Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”: PS në krye, PD rrezikon vendin e dytë, partitë e reja bien nën 5 për qind

12 January 2026 at 22:51

TIRANË- Të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” tregojnë se shqiptarët kanë humbur besimin shpejt edhe tek partitë e reja, të cilat, me moshën e Kuvendit, nuk i kanë mbushur akoma 6-mujorin e parë.

Lapaj, Shehaj dhe Qori, prej 11 majit, kanë humbur një të tretën e mbështetjes, ose një rënie prej 8.6%, fiks sa partitë më të mëdha.

20.3% e shqiptarëve që janë gati për një parti të re thonë se Lapaj, Shehaj e Qori janë kopje të të vjetërve. 13.1% s’kanë organizim në terren, ndërsa 10.4% dinë vetëm të kritikojnë, pra janë të sigurt aty ku janë, dhe jo ku duan të shkojnë.

Sipas këtij trendi, për 3 vite me gjasë edhe mund të mos ekzistojnë.

Në pyetjen “Partia më e preferuar aktualisht e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të majit 2025”, përkatësisht 1444 banorë të rritur të vendit kanë shprehur këtë mendim:

Të dhënat e grafikut: 

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%/abcnews.al

Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

By: melisa
1 January 2026 at 15:48

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me…

Source

SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë

By: V K
16 December 2025 at 15:34

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme, thekson se Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Më herët, Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të Unazës së Madhe, një aferë kjo me vlerë 210 mln euro.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku, ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në Elbasan

By: V K
2 December 2025 at 11:47

Biznesmeni Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), u ekzekutua të dielën nga një atentat mafioz. Mësohet se shkak i organizimit të ekzekutimit të biznesmenit, janë bërë mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Gjithashtu, theksohet se mes palëve ka pasur edhe incidente si pasojë e kësaj çështje.

Policia lidhur me këtë ngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, si autorë të dyshuar të vrasjes.

Policia e Elbasanit, njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës), si dhe u shpallën në kërkim Marselo Arani dhe Armando Kola.

The post Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 43-vjeçarit Edmond Mëhalla në Elbasan appeared first on Albeu.com.

“Raportim brenda 72 orësh”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit!

By: M C
12 November 2025 at 21:20

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse.

Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare.

Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë.

Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë:

Banka e Shqipërisë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Organet e qeverisjes qendrore

Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet

Ministria e Drejtësisë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për avokatët

Ministria përgjegjëse për infrastrukturën, për subjektet që merren me tregtimin e mjeteve motorike, lundruese, ajrore, si dhe për veprimtaritë e transportit e spedicionit

Agjencia e Inteligjencës Financiare, për:

a) agjencitë e udhëtimit
b) shoqëritë e ndërtimit
c) bizneset e metaleve dhe gurëve të çmuar
ç) çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të caktuara për klientët

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar

The post “Raportim brenda 72 orësh”/ Qeveria merr masa të reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit! appeared first on Albeu.com.

SPAK sjell prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore

By: V K
28 October 2025 at 10:15

Ditën e sotme, seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, është shyrë për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit.

Seanca është shtyrë për më datë 11 nëntor.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe gjyqtarja Irena Gjoka, pritej të vendoste nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ndërkohë, bëhet me dije se; Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka sjellë prova të reja në gjyq, kundër Metës dhe Kryemadhit.

Bëhet fjalë për një letër-porosi, të ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidenti Meta, është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.

Ndërkohë GJKKO, ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njëjtën kërkesë.

The post SPAK sjell prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore appeared first on Albeu.com.

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

18 October 2025 at 09:57

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze. Roli i medias, personazhet e njohur, apo fushatat e ndërgjegjësimit nga institucionet zyrtare, janë vetëm njëra anë e medaljes. Të parët që e bëjnë këtë thirrje, për […]

The post 805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj appeared first on BoldNews.al.

Rregulla të reja për kontrollet e ngarkesave të produkteve organike ose të importuara

2 October 2025 at 12:56

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi ditën e mërkurë rregulla të reja “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim synon të përcaktojë rregullat e hollësishme për verifikimin e kushteve të produkteve organike dhe kontrollet zyrtare për produktet që importohen nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian ose vend i tretë me qëllim vendosjen në tregun shqiptar si produkt organik dhe/ose në kalim.

