Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spiropali nga Shkupi: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

22 December 2025 at 14:00

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot nga Shkupi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se Shqipëria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, Spiropali theksoi se, kjo mbështetje nuk buron vetëm nga fqinjësia dhe e ardhmja e përbashkët që ndajnë dy vendet, por edhe nga fakti se në Maqedoninë e Veriut jeton një komunitet shqiptar shtetformues, i cili sipas censusit të fundit përbën rreth 30 për qind të popullsisë.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një faktor progresist, qartësisht pro-evropian dhe vendimtar për stabilitetin demokratik dhe orientimin euro-atlantik të vendit”, u shpreh ministrja.

Spiropali nënvizoi se në klimën aktuale gjeopolitike, ku ndikimi i aktorëve të tretë është në rritje dhe kërcënimet hibride po bëhen gjithnjë e më agresive, roli konstruktiv i shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre politikë, si në shumicë ashtu edhe në opozitë, mbetet jetik për vijimin e reformave dhe përparimin në rrugën evropiane.

Në këtë kontekst, ajo mirëpriti dhe inkurajoi zbatimin konsekuent të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke e cilësuar atë si një dokument paqeje dhe bashkëjetese, të garantuar ndërkombëtarisht.

“Ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleat i të dy vendeve, si dhe presidentit Trump për përfshirjen e Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i cili mbron paqen, rendin demokratik dhe vetë Marrëveshjen e Ohrit”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se mbi të gjitha, Marrëveshja e Ohrit përfaqëson një standard të barazisë reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet.

“Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe i përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhet të zbatohen plotësisht dhe pa ekuivok”, përfundoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Spiropali theksoi se, “përpos Shqiptarëve të Maqedonisë, një tjetër urë që na bashkon është pakica maqedonase në Shqipëri”

“Prandaj, kemi përmirësuar kuadrin tonë ligjor dhe politik për mbrojtjen e minoriteteve, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të komunitetit maqedonas. Janë miratuar të gjitha aktet nënligjore, përfshirë tre të fundit në dhjetor 2024. Në përputhje me këto akte, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë nisur zbatimin e VKM së posaçme për shërbime në gjuhët e minoriteteve dhe sinjalistikë dygjuhëshe”, tha ministrja.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali nga Shkupi: Duhet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shifrat/ 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë në vitin 2025, niveli më i lartë në rajon. Tkurret grupi i të rinjve

By: V K
17 December 2025 at 07:59

Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit.

Plot 44% e të anketuarve deklaruan se do të donin të shkonin të jetonin ose të punonin jashtë vendit, një përqindje që e vendos vendin tonë mbi mesataren rajonale dhe mbi të gjitha ekonomitë e tjera të përfshira në sondazh dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut.

Kosova dhe Bosnja në anën tjetër, kanë nivele disi më të ulëta të dëshirës për emigrim me 35 dhe 34 për qind secila, por sërish në nivele të larta në krahasim me shtetet e tjera të Europës.

Shqipëria dallon nga Rajoni, jo vetëm për intensitetin e prirjes drejt emigrimit, por edhe për natyrën e thellë dhe afatgjatë të fenomenit.

Situata është edhe më shqetësuese, pasi Shqipëria bashkë me Serbinë paraqiten me përqindje të larta të popullatës që do të ikë nga vendi përgjithmonë pa plane kthimi pas.

Në Shqipëri, kjo përqindje është ndër më të lartat në Rajon me 18 %, ç`ka tregon se për shumë qytetarë emigrimi vlerësohet si zgjidhje përfundimtare për jetën.

Arsyet pse Shqipëria kryeson rajonin lidhen ngushtë me faktorë ekonomikë dhe socialë. Diferencat e mëdha në paga dhe standard jetese me vendet e Bashkimit Europian mbeten një shtysë e fortë, veçanërisht për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar.

Këto diferenca kombinohen me mundësitë e kufizuara brenda vendit për punë të mira dhe zhvillim profesional, duke krijuar bindjen se zhvillimi personal dhe ekonomik është më i arritshëm jashtë vendit.

Emigrimi i fortë në të shkuarën po bëhet një bazë e fortë për rritjen e largimeve në të ardhmen. Rrjetet e konsoliduara të emigracionit shqiptar, të ndërtuara ndër vite po luajnë një rol të fortë dhe po e bëjnë më të lehtë tërheqjen e familjarëve.

Për shkak të emigracionit të lartë, popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.

Në vitin 2025, popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon.

Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30-vjeç, po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë.

Të dhënat e brendshme, tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.

Gjithashtu, Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë./ Monitor

The post Shifrat/ 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë në vitin 2025, niveli më i lartë në rajon. Tkurret grupi i të rinjve appeared first on Albeu.com.

Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, 9 të arrestuar

By: Ela
13 December 2025 at 15:49

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Zaragozës. Në pranga u vunë 9 shqiptarë, të moshave 21 deri në 46 vjeç. Sipas mediave spanjolle, në kuadër të operacionit të koduar RIOG, u kryen 8 kontrolle si dhe u sekuestruan më shumë se 20 kg marijuanë gati […]

The post Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, 9 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

ASH e Ziadin Selës do ta përkrah Zulhajrat Demirin për zgjedhjet në Vrapçisht

12 December 2025 at 18:00


Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në zgjedhjet e 11 janarit në Komunën e Vrapçishtit do ta përkrah kandidaturën e Zuli Demirit. Partia e Selës fton anëtarësinë e saj të përkrah Demirin në zgjedhjet në Vrapçisht, në të cilat nuk u arrit censusi në zgjedhjet e rregullta.
"Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, në zgjedhjet e 11 Janarit. Duke besuar në personalitetin, përgaditjen dhe aftësitë e dëshmuara deri më tani, si një personalitet i formuar, njeri besnik dhe punëtor, menaxhues i suksesshëm në përgjegjësitë që ka bartur deri më tani, jemi të bindur se me të njëjtin përkushtin dhe sukses do të menaxhojë edhe këtë detyrë të re".
"Ftojmë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët, që në mënyrë masovike të mobilizohen dhe të mbështesin njeriun i cili me punë dhe ndershmëri e ka dëshmuar tanimë se është zgjedhja më e mirë për të menaxhuar Komunën e Vrapçishtit", thonë nga ASH e Ziadin Selës.

Ndryshe, dje edhe koalicioni VLEN doli në mbështetje të kandidaturës së Demirit, i cili përball do të ketë kryetarin e deritanishëm Isen Shabani, i cili do të përkrahet nga koalicioni AKI./Telegrafi/

Zbulohet mashtrimi 30 mln euro në ‘zemrën historike’ të Firences, në pranga disa shqiptarë

By: Ela
11 December 2025 at 12:55

Policia italiane zbuloi një skemë mashtrimi me vlerë mbi 30 milionë euro që goditi institucionin historik “Opera di Santa Maria del Fiore”, që administron Katedralen dhe monumentet kryesore të Firences. Nëntë persona u ndaluan në disa qytete, mes tyre italianë, shqiptarë dhe shtetas të tjerë të huaj. Ata akuzohen për krijimin e faturave të rreme dhe riciklim […]

The post Zbulohet mashtrimi 30 mln euro në ‘zemrën historike’ të Firences, në pranga disa shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët po zëvendësohen nga të huajt në sektorin fason/ Vala e punonjësve nga Mianmari “përmbyt” tregun, ja pse preferohen nga pronarët

By: V K
7 December 2025 at 09:45

Punonjësit e industrisë fason, janë në një pjesë të madhe femra, pa arsim dhe me njohuri të dobëta për teknologjinë dhe inovacionin.

Në dekadën e fundit, sektori nuk është më tërheqës për të rinjtë, për shkak të pagave të ulëta dhe punës me orë të zgjatura në kushte të vështira.

Kompanitë pohojnë se tashmë, forca e punës nuk është shumë problem, pasi një valë punonjësish nga Miamari, me paga jo më shumë se 500 euro në muaj, po ecin shumë mirë.

Prej vitesh, fabrikat po furnizohen me punonjës të huaj duke përzgjedhur mes atyre me më shumë aftësi. Edhe pse kanë kosto 100–150 euro më shumë se punonjësit shqiptarë në muaj, përsëri janë më me leverdi, pasi punojnë me orë të zgjatura dhe nuk kërkojnë leje ditore për probleme familjare.

Nga një anë, përparimet teknologjike kanë ndryshuar mënyrën e prodhimit, duke krijuar nevojë për trajnim të vazhdueshëm dhe adaptim ndaj metodave të reja.

Dixhitalizimi po transformon vendet e punës, duke zhdukur disa dhe krijuar të tjera.

Pjesë e këtij procesi është edhe projekti Digi4Wearables, i koordinuar nga Qendra Portugeze e Këpucëve Teknologjike (CTCP), që synon të përmirësojë aftësitë dixhitale dhe njohuritë për prodhimin e gjelbër dhe dixhital në kompanitë shqiptare të këpucëve.

Kalimi drejt produkteve me vlerë më të lartë kërkon fuqi punëtore më të kualifikuar dhe efikasitet operativ më të madh.

Ekspertët theksojnë se është e domosdoshme investimi i synuar në arsim dhe trajnim profesional, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë midis instituteve teknike.

Në vitin 2023, industria e tekstileve dhe këpucëve numëronte 48.4 mijë punonjës, ose 7% më pak se në vitin 2019, por në 2024 dhe 2025 ka një reduktim më të fortë, tregojnë të dhënat nga indekset e punësimit.

Vetëm 5% e prodhimit, cikël i mbyllur

Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë përllogarit se vetëm 5% e prodhimit është me cikël të mbyllur aktualisht.

Një nga shembujt më domethënës është “DBS Group” në Tiranë, një kompani me kapital italian, që prej vitit 2014 ka ngritur dy njësi prodhimi dhe është e përfshirë në të gjitha fazat e procesit – nga përgatitja e materialeve, prerja, qepja, kontrolli i cilësisë, paketimi dhe deri te produkti përfundimtar.

DBS është cilësuar si një fabrikë plotësisht e integruar, që punëson mbi 600 persona dhe ka përfituar nga bashkëpunimi me gjigantin francez “Decathlon Group”, për të cilin prodhon veshje sportive dhe aksesorë.

Kompania ka investuar në teknologji miqësore me mjedisin, duke përdorur panele diellore për prodhimin e energjisë, sisteme të ngrohjes dhe ftohjes me fibra karboni dhe riciklim natyral të ajrit.

