Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkarkohen dy zyrtarë në Komunën e Zveçanit, Peci: Arsyetimet e paraqitura nga kryetari janë të pabazuara

15 January 2026 at 09:47


Ish kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka kundërshtuar vendimin e kryetarit aktual të kësaj komune, Dragisha Milloviq për moskonfirimin e kontratave të punës për dy zyrtarët komunalë shqiptarë.

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është i pabazuar dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“Si ish-kryetar i Komunës së Zveçanit dhe aktualisht asambleist në këtë komunë, shpreh kundërshtimin tim të plotë ndaj vendimit të kryetarit aktual, z. Dragisha Milloviq, për moskonfirmimin e kontratave të punës për dy zyrtarë komunalë shqiptarë. Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është i pabazuar dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Sipas ligjit në fuqi, pas përfundimit të periudhës provuese gjashtëmujore, nëse brenda 24 orëve nga data e përmbushjes së kësaj periudhe nuk merret vendim për ndërprerje, kontrata e punës vazhdohet automatikisht. Në këtë rast, ky afat ligjor është tejkaluar, prandaj vendimi i marrë nuk ka efekt juridik”, ka shkruar ai.

Sipas tij, arsyetimet e paraqitura nga kryetari aktual janë të pabazuara, veçanërisht pretendimi për vlerësim të dobët të punës nuk qëndron “pasi gjatë mandatit tim si kryetar i Komunës së Zveçanit, puna e këtyre dy zyrtarëve është vlerësuar pozitivisht për pesë muaj radhazi, duke përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mënyrë profesionale”.

“Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe një padrejtësi institucionale që dëmton funksionimin e administratës komunale dhe parimin e barazisë. Kërkoj që ky vendim të rishqyrtohet urgjentisht dhe të respektohen ligjet, procedurat dhe të drejtat e zyrtarëve komunalë. Do të vazhdoj të angazhohem që institucionet komunale të veprojnë në përputhje me ligjin dhe interesin e qytetarëve të Komunës së Zveçanit”, ka shkruar ndër të tjera Peci. /Telegrafi/


Hiqet moratoriumi për gjuetinë, rregullat dhe zonat ku lejohet aktiviteti

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Moratoriumi për gjuetinë, pas më shumë se një dekade, është hequr, duke lejuar këtë aktivitet në zona të caktuara, sipas rregullave të parashikuara në ligjin e ri të “Për gjuetinë”.

Pas miratimit në Kuvend më 12 dhjetor, ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ky ligj siguron mbrojtjen dhe ruajtjen e diversitetit biologjik të habitateve natyrore të faunës dhe florës së egër gjatë ushtrimit të gjuetisë.

Tashmë ligji mbron të drejtën e gjuetarëve dhe nxit bashkëpunimin midis tyre dhe menaxhuesit të zonës, si dhe mes strukturave të parashikuara në këtë ligj për ruajtjen dhe menaxhimin e faunës së egër dhe të habitatit të saj.

Gjithashtu ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave  për mbrojtjen e faunës së egër dhe ruajtjen e biodiversitetit, ofrimin e mekanizmave për menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar faunën e egër si pasuri kombëtare, që administrohet dhe mbrohet me ligj.

Ligji përcakton zonat e gjuetisë, duke përjashtuar specifikisht zonat ku ndalohet veprimtaria e gjuetisë, institucionet përgjegjëse dhe rregullat për monitorimin dhe kontrollin, për të garantuar që gjuetia të zbatohet në mënyrë rigoroze, duke ruajtur tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshën ekologjike.

Gjuetia ushtrohet vetëm ndaj individëve të llojeve të faunës së egër, vendase ose migratore, që jetojnë në gjendje të lirë, në kushte natyrore ose gjysmë të egra, si dhe ndaj atyre që janë riprodhuar për t’u gjuajtur në zonat e gjuetisë. Individët e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, miratohen me urdhër të ministrit.
Nuk janë objekt i gjuetisë dhe ndalohet gjuetia ndaj individëve të llojeve të faunës së egër, të mbrojtura nga konventat ndërkombëtare, të faunës së egër që janë të rralla, të kërcënuara, në rrezik zhdukjeje dhe që bëjnë pjesë në listën e llojeve të mbrojtura.
Gjuetia për qëllime kërkimore-shkencore përfshin gjuetinë ose zënien e kafshëve të egra për hulumtime shkencore, për qëllime mësimore në institucionet e arsimit të mesëm e të lartë, si dhe për shumim të kafshëve për gjah.
Institucionet, institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor mund të realizojnë veprimtari gjuetie për qëllime kërkimore-shkencore vetëm në bashkëpunim me gjuetarë të pajisur me leje të vlefshme gjuetie, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjuetia zhvillohet vetëm në zonat për ushtrimin e gjuetisë që përfshihen në fondin pyjor dhe kullosor jashtë territorit të zonave të mbrojtura, në tokat bujqësore, në sipërfaqet ujore të brendshme, në toka të pafrytshme, të populluara me lloje të faunës së egër, objekt gjuetie, dhe shtrihen në sipërfaqe që janë me pronësi shtetërore apo private.

