Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flamur Noka sulmoi Sulën, reagon Spaho: Ka të drejtë Flamuri, ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara

By: redi
6 February 2026 at 19:32

Dashnor Sula një nga figurat më opozitare kundër qeverisë, është emëruar në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke kaluar nga opozita në një post pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ky vendim ka shkaktuar debate mes demokratëve. Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, pas reagimit sulmues që ky i fundit bëri ndaj Sulës.

Source

Shkarkohet kreu i “Illyrian Guard”, ish-deputeti i PS-së merr drejtimin

By: Brisi
4 February 2026 at 14:12

Enrik Banushi, është shkarkuar këtë të mërkurë nga posti i drejtorit të Kompanisë së Sigurisë, “Illyrian Guard.” Mësohet se vendin e tij e ka zënë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho. Florenc Spaho, ka qenë deputet i Partisë Socialiste prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan, mirëpo në zgjedhjet e 11 Majit të vitit […]

The post Shkarkohet kreu i “Illyrian Guard”, ish-deputeti i PS-së merr drejtimin appeared first on BoldNews.al.

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

By: redi
3 February 2026 at 15:55

PD do të marrë pjesë në Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, edhe pse më parë kishin qëndrim për bojkot. Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho thotë se tërheqja nga ideja e bojkotit erdhi pas kundërshtimit të fortë nga një grup deputetësh, të cilët sipas tij shmangën pasoja të rënda për PD-në dhe vendin. Spaho thekson se ky qëndrim dëshmoi se në opozitë ka ende figura me parime dhe…

Source

Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka

By: Ela
15 December 2025 at 12:49

Ish-deputeti Edmond Spaho, që ka qenë kritik për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, iu është përgjigjur atyre që e akuzojnë pse po flet tani për gjendjen ku ndodhet PD-ja. Edmond Spaho shkruan se Partia Demokratike po sillet si pemë pa kokë. Ai shton më tej se burrat mbahen nga fjala që japin, sidomos kur janë në […]

The post Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka appeared first on BoldNews.al.

U zgjodh kreu i ri i SPAK-ut, ja kush është Klodjan Braho

By: redi
11 December 2025 at 15:51

Me 7 vota pro, Klodjan Braho u zgjodh për të qenë kreu i ri i SPAK-ut. Ai do të pasojë në këtë detyrë Altin Dumanin, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati. Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007. Ka pasur këto detyra: 14.11.2007-2012/

Source

I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në qeli Nevzat Spaho

By: Ela
6 December 2025 at 14:17

Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Nevzat Spahon, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit pranë karburantit të viktimës. Seanca me dyer të mbyllura nisi në orën 10:30, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar lënien pas hekurave të tij, e […]

The post I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në qeli Nevzat Spaho appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Edmond Hykës/ Elbasan, lihet në burg Nevzat Spaho

By: Re Nato
6 December 2025 at 12:38

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masen e sigurisë “arrest në burg” për Nevzat Spahon, i akuzuar si vrasësi i Edmond Hykës.

Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.

Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja./abcnews.al

 

Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

By: Elva
5 December 2025 at 15:41

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla pesë ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa ka për objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do […]

The post Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Dyshohet si personi që qëlloi biznesmenin në Elbasan, ky është Nevzat Spaho, u arrestua të mërkurën

3 December 2025 at 22:26

Personi në foto është Nevzat Spaho, i cili u arrestua nga policia, pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, ndodhur disa ditë në Elbasan.

29-vjeçari dyshohet se është personi që qëlloi Hykën. Nga verifikimet rezultoi se Spaho kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

(Nevzat Spaho)

Në pranga për krimin u vu ish-ortaku i viktimës Xhino Ago dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit për “Moskallëzim krimi

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit

By: M C
3 December 2025 at 21:35

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Nevzat Spaho, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.


Nevzat Spaho 29 vjeç, i cili u arrestua sot (3 dhjetor 2025) rezulton se është person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi sot se nga hetimet e deritanishme dyshohet se Spaho është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit, ku u ekzekutua brenda ne makine, Mondi Mehalla.

Po ashtu 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Deri tani numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në 3, ndërsa dy te tjerë janë shpallur në kërkim.

I arrestuar edhe ish ortaku

Dje 2 dhjetor u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32 vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32 vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.

Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

-N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..

Hetimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

Atentati në Elbasan/ Arrestimi i Nevzat Spahos, policia: 29-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal

By: Ela
3 December 2025 at 10:56

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Në njoftimin zyrtar sqarohet se 29-vjeçari Nevzat Spaho, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit, rezulton me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje. 29 vjeçari, banues […]

The post Atentati në Elbasan/ Arrestimi i Nevzat Spahos, policia: 29-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Arrestohet një tjetër i dyshuar, dyshohet se ka qenë ekzekutor (EMRI)

By: V K
3 December 2025 at 09:23

Ditën e djeshme, policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.

Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Arrestohet një tjetër i dyshuar, dyshohet se ka qenë ekzekutor (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Spaho sfidon Salianjin: Lëri p*rdhët! Ta mban t’i dalësh para Berishës?

By: redi
25 October 2025 at 15:37

Ish-deputeti Edmond Spaho ka sulmuar Ervin Salianjin, pasi ky i fundit nuk e ka fshehur ambicien për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike. Spaho shkruan se nëse Salianji është trim do duhet t’i dalë përballë Sali Berishën në garën për kreun e PD. Më tej me ironi komenton edhe deklaratën e Salianjit se duhet të nisin protesta duke e pyetur “po ato protestat kur do i fillosh apo në gusht…

Source

Mbeti jashtë Kuvendit, ish-deputeti demokrat kërkon t’i futet aktrimit, “ngacmon” Kryemadhin: Monikë, më gjej një rol edhe mua

By: M C
17 October 2025 at 23:12

Ish-deputeti Edmond Spaho i cili në zgjedhjet e 11 Majit nuk arriti të marrë një mandat tjetër, duket se tashmë është në kërkim të një pune.

Teksa në rrjete sociale dhe media qarkullojnë lajme se Monika Kryemadhi i është futur botës së kinematografisë, Spaho i kërkon që t’i gjejë ndonjë rol në film.

“Monikë, shih mos gjen ndonjë rol për mua në atë film.”-shkruan Spaho në rrjete sociale.

Së fundmi, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se ka marrë pjesë në një film ndërsa detajet nuk dihen ende.

The post Mbeti jashtë Kuvendit, ish-deputeti demokrat kërkon t’i futet aktrimit, “ngacmon” Kryemadhin: Monikë, më gjej një rol edhe mua appeared first on Albeu.com.

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)

By: V K
23 September 2025 at 15:13

Ditën e sotme, drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen. Ai u emërua në krye të qendrës spitalore më të madhe, më 22 korrik të këtij viti.

Spaho zëvendësoi në detyrë Donjeta Balin, e cila pa ashtu dha dorëheqjen nga posti drejtues, vetëm 2 muaj pasi ishte emëruar.

Sipas burimeve, Spahon, pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes.

 

The post Jep dorëheqjen drejtori i QSUT Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve, Peleshi: Nuk janë vetëm në këtë betejë

16 September 2025 at 19:20

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i shoqëruar nga nënkryetarja Klodiana Spahiu, priti në një takim drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

Në takim morën pjesë drejtori i QSUNT-së, Florenc Spaho, shefja e Pediatrisë, Donjeta Bali, zëvendësdrejtoresha, Dhurata Hysaj, si dhe mjekë, infermierë e prindër të fëmijëve që përballen me këtë sëmundje të vështirë.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se fëmijët dhe familjet e tyre nuk janë vetëm në këtë betejë, duke nënvizuar se politika ka detyrimin të adresojë nevojat e fëmijëve që vuajnë ose kanë mbijetuar nga kanceri pediatrik.

Në shenjë solidariteti, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua në ngjyrë të artë për 24 orë, duke iu bashkuar fushatës botërore të ndërgjegjësimit. “Fjongoja e Artë”, simboli universal i kësaj nisme, shërben si thirrje për veprim global, për thyerjen e barrierave në kujdesin shëndetësor dhe për të dhënë më shumë mbështetje për pacientët e vegjël dhe familjet e tyre.

Gjatë takimit, u trajtuan problematikat dhe sfidat e shërbimit onkologjik pediatrik, ecuria e tij dhe lehtësitë që mund të ofrohen për përmirësimin e trajtimit.

