Të paktën 11 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj vendasve që ishin mbledhur në një fushë futbolli në qytetin e Salamancës në Meksikën qendrore të dielën.
Dëshmitarët thanë se burra të armatosur mbërritën në stadium me disa automjete dhe qëlluan mbi ata që ishin mbledhur atje pa dallim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shumë familje kishin qëndruar për t'u shoqëruar pas një ndeshjeje midis klubeve lokale.
Të paktën një grua dhe një fëmijë ishin midis të vrarëve.
Guanajuato, shteti në të cilin ndodhet Salamanca, regjistroi numrin më të lartë të vrasjeve në të gjithë Meksikën vitin e kaluar.
💥Masacre en Salamanca: la tarde de este domingo, un comando irrumpió en el campo de fútbol Cabañas, en la comunidad de Loma de Flores, dejando 11 muertos y 12 heridos que siguen recibiendo atención médica.🚨#PorLaMañana con Ciro Gómez Leyva (@CiroGomezL) pic.twitter.com/xMvwX74z2R — Grupo Fórmula (@Radio_Formula) January 26, 2026
Fqinjët raportuan se dëgjuan të paktën 100 të shtëna ndërsa personat e armatosur hapën zjarr në fushën Cabañas në lagjen Loma de Flores.
Forcat lokale dhe federale të sigurisë po hetojnë tani të shtënat vdekjeprurëse. /Telegrafi/
Rëshqitja masive e dherave në bashkinë e Selenicës, ka bërë që banorët e fshatit Bashaj të izolohen prej katër ditësh.
Sipas raportimeve, rreth 250 banorë të fshatit vijojnë të jenë të izoluar prej katër ditësh, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës kryesore.
Mësohet se për shkak të mosangazhimit nga ana e pushtetit lokal, banorët kanë nisur të hapin vetë rrugën e fshatit dhe të mundohen që me forca dhe materiale të blera nga të ardhurat personale, të mund të bëjnë sado pak një vendkalimi për ta, për të shpëtuar nga izolimi.
Si pasojë e motit të keq gjithashtu, raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike në këtë zonë.
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshitjes së dherave nga shpati të nxitura nga reshjet e dendura të shiut.
Rrëshqitje ka pasur dhe gjatë ditës së sotme, duke evidentuar këtu dhe një rast ku sasi inertesh ranë mbi një automjet ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Këto rrëshqitje bllokuan njërën korsi, por lëvizja nuk u bllokua plotësisht.
Nga rrëshqitja e fundit, janë bllokuar të dy krahët e lëvizjes dhe aktualisht aksi është i paaksesueshëm nga automjetet, ndërsa shoferët janë orientuar për të përdorur rrugën e vjetër. Sakaq, në terren ndodhen grupet e punës ku po punohet për pastrimin e aksit dhe rihapjen sa më parë të qarkullimit.
Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran. Gjatë konfrontimeve ndërmjet demonstruesve dhe forcave të rendit në perëndim të Iranit, sipas të dhënave të mediave iraniane, deri të enjten (01.01.2026) kanë humbur jetën gjashtë vetë. Protestat filluan të dielën, por fillimisht ato patën një rrjedhë paqësore. Prej ditësh në Iran mijëra vetë […]
Serbia po angazhohet për ta ndryshuar marrëveshjen për të pagjeturit dhe nuk është përgjigjur thirrjes së Bashkimit Evropian për takime të përbashkëta me Kosovës.
Kështu kanë thënë anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët theksuar se nuk do të pranojnë ndryshimin e marrëveshjes së arritur, raporton kp.
Kryetari i këtij komisioni Andin Hoti tha se vazhdojnë të kenë sfida sepse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për dhënien e informacioneve kredibile dhe dhënien e arkivave. Ai tha se Serbia ka refuzuar për tri herë radhazi të marrë pjesë në komisonin e përbashkët dhe Bashkimit Evropian, me arsyetimin se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Njëra prej pikave shkruan se udhëheqësi i këtej komisioni të përbashkët obligohet të njoftojë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për mos punën apo mosbashkëpunimin apo mos dakordimin, apo mos dhënien e informacioneve të njërës apo tjetrës palë që në këtë rast Serbia po tenton ta largojë këtë pikë nga termat e referencës sepse ajo po tenton t’i ikë përgjegjësisë që e ka për këtë çështje. Ne natyrisht që nuk do të pajtohemi dhe nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ne do të vazhdojmë presionin tonë të vazhdueshëm bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë Bashkimin Evropian, qoftë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë me ne gjatë këtyre viteve, që Serbia të pranojë patjetër hapjen e arkivave të klasifikuara kryesisht, në të cilat ne pretendojmë që përmban të dhëna për fatin e mbi 1571 personave që ne vazhdojmë me i pasur të zhdukur sot“, tha ai.
Sipas tij, brenda këtij viti kanë arritur t’i përfundojnë 32 lokacione në Kosovë.
