Normal view
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Prej më shumë se 1 ore 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.
Ndërkohë, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.
Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Janë evakuuar të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujrave në fshatin Ferras, pasi ujrat e Vjosës kanë kaluar argjinaturën e Ferrasit.
Kështu është shprehur në prononcimin për mediat zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Ferras duke monitoruar nga afër situatën.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka theksuar se prurjet e orëve të fundit kanë qënë të atilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës, por ajo është ende e qëndrueshme.
Ndërsa për kryebashkiakun Subashi, sipas matjeve që janë bërë në fshatin Kashisht, brenda një ore niveli i ujit ka rënë 15 cm, çka pritet të reflektohet edhe në Ferras pas 2-3 orësh.
Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Mësohet se përmasat e zjarrit janë të mëdha. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete.
Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Në qendër të lëvizjeve më të fundit gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, në media po përflitet veçanërisht ndikimi i një biznesmeni në Shtëpinë e Bardhë. Qoftë në rastin e Venezuelës apo të Groenlandës, skema duket e njëjtë: miq të pasur të presidentit, investime të vendosura në momentin e duhur dhe nisma politike që mund t’i japin prestigj Trumpit, por edhe vlerë ekonomike kapitalit privat të hedhur më herët.
Në rastin e Groenlandës, personazhi kyç është Ronald Lauder, 81 vjeç, trashëgimtar i perandorisë së kozmetikës Estée Lauder dhe ish-shok shkolle i Trumpit në Wharton School of Business. Sipas një hetimi të përditshmes daneze Politiken, Lauder ka nisur së fundmi një seri investimesh në Groenlandë, duke e aktualizuar interesin amerikan për ishullin arktik.
Lauder është një donator i vjetër i kandidatëve konservatorë dhe ka dhuruar të paktën një milion dollarë për fushatat e Trumpit në vitet e fundit. Përtej mbështetjes financiare, ai ka qenë edhe burimi i një ideje konkrete politike: blerja e Groenlandës. Këtë e ka konfirmuar ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Trumpit, John Bolton, i cili ka deklaruar se ishte pikërisht Lauder ai që ia sugjeroi për herë të parë presidentit këtë ide, e cila më pas u diskutua në vitin 2019.
Versioni i Bolton përputhet me atë që shkruajnë gazetarët Peter Baker dhe Susan Glasser në librin The Divider (2021), ku Trump citon “një mik shumë të pasur” si autorin e idesë për Groenlandën. Nuk është e qartë se nga e ka marrë Lauder këtë sugjerim. Megjithatë, fakti që ai, si president i Kongresit Botëror Hebre, është takuar dy herë me Vladimir Putin në Kremlin, në vitin 2016 dhe në mars 2019, ka nxitur dyshime për një rol të mundshëm rus në nxitjen e kësaj ideje.
Së fundmi, edhe Kirill Dmitriev, i dërguar i Kremlinit, ka theksuar në rrjetet sociale presionet e Shtëpisë së Bardhë për Groenlandën. Interesi rus në këtë çështje shihet si strategjik: një përplasje e mundshme e SHBA-ve me Danimarkën në Arktik mund të shpërqendrojë Uashingtonin nga Ukraina dhe të relativizojë veprimet e Moskës ndaj Kievit. Megjithatë, nuk ka prova konkrete për një ndërhyrje direkte të Kremlinit në këtë proces.
Një episod i paqartë mbetet letra e rreme e vitit 2019, dërguar senatorit republikan Tom Cotton, që fliste për një referendum të Groenlandës për pavarësi nga Danimarka. Letra u konfirmua më pas si e falsifikuar dhe me autorë të panjohur.
Ndërsa letra ishte false, ajo që ishte e vërtetë është shoqëria e investimeve “Greenland Development Partners”, e regjistruar në Delaëare, ku Lauder ka kapitale dhe interesa veçanërisht në sektorët e ujit dhe energjisë. Një model i ngjashëm shihet edhe në Venezuelë.
Sipas Fiona Hill, ish-zyrtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rusia i propozoi administratës Trump në vitin 2019 një marrëveshje joformale: dorë të lirë për SHBA-në në Venezuelë, në këmbim të lirisë së veprimit për Moskën në Ukrainë. Oferta u refuzua, por interesat ekonomike të rrethit të Trumpit nuk kanë ndaluar.
Së fundmi, investitori Paul Singer, donator me 5 milionë dollarë në fushatën e fundit të Trumpit, ka blerë tre rafineri në Gjirin e Meksikës të përshtatshme për naftën e papërpunuar venezueliane. Vetëm pak ditë më pas, administrata amerikane njoftoi se do të importojë naftë nga Karakasi, duke e bërë edhe më të dukshëm ndërthurjen mes politikës, diplomacisë dhe interesave private.
-
- 20:48 Piu nga një gotë me stemë të Arsenalit, trajneri i Tottenham përballet me kërkesa për shkarkim
20:48 Piu nga një gotë me stemë të Arsenalit, trajneri i Tottenham përballet me kërkesa për shkarkim
ifozët e Tottenham Hotspur kanë reaguar me indinjatë pas publikimit në rrjete sociale të një fotografie ku trajneri i skuadrës, Thomas Frank, shihet duke pirë nga një gotë letre me stemën e Arsenalit, rivalit të përjetshëm të “Spurs”.
Në një moment delikat për klubin, ku Tottenhami renditet vetëm në vendin e 14-të në tabelën e Ligës Premier, imazhi ka shtuar edhe më shumë presion mbi trajnerin danez, i cili tashmë raportohet se është pranë shkarkimit.
Duke marrë parasysh rivalitetin historik mes dy klubeve londineze, fotografia është parë nga tifozët si e papranueshme.
I pyetur për situatën, Frank mohoi çdo qëllim të keq, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim.
“Absolutisht nuk e kam vërejtur. Do të kishte qenë budallallëk i pastër nëse do ta dija që stema e Arsenalit ishte në gotë dhe do ta merrja. Nuk do të bëja kurrë diçka të tillë me qëllim”, deklaroi trajneri i Tottenhamit.
