Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Kështu Trumpi po ushtron kontroll në Amerikën Latine

22 December 2025 at 10:41


Nga: Jordana Timerman / The Guardian (titulli: Reward countries that toe the line, punish those that don’t: that’s how Trump is exerting control in Latin America)
Përkthimi: Telegrafi.com

Për një brez të tërë, Amerika Latine ka qenë vend me stabilitet të paqëndrueshëm. E karakterizuar në aspektin sipërfaqësore prej protestave, lëkundjeve politike dhe skandaleve spektakolare, pjesa më e madhe e rajonit, që prej demokratizimit në vitet 1980-‘90, ka mbetur kryesisht demokratike dhe pa luftëra mes shtetesh. Edhe pse e plagosur nga dhuna e grupeve të armatosura dhe organizatave kriminale gjithnjë e më të fuqishme, ajo, në përgjithësi, e ka justifikuar nofkën që ia ka vënë vetes si “zonë paqeje”.

Kjo është arsyeja pse ky vit është ndier aq tronditës. Gjatë gjithë vitit 2025, vitit të parë të mandatit të dytë të Donald Trumpit, analistët kanë analizuar në mënyrë obsesive mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake amerikane në një hemisferë që dikur përkufizohej nga mbrojtja e bashkuar e sovranitetit kombëtar. Por, fiksimi për të kuptuar nëse presioni në rritje i Uashingtonit ndaj Nicolás Maduros paralajmëron një pushtim fizik të Venezuelës, ka larguar vëmendjen nga historia e vërtetë: ndryshimi më i madh drejt ndërhyrjes së drejtpërdrejtë tashmë ka ndodhur - dhe është përballur me shumë pak rezistencë. Më shumë se 100 persona janë vrarë në sulmet detare amerikane të cilat ekspertët i përshkruajnë si ekzekutime jashtëgjyqësore, dhe kundërshtimet më të forta nuk kanë ardhur nga presidentët e Amerikës Latine apo nga organizatat rajonale, por nga Kongresi amerikan.

Uashingtonit nuk i nevojitet pushtimi për të përmbysur rendin e hemisferës; Trumpi tashmë është bërë qendra e re e gravitetit. Ai e ka riformësuar fuqinë amerikane me një rikthim perandorak që nuk shqetësohet më për narrativën e “së mirës më të madhe” të cilën Uashingtoni dikur e përdorte për të justifikuar veprimet e veta. E ashtuquajtura doktrinë Donroe vepron haptazi si një regjim disiplinor - transaksional, ndëshkues, i thjeshtë - që është në përputhje të përkryer me lëvizjet politike të hemisferës.

Ndikimi i Trumpit tani është aq dominues, saqë vetë zgjedhjet fitohen ose humbasin prej tij - apo më saktë, nga kandidatët që ai zgjedh. Në garën presidenciale të Hondurasit, mbështetja e tij për Nasry Asfuran dhe kërcënimet për të ndërprerë ndihmën nëse votuesit zgjedhin ndryshe, u bënë qendrore për fushatën, duke i bërë jehonë ndërhyrjes së tij në zgjedhjet parlamentare të Argjentinës në tetor. Veprimet të cilat dikur do të kishin shkaktuar zhurmë, tani kalojnë si gjëra të zakonshme - përveç te një rreth i ngushtë ekspertësh të indinjuar.

Ky peizazh mbahet bashkë nga një metodë qeverisjeje që ndërthur paqëndrueshmërinë, përjashtimin dhe shpërblimin. Qasja e Trumpit është më fleksibile dhe më e llogaritur sesa sugjeron retorika e tij. Njëzetë e tetë sulmet vdekjeprurëse detare bashkëjetojnë me lëshime të papritura, si heqja e tarifave ndaj Brazilit pasi ai dështoi të ndikonte te gjykatat që trajtonin çështjet e Jair Bolsonaros. Mospërputhja është strategjia: ajo çan koordinimin, krijon varësi dhe i detyron qeveritë drejt vendimmarrjeve reaktive.

Një nga mjetet më të fuqishme të administratës ka qenë zgjerimi i përjashtimeve - zonave ku rregullat e zakonshme nuk vlejnë më. Migrantët ishin kategoria e parë, të zhveshur nga mbrojtjet ligjore. Pastaj erdhën të deportuarit të dërguar në vende të treta përmes marrëveshjeve të improvizuara; të dyshuarit për trafik droge të vrarë në operacione jashtë kufijve; dhe, tani Venezuela, ku sulmet e paligjshme detare kanë për shënjestër një regjim të izoluar në aspektin ndërkombëtar. Me shumë pak të gatshëm për të mbrojtur Maduron, reagimi i zbehtë ndaj dhjetëra vdekjeve ka ripërcaktuar në heshtje kufijtë e normave të cilat Uashingtoni mund t’i shkelë pa pasoja. Çdo përjashtim gdhend një normalitet të ri.