Në vendim thuhet se këto rregulla kanë për qëllim të përcaktojnë veprimet që duhet të ndërmerren nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, në rast të dyshimit ose të konstatimit të mospërputhshmërive të ngarkesave me kërkesat e legjislacionit në fuqi për prodhimin organik.

Sipas rregullave të miratuara nga KM, “autoritetet doganore lejojnë hyrjen në Republikën e Shqipërisë të ngarkesës për qarkullim të lirë, pas kryerjes së kontrollit zyrtar nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar në PIK, i cili nxjerr aktin e kontrollit, sipas statusit të ngarkesës”.

Bazuar në aktin e kontrollit dhe në dokumentet shoqëruese të ngarkesës së deklaruar nga importuesi ose përfaqësuesi doganor, si organik dhe/ose në kalim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton në ministrinë përgjegjëse për bujqësinë të dhënat e regjistruara në sistemin elektronik doganor.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, trupat e kontrollit, autoriteti përgjegjës për kontrollin zyrtar lidhur me ushqimin, ushqimin për kafshë dhe kafshët e gjalla dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet më 29 tetor 2026.

/e.i/r.e/

The post Rregulla të reja për kontrollet e ngarkesave të produkteve organike ose të importuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-Blloku me qarkullim të kufizuar, nisin punimet për ta kthyer zonë pedonale

26 September 2025 at 15:32

Kryqëzimet e një prej rrugëve më kryesore të ish-Bllokut u bllokuan të premten për t’i hapur vend punimeve të projektit rehabilitues të Bashkisë Tiranë, i cili parashikon kthimin e saj në një zonë me qarkullim të kufizuar.1

Rruga “Vaso Pasha” u bllokua paradite nga kryqëzimi me rrugën “Brigada e VIII” e deri te kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”. Bashkë me to u mbyllën dhe rrugët dytësore si për shembull rruga “Pjetër Bogdani”.

Punimet nisën pa një njoftim të qartë publik dhe pritet të zgjasin për së paku 6 muaj. Qytetarët dhe bizneset lokale u përballën me trafik të rënduar dhe detyrimin për të larguar makinat, në disa prej të cilat ishin vendosur fletushka ku lajmërohej ngritja e kantierit.

Në zonë ndodhen dhjetëra zyra, lokale, ambiente banimi dhe Kopshti Nr.31 që mbështeten në qarkullimin e përditshëm nga ky aks.

Situata e bllokimit te rruga “Vaso Pasha”/Citizens.al

Çfarë parashikon projekti?

Punimet po kryhen nga kompanitë Ndregjoni shpk dhe Rafin Company, fituese të tenderit publik që u hap në qershor.

Ai u fitua me një vlerë prej rreth 2 milionë euro në një garë ku pati 18 oferta, por të gjitha u skualifikuan për mungesë dokumentacioni, mospërmbushje kritieresh apo dhe oferta “anomalisht të ulëta”. Procesi nuk u apelua nga konkurrentët, megjithëse përjashtimi i plotë tyre ngre pikëpyetje.

Lexo: Përjashtimi u bë normë, kullat në ish-bllok thyejnë kriteret e Planit Urbanistik

Projekti zotohet të ketë këmbësorët në qendër dhe për këtë parashikon heqjen e korsive të parkimit, zgjerimin e trotuareve dhe ngushtimin e rrugëve, të cilat do të shtrohen me asfalt të rashinuar me ngjyrë të kuqe ose gri.

Ai merr elementët e përdorur nga rehabilitimi i “Bulevardit Zogi I-rë” apo dhe “Sheshi Skënderbej” dhe i ripërdor ato për të vijuar të njëjtën ide qarkullimi me hapësira kushtuar këmbësorëve.

Trafiku i rënduar pas bllokimit të qarkullimit në ish-Bllok/Citizens.al

Ish-Blloku, zonë në ngjeshje ekstreme urbane

Zona e ish-Bllokut ka përjetuar një valë të re ndërtimesh me kulla 8 deri në 14 kate. Siç ka dokumentuar më herët Citizens.al në rubrikën Tirana Vertikale, kjo zonë po humbet hapësirat publike dhe po kthehet në një “fjetore vertikale”.

Ndërhyrjet e fundit e bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen, sidomos për banorët dhe bizneset ekzistuese.

Pavarësisht kësaj, autoritetet po ndjekin një plan për transformimin e saj në një shesh me qarkullim të kufizuar dhe trotuare të zgjeruara.

