shtetëror i 21 janari, ndërsa tha se SPAK nuk po tregon interesin e duhur për ta zbardhur.

“Po vuajmë nga krimet e Sali Berishës, sepse nuk janë prerë fijet e korrupsionit të Sali Berishës. SPAK nuk ka asnjë interes për të hetuar 21 Janarin. SPAK po shkel vendimin e Gjykatës së Strasburgut. SPAK, deri tani, është kthyer në vegël. 21 Janari është plaga më e rëndë shtetërore.”, theksoi ai./abcnews.al

SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlandë

16 January 2026 at 23:24

Shtetet e Bashkuara janë ftuar të marrin pjesë në manovrat ushtarake në Groenlandë, tha kreu i Komandës Daneze të Arktikut duke specifikuar se këto manovra lidheshin me Rusinë.

“Sigurisht, Shtetet e Bashkuara, si anëtare e NATO-s, janë të ftuara këtu”, tha gjenerali Soren Andersen gjatë një interviste me gazetarët në një anije të marinës daneze, e ankoruar në portin e Nuuk, kryeqytet i Groenlandës.

Oficeri danez tha se kishte folur po atë ditë me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe i kishte ftuar ata të “vijnë këtu”.

Ai i bëri këto komente ndërsa disa vende evropiane të NATO-s, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, por jo Shtetet e Bashkuara, dërguan disa dhjetëra ushtarë në Grenlandë për të përgatitur forcat e tyre të armatosura për manovrat e ardhshme në Arktik.
Shumë ekspertë e shohin këtë si një sinjal strategjik për Uashingtonin.

Shtëpia e Bardhë ka pohuar se ky vendosje trupash nuk do të ketë “asnjë ndikim” në objektivin e Donald Trump për “blerjen” e Groenlandës.
“Për mua, kjo lidhet me Rusinë. Ka të bëjë me atë që po ndodh në Ukrainë”, tha gjenerali danez në lidhje me manovrat.

“Ne shohim se si Rusia po e zhvillon luftën në Ukrainë dhe kur lufta në Ukrainë të mbarojë – shpresojmë me një rezultat të favorshëm për Ukrainën – ne besojmë se Rusia do t’i rishpërndajë burimet që po përdor aktualisht në Ukrainë në zona të tjera operacionesh, përfshirë Arktikun”, shtoi ai.

Donald Trump këmbëngul se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për sigurinë e tyre kombëtare dhe për të frenuar përparimet e Rusisë dhe Kinës në Arktik.

Merz: Evropa të jetë më e pavarur strategjikisht nga SHBA

16 January 2026 at 22:51

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Evropa duhet të bëhet më strategjikisht e pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke paralajmëruar kundër rrezikut që kontinenti të lihet mënjanë në një rend botëror që po ndryshon.

Duke folur gjatë një takimi për fushatën zgjedhore lokale në landin e Baden-Württembergut, Merz tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla dhe po lëvizin drejt një qasjeje më të bazuar në forcë.

“Ne nuk duhet të fusim kokën në rërë ose të përpiqemi të mbijetojmë në ndonjë qoshe”, tha Merz.

“Kjo lloj llogaritjeje nuk funksionon”, theksoi ai.

“Për t’u respektuar, Gjermania duhet të mësojë të mbrojë interesat e saj”, shtoi Merz.

Kaja Kallas: Lirimi i të burgosurve politikë të BE në Venezuelë, një hap pozitiv

16 January 2026 at 22:37

“Lirimi i qytetarëve evropianë nga burgu në Venezuelë përfaqëson një hap pozitiv dhe një lehtësim për familjet e tyre”, kështu u shpreh në një deklaratë, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në platformën X se ajo falënderoi edhe ambasadën e BE në Venezuelë dhe shërbimin diplomatik të BE për arritjen e këtij bashkëpunimi dhe realizimi të qytetarëve evropianë nga burgu.

“Lirimet janë rezultat i diplomacisë së vazhdueshme të BE-së në bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare. Falënderoj veçanërisht ambasadën e BE-së në Venezuelë dhe Shërbimin Diplomatik të BE-së”, shkroi ajo.

Leonora Jakupi e ashpër ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, sesa më zë mua gjumi

By: redi
16 January 2026 at 23:40

Leonora Jakupi bëri një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në ”Big Brother Kosova Vip 4”, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes. Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Source

FOKUS – SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlandë

16 January 2026 at 23:07

OSLO, 16 janar /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara janë ftuar të marrin pjesë në manovrat ushtarake në Groenlandë, tha kreu i Komandës Daneze të Arktikut duke specifikuar se këto manovra lidheshin me Rusinë.