Nën Trumpin, rajoni është ndarë në mënyrë të theksuar: aleatë të bindur dhe armiq ideologjikë. Liderët si Nayib Bukele i El Salvadorit, Javier Milei i Argjentinës dhe Daniel Noboa i Ekuadorit janë rreshtuar ngushtësisht me Uashingtonin dhe janë shpërblyer me financime, bashkëpunim në siguri dhe favor diplomatik. Paraguai dhe Bolivia po përpiqen t’i ndjekin me shpejtësi. Vendet e Karaibeve dhe Amerikës Qendrore kanë lejuar zbatimin e kontrolleve të migracionit, vendosjen e bazave ushtarake apo koncesione në siguri, vetëm për të qëndruar në favorin e Uashingtonit.

Në këtë kontekst, rezistenca më efektive ndaj politikave të Trumpit ka qenë kombëtare dhe diplomatike, jo rajonale. Në fakt, të vetmet vende që kanë arritur një kundërshtim pjesërisht të suksesshëm janë Brazili dhe Meksika. Udhëheqësit e tyre, Luiz Inácio Lula da Silva dhe Claudia Sheinbaum - kundërshtarë ideologjikë të Trumpit - praktikojnë një formë të rezistencës pragmatike: pa përplasje të hapura, por as rreshtim.

Pas muajve të tërë me përpjekje të dështuara për të ndikuar në sistemin gjyqësor të Brazilit për të liruar Bolsonaron, Trumpi u detyrua të ulej në negociata me Lulan dhe hoqi dorë nga tarifat dhe sanksionet ndaj një gjykatësi të Gjykatës Supreme. Sheinbaumi ka kultivuar rolin e “pëshpëritëses së Trumpit”: ajo kombinon bashkëpunimin në çështjet e migracionit dhe tregtisë, me gjeste simbolike për politikat ndaj drogës dhe një refuzim të fortë diskursiv ndaj çdo ndërhyrjeje në sovranitetin meksikan - të gjitha këto duke shmangur sulmet personale që do të mbyllnin kanalet diplomatike. Këto strategji funksionale janë në kontrast të thellë me ballafaqimin steril të ndjekur nga Gustavo Petro i Kolumbisë.

Petro ilustron dinamikën e kundërt. Duke u përballur drejtpërdrejt me Trumpin, ai e ekspozoi qeverinë e tij ndaj masave ndëshkuese, pa ndryshuar sjelljen e Uashingtonit - një bast i rrezikshëm për të forcuar mbështetjen e brendshme, por që nxjerr në pah një aksiomë të re rajonale: rezistenca e zhurmshme pa mbështetje kolektive, tani është një strategji e humbur. Trumpi madje e ka veçuar Kolumbinë si një front të mundshëm të ri në luftën e tij kundër “narkoterrorizmit” - një etiketë e lakueshme dhe disiplinuese që mund të përdoret për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së në territore të tjera të rajonit.

Ndërkohë, janë dobësuar institucionet që dikur mbështesnin diplomacinë rajonale. Janë shembur vazhdimisht përpjekjet për të negociuar një tranzicion në Venezuelë - së fundmi pas zgjedhjeve të vitit 2024, megjithëse Sheinbaumi dhe Lula së fundmi janë ofruar të ndërmjetësojnë. Samiti i Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) me BE-në, në nëntor, shmangu të dënonte sulmet amerikane. Samiti i Amerikave, i planifikuar për këtë muaj, u anulua krejtësisht. Thirrja e javës së kaluar e Sheinbaumit për veprim nga OKB-ja, dukej si një formalitet - gjëja e duhur për t’u thënë në një moment tensioni, por me pak gjasa për ndikim praktik. Nëse ka ndonjë gjë, kjo theksoi se sa të dobëta janë bërë organet shumëpalëshe në klimën e tanishme diplomatike.

E majta, dikur një kundërpeshë morale ndaj fuqisë amerikane në hemisferë, ka humbur busullën. Vala rozë dikur ofronte një gjuhë të përbashkët që bashkonte nacionalizmin, përfshirjen sociale dhe anti-imperializmin në një projekt koherent politik. Sot ai fjalor është i copëtuar; energjia politike që e mbante atë gjallë është shuar si në nivel kombëtar, ashtu edhe rajonal. Politika e jashtme trumpiste ka të njëjtin ton me mesazhin fitues të së djathtës ekstreme në politikën kombëtare të rajonit. Ajo ushqehet nga zhgënjimi me korrupsionin, pasigurinë dhe ngërçin institucional, duke ofruar një repertor - rend, autoritet, veprim - që për shumë shtresa të shoqërisë tingëllon më i besueshëm se thirrjet për përfshirje apo solidaritet.

Kontrasti me 20 vjet më parë është i madh. Në vitin 2005, qeveritë e valës rozë, të forta në aspektin elektoral dhe ideologjikisht të sigurta, u mblodhën në Mar del Plata të Argjentinës për të rrëzuar Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Amerikave të George W. Bushit. Anti-imperializmi dikur përbënte gramatikën e përbashkët politike të së majtës latino-amerikane. Ai konsensus është zhdukur. Në një sondazh të fundit nga Bloomberg/Atlas, 53 përqind e të anketuarve në Amerikën Latine thanë se do të mbështesnin ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së për të rrëzuar Maduron. Është vetëm një pikë e vetme e të dhënave, por mbërthen një transformim më të gjerë: rajoni nuk beson më në narrativën kolektive që dikur frenonte Uashingtonin.