Në projektligj janë parashikuar edhe zonat e lejuara për gjueti.

Zonat e lejuara për gjueti shtrihen në sipërfaqe jo më të vogla se 500 ha në zonat fushore dhe jo më të vogla se 1000 ha në zonat malore, ndërsa rezervatet e mbarështimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohen në sipërfaqe jo më të vogla se 50 ha dhe kufijtë i propozohen ministrisë nga njësitë përgjegjëse për gjuetinë.
Strukturat përgjegjëse për natyrën dhe biodiversitetin pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me shoqatat dhe federatat, që operojnë në fushën e gjuetisë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i propozojnë ministrisë përgjegjëse për gjuetinë zonat e gjuetisë dhe kufijtë.
/k.s/r.e/a.f/

The post Hiqet moratoriumi për gjuetinë, rregullat dhe zonat ku lejohet aktiviteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktakuzë ndaj një zyrtari doganor, dyshohet se lejoi kalimin pa kontroll të një automjeti komercial, gjersa kishte mallra në vlerë mbi 11 mijë euro

26 December 2025 at 10:18


Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.

“I njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti komercial të tipit ‘Mercedes Sprinter’, të cilin e drejtonte A.K., të cilin e ka regjistruar në sistem si të zbrazët”, thuhet në njoftim.

I njëjti dyshohet se pas kalimit të pikës kufitare, automjeti është ndaluar nga njësia për antikontrabandë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ishte i ngarkuar me mallra komerciale në vlerë prej 11,457.60 euro.

Pas kryerjes së ekspertizës financiare, ka rezultuar se i njëjti, buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm material në shumë prej 3,414.36 €.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, po ashtu përveç dënimit kryesor t’i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik. /Telegrafi/

Festat shtetërore, qytetarët e Maqedonisë në vitin 2026 do të kenë shtatë fundjava të zgjatura

24 December 2025 at 20:48


Në vitin 2026, qytetarë e Maqedonisë i presin 7 fundjava të zgjatura, me gjithë festat fetare, numri arrin në 10 fundjava të zgjatura.

Programi për ditët jo pune dhe festat zyrtare në vitin 2026 do t'ju lejojë të planifikoni fundjavat tuaja në kohë.

Në vitin 2026, do të ketë gjithsej 7 fundjava të zgjatura për të gjithë qytetarët, dhe për qytetarët e besimit ortodoks do të ketë edhe tre të tjera, pra gjithsej 10.

Më poshtë është lista e ditëve jo pune dhe festave zyrtare:

Për të gjithë qytetarët:

1 Janar (e Enjte), Viti i Ri
7 Janar (e Mërkurë), Krishtlindjet ortodokse
20 Mars (e Premte), Bajrami i madh
13 Prill (e Hënë), dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks
1 Maj (e Premte), Dita e Punëtorëve
24 Maj (e Diel) "Shën Kirili dhe Metodi" - ditë jo pune është 25 Maj (e Hënë)
2 Gusht (e Diel), Dita e Republikës - ditë jo pune është 3 Gusht (e Hënë)
8 Shtator (e Martë), Dita e Pavarësisë
11 Tetor (e Diel), Dita e Kryengritjes Popullore - ditë jo pune është 12 Tetor (e Hënë)
23 Tetor (E premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 Dhjetor (E martë), “Shën Klementi i Ohrit”

Për qytetarët e besimit ortodoks:

6 Janar (E martë), Nata e Krishtlindjeve

19 Janar (E hënë), Epifania

10 Prill (E premte), E Premtja e Madhe, e premtja para Pashkëve

29 Maj (E premte), Pentekosti, e premtja para Pentekostit

28 Gusht (E premte), Ngritja e Virgjëreshës së Bekuar Mari

Për qytetarët e besimit katolik:

6 Prill (E hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve

1 Nëntor (E diel), Dita e Gjithë Shenjtorëve

25 Dhjetor (E premte), dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Për besimtarët e fesë islame:

27 Maj (E mërkurë), Kurban Bajrami

Për qytetarët shqiptarë:

22 Nëntor (E diel), Dita e Alfabetit Shqip

Për qytetarët serb:


27 Janar (e Martë), Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin komunitetit rom:

8 Prill (e Mërkurë), Dita Ndërkombëtare e Romëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit vlleh:

23 Maj (e Shtunë), Dita Kombëtare e Vllehëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit hebraik:

21 Shtator (e Hënë), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur

Për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak:

28 Shtator (e Hënë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit turk:

21 Dhjetor (e Hënë), Dita e Mësimit të Gjuhës Turke

Prokuroria dërgon tre zyrtarë të Bashkisë Fier në gjyq

24 December 2025 at 12:59

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre zyrtarë të akuzuar për abuzim me detyrën.

Prokuroria dërgoi në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës dhe shtetasen A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se e pandehura A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta.

