❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vlora Fetoshi shpërtheu në lot për masakrat gjatë edicionit të lajmeve në RTK

16 January 2026 at 08:15


Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, RTK solli lajme që shërbyen si kujtesë e një tragjedie që nuk harrohet. Ato nuk ishin thjesht informim; ishin dëshmi të dhimbjes që vazhdon të rëndojë mbi familjet dhe mbi shoqërinë tonë. Dhimbja që nuk kalon, dhimbja që mbetet e pranishme në kujtesën tonë kolektive.

Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror në RTK, Vlora Fetoshi, e cila shpërtheu në lot pas kronikave të njëpasnjëshme për homazhet në Reçak dhe për masakrën në Krushë të Madhe.

Për vite të tëra, Vlora kishte mbajtur në heshtje dhimbjen për humbjen makabre të babait të saj, vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në masakrën e Krushës.

Por sonte, heshtja e tradhtoi, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt. Ajo nuk lexoi vetëm lajmet, por solli edhe dhimbjen që ende rëndon mbi familjet e mbijetuar dhe mbi kujtesën tonë kombëtare.

Ky moment nuk ishte vetëm raportim lajmesh, ishte një thirrje për të mos harruar, një përkujtim se dhimbja e një populli nuk shuhet kurrë, dhe se kujtesa është e vetmja mënyrë për të nderuar ata që nuk janë më. /RTK/


“Me pas armĂ«, s’i kishe rrĂ«zu gjithĂ« kĂ«ta burra”, çka iu tha forcave serbe nĂ«na e tĂ« mbijetuarit tĂ« masakrĂ«s sĂ« Reçakut

15 January 2026 at 23:35


Rrëfimet e dëshmitarëve të Masakrës së Reçakut vazhdojnë të mbeten dëshmi të gjalla të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Një prej tyre është edhe Ramë Shabani, i cili ka ndarë një përjetim tronditës nga momentet kur forcat serbe hynë në fshatin Reçak.

Duke përshkruar skenat e dhunës, Shabani rrëfen momentin kur forcat serbe i kishin mbledhur dhjetëra burra në oborrin e një shtëpie.

“QikĂ«s ia dhanĂ« njĂ« flakaresh, e nĂ«nĂ«s i than gjej armĂ«t, nĂ«nĂ«s tem. Nana i tha me pas pas armĂ«, ti sun i kishe rrĂ«zu gjithĂ« kĂ«ta burra kĂ«tu. Nuk kanĂ« pas armĂ« e tash lyp prej meje armĂ«. E unĂ« armĂ« me tĂ« dhĂ«nĂ« nuk kam i tha”, ka thĂ«nĂ« Shabani nĂ« Debat Plus.

- YouTube youtu.be

Ambasada e SHBA-së: Të mos harrohet kurrë masakra e Reçakut

15 January 2026 at 15:03


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka bërë të ditur se zëvendësshefi në detyrë i misionit diplomatik, Josh Peterson iu bashkua liderëve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në këtë përkujtim.

Në mesazhin e saj, Ambasada e SHBA-së e cilësoi masakrën e Reçakut si një akt tmerri të papërshkrueshëm që tronditi botën, duke nënvizuar se kujtimi i viktimave duhet të shërbejë si thirrje për të mos harruar kurrë atë që ndodhi.

“Le tĂ« qĂ«ndrojĂ« kujtimi i tyre si njĂ« rikujtim i detyrĂ«s sonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe dinjitetin, dhe si thirrje pĂ«r tĂ« mos harruar kurrĂ« atĂ« qĂ« bota pa”, thuhet nĂ« mesazhin e AmbasadĂ«s.

Masakra e Reçakut, e ndodhur në janar të vitit 1999, konsiderohet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. /Telegrafi/


Totaj: Kujtesa për gjenocidin dhe Masakrën e Reçakut obligim brezash dhe thirrje për drejtësi

15 January 2026 at 15:01


Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, që përkon edhe me përvjetorin e Masakrës së Reçakut të vitit 1999, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nderuar martirët e kombit dhe ka bërë thirrje për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës.

Në një postim në Facebook, Totaj ka theksuar se kjo ditë përfaqëson një moment reflektimi të thellë dhe respekti për sakrificën sublime të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike si obligim institucional dhe kombëtar.

“Kujtesa pĂ«r kĂ«tĂ« tragjedi tĂ« madhe kombĂ«tare duhet tĂ« pĂ«rcillet brez pas brezi, si obligim pĂ«r ta nderuar shtetin tonĂ«, i cili u krijua me sakrifica tĂ« mĂ«dha”, ka shkruar Totaj.

Kryetari i Prizrenit ka nënvizuar se përkujtimi i Masakrës së Reçakut dhe gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë është i lidhur ngushtë me aspiratën për drejtësi dhe paqe të qëndrueshme.

“NĂ« DitĂ«n e PĂ«rkujtimit tĂ« Gjenocidit serb ndaj ShqiptarĂ«ve nĂ« KosovĂ«, sot pĂ«rulemi me dhembje dhe krenari para sakrificĂ«s sĂ« martirĂ«ve tĂ« kombit”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të mesazhit të tij, Totaj ka shprehur shpresën se drejtësia për krimet e luftës do të vihet sa më parë në vend, duke nderuar të gjithë të rënët për lirinë e atdheut.