Megjithatë, pavarësisht shpjegimit të tij, besimi i tifozëve mbetet i lëkundur. Fati i Frank në stol duket se do të varet kryesisht nga rezultatet sportive. Mediat angleze raportojnë se një eliminim nga FA Cup ndaj Aston Villës këtë fundjavë mund t’i kushtojë atij vendin e punës, duke e bërë përballjen vendimtare për të ardhmen e tij në klub. /e.t

20:40 Spotify tani ju lejon të ndani atë që po dëgjoni me miqtë tuaj në kohë reale
Spotify tani ju lejon të shfaqni atë që po dëgjoni brenda Mesazheve në kohë reale.
Kjo quhet aktivitet dëgjimi dhe është me zgjedhje, kështu që është çaktivizuar si parazgjedhje, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk po dëgjoni në mënyrë aktive, do të shfaqet kënga juaj më e fundit.
Kjo është e dukshme vetëm për miqtë dhe familjen me të cilët jeni lidhur tashmë brenda Mesazheve në Spotify.
Mund të shihni aktivitetin e të tjerëve edhe nëse nuk e keni aktivizuar aktivitetin tuaj të dëgjimit, me kusht që ata të jenë regjistruar.
Për ta aktivizuar këtë, shkoni te cilësimet e Privatësisë dhe sociale brenda aplikacionit Spotify.
Pasi të aktivizohet, aktiviteti shfaqet në rreshtin e bisedave të sirtarit anësor dhe në krye të bisedave në Mesazhe.
Vetëm kontaktet që zgjidhni mund ta shohin aktivitetin tuaj dhe sigurisht që mund ta çaktivizoni në çdo kohë.
Nëse prekni aktivitetin e dëgjimit të një miku, do të jeni në gjendje t’i shtoni ato këngë në bibliotekën tuaj, t’i dëgjoni ato, të hapni menunë e kontekstit të këngës ose të reagoni me një nga gjashtë emojit standarde.
“Request to Jam” është një mënyrë e re për të ftuar miqtë me të cilët jeni lidhur në Mesazhe, për t’u bashkuar në një seancë dëgjimi të drejtpërdrejtë.
“Request to Jam” ka qenë i disponueshëm për një kohë, duke ju lejuar të dëgjoni me miqtë kudo që të jenë, por Spotify thotë se “mund të jetë e vështirë të dish kur miqtë tuaj janë të disponueshëm për të dëgjuar së bashku kur jeni larg”.
Këtu hyn në lojë “Request to Jam”, duke ju lejuar të shihni kur dikush po dëgjon tashmë, t’i bashkoheni atij dhe të dërgoni mesazhe të sinkronizuara ndërsa dëgjoni.
Nga një bisedë e “Mesazheve” në Spotify, nëse jeni përdorues Premium, mund të prekni “Jam” në këndin e sipërm të djathtë për të dërguar një kërkesë për një “Jam” në distancë.
Nëse kërkesa juaj pranohet, marrësi i kërkesës bëhet organizatori i seancës së “Jam”, dhe ju mund të shtoni këngë në një radhë të përbashkët dhe të dëgjoni së bashku.
Sigurisht që mund të lini një “Jam” sa herë që dëshironi, dhe ftesat në pritje të “Jam” do të skadojnë nëse nuk pranohen brenda pak minutash.
Si “Listening activity” ashtu edhe “Request to Jam” po u lansohen përdoruesve të Spotify në tregjet ku “Mesazhet” janë të disponueshme në Spotify, si në pajisjet iOS ashtu edhe në ato Android, dhe do të jenë gjerësisht të disponueshme në fillim të shkurtit.
Siç u la të kuptohej më parë, vetëm përdoruesit Premium mund të bëjnë Kërkesë për Jam, ndërsa aktiviteti i Dëgjimit është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. /e.t

20:36 Ushtria thirret për flakët e “5 Majit”, zjarrfikëset e Durrësit dhe Vorës nisen drejt Tiranës
Last Updated on 08/01/2026 by EL
Flakët e zjarrit që kanë përfshirë magazinat e rrobave të përdorura në tregun e njohur si “5 Maji” në Tiranë, po marrin përmasa të mëdha dhe forcat zjarrfikëse të kryeqytetit kanë kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe bashkive fqinje.
Ashtu siç është raportuar rreth një orë më parë, zjarri ka shpërthyer papritur dhe në një kohë me reshje të herëpashershme.
Për shkak të materialeve (rrobave të përdorura dhe sendeve të tjera plastike), zjarri po përhapet me shpejtësi në mjediset e magazinave të tjera të tregut, ndërkohë që zjarrfikësit e kanë gati të pamundur të avancojnë.
Në këto kushte, është lëshuar thirrje për ndihmë për Repartin Zjarrfikës të Durrësit, Vorës dhe Elbasanit. Gjithashtu, strukturat e Tiranës kanë kërkuar edhe ndihmën e Forcave të Armatosura.
Flakët rrezikojnë seriozisht dhe bizneset e tjera që janë në këtë zonë, ndërkohë që për apartamente dhe shtëpi deri tani nuk ka rrezik. Policia ka bërë thirrje që të shmanget qarkullimin drejt zonës së “5 Majit”, për shkak të trafikut.
E rëndësishme është që në momentin kur ka rënë zjarri, tregu i rrobave të përdorura ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, kurse përsa i përket atij material, është shumë i madh./e.t

20:31 Misioni amerikan në Tiranë, për arrestimin e Kokalarit: Ia shkulën flokët, rojet bënin sehir!
Nga: Agron Alibali
Më kishte mbetur në mendje imazhi i saj në sallën e gjyqit – e hijshme, elegante, me flokët e gjatë gështenjë, derdhur mbi supe. E marrë në momente tragjike, fotoja rrezatonte guxim, sfidë, vendosmëri, mençuri, inteligjencë! Për Musine Kokalarin [1917-1983], kisha dëgjuar edhe nga im atë, që e kishte njohur në Tiranë – më ngjan në librarinë “Lumo Skëndo”, ndër qendrat intelektuale të kohës. Sapo kisha kaluar një periudhë kalvari në fshatra të Gjirokastrës ku, në përplasje me diktaturën, qëllova i zhytur në arealin e asaj kulture, tradite dhe gjuhe të Jugut tonë të çmuar, kur në Tiranë më ra në dorë libri simpatik “Siç më thotë Nënua Plakë“. Librin e hasa në bibliotekën e pasur të gjyshit, i cili çuditërisht pat blerë tri kopje. E përpiva dhe e rilexova disa herë, duke u kredhur në botën e çuditshme të Gjirokastrës mitike, ku Musineja të shoqëronte me butësi e elegancë, përmes gjuhës e stilit të saj të praruar, të njomë e të kthjellët, në botën ku Kadareja do të shpaloste më vonë kryeveprat e tij letrare.
