Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Kiev

30 November 2025 at 16:52

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Festa Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë u kremtua në zemër të Ukrainës, në një moment simbolik ku vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor marrin kuptim të veçantë.

Në kryeqytetin ukrainas u organizua një aktivitet për të nderuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë përfaqësues diplomatikë, miq të Shqipërisë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar.

Ceremonia reflektoi jo vetëm respektin për historinë shqiptare, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas, i cili sot po përballet me sfida të rënda për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë së tij.

Gjatë aktivitetit u vu në dukje se festimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Kiev përçon një mesazh të fortë shprese dhe qëndrese, duke theksuar miqësinë mes dy popujve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Ukrainën në këto kohë të vështira.

Aktiviteti u shoqërua me elemente kulturore dhe simbolike shqiptare, duke sjellë në Ukrainë shpirtin e festës kombëtare. /j.p/

The post Pavarësia e Shqipërisë festohet edhe në Kiev appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diaspora shqiptare në Turqi feston 28 Nëntorin në rrugët e Stambollit

29 November 2025 at 18:03


Shoqatat që përfaqësojnë diasporën shqiptare në Turqi kanë organizuar aktivitete festive për nder të 28 Nëntorit, duke marshuar në lagje e rrugë të ndryshme të Stambollit me festë.

Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë defiluar nëpër qytet për të shënuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

“E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi.

Organizatorët theksojnë se festa e 28 Nëntorit mbetet një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Stamboll, duke i bashkuar ata rreth identitetit, traditës dhe krenarisë kombëtare./Telegrafi/


Kryeqyteti kuq e zi, pamje nga festa e 28 Nëntorit

29 November 2025 at 11:22


Kryeqyteti i Kosovës mbrëmë është mbushur me qindra qytetarë që kanë festuar Ditën e Flamurit dhe 28 Nëntorin, një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Festimet përfshinë edhe përkujtimin e ditëlindjes së heroit legjendar Adem Jashari si dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga festa, transmeton Telegrafi.

"Kryeqyteti mbrëmë kuq e zi 🇦🇱 Festuam së bashku 28 Nëntorin festën e madhe të shqiptarëve, ditëlindjen e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së! Nën tingujt e bendit Jericho festuan qytetarë nga e gjithë Kosova në sheshin Skënderbeu", ka shkruar Rama./Telegrafi/



81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve!

By: Ela
29 November 2025 at 10:23

Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria shënon sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Udhëheqësit më të lartë të shtetit po zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit. Mes të pranishmëve janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, […]

The post 81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit

29 November 2025 at 08:30

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ 29 nëntori i vitit 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë.

Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 81 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.

Në këtë mënyrë do të mbyllej njëherë e përgjithmonë lufta epike Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar. Disa nga rëndësitë thelbësore të kësaj lufte, ishin largimi i pushtuesve italianë dhe gjermanë, shkëputja e Shqipërisë nga blloku nazifashist dhe ripohimi i integritetit territorial të vendit, i cili prej kohësh ishte parë si objekt copëtimi nga Fuqitë e Mëdha dhe vendet fqinje.

Çlirimi i Shqipërisë, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, u bë pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe. Lufta e popullit shqiptar ishte më gjithëpërfshirësja në historinë e tij, sa i përket numrit të njerëzve që morën pjesë dhe e mbështetën atë dhe sa i përket përfshirjes territoriale të Shqipërisë.

Nga jugu në veri, thuajse të gjitha krahinat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u mobilizuan duke dhënë mbështetjen e tyre në luftën kundër trupave pushtuese. Në këtë mënyrë Shqipëria u bë pjesë e koalicionit euroatlantik antifashist, pjesë e të cilit është edhe sot si vend anëtar i NATO-s.

Misionet e huaja të vendeve aleate kanë dhënë kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Misioni i parë britanik kryesohej nga majori Billi Maklin. Në tetor 1943, Drejtoria e Operacioneve Speciale mori udhëzim të dërgonte në Shqipëri një mision të nivelit të lartë, të kryesuar nga gjeneral brigade Edmond Dejvis, i cili do të bashkërendonte punën e grupeve angleze, që vepronin në Shqipëri. Pas kapjes rob të Dejvisit misioni britanik u plotësua nga Norman Wheeler dhe Alan Palmer. Kryetar i Misionit Ushtarak Amerikan në Shqipëri ka qenë Thomas Stefan, ndërsa majori Ilia Ivanov ka qenë kryetari i Misionit Ushtarak Sovjetik. /j.p/r.e/

The post Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit

By: Ela
29 November 2025 at 08:13

29 nëntori i vitit 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë. Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 81 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është […]

The post 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit appeared first on BoldNews.al.