“Me shpresĂ«n se drejtĂ«sia do tĂ« vihet sa mĂ« parĂ« nĂ« vend pĂ«r krimet e kryera gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, lavdi e pĂ«rjetshme tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« dhanĂ« jetĂ«n pĂ«r lirinĂ« e atdheut!”, ka pĂ«rfunduar Totaj. /Telegrafi/


Aliu: Masakra e Reçakut ishte gjenocid – drejtĂ«sia mbetet kĂ«rkesĂ« gjithĂ«popullore

15 January 2026 at 13:45


Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kujtuar martirët e këtij fshati, duke nderuar sakrificën për liri dhe duke ritheksuar kërkesën gjithëpopullore për drejtësi.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Aliu ka vlerĂ«suar MasakrĂ«n e Reçakut si njĂ« nga krimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« kryera nga shteti serb ndaj popullatĂ«s civile shqiptare. “NĂ« Reçak, shteti serb me ushtrinĂ« e policinĂ« gjakatare, kreu gjenocid, njĂ« nga masakrat mĂ« tĂ« llahtarshme mbi popullatĂ«n e pafajshme civile, pa kursyer tĂ« moshuarit e fĂ«mijĂ«t, gratĂ« e burrat e kĂ«tij fshati”, ka shkruar ai.

Kryetari i Ferizajt ka theksuar se liria e KosovĂ«s Ă«shtĂ« arritur pĂ«rmes sakrificĂ«s sublime tĂ« dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve, luftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s dhe mbĂ«shtetjes sĂ« aleatĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. “Liria e KosovĂ«s erdhi me gjak dĂ«shmorĂ«sh e martirĂ«sh, me luftĂ«n e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, me aleatĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« Paktin NATO, prirĂ« nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, ka theksuar Aliu.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, për rolin e tyre në ndërkombëtarizimin e krimeve të kryera në Reçak.

“MirĂ«njohje pĂ«rjetĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Ambasadorit tĂ« OSBE-sĂ«, William Walker, qĂ« ia shpalosĂ«n botĂ«s sĂ« civilizuar kĂ«tĂ« gjenocid, kĂ«tĂ« krim makabĂ«r qĂ« kreu Serbia, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« pas kthesĂ« vendimtare luftĂ«s pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

NĂ« pĂ«rfundim, Aliu ka nderuar tĂ« rĂ«nĂ«t pĂ«r liri, duke theksuar se kujtesa dhe respekti pĂ«r ta do tĂ« mbeten tĂ« pĂ«rhershme. “Lavdi DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit! Lavdi martirĂ«ve tĂ« Reçakut! Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri!”, ka pĂ«rfunduar kryetari i Ferizajt. /Telegrafi/


27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të

15 January 2026 at 13:35


27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan mizorisht nga forcat paramilitare serbe.

Masakra u bë e njohur për opinionin ndërkombëtar falë reagimit të menjëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Walker pa nga afër trupat e pajetë të civilëve dhe ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Rreth tre dekada mĂ« vonĂ«, nĂ« AkademinĂ« PĂ«rkujtimore tĂ« MasakrĂ«s sĂ« Reçakut, Walker deklaroi se, nĂ«se dikush do t’i kishte thĂ«nĂ« para 27 vitesh se Kosova do tĂ« ishte e lirĂ«, ai nuk do ta kishte besuar.

“27 vite mĂ« parĂ« kam vizituar Reçakun pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe pĂ«r 27 vjet jam intervistuar. UnĂ« fola pĂ«r atĂ« qĂ« kishte ndodhur dhe qĂ« pash atĂ« ditĂ«. Dua tĂ« them ca fjalĂ« pĂ«r ata qĂ« meritojnĂ« falĂ«nderime qĂ« kanĂ« ndodhur pas masakrĂ«s. Kam dĂ«gjuar fjalĂ« pĂ«r UÇK-nĂ«, dhe prodhuan atĂ« qĂ« jetojmĂ« sot. Nuk e kam menduar qĂ« do tĂ« kishte njĂ« RepublikĂ« tĂ« Pavarur. Po tĂ« mĂ« thoshte dikush qĂ« pas kaq vitesh do tĂ« isha para njĂ« vendi tĂ« pavarur do tĂ« thosha ‘je i çmendur’. Aq shumĂ« ka ndryshuar pĂ«r 27 vite. NjĂ« grup njerĂ«zish qĂ« mendoj qĂ« gĂ«zojnĂ« respekt, janĂ« ata qĂ« kanĂ« ardhur me mua qĂ« tĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« KosovĂ« nga mbi 30 vende anĂ«tare tĂ« OSBE-sĂ«. Ata erdhĂ«n pa mbrojtje, ne nuk kishim armĂ« pĂ«rkundĂ«r rrezikut qĂ« kishte kĂ«tu. AsnjĂ«herĂ« s’kam pasur frikĂ« sa herĂ« kam ardhur me misionin. Ishin disa kosovarĂ« qĂ« ishin aty pĂ«r tĂ« mĂ« mbrojtur mua”, tha ai.