Takim në pasjetë
Dënimi i një gruaje, internimi i saj, vetmia e imponuar nga diktatura, fundi i Musine Kokalarit në Mirditë – të gjitha këto përçonin vetëm dhimbje, bashkë me pyetjen “përse vallë”? Ritakimi me Musinenë ndodhi përmes një dokumenti të arkivës së Departamentit Amerikan të Shtetit. Si në një film tragjik bardhezi, të ngjizur në tekst, Kokalari u rishfaq në pasjetën e saj, gjithnjë sfiduese, e hijshme, me flokët e derdhur, ngjyrë gështenjë, por tashmë të transformuara në objekt dhune.
Pasdreken e 27 qershorit 1946, një telegram arrin në Uashington nga Legata Amerikane në Tiranë. Autor është shefi i misionit Jacobs. Dokumenti është vetëm një faqe. Subjekti ishte seanca gjyqësore e një dite më parë në Tiranë. Misionet amerikane dhe britanike ishin të shqetësuara për përmendjen e lidhjeve të tyre me të akuzuarit. Teksti në fund bëhet rrëqethës: “
Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi fugonin e të burgosurve dhe rrahu keqas të pandehurin. Kokalarit, njërës nga dy gratë e akuzuara, ia shkulën shumicën e flokëve. Rojet bënin sehir”!
Rrethana të vështira
Bota sapo kishte dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte pragu i Luftës së Ftohtë. Shqipëria ndodhej në udhëkryq. Komunistët nuk kishin ndërmend ta lëshonin pushtetin. Krahas orientimit drejt Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, ata mëtonin edhe lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Ky hap do t’i rriste legjitimitetin regjimit, por ndofta ishte edhe si njëfarë qasjeje origjinale e “neutralitetit”, parim i qenësishëm qysh në zanafillë të shtetit shqiptar.
Misioni diplomati amerikan ishte ngarkuar të vëzhgonte zhvillimet në vend dhe të rekomandonte njohjen ose jo. Mirëpo, misioni britanik në Tiranë ende nuk kishte diplomatë të mirëfilltë. Interesat e qeverisë së Madhërisë së Saj i përfaqësonte Misioni Ushtarak Britanik [BMM].
Mungesa e kredencialeve demokratike të komunistëve të Tiranës, fushata e terrorit dhe e spastrimeve, ishin shkak serioz për mosnjohjen. Mirëpo, ShBA-ja ishin realisht më afër njohjes diplomatike, ku kusht kryesor ishte vijimësia e traktateve dypalëshe të lidhura me Shqipërinë e Mbretit Zog.
Kurse, me britanikët puna ishte mjaft më e ngatërruar. Komunistët shqiptarë shihnin me dyshim çdo hap që vinte nga Londra ose përfaqësuesit e saj në Tiranë. Në raportet me ta rëndonin ngarkesa politike dhe emocionale, që nuk mund të injoroheshin. Mosbesimi kishte lindur qysh gjatë viteve të Luftës në male, kur, edhe në rrafsh personal, në sjelljen e britanikëve jo rrallë vërehej njëfarë përçmimi në raport me vendasit.
Ndërhyrja britanike në Greqi në përfundim të Luftës, mbështetja për mbretin Jorgo dhe forcat ekstreme të djathta, madje me të kaluar kolaboracioniste, shihej me shqetësim nga udhëheqësit komunistë të Tiranës.
Tragjedia çame, e konsumuar pikërisht dy vjet më parë, refuzimi i qeverisë greke ndaj kërkesës së UNRRA-s për kthimin në Çamëri të refugjatëve çamë të strehuar përkohësisht në Shqipëri, tensioni ushtarak në kufirin tokësor e detar, si dhe incidentet në pritje në Kanalin e Korfuzit, përbënin sfondin aspak të qetë apo paqtues të rrethanave të zhvillimit të gjykimit.
Por, rrethana kryesore rënduese ishte animi i Londrës në favor të Athinës lidhur me pretendimet absurde greke për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Efektet e këtyre përplasjeve gjeopolitike objektivisht nuk mund të mos ndikonin edhe brenda sallës së gjyqit.
Luftëtarë të një kauze të drejtë për Shqipëri demokratike, të akuzuarit ishin bërë pa dashur viktima të lojërave e përplasjeve që, shpesh, nuk kishin lidhje me idealet e tyre të pastërta demokratike.
Qëndresa
Vrasja e dy vëllezërve të Shkrimtares, Muntaz e Vesim Kokalarit, më 12 nëntor 1944, në prag të çlirimit të Tiranës, ishte një ndër goditjet më të ashpra në jetën e saj. Vëllezërit Kokalari nuk ishin të armatosur, nuk përbënin kurrfarë kërcënimi për ndërluftuesit. Krimi i pastër terrorist, i konsumuar “në zjarrin e luftës”, ishte në thelb një akt paburrërie.
Brenda muajit nëntor 1944, Musineja u arrestua dhe u lirua edhe dy herë të tjera. Në muajt e parë të Çlirimit, ajo e dinte mirë se ishte në tehun e shpatës, dhe prandaj punonte në Librarinë “Venus” në Tiranë, duke u treguar kurdoherë e kujdesshme.
Në fillim të nëntorit, Musinenë e viziton në dyqan Shaban Balla, ish-student në Institutin Bujqësor Shqiptaro-Amerikan në Kavajë dhe shofer pranë BMM-së. Fillimisht Musineja qëndroi e rezervuar dhe nuk i zuri besë. Më pas me të u takuan edhe Osman Kazazi, Sami Qeribashi, Suat Asllani e Xhemal Ferko.
Ishin përpjekjet shumëplanëshe të Bashkimit Demokrat Shqiptar. Mirëpo, shkrimtaren e tërhiqte vetëm një qëllim: të shtyheshin zgjedhjet dhe të mundësohej pjesëmarrja në to e Partisë Social-Demokrate. Pak ditë më vonë grupi u mblodh në takim në shtëpinë e Ali Kavajës, edhe ky ish-nxënës i Shkollës së Kavajës.
