Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se transporti publik i qytetit do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.
Kasami poashtu ka sqaruar se si mund të përfitojnë edhe institucionet nga kyvendim i Komunës.
Njoftimi i plotë:
Sot në Këshillin Komunal u votua një vendim me rëndësi për qytetarët tanë!
Transporti publik bëhet FALAS për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.
Nga ky vendim do të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu edhe të gjitha shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë një momerandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.
Një hap konkret për të shpërblyer përgjegjësinë qytetare, për të lehtësuar lëvizjen dhe për të ndërtuar një qytet më të drejtë për të gjithë.
PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/- Pas një greve 9-ditore, nga sot trafiku urban dhe operatorët privatë të transportit publik në Prishtinë i rikthehen punës, duke normalizuar qarkullimin për mijëra qytetarë që gjatë ditëve të fundit janë përballur me mungesë të linjave.
Trafiku Urban në njoftimin për mediet thekson se ndërprerja e shërbimit ka qenë e pashmangshme për shkak të gjendjes së rënduar financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.
Me rifillimin e punës nga sot, pritet që të gjitha linjat e rregullta urbane dhe ato të operatorëve privatë të funksionojnë sipas orarit të zakonshëm.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati njoftoi dje se janë alokuar një pjesë e mjeteve të kryeqytetit, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Drejtoria e Financave do të punojë jashtë orarit të rregullt për të kryer detyrimet financiare./KosovaPress.
Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga nesër, 3 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik në Prishtinë.
Vendimi është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave, që i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të kryejë pagesat ndaj ndërmarrjes.
“Të gjithë këto ditë ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes,” thuhet në njoftim.
Trafiku Urban shpreh keqardhje për vështirësitë që qytetarët kanë përjetuar gjatë ndërprerjes dhe falënderon për mirëkuptimin e treguar.
Prishtina edhe sot ka mbetur pa transport publik, kjo për shkak se protesta e operatorëve të transportit publik do të vazhdoj edhe sot.
Kjo situatë e krijuar që nga java e kaluar ka shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët që përdorin linjat urbane për të lëvizur brenda kryeqytetit.
Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi ka theksuar se protesta e tyre do të vazhdojë deri në momentin kur Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin ndaj operatorëve publikë dhe atyre privatë.
Gashi ka theksuar se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban janë dy kërkesat bazë të kësaj greve. Sipas tij, vendimi është marrë të premten, por ende nuk ka arritur për vërtetim në Ministrinë e Financave.
Ndërkaq edhe Tarfiku Urban në një njoftim të bërë para disa ditëve ka thënë se e shohin të arsyeshme dhe të domosdoshme që të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, të përshpejtojnë të gjitha procedurat e transferimit, në mënyrë që ndërmarrja të mund t’i kthehet menjëherë shërbimit publik.
“Deri në përmbushjen e këtyre obligimeve, dhe për sa kohë mbetet e pamundur të rifillojmë operimin, protesta e paralajmëruar nga punëtorët e Trafikut Urban do të vazhdojë. Me të bërë të qasshme mjetet financiare, shërbimi i transportit publik do të rikthehet pa asnjë vonesë”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/
Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës po vazhdon edhe sot, por me një format të ndryshuar.
Ndryshe nga e hëna, kur të gjitha linjat u pezulluan dhe punëtorët u mblodhën para objektit të Komunës dhe pastaj para Qeverisë për të kërkuar pagesat e mbetura, sot është organizuar një formë tjetër e shprehjes së pakënaqësisë.
Autobusët e “Trafikut Urban” dhe ata të kompanive private kanë defiluar nëpër disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe institucioneve.
Më pas, ata pritet të vendosen pranë objektit të Komunës së Prishtinës, ku do të vazhdojnë protestën derisa kërkesat e tyre të merren parasysh.
Protesta sot nuk është vetëm për pagat e munguar, por është thellësisht e lidhur me krizën financiare të Trafikut Urban.
Nga kjo kompani kanë deklarur se edhe pse janë alokuar 680 mijë euro, kjo shumë nuk mjafton për operim normal, dhe mungesa e fondeve tjera nga Komuna paralizon rifillimin e punës. /Telegrafi/
Transporti publik në Prishtinë është pezulluar sot (24 nëntor), pasi një pjesë e operatorëve që kanë kontratë me Komunën e Prishtinës kanë ndalur qarkullimin e linjave.
Sipas komunës, pezullimi ka ardhur si pasojë e bllokimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Financave.