“Sigurisht, Shtetet e Bashkuara, si anëtare e NATO-s, janë të ftuara këtu”, tha gjenerali Soren Andersen gjatë një interviste me gazetarët në një anije të marinës daneze, e ankoruar në portin e Nuuk, kryeqytet i Groenlandës.

Oficeri danez tha se kishte folur po atë ditë me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe i kishte ftuar ata të “vijnë këtu”.

Ai i bëri këto komente ndërsa disa vende evropiane të NATO-s, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, por jo Shtetet e Bashkuara, dërguan disa dhjetëra ushtarë në Grenlandë për të përgatitur forcat e tyre të armatosura për manovrat e ardhshme në Arktik.
Shumë ekspertë e shohin këtë si një sinjal strategjik për Uashingtonin.

Shtëpia e Bardhë ka pohuar se ky vendosje trupash nuk do të ketë “asnjë ndikim” në objektivin e Donald Trump për “blerjen” e Groenlandës.
“Për mua, kjo lidhet me Rusinë. Ka të bëjë me atë që po ndodh në Ukrainë”, tha gjenerali danez në lidhje me manovrat.

“Ne shohim se si Rusia po e zhvillon luftën në Ukrainë dhe kur lufta në Ukrainë të mbarojë – shpresojmë me një rezultat të favorshëm për Ukrainën – ne besojmë se Rusia do t’i rishpërndajë burimet që po përdor aktualisht në Ukrainë në zona të tjera operacionesh, përfshirë Arktikun”, shtoi ai.

Donald Trump këmbëngul se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për sigurinë e tyre kombëtare dhe për të frenuar përparimet e Rusisë dhe Kinës në Arktik./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi për ditën e shtunë, 17 janar 2026

By: Brisi
16 January 2026 at 22:58

Dashi Nesër do të duhet të merrni vendime të rëndësishme, por Branko këshillon të mos veproni nxituar. Mendoni gjatë për çdo zgjedhje, sidomos në punë, ku veprimet e menduara sjellin rezultate më të sigurta. Në dashuri, komunikimi dhe disponimi për t’u kuptuar me partnerin janë thelbësore. Një bisedë e qetë mund të shuajë tensione të […]

The post Horoskopi për ditën e shtunë, 17 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Presioni i Trump për Groenlandën/ Ministrja e Jashtme shpërthen në lot live

By: Elva
16 January 2026 at 22:55

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste live televizive, duke folur hapur për presionin e madh politik me të cilin po përballet vendi i saj pas deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një interviste për rrjetin kombëtar KNR, Motzfeldt u shpreh se qeveria e Groenlandës po […]

The post Presioni i Trump për Groenlandën/ Ministrja e Jashtme shpërthen në lot live appeared first on BoldNews.al.

“Je fiks si babai im”, Miri pyet Selinën: A do ta takoj ndonjëherë?

By: Elva
16 January 2026 at 22:47

Në shtëpinë e Big Brother VIP 5, mes Mirit dhe Selin u zhvillua një bisedë që tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe publikut, ku u përmend edhe babai i banores. Teksa Miri po i përsëriste një qëndrim të tij, Selin reagoi duke i thënë se i ngjan shumë babait të saj. “Më duket sikur e kam […]

The post “Je fiks si babai im”, Miri pyet Selinën: A do ta takoj ndonjëherë? appeared first on BoldNews.al.

Aksident në portin e Hamburgut/ Treni përplas autobusin, një viktimë e dhjetë të plagosur

By: Brisi
16 January 2026 at 22:37

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte, në portin e Hamburgut në Gjermani. Një tren ka përplasur një autobus dhe si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dhjetë të tjerë. Sipas autoriteteve, një burrë humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, kurse shoferi i autobusit mbeti i […]

The post Aksident në portin e Hamburgut/ Treni përplas autobusin, një viktimë e dhjetë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

By: D Marku
16 January 2026 at 23:55

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur dhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një gjë, Selin iu kthye duke i thënë se është fiks si babai i saj: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”.

Më pas këngëtari e pyet nëse do t’a takojë ndonjëherë dhe balerina iu përgjigj: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Gjatë një bisede telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai shtoi se sipas tij, Miri bën çdo gjë për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda-

Selin: Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

The post “A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur… appeared first on Albeu.com.