Me propozim të Musinesë u ra dakord për përpilimin e një Shënimi, apo Note, e cila do t’u dërgohej Aleatëve. Qëndrimi i Musinesë kishte mbizotëruar: kërkohej mbështetje që të shtyheshin zgjedhjet dhe të mundësohej pjesëmarrja e partive të tjera. Shënimin e përpiloi dhe shkruajti Musineja, me dorën e vet. Shaban Balla i dorëzoi një kopje misionit britanik dhe atij amerikan.
Gjyqi
Shkrimtarja u arrestua përfundimisht me 23 janar 1946. Një nga një ishin arrestuar edhe 36 persona të tjerë. Gjykimi kundër 37 të akuzuarve të organizatës “Bashkimi Demokrat” filloi me 18 qershor 1946. Akuza ishte komplot për përmbysjen e qeverisë, sabotazh, spiunazh, dhe përgatitjen e atentateve kundër udhëheqësve të vendit.
Sipas Musinesë, thelbi apo zanafilla e akuzës ishte Nota, apo Shënimi, përpiluar nga Shkrimtarja. Do të deklaronte Musine Kokalari në gjyq: “Janë tridhjetë e gjashtë veta të akuzuar këtu, në këtë gjyq. Katër grupe, tre prej të cilëve kanë vetëm një gjë të përbashkët – një Shënim nisur Aleatëve për të shtyrë zgjedhjet në mënyrë që një koalicion demokratik të merrte pjesë në to. Nuk ka pasur asnjë synim për rrëzim të qeverisë. Ishte thjesht për të patur zgjedhje demokratike”.
Në seancat e gjyqit doli më se qartë se 17 persona të akuzuar kishin patur kontakte të niveleve e dendurive të ndryshme me BMM-në. Emrat e përmendur ishin: Suad Asllani, Shaban Balla, Shefqet Beja, Profi Çoka, Qenan Dibra, Koço Dilo, Ali Jonuzi, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, Jani Konomi, Professor Lozzi, Abdyl Muça, Anastas Llazar Papapostoli (Larry Post), Sami Qeribashi, Hasan Reçi, Selaudin Toto, dhe Kristo Xhunga.
Pikërisht ato ditë, Jacobs do t’i telegrafonte nga Tirana Departamentit të Shtetit: “Larry Post dëshmoi se kishte qenë i lidhur me opozitën qysh në maj të vitit të kaluar dhe kishte vepruar si ndërlidhës midis misioneve amerikane dhe britanike”. Telegrami përmend edhe lidhjet, të deklaruara në gjyq, midis të akuzuarve dhe oficerëve britanikë, Palmer, Smith e Hodgson. Ndërhyrja e oficerëve anglezë ishte, natyrisht, shkelje e marrëveshjes së pranimit, si dhe e praktikës zakonore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kurse, qëndrimi i Musinesë gjatë hetimeve dhe në gjyq ishte heroik. “Jam për kulturë demokratike. Jam dishepulle e Sami Frashërit. Nuk jam komuniste”, u shpreh ajo gjatë hetuesisë. Musineja u mbrojt vetë, por nuk u lejua ta mbaronte fjalën e vet, akt i papranueshëm nën çdo standard, dhe pra krejt i pashembullt. Në fund ajo nuk kërkoi mëshirë, por vetëm drejtësi.
I qetë dhe i sigurt në Londër …
Ndërkohë që në Tiranë zhvillohej gjyqi, ish-shefi në detyrë [Acting Head] i BMM-së në Tiranë, majori Arnot, do të raportonte me 30 qershor në Foreign Office si vijon: “Deklarimet e bëra në gjyqet në Shqipëri janë, në njëfarë sensi, të vërteta. Ato përfaqësojnë, pa asnjë dyshim, implikimet që shqiptarët e akuzuar kanë nxjerrë prej komenteve të mija! Pres që të dalin në dritë edhe shumë gjëra të tjera për kontaktet e mija me të akuzuarit e tjerë – Kokoshin, Asllanin, Shaban Ballën, Musine Kokalarin, Larry Postin, dhe ndofta edhe profesor Lozzin, ndër të tjera … .Jam shumë i lumtur që u largova dhe nuk ndodhem më në Shqipëri”!
E, pra, majori Arnot ishte i qetë dhe i sigurt në Londër, por idealistët shqiptarë mbetën aty, në Shqipëri. Pa dashur të nënkuptojmë ndonjë përgjegjësi të BMM-së, mund të themi se ajo dhe të bashkë-akuzuarit e tjerë provuan skajshëm në kurriz jo vetëm dhunën e diktaturës komuniste, por edhe tejkalimet, t’i quajmë të çartura apo “naive”, të oficerëve britanikë.
Misteri shtatëdhjetëvjeçar?
Dëshmia e Llazar Papapostolit në gjyq, se në maj 1945 ai kishte kontaktuar opozitën dhe kishte shërbyer si pikë kontakti me misionin amerikan dhe britanik, ngre pyetje të ligjshme edhe në dritën e rrjedhës së mëtejme të ngjarjeve. Sikurse thamë, në nëntor 1945 ishte përpiluar Nota apo Shënimi i famshëm i Musinesë et al., e cila u ishte dërguar misioneve britanike dhe amerikane. Por cili kishte qenë qëndrimi i tyre?
Vite më vonë, Musineja do të shprehte zhgënjimin e saj të thellë për qëndrimin e Aleatëve Anglo-Amerikanë. Do të shkruante ajo nga Rrësheni: “Aleatët nuk ndërhynë fare tek qeveria. Ata heshtën. Ky ishte rast shumë i mirë që të tregonin se donin zgjedhje shumëpartiake. Dhe, prapëseprapë, ata nuk bënë asgjë. Përse vallë? Ndofta nuk donin që ne të arrestoheshim, pasi do të dilnin emrat tanë. Reagimi i tyre ishte gjithsesi i gabuar. Një nga një, të gjithë ne u arrestuam dhe askush nuk mbeti në këmbë për të mbështetur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, që ne të merrnim pjesë në to. Tani ne akuzoheshim për diçka shumë më serioze: komplot për përmbysjen e qeverisë. Po të kishin qenë krejt të sinqertë, anglezët dhe amerikanët nuk do ta kishin problem të shpallnin se partitë demokratike nuk po lejoheshin të merrnin pjesë në zgjedhje. Ata kishin një dokument si provë të ekzistencës tonë, dhe zgjedhjet nuk ishin demokratike sepse nuk morën pjesë parti të tjera”.