Lexo: Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

Ideja është promovuar nga vetë Kryeministri Edi Rama në dalje të ndryshme televizive deri sa u publikua në shkurt 2025 në një event që u mbajt në mjediset e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.

Ndërsa ndërtimi i kullave shtohet me ritme të vrullshme, projektet për rrugë e trotuare mbeten të izoluara dhe të paqarta.

Nuk ka një plan të integruar për qarkullim, transport publik apo qasje për banorët. Rrallë herë ata informohen apo përfshihen në vendimmarrje për ndryshimet urbane që i prekin drejtpërdrejt.

Kështu, zhvillimi në ish-Bllok po ecën në dy kahje: ndërtim intensiv dhe “përmirësime” të izoluara që nuk i përgjigjen dendësisë së re.

  1. Përditësim! Pas ankesave nga sipërmarrës, autoritete financiare dhe banorë të zonës kantieri u tërhoq të shtunën duke liruar tërësisht qarkullimin. Sipas një videokomenti në Facebook nga deputeti Erion Braçe, bllokimi i rrugëve ishte “i nxituar” dhe “pa lajmërim”. Ai tha se kishte pasur kontakte me Bashkinë Tiranë për të gjetur një mënyrë apo plan punimesh me impakt më të ulët për banorët duke shtuar se për këtë projekti po rishikohet. ↩

The post Ish-Blloku me qarkullim të kufizuar, nisin punimet për ta kthyer zonë pedonale appeared first on Citizens.al.

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore/ Ja kategoritë përfituese, dokumentet që duhet të dorëzojnë në Bashki

By: V K
6 September 2025 at 09:40

Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka miratuar një vendim të rëndësishëm, që sjell ndryshime dhe shtesa në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke synuar të mbështesë shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe të lehtësojë barrën fiskale për kategori të caktuara.

Vendimi nr. 59, përcakton qartë lehtësirat e reja, përjashtimet dhe kushtet që duhet të plotësohen për t’i përfituar ato.

Efektet e vendimit kanë nisur nga muaji gusht dhe pagesa e tyre praktikisht bëhet në këtë fillimmuaji.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, konfirmon se kanë hyrë në fuqi ndryshimet fiskale për këto kategori të miratuara në vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar.

Teksa kategoritë përfituese të zbritjes së detyrimit për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe të tarifës së pastrimit, për përfitim duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave vendore dokumentacionin përkatës.

KUSH PËRFITON

Ndryshimet e miratuara kanë në fokus kryesisht gratë kryefamiljare, shoqatat e pensionistëve dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Dy nga lehtësirat më të rëndësishme lidhen me dy taksa specifike: taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit.

Po ashtu, në vendim parashikohet 50% ulje për bizneset e grave kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë. Sipas vendimit, bizneset e krijuara nga gratë kryefamiljare që kanë tre ose më shumë fëmijë do të përfitojnë një reduktim prej 50% të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Për të marrë këtë lehtësi, subjektet duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore certifikatën familjare dhe ekstraktin historik të regjistrit tregtar.

E njëjta kategori përfiton gjithashtu edhe nga tarifa e pastrimit: gjysma e pagesës për këtë tarifë, duke ndihmuar kështu shumë familje me të ardhura të kufizuara që drejtojnë një aktivitet ekonomik për të siguruar jetesën.

Një tjetër pikë e vendimit është përjashtim i plotë për shoqatat e pensionistëve dhe të aftësisë së kufizuar. Një tjetër lehtësi e rëndësishme është përjashtimi i plotë nga këto dy detyrime për shoqatat e themeluara nga pensionistë apo nga persona me aftësi të kufizuara.

Për të përfituar, përfaqësuesi ligjor i shoqatës duhet të dorëzojë vendimin e gjykatës për regjistrimin e saj dhe dokumentin që vërteton statusin e anëtarëve (pensionist apo person me aftësi të kufizuara).

AFATI I PAGESAVE

Vendimi i ri përcakton edhe rregulla më të qarta për afatet e pagesës, sidomos për kategorinë e bizneseve. Për këto, detyrimi duhet të paguhet deri më 31 maj. Për detyrimet e reja që lindin pas kësaj date, afati është 15 ditë nga lindja e detyrimit.

Për bizneset e reja, taksa do të llogaritet që nga muaji i regjistrimit në QKB. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, ka theksuar se këto masa janë ndërmarrë për të përballuar sfidat ekonomike që shumë familje dhe kategori të caktuara hasin në përditshmëri.