“Kur flasim për dokumente që ne i kemi pranuar nga Tribuni i Hagës, janë konfidente nga Komiteti i Kryqit të Kuq, të cilat neve si komision nuk na lejohet t’i shpërndajmë as t’i përdorim për zbardhjen e krimeve, na lejohet në mënyrë të kufizuar vetëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo lloj informacioni që e marrim nga ato 150 gigabajt për ne do të shërbej vetëm për zbardhje e fatit të personave të zhdukur”, tha ai.
Viktor Haliti nga Instituti për Mjekësi Ligjore foli për angazhimin që e kishin ata në kërkimin e lokacioneve të parapara në Kosovë.
Ndërkaq, Kushtrim Gara nga komisioni tha se mbetet prioritare dhe imediate për t'u rikthyer në lokacione të tjera në territorin e Serbisë, lokacione tanimë të shënuara, apo për të vazhduar gërmime në lokacione që janë trajtuar gjatë këtyre viteve.
Sipas tij, janë varre masive të konfirmuara qysh në vitet e para të pasluftës.
“Për ne me prioritet të veçantë mbetet kërkesa për t’u rikthyer në varrin masiv në Batajnicë, afër Beogradit, meqë sipas analizave, informative, kemi kolauduar se në këtë lokacion vazhdojnë të jenë kufomat e të paktën 58 viktimave gjatë luftës në Kosovë…Të dhënat që po i shqyrtojmë prapë na kthejnë në ato territore por fatkeqësisht edhe gjatë vitit 2025 nuk është që kemi pas ndonjë datë se kur mund të rikthehemi në këto lokacione apo të vazhdojnë gërmimet në lokacione tjera të Serbisë”, tha Gara.
Ai shtoi se shumë shpejt do të kthehen në Rahovec për të vazhduar gërmimet, pasi ata dyshojnë se në gërmimet që kanë bërë, mund të ketë deri në tetë persona.
Ata kanë paraqitur edhe një hartë ku thanë se të gjitha institucionet e angazhuara, kanë realizuar mbi 2500 gërmime në territorin e Kosovës.
PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/Serbia po angazhohet për ta ndryshuar marrëveshjen për të pagjeturit dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së Bashkimit Evropian për takime të përbashkëta me Kosovës. Kështu thanë anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët theksuar se nuk do të pranojnë ndryshimin e marrëveshjes së arritur.
Ata gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës për 2025, kërkuan që Serbia t’i hap arkivat..
Kryetari i këtij komisioni Andin Hoti tha se vazhdojnë të kenë sfida sepse Serbia vazhdonë të mos bashkëpunojë për dhënien e informacioneve të besueshme dhe dhënien e arkivave.
Ai tha se Serbia ka refuzuar për tri herë radhazi të marrë pjesë në komisionin e përbashkët dhe Bashkimit Evropian, me arsyetimin se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Njëra prej pikave shkruan se udhëheqësi i këtej komisioni të përbashkët obligohet të njoftojë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për mos punën apo mosbashkëpunimin apo mos dakordimin, apo mos dhënien e informacioneve të njërës apo tjetrës palë që në këtë rast Serbia po tenton ta largojë këtë pikë nga termat e referencës sepse ajo po tenton t’i ikë përgjegjësisë që e ka për këtë çështje. Ne natyrisht që nuk do të pajtohemi dhe nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ne do të vazhdojmë presionin tonë të vazhdueshëm bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë Bashkimin Evropian, qoftë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë me ne gjatë këtyre viteve, që Serbia të pranojë patjetër hapjen e arkivave të klasifikuara kryesisht, në të cilat ne pretendojmë që përmban të dhëna për fatin e mbi 1571 personave që ne vazhdojmë me i pasur të zhdukur sot. “, tha ai.
Sipas tij, brenda këtij viti kanë arritur t’i përfundojnë 32 lokacione në Kosovë.
“Kur flasim për dokumente që ne i kemi pranuar nga Tribuni i Hagës, janë konfidente nga Komiteti i Kryqit të Kuq, të cilat neve si komision nuk na lejohet t’i shpërndajmë as t’i përdorim për zbardhjen e krimeve, na lejohet në mënyrë të kufizuar vetëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo lloj informacioni që e marrim nga ato 150 gigabajt për ne do të shërbej vetëm për zbardhje e fatit të personave të zhdukur”, tha ai.
Viktor Haliti nga Instituti për Mjekësi Ligjore foli për angazhimin që e kishin ata në kërkimin e lokacioneve të parapara në Kosovë.
Kushtrim Gara nga komisioni tha se mbetet prioritare dhe imediate për t’u rikthyer në lokacione të tjera në territorin e Serbisë, lokacione tanimë të shënuara, apo për të vazhduar gërmime në lokacione që janë trajtuar gjatë këtyre viteve, si në rastin e lokacionit në afërsi të liqenit të Peruqas, pra në kufi me Bosnjën, apo dhe lokacionin në afërsi të rrjedhës së lumit Danub, përkatësisht në kufi me Rumaninë, pra te pjesa e Xherdapit, po në lokacionin e Petrovosellës. Janë varre masive të konfirmuara qysh në vitet e para të pasluftës.