Në përfundim, stafi i QSUT-së, në bashkëpunim me shërbimet e Kuvendit, shpërndau për deputetët spilat me “Fjongot e Arta” dhe broshura informuese. /j.p/

The post Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve, Peleshi: Nuk janë vetëm në këtë betejë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital

8 September 2025 at 19:51

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Fëmijët që ndodhen të shtruar në spitalin Pediatrik të Specialiteteve në QSUNT, kanë nisur sot mësimin, falë dy klasave të posaçme të ngritura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në QSUT funksionojnë dy klasa të dedikuara për fëmijët e shtruar, të pajisura me mjete didaktike moderne dhe mësues të përkushtuar, të cilët kujdesen që asnjë nxënës të mos mbetet pas në arsim, pavarësisht sfidave shëndetësore që mund të përjetojë.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, vizitoi ambientet e Spitalit Pediatrik, për të uruar një vit të mbarë shkollor për fëmijët që janë të shtruar dhe nuk mundën të jenë në klasë me moshatarët e tyre.

“Për ta, shkolla nuk është vetëm orë mësimi, por edhe guxim për të buzëqeshur mes vështirësive dhe forcë për të ëndërruar, edhe kur rruga duket më e gjatë”, u shpreh Spaho gjatë vizitës.

“Ju jeni vetëm disa ditë këtu dhe shumë shpejtë do t’i bashkoheni shokëve dhe shoqeve në klasat tuaja”, u tha Spaho fëmijëve, teksa i inkurajoi ata që shumë shpejt do të vazhdojnë bashkë me moshatarët e tyre, me të njëjtin pasion dhe dëshirë për dije, mësimin në shkollë.

Spaho vlerësoi punën e kryer për krijimin e një ambienti komod dhe të pajisur me mjetet shkollore, në mënyrë që fëmijëve për aq ditë sa do të jenë në spital, të mos u mungojë mësimi.

Kjo nismë u mundëson vogëlushëve të vazhdojnë procesin mësimor edhe gjatë qëndrimit në spital, duke kontribuar në ruajtjen e vazhdimësisë së procesit arsimor dhe mbështetjen psikologjike në këtë periudhë të vështirë për ta.

“Ky angazhim është një shembull i qartë i përkushtimit për të garantuar të drejtën për arsim për çdo fëmijë, edhe në momentet më të vështira të jetës së tyre. Shëndeti dhe arsimi ecin bashkë, edhe në sfidat më të mëdha”, u shpreh Spaho.

Projekti është një shembull domethënës i bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, në funksion të së drejtës themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave.

Për herë të parë, pjesë e infrastrukturës spitalore janë edhe mjediset dedikuar shkollës për të asistuar ata fëmijë që kalojnë një kohë më të gjatë në spital. Aktualisht, janë hapur dy klasa mësimore, të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale dhe mjete të nevojshme didaktike, falë modelit që ka sjellë Fondacioni izraelit SASA Setton.

Përmes një stafi të dedikuar mësuesish, në dy klasat, njëra multidisiplinare, ku në fokus është teknologjia dhe tjetra një klasë-studio arti, fëmijëve të shtruar në spital u ofrohet edukim mësimor si dhe kurrikula të tjera mbështetëse për mirëqenien e tyre emocionale sipas grupmoshës.

/r.e//a.f/

The post Në QSUT nis mësimi në dy klasat e posaçme për fëmijët e shtruar në spital appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i QSUNT-së, Spaho takon nga afër pacientët në spitalin ditor, njësia që trajton mbi 100 persona në ditë

25 August 2025 at 19:54

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho zhvilloi sot një vizitë në ambientet e spitalit ditor.

Spaho u takua dhe bashkëbisedoi me qytetarët duke u njohur me problematikat e tyre si dhe shërbimet që marrin pranë spitalit ditor.

Në vijim të vizitave pranë çdo shërbimi në QSUNT që pas marrjes së detyrës, Spaho i ka kërkuar stafit shëndetësor trajtimin me dinjitet të pacientëve dhe mos krijimi i radhëve në shërbim.

Njësia e trajtimit ditor në QSUNT ka ulur fluksin e qytetarëve të cilët më herët qëndronin në pritje me kartela shtrimi në spital.

Te kjo njësi marrin trajtim mbi 100 persona në ditë, duke përfshirë shërbime si dermatologji, hematologji, dializë, alergologji, toksikologji etj.

Me një sipërfaqe prej 3500 metrash katrorë, me  kapacitet prej 60 shtretërish dhe mbi 50 mjekë, spitali ditor ofron shërbim për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.

Ambientet e reja të njësive të trajtimit ditor janë të pajisura me teknologjinë më bashkëkohore, infrastrukturë lehtësuese dhe komode me mjedise pritjeje të ridimensionuara, që lehtësojnë qarkullimin e pacientëve, si dhe të familjarëve që i shoqërojnë ata gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore, duke shmangur fluksin në spitalin qendror.