Sot 29 Nëntori/ Kryeministri Rama: Urime festën kombëtare të Çlirimit

By: V K
29 November 2025 at 08:21

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryemiministri Edi Rama, ka uruar 81 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat gjermane.

Teksa uroi shqiptarët për 29 Nëntorin, Rama u shpreh se është festë kombëtare.

Urimi i Ramës:

“MIRËMENGJES 🇦🇱 dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë🫶”, shkroi Rama.

 

 

Këtë datë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.

E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë, zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

The post Sot 29 Nëntori/ Kryeministri Rama: Urime festën kombëtare të Çlirimit appeared first on Albeu.com.

Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit

By: V K
29 November 2025 at 07:33

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Sot përkujtohet përfundimi i betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar, për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.

Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shtetërore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.

Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.

The post Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit appeared first on Albeu.com.

Atmosferë festive në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për festat e Nëntorit

28 November 2025 at 22:38

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Festimet për 113-vjetorin e Pavarësisë kanë vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Qindra qytetarë u janë bashkuar aktiviteteve festive për 28-29 Nëntorin të cilat nisën në orën 10:00, me ceremoninë e Nderimit të Flamurit dhe vijuan gjatë ditës me veprimtari kulturore dhe artistike.

Me flamuj në duar dhe simbolet kombëtare, qytetarët kanë ndjekur koncertet festive në disa nga pikat kryesore të Tiranës, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej”.

Fotoreporter Andrin Hoxha

 

Nga festimet e Ditës së Flamurit dhe Nata e Bardhë në Tiranë
1 nga 30

/e.i/

The post Atmosferë festive në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për festat e Nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian

28 November 2025 at 21:59

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale dhe në Diasporë, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë e pritjes për Ditën e Flamurit në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, Linda Rama, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, por edhe familjarë te firmëtarëve të aktit të shpalljes së Pavarësisë, Kreu i Shtetit u fokusua te mesazhet për bashkimin e forcave për integrimin evropian, qëndrueshmërinë dhe orientimin e qartë drejt integrimit evropian.

Begaj u bëri thirrje shqiptarëve të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivin historik: anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm, duke hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave dhe se mbyllja e tyre deri në vitin 2027 është objektiv strategjik për shtetin.

Në fjalimin e tij, Kreu i Shtetit risolli në vëmendje miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbështetjen e tyre për kombin shqiptar.

Ai theksoi se Shqipëria sot është faktor i besueshëm stabiliteti në rajon dhe aleate e palëkundur e NATO-s.

Presidenti Begaj vuri në dukje rëndësinë e votimit të Diasporës, të realizuar për herë të parë këtë vit, duke e cilësuar si një hap historik që e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe demokracinë më të fortë.

Ai vlerësoi rolin e shqiptarëve kudo në botë si urë e fuqishme me botën dhe burim ekspertize, investimesh dhe diplomacie kulturore.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj u ndal edhe te sfidat kombëtare, duke theksuar se pavarësia matet me standarde, me funksionimin e drejtësisë, cilësinë e shërbimeve publike, besimin e qytetarëve tek institucionet, mundësitë për të rinjtë dhe dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.

Kreu i Shtetit rikujtoi se “pavarësia është detyrim, është thirrja për të qenë të përgjegjshëm, të bashkuar e vizionarë”, duke kërkuar më shumë dialog dhe kulturë politike që vendos interesin kombëtar mbi atë partiak.

Presidenti i Republikës u kërkoi shqiptarëve të jenë bashkë për të kapërcyer ndasitë që ngadalësojnë rrugëtimin evropian dhe të fokusohen te çështjet e mëdha që çojnë vendin përpara.