Megjithatë, Ministria ka reaguar duke thënë se më 21 nëntor janë alokuar mjetet nga Thesari, të parapara për ekzekutimet e muajit dhjetor, duke mohuar se ka pasur bllokim të fondeve.
Në mungesë të një zgjidhjeje, mijëra qytetarë janë gjendur sot pa transport publik, duke pritur kot që autobusët të rifillonin qarkullimin, raporton Telegrafi. Sipas operatorëve, linjat nuk do të funksionojnë – të paktën gjatë ditës së sotme – derisa Komuna e Prishtinës të kryejë pagesat e mbetura.
Pezullimi i transportit publik ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në kryeqytet, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vonesa të mëdha. Deri tani nuk ka një afat të qartë se kur mund të normalizohet situata. /Telegrafi/
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore.
Pas njoftimeve nga Trafiku Urban dhe kompania “24 Yjet”, edhe “Prishtina Shpk – Linja 7B” ka bërë të ditur se nga dita e hënë, ndalon tërësisht ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve.
Kompania sqaron se pezullimi vjen si pasojë e moslëshimit të mjeteve financiare nga niveli qendror, gjë që ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj saj.
Në njoftimin e “Prishtina Shpk – Linja 7B” thuhet se bllokimi financiar ka krijuar vështirësi të theksuara, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar shërbimet.
Vonesat në pagesa, të cilat datojnë që nga muaji maj, kanë prekur furnitorët, partnerët dhe proceset teknike të brendshme të kompanisë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e operimit normal.
Pavarësisht performancës së qëndrueshme deri tani, kompania deklaron se kushtet aktuale nuk lejojnë më ofrimin e shërbimit dhe bën apel për zgjidhje të menjëhershme të situatës financiare në mënyrë që transporti publik të rikthehet sa më parë.
“Prishtina Shpk mbetet e përkushtuar të rifillojë punën menjëherë sapo të kryhen obligimet financiare ndaj nesh. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ndërprerja e qarkullimit të transportit publik i të gjitha linjave po bëhet për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.
Në njoftimin e saj, ndërmarrja shprehu keqardhje për pasojat që kjo ndërprerje mund t’u shkaktojë qytetarëve dhe bëri të ditur se shërbimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat do të mundësojnë shlyerjen e obligimeve financiare të Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes.
Edhe kompania “24 Yjet” ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha linjat urbane.
“Ne kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët udhëtojnë me kompaninë tonë, por përgjegjësia për këtë situatë nuk është e jona”, kanë njoftuar nga kjo kompani.
Ndërprerja e sotme e transportit publik ka lënë mijëra qytetarë pa mundësi qarkullimi, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e tyre të përditshme. /Telegrafi/
Pas njoftimit që bëri kryetari i Prishtinës, Përparim Rama se nga nesër nuk do të ketë transport publik në kryeqytet, Trafiku Urban i Prishtinës ka dalë me një njoftim.
Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ndërprerja e qarkullimit të transportit publik i të gjitha linjave po bëhet për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.
“Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e saj, ndërmarrja shprehu keqardhje për pasojat që kjo ndërprerje mund t’u shkaktojë qytetarëve dhe bëri të ditur se shërbimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat do të mundësojnë shlyerjen e obligimeve financiare të Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes.
“Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes,” thuhet në njoftim.
Trafiku Urban sqaron se, edhe pse ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e detyrimeve kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme për ofrimin e shërbimit publik.
Ndërmarrja kërkon ndjesë për shqetësimin e qytetarëve dhe thekson se ndërprerja do të zgjasë deri në përmirësimin e situatës financiare.
“Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme,” thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar sot Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për bllokim të qëllimshëm të të hyrave vetanake të kryeqytetit, duke paralajmëruar se shërbime jetike për qytetarët rrezikojnë të ndërpriten që nga dita e nesërme.
Në një konferencë për media, Rama deklaroi se situata ka arritur në pikën më kritike deri më sot.
“Për herë të parë në histori po ndodh që qeveria t’i bllokojë të hyrat vetanake të kryeqytetit. Shërbime jetike të Prishtinës që përdoren për ushqim në shkolla, transport publik, shëndetësi e ndihmë sociale janë në prag të ndërprerjes nesër,” tha ai.
Ai theksoi se transporti publik do të ndalet duke nisur nga dita e nesërme, pas njoftimit të pranuar nga operatorët.