Ambasadori Walker theksoi se ishte Reçaku që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.

“Shpesh mĂ« pyesin pse ti Walker flet vetĂ«m pĂ«r Reçakun, ka pas dhe gjĂ«ra tĂ« tjera tĂ« ndodhur. U vra dhe familja Jashari, por askush s’mund tĂ« tregonte se çka ndodhi atje, por Reçaku brenda natĂ«s i mblodhi verifikuesit, gjeneralin britanik...”, ka thĂ«nĂ« ai. /Telegrafi/

Plaku ndërpret liderët, ankohet se Reçaku është harruar

15 January 2026 at 13:10


Gjatë deklaratave për media të krerëve të shtetit, të mbajtura sot në Kompleksin Memorial në Reçak me rastin e shënimit të 27-vjetorit të masakrës, një qytetar i moshuar ka shprehur pakënaqësinë e tij.

I moshuari iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke iu thënë se Reçaku përmendet vetëm gjatë përvjetorëve, ndërsa sipas tij, gjatë viteve nuk është bërë asgjë konkrete për zhvillimin dhe trajtimin e këtij fshati.

“...Ku Ă«shtĂ« Reçaku sot? S’ështĂ« hiç kĂ«rkund Reçaku. As n’komunĂ« s’ështĂ« hi Reçaku, asnjĂ« s’ështĂ« n’komunĂ«...”, u shpreh i moshuar. /Telegrafi/


Kryetari i Hanit të Elezit përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut

15 January 2026 at 11:46


Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka përkujtuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës historike.

“Masakra e Reçakut mbetet njĂ« nga dĂ«shmitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« krimeve kundĂ«r civilĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« KosovĂ«. MĂ« 15 janar 1999, 45 civilĂ« tĂ« pafajshĂ«m u vranĂ« mizorisht, vetĂ«m pse ishin shqiptarĂ« dhe kĂ«rkonin tĂ« jetonin tĂ« lirĂ« nĂ« vendin e tyre”, ka shkruar Ballazhi nĂ« Facebook.

Ai shtoi se kujtimi i viktimave Ă«shtĂ« njĂ« obligim moral dhe historik: “Kujtimi i viktimave tĂ« Reçakut Ă«shtĂ« obligim moral dhe historik, pĂ«r tĂ« mos harruar kurrĂ«, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si dhe pĂ«r tĂ« mos lejuar qĂ« e vĂ«rteta tĂ« mohohet. Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve dhe nderim i pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r martirĂ«t e Reçakut”.

Ballazhi bëri thirrje që vlera e sakrificës së viktimave të mbetet një mësim për brezat e rinj dhe një kujtesë për të ruajtur lirinë dhe drejtësinë. /Telegrafi/


Abdixhiku: Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet

15 January 2026 at 10:54


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ishte i pranishëm në Reçak, në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut, që ndodhi 27 vjet më parë.

Abdixhiku në një deklaratë për media tha se Reçaku nuk harrohet dhe se drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet.

“Sot shĂ«nojnĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht nderojmĂ« viktimat e masakrĂ«s sĂ« Reçakut, njĂ« nga ngjarjet mĂ« tragjike tĂ« kontinentit tĂ« EvropĂ«s, sĂ« historisĂ« moderne tĂ« EvropĂ«s. NĂ« mĂ«ngjesin e hershĂ«m, tĂ« 15 janarit 45 civilĂ« burra, gra, tĂ« rinj e tĂ« reja, fĂ«mijĂ« e tĂ« moshuar u masakruan nga forcat paramilitare serbe, duke dhĂ«nĂ« kĂ«shtu njĂ« tronditje jo veç nĂ« KosovĂ«, por edhe njĂ« tronditje ndĂ«rkombĂ«tare e cila u dokumentua si krim njerĂ«zor nga institucionet ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« atĂ« kohĂ« nga ambasadori Walker”, tha ai.

Tutje, kryetari i LDK-së tha në këtë ditë kujtohen viktimat dhe nderohet sakrifica e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe për çlirim, për të drejtën për të jetuar të liri me dinjitet.

“Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« liri, lavdi viktimave tĂ« Reçakut. Reçaku nuk harrohet, drejtĂ«sia pĂ«r Reçakun gjithmonĂ« do tĂ« kĂ«rkohet”, u shpreh Abdixhiku. /Telegrafi/

Hamza në Reçak: Liria jonë u ndërtua mbi sakrificën dhe gjakun e të rënëve

15 January 2026 at 10:17


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza bashkë me partiakët e tij ka bërë sot homazhe sot në shënimin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Hamza pas homazhe në një prononcim për media ka thënë se me nderim dhe respekt nderojnë të rënët e kësaj masakre e cila ka kontribuuar në lirimin e vendit.

“Sot bashkĂ« me strukturat jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« shpreh nderimin dhe respektin pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ«t, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga ngjarjet qĂ« ka kontribuuar nĂ« lirimin e KosovĂ«s. FalĂ«nderoj William Wolker qĂ« ka bĂ«rĂ« publike kĂ«tĂ« ngjarje. Shprehim respektin deri nĂ« pĂ«rulje pĂ«r sakrificĂ«n e tĂ« rĂ«nĂ«ve”, ka thĂ«nĂ« Hamza. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra e Reçakut, Haradinaj: Drejtësia për masakrat në Kosovë ende mungon

15 January 2026 at 10:13


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në shënim të 27-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Pas nderimit të martirëve, Haradinaj theksoi mirënjohjen e përjetshme për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës. Ai tha se masakra e Reçakut ishte një pikë kthese që tërhoqi vëmendjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ndaj krimeve serbe të kryera në Kosovë.