Gjithashtu, mbi ushtrimin e ndikimit të paligjshëm prej të pandehurës mbi drejtoritë në varësi, janë realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar në vlera më të ulta. E pandehura A.H., ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek Drejtoresha e Taksave në Bashkinë Fier për të kryer përllogaritje të parregullt të taksave subjektit “R…” shpk, si dhe për të lëshuar një vërtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, ndërkohë që ai ka pasur taksa pa paguar në një vlerë të konsiderueshme.

Ndërsa e pandehura A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar (konceptuar) fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale për subjekte të caktuara dhe, pasi u janë njoftuar subjekteve të cilët kanë bërë ankesa, vlera ka ndryshuar, duke u ulur në disa raste edhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak.

E pandehura ka realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar ata me taksa në vlerë më të ulët se ajo për të cilën ata duhej të taksoheshin. Gjithashtu, nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT. Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

/m.m/a.f/

The post Prokuroria dërgon tre zyrtarë të Bashkisë Fier në gjyq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Komuna e Tetovës, qendër dinamike arsimore dhe kulturore

23 December 2025 at 16:37

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës.

Spiropali u prit fillimisht nga kryetari i komunës Bilall Kasami.

Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

“Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore.

Kryediplomatja shprehu emocione nga performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku, siç theksoi ajo, një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë.

Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickosk dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit fqinj.

Nga vizita e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në Komunën e Tetovës
1 nga 12

/e.i/j.p/

The post Spiropali: Komuna e Tetovës, qendër dinamike arsimore dhe kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

21 December 2025 at 15:04

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

Ditën e hënë në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës zyrtare, Spiropali do të theksojë rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale.

Spiropali do të zhvillojë një darkë pune me zëvendëskryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.

Spiropali do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.

Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.

Spiropali do të takohet me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me zonjat deputete nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.

Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

/m.q/j.p/

The post Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit Fadil Ismajli si ndërmjetësues

20 December 2025 at 15:25


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq, për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë, të siguruara nga “Betimi për Drejtësi” të dyshuarit kanë krijuar një rrjet të mirëorganizuar që synonte përfitime të kundërligjshme nga kompensimet për pronat e shpronësuara, duke shkelur ligjet për shpronësim dhe duke realizuar propozim-ankesa të vonuara ligjërisht.

Sipas Prokurorisë, avokatja Mirlinda Bllata-Dibrani ka parashtruar propozim-ankesa për ish-pronarët e pronave të shpronësuara, edhe pasi afatet ligjore kishin kaluar dhe kompensimi ishte dhënë më parë.

Gjithashtu, Bllata-Dibrani ka marrë paratë e ekzekutuara nga thesari i shtetit dhe i ka transferuar tek të dyshuarit e tjerë sipas përqindjeve të dakorduara në rrjetin e përfitimeve të paligjshme.

Gjyqtari Jovica Mitroviq dhe përfaqësuesit e Avokaturës Shtetërore, përfshirë Naim Krasniqin, sipas pretendimeve të Prokurorisë, nuk kanë kundërshtuar këto ankesa dhe kanë lejuar përfundimin e propozim-ankesave me Ujdi Gjyqësore, duke legalizuar pagesat përfituesve në mënyrë të parregullt. Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë krijuar mundësinë që ish-pronarët e kompensuar më parë të përfitojnë sërish, duke përfshirë edhe përfitime për vetë të dyshuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit të nënshkruar nga prokurori special, Dren Paca, thuhet se i dyshuari Fadil Ismajli ka marrë shumicën e parave nga ekzekutimi i pagesës (rreth 210,000 euro) dhe i ka dorëzuar ato tek Bedri Dibrani, i cili më pas i ka shpërndarë mes të dyshuarve të tjerë: 4,000 euro për Jovica Mitrović, 5,900 euro për Shaban Tërbunja, 9,500 euro për Goran Llazic, 9,000 euro për Naim Krasniqi dhe 7,000 euro për Ridvan Krasniqi.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, Fadil Ismajli funksiononte si ndërmjetës kyç, duke koordinuar transferimin e parave dhe siguruar respektimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e fitimeve të paligjshme.

Prokuroria pretendon se Goran Llazic dhe Bedri Dibrani janë kapur në flagrancë duke numëruar dhe ndarë paratë, ndërsa dokumentet dhe blloqet e shënimeve të gjetura tek Llazic tregojnë planin e shpërndarjes dhe përfituesit e dyfishtë, duke përfshirë përqindjet që i përkasin secilit të dyshuar në rrjet.

Për Shaban Tërbunja, Prokuroria thotë se ka marrë pjesë në shpërndarjen e përfitimeve duke ndihmuar në transferimin dhe dorëzimin e shumave sipas marrëveshjeve paraprake, ndërsa Naim Krasniqi dhe Ridvan Krasniqi kanë përfituar nga shpërndarja e parave.

Prokuroria ka mbledhur prova materiale përmes monitorimit të fshehtë të bisedave, kontrollit të vendbanimeve, sekuestrimit të pajisjeve elektronike dhe intervistimit të dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Pretendimet e Prokurorisë tregojnë se të dyshuarit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, duke krijuar një mekanizëm të strukturuar për të përfituar padrejtësisht, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar dhe institucional ndaj shtetit të Kosovës dhe duke rrezikuar përsëritjen e veprave të njëjta.