Këto elemente e bëjnë atë një model të zhvillimit të qëndrueshëm në industrinë shqiptare të fasonëve.

Një tjetër shembull është “Denim Factory Group”, i cili ka zbatuar praktika të qëndrueshme si ulja e konsumit të ujit në proceset e larjes së xhinseve dhe përdorimi i metodave të analizës së ciklit të jetës për të reduktuar ndikimin mjedisor.

Fabrika ka investuar në teknologji të avancuar dhe po synon të forcojë profilin e vet si prodhues “Made in Albania”, duke kaluar nga modeli klasik “cut-make-trim” (vetëm qepje për llogari të markave të huaja) drejt prodhimit të pavarur nën markë shqiptare.

Në mënyrë të ngjashme, Samwear Sh.p.k., një nga kompanitë më moderne në sektorin e modës, përdor teknologjinë e printimit dixhital sublimativ, që lejon krijimin e dizajneve me precizion të lartë dhe me më pak mbetje, duke u renditur mes prodhuesve të parë vendas që po investojnë në ciklin e mbyllur të prodhimit.

Sipas një studimi të Departamentit të Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës, rreth 56% e kompanive të anketuara deklarojnë se kanë objektiv të kalojnë në cikël të plotë prodhimi, ndërsa 35% të tjera e kanë në plan afatshkurtër, por i pengon mungesa e investimeve dhe e lëndëve të para vendase.

Megjithatë, kalimi drejt një modeli të tillë është proces i ngadalshëm që kërkon kapital, teknologji dhe fuqi punëtore të kualifikuar, pasi shumë kompani ende varen nga importi i materialeve nga Italia apo Turqia.

Në thelb, fabrikat që kanë arritur të krijojnë ciklin e mbyllur përfaqësojnë një drejtim të ri të industrisë shqiptare fason, që po përpiqet të largohet nga roli i nënkontraktonit për markat e huaja dhe të zhvillojë produkte me vlerë të shtuar dhe identitet vendas.

Ky transformim është thelbësor për të garantuar konkurrueshmëri, punësim të qëndrueshëm dhe përfshirje të gjerë.

Pjesa dërrmuese e kompanive (rreth 95%) vazhdon të punojë me modelin tradicional “cut-make-trim” (CMT), ku ato vetëm qepin ose përgatisin një pjesë të produktit për llogari të markave të huaja dhe materiali, dizajni e shitja menaxhohen jashtë vendit./Monitor

The post Shqiptarët po zëvendësohen nga të huajt në sektorin fason/ Vala e punonjësve nga Mianmari “përmbyt” tregun, ja pse preferohen nga pronarët appeared first on Albeu.com.

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

By: Ela
6 December 2025 at 11:48

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27 vjeç, të akuzuar për trafik dhe posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje. Operacioni u realizua si pjesë e intensifikimit të kontrolleve para festave të fundvitit. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në Via del Pioppo, ku […]

The post Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Trafikonin kokainë, Italia dëbon 3 shqiptarët pas dënimit nga gjykata

By: Ela
5 December 2025 at 10:45

Policia italiane ka kapur teksa trafikonin kokaine 3 shqiptarë, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur dëbimin e menjëhershëm dhe Zyra e Imigracionit ekzekutoi dje urdhrin për shoqërimin me forcë në kufi të tyre. Sipas autoriteteve, të dyshuarit kishin hyrë ilegalisht në Itali, ndërsa u arrestuan me një sasi 100 gramë kokainë në Rimini. Më 16 […]

The post Trafikonin kokainë, Italia dëbon 3 shqiptarët pas dënimit nga gjykata appeared first on BoldNews.al.

Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit

By: V K
29 November 2025 at 07:33

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Sot përkujtohet përfundimi i betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar, për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.

Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shtetërore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.

Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.

The post Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit appeared first on Albeu.com.

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

By: V K
27 November 2025 at 07:49

Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë 33% të popullsisë, një nga nivelet më të larta në rajonin e CESEE (Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe një tregues i qartë i presionit të vazhdueshëm demografik që vendi po përjeton.

Kjo shifër përfshin ata që planifikojnë të largohen brenda një viti, ata që konsiderojnë emigrimin në dekadën e ardhshme, si dhe një pjesë të konsiderueshme të individëve që nuk e përjashtojnë kategorikisht mundësinë e emigrimit.

Diferenca me vendet e Europës Qendrore është e ndjeshme: në Çeki dhe Hungari, vetëm 7% e popullsisë raporton synime të tilla.

Të dhënat vijnë nga raporti i vitit 2024 e OeNB Euro Survey, i cili mat rregullisht qëndrimet ndaj migrimit në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Sondazhi i fundit tregon se, megjithëse dëshira për emigrim në afatin e afërt ka rënë në shumicën e vendeve krahasuar me vitet para pandemisë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten përjashtime të dukshme.

Në vitin 2024, 10% e shqiptarëve dhe 11% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut shprehnin synim për t’u larguar brenda një viti, nivelet më të larta në rajon.

Vendet e tjera si Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia shënojnë shifra më të ulëta, nga 2% deri në 5%, ndërsa Hungaria dhe Çekia raportojnë më pak se 2%.