Kjo enigmë e mundoi Musinenë për gjithë jetën. Ajo kurrë nuk arriti ta zbulojë misterin e heshtjes së madhe të Aleatëve të mëdhenj atë verë e vjeshtë të vitit 1945. Mirëpo, nga lartësitë e kohës së sotme na ndihmon një dokument i deklasifikuar i arkivave amerikane, telegram i Jacobs dërguar Sekretarit të Shtetit. /Memorie.al/

20:26 Video-lajm/Tregu u përfshi nga flakët, zjarrfikësja u bllokua në trafik
Last Updated on 08/01/2026 by Monika
Ndërsa tregu ishte përfshirë nga flakët dhe situata kërkonte ndërhyrje të menjëhershme për shuarjen e zjarrit, mungesa e reagimit nga ana e policisë pengoi operacionin e emergjencës. Forcat e rendit nuk ndërhynë për të hapur rrugën, duke bllokuar kalimin e mjetit zjarrfikës drejt zonës së rrezikut.
Si pasojë, zjarrfikësja arriti të përparonte vetëm 4–5 metra brenda një minute, për shkak të trafikut. Në të njëjtën kohë, polici i qarkullimit qëndronte në kryqëzimin pranë tregut, pa marrë masa konkrete për të lehtësuar kalimin e mjetit të emergjencës.
Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e emergjencave dhe koordinimin mes strukturave përgjegjëse, duke u cilësuar si një skandal i vërtetë në një moment kritik, kur çdo sekondë ishte vendimtare për shmangien e pasojave më të rënda./mxh

20:22 Vendi ku njerëzit flenë në punë dhe askush nuk ankohet (Lifestyle)
Në një vend ku puna është pjesë e identitetit personal dhe përkushtimi matet me orë të gjata e përpjekje të vazhdueshme, gjumi në vendin e punës nuk shihet si mungesë disipline. Përkundrazi, ai interpretohet si shenjë lodhjeje nga puna intensive. Ky vend është Japoni, ku ekziston një fenomen kulturor unik që habit pjesën tjetër të botës.
Në zyrat japoneze, nuk është e pazakontë të shohësh punonjës që dremisin për disa minuta në tavolinën e punës, gjatë mbledhjeve apo edhe në transportin publik rrugës për në punë. Ky veprim nuk shoqërohet me qortime apo vërejtje, sepse në kulturën japoneze lodhja shihet si pasojë e drejtpërdrejtë e përkushtimit maksimal ndaj detyrave profesionale. Një person që bie në gjumë për pak çaste perceptohet si dikush që ka dhënë më shumë se ç’duhet, jo si dikush që po shmang përgjegjësitë.
Ky zakon ka rrënjë të thella në shoqërinë japoneze, ku puna kolektive, besnikëria ndaj kompanisë dhe sakrifica personale janë vlera thelbësore. Punonjësit shpesh qëndrojnë në zyrë shumë më gjatë se orari zyrtar, ndërsa presioni për të qenë gjithmonë të pranishëm dhe të përkushtuar është i madh. Në këtë kontekst, dremitja e shkurtër shihet si një pauzë e domosdoshme për të rifituar energji, jo si mungesë profesionalizmi.
Megjithatë, kjo praktikë e veçantë kulturore e quajtur Inemuri, ka edhe rregulla të pashkruara. Gjumi nuk duhet të jetë i gjatë, nuk duhet të shndërrohet në shtrirje apo rehati të plotë dhe nuk duhet të pengojë punën e të tjerëve. Punonjësi pritet të zgjohet menjëherë nëse i drejtohet një pyetje apo i kërkohet ndërhyrja. Pra, bëhet fjalë për një dremitje të shkurtër dhe diskrete, që tregon prani fizike dhe gatishmëri mendore.
Interesant është fakti se ky zakon nuk kufizohet vetëm në zyra. Në trenat e mbushur të Tokios, në stacione apo në hapësira publike, njerëzit flenë për pak minuta pa frikë dhe pa u gjykuar. Kjo tregon një nivel të lartë besimi shoqëror dhe një kuptim të përbashkët të lodhjes si pjesë e jetës moderne urbane. Madje, në disa kompani dhe zona urbane janë krijuar hapësira të posaçme për pushime të shkurtra, ku punonjësit mund të mbyllin sytë për disa minuta gjatë ditës.
Nga jashtë, kjo praktikë mund të duket e çuditshme ose madje problematike, sidomos në kulturat ku gjumi në punë konsiderohet shkelje e rëndë e disiplinës. Por në Japoni, ajo reflekton një realitet tjetër: një shoqëri që punon shumë, shpesh përtej kufijve të shëndetshëm, dhe që ka gjetur mënyra alternative për të përballuar lodhjen pa e prishur strukturën e punës.
Në fund, ky fenomen ngre edhe pyetje më të thella për balancën mes punës dhe jetës personale. Ndërsa për disa është simbol i përkushtimit, për të tjerë është shenjë e një kulture pune tepër të rëndë. Sidoqoftë, mbetet një nga kuriozitetet më interesante të botës moderne, që tregon se edhe gjumi – në kontekste të caktuara – mund të ketë kuptime krejtësisht të ndryshme./E.T

20:15 Çarje në aksin rrugor “Përmet–Çarçovë”/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve
Last Updated on 08/01/2026 by Monika
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarje në aksin rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit.
Prefektura e Gjirokastrës ka bërë me dije se ky aks është i bllokuar për qarkullim, ndërsa në terren ndodhet autoritetet për normalizimin e segmentit rrugor.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër apelon për shmangien e lëvizjes në këtë aks rrugor, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor
Njoftim i plotë:
Prefekti i Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.
Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor.
Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve të Policisë së Shtetit në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit e rrugës, në rast nevoje.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër apelon për shmangien e lëvizjes në këtë aks rrugor, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët mund të kontaktojnë numrin pa pagesë 112.
Prefekti i Qarkut Gjirokastër do të vijojë të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm./mxh

20:11 Çfarë tregon temperatura që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes
Temperatura trupore që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes mund të jetë një dukuri kalimtare, por nëse zgjat për disa ditë, mund të tregojë një sëmundje të fshehur, veçanërisht nëse shfaqet pa simptoma shoqëruese
Temperatura trupore konsiderohet e rritur kur tejkalon vlerën që qendra e termorregullimit në një pjesë të trurit, hipotalamusi, e ka përcaktuar si “normale”. Kjo temperaturë, e quajtur kushtimisht normale, ndryshon nga personi në person dhe zakonisht sillet në intervalin 36.6–37 gradë Celsius.