“Ky është një hap drejt një qyteti më social, ku ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë dhe i mbështesim në zhvillimin e aktivitetit të tyre”, – u shpreh ajo gjatë miratimit të vendimit, datë 24 korrik.

Në thelb, këto ndryshime synojnë të krijojnë një barazi më të madhe sociale, duke ulur barrën fiskale për ata që e kanë më të vështirë dhe duke nxitur formalizimin e bizneseve të vogla.

Nga njëra anë, këto masa janë një ndihmë e drejtpërdrejtë ekonomike, ndërsa nga ana tjetër pritet të rrisin edhe besimin e qytetarëve tek administrata vendore.

KATEGORITË PËRFITUESE, DOKUMENTET

Lehtësohen nga tarifa e pastrimit në masën 50%, bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare, që kanë tre ose më shumë fëmijë, vetëm pas dorëzimit të certifikatës familjare si dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Përjashtohen nga tarifa e pastrimit shoqatat e themeluara nga pensionistë ose persona me aftësi të kufizuara. Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit.

Për ndërtime të cilat destinohen për qëllime publike dhe pronësia e objekteve të ndërtuara do të jetë shtetërore, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 2 (dy) për qind e vlerës së investimit

The post Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore/ Ja kategoritë përfituese, dokumentet që duhet të dorëzojnë në Bashki appeared first on Albeu.com.

Manastirliu: 30 shkolla të reja hapin dyert më 8 shtator

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Në 8 shtator, ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026, do të hapin dyert 30 shkolla të reja nga veriu, në jug.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim sot në rrjetet sociale.

“Këto 30 shkolla të reja do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastriliu theksoi se “do të vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri”.

Në të gjithë shkollat e vendit të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm vijojnë përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta për vitin e ri shkollor do të jenë të hapura në platformën “e-Albania” deri më 1 shtator.

Ndërkohë që vijon edhe shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat vihen në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë në klasë të 9 dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze.

/k.s/r.e/

The post Manastirliu: 30 shkolla të reja hapin dyert më 8 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ristani: Hapim 5 shkolla të reja në Tiranë, kompensim financiar për fëmijët në nevojë

27 August 2025 at 14:00

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani zhvilloi një takim me institucionet e varësisë për fillimin e vitit të ri shkollor. Nënkryetarja dha lajmin e mirë për hapjen e 5 shkollave të reja këtë vit.

“Gjatë vitit do të hapim 5 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi dhe 1 të rikonstruktuar rrënjësisht. Do të jetë shkolla “Pjetër Budi”, njësia administrative 7, “Edith Durham”, historikja, në njësinë 5, “Ibrahim Hima” në Vaqarr e cila do të jetë e para që do të jetë gati. Jemi në fazën e mobilimit,  kështu që besoj brenda shtatorit do ta zgjidhim. Shkolla e mesme e bashkuar “Mersim Duqi”, njësia administrative Bërzhitë, në fshatin Ibë gjithashtu ndërtim i ri. Shkolla e bashkuar në Krrabë e cila do të përfundojë rreth fundit të vitit shkollor, pra në 2026 dhe është duke u rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza” e cila po kalon një riskontruktim të plotë. Pra, është  thuajse e re dhe që do të përfundojë brenda këtij viti”, u shpreh Ristani.

Ajo tha se këtë vit nis edhe ndërtimi i kopshteve dhe çerdheve të reja në kryeqytet.

“Sa i përket arsimit parashkollor, do të funksionojë me  45 çerdhe dhe 54 kopshte dhe 126 grupe parashkollorësh. Janë shpërndarë nëpër të gjitha zonat periferike të Tiranës ku rreth 6 000 fëmijë do të hyjnë për herë të parë në sistemin tonë të çerdheve dhe të kopshteve, kështu që u urojmë mirëseardhjen të gjithë atyre familjeve të reja që bëhen pjesë e këtij komuniteti të shërbimit. Këtë vit do të fillojmë ndërtimin e ri të kopshteve dhe çerdheve të integruar tek ish-shkolla “Migjeni”, njësia administrative numër 9, ndërtim i ri në kopshtin në njësinë administrative Farkë. Po bëhemi gati për punime në kopshtin 50 në njësinë administrative numër 8 në rrugën “Besim Daja”. Gjithashtu gjatë 2026 do të vijojmë ndërtimin e ri për një kopsht dhe çerdhe të integruar në njësinë administrative numër 1 ku nevoja për kopshte dhe çerdhe ka qenë gjithashtu në rritje”, tha Ristani.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se në fokus do jenë fëmijët që nuk kanë mundësi financiare për t’u ushqyer mirë të cilëve do t’u jepet edhe një kompensim financiar nga Bashkia Tiranë.