Në vitin 2019, para pandemisë, mesatarisht 7% e banorëve në vendet e CESEE planifikonin të emigronin brenda vitit të ardhshëm, ndërsa kjo shifër ra në 5% në vitin 2021 dhe 4.5% në vitin 2024.

Megjithatë, Shqipëria vazhdon të qëndrojë dukshëm mbi mesataren rajonale.

Sondazhi i 2024 përfshiu edhe një pyetje mbi mundësinë e emigrimit brenda dhjetë viteve të ardhshme, për të matur hapjen më të gjerë të popullsisë ndaj migrimit.

Në të gjithë rajonin, rreth 10% e popullsisë e konsideron të mundshme emigrimin gjatë dekadës së ardhshme.

Një tjetër 8.5% deklaron “nuk e di”, çka tregon se nuk e përjashtojnë këtë mundësi. Në Shqipëri, të dyja këto grupe, së bashku me synimet afatshkurtra, e çojnë totalin e popullsisë me prirje emigrimi në 33%.

Sa i përket arsyeve për emigrim të paraqitura në grafikun 11, shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin (46%).

Kjo pasohet nga kushtet më të mira të jetesës jashtë vendit si arsyeja e dytë kryesore (26%).

Kështu, përmirësimet në kushtet e tregut të punës dhe në shërbimet publike, si arsimi ose kujdesi shëndetësor, mund të jenë kyçe për të reduktuar më tej synimet për migrim në vendet e CESEE ose për të nxitur kthimin e njerëzve.

Në Shqipëri, dy arsyet kryesore që nxisin emigrimin janë kërkimi për mundësi më të mira punësimi dhe dëshira për kushte më të mira jetese.

Në vitin 2024, të anketuarve iu kërkua të tregonin nëse kishin jetuar më parë jashtë vendit. Grafiku 12 tregon se pjesa e këtyre të kthyerve është e konsiderueshme në vendet e CESEE, duke arritur mesatarisht 14%. Hungaria ka pjesën më të ulët me diferencë, me rreth 7% të popullsisë që ka jetuar jashtë.

Në shumicën e vendeve, kjo pjesë varion midis 11% dhe 16%. Në Shqipëri, një nivel befasues i popullsisë prej 28% deklaron se ka jetuar më parë jashtë vendit.

Sa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit jashtë, qëndrimet afatshkurtra më pak se një vit janë të zakonshme. Ato përbëjnë 35% të të gjitha qëndrimeve nëpër vende, por pjesët variojnë nga rreth 25% në Bosnje dhe Hercegovinë deri në rreth 50% në Çeki.

Çekia dallohet si vend me shumë pak të kthyer që kanë kaluar më shumë se tre vjet jashtë (rreth 20%). Në kontrast, Bosnja dhe Hercegovina ka më shumë të kthyer që kanë kaluar më shumë se tre vjet jashtë (rreth 50%), e ndjekur nga Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia (rreth 40%)./ Monitor

The post Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore appeared first on Albeu.com.

Trafikuan 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln € me Ndraghetën, Italia lëshon masë arrest me burg për 6 shqiptarë

By: Fax Web
26 November 2025 at 10:36

Gjashtë shqiptarë janë në mesin e 28 personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie në operacionin me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Për 25 prej tyre u dha masa e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, për të gjithë është vendosur masa ‘arrest në burg’.
Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani nga Burreli. Shqiptarët lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj. Artur Hoxohosmani rezulton i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Ndërsa emri i Marjus Aliut del në ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2019, ku pas një përplasjeje mes dy grupeve kriminale, mbeti i vrarë një kalimtar në rrugë.
Të akuzuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, bashkë me shqiptarët, organizuan dhe financuan trafikun ndërkombëtare të drogës. Midis tyre është një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit “fei ch’ien”. Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së bisedave në SkyEcc, dhe zbuloi një trekëndësh kompleks të bashkëpunimit midis kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania.
Hetuesit identifikuan rrjetin kriminal me bazë në Lombardi, por që kishte degë edhe në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët dhe ndërmjetësit shqiptarë të drogës. Droga dërgohej me det në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e “grabitjes” (ose “gacho eiego”), në të cilën ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar. Importet me një total prej mbi 3.5 tonësh u rindërtuan , nga të cilat më shumë se 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë vendit. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë të vlerësuar mbi 27 milionë euro.
Kërkimet po zhvillohen aktualisht në provincat e Milanos, Pavias, Bergamos, Parmës, Imperias, Komos, Romës, Tarantos dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive të kontrollit të parave të gatshme dhe të njësive të Guardia di Finanza-s për zbulimin e drogës, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme dhe sekuestrimin e aseteve që i atribuohen organizatës.

Trafiku i kokainës/ Guardia di Finanza godet grupin kriminal, kush janë shqiptarët e përfshirë

26 November 2025 at 11:18

Një operacion i Guardia di Finanza-s ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e kokainës. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane janë ekzekutuar në total 28 masa sigurie, prej të cilave, 25 në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiudhe Artur Hoxhosmani për të gjithë është vendosur masa ‘arrest në burg’.

Hetimi u përqendrua kryesisht në analizimin e përmbajtjes së bisedave të shkëmbyera në telefonat celularë duke përdorur sistemin SkyECC, ose të ashtuquajturit kriptofone.