“Për ne me prioritet të veçantë mbetet kërkesa për t’u rikthyer në varrin masiv në Batajnicë, afër Beogradit, meqë sipas analizave, informative, kemi kolauduar se në këtë lokacion vazhdojnë të jenë kufomat e të paktën 58 viktimave gjatë luftës në Kosovë…Të dhënat që po i shqyrtojmë prapë na kthejnë në ato territore por fatkeqësisht edhe gjatë vitit 2025 nuk është që kemi pas ndonjë datë se kur mund të rikthehemi në këto lokacione apo të vazhdojnë gërmimet në lokacione tjera të Serbisë”, tha Gara.
Ai shtoi se shumë shpejt do të kthehen në Rahovec për të vazhduar gërmimet, pasi ata dyshojnë se në gërmimet që kanë bërë, mund të ketë deri në tetë persona.
Ata kanë paraqitur edhe një hartë ku thanë se të gjitha institucionet e angazhuara, kanë realizuar mbi 2500 gërmime në territorin e Kosovës.
Reshjet e dendura të shiut pranë një qyteti në jug të Francës, Montpellier, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, për të cilat zyrtarët lokalë thonë se mund të jenë më të këqijat që kanë parë në 30 vitet e fundit.
Autoritetet lokale njoftuan se përmbytjet u shkaktuan nga shira të rrëmbyeshëm dhe se uji i ka përmbytur plotësisht rrugët. Edhe pse uji po tërhiqet gradualisht, paralajmërimet për kushtet e motit mbeten në fuqi deri më 24 dhjetor. Deri tani nuk janë raportuar viktima.
Gati 1000 shtëpi mbetën pa energji elektrike të hënën në mbrëmje në departamentin Herault në bregdetin jugor, përfshirë 520 në Montpellier, ku parqet, kopshtet, varrezat, kopshti zoologjik lokal dhe tregu i Krishtlindjeve mbetën të mbyllura. Linjat e transportit publik janë gjithashtu pjesërisht të mbyllura.
Nivelet më të larta të ujit në rajon u regjistruan në jug të Montpellierit, në qytetin bregdetar Agde, ku lumi Herault arriti mbi 3,3 metra, duke shkaktuar përmbytjet më të rënda që rajoni kishte përjetuar për herë të fundit në nëntor të vitit 1994.
Banorët lokalë publikuan pamje të shëtitoreve të përmbytura përgjatë brigjeve të lumit.
Shërbimi francez për paralajmërimin e përmbytjeve Vigicrues lëshoi alarm të kuq për përmbytje për departamentin Herault, si dhe alarme portokalli për departamentet përreth Aveyron, Lozere dhe Tarn.
Të shtënat masive vdekjeprurëse në Bondi Beach u motivuan nga "ideologjia e Shtetit Islamik", tha kryeministri australian Anthony Albanese të martën në mëngjes.
"Duket se kjo ishte e motivuar nga ideologjia e Shtetit Islamik", i tha ai Korporatës Australiane të Transmetimeve (ABC).
Sipas tij, "ideologjia që ka ekzistuar për më shumë se një dekadë çoi në këtë ideologji të urrejtjes, dhe në këtë rast, një gatishmëri për t'u angazhuar në vrasje masive".
Kryeministri theksoi se ndërsa autoritetet kishin hetuar një nga personat e armatosur në vitin 2019, ai nuk konsiderohej person me interes në atë kohë dhe nuk ishte subjekt i monitorimit të vazhdueshëm, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
"Tani, nëse ai u radikalizua më tej pas kësaj, cilat janë rrethanat, kjo është objekt hetimi të mëtejshëm", citohet të ketë thënë Albanese.
Udhëheqësi australian bëri të ditur se qeveria po punon shumë për të adresuar antisemitizmin në vend.
“Po punojmë sa më shumë që mundemi”, tha ai, duke shtuar: “Por antisemitizmi, sigurisht, ka ekzistuar për një periudhë shumë të gjatë kohore – kjo është çështja. Shteti Islamik është një ideologji që, tragjikisht, gjatë dekadës së fundit, veçanërisht që nga viti 2015, ka çuar në radikalizimin e disa njerëzve në këtë pozicion ekstrem, dhe është një veprim i urryer”.
Kujtojmë se një baba dhe biri i tij janë identifikuar si të dyshuarit për sulmin terrorist ndaj një eventi hebraik në plazhin Bondi, Sidnei - i cili vrau të paktën 15 persona.
Më shumë se 1,000 persona po festonin festën hebraike të Hanukkah në plazh të dielën në mbrëmje, kur dy persona hapën zjarr ndaj tyre.
Personat e vrarë në sulm janë nga 10 deri në 87 vjeç, përfshirë një rabin dhe një të mbijetuar të Holokaustit, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur.
Një nga personat e dyshuar për sulm është identifikuar nga policia e New South Wales (NSW) si 24-vjeçari Naveed Akram, ndërsa tjetri është identifikuar si babai i tij 50-vjeçar, Sajid Akram. /Telegrafi/
Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.
Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.
“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.
Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.