Qëndrimi i ripërtërirë perandorak i Trumpit po rezulton i suksesshëm jo vetëm për shkak të forcës imponuese të ShBA-së, por sepse e majta e Amerikës Latine nuk të bind më. Ndikimi i tij buron po aq nga rraskapitja ideologjike e së majtës sa edhe nga fuqia e Uashingtonit. Politikat e rajonit janë zhvendosur në mënyrat që shkojnë përkrah avancimit të Trumpit dhe që ia hapin rrugën atij - dhe ai është treguar i shpejtë për ta konsoliduar atë terren të ri. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine

By: M C
5 December 2025 at 17:54

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit:

“SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë”, tha Dumani.

Në kuadër të këtij takimi, Dumani zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit.

Gjithashtu, SPAK nënshkroi pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve dhe takimeve bilaterale është forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht trafikut të lëndëve narkotike.

Këto aktivitete u zhvilluan brenda kuadrit të një eventi më të gjerë tre ditor, më i madhi i organizuar ndonjëherë nga EUROJUST, me partnerët e vendeve të treta, ku morën pjesë, veç vendeve të Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine edhe ato të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Fokus i këtij eventi ishte forcimi i bashkëpunimit operacional mes këtyre rajoneve dhe Bashkimit Europian.

The post SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine appeared first on Albeu.com.

“BEBE”, “UGO”, “111”/ Oficeri i Antiterrorit shkëmbente fotot e kokainës me trafikantët: E bukur duket

By: Elva
28 November 2025 at 16:33

Janë zbardhur përgjime nga dosja hetimore për grupin që trafikonte drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, ku u sekuestruan rreth 1.3 ton kokainë. Në qendër të hetimit është edhe efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u la sot në burg nga GJKKO, pasi dyshohet se ka dekonspiruar informacionet “top sekret” të policisë […]

The post “BEBE”, “UGO”, “111”/ Oficeri i Antiterrorit shkëmbente fotot e kokainës me trafikantët: E bukur duket appeared first on BoldNews.al.

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

By: Elva
3 October 2025 at 17:43

Europol dhe Eurojust, kanë reaguar pas goditjes së një rrjeti kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine në Shqipëri për shfrytëzim seksual. Sipas njoftimeve, rrjeti kryesohej kryesisht nga shtetas kolumbianë, të cilët rekrutuan dhe transportuan gra të cenueshme për të punuar si prostituta në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. Viktimat i nënshtroheshin dhunës […]

The post Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara! appeared first on BoldNews.al.

Moment i tmerrshëm kur vajza nga Kolumbia bie nga nëntë metra lartësi, shpëton mrekullisht me vetëm disa mavijosje

3 September 2025 at 15:11

Një artiste 19-vjeçare e trapezit ra nga një lartësi prej 9 metrash, pasi humbi ekuilibrin në një litar të vendosur gjatë një shfaqjeje në jug të  Kolumbisë.

Dayana Rodríguez po mbahej pas një shkopi, kur u përpoq të bënte ndarjen përpara se të rrëzohej në tokë, transmeton Telegrafi.

Vajza e re më vonë u tha gazetarëve se nuk ndjeu dhimbje të forta dhe kishte pësuar vetëm një mavijosje.

Pamjet amatore të filmuara nga cirku janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë kritikash.

Në shikim të parë dukej sikur kishte pësuar lëndime të rënda, por pasi ajo u deklarua për media u bë e ditur se kishte thjesht ca mavijosje. /Telegrafi/

The post Moment i tmerrshëm kur vajza nga Kolumbia bie nga nëntë metra lartësi, shpëton mrekullisht me vetëm disa mavijosje appeared first on Telegrafi.

Ferr në rrugët e Kolumbisë – kartelet e drogës rrëzojnë një helikopter, të paktën 18 të vdekur

22 August 2025 at 07:50

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme në Amerikën Jugore. Pas tyre qëndrojnë grupe të armatosura të dala nga ish-lëvizja guerile Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), raportoi të premten agjencia Reuters.

Ish-anëtarët e FARC-ut kanë sulmuar në disa lokacione. Në qytetin e tretë më të madh kolumbian, Kali (Cali), përpara një baze ushtarake shpërtheu një autobombë. Gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën.

Disa orë më herët, pranë qytetit Amalfi në veri të vendit, gjatë një operacioni kundër plantacioneve të kokainës, u rrëzua një helikopter i policisë. Në mbetjet e tij humbën jetën 12 policë. Kryetari i bashkisë së Kalit, Alejandro Eder, e përshkroi shpërthimin në rrugën e ngarkuar përpara bazës si një “sulm narkoterrorist”. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku shihen njerëz të shtrirë në tokë, të cilët po ndihmohen nga ekipet e shpëtimit, një kamion që digjet, automjete të dëmtuara dhe dritare të thyera, shkruan bbc.