“Sapo përfundova një takim me përfaqësues të transportit urban dhe atyre të sektorit privat, që më njoftuan se nga nesër transporti publik do të ndalet,” përfundoi Rama.
Sipas Ramës, gjatë më shumë se një viti, Komuna e Prishtinës ka kërkuar vazhdimisht alokimin e buxhetit, por asnjë kërkesë nuk është trajtuar nga Ministria e Financave.
“Prej mbi 1 viti, në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar. Buxheti është bllokuar për çështje politike,” u shpreh Rama.
Ai tha se në total janë bllokuar 35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro janë të hyrat vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar.
“35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë janë të hyrat vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar, janë bllokuar nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën,” theksoi Rama.
Kryetari njoftoi se komunës i është pamundësuar pagesa e stafit dhe funksionimi i shërbimeve esenciale. Rama po ashtu bëri të ditur se ka ndërmarrë hapa juridikë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Ju kam lajmëruar edhe më herët që kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë, Hekuran Murati,” tha ai.
Ai bëri të ditur se institucioni i tij i është drejtuar edhe krerëve të shtetit dhe po pret një vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese.
“I jemi drejtuar edhe kryeministrit dhe presidentes, dhe kemi kërkuar shqyrtim urgjent nga Gjykata Kushtetuese,” shtoi Rama.
I pari i Prishtinës u shpreh se nuk e ka besuar kurrë që qytetarët e këtij vendi do tëviheshin në rrezik për interesa zgjedhore. /Telegrafi/
Nga data 1 nëntor, udhëtimi me transportin urban në linjën Kamëz–Tiranë do tu kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Çmimi i biletës do të rritet nga 40 në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë. Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen […]
Në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës, qytetarët e Prishtinës tani mund të shfrytëzojnë oraret dhe linjat rajonale që janë tashmë në funksion.
Ky sistem i ri i transportit synon të ofrojë një shërbim më të rregullt, lidhje më të lehta dhe një qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e kryeqytetit.
Kryeqyteti është duke modernizuar transportin publik për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, duke përfshirë oraret, stacionet dhe drejtimet e secilës linjë që operon.
Ky sistem do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të udhëtimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët e Prishtinës.
Në njoftimin e fundit nga Komuna e Prishtinës, janë shpërndarë grafikët që përmbajnë informacionin mbi oraret e qarkullimit dhe stacionet ku do të ndalen linjat rajonale. /Telegrafi/
Më shumë se 20 nxënës të shkollave të mesme të fshatit Matkë, detyrohen çdo ditë të udhëtojnë në këmbë për të arritur në shkollë, për shkak të mungesës së transportit publik në këtë fshat të Shkupit.
Prindërit thonë se kanë ngritur zërin disa herë dhe kanë kërkuar nga institucionet kompetente që problemi të zgjidhet, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.
”Problemi i njëjtë është afër dy vite, premtojnë por askush nuk ndihmon. Nxënësit mundohen të shkojnë në shkollë. Ky problem nuk është vetëm i nxënësve por edhe i banorëve sepse kemi nevojë të shkojmë në mjek apo në treg të marrim diçka, të dalim nga fshati pakës, por problemi nuk zgjidhet. Kemi kërkuar nga drejtori i bazës në Gjorçe por edhe ai nuk mundët, thotë se s’kemi goma, s’kemi pjesë të autobusëve, thotë unë t’i blej por s’kemi kontakt me drejtorin e NQP-së. gjithë janë të informuar por problemin nuk e zgjidhin”, tha Banor i fshatit Matkë.
”Gjatë verës vinte autobusi por në kohen kur fëmijët ishin në pushim por kur filluan shkollën nuk vijnë autobusët më. Thirrmi, na thuan nuk ka naftë, s’ka goma, është prishur autobusi, s’kemi pjesë. Verës vinte? Po, atëherë vinte e tani kur u duhet fëmijëve na thonë thirrni atje në Gjorçe”, shtoi një banor i fshatit Matkë.
Maja Boshkovska është banorë e fshatit Matkë, ka pesë fëmijë nga të cilët tre shkojnë në shkollë ndërsa dy janë të punësuar në Shkup. Për të gjithë fëmijët e sajë, transporti publik që mungon në Matkë është i nevojshëm.
”Më thuaj si shkojnë në shkollë fëmijët? Shkojnë me bashkëshortin kur shkon në punë dhe kur kthehen vijnë në këmbë apo edhe me taksi. Është e vështirë? Po. Duam të ketë normalisht autobus si për gjithë tjerët. Për sa kohë nuk ka autobus? Gati dy vite”, tha Maja Boshkovska – Banore e fshatit Matkë.