Njëri prej adoleshentëve të lënduar mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb) ndërsa në një xhaketë që qëndron jashtë oborrit të shkollës, duken gjurmët e përleshjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. /A2CNN/
Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit, Sofje, si dhe te të paktën një duzine qytetesh të tjera në protestat më të mëdha që vendi ballkanik ka parë prej vitesh. Në qendër të Sofjes, demonstruesit mbushën sheshin gjigant përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare. Një nga organizatorët e tubimit tha se pjesëmarrja ishte 50,000, sipas […]
SOFJE, 2 dhjetor /ATSH-BTA/ – Qeveria bullgare ka njoftuar se do të tërheqë përgjithmonë një propozim të diskutueshëm buxheti pas një nate protestash në shkallë të gjerë në Sofje dhe në të gjithë vendin, shkruan euronews.com.
Qeveria bullgare njoftoi tërheqjen e planit të saj të diskutueshëm buxhetor pasi protestat mbarëkombëtare tërhoqën dhjetëra mijëra njerëz.
Këto ishin demonstratat më të mëdha që vendi ka parë në dekada.
Rreth 50 000 njerëz morën pjesë në një demonstratë në Sofje të hënën në mbrëmje, ndërsa organizatorët thanë se 50 000 të tjerë iu bashkuan demonstratave në qytete të tjera të mëdha.
Propozimi i buxhetit përfshinte një rritje të ndjeshme të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe do t’i kishte goditur më rëndë punëtorët e zakonshëm.
Lajmi vjen ndërsa Bullgaria hyn në fazat e fundit të përgatitjeve për t’u bashkuar me Eurozonën në vitin 2026.
Kalimi nga leva në euro është planifikuar për 1 janar.
Protesta u organizua nga koalicioni kryesor i opozitës së vendit, partitë “Ne Vazhdojmë Ndryshojmë” dhe “Bullgaria Demokratike”, dhe erdhi në përgjigje të asaj që ata e quajtën angazhime të dështuara dhe premtime boshe nga qeveria.
Këshilli i Ministrave propozon që Asambleja Kombëtare të miratojë një vendim për tërheqjen e Projektligjit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2026, raportoi të martën Shërbimi Informativ Qeveritar. Vendimi u mor në një mbledhje në mungesë të Qeverisë.
I njëjti vendim tërheq gjithashtu Projektligjin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe Projektligjin e Buxhetit të Sigurimeve Shoqërore Publike.
Pas një vendimi nga Parlamenti, Kabineti do të nisë një procedurë të re buxhetore. /os/
Sulmet masive janë kryer nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë që në orët e para të mëngjesit. “Një sulm masiv i kombinuar nga armiku kundër infrastrukturës energjetike është duke u zhvilluar”, njoftoi Ministria.
Kievi dhe Moska raportojnë shkëmbim goditjesh, ndërsa akuzojnë njëra tjetrën për sulme mes tyre. Sipas raportimeve brenda natës, rajoni i Krasnodarit pësoi një nga sulmet më masive në Ukrainë.
4 people were injured as a result of the Russian Armed Forces’ attack on Kyiv, the city’s emergency service reported pic.twitter.com/NBQtfI667m
Disa prova të reja satelitore thuhet se kanë zbuluar shkallën e tmerrshme të dhunës në El Fasher të Sudanit, ndërsa qyteti strategjik bie në duart e grupit paramilitar të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, analiza nga Laboratori i Kërkimeve Humanitare i Universitetit Yale tregon prova vizuale të ekzekutimeve masive pas marrjes nën kontroll të kësaj qendre kyçe urbane nga RSF në Darfurin e Veriut.
Hulumtimi identifikoi objekte të dyshimta me gjatësi 1.2-2 metra në të gjitha lagjet e El Fasher, me tokën përreth që tregonte njolla të kuqërremta në përputhje me njollat e gjakut.
Mjetet që i përkisnin grupit paramilitar ishin pozicionuar strategjikisht për të bllokuar rrugët anësore, duke krijuar kushte të përshkruara nga ekspertët si ideale për të ndjekur civilët që po largoheshin.
Këto gjetje vërtetojnë rrëfimet e dëshmitarëve okularë për vrasje sistematike.
Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin raporton se afërsisht 26,000 njerëz janë zhvendosur nga El Fasher në vetëm dy ditë mes luftimeve të intensifikuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi sulmet ndaj Spitalit Saudit pjesërisht funksional, duke rezultuar në vdekjen e një infermiereje dhe lëndimet e tre punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor.
Ky sulm dëmton më tej infrastrukturën e kujdesit shëndetësor tashmë të shkatërruar në rajon.
Marrja nën kontroll e El Fasher nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë erdhi pasi forcat e armatosura të Sudanit u tërhoqën nga qyteti, me udhëheqësin ushtarak Gjeneral Abdulfattah al-Burhan që u zotua të rimarrë territorin.
Vazhdojnë akuza të forta se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake dhe logjistike për RSF-në gjatë gjithë konfliktit, pavarësisht mohimeve nga Abu Dhabi.