Temperatura e rritur trupore është reagim i organizmit ndaj sulmit të patogjenëve. Kjo gjendje mund të shoqërohet me simptoma si ethe dhe dhimbje trupore.
Kategoritë e vlerave patologjike të temperaturës
Kur mjekët flasin për vlera patologjike të temperaturës, zakonisht i ndajnë ato në kategori:
- subfebrile – nga 37.3 deri në 38 gradë
- febrile – nga 38.1 deri në 39 gradë
- febrile të larta – nga 39.1 deri në 41 gradë
Nëse temperatura është mbi 41°C, atëherë flasim për hipertermi.
Zhduket në mëngjes, por e prish ditën
Temperatura e rritur trupore në orët e pasdites shqetëson veçanërisht prindërit e fëmijëve të vegjël, te të cilët temperatura shpesh rikthehet në mbrëmje, por ajo ndikon ndjeshëm edhe në jetën e të rriturve.
Edhe pse zhduket në mëngjes, temperatura e mbrëmjes prish gjumin, gjë që ndikon në disponimin ditën pasuese, ndërsa nëse zgjat, shfaqen edhe lodhja, dhimbjet muskulore dhe përgjumja, transmeton Telegrafi.
Rritja e aktivitetit të hipotalamusit
Ethet që zhduken në mëngjes shpesh janë rezultat i rritjes së aktivitetit të hipotalamusit gjatë cikleve natyrore të gjumit. Kjo pjesë e trurit rregullon temperaturën trupore dhe mund të shkaktojë rritje të nxehtësisë ndërsa trupi lufton infeksione të thjeshta, si ftohja.
Hipotalamusi bëhet më aktiv gjatë natës, gjë që mund të çojë në rritje të temperaturës trupore gjatë gjumit.
Përveç kësaj, për shkak të funksionimit normal metabolik, është e pritshme që temperatura trupore të rritet me kalimin e ditës. Temperatura arrin kulmin gjatë natës, çka mund të çojë edhe në djersitje të shtuar.
Ethet e natës rrallëherë tregojnë një problem serioz shëndetësor dhe zakonisht lidhen me infeksione. Megjithatë, nëse temperatura e natës zgjat më shumë se tre ditë, duhet të konsultoheni me mjekun, pasi këto luhatje termike ndonjëherë mund të jenë sinjal edhe i sëmundjeve kronike, si lupusi ose tuberkulozi.
Trajtimi varet nga shkaku themelor dhe mund të përfshijë antibiotikë, barna antiinflamatore ose antivirale për të eliminuar infeksionin.
Shkaqet më të shpeshta të temperaturës që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes
Viruset
Temperatura trupore e shkaktuar nga viruset mund të rritet deri në 40 gradë. Edhe pse mund të zgjasë gjatë gjithë ditës, temperatura zakonisht është më e lartë në pasdite dhe në mbrëmje.
Ethet virale mund të shoqërohen edhe me simptoma të tjera, si rrjedhje hundësh, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, lodhje, humbje oreksi, skuqje të lëkurës, skuqje të syve dhe simptoma të tjera.
Reaksionet alergjike
Ethet e natës shpesh shkaktohen nga alergjia ndaj barnave. Përveç efekteve terapeutike, barnat mund të shkaktojnë edhe efekte anësore ose të ndërveprojnë me barna të tjera, duke çuar në reaksione alergjike.
Disa nga simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës dhe ënjtje. Nëse gjendja përkeqësohet, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.
Infeksioni i traktit urinar
Temperatura e rritur në pasdite mund të jetë shenjë e infeksionit të traktit urinar.
Kjo gjendje shkaktohet nga futja e baktereve në traktin urinar përmes uretrës. Pacienti mund të ketë temperaturë të lartë, urinim të shpeshtë dhe ndjesi djegieje gjatë urinimit.
Infeksionet e traktit respirator
Temperatura e natës është një nga shenjat tipike të infeksioneve të traktit respirator. Mund të bëhet fjalë për infeksion të ezofagut, laringut ose bronkeve.
Infeksionet e lëkurës
Sipas ekspertëve, çdo infeksion mund të shkaktojë temperaturë të lartë, veçanërisht infeksionet e lëkurës. Trajtimi i hershëm i këtyre infeksioneve ndalon ethet dhe parandalon rreziqe të tjera shëndetësore.
Inflamacioni
Inflamacioni shkakton rritje të temperaturës trupore, duke rezultuar në ethe të larta që shpesh janë të vështira për t’u ulur.
Çrregullimet e indit lidhor
Sëmundjet e indit lidhor, si artriti reumatoid, mund të shkaktojnë ethe. Përveç kësaj, pacientët mund të përjetojnë dhimbje kyçesh, mpirje dhe ndjesi shpimi në gjymtyrë.
Stresi
Lodhja dhe stresi gjatë ditës mund të çojnë në ethe gjatë natës. Është e nevojshme të përshtatet mënyra e jetesës dhe ushqimi për të parandaluar lodhjen dhe dobësimin e sistemit imunitar.
Meningjiti
Meningjiti është një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën.
Përveç temperaturës së lartë, shfaqen dhimbje të forta koke, rraskapitje, të përziera, kriza, madje edhe koma.
Sëmundjet e mëlçisë
Gjendje si hepatiti, fibroza e mëlçisë dhe kanceri i mëlçisë mund të shkaktojnë temperaturë të rritur në pasdite. Viruset mund të dëmtojnë funksionin e mëlçisë dhe të ndikojnë në kanalet biliare. Si pasojë, funksioni i mëlçisë dobësohet dhe aftësia e saj për të eliminuar toksinat zvogëlohet. Me kalimin e kohës, grumbullimi i toksinave në trup mund të çojë në ethe.
Në fillim, personat me sëmundje të mëlçisë mund të kenë ethe të lehta dhe kalimtare. Me përkeqësimin e gjendjes, shpeshtësia dhe kohëzgjatja e etheve rritet. Përveç kësaj, mund të shfaqen simptoma të tjera si të përziera, të vjella, humbje oreksi, verdhëz…
Tuberkulozi
Tuberkulozi është një infeksion bakterial që shkakton rritje të lehtë të temperaturës trupore.