Vajza dhe djem, shqiptarë e maqedonas, nxënës të këtij fshati, vazhdojnë çdo ditë rrugën e gjatë në këmbë për të ndjekur mësimin në shkollat e mesme, duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe pasditeve vona. Nga ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk kanë përgjigje se kur do të zgjidhet problemi i transportit publik për nxënësit e fshatit Matkë./Alsat.mk
Transporti publik në Shkup i reduktuar. Pritje të gjata të qytetarëve pasi autobusët ose fare nuk kalojnë në linja të caktuara ose qarkullojnë në numër të pakët.
Autobusët nuk vihen në qarkullim për shkak të mungesës së karburantit ose janë të prishur.
Ndërkohë, transportuesit privat kanë problem me pagesat e detyrueshme ndaj tyre.
Në fund të ditës e pësojnë qytetarët me pritje të gjata ose duke kërkuar ndonjë mundësi alternative për të arritur në destinacionin që duan.
Qytetarët shprehen të dëshpëruar.
“Qytetarët presin shumë, nuk e kanë të lehtë. Kjo me të vërtetë është e tepërt.”, u shpreh një qytetare.
“Unë në mëngjes kam pritur mbi 20 minuta autobusin me numër 23. Dhe tani u ktheva me një fqinj me veturë, përderisa prisja 65-ën. Nuk kishte.”, tha një qytetar.
“Unë lëviz me veturë, nuk di çfarë t’u them, por nga ajo që ma thonë miqtë, është tmerruese. Kjo nuk ka qenë kështu pasi unë kam 66 vjet. Kjo që po ndodh është e paparë, dëshpëruese.”, u shpreh një qytetare.
“I shoh rrugës, të gjithë autobusët e prishur. Tani ishte një këtu, u prish dhe po pret.”, tha një qytetar.
“Situata është e keqe. Kjo duhet përmirësuar. Kështu nëse vazhdon njerëzit vetëm se nervozohen.”, u shpreh një qytetar.
Nga e hëna pritet që situata me transportin publik të jetë më e rënduar, pasi transportuesit privat kanë kërcënuar me bojkot të punës.
Aryse sipas tyre është borxhi i papaguar prej 170 milionë denarësh që ua ka Ndërmarja e Qarkullimit Publik. Operatorët privatë kanë thënë se do të presin deri të hënën nëse do t’i marrin fondet, në të kundërtën do t’i parkojnë autobusët e tyre plotësisht ose do të operonin në formë të reduktuar.
Por drejtori i NQP-së ka thënë se borxhi është dukshëm më i vogël dhe po zvogëlohet gradualisht, në pamundësi për ta shlyer përnjëherë. /rtvm2
Transporti publik nuk do të jetë më në varësi të bashkive, por nga shtatori i vitit 2026, autobusët bashkë me hapësirën ku do të parkohen dhe biletat të cilat pritet të jenë elektronike do të administrohen nga Ministria e Infrastrukturës, e drejtuar aktualisht nga Belinda Balluku. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e të […]
Gjatë takimit, njëri nga qytetarët theksoi se Hajvalia ka nevojë për një qasje të re në qeverisjen lokale, duke shprehur mbështetje për vizionin e Ismailit dhe përvojën e tij të mëparshme në institucione publike, si puna e tij në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai u shpreh se duan të shohin të njëjtin angazhim dhe rezultat edhe në Komunë.
Ismaili tha se Hajvalia, me mijëra banorë, prej vitesh është lënë pas dore dhe i është mohuar kujdesi elementar nga qeverisja komunale.
Duke folur për programin e tij, ai theksoi:
“Kam premtuar gjëra të cilat janë praktike dhe që keni nevojë në lagjen tuaj. Edhe në momentin që ato realizohen – çerdhet, ndriçimi, trotuaret, transporti publik, largimi i qenve endacakë, ujë, kanalizim, drita. Dikush mundet të thotë që këto janë shumë bazike. Po, por neve po na mungojnë! Për mu është tepër e dhimbshme. Hajvalia ka mijëra banorë dhe kërkesat i ka bazike,” tha ai.
Ai shtoi se kjo gjendje është pasojë e diskriminimit dhe anashkalimit nga qeverisjet e kaluara, të cilat nuk janë interesuar për jetën e përditshme të qytetarëve.