Të gjithë të dyshuarit mendohet se janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me ’ndranghetan e Locride-s, e cila me mbështetjen e shqiptarëve, ka organizuar dhe financuar trafik ndërkombëtar droge.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të gjerë kriminal aktiv në importin e kokainës nga Amerika e Jugut. Organizata vepronte ndërkombëtarisht, me lidhje në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, duke përdorur mesazhe të koduara dhe kontakte direkte me brokerë shqiptarë dhe furnizues nga Amerika e Jugut. Në dy vitet e fundit, rrjeti ka trafikuar drogë me vlerë mbi 27 milionë euro.

Kokaina transportohej kryesisht me anije brenda kontejnerëve të mallrave të ligjshëm.

Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në provincat Milano, Pavia, Bergamo, Parma, Imperia, Como, Roma, Taranto dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive speciale të Guardia di Finanza, për të sekuestruar prova dhe pasuri të lidhura me organizatën.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga trafiku i drogës./abcnews.al

“The Quebec Chronicle” (1910): Shqiptari i hutuar

24 November 2025 at 10:40


The Quebec Chronicle, 19 prill 1910 (artikulli The perplexed Albanian)
Përktheu: Jeta Toçila Dedja

Një gjuhë pa alfabet. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po ankohet ndaj bollëkut të librave dhe përmbytjes me fjalë të printuara, shqiptarët, një nga popujt më të vjetër të kontinentit, po ulërijnë për mjetin më elementar të shprehjes - alfabetin.

Në këtë vend të thjeshtë, pa alfabet, ku fëmijët nuk u shqetësuan kurrë për ABC-në e gjuhës që folën, ku krijuesit nga majat e maleve nxorën historitë e tyre më të bukura, e poetët kënduan më të ëmblat vargje, duke i rënë çiftelisë në kullat e zjarrit, Turqia ka mbjellë farat e kulturës dhe palumturisë.

Ky ndryshim i kushteve idilike u soll kur qeveria vendosi së fundmi lejimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shtetërore.

Fillimisht, vendimi u prit me hare dhe festime, por më pas pikëpyetje u ngritën: Si do të mësohet gjuha pa një alfabet?

Gjuha shqipe, përgjithësisht është konsideruar po aq e vështirë të zbutet e ndrydhet ne faqe librash sa ç’janë edhe njerëzit për t’u qeverisur.

Është gjuha më e vjetër në Ballkan që i rezistoi dyndjeve sllave. Parimet e saj kryesore përputhen me sistemin e gjuhëve evropiane ariane dhe disa principe afrojnë në detaje me greqishten.

Shqipja ka mbijetuar si gjuhë e folur e megjithatë për shumë shqiptarë që dinë të shkruajnë e lexojnë lehtësisht shumë gjuhë të tjera, nëse do e shihnin të printuar gjuhën e tyre, nuk do ta kuptonin.

Përpjekje të shumta janë bërë për ta kthyer shqipen ne gjuhë të shkruar. Një nga arsyet e arritjeve të sukseseve të niveleve të papërfillshme ka qenë vështirësia për të prodhuar karaktere që do të përfaqësonin tingujt. Më tej, gjetja e gjuhës së përbashkët mes përfaqësuesve të besimeve të ndryshme fetare mbi përcaktimin e shkronjave.

I fundit që është përpjekur ka qenë Kostandin Kristoforidhi, i cili publikoi një gramatikë të dobishme të të dy dialekteve, tosk dhe geg, si dhe përktheu Biblën në toskërisht.

Si konkluzion i gjithë orvatjeve për alfabet, deri tani janë paraqitur katër modele. I pari është një alfabet me shkronja greke. I dyti, bazuar në modelet e Kristoforidhit, paraqitet me germa greke dhe latine dhe me shumë shenja diakritike. I treti përdor shkronja latine dhe i katërti është një variant i çuditshëm dhe i shëmtuar i shkronjave greke dhe latine së bashku.

Por, tani që turqit kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe, ata po insistojnë që të përdoret alfabet arab dhe hoxhallarët reaksionarë po çalltisin të bindin fiset e myslimanëve duke u thënë se ky është i vetmi alfabet i lejuar për muhamedanët e mirë.

Duhet thënë se nga gjithë alfabetet e propozuar, ai arab duket më pak i përshtatshmi, sepse shqipja afron ose me greqishten ose latinishten, dhe për më tepër tentativat për të shkruar shqipen me shkronja arabe kanë rezultuar në hieroglife që edhe vetë shkrimtarët nuk mund t’i deshifrojnë.

Kështu, me kaq variante për të zgjedhur, shqiptari i hutuar i drejtohet për udhëzime të mëtejshme këshilluesve fetarë. Takime të shumta janë mbajtur në gjithë vendin për të diskutuar mbi këtë çështje. Shkupi, Prishtina dhe Mitrovica, seksionet myslimane, pra, kanë votuar për shkronjat arabe. Korça toske dhe Elbasani geg - seksione katolike romane, janë deklaruar në favor të germave latine. Ndërkohë, tensionet janë rritur dhe shumë gjak po derdhet për alfabetin.

Në këtë mënyrë, shqiptari ka arritur atë që do, një shkak për të luftuar; por, shkolla të reja shtetërorë nuk ka të hapura dhe gjuha shqipe ende nuk po mësohet në ato që ekzistojnë vetëm se thjesht duhet një alfabet.