“Jemi pĂ«rjetĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s UÇK-sĂ« dhe tĂ« gjithĂ« brezave qĂ« luftuan pĂ«r liri. PĂ«rkulemi me nderim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m. Po ashtu, falĂ«nderues ndaj NATO-s dhe AmerikĂ«s pĂ«r ndihmĂ«n e dhĂ«nĂ« – ta gĂ«zojmĂ« lirinĂ«â€, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se drejtësia për masakrat e kryera në Kosovë ende nuk është vënë në vend.

Por, sipas tij Ă«shtĂ« e padrejtĂ« qĂ« udhĂ«heqĂ«sit e UÇK-sĂ« vazhdojnĂ« tĂ« gjykohen, ndĂ«rkohĂ« qĂ« autorĂ«t e krimeve serbe nuk pĂ«rballen me drejtĂ«sinĂ«. /Telegrafi/

Rrëfimi i ish-diplomatit Krisafi se si sensibilizoi bashkësinë ndërkombëtare për masakrën në Reçak

PRISHTINË, 15 janar/ATSH/- NjĂ«zet e shtatĂ« vjet pas masakrĂ«s nĂ« Reçak, ish-ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« OrganizatĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara, Ksenofon Krisafi rrĂ«fen se si kishte sensibilizuar opinionin ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r agresionin e SerbisĂ« mbi popullatĂ«n e pafajshme shqiptare.

Ksenofon Krisafi ka qenë ambasador i Shqipërisë në OKB, në periudhën 1998-2002.

Në një intervistë për KosovaPress, Krisafi tregon se në atë kohë ndodhej në Gjenevë, dhe dy ditë pas kishte telefonuar disa prej drejtuesve të organizatave ndërkombëtare.

Në takimet që kishte pasur me ta, Krisafi thotë se kishte vërejtur se e kishin marrë me të lehtë gjenocidin në Reçak.

“UnĂ« u ndodha tamam-tamam nĂ« kohĂ«n e masakrĂ«s nĂ« GjenevĂ«. Ishte janari i vitit 1999. MĂ« 15 janar ndodhi masakra, dy ditĂ« mĂ« vonĂ«, ishte ditĂ« e hĂ«nĂ«, e mbaj mend shumĂ« mirĂ«, nĂ« zyrĂ«n e ambasadorit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, tek unĂ«, trokiti dera dhe u fut vrullshĂ«m njĂ« djalĂ« i ri, njĂ« djalĂ« i KosovĂ«s, tĂ« cilin unĂ« kisha pak ditĂ« qĂ« e kisha njohur, ishte pikĂ«risht Tahir Shabani, njĂ« aktivist i shquar i atyre kohĂ«ve, i cili ishte i zbehur nĂ« fytyrĂ«, gati pa frymĂ«, i tronditur, i tmerruar, erdhi pranĂ« meje dhe lĂ«shoi mbi tavolinĂ«n time njĂ« tufĂ« fotografish saqĂ« u mbush gjithĂ« sipĂ«rfaqja e tavolinĂ«s dhe e CD-sĂ«. Dhe pĂ«rmes lotĂ«ve, gati i ngashĂ«ryer, filloi tĂ« tregonte, ‘shiko se çfarĂ« ka ndodhur’. I thashĂ« Tahir, unĂ« i di kĂ«to sepse i kam ndjekur lajmet, i kam parĂ«, por sidoqoftĂ« ato çka solli ai ishin jashtĂ«zakonisht shumĂ« prekĂ«se. Dhe nĂ« prani tĂ« tĂ« Tahirit, unĂ« njoftova menjĂ«herĂ« qeverinĂ« time, sepse kĂ«shtu Ă«shtĂ« rregulli, pĂ«r tĂ« marrĂ« autorizimin e saj. I rashĂ« telefonave tĂ« disa prej drejtuesve tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare me selinĂ« nĂ« GjenevĂ«. Mary Robinson ishte kryetarja e Komisionit tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut. Sadako Ogata ishte drejtuesja e organizatĂ«s pĂ«r refugjatĂ«t, Brunson McKinley ishte pĂ«r migracionin, e tĂ« tjera dhe ju kĂ«rkova takime”, rrĂ«fen ai.

Thotë se kishte insistuar që të takohej me të gjithë këta drejtues të organizatave ndërkombëtare, por ishte e çuditshme se si të njëjtit nuk ishin shqetësuar sa Krisafi për gjenocidin në fshatin Reçak.