Në përmbyllje të fjalës, Kreu i Shtetit risolli amanetin e etërve të Pavarësisë për ruajtjen e identitetit, forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë, ndërsa theksoi se detyra e sotme është ndërtimi i një Shqipërie moderne, të drejtë dhe evropiane.

Presidenti Begaj mbylli fjalimin me urimin tradicional në nder të Ditës së Flamurit, të flamurit kuq e zi dhe të Shqipërisë, duke thënë se “është koha të ngremë një dolli” për kombin dhe të ardhmen e tij.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj:

Të nderuar bashkëkombës kudo ku ndodheni,
Të nderuar miq të Shqipërisë, të nderuar të ftuar!

Në historinë e kombeve, ka një ditë që përmbledh ëndrrat e shekujve.

Për ne shqiptarët, kjo ditë është 28 Nëntori, dita e identitetit, dinjitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Përpara kësaj dite, ne përulemi me respekt e krenari.

Sot, si çdo vit, kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë, flamurit kuq e zi, simbol i historisë dhe sakrificës së shqiptarëve, flamurit që bashkon ëndrrat, aspiratat dhe amanetet e të parëve tanë. Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët.

Kjo ditë është kujtesa e një kombi qëndrestar që, edhe në kohët më të vështira, nuk e humbi besimin te vetja dhe tek e ardhmja e tij. Ne kemi ditur të ecim përpara pa pushtuar, pa kërcënuar, pa dhunuar fqinjët e asnjë vend tjetër, duke u bazuar vetëm te sakrificat e betejat tona për vendin tonë, për Shqipërinë.

113 vjet më parë, Ismail Qemali dhe delegatët që u mblodhën në Vlorë i dhanë jetë shtetit të ri shqiptar. Në një botë që po ndryshonte me shpejtësi dhe plot rreziqe, ata patën guxim, largpamësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie. Në atë ditë të vitit 1912 shqiptarët treguan se kishin një ideal të qartë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për ta ndjekur dhe për ta bërë atë realitet.
Sot, ne nderojmë dhe i jemi mirënjohës përjetë Ismail Qemalit, Atir themelues të shtetit tonë modern së bashku me etërit e pavarësisë për aktin e tyre dhe, mbi të gjitha, për amanetin që na lanë: një shtet që u shërben shqiptarëve.

Vit pas viti, dekadë pas dekade, shekull pas shekulli, 28 Nëntori dëshmon se shqiptarët, të bashkuar, diktojnë fatin e tyre dhe ndërtojnë vizione të reja për vendin.
Ky 28 Nëntor na gjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Jo rastësisht. Falë punës. Falë punës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, falë sakrificave të brezave, falë arritjeve të shqiptarëve në çdo cep të botës dhe po ashtu falë vizionit të qartë Euroatlantik.
Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon.
Shqipëria ka hapur në harkun e një viti të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky është një hap historik.
Mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027, me punë të përbashkët, standarde të larta dhe vendimmarrje të përgjegjshme, është objektivi ynë strategjik. Ky objektiv nuk është thjesht një proces teknik, është një mundësi e madhe për të transformuar veten, është thelbi i shtetit modern që duam. Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale.

Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri.

Këtë vit shënojmë edhe një moment tjetër historik.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, qytetarët tanë në Diasporë patën mundësi të votonin nga vendet ku jetojnë. Ky ishte hap i rëndësishëm për forcimin e demokracisë sonë. Ai e bën kombin më të plotë, e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe klasën politike më të përgjegjshme.

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në çdo kontinent, është një urë e fuqishme me botën, është zemra jonë që rreh larg, është një burim i jashtëzakonshëm ekspertize, investimi dhe diplomacie kulturore.
Detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje.

Të dashur shqiptarë,

Pavarësia sot nuk matet vetëm me histori.
Pavarësia matet me standarde.
Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike.
Pavarësia matet me besimin e qytetarëve tek institucionet.
Pavarësia matet me drejtësi funksionale.
Pavarësia matet me mundësitë që u ofrohen të rinjve.
Pavarësia matet me dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.
Pavarësia matet me dashurinë për vendin.
Këto janë sfidat që na bashkojnë, pavarësisht bindjeve politike.