Nuk ndahen mjete financiare për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, Snopçe: Qeveria po synon të rikthejë periudhën para konfliktit të vitit 2001

20 November 2025 at 19:55


Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga Arben Taravari, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, në të cilin për herë të parë nuk janë parashikuar mjete financiare për kategorinë e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, një obligim kushtetues dhe një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

Snopçe njoftoi se grupi i deputetëve të ASH-së kishte propozuar një amendament për të siguruar financimin e kësaj kategorie, por amendamenti u refuzua nga përfaqësuesit e qeverisë dhe shumica parlamentare. Si rezultat, fondi për përfaqësim të drejtë ka mbetur me zero denarë.

“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Çfarë porosie dëshiron të dërgojë qeveria me mosparashikimin e mjeteve për këtë kategori?”, u shpreh Snopçe.

Ai tha se ky veprim vjen pas heqjes së balansuesit dhe mosmiratimit të ligjit të premtuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, që duhej të ishte miratuar para një viti.

Snopçe tha se tashmë ekzistojnë dhjetëra raste të diskriminimit në institucionet shtetërore si rezultat i mosrespektimit të parimit të përfaqësimit të drejtë. Ai shtroi pyetjen nëse qeveria po synon të rikthejë vendin në periudhën para konfliktit të vitit 2001 dhe para Marrëveshjes së Ohrit.

“Në vend që të ecim përpara dhe të garantojmë të drejtat e qytetarëve, po shohim tendenca për t’i reduktuar ato. Kjo është tejet e rrezikshme për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror”, deklaroi Snopçe.

Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të insistojë që përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë të mbetet parim i pacënueshëm, i garantuar me ligj dhe me buxhet.

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI, ndër nivelet më të ulëta në kontinent

By: V K
17 November 2025 at 08:22

Shqipëria pozicionohet ndër vendet me përdorimin më të ulët të inteligjencës artificiale, sipas të dhënave të raportuara.

Vetëm 15.8% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin rregullisht mjete të AI në jetën e përditshme ose në punë, një nivel që mbetet dukshëm më poshtë mesatares europiane, ku shumë shtete të BE-së e kalojnë pragun e 30–40%.

Vendet si Irlanda, Franca dhe Spanja arrijnë nivele përhapjeje mbi 39–41%, duke treguar një adoptim shumë më të shpejtë dhe më të gjerë të teknologjive të reja.

Europianët po përqafojnë inteligjencën artificiale (AI) – por disa vende tregojnë entuziazëm më të madh se të tjerat, sipas të dhënave të reja.

Që prej lançimit të ChatGPT nga OpenAI në vitin 2022, mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën kanë përdorur mjete të AI, sipas raportit të Microsoft.

Ky është një ritëm më i shpejtë adoptimi se teknologjitë e tjera të mëdha, përfshirë internetin, kompjuterin personal dhe smartfonin.

Sot, Bashkimi Europian është në pararojë të adoptimit të AI, veçanërisht vendet e tij më të pasura, thekson raporti.

Irlanda kryeson bllokun, me 41.7% të njerëzve që përdorin rregullisht AI në jetën e përditshme ose në punë.

Më pas renditen Franca (40.9%) dhe Spanja (39.7%).

Në anën tjetër të spektrit renditen Rumania (15.3%) dhe Greqia (17.7%), vendet ku njerëzit kanë më pak gjasa në BE të përdorin AI në jetën e përditshme ose në punë.

Duke parë përtej BE-së, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar rezultojnë gjithashtu ndër më entuziastet: 45.3% e norvegjezëve dhe 36.4% e britanikëve përdorin rregullisht AI, sipas raportit.

Microsoft thekson se, në shkallë globale, adoptimi i AI lidhet ngushtë me nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi. Në Global North, adoptimi arrin rreth 23%, krahasuar me 13% në Global South.

Adoptimi i AI ka qenë gjithashtu më i shpejtë në vendet me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, lidhje të mirë të internetit dhe infrastrukturë të fuqishme kompjuterike.

Megjithatë, pothuajse katër miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në rajone ku këta faktorë mbeten ende një sfidë.

Adoptimi i AI ka qenë gjithashtu më i shpejtë në vendet me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, lidhje të mirë të internetit dhe infrastrukturë të fuqishme kompjuterike.

Megjithatë, pothuajse katër miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në rajone ku këta faktorë mbeten ende një sfidë.

“Ky hendek nuk lidhet vetëm me aksesin në mjetet e AI; ai pasqyron gjithashtu pabarazi më të gjera në infrastrukturë, arsim dhe gjuhë”, thuhet në raport./ Monitor

The post Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI, ndër nivelet më të ulëta në kontinent appeared first on Albeu.com.

Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës

14 November 2025 at 19:21


Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka njoftuar sot tërheqjen e tij nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet që ka mbajtur brenda partisë politike, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.

Lajmin e ka bërë publik vetë ai, teksa shkruan se vendimi nuk ka qenë i lehtë, pasi gjithë angazhimi i tij politik ishte i ndërtuar mbi përkushtim të madh, sakrificë dhe beteja që kanë lënë gjurmë si te ai, ashtu edhe te bashkëpunëtorët.