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Parashikohen konflikte të vogla në dashuri, do të jeni të dyzuar mes…

By: D Marku
16 January 2026 at 23:05

DASHI

Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet. Por kini kujdes të mos nxitoheni përpara: yjet po ju kërkojnë të jeni strategjikë. Në dashuri, ka më shumë pasion, por edhe disa sqarime të nevojshme; ata që janë beqarë mund të kenë një takim stimulues, ndoshta në një kontekst të papritur. Në punë, idetë fituese janë të shumta, por diplomacia është e nevojshme.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 17 janar 2026), nuk ju pëlqejnë ndryshimet e papritura, megjithatë diçka po ndryshon brenda jush: dëshironi më shumë liri, më shumë hapësirë ​​për atë që ju bën të ndiheni mirë. Në dashuri, keni nevojë për konkretësi: më pak fjalë, më shumë veprim. Në punë, mund të merrni konfirmim ose një propozim që kërkon durim, por që do të shpërblehet në planin afatgjatë.

BINJAKËT

Është koha juaj për të sqaruar, shpjeguar dhe treguar histori. Vetëm kini kujdes të mos humbisni: shumë ide në të njëjtën kohë mund të çojnë në konfuzion. Në dashuri, ekziston një dëshirë për qetësi, por edhe për të vërtetën; ata që luajnë shumë fort rrezikojnë të humbasin diçka autentike. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të studiuar, udhëtuar ose ringjallur një projekt.

GAFORRJA

Yjet ju nxisin të mbroni veten dhe të mos merrni përsipër probleme që nuk janë tuajat. Në dashuri, keni nevojë për siguri dhe mirësi; ata që janë në një lidhje të fortë mund të bëjnë plane, ndërsa ata që janë beqarë duhet të ndalojnë së shikuari prapa. Në punë, besoni intuitës suaj: një zgjedhje e bërë nga zemra do të jetë ajo e duhura.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 17 janar 2026), pas një periudhe heshtjeje ose pritjeje, tani ndjeni dëshirë të ulërini, duke e bërë veten të dukshëm dhe të dëgjuar. Por kini kujdes me krenarinë tuaj: jo gjithçka është një sfidë. Pasioni po rritet në dashuri, por ju duhet të dëgjoni. Në punë, është koha e duhur për të kërkuar, për të propozuar dhe për të guxuar: yjet ju mbështesin, veçanërisht nëse besoni vërtet në veten tuaj.

VIRGJËRESHA

Kjo është një fazë në të cilën gjërat po qetësohen, edhe nëse jo gjithçka është e menjëhershme. Në dashuri, keni nevojë për më pak kritika dhe më shumë mirëkuptim: jo të gjithë mendojnë si ju. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, dhe kjo do të vihet re. Thjesht kini kujdes me stresin: jepini vetes një pushim, madje edhe mendërisht.

PESHORJA

Disa njerëz po kërkojnë shumë nga ju dhe të tjerë po ju japin shumë pak: është koha për të sqaruar. Në dashuri, mund të lindin vendime të rëndësishme, jo gjithmonë të lehta, por të nevojshme. Në punë, një bashkëpunim mund të jetë i paçmuar, për sa kohë që nuk sakrifikoni veten për t’i pëlqyer të tjerëve.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 17 janar 2026), nuk ju pëlqejnë gjysmat e masave, dhe tani yjet po ju kërkojnë të hiqni dorë nga ajo që nuk funksionon më. Pasioni është në kulmin e tij në dashuri, por xhelozia është gjithashtu një sfidë për t’u menaxhuar. Në punë, mund të bëni një lëvizje të rëndësishme strategjike: ndiqni instinktet tuaja, por mos veproni impulsivisht. Diçka mbyllet, diçka më e mirë hapet.

SHIGJETARI

Yjet flasin për zgjerim, ide të reja dhe horizonte të reja. Në dashuri, nevojitet ndershmëri: nëse diçka ju rëndon, flisni hapur. Kjo është një kohë e shkëlqyer për udhëtime, kontakte ndërkombëtare dhe ndryshime në rol ose perspektivë në punë. Energjia juaj po rritet; përdoreni atë me mençuri.

BRICJAPI

Po ndërtoni diçka të rëndësishme, edhe nëse ndonjëherë ndiheni të lodhur. Yjet ju kërkojnë qëndrueshmëri, jo ngurtësi. Në dashuri, keni nevojë për më shumë kohë për t’iu përkushtuar ndjenjave tuaja: puna nuk mund të vijë gjithmonë e para. Profesionalisht, përgjegjësitë rriten, por edhe kënaqësia rritet. Mos e nënvlerësoni një ofertë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 17 janar 2026), ide të reja, dëshirë për ndryshim, por edhe pak konfuzion. Yjet ju ftojnë të zgjidhni një drejtim. Në dashuri, nevojitet qartësi: qoftë brenda ose jashtë. Në punë, është koha e duhur për të eksperimentuar, por pa prishur gjithçka. Inovacioni është i mirëpritur, kaosi jo.