Të nderuar bashkëkombës,

Koha e shpalljes së Pavarësisë, bota e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit, ishte ajo e përcaktimit të kufijve. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi. Arkitektura e sigurisë globale po rifigurohet me shpejtësinë e evolucionit e teknologjive që ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet tona me territorin, shtetin, komunitetin, madje dhe me njeri-tjetrin.
Në këto kohë transformimesh e transformuese, na duhet vendosmëri, koherencë dhe vizion për të qenë në krahun e duhur të historisë.

Viti 2025 na gjeti në një mjedis gjeopolitik dinamik.
Tirana mblodhi këtë vit liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane, ku siguria evropiane dhe agresioni rus ndaj Ukrainës ishin në qendër të agjendës. Sfidat e sotme përmblidhen në moton e këtij samiti: “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.
Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqe, siguri, zhvillim dhe dialog si aleate e NATO-s dhe si aktor i përgjegjshëm në rajon. Shqipëria mbetet partnere fort e besueshme për aleatët tanë Euroatlantikë.

Ne jemi krenarë për miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mirënjohës për mbështetjen që ata i kanë dhënë kombit shqiptar.

Ne jemi krenarë për rolin tonë në stabilitetin rajonal, sepse pa stabilitet nuk ka zhvillim dhe të ardhme evropiane.
Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë. Sot, fati i Shqipërisë, i Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Fatet i kemi bashkuar drejt orientimit Euroatlantik, të drejtave të njeriut, mirëqenies dhe begatisë. Çdo arritje e Kosovës dhe komuniteteve shqiptare në rajon e kudo është krenari për ne.
Mbështetja për Kosovën, për konsolidimin e shtetit të saj, për njohje të reja, dialogun dhe integrimin e saj Euroatlantik, është përgjithmonë konstante dhe mbetet një nga përgjegjësitë tona kombëtare.

Sot, kudo ku jetojnë shqiptarët, është ditë feste. Festojnë në Shqipëri e në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo në pesë kontinentet.
Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar, brenda e jashtë kufijve, të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara.

Në këtë ditë të shenjtë për ne shqiptarët, le të kujtojmë se pavarësia është detyrim, është thirrja për të qenë të përgjegjshëm, të bashkuar e vizionarë.
Shqipëria ndërtohet më mirë dhe prosperon më shpejt me dialog, me debat konstruktiv për çështje të mëdha, jo duke humbur kohën me çështje dytësore, me institucione që punojnë, jo me institucione që bllokojnë njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për një kulturë politike që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar, me një qëllim të madh kombëtar, ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin e përbashkët.

Në këtë rrugëtim evropian: çdo reformë ka rëndësi, çdo institucion ka përgjegjësi, çdo qytetar ka rol.
Të nderuar bashkëkombës,
Në këtë ditë të shenjtë nuk duhet të harrojmë se pavarësia është dhe festë, festa e shoqërisë, e familjes, e të rriturve dhe të vegjëlve, e arritjeve të secilit prej nesh.
Uroj të festoni të përmbushur dhe të gëzuar, si qytetarë të një vendi ku vlerat njerëzore e komunitare mbizotërojnë dhe ku entuziazmi për arritjet në vijim është i vërtetë dhe emocionues!

Shqipëria ka ecur shumë, por ka ende për të bërë. Të punojmë së bashku! Unë besoj fort se me maturi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët, të ndërtojmë vendin që meritojmë e me të cilin krenohemi.

113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë.
Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër: ta bëjmë Shqipërinë një vend të drejtë, të sigurt, modern dhe evropian. Për këtë, na duhet guximi i Vlorës së 1912-ës, urtësia e mençuria e Ismail Qemalit dhe vullneti i çdo shqiptari.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Zoti i bekoftë miqtë e Shqipërisë!

Është koha të ngremë një dolli dhe, siç e do tradita shqiptare, e kemi me tre urime:
Urimi i parë: Për Ditën e Flamurit! Ta kemi/gëzojmë përjetë!
Urimi i dytë: Për flamurin kuq e zi, flamurin që na bashkon të gjithëve! Ta nderojmë përjetë!
Urimi i tretë: Për Kombin shqiptar. Lavdi përjetë.