Reagimi i plotë:

Të nderuar bashkëpartiakë, të nderuar qytetarë, Pas një periudhe të gjatë analize dhe reflektimi, kam vendosur të tërhiqem nga jeta partiake dhe nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot në Aleancën për Shqiptarët. Ky nuk është një vendim i lehtë për mua, sepse gjatë gjithë kësaj rruge kam dhënë zemrën, mundin dhe shpirtin tim, madje edhe më shumë se kaq. Kam njohur bashkëpunëtorë besnikë e të palodhur, ashtu siç kam njohur edhe të tillë që nuk e përballuan rrugëtimin e gjatë e plot sfida. Gjatë këtyre dhjetë viteve kam pasur fatin të njoh njerëz të përkushtuar, miq të sinqertë dhe bashkëpunëtorë të devotshëm. Kemi përjetuar beteja që kanë lënë gjurmë tek ne, ashtu siç kemi lënë gjurmë edhe ne në ato beteja. Ky rrugëtim ka qenë i njëmend dhe i vërtetë. Në këto vite debatesh, kritikash e përplasjesh mund të ketë ndodhur që të kemi bërë diçka edhe me tepri, e nëse dikush është ndier i prekur apo i lënduar nga fjala apo veprimi im, ky është momenti që t’i kërkoj ndjesë. Gjithmonë kam thënë bindjet dhe të vërtetat e mia pa llogaritur koston që mund të sillnin ato. Edhe kur ato nuk ishin popullore, kam zgjedhur të mos i fsheh, sepse e vërteta dhe e nesërmja kërkojnë guxim. Përgjatë kësaj ecjeje partiake e publike kam pasur nderin të mbaj përgjegjësinë si sekretar i përgjithshëm dhe më pas si nënkryetar, dhe kjo ka qenë e mundur vetëm falë mbështetjes së njerëzve dhe aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët, të cilëve u shpreh falënderim të veçantë, pa harruar të falënderoj edhe votuesit e Frontit Europian dhe të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, që më kanë dhënë mbështetjen e tyre në çdo veprim tonin. Jam gatuar në një ambient familjar, politik e kombëtar; i lindur brenda një familjeje që kishte zgjedhur mbijetesën herë përmes bujqësisë e herë përmes gurbetit, për të vetmen arsye: të mundë, të rezistojë e të përplaset më lehtë me regjimin jugosllav. Jam rritur mes dy vëllezërve që mbetën pa emra deri në klasë të parë, sepse regjimi nuk lejonte emra shqiptarë “irredentistë”; rritur e rrethuar me të burgosur politikë, të diferencuar e të përndjekur; rritur me frymën e rilindjes kombëtare dhe të atdhedashurisë, frymë që do të më mbajë gjithmonë, pavarësisht rolit që jeta mund të më ofrojë. Kam aq shumë për të treguar... Uroj që një ditë të kem guximin t’i hedh në letër të gjitha ato ndodhi e procese. Vendi ynë, Maqedonia e Veriut meriton të ngritet si një shtet i lirë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët e saj. Shumë sfida janë kaluar, dhe shumë të tjera duhet të përballohen me kujdes, guxim dhe maturi. Na mbetet detyrë e përbashkët, si shqiptarë, maqedonas, turq, vllehë, boshnjakë e të tjerë, të ndërtojmë këtë vend si një shtëpi të dashur dhe të respektuar nga të gjithë. Do të vazhdoj të jem mes jush, por tashmë në një vallëzim më të lirë e pa koreografi - një solist që ndoshta do ta ketë të vështirë të luajë vetëm, por që do ta bëjë me shpirt të lirë dhe me dashuri për njerëzit. Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë,Krenar Lloga.

Aksident tragjik në SHBA, 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën (EMRAT)

By: V K
14 November 2025 at 11:24

Më 11 nëntor 2025, dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio,  në SHBA.

Lajmi i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i sjellë trupat e tyre në atdhe.

Sipas iniciuesve të fondit, Samira, 27-vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.

Ndërsa Albi, 30-vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Laë dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

Të fejuar dhe të pandarë, Samira dhe Albi ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme.

Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin.

“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre”, shkruhet në thirrjen e hapur.

Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri, si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore.

Familjarët u bëjnë apel të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë nismën për të nderuar kujtimin e tyre.

The post Aksident tragjik në SHBA, 30-vjeçari shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetën (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Mungesa e besimit, ndër pengesat më të mëdha për bashkëjetesë ndëretnike në Kosovë

13 November 2025 at 22:02


Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet tyre rëndohen edhe më shumë nga mosbesimi i madh, sipas një hulumtimi të organizatës joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore (CASA).

Hulumtimi me titullin “Raporti mbi indeksin e besimit për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, u prezantua më 13 nëntor në Prishtinë.

Në këtë hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb.

Hulumtimi bazohet në perceptimet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë për njëri-tjetrin, faktorët kryesorë që ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe perspektivat për përmirësimin e tyre.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nga komuniteti serb, mbi 51 për qind, besojnë se marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë do të përkeqësohen më tej, ndërsa rreth 28 për qind e shqiptarëve mendojnë të njëjtën gjë.

Studimi tregoi gjithashtu se të dy komunitetet – mbi 70 për qind e të anketuarve – besojnë se tensionet politike midis Beogradit dhe Prishtinës kontribuojnë në përplasjet ndëretnike.

