Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maqedonia këtë vit ka humbur 275 mijë metër kub dru nga zjarret

15 October 2025 at 22:54


Maqedonia e Veriut këtë vit ka humbur 275 mijë metër kub dru nga zjarret në pyje. Drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, tha se nga rreth 160 zjarre, janë djegur mbi 17 mijë hektarë sipërfaqe pyjore në territorin e të gjithë shtetit.

“Këtë vit, deri në këtë moment, kemi të regjistruara 167 zjarre pyjore. Këtu më duhet të bëhet dallim i qartë se ne udhëheqim analiza statistikore vetëm për zjarret që kanë qenë në korniza të hapësirave pyjore. Është përfshirë sipërfaqe prej 17 mijë 422 hektarë dhe për fat të keq, është humbur dru prej 275 mijë metra kub”, tha Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Trajanov nënvizoi se situata do të ndiqet në terren ku një pjesë e druve do të hiqen nga sipërfaqet e djegura, ndërsa pjesa tjetër nëse ka kushte do të mbillet. Krahasuar me vitin e kaluar situata ka qenë më e mirë, nënvizoi ai, ndërsa njoftoi se sipas statistikave nga viti 2000 e këtej, në Maqedoninë e Veriut zjarret i kanë djegur rreth 270 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.

“Ne udhëheqim tregues statistikorë, sa sipërfaqe është djegur, më duhet ta theksoj se statistika të tilla kemi prej vitit 2000 e këndej, deri tani nga viti 2000 kemi rreth 5 mijë 386 zjarre, është humbur sipërfaqe prej, kushtimisht thënë 270 mijë hektarë”, u shpreh Zdravko Trajanov, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.

Megjithatë ai sqaroi se kjo nuk llogaritet humbje e sipërfaqeve përgjithmonë, pasi siç tha natyra vetë rigjenerohet, pra një pjesë e pyjeve ripërtërihen vetë.

QMK: Shuhet plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë, mbetet aktiv vetëm zjarri në Dollnen

26 September 2025 at 11:46


Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, informon se është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë, që dje pasdite ka shpërthyer edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende.

Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tymë nga disa vende.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv, pesë janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri në Komunën Dollnen në fshatin Dollgaec afër vendit të quajtur Tutunica ku digjet vegjetacion i ulët.

Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Prilelit: fshati Dabnicë dhe vargmali Tre bagremë (bimësi e ulët dhe mbeturina); Komuna e Gjevgjelisë: Mali Kozhuf (zjarr nëntokësor); Komuna e Studeniçanit: fshati Malçishtë – fshati Osinçan (bimësi e ulët dhe pyll i degraduar); Komuna e Çuçer Sandevës dhe Likovës: fshati Malinë, fshati Tanush[ dhe fshati Llukar (pyll i përzier); dhe Komuna e Dellçevës: deponia e Dellçevës Ostrec (deponi).

Zjarret në Komunën e Butelit janë shuar në deponinë e Vizbegut (djegie mbeturinash); dhe në bul. Bosnjë dhe Hercegovinë (bimësi e ulët); Komuna e Çairit pranë Ujësjellësit të Shkupit (bimësi e ulët); Komuna e Makedonski Brod mbi fshatin Bençe në malin Dobra Vodë (pyll lisi dhe fier); Komuna e Shtipit, fshati Luboten (djegie e bimësisë së ulët që prek 1 shtëpi dhe 3 hambare); Komuna e Shtipit, fshati Vidovishtë (bimësi e ulët); Komuna e Demir Hisarit, fshati Suvodol (bimësi e ulët dhe mbeturina); Komuna e Petrovecit, fshati Rzhaniçino – fshati Taor (bimësi e ulët dhe kallamishte); Komuna e Manastirit, fshati Ushici (mbeturina); Komuna e Krivogashtanit, fshati Podvis (bimësi e ulët); Komuna e Kërçovës 1: Kërçovë (deponi); fshati Popovjan (kashtë); dhe fshati Zajas (kashtë); Komuna e Tetovës pas Qendrumit (arë); Komuna e Zhelinës, rruga e vjetër Tetovë-Zhelinë (goma); Komuna e Kumanovës, fshati Lubodrag (bimësi e ulët dhe kashtë); Komuna e Gjevgjelisë, fshati Davidovë (kufij dhe kashtë); Komuna e Haraçinës, fshati Haraçinë (deponi); dhe Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: fshati Rugincë (bimësi e ulët).