“Po aq e rëndësishme është pjesa e ndihmesës apo pjesa e aktiviteteve që plotësojnë zhvillimin e fëmijëve dhe zhvillimin e nxënësve, përpos orareve të shkollës. Kemi në përkrahje të kësaj edhe kompensim ushqimor i cili kalon me miratimin e Këshillit Bashkiak dhe financim të Bashkisë për ata nxënës të cilët nuk e kanë mundësinë të ushqehen rregullisht apo t’u jepet drekë me vete në ambientet e shkollës. Kjo ndodh me 140 nxënës në 11 shkolla të ndryshme të cilët përfitojnë nga ky program i mbuluar nga buxheti i bashkisë dhe qendrat sociale të cilat ofrojnë programin e pas shkolle për ato familje me fëmijë të neglizhuar për sa i përket orarit apo impenjimit apo dhe kapaciteteve të familjeve të tyre për t’i ndjekur në nevojat arsimore dhe në zhvillimin e tyre. Është e rëndësishme të theksohet që ndajmë çdo vit 700 bursa për nxënës që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike dhe japim 2800 të tilla për nxënësit ekselentë, për ata që janë më të mirët marrin dhe gjithashtu kompensim. Investimet janë njësoj si në qendër, si në periferi”, përfundoi Ristani.

/e.i/j.p/

The post Ristani: Hapim 5 shkolla të reja në Tiranë, kompensim financiar për fëmijët në nevojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkolla “Muhamet Gjollesha” në Lazarat, Manastirliu: Në shtator gati me kushte moderne

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Shkolla e bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat do të mirëpresë këtë shtator nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rikonstruktuara dhe kushte moderne.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, e cila është një tjetër institucion arsimor me standarde bashkëkohore për mësuesit dhe nxënësit që i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja që po transformohen në të gjithë vendin.

Manastirliu tha se po investohet për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Shkolla do të jetë e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.

Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të garantojë kushte bashkëkohore mësimore për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Nga viti 2025 e në vijim, fokusi mbetet te cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

Nga ambientet e shkollës së Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Shkolla “Muhamet Gjollesha” në Lazarat, Manastirliu: Në shtator gati me kushte moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çeku që “nuk sjell” bebe

9 June 2025 at 16:46

Autore: Deada Hyka | Citizens.al | Tiranë

Shqipëria përballet me një krize të thellë demografike. Lindshmëria është në nivelet më të ulëta historike dhe emigracioni vijon të zbrazë fshatrat dhe qytetet. Një sprovë e dyfishtë për politikën: të nxiten lindjet dhe të mbahen të rinjtë në vend. Në këtë panoramë shqetësuese, programi “Bonusi i Bebes” është paraqitur si një përgjigje e shpejtë, por sa e qëndrueshme është ajo?

Programi nuk jep ndihmë reale për familjet

Në heshtjen e një pasditeje, Ina J. mendon për kredinë, ushqimet, rrobat dhe një vizitë mjekësore që nuk mund ta shtyjë më. Bonusi i bebeve – 40 mijë lekë që mori në muajin e parë pas lindjes së vajzës – u shpenzua menjëherë. Ajo nuk e pa kurrë si ndihmë që do t’i ndryshonte jetën, por si detaj të vogël në një realitet të vështirë ku barra e prindërimit është individuale dhe e vetmuar.

Rënia e lindjeve në vend është tashmë strukturore. Me një normë lindshmërie prej 1.2 fëmijë për çdo grua – shumë më poshtë se norma e zëvendësimit 2.1 – Shqipëria është në një udhëkryq që rrezikon zhvillimin e qëndrueshëm. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) për vitin 2024 tregojnë vetëm 22,425 lindje, 5% më pak se një vit më parë – niveli më i ulët që nga viti 1934.

Në përgjigje të kësaj krize, qeveria nisi në vitin 2019 “Bonusin e Bebes”, i cili ofron 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin. Por kjo është një ndihmë e përkohshme, që nuk krijon kushte afatgjata për t’i ndihmuar prindërit të marrin vendime për të zgjeruar familjen.