Hace pocos minutos hubo una explosión de un carro bomba en inmediaciones a la Base Aérea Marco Fidel Suárez de Cali. Es muy lamentable que #Colombia esté reviviendo esta época de atentados nuevamente. Que Dios los proteja. pic.twitter.com/i3tALkNXqm

— ela ferris (@ElaFerris) August 21, 2025

Presidenti Gustavo Petro i ka fajësuar për sulmet fraksionet e FARC-ut që refuzuan marrëveshjen e paqes të vitit 2016, e cila synonte t’i jepte fund konfliktit ku gjatë dekadave kanë humbur jetën mbi 450 mijë persona.

Menjëherë pas shpërthimit në Kali, nuk ishte e qartë se cili grup i armatosur qëndronte pas sulmit. Në qershor, një fraksion i FARC-ut i quajtur Estado Mayor Central (EMC) mori përgjegjësinë për një seri sulmesh me bomba dhe armë në Kali dhe rrethina, ku u vranë shtatë persona – pesë civilë dhe dy policë.

FARC ishte grupi më i madh gueril në vend. Në vitin 2016, presidenti i atëhershëm Juan Manuel Santos nënshkroi një marrëveshje paqeje me ta, pas së cilës shumica e anëtarëve dorëzuan armët në vitin 2017.

Nga FARC më pas u formua një parti politike që, në bazë të marrëveshjes, fitoi edhe disa vende në parlament.

Grupi rebel EMC është formuar nga ish-anëtarë të FARC-ut që nuk pranuan marrëveshjen për ndërprerjen e luftimeve. Aktivitetet e këtij grupi financohen, ndër të tjera, përmes tregtisë së kokainës. /Telegrafi/

#ATENCIÓN. Se conoce video del momento en el que es derribado por un drone, helicóptero de la Policía en el mpio/Amalfi (Antioquia). Autoridades informaron que hay un saldo de seis miembros de la Fuerza Pública fallecidos y por lo menos siete lesionados.

En desarrollo… https://t.co/SP3TpgQ9SU pic.twitter.com/PHGr1TIhAB

— Colombia Oscura (@ColombiaOscura_) August 21, 2025

The post Ferr në rrugët e Kolumbisë – kartelet e drogës rrëzojnë një helikopter, të paktën 18 të vdekur appeared first on Telegrafi.

Rritet me 40 për qind numri i vrasjeve në Ekuador – koha më e përgjakshme në dekadat e fundit

21 August 2025 at 23:58

Numri i vrasjeve në Ekuador është rritur me 40.36 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit.

Me 5268 vrasje, kjo është periudha më e dhunshme shtatëmujore e regjistruar në dekadën e fundit, një rritje nga 3,753 vrasje të regjistruara nga janari deri në korrik të vitit të kaluar.

Sipas raportit të ministrisë, shumica e viktimave ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 34 vjeç, dhe shumica e vrasjeve janë kryer me armë zjarri, raporton reuters.

Numri i vrasjeve në këtë vend të Amerikës së Jugut është rritur pavarësisht përpjekjeve të presidentit Daniel Noboa për të frenuar dhunën e bandave.

Noboa, i zgjedhur president këtë vit, ka vendosur ushtrinë në rrugë dhe ligjvënësit kanë miratuar reforma që, sipas tij, synojnë të ndihmojnë në luftën kundër krimit, përfshirë dënime më të ashpra për kontrabandën e drogës.

Sipas të dhënave të ministrisë, vrasjet në vitin 2024 kishin rënë me 15 për qind.

Qeveria ia atribuon rritjen e dhunës muajt e fundit përplasjeve midis anëtarëve të bandave që kërkojnë të marrin kontrollin e rrugëve të kontrabandës së drogës, të cilat janë nën presion të shtuar nga forcat e sigurisë.

Muajin e kaluar, qeveria ekstradoi drejt SHBA-së liderin e bandës “Los Choneros”, Jose Adolfo Macias Villamar, i njohur si “Fito”, ku ai po përballet me akuza për kontrabandë droge dhe armësh. /Telegrafi/

The post Rritet me 40 për qind numri i vrasjeve në Ekuador – koha më e përgjakshme në dekadat e fundit appeared first on Telegrafi.

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

27 July 2025 at 15:38

Artur Hoxhosmani ose siç njihet ndryshe në botën e krimit si “Turi Burrelsi”, së bashku me Plaurent Dervishaj nga Durrësi, rezultojnë të jenë personat kryesorë që kishin ngritur në këmbë një rrjet të fuqishëm të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Paralelisht me biznesin e paligjshëm […]

The post FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë appeared first on BoldNews.al.

SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë

26 July 2025 at 16:45

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë) […]

The post SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Elbasan, Prokuroria çon për gjykim 13 persona

22 July 2025 at 12:32

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim ndaj 13 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine, të cilët ushtronin veprimtarinë e ndaluar të prostitucionit. Më konkretisht të pandehur janë marrë shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët kanë qenë tutorët, 8 vajza të […]

The post Vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Elbasan, Prokuroria çon për gjykim 13 persona appeared first on BoldNews.al.