QMK: Katër zjarre aktive, katër nën kontroll dhe një është shuar

24 September 2025 at 21:30


Në territorin e Maqedonisë së Veriut sot janë regjistruar nëntë zjarre në vende të hapura, prej të cilëve katër janë aktivë, katër janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe, në malin Dobra Voda ku po digjet pyll lisi dhe shkurre, në komunën e Çuçer-Sandevës, fshati Malinë dhe fshati Tanushë ku po digjet pyll i përzier, komunën e Likovës, fshati Goshincë ku zjarri ka kapluar pyllin dhe në komunën e Dollnenit, fshati Ropotovë, ku po digjet vegjetacion i ulët.

Sipas QMK, nën kontroll janë zjarret në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf ku po digjet pyll ahu, në komunën e Gazi Babës, fshati Viniçë, vendi Muraticë ku po digjet pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit në fshatin Batincë, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier, si dhe në komunën e Dellçevës ku zjarri e ka kapluar deponinë e Qytetit Ostrec.

Është shuar zjarri në komunën Gostivar, ku ishin djegur mbeturina në lagjen Cigllanë.

QMK: Zjarri në Trubarevë është nën kontroll, aktualisht ka tre zjarre aktive

21 September 2025 at 17:36


Gjithsej tetë zjarre në vende të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12:00 në territorin e gjithë shtetit.

Prej tyre tre zjarre aktive, në Gjevgjeli, në Kozhuf në fshatin Petrovë, në Xhepçishtë të Tetovës dhe në fshatin Sveto Mitreni të Krushevës.

2019/03/zjarr-gostivar1.jpg


zjarr gostivar1

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë, komuna Gazi Babë (mbeturina elektrike) në fshatin Viniçe të Shkupit, në vendin e quajtur Muratica (pyll me shkurre) dhe në fshatin Batincë, komuna Studeniçan (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier).

Janë shuar zjarret në komunën Koçan – fshati Bali (deponi) dhe në komunën Dellçevë – deponia Ostrec (mbeturina të djegura)

Privohet nga liria 42 vjeçari nga Strumica, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

21 September 2025 at 13:10


Zyrtarët policorë të SPB në Strumicë, e privuan nga liria 42-vjeçarin E.A. nga fshati Vasilevë, nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në zonën e të njëjtit fshat.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, më 20 shtator, rreth orës 12:00, i dyshuari i vuri flakën një vendi të quajtur "Xhidet", i cili përfshiu një fushë me bimësi të thatë.

Zjarri u shua menjëherë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve - Strumicë, dhe nuk pati të lënduar.

Një ekip inspektimi nga SPB në Strumicë dhe një inspektor zjarri kryen inspektimin e vendit të ngjarjes. E.A. po mbahet në Stacionin Policor të Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë.

"Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse", njoftoi Ministria e Brendshme.

Angellov: Zjarri mbi fshatin Batincë është vendosur nën kontroll, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

20 September 2025 at 20:51


Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov tha se zjarri mbi fshatin Batincë është vendosur nën kontroll.

Angellov informoi se zjarri ka shpërthyer sot, rreth orës 13:00 dhe shtoi se bëhet fjalë për një zjarr të fortë për të cilin, siç tha ai, ka indikacione se është vënë qëllimisht sepse një vijë më e madhe u zhvillua papritmas në përrua.

