Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi

17 December 2025 at 14:39

Kryetari i komisionit Ulsi Manja tha se pas prezantimit të nismave në komision do të kërkohet mendimi i Komisionit Europian dhe i vetë organeve të drejtësisë para se të vijojë shqyrtimi i tyre në komisionet parlamentare. Olsi Komici, deputet nismëtar i dy projektligjeve që prekin ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e […]

The post Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi appeared first on Reporter.al.

Deputeti i PS, Xhafaj kundër arnimit pa analizë! Gjyqtarët kërkojnë të dalin 75 vjeç në pension

By: redi
16 December 2025 at 17:05

Gjyqtarët kërkojnë që të dalin në pension 75 vjec, element ky që sipas tyre do të ndihmojë në uljen e stokut të dosjeve që presin për gjykim. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj tha se ky është problemi më i madh i drejtësisë sot, dhe shfaqi rezerva për disa ndryshime që mazhoranca kërkon tu bëjë ligjeve të reformës, për arsye teknike. Në mungesë të opozitës, komisionet parlamentare vijuan punën…

Source

Denoi me burg Salianjin, Rama-Xhafaj-Begaj shpërblejnë gjyqtarin Genti Shala

By: Elva
12 December 2025 at 18:45

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Genti Shalës si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi vjen si shpërblim për Shalën, pasi ai ishte një nga gjyqtarët që la në fuqi vendimin e dënimit për deputetin demokrat Ervin Salianji (tashmë i lirë). Salianji ishte nën akuzë se ka prishur imazhin e trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, […]

The post Denoi me burg Salianjin, Rama-Xhafaj-Begaj shpërblejnë gjyqtarin Genti Shala appeared first on BoldNews.al.

Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit

By: armand
3 December 2025 at 22:42

Familjarë të Fatmir Xhafajt, pa asnjë lidhje me sektorin e energjisë, blejnë një kompani pa asnjë lloj aktiviteti, që vështirë se mund të quhen biznese aktive. Aplikojnë dhe përfitojnë pa asnjë pengesë për t’u bërë prodhues energjie, në fushën e parqeve fotovoltaike në Fier, që duket se është shndërruar në parkun e korrupsionit për prodhuesit […]

The post Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit appeared first on BoldNews.al.

Fatmir Xhafaj i del kundër të vetëve në Kuvend: Po digjen fondet e buxhetit 2026!

By: Elva
19 November 2025 at 21:23

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti socialist Fatmir Xhafaj doli hapur kundër qeverisë, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohen fondet e buxhetit 2026. Ai tha se problemi nuk është vetëm rritja e shifrave në letër, por fakti që një pjesë e mirë e fondeve nuk shpenzohen fare. Sipas Xhafajt, mosrealizimi i buxhetit po kthehet […]

The post Fatmir Xhafaj i del kundër të vetëve në Kuvend: Po digjen fondet e buxhetit 2026! appeared first on BoldNews.al.

Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300%

By: Brisi
14 November 2025 at 14:35

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt. Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, […]

The post Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300% appeared first on BoldNews.al.

Xhafaj: Thelbësore, zbatimi i plotë i rekomandimeve të KLSH-së

6 November 2025 at 14:34

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në Kuvend, se zbatimi i plotë i rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit është thelbësor për rritjen e integritetit të administratës dhe të besimit qytetar për përdorimin e fondeve publike.

Gjatë raportimit vjetor në Kuvend të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Xhafaj vlerësoi rritjen e auditimeve në sektorë me risk të lartë fiskalë si prokurimet publike, investimet infrastrukturore, shërbimet publike, si dhe zgjerimin e auditimeve të performancës për mbikëqyrjen e shpenzimeve publike.

Por, sipas tij, mbetet i ulët zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së pasi rezulton se vetëm rreth 60% e subjekteve të audituara kanë raportuar për efektshmërinë e rekomandimeve të dhëna.

Xhafaj theksoi se rekomandimet e KLSH-së duhet të synojnë korrigjimin e shkeljeve të shkaktuara dhe shpërblimin e dëmeve të konstatuara, por edhe forcimin e mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe transparencës në administratën publike.

Kjo, sipas tij, “është thelbësore për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e performancës së institucioneve në përdorimin e buxhetit të shtetit”.