“UnĂ« takimet qĂ« pata me to, transmetova shqetĂ«simin pĂ«r atĂ« çka kishte ndodhur dhe kĂ«rkova me insistim qĂ« ato tĂ« tregoheshin pakĂ«s mĂ« tĂ« vendosur, pĂ«r arsye se pata pĂ«rshtypjen qĂ« e kishin marrĂ« pak lehtĂ«. Mendonin qĂ« kĂ«to janĂ« gjĂ«ra qĂ« ndodhin, janĂ« gjĂ«ra qĂ« nuk duhen amplifikuar e tĂ« tjera e tĂ« tjera. I thashĂ«, nuk Ă«shtĂ« çështje e amplifikimit, Ă«shtĂ« çështje e ekzistencĂ«s sĂ« njĂ« populli tĂ« tĂ«rĂ«. Dhe nuk vonoi, opinioni u sensibilizua, bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare vendosi atĂ« qĂ« vendosi, domethĂ«nĂ«, thirrjen e RambujesĂ« dhe pastaj bombardimin e JugosllavisĂ« si pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r kĂ«to qĂ« ndodhĂ«n, po ndodhnin kĂ«tu nĂ« nĂ« KosovĂ«â€, tregon ai pĂ«r KosovaPress.

Serbët kanë qenë gjithmonë agresori

Ish-ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« OKB, Ksenofon Krisafi sot mori pjesĂ« nĂ« tryezĂ«n shkencore tĂ« organizuar nga Forumi i IntelektualĂ«ve me temĂ«n “Mohimet serbe tĂ« krimeve dhe gjenocidit, destabilizim pĂ«r ballkanin”.

Ai theksoi se serbët gjithmonë kanë qenë agresioni, por kanë luajtur rolin e viktimës.

“Ajo qĂ« ka ndodhur midis shqiptarĂ«ve dhe serbĂ«ve Ă«shtĂ« gati unikale. SerbĂ«t kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« agresori dhe kanĂ« marrĂ« rolin e viktimĂ«s. KanĂ« arritur qĂ« me mjeshtĂ«rinĂ« e tyre dhe me djallĂ«zinĂ« tĂ« sensibilizojnĂ« opinionin nĂ« favorin e tyre dhe t’ia transferojnĂ«, t’ia delegojnĂ« gjithĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e konflikteve – shqiptarĂ«ve, njerĂ«zve tĂ« pafajshĂ«m. ËshtĂ« njĂ« gjĂ« qĂ« nuk duhet tĂ« ndodhĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« qĂ« na obligon ne shqiptarĂ«ve qĂ« pĂ«rveç pĂ«rplasjeve normale, politike, pĂ«r sa i pĂ«rket qarkullimit nĂ« pushtet tĂ« opozitave, tĂ« mazhorancĂ«s e tĂ« tjera e tĂ« tjera, ne duhet tĂ« bĂ«jmĂ« kujdes se ka njĂ« gjĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« madhe qĂ« Ă«shtĂ« çështja kombĂ«tare dhe pĂ«r çështjen kombĂ«tare ne duhet tĂ« bĂ«hemi njĂ«â€, shprehet ai mes tjerash.

Fshati Reçak i komunës së Shtimes, i cili gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, rreth tre dekada më parë, bëri kthesë të madhe në historinë të Kosovës.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe. /KosovaPress/

The post Rrëfimi i ish-diplomatit Krisafi se si sensibilizoi bashkësinë ndërkombëtare për masakrën në Reçak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

27 vjet nga Masakra e Reçakut që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore

PRISHTINË, 15 janar/ATSH/- Kosova pĂ«rkujton sot 27-vjetorin e masakrĂ«s sĂ« Reçakut, ku u vranĂ« mbi 45 civilĂ« tĂ« pafajshĂ«m shqiptarĂ«. Ish-shefi i misionit vĂ«zhgues tĂ« OSBE-sĂ« nĂ« KosovĂ«, ambasadori William Walker, e pati cilĂ«suar MasakrĂ«n e Reçakut si krim kundĂ«r njerĂ«zimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku atĂ«botĂ« kishte zĂ«nĂ« vend nĂ« mediat dhe kancelaritĂ« e shteteve mĂ« me ndikim nĂ« botĂ«. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dĂ«gjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orĂ«t nĂ« vijim KosovĂ«s.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Pas MasakrĂ«s sĂ« Reçakut, rifilluan luftimet 48 orĂ«sh mes UÇK-sĂ« dhe forcave serbe pĂ«r marrjen e trupave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmĂ«t e krimit, por kjo tentativĂ« e tyre dĂ«shtoi. Bota e pa krimin.

Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

/Kosovapress/

The post 27 vjet nga Masakra e Reçakut që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj përkujton Masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk shuhet

By: Rovena
15 January 2026 at 09:29

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut, duke nderuar martirët e saj dhe duke theksuar rëndësinë historike të denoncimit të kësaj ngjarjeje tragjike. Në një mesazh përkujtimor, kreu i shtetit vlerësoi rolin vendimtar të ambasadorit William Walker, denoncimi i të cilit 27 vite më parë ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë, duke çuar në Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Presidenti Begaj theksoi se masakra e Reçakut nuk duhet të harrohet kurrë, ndërsa kërkesa për drejtësi mbetet e pandalshme, duke shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot pĂ«rkujtojmĂ« masakrĂ«n e Reçakut dhe nderojmĂ« martirĂ«t e saj. Denoncimi i saj 27 vite mĂ« parĂ« nga Ambasadori William Walker ndĂ«rgjegjĂ«soi komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r gjenocidin qĂ« po ndodhte nĂ« KosovĂ«. NdĂ«rgjegjĂ«simi solli KonferencĂ«n e RambujesĂ«, ndĂ«rhyrjen e NATO-s, lirinĂ«, shtetin e KosovĂ«s dhe paqen qĂ« sot e gĂ«zojmĂ« bashkĂ«risht.

Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve!
MirĂ«njohje aleatit tonĂ« strategjik, SHBA-sĂ«!”, ka shkruar Begaj.

15 janari i përgjakur: 27 vjet nga Masakra e Reçakut

By: Rovena
15 January 2026 at 08:34

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

27 vjet nga masakra e Reçakut, sot ora e parë mësimore i kushtohet 15 janarit të vitit 1999

15 January 2026 at 07:50


Sot nĂ« gjitha shkollat e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ora e parĂ« mĂ«simore do t’i kushtohet 15 janarit tĂ« vitit 1999, masakrĂ«s sĂ« Reçakut.

Po ashtu, do të ketë homazhe nga niveli komunal dhe shtetëror në varrezat e dëshmorëve dhe në kompleksin memorial në Reçak.

27 vjet më parë në Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë të paarmatosur, në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore për Kosovën.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Ndryshe, nĂ« dhjetor tĂ« 2025, Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj 21 personave, me propozim pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”, lidhur me masakrĂ«n e kryer mĂ« 15 janar 1999 nĂ« fshatin Reçak tĂ« KomunĂ«s sĂ« Shtimes.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit O.S., R.M., K.J., G.R., Ćœ.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Ć ., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J., akuzohen se gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« forcave policore dhe ushtarake serbe kanĂ« vrarĂ« 42 civilĂ« shqiptarĂ«.

“Sipas aktakuzĂ«s, nĂ« periudhĂ«n 1998 – 1999, tĂ« pandehurit, nĂ« bashkĂ«kryerje, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« sĂ« ish-JugosllavisĂ«, BrigadĂ«s ‘’243 tĂ« Mekanizuar ’’, ArmatĂ«s sĂ« III- tĂ«, e njohur si ‘’Korpusi i PrishtinĂ«s’’, si dhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme (MUP), kanĂ« kryer edhe trajtim çnjerĂ«zor, shkatĂ«rrim tĂ« pasurisĂ«, dĂ«bim masiv dhe spastrim etnik tĂ« popullsisĂ« civile”, thuhet nĂ« njoftimin e prokurorisĂ«.

Sipas hetimeve tĂ« prokurorisĂ« forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga zonat e njohura si “Pishat”, “GĂ«shtenjat” dhe “Çesta”, pĂ«r ta granatuar mĂ« pas nga distanca me mjete ushtarake. Ata kanĂ« hyrĂ« shtĂ«pi mĂ« shtĂ«pi, kanĂ« ndarĂ« burrat nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t, duke i detyruar kĂ«ta tĂ« fundit tĂ« largohen nga fshati, ndĂ«rsa burrat e ndaluar janĂ« ekzekutuar.

Prokuroria tutje thotë se hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se civilët janë rrahur brutalisht me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e këtyre operacioneve, rreth 20 mijë civilë nga fshatrat Reçak, Topillë, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit ndodhen jashtë Kosovës dhe janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Reçaku, plagë e hapur e Kosovës: Mohimi i krimeve serbe rrezikon paqen në rajon

14 January 2026 at 13:30


Mohimi i krimeve serbe në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejt për të ardhmen, u tha në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku në një tryezë shkencore të organizuar nga forumi i intelektualëve në Shtime u diskutua tema "Mohimet serbe të krimeve dhe gjenocidit, destabilizim për Ballkanin".

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Në mesin e 400 masakrave të kryera nga Serbia, ai tha se ajo e Reçakut u denoncua ndërkombëtarisht, shkruan KosovaPress.

"Masakra e Reçakut nuk është se është më e madhja apo më e përgjakshmja se ka edhe të tilla që janë kryer, siç është Izbica, siç është Meja, Rahoveci, por Reçaku e ka rolin e vet në historinë më të re të Republikës së Kosovës, te shtetit tonë sepse aty falë një burri qe është ambasadori William Walker që më 15 janar 1999 në kuadër të misionit ndërkombëtar qëlloi aty dhe denoncoi krimin makabër të Millosheviqit, ajo u bë kthesë e madhe historike dhe pastaj dhe mblodh gjithë bashkësia ndërkombëtare, ndodhi konferenca e Rambujesë, ku në fund pala serbe nuk e nënshkroi marrëveshjen dhe filluan bombardimet e NATO-s dhe për 78 ditë u bombardua shteti kriminal i asaj kohe dhe NATO-ja me makinerinë e saj nga lart dhe vajzat e djemtë më të mirë të kombit, duke luftuar me pushkë në dorë pa dyshim edhe diplomacia dhe shteti shqiptar me rolin e jashtëzakonshëm, bën që më 12 qershor 19999 të vije liria jonë dhe më vonë dhe shteti i pavarur dhe Republika që bashkërisht sot e gëzojmë... Para dy viteve me avokimin tonë pas memorialit të Jasharëve edhe memoriali i Reçakut është projekt nacional dhe shteti do të kujdeset qe këtu të investohet dhe këtu të mbrohen dhe arkivohen të gjitha detajet e krimit serb mbi popullatën civile", tha ai.