Një ndër problemet që ka nxjerrë në pah ky program është përfitimi i gjerë i familjeve rezidente jashtë vendit. Deri në tetor 2023, rreth 46% e përfituesve ishin jashtë Shqipërisë, çka nënvizoi emigracionin masiv të të rinjve. Pas këtij fenomeni, Kuvendi miratoi një ndryshim ligjor që përjashton nga përfitimi prindërit që nuk janë rezidentë në vend.

Ekonomisti Selami Xhepa thotë se kapaciteti fiskal i Shqipërisë është i kufizuar për të pasur masa më efektive se “Bonusi i bebes”. Ai është i mendimit se duhen rishikuar politikat buxhetore dhe orientuar fondet drejt çerdheve, lejeve prindërore të paguara apo lehtësimeve tatimore.

“Do të ishte më efikase që të investohej në përmirësimin e infrastrukturës sociale dhe mbështetjen e punësimit të të rinjve,” thotë Xhepa. Sipas tij, vendi ka nevojë për një strategji afatgjatë që lidh zhvillimin ekonomik me kohezionin social.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka për të mësuar nga modelet e vendeve të tjera.

Polonia, për shembull, ka zbatuar programin “Family 500+”, që jep 118 euro në muaj për çdo fëmijë pas të parit, ndërsa Franca dhe Suedia ofrojnë një sërë shërbimesh sociale, përfshirë leje prindërore të gjata e të paguara dhe shërbime për kujdesin e fëmijëve. Ato kanë krijuar një sistem gjithëpërfshirës që u mundëson çifteve të ndërtojnë jetën me më shumë siguri.

Efektiviteti i programit dhe sfidat

Sipas një analize të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thuajse gjysma e përfituesve të bonusit janë familje shqiptare që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ashtu siç thekson një raport i INSTAT, “programet që synojnë të rrisin lindshmërinë duhet të ndihmojnë kryesisht popullatën brenda kufijve të vendit”

Politika ka arritur të stimulojë familjet që janë larg Shqipërisë, por ka dështuar të krijojë një ndjesi të fortë lidhjeje dhe mbështetje për ata që janë brenda kufijve. 

Një raport nga Banka Botërore, thekson se “incentivat financiare, ndonëse të nevojshme, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar mendësitë dhe sjelljet e qytetarëve në lidhje me lindjet. Ato duhet të mbështeten nga politikat sociale të gjerë dhe përmirësimi i kushteve të jetesës”.

Një aspekt tjetër është që shpërndarja e bonusit është shpesh e përqendruar në qytetet më të mëdha dhe rajonet më të zhvilluara, duke lënë pas shumë familje që jetojnë në zona rurale, të cilat janë më të prirura të kenë nivele më të larta të varfërisë dhe do të mund të përfitonin më shumë nga një mbështetje e tillë.

Ministrja e Shëndetësisë nuk iu përgjigj kërkesës për një intervistë lidhur me këtë çështje, duke preferuar të mos japë koment mbi këtë temë. Zyra e ministres Albana Koçiu nuk komentoi për efektivitetin e bonusit të bebes dhe as masat për rritjen e lindshmërisë në vend.

Sipas të dhënave më të fundit, për programin e bonusit të bebes, në total prej vitit 2019 deri më 2023, nga ministria janë shpërndarë rreth 14,8 miliardë lekë apo rreth 148 milionë euro .

Familjet me sytë drejt emigrimit

Emigracioni ka luajtur rol kyç në ndikimin negativ mbi lindshmërinë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, diaspora e re, e cila përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990, llogaritet të jetë rreth 1.68 milionë individë, ose rreth 37% e shtetasve shqiptarë gjithsej. 

Ky fenomen ka krijuar edhe disbalancnë në politikën e “Bonusit të Bebes”, pasi një pjesë e konsiderueshme e përfituesve të programit janë emigrantët që kanë ndihmën financiare të bonusit, por që nuk kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e lindshmërisë brenda shtetit shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia (rezidente) e Shqipërisë është mbi 2.8 milionë banorë. Kjo tregon se emigracioni ka kontribuar në uljen e popullsisë së vendit, duke e bërë më të vështirë arritjen e objektivave të programit për rritjen e lindshmërisë.