PESHQIT

Ndjeni thirrjen e fortë të shpirtit tuaj. Yjet flasin për intuitë, ëndrra dhe emocione të thella. Në dashuri, ka romancë, por kini kujdes nga iluzionet. Në punë, ndiqni atë që ju frymëzon vërtet: talenti mund të shfaqet nëse ndaloni së dyshuari në vetvete. Kujdesuni për pushimin dhe mirëqenien e brendshme.

The post HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Parashikohen konflikte të vogla në dashuri, do të jeni të dyzuar mes… appeared first on Albeu.com.

Tjetër skandal në Bashkinë e Matit, shembet rruga 8 muaj pas inagurimit

By: D Marku
16 January 2026 at 22:46

Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte.

Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj më parë është shembur krej papritur, duke u bërë burim rreziku për shumë drejtues mjetesh që përshkojnë këtë zonë.

Sipas një video të publikuar nga Syri TV, dallohet rruga e shembur e shkaktuar nga cilësia e dobët e kryerjes së punimeve.

Sipas raportimeve, kjo rrugë ishte inaguruar vetëm 8 muaj më parë dhe mesa duket, me ardhjen e sezonit të shirave, ka dalë në pah dhe abuzimi me ketë rrugë, duke u shembur dhe krijuar problematika për banorët e zonës.

The post Tjetër skandal në Bashkinë e Matit, shembet rruga 8 muaj pas inagurimit appeared first on Albeu.com.

Defekt në furnizimin me energji në Dobraç, një pjesë e Shkodrës mbetet pa ujë

By: D Marku
16 January 2026 at 22:38

Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka shkaktuar vështirësi për shumë familje shkodrane.

Lidhur me këtë problematikë ka reaguar Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, e cila bën me dije se ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në Stacionin e Pompimit nr. 1 në Dobraç.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike të OSHEE dhe OST, në bashkëpunim të ngushtë me Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

Ndërmarrja u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke i siguruar se situata po trajtohet me prioritet maksimal dhe se furnizimi do të normalizohet sapo të zgjidhet defekti teknik.

The post Defekt në furnizimin me energji në Dobraç, një pjesë e Shkodrës mbetet pa ujë appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

By: 27
16 January 2026 at 23:02

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion blic në zonën e njohur si “Myslym Shyri”, në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se operacioni kishte në shënjestër një bazë të dyshuar të një call center-i, i cili dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit ndaj shtetasve të një vendi tjetër. Aksioni është zhvilluar në koordinim me partnerë ndërkombëtarë, si pjesë e hetimeve ndërkufitare ndaj skemave të mashtrimit financiar.

Në operacion ka marrë pjesë edhe vetë drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Jon Keta, çka tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet.

Deri në këto momente, SPAK nuk ka shpërndarë një njoftim zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi personat e përfshirë dhe veprimet procedurale të ndërmarra.

gijotina.com/

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

By: 27
16 January 2026 at 22:46

Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit, tokat dhe llogaritë bankare të investuara nga Shqipëri nga drejtuesit e një skeme piramidale me kriptovaluta në Spanjë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave.

masat e sekuestros së Prokurorisë së Tiranës nuk kanë ndonjë vlerë praktike, pasi të njëjtat prona ishin sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë në pronësi të Casillos dhe të afërmve të tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera janë vendosur nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, që prej 16 tetorit të vitit 2025.

Prokurori Ndini Tavani i Prokurorisë së Tiranës tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi bazën e një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të filluar pas një informacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit.

Tavani sqaroi gjithashtu se ishte në dijeni të sekuestrimeve të kryera më parë nga SPAK, por këta të fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjollë, por “i kishin kryer sekuestrimet mbi bazën e një letër-porosie të autoriteteve spanjolle”.

“Në kushtet kur hetimi ynë ka filluar kohë përpara se SPAK të kryente sekuestrimin si dhe për faktin që nuk ka një hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat përkatëse, duke konkluduar me kërkesën për sekuestrim,” tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyrën sipas kërkesave ligjore.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, Alvaro Castillo, babai i tij, Domingo Iriarte dhe partnerja Mihaela Manole akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi përmes krijimit të kompanive në Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Republikën Domenikane si dhe në Estoni. Sipas organit të akuzës, vlera e përfituar përmes kësaj skeme përllogaritet se arrin shumën 30 milionë euro.