Ai përmendi edhe aktakuzën e ngritur në fund të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale, ku akuzohen 21 kriminelë serbë.

Kryetari i Forumit të Intelektualëve në Shtime, Banush Imeri tha se Reçaku mbetet ndër plagët më të rënda në historinë e Kosovës.

"Masakra e Reçakut është njëra prej shumë masakrave të kryera nga Serbia, por kjo në Reçak u bë një nga simbolet. Sot, më 14 janar po e mbajmë këtë tryezë para akadamisë përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut, me synim qe përmes trajtimeve dhe analizave profesionale, di të ndriçohet edhe më shumë dimensioni i kësaj masakre dhe rëndësisë së saj për identitetin dhe kujtesën kolektive", tha ai.

Mohimi i kësaj masakre nga krerët e lartë në Serbi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se është kërcënim i mohimit të drejtpërdrejtë për të ardhmen.

“Mohimi i krimeve serbe nĂ« KosovĂ«, nuk Ă«shtĂ« thjesht mohim i sĂ« shkuarĂ«s, ai Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nim i drejtpĂ«rdrejt pĂ«r tĂ« ardhmen. Ai minon drejtĂ«sinĂ«, pengon pajtimin e sinqertĂ« dhe mban tensione qĂ« rrezikojnĂ« stabilitetin rajonal. Pa drejtĂ«si, pa pĂ«rgjegjĂ«si nuk mund tĂ« ketĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, roli i akademisĂ«, roli i studiuesve, i institucioneve dhe diplomacisĂ« mbetet thelbĂ«sor edhe sot pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike, pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar narrativat mohuese dhe pĂ«r t'i kujtuar komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar se drejtĂ«sia pĂ«r viktimat nuk Ă«shtĂ« çështje e sĂ« kaluarĂ«s por obligim i sĂ« tashmes”, pĂ«rfundoi ai.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe. /kp/

Komuna e Shtimes vendos regjim të veçantë të qarkullimit më 15 janar, në përvjetorin e Masakrës së Reçakut

13 January 2026 at 15:23


Komuna e Shtimes ka njoftuar se më 15 janar do të zbatohet një regjim i veçantë i qarkullimit rrugor, me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut dhe aktiviteteve përkujtimore që do të zhvillohen gjatë kësaj dite.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimeve koordinuese pĂ«r organizimin e “DitĂ«ve tĂ« Reçakut”, tĂ« zhvilluara me PolicinĂ« e KosovĂ«s, dhe bazuar nĂ« masat e sigurisĂ« tĂ« prezantuara nga autoritetet policore.

RrugĂ«timi i organizuar do tĂ« zhvillohet nĂ« njĂ« drejtim. Ai do tĂ« nisĂ« nga qyteti i Shtimes pĂ«rmes rrugĂ«s “Tahir Sinani”, duke vazhduar drejt rrugĂ«s sĂ« Prizrenit. Hyrja nĂ« fshatin Reçak do tĂ« bĂ«het pĂ«rmes rrugĂ«s “Lidhja e Prizrenit” (nga enti special), e cila do tĂ« shĂ«rbejĂ« vetĂ«m pĂ«r hyrje, ndĂ«rsa qarkullimi do tĂ« jetĂ« njĂ«kahor deri te Memoriali nĂ« Reçak.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« homazheve, kthimi do tĂ« realizohet po ashtu nĂ« njĂ« drejtim, pĂ«rmes rrugĂ«s “15 Janari”, duke vazhduar nĂ« rrugĂ«n “William Walker” deri nĂ« dalje. QytetarĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« edhe rrugĂ«n unazore (rrugĂ«n e re) pĂ«r t’u kthyer drejt ShtĂ«pisĂ« sĂ« KulturĂ«s nĂ« qytetin e Shtimes.

Nga Komuna e Shtimes sqarojnĂ« se rrugĂ«t “William Walker” dhe “15 Janari” nuk do tĂ« shfrytĂ«zohen pĂ«r hyrje, por vetĂ«m pĂ«r dalje. Gjithashtu, do tĂ« ketĂ« mbyllje nĂ« hyrje tĂ« rrugĂ«s “William Walker”, si dhe nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrugĂ«s “Qorr Ilazi” nga drejtimi i fshatit PetrovĂ«, e cila do tĂ« shĂ«rbejĂ« vetĂ«m pĂ«r dalje.

Sa i pĂ«rket parkimit, parkingu pranĂ« Memorialit nĂ« Reçak do tĂ« jetĂ« i dedikuar vetĂ«m pĂ«r krerĂ«t e shtetit, ambasadorĂ«, delegacione tĂ« larta dhe familjarĂ« tĂ« martirĂ«ve, veçanĂ«risht pĂ«r personat me nevoja tĂ« veçanta pĂ«r shkak tĂ« moshĂ«s. Parkim shtesĂ« do tĂ« sigurohet nĂ« oborret e familjarĂ«ve nĂ« fshatin Reçak, nĂ« oborrin e shkollĂ«s nĂ« ÇestĂ« tĂ« Reçakut, si dhe pranĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« KulturĂ«s nĂ« Shtime, ku parkimi do tĂ« jetĂ« i rregulluar gjatĂ« mbajtjes sĂ« AkademisĂ« PĂ«rkujtimore. HapĂ«sirat pĂ«rreth BibliotekĂ«s do tĂ« jenĂ« gjithashtu nĂ« dispozicion pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit.