/e.i/

The post Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, prania e Osmanit e bëri festën më kuptimplotë

28 November 2025 at 22:35


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e sotme, më 28 nëntor, në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani këtë ceremoni e bëri kuptimplotë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shkroi Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi nevojën për një kulturë të re politike në vend, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar mbi atë partiak.
“Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare, që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar në një qëllim të madh kombëtar ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin tonë të përbashkët.”, u shpreh ai.

Begaj theksoi rëndësinë e çdo institucioni dhe qytetari në procesin e reformave dhe integrimit europian, duke theksuar se kontributi i secilit është i pazëvendësueshëm.

“113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë. Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër, ta bëjmë Shqipërinë të drejtë, të sigurt, moderne dhe europiane. Për këtë na duhet guximi i Vlorës 1912, urtësia e Ismail Qemalit dhe vullneti i shqiptarit”, tha Begaj.



Festa e Flamurit, spektakël dronësh në qiellin e Vlorës

28 November 2025 at 21:33


Spektakël dronësh ka pasur mbrëmjen e sotme në qiellin e qytetit të Vlorës.

Teksa organizimet për shpalljen e pavarësisë vijojnë, qindra banorë të Vlorës, por dhe qytetarë të ardhur nga trevat e vendit kane ndjekur performancën e dronëve.

Në pamje duket Shqiponja dykrenare me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Nga ana tjetër, koncerti festiv po vijon për qytetaret e Vlorës./Top Channel

- YouTube youtu.be


Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut festojnë 28 Nëntorin

28 November 2025 at 21:22


Edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënuan festën e 28 nëntorit, ditën e Flamurit Shqiptar.

Me rastin e kësaj feste, disa qytetarë me kuaj, të veshur me tesha kombëtare dhe në duar mbanin flamuj kombëtar, defiluan rrugëve të Tetovës.

Për nder të kësaj date të rëndësishme për kombin shqiptar, aktivitete festive u zhvilluan në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

"Në vigjilje të festës së Flamurit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ne si komunë e Tetovës ,si çdo vit po përkrahim të gjitha aktivitetet që po mbahen thuajse në çdo shkollë fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës", ka thënë Albi Qamili, zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës.

28 nëntori në atmosferë festive u shënua edhe në shkollën "Ismail Qemali" në Shkup.

Kësaj ceremonie iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Kjo ceremoni merr një rëndësi të veçantë sepse zhvillohet në një shkollë që mban emrin e udhëheqësit të pavarësisë Ismail Qemali emri i tij është i lidhur në ditën e sotme po aq sa flamuri që valëvitet me krenari sepse ishte ai që i dha kombit drejtim, vizion, dhe qartësi në momentet më vendimtare të historisë sonë", tha ai.

Për Festën e Flamurit, urimet e tyre për të gjithë shqiptarët, kanë përcjellë të gjithë liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

A është ende Balluku krenare që është shqiptare? Asnjë urim për festat e Nëntorit

By: Brisi
28 November 2025 at 19:29

Në një ditë ku shumica e zyrtarëve të shtetit përcollën urimet e tyre për dy festat më të rëndësishme të kombit shqiptar (28-29 nëntor) Belinda Balluku këtë vit ka dalë nga rreshti. Zv/kryeministrja, tashmë e pezulluar ka zgjedhur, të mbetet jashtë vëmendjes publike duke mos bërë deri më tani asnjë urim për festat, ndryshe nga […]

The post A është ende Balluku krenare që është shqiptare? Asnjë urim për festat e Nëntorit appeared first on BoldNews.al.

Elia uron 28 Nëntorin me fotografinë e veçantë të Princeshës Geraldinë: Atdheu janë sytë e çiltër të fëmijëve që na bëjnë njerëz më të mirë

By: M C
28 November 2025 at 19:10

Aktorja Elia Zaharia ka zgjedhur një fotografi të veçantë të së bijës, Princeshës Geraldinë, për të uruar 28 Nëntorin. Në këtë ditë të shënuar të Flamurit kombëtar, ajo i dedikon disa rreshta Atdheut dhe uron çdo shqiptar.

Princeshë Geraldina shfaqet e veshur me ngjyrat kombëtare dhe në dorë mban një flamur kuqezi. Nuk dihet nëse fotografia është e sotme apo është shkrepur më herët, pasi pas ndarjes së çiftit mbretëror, nga postimet në rrjetet sociale duket se Geraldina kalon më shumë kohë me të atin.