Në këtë kontekst, sipas sociologes Marsida Simo emigracioni masiv përbën një sfidë të madhe

“Emigracioni masiv po bën që shumë të rinj dhe çifte të largohen nga vendi duke pasur synim të krijojnë familje jashtë”, vëren Simo. 

Ajo thekson se ky fenomen ka pasoja të drejtpërdrejta në zbrazjen e zonave rurale dhe qyteteve të vogla, duke frenuar rritjen natyrore të vendit. Përballë këtyre sfidave, Simo mbështetet te përvoja ndërkombëtare për të sugjeruar politikat që mund të funksionojnë edhe në Shqipëri.

Investime në shërbime që kujdesen për fëmijët, leje prindërore të zgjatura dhe të realizueshme për të dy sektorët, publik dhe privat”, janë disa nga propozimet e saj.

Lexoni gjithashtu:

The post Çeku që “nuk sjell” bebe appeared first on Citizens.al.

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 12:09

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit, kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre dhe një grua (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 11:15

Policia e Shtetit, ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.

Një nga drejtuesit e rinj është grua. Ajo është komisare Edjona Dano e cila është emëruar shefe e komisariatit ts Policisë Kuçovë.

Ish-shefi i komisariatit të policise Kuçovë Kleant Serdari është emëruar shef i komisariatit të policisë Mallakastër.

Ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.

The post Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre dhe një grua (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

9 July 2025 at 10:43

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

The post Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja

7 July 2025 at 09:25

Këngëtarja Egli Tako në imazhet e fundit është shfaqur ndryshe nga herët e tjera duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj unikal. Ajo ka pozuar para kamerës e veshur me kostume tradicionale shqiptare, dimija dhe jelek, duke ndriçuar rrjetet sociale me bukurinë e saj autentike.

Kjo paraqitje na nxit të mendojmë më shumë për rëndësinë e ruajtjes së traditave në bashkëkohësi dhe mënyrën se si artistët e rinj e ushqejnë kulturën tonë, duke ndikur ndjeshëm në perceptimin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Pas lidhjes me Gjestin dhe projekteve të saj muzikore, Egli ka nisur të kalojë më shumë kohë në Kosovë, një vend me tradita të pasura dhe historia të thella. Në këtë kontekst, ajo duket të ketë gjetur një harmoni të veçantë me identitetin e saj, duke zbatuar elemente tradicionale në stilin e saj dhe duke sjellë freski në artin shqiptar.

Me kalimin e kohës dhe me çdo projekt të ri, Egli shihet si një artiste që jo vetëm ka dashuri për muzikën, por edhe për kulturën dhe vlerat që ajo përfaqëson. Është një kujtesë për të gjithë ne se bukuria gjen shprehje në shumë forma dhe se ruajtja e identitetit kulturor është e domosdoshme.

The post Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit: Ja se si patronazhistët shoqërojnë zgjedhësit në…

By: V K
4 July 2025 at 13:21

Këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat, nga ku foli për zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet parlamentare si ‘farsë elektorale’, Berisha publikoi sot video të reja nga disa qendra votimi në Krujë, që sipas tij faktojnë manipulimin e votave.

Në videot e publikuara dhe të shpjeguara nga PD, vërehen votime familjare dhe patronazhistë që shoqërojnë zgjedhësit në kutinë e votimit.

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”, tha PD përmes videove të transmetuara.

Berisha: Tani, rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025.
Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj.

Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin.

Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota. Kjo është fshehtësia e votës.

 

The post Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit: Ja se si patronazhistët shoqërojnë zgjedhësit në… appeared first on Albeu.com.

SPAK prova të reja ndaj Arben Ahmetajt

By: user7
2 July 2025 at 11:10

SPAK paraqet prova të reja për ish zevëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me dosjen “Buka sha”.

Gjykata e Posaccme i la kohë mbrojtjes deri në 17 korrik që të japë konkluzionet e saj, mbi veprimet e reja hetimore të kryera nga prokurori Elvin Gokaj.

SPAK e ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.

Organi i akuzës vijon hetimet për 7 personat e tjerë të përfshirë në ketë cështje, përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenë.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin korrik të vitit 2023, pas hetimeve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, ku ish numri dy i qeverisë, rezultoi se kishte përfituar shuma të ndryshme parash nga pronarët e inceneratorëve.

SPAK shpalli në kërkim Ahmetajn për kryerjen e 3 veprave penale, “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

The post SPAK prova të reja ndaj Arben Ahmetajt appeared first on Lapsi.al.

❌
❌