“U lanë në harresë,” theksoi Ismaili, duke garantuar se programi i tij është gjithëpërfshirës dhe i bazuar në nevoja reale.
Ai u zotua se asnjë lagje dhe asnjë fshat i kryeqytetit nuk do të mbetet më pas dore, sepse Prishtina funksionale do të thotë shërbime të barabarta për të gjithë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se në kryeqytet po fillon epokë e re.
Fjala është për tramin me rrymë, që do të jetësohet për herën e parë.
"Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë një epokë të re të transportit publik", ka shkruar Rama.
Në videon e Ramës në rrjete sociale, thuhet se ky tram lëviz pa shina e pa tela.
Përshtatet me infrastrukturën aktuale dhe zvogëlon trafikun.
"Përtej shinave, përtej telave. Është tramvaji që lëviz pa shina, pa tela. Rritja e kapacitetit të transportit publik për 300 persona. Përshtatet me infrastrukturën aktuale. Më pak ndotje. Zvogëlon trafikun. Siguri më e lartë. I gjelbër, i rehatshëm", thuhet në video.
Projekti i parë i autobusit elektrik pa shofer në transportin publik në Spanjë ka filluar në kryeqytetin Madrid.
Si pjesë e një projekti të nisur nga qeveria autonome e Madridit për të mbështetur masa të reja miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme të transportit publik me rastin e “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” që zhvillohet midis 16-22 shtatorit, u krye testimi i parë i autobusit elektrik pa shofer në zonën e parkimit Casa de Campo të qytetit.
Autobusi elektrik pa shofer, i cili operon në një zonë të vogël me vetëm gjashtë ndalesa, ka një kapacitet prej 12 personash.
Autobusi i cili mund të arrijë shpejtësi deri në 40 kilometra në orë në kushte normale, do të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 15 kilometrash në orë gjatë periudhës së testimit dhe se karikimi i baterisë është i kufizuar në 8-10 orë.
“Ky është një automjet që e kemi zhvilluar për transportin publik të pasagjerëve dhe kemi filluar testimin pilot. Është një automjet që mund të përdoret vetëm për distanca të shkurtra prej 1-5 kilometrash”, tha për Anadolu drejtori i Divizionit të Elektronikës dhe Lëvizshmërisë Inteligjente të CTAG Francisco Sanchez.
Duke theksuar se së shpejti do të fillojnë provat në Universitetin e Vigos në Spanjën veriore, përveç Madridit, Sanchez tha: Këto automjete ofrojnë një zgjidhje për problemet e transportit publik dhe do të jenë të hapura për konkurrencë në treg shumë shpejt. Aktualisht, këto automjete po testohen në shumë qytete anembanë botës.
Projekti i parë i autobusit elektrik pa shofer në transportin publik në Spanjë ka filluar në kryeqytetin Madrid.
Si pjesë e një projekti të nisur nga qeveria autonome e Madridit për të mbështetur masa të reja miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme të transportit publik me rastin e "Javës Evropiane të Lëvizshmërisë" që zhvillohet midis 16-22 shtatorit, u krye testimi i parë i autobusit elektrik pa shofer në zonën e parkimit Casa de Campo të qytetit.
Autobusi elektrik pa shofer, i cili operon në një zonë të vogël me vetëm gjashtë ndalesa, ka një kapacitet prej 12 personash.
Autobusi i cili mund të arrijë shpejtësi deri në 40 kilometra në orë në kushte normale, do të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 15 kilometrash në orë gjatë periudhës së testimit dhe se karikimi i baterisë është i kufizuar në 8-10 orë.
"Ky është një automjet që e kemi zhvilluar për transportin publik të pasagjerëve dhe kemi filluar testimin pilot. Është një automjet që mund të përdoret vetëm për distanca të shkurtra prej 1-5 kilometrash", tha për Anadolu drejtori i Divizionit të Elektronikës dhe Lëvizshmërisë Inteligjente të CTAG Francisco Sanchez.
Duke theksuar se së shpejti do të fillojnë provat në Universitetin e Vigos në Spanjën veriore, përveç Madridit, Sanchez tha: "Këto automjete ofrojnë një zgjidhje për problemet e transportit publik dhe do të jenë të hapura për konkurrencë në treg shumë shpejt. Aktualisht, këto automjete po testohen në shumë qytete anembanë botës". /AA/
Tirana ka 16 linja urbane dhe mbi 300 autobusë, por për banorët e Treshit – një zonë periferike në Njësinë Administrative Nr. 11 – transporti publik mbetet luks i paarritshëm. Me një popullsi prej mbi 65 mijë banorësh, kjo zonë nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në asnjë nga linjat ekzistuese.