“Atdheu është dashuri pa kushte, është thirrja më e fuqishme që buron nga shekujt, që na mbush me frymëzim dhe krenari, që na pulson bashkë me gjakun në damarë! Atdheu është frymë, është familje, është histori e gjallë! Atdheu janë sytë e gjyshërve tanë, dashuria dhe sakrificat e tyre, madhështia brenda thjeshtësisë së tyre!

Atdheu janë sytë e çiltër të fëmijëve, buzëqeshja e tyre që na bën njerëz më të mirë e më të ndërgjegjshëm! Atdheu është natyra e bekuar nga Zoti, lulet e brishta të fushave dhe malet e lartë e të mbushur me legjenda. Atdheu ynë është dhimbje, një dhimbje e ëmbël dashurie, nga ato dashuri që nuk harrohen sado larg të shkosh nëpër botë, sado gjuhë të huaja të flasësh!

Atdheu ynë, gjuha jonë më e bukura në botë, që na bën të ndjejmë si vëlla e motër këdo që na sjell tingujt e saj kur jetojmë larg! Atdheu ynë, Gëzuar 28 Nëntorin, ditën kur Flamuri i gjakut dhe shqiponjës u valëvit i lirë në çdo zemër shqiptare! Zoti e bekoftë vendin tonë”, shkruan Elia Zaharia.

The post Elia uron 28 Nëntorin me fotografinë e veçantë të Princeshës Geraldinë: Atdheu janë sytë e çiltër të fëmijëve që na bëjnë njerëz më të mirë appeared first on Albeu.com.

Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian i palëkundur

28 November 2025 at 18:22

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur sot urimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në një postim në rrjetin social X, Spiropali falënderon misionin e BE-së për urimet e ngrohta.

“Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane”, tha Spiropali.

Ministrja Spiropali nënvizoi se “viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë”.

“Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në mbarë Evropën. Kjo pasqyron bindjen e thellë se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim i përbashkët strategjik në stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit tonë”, tha Spiropali.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, udhëheqjen dhe përpjekjet e përbashkëta të Komisionit Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ndërsa hedhim hapat e radhës drejt së ardhmes sonë evropiane”, vijoi Spiropali.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, uroi sot shqiptarët me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale të Delegacionit të BE në vendin tonë.

/e.i/r.e/

The post Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian i palëkundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November 2025 at 18:18

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të firmëtarit të Aktit të Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani.

Deputetët e Elbasanit Adi Qose, Aulona Bylykbashi, Sara Mile, Evis Kushi, prefekti i Qarkut Ilir Bejtja, drejtuesi politik i qarkut Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, përfaqësues të pushtetit vendor, qytetarë dhe nxënës të shkollave, vendosën kurora me lule dhe zhvilluan homazhe pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit.

Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Gledian Llatja përcolli urimet për Festën e Flamurit dhe Pavarësisë, duke theksuar rolin historik të Elbasanit si një nga djepet e Pavarësisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Aqif Pashë Elbasanit dhe patriotëve të tjerë elbasanas në themelimin e shtetit shqiptar. Ai nënvizoi se respekti për figurat e historisë është detyrim qytetar dhe institucional, si dhe një mesazh edukues për brezat e rinj.

Edhe drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, në përshëndetjen e tij, vuri theksin te mirënjohja ndaj firmëtarëve të Pavarësisë dhe uroi qytetarët për 28 Nëntorin, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vazhdimit të projekteve zhvillimore në Elbasan dhe në mbarë qarkun.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, ku u bashkuan institucione, përfaqësues politikë dhe qytetarë, duke e kthyer homazhin në një akt simbolik nderimi për historinë, identitetin kombëtar dhe rolin e Elbasanit në Pavarësinë e Shqipërisë.

/e.i/r.e/

The post Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan urimin e veçantë nga stafi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

28 November 2025 at 18:10

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, festa e Pavarësisë ka “trokitur” në një mënyrë shumë origjinale dhe të veçantë.