Dokumentet e Kombeve të Bashkuara kanë regjistruar fluturime sekrete dhe dërgesa furnizimesh të kanalizuara përmes Çadit për të mbështetur operacionet e grupit paraushtarak. /Telegrafi/
Maqedonia e Veriut këtë vit ka humbur 275 mijë metër kub dru nga zjarret në pyje. Drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, tha se nga rreth 160 zjarre, janë djegur mbi 17 mijë hektarë sipërfaqe pyjore në territorin e të gjithë shtetit.
“Këtë vit, deri në këtë moment, kemi të regjistruara 167 zjarre pyjore. Këtu më duhet të bëhet dallim i qartë se ne udhëheqim analiza statistikore vetëm për zjarret që kanë qenë në korniza të hapësirave pyjore. Është përfshirë sipërfaqe prej 17 mijë 422 hektarë dhe për fat të keq, është humbur dru prej 275 mijë metra kub”, tha Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.
Trajanov nënvizoi se situata do të ndiqet në terren ku një pjesë e druve do të hiqen nga sipërfaqet e djegura, ndërsa pjesa tjetër nëse ka kushte do të mbillet. Krahasuar me vitin e kaluar situata ka qenë më e mirë, nënvizoi ai, ndërsa njoftoi se sipas statistikave nga viti 2000 e këtej, në Maqedoninë e Veriut zjarret i kanë djegur rreth 270 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.
“Ne udhëheqim tregues statistikorë, sa sipërfaqe është djegur, më duhet ta theksoj se statistika të tilla kemi prej vitit 2000 e këndej, deri tani nga viti 2000 kemi rreth 5 mijë 386 zjarre, është humbur sipërfaqe prej, kushtimisht thënë 270 mijë hektarë”, u shpreh Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.
Megjithatë ai sqaroi se kjo nuk llogaritet humbje e sipërfaqeve përgjithmonë, pasi siç tha natyra vetë rigjenerohet, pra një pjesë e pyjeve ripërtërihen vetë.
Regjimi i Assadit zhvendosi fshehurazi një varr masiv që përmbante mijëra trupa
Qeveria e Bashar al-Assadit kreu një operacion klandestin dyvjeçar për të transportuar me kamion mijëra trupa nga një prej varreve masive më të mëdha të njohura të Sirisë, në një vendndodhje sekrete më shumë se një orë larg në shkretëtirën e largët, ka zbuluar një hetim i Reuters.
Komploti nga ushtria e presidentit Bashar al-Assad për të gërmuar varrin masiv në Qutayfah dhe për të krijuar një varr të dytë masiv gjigant në shkretëtirën jashtë qytetit Dhumair, nuk është raportuar më parë.
Për të zbuluar vendndodhjen e varrit Dhumair dhe për të detajuar operacionin e gjerë, Reuters foli me 13 persona me njohuri të drejtpërdrejtë të përpjekjes dyvjeçare për të zhvendosur trupat, shqyrtoi dokumentet e prodhuara nga zyrtarët e përfshirë dhe analizoi qindra imazhe satelitore të të dy vendeve të varreve të marra gjatë disa viteve.
Operacioni për të transferuar trupat nga Qutayfah në një vend tjetër të fshehur dhjetëra kilometra larg, u quajt "Operacioni Zhvendos Tokën" dhe zgjati nga viti 2019 deri në vitin 2021.
Qëllimi i operacionit ishte të mbulonte krimet e qeverisë së Assadit dhe të ndihmonte në rivendosjen e imazhit të saj, thanë dëshmitarët.
Reuters informoi qeverinë e presidentit Ahmed al-Sharaa për gjetjet e këtij hetimi të martën. Qeveria nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve për këtë raport.
Agjencia e lajmeve nuk po e zbulon vendndodhjen e saktë të vendit këtu, për të zvogëluar mundësinë që ndërhyrësit të mund të ndërhyjnë në varr.
Një raport i ardhshëm special i Reuters do të detajojë historinë se si qeveria e Assadit ekzekutoi operacionin klandestin dhe si gazetarët zbuluan skemën.
Me të paktën 34 llogore me gjatësi 2 kilometra, varri në shkretëtirën Dhumair është ndër më të gjerat e krijuara gjatë luftës civile siriane, ka zbuluar Reuters.
Rrëfimet e dëshmitarëve dhe dimensionet e vendit të ri sugjerojnë se dhjetëra mijëra njerëz mund të jenë varrosur atje.
Qeveria e Assadit filloi të varroste të vdekurit në Qutayfah rreth vitit 2012, në fillim të luftës civile. Varri masiv përmbante trupat e ushtarëve dhe të burgosurve që vdiqën në burgjet dhe spitalet ushtarake të diktatorit, thanë dëshmitarët.
Një aktivist sirian i të drejtave të njeriut e zbuloi Qutayfah duke publikuar foto në mediat lokale në vitin 2014, duke zbuluar ekzistencën e varrit dhe vendndodhjen e tij të përgjithshme në periferi të Damaskut.
Vendndodhja e tij e saktë doli në dritë disa vite më vonë, në dëshmitë në gjykatë dhe raportet e tjera të medias.