Pacientët me tuberkuloz mund të kenë edhe kollë të thatë, kollë të vazhdueshme, nxjerrje gjaku me kollë, marramendje, diarre dhe dhimbje koke.
Kur ethet e natës janë serioze
Ethet e natës rrallëherë tregojnë një gjendje serioze shëndetësore, edhe kur shkaku nuk është plotësisht i njohur. Këto lloj etheve zakonisht shkaktohen nga faktorë mjedisorë, si temperatura e lartë e dhomës ose veshja e tepërt, të cilat mund të përshpejtojnë metabolizmin sistemik.
Megjithatë, ekzistojnë disa sëmundje ku ethet e natës janë një nga simptomat e pakta:
- Sëmundja Lyme
- HIV
- Tuberkulozi
- Hepatiti
- Lupusi
- Kanceri
Temperatura e natës dhe kanceri
Disa lloje kanceri në fazat fillestare mund të shkaktojnë temperaturë të rritur në mbrëmje, por me kalimin e kohës shfaqen edhe simptoma të tjera, si humbja në peshë.
Pacientët me kancer të mëlçisë ose të stomakut, si dhe ata me sëmundje malinje të gjakut, mund ta kenë këtë simptomë në fazat e hershme. Me përkeqësimin e gjendjes, edhe kohëzgjatja e temperaturës zgjatet, së bashku me simptoma si anemia, lodhja dhe mpirja. /ET

19:52 I la Shqipërisë “llaçin e shpifjeve” dhe u largua/ Evi Kokalari “nuk kursen” Lea Ypin
Last Updated on 08/01/2026 by EL
“Mirupafshim Shqipëri. Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, t’i kam lënë në derë”, kështu shkruajti mes rreshtave një ditë më parë shkrimtarja Lea Ypi, emri i të cilës përgjatë ditëve të fundit u lakua gjerësisht nëpër media si kryeministrja e një kabineti teknik.
E pas kësaj deklarate të Ypit, ka ardhur dhe një reagim nga Evi Kokalari. Nga përtej Atlantikut, Kokalari e cila është një ndjekëse e rregullt e politikës në Shqipëri, ka komentuar këtë deklaratë të shkrimtares.
Përmes një postimi, Kokalari gjerë e gjatë ka kritikuar Ypin dhe akuzuar për influencë të jashtme dhe lidhje me përkrahës të financuar ndërkombëtarisht.
Teksa e ka krahasuar me shembullin e Musine Kokalarit, shkrimtare dhe social demokrate antikomuniste e cila qëndroi e palëkundur përballë perskekutimit, aktivistja ka theksuar se guximi dhe integriteti i asaj është larg nga veprimet e Ypit.
Sipas saj kjo e fundit është e ndikuar dhe nuk tregon të njëjtin respekt për historinë dhe vuajtjet e të tjerëve.
“Mirupafshim, o INTELEKTUALIZËM SOROSIAN!!! Dhe mos harro: ti nuk mund t’i lësh asgjë Shqipërisë në derë, sepse ai llum mediatik ka të njëjtin burim që sponsorizoi edukimin dhe karrierën tënde “akademike”. Prandaj atë llum ta lamë ty në derë, duke ekspozuar cekësinë e intelektit tënd, i cili përdoret si vegël nga personi më i urryer momentalisht në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri”, shkruan Kokalari.
Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:
Mirupafshim, o INTELEKTUALIZËM SOROSIAN!!!
Dhe mos harro: ti nuk mund t’i lësh asgjë Shqipërisë në derë, sepse ai llum mediatik ka të njëjtin burim që sponsorizoi edukimin dhe karrierën tënde “akademike”. Prandaj atë llum ta lamë ty në derë, duke ekspozuar cekësinë e intelektit tënd, i cili përdoret si vegël nga personi më i urryer momentalisht në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.
Shqipëria ka plot intelektualë, brenda dhe jashtë vendit, por ata nuk lanë Sorosin t’i përdhunonte deri në pikën që t’u ktheheshin familjeve të tyre dhe dhimbjes së persekutimit që kaluan ata që i rritën. Këtë vetëm ti e ke bërë, me ndërgjegje dhe liri të plotë individuale.
Ndërkohë, brenda mundësive, emrin e Musine Kokalarit, si social-demokrate me të cilën ti mund të duash të identifikohesh, mos e zër më në gojë.
Musine Kokalari nuk ishte marksiste.
Musine Kokalari ishte antikomuniste.
Musine Kokalari ishte nxënëse e Rilindasve, adhuruese e Mit’hat Frashërit, i cili ka shkruar gjatë e gjerë që në ato vite për rrezikun e marksizmit dhe komunizmit që ti do ta rikthesh për benefit të George Sorosit.
Musine Kokalari ishte thellësisht e persekutuar, e cila kurrë nuk u gjunjëzua, edhe pse një kërkim faljeje ndaj kushëririt të saj do t’ia lehtësonte dënimin. Musine Kokalari qëndroi përpara trupit gjykues komunist, e veshur kokë e këmbë me të zeza për dy vëllezërit e saj të ekzekutuar pa asnjë gjyq, dhe refuzoi të përulet.
Nga ana tjetër, ti je totalisht e gjunjëzuar para George Sorosit, dhe këtë e ke bërë me vetëdije të plotë, sepse askush nuk të persekutoi. Ti, si minorene, e kishe kuptuar mirë çfarë donte Sorosi dhe ia dhe kënaqësinë e një debati “epik”, ku diskutoje censurimin e lirisë së shprehjes për të mirën e shoqërisë.
Musine Kokalari, dhe social-demokratët e tjerë të atyre viteve — përfshi këtu edhe familjarët e tu — vuajtën burg pikërisht sepse ushtruan të drejtën e fjalës, e cila është një e drejtë universale që nuk ta heq dot askush.
Arroganca jote, indiferenca dhe mungesa e emocioneve njerëzore ndaj të shkruarës, persekutimit të atyre që të rritën, por edhe mënyra arrogante se si i drejtohesh Shqipërisë, janë në trajektoren e drejtë të zhveshjes humane që u bëhet të gjithë majtistëve dhe marksistëve.
Si e tillë, mirupafshim, o intelektualizëm sorosian. Je pa diskutim gjëja e fundit që i nevojitet atij kombi në këto kohë të vështira mbijetese./e.t

19:48 Zëvendës-kryeministri martir!