Në vitin 2024, ata kanë regjistruar tre kompani në Shqipëri me objekt fushën e turizmit apo investimet në pasuri të patundshme, të cilat janë përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me kompani të regjistruara në Bullgari, Sllovaki apo Malajzi.

Sipas prokurorisë, këto shoqëri kanë blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë shtetasit spanjollë. Po ashtu, rezultojnë me status “pezulluar”, ç’ka sipas organit të akuzës, rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë.

Domingo Iarte është nën hetim në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri financiare të tjera të tij. Megjithatë, në qendër të skemës dyshohet se qëndronte djali i tij, Alvaro Castillo, i arrestuar në Spanjë dhe i njohur në rrjetet e koduara si ‘Luis’ apo ‘Cryptospain’.

“Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare”, citohet në njoftim dhe shtohet se ky rrjet kriminal kishte ngritur kompani fiktive në disa shtete për të fshehur qarkullimin e parave

RTSH: mes detyrimit publik dhe prangave politike

16 January 2026 at 23:12
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i shtetit dhe as drejtpërdrejt nga taksat e përgjithshme. Financimi i tij vjen nga një tarifë modeste, më pak se 1 euro në muaj për çdo familje. Këtu nis edhe paradoksi i parë: 10 për qind të kësaj tarife, më e ulëta në kontinent, e mban vetë shteti …

Delegjitimimi i publikes si strategji pushteti

16 January 2026 at 23:08
Dikush duhet t’ia shpjegojë kryeministrit tonë të shqetësuar se media publike nuk ekziston sepse është e përsosur, por sepse është e domosdoshme. Ajo krijon një hapësirë ku informacioni nuk matet vetëm me audiencë dhe fitim, por me përgjegjësi publike. Nëse kryeministri synon t’i privojë shqiptarët nga kjo hapësirë dhe ky është qëndrimi i tij për …

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

By: A R
16 January 2026 at 23:00

Gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë ka vijuar edhe të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me zhvillime të reja procedurale dhe përplasje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë Speciale.

Seanca është mbajtur me përbërje të re të trupit gjykues, pasi kryesimin e procesit e ka marrë gjyqtari Ngadhnjim Arrni, duke zëvendësuar Arben Hotin, i cili është avancuar në detyrë.

Ndryshimi i trupit gjykues ka bërë që gjykata të shtyjë paraqitjen e një dëshmitari, ndërsa shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave.

Në fokus të seancës ka qenë kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarit Dushan Maksimoviq, e cila ka propozuar edhe nëntë dëshmitarë shtesë, si dhe ekspertizë të fotografive dhe të një arme, duke pretenduar se këto prova janë thelbësore për të vërtetuar vendndodhjen e të akuzuarit në natën e sulmit në Banjskë.

“Ditën kritike kanë qenë vazhdimisht me të akuzuarin në vikendicë. Ata mund të dëshmojnë se ku ka qëndruar dhe ku ka fjetur mes 24 dhe 25 shtatorit, prandaj konsiderojmë se këta dëshmitarë janë vendimtarë për të sqaruar se ku, kur dhe çfarë ka bërë Dushan Maksimoviq në periudhën që e ngarkon aktakuza”, tha Jovana Filipoviq, avokate e Dushan Maksimoviq.

Këto kërkesa janë mbështetur edhe nga mbrojtja e dy të akuzuarve të tjerë, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e të dëmtuarve i kanë kundërshtuar propozimet, duke vlerësuar se ato përbëjnë përpjekje për zvarritje të qëllimshme të procesit gjyqësor.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues ka vendosur t’i refuzojë ato. Sipas gjykatës, edhe në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Maksimoviq përshkruhet me rol ndihmës në kuadër të grupit të organizuar terrorist, çka, sipas arsyetimit, nuk e justifikon zgjerimin e listës së dëshmitarëve dhe ekspertizave në këtë fazë të procedurës.

Gjykata ka caktuar gjithashtu datat e seancave të radhës, më 18, 19 dhe 20 shkurt, me synimin që brenda këtyre tri ditëve të përmbyllet shqyrtimi gjyqësor për njërin nga rastet më të rënda penale pas luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për terrorizëm. Rasti i tyre është ndarë nga procedura penale ndaj edhe 42 personave të tjerë që ndodhen në arrati, përfshirë Milan Radojiçiqin, i cili publikisht ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe kryerjen e sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.