Për katër netë pothuajse çdo javë nga shkurti 2019 deri në prill 2021, gjashtë deri në tetë kamionë të mbushur me dhe dhe mbetje njerëzore udhëtuan nga Qutayfah në vendin e shkretëtirës Dhumair, sipas dëshmitarëve të përfshirë në operacion.
Reuters nuk mundi të konfirmonte nëse trupat nga vende të tjera mbërritën gjithashtu në vendin sekret dhe nuk gjeti asnjë dokumentacion që përmendte Operacionin Lëviz Tokën ose varret masive në përgjithësi.
Të gjithë të përfshirët drejtpërdrejt e kujtuan qartë erën e keqe, përfshirë dy shoferë kamionësh, tre mekanikë, një operator buldozeri dhe një ish-oficer nga Garda Republikane elitare e Assadit, i cili ishte i përfshirë që nga ditët e para të transferimit.
Ish-presidenti Assad, i cili është në Rusi, dhe disa zyrtarë ushtarakë të identifikuar nga dëshmitarët si lojtarë të roleve kyçe në operacion nuk mund të kontaktoheshin për koment. Pas rënies së diktaturës në fund të vitit të kaluar, Assad dhe shumë nga ndihmësit e tij ikën nga vendi.
Ideja për të zhvendosur mijëra trupa lindi në fund të vitit 2018, kur Assadi ishte në prag të fitores në luftën civile të Sirisë, tha ish-oficeri i Gardës Republikane.
Diktatori shpresonte të rifitonte njohjen ndërkombëtare pasi u la mënjanë nga vite të tëra sanksionesh dhe akuzash për brutalitet, tha oficeri.
Në atë kohë, Assadi ishte akuzuar tashmë për arrestimin e mijëra sirianëve. Por asnjë grup i pavarur sirian apo organizatë ndërkombëtare nuk kishte qasje në burgje apo varre masive. /Telegrafi/
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, informon se është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë, që dje pasdite ka shpërthyer edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende.
Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tymë nga disa vende.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv, pesë janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri në Komunën Dollnen në fshatin Dollgaec afër vendit të quajtur Tutunica ku digjet vegjetacion i ulët.
Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Prilelit: fshati Dabnicë dhe vargmali Tre bagremë (bimësi e ulët dhe mbeturina); Komuna e Gjevgjelisë: Mali Kozhuf (zjarr nëntokësor); Komuna e Studeniçanit: fshati Malçishtë – fshati Osinçan (bimësi e ulët dhe pyll i degraduar); Komuna e Çuçer Sandevës dhe Likovës: fshati Malinë, fshati Tanush[ dhe fshati Llukar (pyll i përzier); dhe Komuna e Dellçevës: deponia e Dellçevës Ostrec (deponi).
Zjarret në Komunën e Butelit janë shuar në deponinë e Vizbegut (djegie mbeturinash); dhe në bul. Bosnjë dhe Hercegovinë (bimësi e ulët); Komuna e Çairit pranë Ujësjellësit të Shkupit (bimësi e ulët); Komuna e Makedonski Brod mbi fshatin Bençe në malin Dobra Vodë (pyll lisi dhe fier); Komuna e Shtipit, fshati Luboten (djegie e bimësisë së ulët që prek 1 shtëpi dhe 3 hambare); Komuna e Shtipit, fshati Vidovishtë (bimësi e ulët); Komuna e Demir Hisarit, fshati Suvodol (bimësi e ulët dhe mbeturina); Komuna e Petrovecit, fshati Rzhaniçino – fshati Taor (bimësi e ulët dhe kallamishte); Komuna e Manastirit, fshati Ushici (mbeturina); Komuna e Krivogashtanit, fshati Podvis (bimësi e ulët); Komuna e Kërçovës 1: Kërçovë (deponi); fshati Popovjan (kashtë); dhe fshati Zajas (kashtë); Komuna e Tetovës pas Qendrumit (arë); Komuna e Zhelinës, rruga e vjetër Tetovë-Zhelinë (goma); Komuna e Kumanovës, fshati Lubodrag (bimësi e ulët dhe kashtë); Komuna e Gjevgjelisë, fshati Davidovë (kufij dhe kashtë); Komuna e Haraçinës, fshati Haraçinë (deponi); dhe Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: fshati Rugincë (bimësi e ulët).
Kur në fillim të këtij muaji, Komisioni Hetimor i Kombeve të Bashkuara doli me përfundimin se lufta e Izraelit në Gazë përbën një gjenocid, ky nuk ishte nuk përfundimi i tillë i vetëm. Amnesty International, Human Rights Watch, B’Tselem, Mjekët për të Drejta e Njeriut - Izrael, Instituti “Lemkin” për Parandalimin e Gjenocidit dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit kanë arritur në të njëjtin përfundim.
Ky kor i autoriteteve ligjore dhe morale sinjalizon një krizë më të thellë: nëse sistemi juridik ndërkombëtar i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore - me “kurrë më” në thelb të tij - mund të mbijetojë përballë paralizës që sjellin politikat e fuqisë.