Sipas Prokurorisë, ekziston rreziku i arratisjes për të dyshuarit me lidhje dhe pronë jashtë vendit, si dhe rreziku që ata të ndikojnë në dëshmitarë ose të pengojnë rrjedhën normale të procedurës gjyqësore. Pretendimet e Prokurorisë theksojnë se paraburgimi është i vetmi mjet adekuat për të parandaluar asgjësimin e provave dhe për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor.

Sipas dosjes së Prokurorisë, veprimet e secilit të dyshuar, duke përfshirë parashtrimin e propozim-ankesave të parregullta nga Bllata-Dibrani, miratimin e tyre nga Mitrović dhe përfaqësuesit e Avokaturës, shpërndarjen e parave nga Fadil Ismajli dhe Bedri Dibrani, dhe pjesëmarrjen e tjerëve në mekanizmin e rrjetit, tregojnë pjesëmarrje aktive në një rrjet korrupsioni të orkestruar, duke shkelur ligjet dhe duke minuar besimin publik në institucionet shtetërore.

Të enjten, më 18 dhjetor, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme se është finalizuar një operacion kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku janë arrestuar disa zyrtar ëlidhur me procesin e shpronësimit të pronave. Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka njoftuar ndaj gjyqtarit i përfshirë në këtë rast do të merren masa. /BetimipërDrejtësi/

Vendimi i Supremes në favor të ushtarëve të FSK-së, ndryshohet rregullorja e udhëtimeve zyrtare

17 December 2025 at 15:43


Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar kërkesën e KDI-së për anulimin e një pjese të Rregullores për kompensimin e udhëtimeve zyrtare.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook të KDI-së.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë drejtuar KDI-së për të kërkuar ndihmë ligjore pasi nuk po kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit kur shërbenin më shumë se një muaj.

“Pas shqyrtimit të rastit, #KDI ka gjetur se rregullorja në fuqi i vendoste ata në një pozitë të padrejtë. Gjykata Supreme tani e ka vërtetuar këtë, duke konfirmuar se rregullorja kishte tejkaluar ligjin dhe duhej ndryshuar. Ky vendim është një hap i rëndësishëm për drejtësi dhe trajtim të drejtë të ushtarëve tanë, dhe një dëshmi e ndikimit që mund të ketë raportimi i qytetarëve dhe puna jonë për llogaridhënie”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Spiropali vizitë dyditore në Athinë, takime me zyrtarë të lartë

15 December 2025 at 15:44

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, në dy ditët e ardhshme, 16 dhe 17 Dhjetor.

Vizita e ministres Spiropali do të nisë në Presidencën greke, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, në orën 12.00.

Në orën 12.45, Spiropali do të ketë një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministrja Spiropali do të nënvijëzojë rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët europiane në rajonin tonë, ku vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si një tërësi strategjike.

Ministrat do të diskutojnë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve me frymën e mirëkuptimit mes palëve.

Pas takimit, ministrat do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 14.30.

Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Greqi, si dhe nevoja për përshpejtimin e negociatave drejt nënshkrimit të marrëveshjes së shumëpritur për mbrojtjen sociale, që përfshin njohjen e pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.

Në 16.00, ministrja do të zhvillojë një bashkëbisedim me akademikë dhe ekspertë të Fondacionit Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP) me fokus rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në 19.00, Spiropali do të takohet me komunitetin shqiptar në Greqi, në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë.

Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09.00, Spiropali do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias.

Në orën 09.45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Vizita e ministres do të përmbyllet me një takim me ambasadorët e vendeve të BE, si dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri, me rezidencë në Athinë, rreth orës 12.30, të fokusuar në perspektivën europiane të vendit tonë.

/e.i/j.p/

The post Spiropali vizitë dyditore në Athinë, takime me zyrtarë të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian

28 November 2025 at 21:59

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale dhe në Diasporë, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në ceremoninë e pritjes për Ditën e Flamurit në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, Linda Rama, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, por edhe familjarë te firmëtarëve të aktit të shpalljes së Pavarësisë, Kreu i Shtetit u fokusua te mesazhet për bashkimin e forcave për integrimin evropian, qëndrueshmërinë dhe orientimin e qartë drejt integrimit evropian.

Begaj u bëri thirrje shqiptarëve të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivin historik: anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm, duke hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave dhe se mbyllja e tyre deri në vitin 2027 është objektiv strategjik për shtetin.

Në fjalimin e tij, Kreu i Shtetit risolli në vëmendje miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbështetjen e tyre për kombin shqiptar.

Ai theksoi se Shqipëria sot është faktor i besueshëm stabiliteti në rajon dhe aleate e palëkundur e NATO-s.

Presidenti Begaj vuri në dukje rëndësinë e votimit të Diasporës, të realizuar për herë të parë këtë vit, duke e cilësuar si një hap historik që e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe demokracinë më të fortë.