Xhafaj nënvizoi se duhet vëmendje edhe lidhur me performancën e KLSH-së. “Janë shqetësuese për KLSH-në pretendimet e ngritura lidhur me afatet që zbatohen për raportet në institucionet e audituara dhe ato që lidhen me dërgimin e raportit përfundimtar te subjekti i audituar”, tha Xhafaj.

Xhafaj kujtoi para deputetëve se KLSH nuk auditon personat apo funksionet por institucionet. Po ashtu ai theksoi se progresraportit të KE-së kërkon forcimin e veprimtarisë së auditit. /j.p/

The post Xhafaj: Thelbësore, zbatimi i plotë i rekomandimeve të KLSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

By: armand
6 November 2025 at 14:45

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj kërcenoi Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi Arben Shehu renditi një sëre shkeljesh e abuzimesh nga mazhoranca socialiste. Pas raportimit, Xhafaj kërcënoi se mazhoranca do të nisë punën për kontrollin e kontrollorit, një shantazh i hapur ndaj një institucioni të pavarur publik. “Raporti i prezantuar tregon një realitet kompleks, një […]

The post KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll appeared first on BoldNews.al.

Drejtor i Postës Shqiptare, Xhafaj: Përgjegjësi dhe sfidë

By: redi
30 October 2025 at 15:41

Ish-deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj do të jetë drejtori i Postës Shqiptare. Gjatë marrjes së detyrës, Xhafaj e vuri theksi në disa prioritete me emërues të përbashkët maksimizimin e shërbimeve. Marrjes e kësaj detyre, Xhafaj tha se e sheh si një përgjegjësi dhe sfidë, me të cilat garantoi se do të përballet me sukses. ”Është jo një barrë por një sfidë e vërtetë jo vetëm për mua por për të gjithë…

Source

Xhafaj: Prioritet i Postës Shqiptare, qytetari dhe zhvillimi digjital

30 October 2025 at 10:26

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj deklaroi sot se prioriteti i punës së tij do të jetë përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe rritja e efikasitetit në çdo hallkë të institucionit.

Xhafaj u prezantua sot nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në krye të Postës Shqiptare.

“Posta është shërbimi më afër qytetarëve të Shqipërisë. Me mbi 2500 punonjës, duhet të jemi shumë më të ndjeshëm ndaj çdo individi, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Shërbimi ndaj publikut duhet të jetë prerogativa e parë e çdo punonjësi, duke nisur nga unë”, u shpreh Xhafaj.

Ai vuri në dukje se puna e tij do të fokusohet në forcimin e rolit të Postës si institucion i besueshëm dhe efikas.

Sipas tij, shërbimet duhet të jenë më të shpejta, më të aksesueshme dhe të shpërndahen më gjerësisht, në mënyrë që të justifikohet besimi i qytetarëve.

“Duhet të garantojmë që çdo shërbim të arrijë kudo, me cilësi dhe përgjegjshmëri”, nënvizoi ai.

Në fjalën e tij, Xhafaj u ndal edhe te rëndësia e inovacionit, duke e cilësuar këtë periudhë si një moment vendimtar për Postën Shqiptare.

“Shumë institucione publike në vend janë tashmë në nivele të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Edhe Posta duhet të ecë me të njëjtin ritëm. Duhet të jetë primare për ne të inovojmë. Kjo është një garë idesh dhe jemi të hapur ndaj çdo risie, si nga të rinjtë, ashtu edhe nga ata që kanë përvojë në këtë institucion dhe dinë të masin pulsin e shërbimit, qoftë të postës universale, qoftë të shërbimeve financiare, për të arritur maksimizimin e tyre, që janë mjete kyçe për funksionimin e institucionit”, deklaroi ai.

/r.e/a.f/

The post Xhafaj: Prioritet i Postës Shqiptare, qytetari dhe zhvillimi digjital appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhafaj në krye të Postës Shqiptare, Balluku: Posta, pararojë e shërbimeve digjitale

30 October 2025 at 10:12


TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Xhafaj merr këtë detyrë duke zëvendësuar Ardit Demirin.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku vlerësoi rëndësinë që ka Posta Shqiptare si një nga ndërmarrjet publike më të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, me 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë.