“Për shkak të erës që frynte, zjarri përhapej me shpejtësi të lartë. Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit menjëherë doli në terren me disa automjete, si dhe u ndihmua nga dy pincgauer të Shërbimit shtetëror të zjarrfikësve, të drejtuar nga oficerë policie nga NJZHSH. Megjithatë, për shkak të rrezikut që të preket edhe fshati Batincë, pasi zjarri po lëvizte në drejtim të Batincës, me kërkesë të drejtorit të QMK-së, Muahmed Ali, dërguam një helikopter të MPB-së, si dhe dy traktorë ajrorë të Drejtorisë, të cilët ndihmuan në vendosjen e shpejtë të kontrollit mbi këtë zjarr. Ne kemi kontroll të plotë mbi zjarrin. Ende ka djegie në përroin pas meje, por traktorët ajrorë dhe helikopteri vazhdojnë të operojnë. Besoj se së shpejti do të vihet nën kontroll absolut dhe shumë shpejt pas kësaj do të shuhet plotësisht”, deklaroi nga terreni drejtori i DMSH, Stojançe Angellov.

Shpërthen zjarr mbi fshatin Batincë të Shkupit

20 September 2025 at 18:57


Një zjarr i madh ka shpërthyer sot pasdite në një zonë të hapur mbi fshatin Batincë të Shkupit.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, zjarri ka përfshirë bar të ulët, shkurre dhe pyll të përzier, ndërsa për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi.

Në terren janë ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit (BZSH) dhe dy pincgauer nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, një helikopter nga Ministria së Punëve të Brendshme, si dhe dy traktorë ajrorë të DMSH që pak më vonë do t’i bashkohen operacionit të shuarjes.

Në vendngjarje është edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm

Gashi: Qeveria nuk ka dorëzuar në kuvend propozim-ligj për ashpërsimin e masave kundër zjarrvënësve

19 September 2025 at 22:17


Qeveria ende nuk ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligj për ashpërsimin e masave kundër zjarrvënësve.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se në momentin që do të pranojnë një propozim të tillë do të shqyrtojnë nevojën e veprimit urgjent për ndryshimet ligjore.

“Parlamenti funksionon në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës. Në momentin që do të ketë propozim-ligj deri në Kuvend, do ta procedojmë deri te deputetët dhe mund të merremi vesh nëse ka urgjencë të ftojmë seancë urgjente apo jo. Por, deri më tash mund t’ju them me përgjegjësi se për asnjë iniciativë të tillë nuk ka propozim në Kuvend. Siç e dini, po e ruajmë hapësirën në kohën kur shpallen zgjedhjet, para fushatës elektorale të mos mbajmë seanca plenare dhe seanca të komisioneve.”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se personat që qëllimisht do të ndezin zjarret do të dënohen për vepër terrorizëm, ndërsa ata që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara të dënohen me së paku pesë vjet burg.

Zjarri në Trubarevë, hospitalizohen katër persona, në mesin e tyre edhe drejtori i QMK-së

14 September 2025 at 16:59


Katër persona janë hospitalizuar nga zjarri në fabrikën e mbetjeve elektronike në Trubarevë, përfshirë edhe drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali

“Njëri prej tyre është banor që jeton shumë pranë zjarrit. Njëri është pjesëtar i ARM-së. Njëri është drejtor i QMK-së, që ishte aty, dhe njëri është polic. Fillimisht shfaqeshin marramendje dhe kollë, dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik ishin që nëse qytetarët kanë këto simptoma, të paraqiten menjëherë në Toksikologji”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ndëkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se Ali është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, gjatë ditës së djeshme dhe orëve të mbrëmjes qëndroi mbi 12 orë në terren, në vendngjarje, ku u zhvilluan intervenimet për shuarjen e zjarrit të madh në fabrikën e plastikës në fshatin Trubarevë, Komuna e Gazi Babës. Për shkak të ekspozimit të gjatë në zonën e ndotur dhe punës intensive në koordinimin e ekipeve dhe institucioneve kompetente, z. Ali mbrëmë kërkoi ndihmë mjekësore në Spitalin Shtetëror të Toksikologjisë. Pas kontrolleve mjekësore të kryera, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk paraqet rrezik. Qendra për Menaxhim me Kriza shpreh mirënjohje për përkushtimin e të gjitha ekipeve zjarrfikëse, institucioneve shtetërore dhe vullnetarëve, të cilët në kushte të rënda dhanë maksimumin për lokalizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e qytetarëve”, thonë nga QMK.