Groenlanda si vijë e parë mbrojtëse për SHBA-në dhe NATO-n/ Hartat që shpjegojnë pse Trump dëshiron me ‘kaq zjarr’ blerjen e saj

By: gaze tare
16 January 2026 at 23:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këmbëngul se Uashingtoni duhet të fitojë pronësinë e Groenlandës për arsye sigurie kombëtare, në një kohë kur, pavarësisht kundërshtimeve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ekziston një marrëveshje e gjerë mbi rëndësinë strategjike të ishullit Arktik në mbrojtjen e Perëndimit.

Edhe pse shumë amerikanë dhe evropianë besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të vazhdojnë me blerjen e ishullit Arktik për të forcuar mbrojtjen e tyre në veri, pranohet përgjithësisht se Groenlanda luan një rol vendimtar në mbrojtjen detare dhe raketore të Amerikës së Veriut, por edhe në të gjithë Atlantikun e Veriut.

Vendndodhja e Groenlandës midis oqeaneve Atlantik dhe Arktik

Në shumë harta, thekson Wall Street Journal , Groenlanda duket e largët dhe në mënyrë disproporcionale e madhe. Kjo pjesërisht për shkak të mënyrës se si Toka sferike projektohet në përfaqësime të sheshta kartografike. Por kur ishulli paraqitet në përmasa të sakta, ai duket më i vogël nga sa përshkruhet zakonisht dhe shumë më afër Amerikës së Veriut, e vendosur në qendër të territorit gjeografik të NATO.

Groenlanda është më e madhe se Kalifornia dhe Meksika dhe pothuajse katër herë më e madhe se Teksasi.

Edhe me përshkrime më realiste, Groenlanda mbetet gjigante. Është më e madhe se Kalifornia dhe Meksika, dhe pothuajse katër herë më e madhe se Teksasi. Por përtej madhësisë së saj, ishulli zë një vendndodhje jashtëzakonisht strategjike: ndodhet midis pjesëve të NATO-s në Amerikën e Veriut dhe Evropës, midis NATO-s dhe Rusisë, dhe në skajin lindor të Arktikut.

 

Bazat e NATO-s dhe Rusisë në Arktik

Groenlanda ndodhet aty ku Atlantiku takohet me Oqeanin Arktik. Anijet dhe nëndetëset ruse që nisen drejt jugut nga bazat në rajonin më të gjerë të Arktikut kalojnë nëpër zonat detare midis Groenlandës, Islandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Të gjitha këto zona i përkasin NATO-s dhe konsiderohen pika kritike mbrojtëse për Aleancën.

Ishulli luan gjithashtu një rol kyç në mbrojtjen ajrore të NATO-s. Përgjatë rrugës më të shkurtër ajrore midis Moskës dhe Uashingtonit – një hark i njohur si “distanca maksimale e rrethit” – Groenlanda është afërsisht në gjysmë të rrugës. Për këtë arsye, ajo konsiderohet vija e parë e mbrojtjes së NATO-s në pjesën më të madhe të Arktikut.

Nëse Rusia ose Kina do të lëshonin raketa balistike ndërkontinentale kundër Shteteve të Bashkuara, shumë prej tyre vlerësohet se do të kalonin mbi Groenlandë. Kjo është arsyeja pse SHBA-të mbajnë një bazë të Forcës Hapësinore në ishull, e cila monitoron vazhdimisht qiellin për kërcënime të mundshme.

Nëse Rusia ose Kina do të lëshonin raketa balistike ndërkontinentale kundër SHBA-së, shumë prej tyre do të kalonin mbi Groenlandë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO po shqyrtojnë instalimin e pajisjeve shtesë për zbulimin e raketave në Groenlandë dhe zonat përreth.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin baza ushtarake në të gjithë Groenlandën. Forcat e vendosura atje monitoronin anijet dhe nëndetëset sovjetike dhe ishin të gatshme të mbronin ishullin në rast të një pushtimi ose sulmi. Sot, prania ushtarake amerikane është zvogëluar ndjeshëm, me rreth 150 ushtarë të mbetur në ishull, një numër i reduktuar ndjeshëm nga kulmi prej rreth 15,000 trupash të vendosura në të kaluarën.

The post Groenlanda si vijë e parë mbrojtëse për SHBA-në dhe NATO-n/ Hartat që shpjegojnë pse Trump dëshiron me ‘kaq zjarr’ blerjen e saj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