Ai vlerësoi rolin e shqiptarëve kudo në botë si urë e fuqishme me botën dhe burim ekspertize, investimesh dhe diplomacie kulturore.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj u ndal edhe te sfidat kombëtare, duke theksuar se pavarësia matet me standarde, me funksionimin e drejtësisë, cilësinë e shërbimeve publike, besimin e qytetarëve tek institucionet, mundësitë për të rinjtë dhe dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.

Kreu i Shtetit rikujtoi se “pavarësia është detyrim, është thirrja për të qenë të përgjegjshëm, të bashkuar e vizionarë”, duke kërkuar më shumë dialog dhe kulturë politike që vendos interesin kombëtar mbi atë partiak.

Presidenti i Republikës u kërkoi shqiptarëve të jenë bashkë për të kapërcyer ndasitë që ngadalësojnë rrugëtimin evropian dhe të fokusohen te çështjet e mëdha që çojnë vendin përpara.

Në përmbyllje të fjalës, Kreu i Shtetit risolli amanetin e etërve të Pavarësisë për ruajtjen e identitetit, forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë, ndërsa theksoi se detyra e sotme është ndërtimi i një Shqipërie moderne, të drejtë dhe evropiane.

Presidenti Begaj mbylli fjalimin me urimin tradicional në nder të Ditës së Flamurit, të flamurit kuq e zi dhe të Shqipërisë, duke thënë se “është koha të ngremë një dolli” për kombin dhe të ardhmen e tij.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj:

Të nderuar bashkëkombës kudo ku ndodheni,
Të nderuar miq të Shqipërisë, të nderuar të ftuar!

Në historinë e kombeve, ka një ditë që përmbledh ëndrrat e shekujve.

Për ne shqiptarët, kjo ditë është 28 Nëntori, dita e identitetit, dinjitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Përpara kësaj dite, ne përulemi me respekt e krenari.

Sot, si çdo vit, kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë, flamurit kuq e zi, simbol i historisë dhe sakrificës së shqiptarëve, flamurit që bashkon ëndrrat, aspiratat dhe amanetet e të parëve tanë. Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët.

Kjo ditë është kujtesa e një kombi qëndrestar që, edhe në kohët më të vështira, nuk e humbi besimin te vetja dhe tek e ardhmja e tij. Ne kemi ditur të ecim përpara pa pushtuar, pa kërcënuar, pa dhunuar fqinjët e asnjë vend tjetër, duke u bazuar vetëm te sakrificat e betejat tona për vendin tonë, për Shqipërinë.

113 vjet më parë, Ismail Qemali dhe delegatët që u mblodhën në Vlorë i dhanë jetë shtetit të ri shqiptar. Në një botë që po ndryshonte me shpejtësi dhe plot rreziqe, ata patën guxim, largpamësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie. Në atë ditë të vitit 1912 shqiptarët treguan se kishin një ideal të qartë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për ta ndjekur dhe për ta bërë atë realitet.
Sot, ne nderojmë dhe i jemi mirënjohës përjetë Ismail Qemalit, Atir themelues të shtetit tonë modern së bashku me etërit e pavarësisë për aktin e tyre dhe, mbi të gjitha, për amanetin që na lanë: një shtet që u shërben shqiptarëve.

Vit pas viti, dekadë pas dekade, shekull pas shekulli, 28 Nëntori dëshmon se shqiptarët, të bashkuar, diktojnë fatin e tyre dhe ndërtojnë vizione të reja për vendin.
Ky 28 Nëntor na gjen në një moment vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Jo rastësisht. Falë punës. Falë punës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, falë sakrificave të brezave, falë arritjeve të shqiptarëve në çdo cep të botës dhe po ashtu falë vizionit të qartë Euroatlantik.
Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon.
Shqipëria ka hapur në harkun e një viti të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky është një hap historik.
Mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027, me punë të përbashkët, standarde të larta dhe vendimmarrje të përgjegjshme, është objektivi ynë strategjik. Ky objektiv nuk është thjesht një proces teknik, është një mundësi e madhe për të transformuar veten, është thelbi i shtetit modern që duam. Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale.

Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri.

Këtë vit shënojmë edhe një moment tjetër historik.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, qytetarët tanë në Diasporë patën mundësi të votonin nga vendet ku jetojnë. Ky ishte hap i rëndësishëm për forcimin e demokracisë sonë. Ai e bën kombin më të plotë, e bën shtetin më gjithëpërfshirës dhe klasën politike më të përgjegjshme.

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në çdo kontinent, është një urë e fuqishme me botën, është zemra jonë që rreh larg, është një burim i jashtëzakonshëm ekspertize, investimi dhe diplomacie kulturore.
Detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje.

Të dashur shqiptarë,

Pavarësia sot nuk matet vetëm me histori.
Pavarësia matet me standarde.
Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike.
Pavarësia matet me besimin e qytetarëve tek institucionet.
Pavarësia matet me drejtësi funksionale.
Pavarësia matet me mundësitë që u ofrohen të rinjve.
Pavarësia matet me dinjitetin që shteti garanton për çdo qytetar.
Pavarësia matet me dashurinë për vendin.
Këto janë sfidat që na bashkojnë, pavarësisht bindjeve politike.