Mexhiti: Situata me zjarrin në Trubarevë është nën kontroll

14 September 2025 at 12:23


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti mbrëmë e ka vizituar vendin e zjarrit në Trubarevë.

Ai tha se institucionet vepruan në momentin e duhur, ndaj situata është nën kontroll.

“Me të drejtë ka shkaktuar shqetësim te të gjithë qytetarët. Erdha në Trubarevë dhe pashë me sytë e mi tmerrin që shkaktoi ky incident i rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjitha shërbimet kompetente – Ministria e Mjedisit Jetësor, ekipet e zjarrfikësve dhe institucionet e tjera – ndërhynë në kohën e duhur dhe situata aktualisht është nën kontroll. Që nga ora 14:00, inspektorët kanë qenë në terren dhe po matin cilësinë e ajrit. Rezultatet e para nga Inspektorati Shtetëror dhe laboratorët e specializuar priten shumë shpejt. Ato do të jenë të disponueshme publikisht menjëherë pas përpunimit të tyre. Deri atëherë, ju bëj thirrje të gjithëve të ndiqni rekomandimet e Ministrisë për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë suaj”, tha Mexhiti.

Nga ministria e Mexhitit informuan se kompania në objektin e të cilit dje pasdite në Trubarevë shpërthuer zjarr posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021.

Zjarri në Trubarevë është lokalizuar pjesërisht

14 September 2025 at 11:39


Pas shumë aktivitetesh gjatë gjithë ditës dhe gjithë natës, mund të them se kemi arritur ta lokalizojmë kryesisht zjarrin, njoftoi në rrjetet sociale kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.

“U derdhën më shumë se 100 kamionë me rërë, u derdh një sasi uji prej mbi 1.000 tonësh. Qëndruam në terren gjithë natën. Mirënjohja më e madhe për zjarrfikësit, kompanitë me përgjegjësi shoqërore që erdhën në ndihmë me makineri, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Kryeministrin Hristijan Mickoski i cili personalisht koordinoi veprimet, Ministrinë e Brendshme, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë ata që ndihmuan në çfarëdo mënyre”, shkroi Stefkovski në një postim në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për BNJVL-në, duke sqaruar se kanë qëndruar gjatë gjithë natës në terren.

Stefkovski shkruan se aktivitetet në terren do të vazhdojnë.

Zjarri në Trubarevë, MSH: Po e ndjekim gjendjen, të gatshëm të ndihmojmë sipas kompetencave që i kemi

13 September 2025 at 20:10


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po e ndjekin gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit dhe se shërbimet e saj janë të përgatitura të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.

“E informojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente. Shërbimet e Ministrisë janë të gatshme të veprojnë me kohë në kuadër të kompetencave të tyre, në varësi të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç bëri të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në zjarr janë pëfshirë objektet e “F-Gropacionit”, që merret me mbeturinat elektronike.

Zjarri, i cili shpërtheu pas orës 13 e shuajnë gjashtë automjete zjarrfikëse me mbi dhjetë zjarrfikës, automjete të specializuara, një aeroplan er-traktor të DMSH dhe dy helikopterë.

Zjarr në Trubarevë, QMK: Gjashtë automjete, dy helikopterë dhe një er-traktor në terren

13 September 2025 at 19:26


Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në lagjen Trubarevë të Shkupit në Komunën e Gazi Babës.

Nga QMK njoftojnë se gjashtë automjete zjarrfikëse, dy helikopterë edhe një er-traktor e shuajnë zjarrin në Trubarevë.

Gjatë ditës, në orën 13:38, përmes numrit të vetëm numrit të vetëm të emergjencës 112 u raportua një zjarr në një stallë të destinuar për ruajtjen e materialeve elektrike të mbeturinave.