“Pa rregulla, pa kufij”, një dokumentar për gjurmët shqiptare në zinxhirin global të kokainës

9 June 2025 at 13:15

Dokumentari “Pa rregulla, pa kufij” trajton mënyrën sesi grupet shqiptare janë bërë lojtarë kyç në tregtinë globale të kokainës, veçanërisht në Ekuador dhe Kolumbi, përmes një rrjeti emisarësh dhe bashkëpunëtorësh lokalë.

Në dokumentar flasin gazetarët kolumbianë Diana Durán dhe Felipe Morales Sierra, të cilët japin një panoramë të evolucionit të krimit të organizuar në Kolumbi, nga koha e karteleve të njohura të Medellín dhe Cali, deri tek grupet e reja të lidhura me struktura paramilitare.

Durán dhe Morales theksojnë se lidhjet me krimin shqiptar filluan pas viteve 2000, kur emisarë shqiptarë nisën të shfaqen në Amerikën Latine për të porositur drejtpërdrejt dërgesat e kokainës.

Prokurori i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Alfred Shehu, tregon për punën që është bërë së fundmi për të luftuar këtë prirje të grupeve kriminale.

Gazetarët shqiptarë Fatjona Mejdini nga Global Initiative against Transnational Organized Crime (GI-TOC) dhe Xhevahir Zhabina analizojnë me detaje përfshirjen në rritje të grupeve shqiptare në trafikun ndërkombëtar, veçanërisht në Ekuador, ku operojnë gjithnjë e më shpesh me bashkëpunëtorë lokalë dhe rrugë të sigurta drejt Evropës.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Vehap Kola flet për sfidat e sistemit shqiptar në përballjen me pastrimin e parave që vijnë nga ky trafik. Ai paralajmëron për rreziqet e mëdha që ky aktivitet paraqet për ekonominë dhe sigurinë publike në vend.

Dokumentari përbën një thirrje për reflektim mbi mungesën e kontrollit institucional dhe mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur këto rrjete kriminale që veprojnë “pa rregulla, pa kufij”.

Kliko këtu për të lexuar versionin e transkriptuar të dokumentarit.

Intervista e plotë me Fatjona Mejdinin:

Intervista e plotë me Vehap Kolën:

Shiko gjithashtu:

The post “Pa rregulla, pa kufij”, një dokumentar për gjurmët shqiptare në zinxhirin global të kokainës appeared first on Citizens.al.

Drogë nga Amerika Latine/ Detaje nga aksioni në Shkodër, u trafikua rreth 1 ton drogë. Kush është ish-zyrtari i policisë në kërkim

By: xhir jeta
11 July 2025 at 13:06

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i SPAK në Shkodër, i cili vjen një ditë pasi e ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Mësohet se grupi në fjalë akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për rreth 800 kg – 1000 kg lende narkotike.

Aksioni ka nisur në orët e pare të mëngjesit në Shkodër.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se deri më tani mësohet se janë prerë 13 urdhër arreste me firmë të prokurorit Adnan Xholi, nga të cilët janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, për të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai.

Mes të kërkuarëve është edhe ish zyrtari i policisë Erjon Dani, i cili ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin 3 në Tiranë, si shef krimesh, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Urdhër arrestet janë lëshuar me akuzat e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës si edhe trafik i lëndëve narkotike,ndërsa aksioni vjen pas zbërthimit të përgjimeve në Sky Ecc. /abcnews.al

La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa – përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës

9 July 2025 at 22:38

Luftërat e karteleve në Meksikë po përshkallëzohen në mënyrë alarmante, me përdorimin e teknologjisë ushtarake që sjell një dimension të ri dhe më vdekjeprurës në përplasjet mes grupeve kriminale.

Sipas burimeve të sigurisë në terren, karteli La Linea – një degë e dhunshme e ish-kartelit Juarez – po përdor dronë të armatosur me bomba për të goditur objektiva të kartelit rival Sinaloa, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.

Videot dhe raportet nga terreni tregojnë dronë që shpërthejnë mbi automjete të kartelit Sinaloa në rajone rurale, duke shkatërruar pajisje dhe duke vrarë ose plagosur anëtarë të grupit kundërshtar, raportojnë mediat.

🇲🇽 #Mexico: Drone footage shows “La Línea” faction of the Juárez Cartel conducting air-dropped IED strikes against rival Sinaloa Cartel members in Chihuahua. Armed drones were used to deliver improvised grenades on targets.

La Línea (The Line) is the leading faction of the… pic.twitter.com/FIR6lT6Sm2

— POPULAR FRONT (@PopularFront_) July 9, 2025

Ky zhvillim tregon një përshkallëzim serioz të taktikave të përdorura në këto luftëra të përgjakshme mes karteleve, të cilat gjithnjë e më shumë po ngjasojnë me konflikte të armatosura të nivelit paramilitar.