Last Updated on 08/01/2026 by EL
Nga Ylli Pata
Adriatik Lapaj e ka përsëritur sërish këto ditë rrëfimin sips tij që Edi Rama i ka ofruar postin e zëvendës, kryeministrit pas zgjedhjeve të 11 majit.
Vetë Rama nuk ka dhënë versionin e tij për të ardhur tek një konfirmim të kësaj marrëveshje në tenttivë, po pikërisht për shkak të heshtjes së Ramës, Lapaj thotë se ka të drejtë.
“Deri sa nuk del ta mohojë publikisht do të thotë se është e vrtetë”, ka deklaruar Lapaj. Megjithatë nuk jemi në fazën e konfirmimit të një nga sekretet e Fatimës, pore dhe sikur të jetë e vërtetë që Edi Rama i ka propozuar Adriatik Lapajt ë hyj në qeveri, nuk se përbën scoop-in e shekullit.
Madje përforcon një rregull tashmë që nuk ka përjashtim në këto 13 vite që vërteton se filtrat për të hyrë në një ekip të rëndësishëm siç është qeveria e Republikës, nuk jan aq spartanë, së paku për të parë kurrikulumin professional të kandidatit.
Gjithsesi, refuzimi që Lapaj e përçon me aq krenari, e këtu ka të gjithë të drejtën e tij për tu ndjerë i tillë, nuk se ka ndonjë rivelancë politike në kronikën që ai e ofron, si për ta futur në ditarin e tij.
Aspekti interesant, meqë përmendet kryeministri, shefi i mazhorancës dhe qeveria, ka peshën e tij në momentin fillestar, meqë kemi të bëjmë me një post të rëndësishëm.
Por refuzimi siç tenton ta shesë Lapaj, gjithmonë nëse ka ndodhur, nuk ka përse të jetë një martirizim. Natyrisht secili është i lirë të ndjehet si të dojë, por realiteti në një sistem alternativ nuk është në rregull kur një politikan i opozitës nuk pranon të jetë në një qeveri me shumicën.
Përkundrazi. Ai mund të përbëjë një lajm në momentin e parë kur e tregon faktin e ftesës, refuzimit së bashku me arsyet dhe komentet përkatëse. Por nuk ka asnjë arsye qoftë për tu viktimizuar apo heroizuar.
Madje nëse është e vërtetë fakti i ftesës, së pari nuk do të thotë nëse ishte një ftesë reale apo një provokacion. Një ftesë që mund të kthehet në realitet, apo një tentativë për të testuar seriozitetin e një lojtari politik të mundshëm.
Pak ditë më parë, një tjetër personazh kritik ndaj qeverisë, i cili disa vite më parë u emërua zv.ministër arsimi, u quajt njeri me integritet gjatë një emisioni televizive, thjeshte se kishte dhënë dorëheqjen nga post iku e kishte emëruar Edi Rama.
Në fakt nuk janë vetëm këto personazhet që tregojnë martirizimin e tyre që nuk kanë pranuar të punojnë me Edi Ramën, por ka edhe të tjerë, të cilët janë larguar apo shkarkuar ndër vite. Disa edhe janë degdisur për të mos u përballur me drejtësinë, e dalin si disidentë allafrënga.
Problemi real në Shqipëri nuk është se kush nuk është i pakënaqur për të qenë pjesë e qeverisë së Edi Ramës, pasi së pari ky i fundit krijon të gjitha kushtet që të bëhet i tillë kandidati i munshëm, e së dyti problemi kryesor është gjtja e një rivali politik që të sfidojë Edi Ramën, jo një zëvendës të penduar të tij.

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –
Moti i keq ka lënë pasoja të rënda edhe në qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm me përmbytje masive, por edhe me dëmtime të infrastrukturës rrugore.
Si pasojë e çarjes së karrexhatës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor Përmet–Çarçovë, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.
Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor.
![]()
gijoitina.com/
Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –
Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Përmasat e zjarrit janë të mëdha. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete.
Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.
gijotina.com/
KIEV – Zelensky paralajmëron për sulme të mëdha ruse
KIEV, 8 janar /ATSH-DPA/- Ukraina po përgatitet për sulme të intensifikuara ajrore ruse ndërsa një valë e të ftohtit ka përfshirë vendin, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Ka informacione se mund të ketë një tjetër sulm masiv rus sonte”, paralajmëroi Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm nga Kievi, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të dëgjojnë sirenat e sulmeve ajrore dhe të kërkojnë strehim.
Zelensky tha se Rusia po i jep përparësi luftës dimërore mbi diplomacinë, duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa balistike në vend që të angazhohet në përpjekjet e paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Temperaturat në të gjithë Ukrainën pritet të bien nën zero grade Celsius nga e premtja, me parashikime prej minus 10 gradë Celsius në Kiev dhe rajonet veriore.
I ftohti po rrit presionin mbi sistemet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit tashmë të dëmtuara.
“Rajoni i Dnipropetrovskut pësoi sot ndërprerjen më të madhe të energjisë në gati katër vjet luftë pas sulmeve ruse herët”, tha Zelensky.
Ai shtoi se kishte diskutuar me kryeministren Yulia Svyrydenko mundësinë e kufizimit të operacioneve në shkolla, zyra dhe objekte jo-thelbësore gjatë dy javëve të ardhshme. //a.i/
The post KIEV – Zelensky paralajmëron për sulme të mëdha ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Hoxha: Rruga Përmet-Çarshovë, e bllokuar për shkak të dëmtimit të karrexhatës
TIRANË, 8 janar/ATSH/ Qarkullimi i automjeteve është ndaluar në rrugën Përmet-Çarshovë, pranë vendit të quajtur “Ura e Petranit”, për shkak të çarjes së karrexhatës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, bëri të ditur për ATSH-në se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
“Në terren ndodhen strukturat e Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për rikthimin e normalitetit në këtë segment rrugor”, tha ajo.
Hoxha u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin në këtë rrugë deri në njoftim të mëtejshëm dhe të ndjekin informacionet zyrtare për zhvillimet.
Ky aks rrugor lidh dy njësi administrative të bashkisë Përmet, Petranin dhe Çarshovën, dhe ka rëndësi të veçantë pasi siguron lidhjen e Përmetit me Korçën. /j.p/
The post Hoxha: Rruga Përmet-Çarshovë, e bllokuar për shkak të dëmtimit të karrexhatës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.