Komuna e Shtimes u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe shenjëzimin rrugor, në mënyrë që aktivitetet përkujtimore të zhvillohen me dinjitet dhe pa pengesa. /Telegrafi/


Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

By: Rovena
30 December 2025 at 19:00

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999.

Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “krim i luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civile”.

Ata akuzohen se gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« forcave policore serbe, vranĂ« 42 civilĂ« nĂ« Reçak tĂ« Shtimes. Prokuroria ka propozuar qĂ« gjykimi ndaj tyre tĂ« zhvillohet nĂ« mungesĂ«, meqĂ« ata janĂ« “tĂ« paarritshĂ«m pĂ«r organet e drejtĂ«sisĂ«â€ tĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzĂ«s, nĂ« periudhĂ«n 1998-1999, tĂ« akuzuarit, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« ushtrisĂ« sĂ« ish-JugosllavisĂ«, BrigadĂ«s “243 tĂ« Mekanizuar”, ArmatĂ«s sĂ« III- tĂ«, e njohur si “Korpusi i PrishtinĂ«s”, si dhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« SerbisĂ«, “kanĂ« kryer edhe trajtim çnjerĂ«zor, shkatĂ«rrim tĂ« pasurisĂ«, dĂ«bim masiv dhe spastrim etnik tĂ« popullsisĂ« civile”.

Prokuroria tha se tĂ« pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “GĂ«shtenjat” dhe “Çesta”.

MĂ« pas, sipas aktakuzĂ«s, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtĂ«pi mĂ« shtĂ«pi, dhe kishin ndarĂ« burrat nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t, duke i detyruar qĂ« tĂ« largoheshin nga fshati, “ndĂ«rsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.

“Hetimet kanĂ« vĂ«rtetuar se tĂ« pandehurit kanĂ« ushtruar dhunĂ« fizike ndaj civilĂ«ve, duke i rrahur me kondakĂ« armĂ«sh, shqelma, dru, zinxhirĂ« dhe mjete tĂ« tjera tĂ« forta”, u tha nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Atëbotë, si pasojë e këtij operacioni të forcave serbe, afër 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha Prokuroria. Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.

MegjithatĂ«, gjykime tĂ« tilla mund tĂ« bĂ«hen vetĂ«m me kushtin qĂ« prokuroria dhe gjykata t’i kenĂ« shteruar tĂ« gjitha mjetet pĂ«r tĂ« siguruar praninĂ« e tĂ« akuzuarit. Por, ky Kod pĂ«rcakton se personat qĂ« gjykohen nĂ« mungesĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r njĂ« rigjykim pa kushte, kur tĂ« arrestohen.

Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.

Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës./REL

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

30 December 2025 at 16:45


Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj 21 personave, me propozim pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”, lidhur me masakrĂ«n e kryer mĂ« 15 janar 1999 nĂ« fshatin Reçak tĂ« KomunĂ«s sĂ« Shtimes.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit O.S., R.M., K.J., G.R., Ćœ.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Ć ., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J., akuzohen se gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« forcave policore dhe ushtarake serbe kanĂ« vrarĂ« 42 civilĂ« shqiptarĂ«.

“Sipas aktakuzĂ«s, nĂ« periudhĂ«n 1998 – 1999, tĂ« pandehurit, nĂ« bashkĂ«kryerje, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« sĂ« ish-JugosllavisĂ«, BrigadĂ«s ‘’243 tĂ« Mekanizuar ’’, ArmatĂ«s sĂ« III- tĂ«, e njohur si ‘’Korpusi i PrishtinĂ«s’’, si dhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme (MUP), kanĂ« kryer edhe trajtim çnjerĂ«zor, shkatĂ«rrim tĂ« pasurisĂ«, dĂ«bim masiv dhe spastrim etnik tĂ« popullsisĂ« civile”, thuhet nĂ« njoftimin e prokurorisĂ«.

Sipas hetimeve tĂ« prokurorisĂ« forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga zonat e njohura si “Pishat”, “GĂ«shtenjat” dhe “Çesta”, pĂ«r ta granatuar mĂ« pas nga distanca me mjete ushtarake. Ata kanĂ« hyrĂ« shtĂ«pi mĂ« shtĂ«pi, kanĂ« ndarĂ« burrat nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t, duke i detyruar kĂ«ta tĂ« fundit tĂ« largohen nga fshati, ndĂ«rsa burrat e ndaluar janĂ« ekzekutuar.

Prokuroria tutje thotë se hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se civilët janë rrahur brutalisht me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e këtyre operacioneve, rreth 20 mijë civilë nga fshatrat Reçak, Topillë, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit ndodhen jashtë Kosovës dhe janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

❌
❌