Përdorimi i dronëve të armatosur, që dikur ishte ekskluzivitet i ushtrive shtetërore, tani po bëhet pjesë e arsenaleve të grupeve kriminale, duke rritur rrezikun për popullatën civile dhe sfiduar kapacitetet e autoriteteve për të garantuar rendin.

Përplasjet janë përqendruar kryesisht në shtetet veriore të Meksikës, pranë kufirit me SHBA-në, ku kontrolli mbi rrugët e kontrabandës së drogës dhe armëve mbetet jashtëzakonisht i ashpër.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo është një fazë e re dhe shumë më e rrezikshme e dhunës së karteleve në Meksikë, dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare për të frenuar përhapjen e teknologjisë ushtarake në duart e grupeve kriminale. /Telegrafi/

The post La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa – përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës appeared first on Telegrafi.

Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar, viktima dhe mungesë elektriciteti

4 July 2025 at 12:48

Ndërkohë që Europa po goditet nga i nxehti vdekjeprurës, një i ftohtë i paprecedentë po Argjentinën, Kilin dhe Uruguain, duke i marrë jetën të paktën 15 personave dhe duke i detyruar qeveritë të kufizojnë përdorimin e gazit natyror dhe të ngrenë strehimore emergjente.

Një masë ajri polar nga Antarktida po ndikon në rajon, duke ulur temperaturat shumë nën 0°C në këto tre vende të Amerikës Latine.

Në Argjentinë, të paktën nëntë persona të pastrehë kanë vdekur për shkak të të ftohtit këtë, sipas organizatës joqeveritare Proyecto 7.

Në Buenos Aires, temperatura ra në -1.9°C të mërkurën, niveli më i ulët në 34 vite. Ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga kërkesa e lartë lanë mijëra njerëz pa energji për më shumë se 24 orë në disa zona. Bora ka mbuluar edhe plazhet Atlantike të Argjentinës, ndërsa në komunitetin e vogël Patagonian të Macinchao, temperatura ra në -18°C të martën.

Qeveria pezulloi të mërkurën furnizimin me gaz natyror për bizneset dhe stacionet e benzinës për të siguruar që kishte mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e familjeve.

Autoritetet në Uruguai, ku temperaturat ranë nën zero në disa zona, shpallën një “alarm të kuq” mbarëkombëtar pasi gjashtë persona vdiqën. Sipas alarmit të kuq, qeveria mund t’i zhvendosë të pastrehët në strehimore të përkohshme.

Në Montevideo, temperatura më e lartë e regjistruar më 30 qershor ishte 5.8°C, niveli më i ulët që nga viti 1967, sipas meteorologut Mario Bidegain.

Kili ka aktivizuar gjithashtu një plan strehimi për të pastrehët. Në qytetin Chilan, 400 kilometra në jug të Santiagos, termometri tregoi -9.3° Celsius, sipas agjencisë meteorologjike të vendit.

Borë ra në disa zona të Shkretëtirës Atacama, më e thata në botë, për herë të parë në një dekadë.

“Ajo që po ndodh këtë javë në Kili dhe më gjerësisht në Bririn e Amerikës së Jugut është një valë e ftohtë e shkaktuar nga lëvizja masive e ajrit polar nga Antarktida”, tha Raul Cordero, një klimatolog në Universitetin e Santiagos.

Situata pritet të përmirësohet në ditët në vijim.

The post Nga bora në plazhe te temperaturat -18°C, Amerika e Jugut ngrin nga ajri polar, viktima dhe mungesë elektriciteti appeared first on Sot News | Lajme.

Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

By: user 5
1 July 2025 at 18:47

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale nr. 108 të vitit 2024 ndaj dy të pandehurve kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Gëzim Bakalli (i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilët, sipas SPAK, kanë qenë pjesë aktive e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës që operonte mes Amerikës Latine, Gjermanisë dhe Zvicrës, përmes Shqipërisë.

Akuzat ndaj Gëzim Bakallit:

Sipas hetimeve, Bakalli ka qenë drejtues dhe financues i aktivitetit kriminal në 15 episode të ndryshme të trafikimit të drogës, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Ai akuzohet për:

Trafikim të lëndëve narkotike në formë të përsëritur dhe në bashkëpunim (nenet 283/a/2, 28/4, 334/1)
Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1)
Falsifikim të dokumenteve zyrtare: pasaportë, patentë dhe kartë identiteti kosovare
Akuzat ndaj Erjon Locit:

Loci akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në të paktën 6 episode. Ai dyshohet se ka ndihmuar në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në territorin zviceran.

Hetimi ndërkombëtar dhe sekuestrimet:

Procedimi penal është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit. Hetimet janë kryer përmes metodave speciale, përfshirë përgjimet në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”.