"Gjenocidi" nuk është luks retorik. Është kategori ligjore e përcaktuar në Konventën e Gjenocidit të vitit 1948 si akt “i kryer me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. Këto akte përfshijnë vrasje, shkaktim të dëmit serioz fizik ose mendor, dhe imponimin e qëllimshëm të kushteve për të shkatërruar një popullatë.
Komisioni i OKB-së dhe trupat e tjera të ekspertëve kanë përcaktuar se sjellja e Izraelit në Gazë - e cila ka përfshirë vrasje masive, uri të shkaktuar nga rrethimi, shkatërrim të spitaleve dhe retorikë që i përshkruan palestinezët si “kafshë njerëzore” - përputhet me këto kritere.
Dhjetëra-mijëra vetë janë vrarë, pjesa më e madhe e Gazës është në gërmadha dhe gjysma e 2.2 milionë banorëve të saj përballen me uri.
Bashkësia ndërkombëtare nuk ka hezituar të njohë gjenocidin në kontekste të tjera. Masakra e vitit 1994 e 800 mijë tutsive dhe hutuve të moderuar në Ruandë u bë shembulli paradigmatik i ndjekur penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ruandën dhe e njohur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në Bosnje, ekzekutimi i 8 000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995, u shpall gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Autoritetet e Kamboxhias përmes Dhomave të Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias e njohën si gjenocid dhunën e Kmerëve të Kuq kundër pakicave çam dhe vietnameze në fund të viteve ’70 të shekullit XX. Në Darfur, ShBA-ja deklaroi në vitin 2004 se po kryhej gjenocid kundër grupeve joarabe, një gjetje që u mbështet edhe nga komisionet e OKB-së.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja e kanë njohur si gjenocid krizën e rohinxhave në Mianmar, duke cituar vrasjet masive, dhunën seksuale dhe dëbimin e mbi 700 mijë personave. ShBA-ja gjithashtu ka deklaruar se persekutimi i myslimanëve ujgurë nga Kina - i karakterizuar nga internimet masive, sterilizimi i detyruar dhe shkatërrimi kulturor - përbën një gjenocid. Uashingtoni njeh gjithashtu si gjenocid krimet e Shtetit Islamik kundër jazidëve dhe pakicave të tjera në Irak dhe Siri.
Gaza ngjan me këta shembuj të tjerë jo vetëm për nga përmasa, por edhe për nga elementët e qëllimit dhe sjelljes. Më shumë se 65 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 90 për qind e popullsisë është zhvendosur. Zyrtarë të lartë izraelitë kanë folur haptazi për fshirjen e Gazës “nga faqja e dheut”. Gaza shfaq të gjitha shenjat e gjenocidit - vrasje masive, retorikë të qartë, zhvendosje dhe privim.
Nëse Ruanda, Bosnja, Kamboxhia, Darfuri, rohinxhat, ujgurët dhe jazidët kanë përmbushur kriteret për gjenocid, atëherë Gaza padyshim që i përmbush. Ta mohosh këtë nuk është akt i maturisë juridik, por shmangie politike - një akt që rrezikon të boshatisë vetë kategorinë e gjenocidit dhe ta kthejë “kurrë më” në një slogan pa përmbajtje.
Studiuesit kryesorë të gjenocidit dhe Holokaustit kanë ngritur alarmin. Më 31 gusht, Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit - organi më i rëndësishëm akademik në këtë fushë -votoi për të pohuar se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë. Amos Goldberg nga Universiteti Hebraik paralajmëroi muaj më parë se Gaza përfaqëson një “pikë kthese” ku Izraeli rrezikon krimin që u krijua për t’u parandaluar. Raz Segal, një studiues i gjenocidit me origjinë izraelite në Universitetin Stokton, deklaroi se Gaza është “rast shembullor i gjenocidit” - që në tetor 2023. Një tjetër studiues i njohur i gjenocidit dhe ish-ushtar i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Omer Bartov nga Universiteti Braun, fillimisht ishte i rezervuar, por pas marrjes së Rafahut nga Izraeli dhe dëbimeve masive ai përfundoi se fushata ishte kthyer në “operacion gjenocidal”. William Schabas, një nga autoritetet më me ndikim në botë për të drejtën penale ndërkombëtare, thekson se qëllimi gjenocidal mund të nxirret nga veprimet dhe politikat dhe jo vetëm nga deklaratat formale.
Këta nuk janë zëra të skajshëm. Ata janë ekspertët kryesorë në fushë, të gjithë hebrenj dhe shumë prej tyre izraelitë, dhe në rastin e Gazës po zbatojnë të njëjtat standarde që kanë zbatuar edhe në raste të tjera.
Akuza ka dalë edhe brenda Izraelit. Në korrik, dy nga grupet më të respektuara për të drejtat e njeriut në vend, B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut - Izrael, thanë se qeveria e tyre po kryen gjenocid. Raporti i B’Tselem-it me titull “Gjenocidi ynë” dokumentoi vrasjet masive, imponim të qëllimshëm të kushteve shkatërruese për jetën dhe prova të qëllimit. Mjekët për të Drejtat e Njeriut dokumentuan shkatërrimin sistematik të sistemit shëndetësor të Gazës - nga spitalet e bombarduara, te evakuimet e bllokuara dhe mjekët e vrarë - duke përfunduar se kjo ishte një politikë e qëllimshme shtetërore.