Të nderuar bashkëkombës,

Koha e shpalljes së Pavarësisë, bota e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit, ishte ajo e përcaktimit të kufijve. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi. Arkitektura e sigurisë globale po rifigurohet me shpejtësinë e evolucionit e teknologjive që ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet tona me territorin, shtetin, komunitetin, madje dhe me njeri-tjetrin.
Në këto kohë transformimesh e transformuese, na duhet vendosmëri, koherencë dhe vizion për të qenë në krahun e duhur të historisë.

Viti 2025 na gjeti në një mjedis gjeopolitik dinamik.
Tirana mblodhi këtë vit liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane, ku siguria evropiane dhe agresioni rus ndaj Ukrainës ishin në qendër të agjendës. Sfidat e sotme përmblidhen në moton e këtij samiti: “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.
Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqe, siguri, zhvillim dhe dialog si aleate e NATO-s dhe si aktor i përgjegjshëm në rajon. Shqipëria mbetet partnere fort e besueshme për aleatët tanë Euroatlantikë.

Ne jemi krenarë për miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mirënjohës për mbështetjen që ata i kanë dhënë kombit shqiptar.

Ne jemi krenarë për rolin tonë në stabilitetin rajonal, sepse pa stabilitet nuk ka zhvillim dhe të ardhme evropiane.
Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë. Sot, fati i Shqipërisë, i Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Fatet i kemi bashkuar drejt orientimit Euroatlantik, të drejtave të njeriut, mirëqenies dhe begatisë. Çdo arritje e Kosovës dhe komuniteteve shqiptare në rajon e kudo është krenari për ne.
Mbështetja për Kosovën, për konsolidimin e shtetit të saj, për njohje të reja, dialogun dhe integrimin e saj Euroatlantik, është përgjithmonë konstante dhe mbetet një nga përgjegjësitë tona kombëtare.

Sot, kudo ku jetojnë shqiptarët, është ditë feste. Festojnë në Shqipëri e në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo në pesë kontinentet.
Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar, brenda e jashtë kufijve, të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara.

Në këtë ditë të shenjtë për ne shqiptarët, le të kujtojmë se pavarësia është detyrim, është thirrja për të qenë të përgjegjshëm, të bashkuar e vizionarë.
Shqipëria ndërtohet më mirë dhe prosperon më shpejt me dialog, me debat konstruktiv për çështje të mëdha, jo duke humbur kohën me çështje dytësore, me institucione që punojnë, jo me institucione që bllokojnë njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për një kulturë politike që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar, me një qëllim të madh kombëtar, ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin e përbashkët.

Në këtë rrugëtim evropian: çdo reformë ka rëndësi, çdo institucion ka përgjegjësi, çdo qytetar ka rol.
Të nderuar bashkëkombës,
Në këtë ditë të shenjtë nuk duhet të harrojmë se pavarësia është dhe festë, festa e shoqërisë, e familjes, e të rriturve dhe të vegjëlve, e arritjeve të secilit prej nesh.
Uroj të festoni të përmbushur dhe të gëzuar, si qytetarë të një vendi ku vlerat njerëzore e komunitare mbizotërojnë dhe ku entuziazmi për arritjet në vijim është i vërtetë dhe emocionues!

Shqipëria ka ecur shumë, por ka ende për të bërë. Të punojmë së bashku! Unë besoj fort se me maturi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët, të ndërtojmë vendin që meritojmë e me të cilin krenohemi.

113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë.
Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër: ta bëjmë Shqipërinë një vend të drejtë, të sigurt, modern dhe evropian. Për këtë, na duhet guximi i Vlorës së 1912-ës, urtësia e mençuria e Ismail Qemalit dhe vullneti i çdo shqiptari.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Zoti i bekoftë miqtë e Shqipërisë!

Është koha të ngremë një dolli dhe, siç e do tradita shqiptare, e kemi me tre urime:
Urimi i parë: Për Ditën e Flamurit! Ta kemi/gëzojmë përjetë!
Urimi i dytë: Për flamurin kuq e zi, flamurin që na bashkon të gjithëve! Ta nderojmë përjetë!
Urimi i tretë: Për Kombin shqiptar. Lavdi përjetë.

/e.i/

The post Begaj: Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro në Universitetin e Teknologjisë në Francë: Programe të përbashkëta studimi dhe kampus francez në Tiranë

26 November 2025 at 09:29

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë zyrtare në kampusin e Universitetit të Teknologjisë së Compiègne (UTC), ku u prit nga Presidentja e këtij universiteti, Prof. Claire Rossi. Vizita vjen në kuadër të marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe teknologjik mes dy vendeve.

Ministrja Kumbaro vlerësoi partneritetin strategjik mes UTC dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, ku përveç programeve master, tashmë janë hapur programet e reja të studimit Bachelor me diplomë të dyfishe në Inxhinieri Kompjuterike dhe Elektronikë, duke ofruar standarde evropiane për studentët shqiptarë dhe të huaj që studiojnë në Shqipëri.