Si rezultat i operacionit të përbashkët janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti nga 86.9% në 44.2%)

22.25 kg heroinë (pastërti nga 62% në 30.7%)

1 kg kokainë (në tentativë)

2 kg marijuanë

10,000 tableta ecstasy

2 armë zjarri (SIG 210 dhe SIG 220), municion luftarak

Aksesorë luksi: një orë “Rolex” dhe një “Hublot”

6 telefona celularë, pajisje regjistruese, kapuçë maskimi

Dokumente pasurish dhe kontrata të dyshimta

Hetimet vijojnë për persona të tjerë

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, SPAK ka vendosur të ndajë një pjesë të hetimeve në një procedim të ri penal nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin hetimet janë ende në vijim.

Grupi, sipas SPAK, ka operuar në mënyrë të organizuar ndër vite (2018–2024) duke trafikuar dhe tregtuar sasira të mëdha droge në Zvicër dhe vende të tjera europiane.

The post Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal appeared first on Lapsi.al.

Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares

By: V K
28 June 2025 at 11:46

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Peru, pas gjetjes së trupit të copëtuar të Fabiola Alejandra Caicedo Piña, 19 vjeç, e njohur në rrjetet sociale si një nga yjet e rinj të TikTok-ut. E reja venezueliane ishte shpallur e humbur që në fillim të qershorit.

Pjesë të trupit të saj u zbuluan më 9 qershor nga punonjës të një impianti të trajtimit të ujit në Lima, të futura në çanta plastike pranë objektit. Identifikimi u bë përmes tatuazheve që kishte në trup, përfshirë shkrimin “Love me for who I am”.

Më 15 dhe 19 qershor u gjetën pjesë të tjera të trupit, por disa ende mungojnë. Policia dyshon se ajo është mbytur përpara se të copëtohej, ndërsa ka shenja që sugjerojnë torturë, përfshirë djegie me cigare në këmbë.

Hetimet po ndjekin dy pista kryesore: njëra lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore, një problem në rritje në Lima; tjetra me hakmarrje të mundshme, për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes së partnerit të saj, Mayner Giménez Castrillo, me të cilin Caicedo u zhvendos në Peru në vitin 2022. Ai vdiq disa muaj më vonë dhe familja e tij ka ngritur akuza të rënda ndaj të ndjerës.

Autoritetet dyshojnë se ajo është joshur natën e krimit nga persona të njohur, dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë. Deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë bërë publike emra të dyshuarish.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të gjerë dhe i ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e grave të reja emigrante në qytetet e mëdha të Amerikës Latine.

The post Ngjarje tronditëse/ Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i 19-vjeçares appeared first on Albeu.com.

Po argëtoheshin dhe vallëzonin nën tingujt e muzikës live, persona të armatosur hapën zjarr mbi të ftuarit – 12 të vrarë në Meksikë

26 June 2025 at 11:34

Të ftuarit po vallëzonin nën tingujt e muzikës live që luhej, kur persona të armatosur hapën zjarr.

Dymbëdhjetë persona u vranë në një sulm ndaj një feste në Meksikë. Mediat raportuan gjithashtu disa të plagosur, përfshirë një fëmijë.

Sulmi ndodhi të mërkurën në mbrëmje në qytetin qendror të Irapuato-s, tha policia, transmeton Telegrafi.

Fillimisht nuk kishte informacion në lidhje me motivet.

“Hetimi është duke vazhduar”, tha presidentja Claudia Sheinbaum.

Festa po zhvillohej jashtë dhe po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook, kur sulmuesit mbërritën dhe hapën zjarr.

Në kohën e sulmit, një grup muzikor thuhet se po luante muzikë ndërsa festuesit po vallëzonin.

Fëmijë thuhet se ishin gjithashtu në festë. Raportet e medias tregojnë se të paktën një fëmijë është midis të plagosurve.

Irapuato, një qytet me afërsisht 660,000 banorë, ndodhet rreth 330 kilometra në veriperëndim të qytetit Mexico City  në shtetin e Guanajuato-s.

Për vite me radhë, rajoni është prekur nga dhuna nga kartelet e drogës dhe grupe të tjera kriminale. /Telegrafi/

Lo que ocurrió en Irapuato, Guanajuato, no fue un simple hecho de inseguridad, es terrorismo en su máxima expresión.

Hace unos días Claudia Sheinbaum decía que México era factor de paz. No se puede ser más cínica, México es un infierno gracias a la ineptitud y/o complicidad de… pic.twitter.com/wrEmOJI0LM

— Arturo Villegas (@ArturoVillegasQ) June 25, 2025

The post Po argëtoheshin dhe vallëzonin nën tingujt e muzikës live, persona të armatosur hapën zjarr mbi të ftuarit – 12 të vrarë në Meksikë appeared first on Telegrafi.

Panamaja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të trazirave në rajonin e bananeve

21 June 2025 at 08:30

Panamaja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonin e saj kryesor prodhues të bananeve, pasi dyqanet u plaçkitën dhe ndërtesat u vandalizuan në protestat e vazhdueshme për reformën e pensioneve.

Qeveria thotë se të drejtat kushtetuese do të pezullohen për pesë ditët e ardhshme në provincën veriperëndimore të Bocas del Toro, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Masa kufizon lirinë e lëvizjes dhe i lejon policisë të bëjë arrestime pa urdhër arresti.