"Zjarri shpejt shkaktoi tym të zi të dendur dhe u përhap në disa ndërtesa përreth. Menjëherë vendosëm koordinim dhe u informuan shërbimet kompetente për situatën në terren, duke marrë udhëzime për veprime të mëtejshme”, deklaruan nga QMK.


QMK: Nuk ka zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

23 August 2025 at 11:10

Sot, deri në ora 9:00 e mëngjesit, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 18 zjarre në hapësirë ​​të hapur, nga të cilat nuk ka zjarr aktiv, një zjarr është nën kontroll dhe 17 zjarre janë shuar.

Nën kontroll:

1. Komuna e Makedonski Brod: mali Jasen (pyll i përzier)

Të shuara:
1. Komuna e Sopishtes:
2. Komuna e Studeniçanit
3. Komuna e Kërçovës
4. Komuna e Ohrit
5. Komuna e Kavadarit
6. Komuna e Demir Hisarit
7. Komuna e Manastirit
8. Komuna e Manastirit – fshati Velushta
9. Komuna e Novacit: Suvodol
10. Komuna e Prilepit
11. Komuna e Dollnenit
12. Komuna e Prilepit – pranë Qendrës së të Dhënave
13. Komuna e Brvenicës
14. Komuna e Gostivarit: pranë Spitalit në Gostivar
15. Komuna e Vrapçishtit – fshati Tumçevishtë
16. Komuna e Çeshinovës
17. Komuna e Strumicës

The post QMK: Nuk ka zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

MPB: Janë privuar nga liria 39 persona, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme

18 August 2025 at 18:42

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga data 01.04.2025 deri më 18.08.2025 janë ndaluar gjithsej 39 persona, ndërsa pas marrjes së masave janë paraqitur 25 kallëzime penale, për zjarrvënie të qëllimshme.

“Është konstatuar se shumica e zjarreve të ndodhura janë shkaktuar nga faktori njeri, për motive të ndryshme, dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rasteve dhe zbulimin e ndonjë ndërlidhjeje eventuale mes tyre”, thonë nga MPB.

Nga MPB informojnë se nga data 01.07.2025, kur është vendosur ndalesa për lëvizje në pyje, deri më 30.07.2025, pa leje të shkruar për lëvizje në pyje janë kapur 22 persona.

Kundër tyre do të parashtrohen procedurat përkatëse sipas Ligjit për Pyje.

“Në drejtim të parandalimit të hershëm të zjarreve, shërbimet policore po përdorin dronë për të monitoruar brezat pyjorë në territorin e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave operative është rritur efikasiteti në paralajmërimin e hershëm dhe lokalizimin e zjarreve të mundshme, si dhe në detektimin e shkaqeve apo shkaktarëve të tyre”, thonë nga MPB.

The post MPB: Janë privuar nga liria 39 persona, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Telegrafi.

Angellov: Zjarri në “Jasen” i vështirë për tu shuar

17 August 2025 at 19:52

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov tha se gjatë ditës së sotme ka 10 zjarre në hapësirë të hapur.

“Ende është aktiv zjarri në vendin e gjuetisë “Jasen”. Dy zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Likovës, në fshatrat Llojan dhe Sllupçan, ku veprojnë zjarrfikësit e Kumanovës. Ka një zjarr aktiv në komunën e Llozovës, ku ndërhyjnë zjarrfikësit e Velesit”, tha Angellov.

“Gjatë natës, nuk lejuam që zjarri në “Jasen” të kalojë një rrugë pyjore, gjë që do ta rrezikonte më tej fshatin Breznicë në anën e Shkupit. Falë ndërhyrjes së anëtarëve të Njësisë për Zbatim të Shpejtë (NJZSH), si dhe disa zjarrfikësve nga Makedonski Brodi dhe punonjësve të “Jasen”-it, kjo vijë zjarri u ndalua, duke vendosur kështu kontroll të plotë mbi njërën nga tre pjesët e këtij zjarri”, tha Angellovi nga terreni.