Kumbaro theksoi se bashkëpunimi me UTC, një prej universiteteve më prestigjioze të Francës, është një kontribut thelbësor për ndërtimin e ekosistemit të inovacionit në vend, duke përfshirë edhe projektin e ri të Liceut Franko-Shqiptar të Shkencave dhe Inovacionit në Korçë, një tjetër projekt i rëndësishëm që nis falë mbështetjes franceze.

“Falë marrëveshjes mes dy qeverive dhe punës së përbashkët të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, Ambasadës Franceze, UPT dhe UTC, tashmë në Shqipëri është krijuar Kampusi përbashkët me selinë e Universitetit të Kompienjit, duke u dhënë mundësi studentëve shqiptarë të ndjekin programe bachelor, master dhe doktoratë, në Inxhinieri Informatike dhe në Inteligjencë Artificiale, me leksione të përbashkëta nga profesorë francezë dhe shqiptarë, të përfitojnë mobilitete akademike në të dy universitetet dhe të diplomohen me dy diploma të vlefshme të njohura nga të dy vendet në Shqipëri dhe në Francë”, u shpreh Kumbaro.

Gjatë vizitës, ministrja pati edhe një takim me një grup studentësh shqiptarë që studiojnë aktualisht në Universitetin Teknologjik të Compiegne falë këtij bashkëpunimi, të cilët ndanë përvojat e tyre, projektet kërkimore dhe mundësitë e integrimit në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar të punës.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, vizitë zyrtare në kampusin e Universitetit të Teknologjisë ...
1 nga 3

/e.i/j.p/

The post Kumbaro në Universitetin e Teknologjisë në Francë: Programe të përbashkëta studimi dhe kampus francez në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali me homologun kroat: Intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike

24 November 2025 at 15:25

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua sot me homologun kroat Gordan Grlić Radman.

Spiropali u shpreh pas takimit, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun kroat Radman, se objektivi i vizitës së saj në Kroaci është i qartë: për ta bërë rajonin më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më të përafruar me arkitekturën europiane dhe euroatlantike.

Gjatë deklaratës me homologun kroat, Spiropali tha se bisedimet e ditës së sotme ishin thelbësore, dinamike dhe të orientuara drejt së ardhmes.

“Bashkërisht u dakorduam të intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike, përfshirë përgatitjen e Mbledhjes së parë Ndërqeveritare (G2G), mundësisht në vitin 2026, një moment historik që e ngre bashkëpunimin tonë në një dimension të ri institucional, thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e integrimit europian, ku përvoja e Kroacisë mbetet e pazëvendësueshme, bashkëpunim më të ngushtë në sektorin e energjisë, ku Shqipëria dhe Kroacia ndajnë të njëjtat objektiva strategjike: si diversifikim, ndërlidhje dhe siguri afatgjatë”, tha Spiropali.

“U dakorduam të përshpejtojmë bashkëpunimin tonë për prioritetet kryesore të konektivitetit, përfshirë Autostradën Adriatiko–Joniane (Korridori Blu) dhe shqyrtimin, e një plani të ardhshëm, të potencialit të Gazsjellësit Adriatiko–Jonian (IAP). Po kështu, ramë dakord për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit detar dhe sigurisë në Adriatik, një prioritet i natyrshëm, për dy fqinj që ndajnë të njëjtin det, të njëjtat sfida dhe të njëjtin horizont europian”, vijoi Spiropali.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, u shpreh e hapur për të përfshirë gradualisht edhe partnerë të tjerë me të njëjtat qëndrime, ndërsa theksoi se është e mirëpritur pjesëmarrja e Bullgarisë në fusha ku përputhen interesat strategjike, veçanërisht në lidhje me ndërlidhshmërinë Adriatiko-Joniane, qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale.

“Objektivi ynë është i qartë: ta bëjmë rajonin tonë më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më të përafruar me arkitekturën europiane dhe euroatlantike. Në këtë kontekst, mirëpritëm rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, siç reflektohet në formatin trilateral të krijuar këtë vit dhe të formalizuar përmes “Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes””, tha ajo.

“E konsiderojmë këtë bashkëpunim një platformë të vlefshme për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse rajonale dhe mbështetjen e rrugës euroatlantike të Kosovës”, pohoi Spiropali.

Nga ana e tij, ministri kroat Gordan Grlić Radman u shpreh se “është bërë përparim i madh dhe suksesi i Shqipërisë tregon se qasja e Kroacisë për anëtarësim përmes meritës dhe përmbushjes së kritereve është e drejtë dhe Shqipëria është një shembull i kësaj. Kroacia mbështet ambicien e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE”.

Më herët, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, u prit në një takim nga presidenti kroat Zoran Milanović.

/e.i/r.e/

The post Spiropali me homologun kroat: Intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

By: V K
24 November 2025 at 10:17

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

The post Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm appeared first on Albeu.com.

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

By: armand
16 November 2025 at 16:44

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim. Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen […]

The post Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

16 November 2025 at 16:45

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 me Anglinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Trajneri i Kombëtares, Syvinho ka përzgjedhur formacionin titullar me disa ndryshime nga ndeshja me Andorrën.

Shqipëria luan me Strakoshën në portë; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Aliji në mbrojtje; Asllani, Ramadani dhe Laçi në mesfushë; ndërsa në sulm Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.

Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë dhe Sylvinho nuk dëshiron t’i rrezikojë për ndeshjet e “play-off”-it në mars.

Nga ana tjetër, trajneri i anglezëve, Thomas Tuchel ka përzgjedhur një formacion me: Henderson në portë; Quansah, Rice, Stones, Kane, Bellingham, Burn, Wharton, O’Reilly, Eze, Bowen.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar.

Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Historia e përballjeve mes dy skuadrave favorizon anglezët, të cilët kanë fituar të gjitha 7 ndeshjet e mëparshme me një golavarazh total prej 21-1. Megjithatë, Shqipëria vjen në këtë takim me moral të lartë, pas një serie historike prej pesë fitoreve radhazi, përfshirë sukseset ndaj Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë, Jordanisë dhe Andorrës. Kuqezinjtë nuk kanë humbur që nga 21 marsi, kur u mposhtën nga Anglia në Londër, duke regjistruar tetë ndeshje radhazi pa humbje, me gjashtë fitore dhe dy barazime, dhe një golavarazh 8-2 në pesë ndeshjet e fundit.

Takimin do ta gjykojë arbitri italian Marco Guida, i shoqëruar nga ndihmësit Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa zyrtar i katërt do të jetë Simone Sozza. Në rolin e videoasistentit do të jetë Marco Di Bello, me ndihmës Valerio Marini.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot me tifozë nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora. Festimet e tifozëve pritet të fillojnë që nga ora e mbërritjes në stadium dhe të vazhdojnë pas ndeshjes, për të kremtuar kualifikimin historik në play-off.

Policia e Shtetit dhe FSHF kanë vendosur një sërë masash për rendin dhe sigurinë, duke përfshirë tabela orientuese, kontrolle fizike në hyrje dhe grumbullimin e sendeve të ndaluara. Futja e fëmijëve pa biletë nuk do të lejohet, ndërsa biletat e falsifikuara nuk do të njihen. Portat e “Air Albania” hapen tri orë para ndeshjes, dhe tifozët paralajmërohen të arrijnë me kohë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Ky takim pritet të sjellë emocione dhe është një mundësi për Shqipërinë të sfidojë dominimin historik të Anglisë, duke kërkuar një fund të denjë për një fazë kualifikuesve ku skuadra ka treguar një formë të jashtëzakonshme.

/gj.m/r.e/

The post Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OMDURMAN – Sudani dëbon dy zyrtarë të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së

28 October 2025 at 22:46

OMDURMAN (Sudan), 28 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria sudaneze ka dëbuar drejtorin e zyrës së Programit Botëror të Ushqimit (WFP) në Sudan, Laurent Bukera, dhe koordinatoren e emergjencave të WFP-së për vendin, Samantha Chattaraj.

Sipas njoftimit të sotëm, të dy zyrtarëve u është dhënë 72 orë kohë për të lënë vendin. Qeveria nuk dha arsye për vendimin.

Nuk është hera e parë që qeveria e Sudanit ndërmerr veprime të tilla ndaj Kombeve të Bashkuara.

Në qershor 2023, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sudanin, diplomati gjerman Volker Perthes, u shpall person “non grata”, pasi u akuzua se kishte nxitur konfliktin në vend, ku lufta ka vazhduar për më shumë se dy vjet.

Ushtria sudaneze njoftoi  dje tërheqjen nga qyteti El Fashir, një qendër strategjike në rajonin e Darfurit perëndimor, duke ia lënë kontrollin forcave rebele paramilitare të njohura si Rapid Support Forces (RSF).

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga dhuna e milicisë drejt një kampi të afërt refugjatësh.

Ata thonë se kanë përjetuar abuzime, dhunë të rastësishme, vrasje dhe ekzekutime.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, njoftohet se të paktën 300  000 persona ende jetojnë në El Fashir. /Ad.Ab./

The post OMDURMAN – Sudani dëbon dy zyrtarë të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë. Rritje të numrit të dënimeve të formës së prerë

By: redi
27 October 2025 at 17:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani tha gjatë fjalës në Kuvend për punën e SPAK-ut, se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtarë të lartë. Për të është rritur numri i dënimeve të formës së prerë. ”Vihet re një rritje e besimit të publikut tek SPAK-u në lidhje me referimet e veprave penale. Për këtë vit shumica e referimeve kanë ardhur nga shtetasit…

Source

Arrestohet zyrtari publik, dyshohet për keqpërdorim me tenderë në vlerë mbi 8.8 milionë euro

21 October 2025 at 17:51


Policia e Kosovës ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë. Hetimet janë realizuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që ngjallin dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorë ekonomikë të shpallen fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur në mënyrë të kundërligjshme kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese. Vlera e tenderëve të përfshirë në këtë rast tejkalon 8.8 milionë euro.

Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe kanë përfshirë sigurimin e dëshmive, sekuestrimin e pajisjeve komunikuese dhe masa të tjera hetimore.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, një person i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti mbetet nën hetim dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime të tjera në vijim.

❌
❌