Trazirat në rajon filluan një muaj më parë, kur sindikata lokale e punëtorëve të bananeve iu bashkua një proteste mbarëkombëtare kundër shkurtimeve të propozuara të pensioneve dhe shpalli grevë.

ENTÉRATE PANAMÁ 🇵🇦
Continúan las protestas y desmadres en Bocas del toro . pic.twitter.com/Zr675V482v

— Klassopty🇵🇦 (@klassopty) June 20, 2025

“Përballë prishjes së rendit dhe akteve të dhunës sistematike, shteti do të zbatojë mandatin e tij kushtetues për të garantuar paqen”, tha Juan Carlos Orillac, ministër i presidencës.

Masa, shtoi ai, do të lejonte “shpëtimin e provincës” nga radikalët.

Protestat në të gjithë kombin latino-amerikan shpërthyen në mars për shkak të reformës së pensioneve.

Në Bocas del Toro, trazirat janë udhëhequr kryesisht nga punëtorët në një plantacion bananesh të Chiquita Brands.

Dueños de locales en Bocas del Toro están casando de los vandalismo, salieron con machetes a defender sus locales. pic.twitter.com/7gjiMCuUH1

— José Luis Ríos M. (@jriosmoran) June 20, 2025

Përballja u përshkallëzua muajin e kaluar pasi kompania pushoi nga puna mijëra punonjës në grevë.

Protestuesit kanë ngritur postblloqe në provincë, shpesh duke u përleshur me policinë.

Më parë këtë javë, turmat dëmtuan një nga objektet e Chiquita Brands, si dhe një aeroport lokal. /Telegrafi/

The post Panamaja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të trazirave në rajonin e bananeve appeared first on Telegrafi.

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës

By: Ela
19 June 2025 at 14:12

Nga Kolja Gaertner Mafia e drogës ka zhvilluar një metodë të re trafiku që nuk zbulohet me mjetet tradicionale. Meqë kontrolli i trafikut detar dhe ajror mes Amerikës së Jugut dhe Europës është bërë gjithnjë e më efektiv, kartelet kolumbianë të kokainës u zhvendosën në Kosta Rikën e Amerikës Qendrore dhe krijuan një manovër të […]

The post Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës appeared first on BoldNews.al.

A po zgjohet ushtria famëkeqe guerile – 19 sulme anembanë Kolumbisë, të paktën shtatë të vrarë

11 June 2025 at 19:53

Në Kolumbi gjatë ditës së djeshme u kryen plot 19 sulme në mbarë vendin, dhe mediat lokale i lidhën këto sulme me ushtrinë guerile që ishte shuar zyrtarisht, e cila ka vepruar gjatë 50 viteve të fundit – Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC).

Sipas raportimeve të mediave në Kolumbi, mënyrat e sulmeve përfshinin bomba në vetura, dronë dhe të shtënat me armë, dhe ndodhën në rajonet perëndimore Cauca dhe Valle del Cauca.

Raportimet e policisë thonë se u vranë të paktën shtatë persona, prej të cilëve dy ishin policë.

Objektivat e sulmeve ishin stacionet e policisë, ndërtesat komunale dhe civile, shkruan BBC.

Ministria përshkroi dhunën si “një reagim të dëshpëruar të grupeve të armatosura të paligjshme ndaj operacioneve masive të ushtrisë dhe policisë, të cilat kanë shkatërruar strukturat dhe ekonomitë e tyre të paligjshme”.

Kryetari i qytetit më të madh në rajonin e Cali-t tha se qyteti është kthyer në vitin 1989, kur ishte goditur nga trafiku i drogës dhe dhuna e kartelit.

Sulmet erdhën disa ditë pas një atentati të dështuar ndaj kandidatit të djathtë për president, Miguel Uribe Turbay, në kryeqytetin Bogotë, ndërsa ai po i drejtohej mbështetësve të tij.

Megjithëse askush nuk ka marrë përgjegjësi zyrtarisht, mediat lokale i lidhën sulmet me Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC), grupin guerilas që ka vepruar nga viti 1966 deri në 2017.

Edhe pse është shpallur zyrtarisht e shuar, mënyra e kryerjes së këtyre sulmeve dhe fakti që objektivat ishin ndërtesa komunale dhe të policisë, të çojnë në përfundimin se sulmet i kanë kryer anëtarë të këtij grupi.

Gjatë periudhës kur ishin aktivë formalisht, forcat e FARC-ut zhvillonin luftë guerile kundër qeverisë së Kolumbisë, duke synuar të merrnin pushtetin dhe të krijonin një shtet komunist.

Metodat e tyre përfshinin rrëmbimin, shantazhin dhe prodhimin dhe shpërndarjen e drogës. Për këtë arsye shpesh ishin në përplasje me kartelët kolumbianë, përfshirë kartelin e Medellinit, që drejtohej nga Pablo Escobar. /Telegrafi/

The post A po zgjohet ushtria famëkeqe guerile – 19 sulme anembanë Kolumbisë, të paktën shtatë të vrarë appeared first on Telegrafi.

❌
❌