Ajo theksoi se Posta është një ndër kompanitë më vitale shtetërore, që shërben në çdo cep të Shqipërisë, duke ofruar si shërbime postare, ashtu edhe financiare.

Balluku u ndal edhe tek reformat për inovacionin të viteve të fundit, të cilat, sipas saj, kanë transformuar ndjeshëm shërbimin postar shqiptar.

“Posta ka potencialin që, falë rrjetit të gjerë dhe komponentëve financiarë që mbart, të bëhet pararojë e zhvillimeve teknologjike dhe digjitale në shërbimet publike”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare, të cilat, sipas saj, janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e bërë Postën një institucion edhe më të rëndësishëm.

“Sot Posta ofron 51 shërbime financiare dhe 20 shërbime postare, duke realizuar çdo ditë rreth 65 mijë transaksione financiare dhe 70 mijë postare. Qeveria është e përkushtuar në forcimin e kapitalit njerëzor, pasi teknologjia mund të zhvillohet, por kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme”, theksoi ministrja.

Duke prezantuar drejtuesin e ri, Balluku u shpreh se Etjen Xhafaj është një bashkëpunëtor i hershëm, me një karrierë të gjatë dhe eksperiencë në disa fusha.

“Sot drejtimi i Postës i besohet një profesionisti të sprovuar, i cili do të punojë në bashkëpunim me stafin aktual për të optimizuar proceset e shërbimeve postare dhe veçanërisht ato financiare. Është e rëndësishme që Posta të performojë duke përmirësuar shërbimet financiare, të cilat tashmë po digjitalizohen dhe janë në bazë të zhvillimeve të reja”, tha Balluku.

Ministrja foli gjithashtu për rëndësinë e paketave të reja që janë publikuar së fundmi, të cilat e shndërrojnë Postën në një “front desk” të Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pjesë të konceptit të open banking, që është thelbi i shërbimeve moderne financiare.

Balluku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të negociatave për kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe se çdo institucion duhet të japë kontributin e vet në këtë proces. Ajo shtoi se inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale duhet të jenë të personalizuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të qytetarëve.

Balluku e vuri theksin edhe te ruajtja e traditës së filatelisë, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Postës Shqiptare.

“Filatelia është një pasuri që duhet mbrojtur dhe zhvilluar, qoftë në aspektin e emetimit të pullave, qoftë në dimensionin muzeal. Posta luan një rol të rëndësishëm si urë lidhëse mes sektorit publik, privat dhe individit, por duhet të kujdesemi që edhe filatelia të mbetet një vlerë e veçantë e institucionit”, përfundoi Balluku.

/r.e/a.f/

The post Xhafaj në krye të Postës Shqiptare, Balluku: Posta, pararojë e shërbimeve digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhafaj në krye të Postës Shqiptare, Balluku: Posta, pararojë e shërbimeve digjitale

By: xhir jeta
30 October 2025 at 10:00

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku vlerësoi rëndësinë që ka Posta Shqiptare si një nga ndërmarrjet publike më të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, me 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë.

Ajo theksoi se Posta është një ndër kompanitë më vitale shtetërore, që shërben në çdo cep të Shqipërisë, duke ofruar si shërbime postare, ashtu edhe financiare.

Balluku u ndal edhe tek reformat për inovacionin të viteve të fundit, të cilat, sipas saj, kanë transformuar ndjeshëm shërbimin postar shqiptar.

“Posta ka potencialin që, falë rrjetit të gjerë dhe komponentëve financiarë që mbart, të bëhet pararojë e zhvillimeve teknologjike dhe digjitale në shërbimet publike”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare, të cilat, sipas saj, janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e bërë Postën një institucion edhe më të rëndësishëm.

“Sot Posta ofron 51 shërbime financiare dhe 20 shërbime postare, duke realizuar çdo ditë rreth 65 mijë transaksione financiare dhe 70 mijë postare. Qeveria është e përkushtuar në forcimin e kapitalit njerëzor, pasi teknologjia mund të zhvillohet, por kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme”, theksoi ministrja.

Duke prezantuar drejtuesin e ri, Balluku u shpreh se Etjen Xhafaj është një bashkëpunëtor i hershëm, me një karrierë të gjatë dhe eksperiencë në disa fusha.