Angellovi u bëri thirrje qytetarëve, bujqve dhe blegtorëve të jenë shumë të kujdesshëm në periudhën e ardhshme.

The post Angellov: Zjarri në “Jasen” i vështirë për tu shuar appeared first on Telegrafi.

QMK: 27 zjarre në hapësirë të hapur, 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll

17 August 2025 at 14:07

Gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar nga ora 08:00 e mëngjesit. Prej të cilëve: 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll dhe 24 të shuara.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në zonën “Jasen” komuna e Makedonski Brodit, ku është përfshirë pylli i përzier, si dhe në fshatrat Lojanë dhe Tabanoc, Komuna e Kumanovës dhe Likovës, ku digjet vegjetacioni i ulët dhe pylli i përzier.

Nën kontroll është zjarri mes fshatrave Rogaçevë, Jazhincë, Oreshje e Poshtme, Komuna e Jegunovcës, ku janë përfshirë kullota dhe pylli i përzier.

Sipas QMK-së, janë shuar zjarret në Komunën Dollnen – f. Debreshtë (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash), Komunën e Tetovës – te stacioni hekurudhor (vegjetacion i ulët), Komunën Vrapçisht – f. Vranovc (vegjetacion i ulët dhe livadhe), Komunën Gostivar – f. Tumçevishte (vegjetacion i ulët) Komunën Likovë – f. Mateç (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash), Komunën e Kumanovës 1 – f. Lopatë (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash) Komunën e Kumanovës 2 – f. Orashc (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash), Komunën e Kumanovës 3 – f. Çerkezë (mbetje arash), Komunën Shtip – nyja “Tre Çezma” (mbetje arash), Komunën Strugë – afër qytetit (plantacione lajthish), Komunën Kërçovë 1 – f. Oslomej (mbetje arash), Komunën Kërçovë 2 – f. Bërzhdan (mbetje arash), Komunën Krushevë – f. Norovë (deponi), Komunën Kisella Vodë – rr. Sasa (vegjetacion i ulët), Komunën Shuto Orizarë – rr. Jordan Pop Jordanov (vegjetacion i ulët), Komunën Ilinden – f. Ilinden (deponi), Komunën Bogovinë – f. Bogovinë (vegjetacion i ulët), Komunën Ohër – f. Lubanishtë (vegjetacion i ulët), Komunën Staro Nagoriçanë 1 – f. Mlado Nagoriçanë (vegjetacion i ulët), Komunën Staro Nagoriçanë 2 – f. Rugjinc (pyll me shkurre të ulëta dhe vegjetacion i ulët), Komunën Kriva Pallankë – lagjja “Edinstvo” (mbeturina), Komunën Butel 1 – f. Lubanc (vegjetacion i ulët dhe shkurre), Komunën Butel 2 – rruga e Lubotenit (vegjetacion i ulët dhe shkurre), Komunën Karposh – rr. Skupi bb (mbeturina).

The post QMK: 27 zjarre në hapësirë të hapur, 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Vendoset nën kontroll zjarri në malin Goten

30 July 2025 at 19:30

Helikopteri çek “Blek Hok” fluturoi drejt flakës së zjarrit në malin Goten. Me të ashtuquajturat “bomba” një rezervuar me kapacitet mbi 3.400 litra ujë u përfshi në shuarjen e zjarrit në anën e Berovës.

Zëvendësdrejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Mihailov për Agjencinë e lajmeve të Maqedonisë tha se pas disa ditësh luftimi të zjarrit për të shpëtuar fshatrat Podares, Jargulicë dhe Pokrajçevë të Radovishit, zjarri në malin Goten, në anën e Radovishit, është vënë nën kontroll.

Për shkak të stabilizimit të situatës, burimet njerëzore janë zvogëluar, por në terren mbeten Pinzgauerët, Erminat dhe transportuesit e blinduar, të cilët me fuqinë e tyre do ta mbrojnë malin nga zjarri që të mos ndizet përsëri.