Në formën e një urimi për festat e Nëntorit, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, me një video të realizuar me simbolet kombëtare në ambientet e këtij spitali, duke përcjellë mesazhin e rëndësishëm se “aty lind jeta”.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale këtë video, duke e etiketuar si një urim të veçantë nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Në festat e 28 dhe 29 Nëntorit, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, feston jo vetëm historinë, por edhe nisjen e çdo jete të re, që vjen në këtë botë me shpresë e dritë.

“Çdo foshnje që lind është shpresë, bekim dhe vazhdimësi për popullin dhe Kombin. Bekim për çdo jetë që lind”, thuhet në postimin e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

/e.i/

The post Rama ndan urimin e veçantë nga stafi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e Nëntorit ndezin atmosferën edhe në Prizren, kamerierët shërbejnë me plis në kokë

By: Brisi
28 November 2025 at 18:55

28-29 Nëntori dy festat më të rëndësishme për Shqipërinë kanë krijuar atmosferë festive edhe në Kosovë. Siç mund të shihet edhe në foton e mësipërme kamarierët e bareve dhe restoranteve në Prizren kanë shërbyer me plis në kokë mbi të cilin qëndron shqiponja dykrenare. Gjithashtu edhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj […]

The post Festat e Nëntorit ndezin atmosferën edhe në Prizren, kamerierët shërbejnë me plis në kokë appeared first on BoldNews.al.

Kuq e zi në çdo kufi, festë me flamuj e veshje kombëtare nga Morina në Kakavijë - Rama ndan pamjet

28 November 2025 at 17:56


Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët i kthyen pikat doganore në ‘arenë’ festë, me valle e këngë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e festës, ku shihen qytetarët me flamuj në duar e veshje kombëtare.

“8 Nëntor 2025. Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë. Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”, shkruan Rama.



Ndryshe, festimet e Ditës së Pavarësisë përfshinë të gjithë vendin si dhe diasporën shqiptare.

Në Shkodër, mbi 200 të ftuar u mblodhën në “Sofrën e Pavarësisë”, me pjesëmarrjen e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe ministres Elisa Spiropali.

Mbrëmja solli atmosferë festive, me spektakël dronësh dhe mesazhin: “Mirë se keni ardhur me bukë, kripë e zemër”.

Flamuri kombëtar u ngrit nga Forcat e Armatosura dhe u vendosën kurora pranë monumenteve historike.

“Ashtu si Shkodra u ngrit nga kultura, Kosova u ngrit nga sakrifica ndaj sot ecim bashkë krah për krah drejt një të ardhme më të mirë dhe shpresë plotë” – u shpreh Vjosa Osmani.

“28 Nëntori i Gjergjit tonë të madh, dita e Pavarësisë dhe e Flamurit tonë të shenjtë si dhe një përkim fatlum edhe ditëlindja e Adem Jasharit duhet të jenë jo vetëm një ditë feste por dhe një ditë e fuqishme reflektimi për gjithçka që mund të bëjmë edhe më shumë” – u shpreh Elisa Spiropali.

Në Kukës, ceremonitë u zhvilluan para bashkisë me pjesëmarrjen e veteranëve të LANÇ-it. Në Lezhë, pranë obeliskut të “Besëlidhjes”, kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe prefekti Taulant Malshi vlerësuan sakrificën e të parëve dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Fieri kremtoi me homazhe dhe koncertin patriotik “Bashkë për ty Atdhe” me orkestrën simfonike dhe tenorin Josif Gjipali. Elbasani zhvilloi ceremoninë pranë bustit të firmëtarit Aqif Pasha, me ngritje flamuri, homazhe dhe pjesëmarrje nga të rinjtë dhe autoritetet.

Gjirokastra kujtoi ditën me homazhe në Kodrën e Rilindasve, duke vendosur kurora mbi eshtrat e patriotëve lokalë. Në Korçë, autoritetet dhe qytetarët kryen homazhe pranë bustit të Luftëtarit Kombëtar dhe vendosën kurora me lule.

Festimet u shtrinë edhe në diasporë, pamjet i takojnë festimeve në Detroit ku mbi 150,000 shqiptarë kremtuan Ditën e Flamurit me dinjitet, duke ruajtur lidhjen me atdheun dhe krenarinë kombëtare.

❌
❌