“Sot drejtimi i Postës i besohet një profesionisti të sprovuar, i cili do të punojë në bashkëpunim me stafin aktual për të optimizuar proceset e shërbimeve postare dhe veçanërisht ato financiare. Është e rëndësishme që Posta të performojë duke përmirësuar shërbimet financiare, të cilat tashmë po digjitalizohen dhe janë në bazë të zhvillimeve të reja”, tha Balluku.

Ministrja foli gjithashtu për rëndësinë e paketave të reja që janë publikuar së fundmi, të cilat e shndërrojnë Postën në një “front desk” të Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pjesë të konceptit të open banking, që është thelbi i shërbimeve moderne financiare.

Balluku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të negociatave për kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe se çdo institucion duhet të japë kontributin e vet në këtë proces. Ajo shtoi se inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale duhet të jenë të personalizuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të qytetarëve.

Balluku e vuri theksin edhe te ruajtja e traditës së filatelisë, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Postës Shqiptare.

“Filatelia është një pasuri që duhet mbrojtur dhe zhvilluar, qoftë në aspektin e emetimit të pullave, qoftë në dimensionin muzeal. Posta luan një rol të rëndësishëm si urë lidhëse mes sektorit publik, privat dhe individit, por duhet të kujdesemi që edhe filatelia të mbetet një vlerë e veçantë e institucionit”, përfundoi Balluku.

Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 October 2025 at 15:50

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj emëroi sot Etjen Xhafajn në krye të Postës Shqiptare. Ai zëvendëson në këtë post Ardit Demirin.

Xhafaj ka një përvojë të gjatë në administratën shtetërore, duke mbajtur poste të rëndësishme, përfshirë atë të zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, zëvendësministrit për Infrastrukturën dhe Energjisë.

Ai ishte deputet në legjislaturën 2021-2025.

Gjatë karrierës së tij, ai është angazhuar në procese reformash në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike.

Emërimi i tij vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të Postës Shqiptare, me qëllim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare dhe financiare për qytetarët.

/r.e/a.f/

The post Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Etjen Xhafaj emërohet drejtor i Postës Shqiptare

By: V K
29 October 2025 at 15:12

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin.

Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike.

Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare, vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të institucionit, me synim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare e financiare për qytetarët.

The post Etjen Xhafaj emërohet drejtor i Postës Shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

By: armand
29 October 2025 at 14:59

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, ndërsa Xhafaj do të drejtojë institucionin publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në të gjithë territorin e vendit. Xhafaj ka mbajtur më herët disa poste të rëndësishme në administratën shtetërore, përfshirë atë […]

The post Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare appeared first on BoldNews.al.

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

8 October 2025 at 13:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Arben Rakipit dhe Fatmir Xhafajt, duke i cilësuar si “truri” pas reformave në drejtësi dhe territoriale. Në një deklaratë të mbajtur gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar, Berisha ka vënë në dyshim integritetin e tyre dhe ka kërkuar përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare në […]

The post “Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi appeared first on BoldNews.al.

“Konflikt”/ Institucionet e pavarura do raportojnë te “Ligjet”, por edhe te komisioni “Xhafaj”

30 September 2025 at 18:35

Pas ndryshimit të komisioneve, institucionet e pavarura pritet të raportojnë njëherazi përpara komisionit të Ligjeve dhe komisionit “Xhafaj”, një praktikë që sipas përfaqësuesve të opozitës krijon dyshime dhe konflikt kompetencash. Me 16 shtator, Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e Rregullores së Kuvendit bashkë me komisionet parlamentare, ku përfshihet edhe konstituimi me karakter […]

The post “Konflikt”/ Institucionet e pavarura do raportojnë te “Ligjet”, por edhe te komisioni “Xhafaj” appeared first on BoldNews.al.

‘Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

30 September 2025 at 16:43

Me 16 shtator, Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e Rregullores së Kuvendit bashkë me komisionet parlamentare, ku përfshihet edhe konstituimi me karakter të përhershëm i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur ndryshe si komisioni “Xhafaj”. Por puna e këtij komisioni ka ngritur shqetësime për një ‘konflikt kompetencash’ me […]

The post ‘Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare appeared first on Reporter.al.

❌
❌