“Në Radovish edhe sot kemi pjesëtarë të ARM-së. Pjesëtarët e EBR-së mbrëmë vonë i liruam. Ekipet e automjeteve të specializuara janë këtu. Disa prej atyre automjeteve janë përdorur aty ku është e nevojshme, ndërsa të tjerat janë të përgatitura të bashkohen nëse është e nevojshme. Pamja sot është e ndryshme nga ajo që ishte dje në mëngjes, përkatësisht 00 në zero”, thotë Mihailov.

The post Vendoset nën kontroll zjarri në malin Goten appeared first on Telegrafi.

QMK: Qytetarët të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, vendi po përballet me rrezikshmëri të lartë nga zjarret

27 July 2025 at 17:00

Vendi po përballet me dhjetëra vatra zjarri, prej të cilave disa janë shuar e disa janë nën kontroll.

Me këtë rast Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me vlerësim se ekziston rrezik i lartë nga zjarret në Maqedoni ndaj ka bërë apel deri te qytetarët.

Apeli vjen ngaqë sot në shumë pjesë të vendit janë aktive disa vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Apeli i plotë:

“QMK u bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm,
Të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura,
Të raportojnë menjëherë çdo tym apo zjarr te autoritetet përkatëse.
Numri për kontakt emergjence:

112 – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)”, thonë mes tjerash nga QMK-ja.

The post QMK: Qytetarët të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, vendi po përballet me rrezikshmëri të lartë nga zjarret appeared first on Telegrafi.

LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash

27 July 2025 at 13:00

“E gjithë Maqedonia po digjet përsëri. Për shkak të paaftësisë së OBRM-PDUKM-së, 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave është djegur në zjarre. Ky nuk është patriotizëm, kjo është tradhti ndaj vendit tënd. Kjo qeveri është përgjegjëse, ajo ka dështuar në mbrojtjen e pronës, natyrës, qytetarëve. Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në territorin e të gjithë vendit. Po digjet në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, Zelenikovë, Karbinci, Kumanovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Nagoriçane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka organizim për të menaxhuar me këto situata.

“Në vend të ndërhyrjes së koordinuar dhe veprimeve të forta për të shuar zjarrin, shohim mungesë interesi dhe çorganizim total nga ana e qeverisë OBRM-PDUKM-së. Qytetarët janë lënë të përballen vetë me zjarrin. Komuna e Berovës është lënë gjithashtu në mëshirë të fatit ditët e fundit, ndërsa zjarri shpërthen në malin Goten. Vetëm disa zjarrfikës po luftojnë me guxim zjarrin, thellë në mal, pa asnjë mbështetje të vërtetë nga shteti. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Ndihma njoftohet çdo ditë, por deri më tani nuk ka mbërritur kurrë. Komuna u detyrua të thërrasë për mobilizim të popullsisë lokale dhe të kërkojë ndihmë nga komunat fqinje për të parandaluar që zjarri të arrijë në zona të populluara si Vladimirovo dhe Rusinovo. Vitin e kaluar, Hristijan Mickoski premtoi një rishikim dhe modernizim të sistemit të mbrojtjes nga zjarri. Sot shohim degradimin e plotë të atij sistemi. Në vend të automjeteve të reja zjarrfikëse – blihen telefona celularë zyrtarë për 7 milionë euro. Në vend të aeroplanëve dhe pilotëve të zjarrfikësve – qeveria po shpenzon para për fluturime private, hotele luksoze, ushqime deti të shtrenjta, papaja dhe mango. Në vend që të punësojë… zjarrfikës – po hartohen lista partiake për punësim në institucione. Nuk është patriotizëm të lësh pronat, pyjet, kullotat të digjen. Kjo është tradhti”, thuhet nga LSDM.

The post LSDM: Maqedonia po digjet, OBRM-PDUKM e paaftë dhe e painteresuar që të menaxhojë me situata krizash appeared first on Telegrafi.

❌
❌