Banorët kujtojnë për Citizens.al se dikur kanë pasur linjë autobusi, por pas vitit 2020 ajo u hoq.
“Na vunë një herë një autobus të vogël, linja e Bërxullit [njësi e Bashkisë Vorë]… as dy vjet nuk na e lanë,” thotë Xhelali, një nga banorët e zonës. “Pastaj ishte një autobus i linjës së Institutit [Bashkia Kamëz], që u fut te lagjja jonë, pak kohë e lanë edhe atë, para 4-5 vitesh.”
Për të arritur stacionin më të afërt, te Treshi, pranë shinave në rrethin ku bëhen bashkë rrugët “Lunxheri-Kastriotet”, atyre u duhet mbi gjysmë orë ecje, një sfidë që përkeqëson aksesin në arsim, punë e shërbime bazë.
Institucionet përgjegjëse – Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë dhe ajo e Kamzës – bëjnë ping-pong me përgjegjësinë, ndërkohë që asnjë zgjidhje konkrete nuk është ofruar që prej ndërprerjes së linjës Kashar-Bërxullë në vitin 2023.
“[…] para pandemisë ka pasur linjë të transportit publik por jo e licencuar nga Bashkia Vorë.” tha kjo bashki për Citizens.al ndërsa nuk shpjegon arsyet se përse nuk u ofrohet një zgjidhje banorëve duke licencuar një kompani.
Qytetarë duke hipur në autobusin e linjës Kamëz-Qendër (Tiranë)/Shinat e Trenit tek Treshit, në kryeqytet.
Banorët flasin për një neglizhencë të thellë: “Janë tallur me ne në këto 30 vite, gjithë jetën në këmbë,” thekson Xhelali.
“Vijnë vetëm për vota,” shprehet e zhgënjyer Rita, një nënë e dy fëmijëve, të cilët ndjekin shkollën në Laprakë – mbi 3 kilometra larg – sepse zona nuk ka gjimnaz.
“E kanë harruar këtë lagjen tonë!” thekson më tej ajo.
Kjo mungesë e qasjes në transport përbën një problematikë serioze të barazisë sociale dhe urbanistike në Tiranë.
Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, konfirmoi për Citizens.al se te zona e ashtuquajtur “Shinat e Trenit” te Treshi, kalojnë linjat “Institut-Qendër” dhe “Kamëz-Qendër”. Ndërkohë rreth 1.2 kilometra më tutje atyre u shërben linja “Vorë-Qendër” te qendra tregtare “Casa Italia”.
“Dal me fëmijët, pasi kanë qejf të shkojnë te lodrat, por na zë frika,” thotë Silva, një tjetër banore, e cila tregon se i druhen faktit se fëmijët lodhen të dalin deri në rrugën kryesore, teksa taksitë kërkojnë 300-400 lekë vetëm për një rrugë.
“Fëmija im shkon në shkollë në këmbë, unë përditë në këmbë, nuk e di si nuk menduan njëherë për ne,” vijoi ajo.
Qytetarë duke ecur në këmbë dhe automjete në rrugën Princ Vidi, ku mungon një linjë e transportit publik.
Bashkia Vorë i tha Citizens.al se për zonën që mbulon “nuk ka pasur ankesa nga banorët për shtim linje të re”.
Citizens iu drejtua Bashkisë Kamëz, e cila tha se “zona te rruga ‘Princ Vidi’ rrugicat përreth, deri në Bërxullë, nuk janë pjesë e juridiksionit të saj”.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kostandin Foni, sugjeroi që për këtë çështje t’i drejtoheshim Drejtorisë së Transportit Publik pranë Bashkisë Tiranë, pasi ajo harton mbulimin me linjat urbane.
Bashkia Tiranë pranoi se për linjën “Kashar-Bërxullë” në periudhën 2018-2023 qe lidhur kontratë shërbimi me kompaninë “Denisi Trans”, por që pas përfundimit të kontratës nuk e ka rinovuar atë.
Njësoj si dy bashkitë e tjera, edhe Bashkia Tiranë nuk sqaroi nëse ka pasur ndonjë studim për këtë komunitet apo për përshtatjen e linjave të tjera për ta mbuluar dhe zonën e Treshit duke e lënë çështjen pa zgjidhje.