Amnesty International i quajti këto gjetje “një pikë kthese” për llogaridhënie, duke theksuar se guximi i grupeve izraelite për të thënë të vërtetën, në mes të represionit, duhet të përkthehet në veprim global.
Izraeli dhe aleatët e tij i hedhin poshtë këto gjetje si “antisemitizëm”. Kryeministri Benjamin Netanyahu madje u tall duke thënë se Izraeli mund të kishte kryer gjenocid “brenda një pasditeje” - po të donte. Por, arsyetimi i tillë nuk është mbrojtje; është shmangie. E drejta ndërkombëtare nuk kërkon prova nëse një shtet ka përdorur gjithë kapacitetin e tij shkatërrues. Gjenocidi përcaktohet nga qëllimi dhe sjellja, jo nga fakti nëse një shtet mund të kishte vrarë më shumë. Sipas logjikës së Netanyahut, shumë prej gjenocideve të njohura botërore - nga Bosnja në Ruandë, e deri te rohinxhat dhe ujgurët - nuk do ta kalonin testin. Ajo që ka rëndësi është që Izraeli ka imponuar kushte të menduara për të shkatërruar popullatën e Gazës: uri, zhvendosje masive, shkatërrim i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, të gjitha të shoqëruara me retorikë të zhdukjes.
Pasojat shtrihen përtej Gazës. Nëse rasti më i qartë në dekada i një popullsie që shënjestrohet për shkatërrim - për nga përmasa, retorika dhe privimi i qëllimshëm nga sistemet jetike për mbijetesë - dështojnë të sjellin përgjegjësi, atëherë çfarë mbetet nga funksioni parandalues i së drejtës ndërkombëtare?
Nga Ruanda në Bosnje, bota u pengua, por ato dështime prodhuan gjykata dhe një masë drejtësie. Nëse Gaza përjashtohet sepse Izraeli është aleat i Perëndimit, kjo do të dërgojë një mesazh të qartë dhe të padiskutueshëm: gjenocidi nuk është ndalesë universale, por etiketë e negociueshme.
Ky është testi nëse “kurrë më” ka qenë më shumë sesa një slogan. Gaza nuk ka të bëjë vetëm me palestinezët dhe izraelitët. Ka të bëjë me atë nëse bota ka guximin të zbatojë ligjin e saj më bazik.
Nëse politikës së forcës i lejohet të mbizotërojë mbi Konventën për Gjenocidin, dëmi nuk do të kufizohet në Gazë. Do të boshatisë vetë idenë se ligji mund të kufizojë dhunën - dhe do ta lërë çdo grup të cenueshëm në rrezik kur shteti vendos se shkatërrimi është në interesin e tij.
Kjo do të ishte gjë shkatërrimtare jo vetëm për palestinezët, por edhe për të ardhmen e vetë të drejtës ndërkombëtare. “Kurrë më” ishte menduar si premtim detyrues, jo një slogan që përdoret në mënyrë selektive. Nëse Gaza nuk llogaritet, atëherë asgjë nuk llogaritet - dhe krimi i krimeve kthehet thjesht në një tjetër armë për të fuqishmit që ta justifikojnë, ta injorojnë, ose ta kryejnë pa ndëshkim. /Telegrafi/
Në territorin e Maqedonisë së Veriut sot janë regjistruar nëntë zjarre në vende të hapura, prej të cilëve katër janë aktivë, katër janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe, në malin Dobra Voda ku po digjet pyll lisi dhe shkurre, në komunën e Çuçer-Sandevës, fshati Malinë dhe fshati Tanushë ku po digjet pyll i përzier, komunën e Likovës, fshati Goshincë ku zjarri ka kapluar pyllin dhe në komunën e Dollnenit, fshati Ropotovë, ku po digjet vegjetacion i ulët.
Sipas QMK, nën kontroll janë zjarret në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf ku po digjet pyll ahu, në komunën e Gazi Babës, fshati Viniçë, vendi Muraticë ku po digjet pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit në fshatin Batincë, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier, si dhe në komunën e Dellçevës ku zjarri e ka kapluar deponinë e Qytetit Ostrec.
Është shuar zjarri në komunën Gostivar, ku ishin djegur mbeturina në lagjen Cigllanë.
Gjithsej tetë zjarre në vende të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12:00 në territorin e gjithë shtetit.
Prej tyre tre zjarre aktive, në Gjevgjeli, në Kozhuf në fshatin Petrovë, në Xhepçishtë të Tetovës dhe në fshatin Sveto Mitreni të Krushevës.
2019/03/zjarr-gostivar1.jpg
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë, komuna Gazi Babë (mbeturina elektrike) në fshatin Viniçe të Shkupit, në vendin e quajtur Muratica (pyll me shkurre) dhe në fshatin Batincë, komuna Studeniçan (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier).
Janë shuar zjarret në komunën Koçan – fshati Bali (deponi) dhe në komunën Dellçevë – deponia Ostrec (mbeturina të djegura)