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho në ambi...
1 nga 3

/e.i//r.e/

The post Drejtori i QSUNT-së, Spaho takon nga afër pacientët në spitalin ditor, njësia që trajton mbi 100 persona në ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i QSUNT-së: Njësia e Radioterapisë e Onkologjikut brenda vitit pajiset me akseleratorin e tretë

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Njësia e Radioterapisë në Shërbimin Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të pajiset brenda këtij viti me akseleratorin e tretë.

Ky investim do të ulë ndjeshëm kohën e pritjes, do të rrisë kapacitetin e trajtimit dhe do të mundësojë përdorimin e teknologjive më moderne të radioterapisë.

Drejtori i përgjithshëm i QSUNT, Florenc Spaho, i shoqëruar nga drejtoresha e Shërbimit Onkologjik Silvana Çeliku, vizitoi sot ambientet e Shërbimit Onkologjik ku u takua edhe me qytetarët duke u njohur më nga afër me problematikat e tyre.

Ai kërkoi nga stafi mjekësor që të kenë prioritet pacientët nga rrethet dhe të mos presin në radhë.

“Unë kam 6 vjet që kurohem në këtë spital. Gatishmëria e mjekëve ka qenë në mënyrë superiore që nga Drejtoresha. Jam shumë i kënaqur. 6 vjet unë kam rrojtur me këtë shërbim që më kanë bërë. Ilaçet janë të fundit që nuk e imagjinoja të merrja ilaçe që kushtojnë 3 milionë lekë në muaj”, u shpreh një pacient gjatë bashkëbisedimit me drejtorin e Përgjithshëm të QSUNT-së.

Një tjetër pacient në bashkëbisedim me Spahon u shpreh se “jam shumë i kënaqur, në të gjitha drejtimet”.

Drejtori i QSUNT-së tha se kur pacientët na falënderojnë na motivojnë të punojmë akoma edhe më fort pasi fokusi dhe prioriteti i punës së tyre është trajtimi me dinjitet i pacientëve. “Na intereson shërbimi për pacientët pastaj edhe për të mbështetur stafin dhe për të mos ndenjur peng i fjalëve nëpër banaqe të paqena”, deklaroi ai.

“Përmirësimi i shërbimit nuk qëndron vetëm tek pajisjet – ai vjen edhe nga zëri i pacientëve dhe familjarëve të tyre. Duke i dëgjuar nga afër, bëjmë të mundur që mbështetja të jetë e drejtuar dhe e plotë. Besimi dhe mirënjohja që ata tregojnë çdo ditë ndaj stafit mjekësor, është përgjegjësi për ne që zëri i tyre të dëgjohet gjithmonë”, ka theksuar Spaho.

Gjatë vizitës në Shërbimin Onkologjik, drejtori i QSUNT-së pa nga afër edhe ambientin ku do të instalohet akseleratori i tretë. “Është një nga akseleratorët që është fjala e fundit e teknologjisë”, theksoi ai.

Përgjegjësi i njësisë së Radioterapisë në Shërbimin Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjeku Orges Spahiu, tha se “me dy akeleratorët marrin shërbim 140 pacientë në ditë”.

Akseleratori i tretë do të rrisë kapacitetet dhe trajtimin e pacientëve që kanë gjithashtu teknika më të avancuara.

Drejtori i ri i QSUNT-së, Spaho që prej marrjes së detyrës ka theksuar se fokusi i shërbimit është pacienti dhe trajtimi dinjitoz i tij.

Vitet e fundit janë bërë investime në aparatura me teknologji moderne për kurimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin Onkologjik.

Spitali Onkologjik disponon dy akseleratorë linearë, nëpërmjet të cilëve trajtohen me radioterapi pjesa më e madhe e tumoreve solide që kanë nevojë për këtë lloj trajtimi me teknika precize të avancuara, gjerësisht të përdorura në vendet e zhvilluara: 3DcRT, IMRT, IGRT dhe VMAT.

/k.s/r.e/

The post Drejtori i QSUNT-së: Njësia e Radioterapisë e Onkologjikut brenda vitit pajiset me akseleratorin e tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i QSUT, Spaho takon nga afër pacientët në Shërbimin Onkologjik

By: redi
15 August 2025 at 19:21

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Florenc Spaho ka vizituar sot ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar drejtpërdrejt me pacientët. Spaho ka vizituar shërbimin onkologjik për t’u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Vetë pacientët në shërbime të tjera kanë konfirmuar me herët se drejtori i përgjithshëm Spaho ka vizituar thuajse…

Source

❌
❌