Po ashtu, 79.6 për qind e të anketuarve shqiptarë e konsiderojnë Qeverinë e Serbisë si nxitëse të tensioneve, ndërsa 74.5 për qind e serbëve mendojnë se për këtë është përgjegjëse Qeveria e Kosovës.

Kur bëhet fjalë për faktorët që do të ndihmonin paqen dhe stabilitetin, mbi 62 për qind e serbëve besojnë se kjo do të ishte autonomia e tyre, ndërsa mbi 44 për qind e shqiptarëve mendojnë se zgjidhja është integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare.

Miodrag Marinkoviq, drejtor i CASA-s, vlerësoi se rezultatet e indeksit të besimit tregojnë se marrëdhëniet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve janë të dëmtuara, dhe për këtë, në masë të madhe, përgjegjës janë politikanët nga Kosova dhe Serbia.

Ai theksoi se “politika populiste” që ndjekin të dyja palët ndikon negativisht në bashkëjetesë, në jetën e njerëzve të zakonshëm, në përditshmërinë e tyre dhe në procesin e pajtimit.

“Çlirimi nga frika dhe iluzionet është rruga drejt bashkëjetesës”

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit Musine Kokalari në Prishtinë, gjatë një diskutimi në panel tha se komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë përballen me dy problemet më të mëdha në lidhje me bashkëpunimin dhe bashkëjetesën: “jetojnë në frikë dhe në iluzion të ndërsjellë”.

“Sipas tij, iluzioni te shqiptarët e Kosovës bazohet në idenë se Kosova është shtet shqiptar, që u përket shqiptarëve, ndërsa te serbët ekziston iluzioni se Kosova do të kthehet në kuadër të Serbisë. Nuk po flas për të gjithë shqiptarët apo serbët, por për sa kohë që ekzistojnë këto dy iluzione, situata nuk do të qetësohet kurrë”, tha ai.

Ai shtoi se ekziston një frikë e vazhdueshme mes këtyre komuniteteve – shqiptarët kanë frikë se Serbia mund të sulmojë Kosovën, ndërsa serbët se vendimet e autoriteteve kosovare mund t’i rrezikojnë.

Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosova, theksoi se sulmi në Banjskë në vitin 2023 ndikoi ndjeshëm në polarizimin e shoqërisë në Kosovë, por edhe “veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës”, të cilat, sipas saj, kanë cenuar komunitetet joshumicë pasi nuk u është ofruar një zgjidhje alternative.

Në sulmin e armatosur të serbëve në Banjskë, në veri të Kosovës, u vra një polic kosovar, ndërsa më pas edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

Nga ana tjetër, autoritetet e Prishtinës, që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022, kanë punuar aktivisht për vendosjen e kontrollit shtetëror në veri të Kosovës, përmes mbylljes së institucioneve të Serbisë, ndalimit të dinarit serb, targave serbe e masave të ngjashme.

Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar shumicën e këtyre hapave, pasi shumë serbë në veri marrin paga nga buxheti i Serbisë dhe gëzojnë të drejta përmes sistemit institucional serb.

Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radios Goraždevac, konsideron se për përkeqësimin e marrëdhënieve etnike përgjegjës janë kryesisht Beogradi dhe Prishtina, pasi vazhdimisht e fajësojnë njëri-tjetrin për gjendjen e keqe në shoqëri.

“Ai narrativ toksik, ajo komunikim toksik, po vëzhgohet me shumë indiferencë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se për këtë arsye edhe ajo mban një pjesë të përgjegjësisë.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë të cilit janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar në kurrë.

Po ashtu, dialogu politik është bllokuar që nga viti 2023, pasi Kosova kërkon përgjegjësi për sulmin e armatosur në Banjskë.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm, por refuzon ta dorëzojë Radoiçiqin dhe të tjerët në Kosovë, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për terrorizëm./REL

Goditet një nga rrjetet më të fuqishme shqiptare të drogës në Itali

By: melisa
10 November 2025 at 18:31

Policia italiane ka finalizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në provincën e Bolonjës, duke çmontuar një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike me përfshirje të shtetasve shqiptarë. Operacioni u zhvillua në zonën e Funo di Argelato, pas një hetimi të gjatë që çoi në identifikimin e bazës së grupit dhe sekuestrimin e: 20 kilogramëve hashash, 1 kilogrami marijuana, 179.66…

Source

Sfida Shqipëri-Andorra/ Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para ndeshjes vendimtare (VIDEO)

By: V K
10 November 2025 at 11:16

Atmosfera kuqezi ka nisur të ndizet ditë përpara ndeshjes së rëndësishme Andorra–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Këtë mëngjes, Barcelona është kthyer në pikën kryesore të grumbullimit për mijëra tifozë shqiptarë, të cilët kanë mbërritur nga Tirana, Kosova, Europa dhe diaspora më e gjerë, me synimin e vetëm: të mbështesin kuqezinjtë në sfidën e 13 nëntorit.

Flamuri i parë shqiptar është shfaqur që në orët e hershme në rrugët e kryeqytetit katalanas, ndërsa thirrjet e para “Shqipëri! Shqipëri!” kanë jehuar mes grupeve të tifozëve, shkruan A2 CNN.

Andorra ndodhet rreth 200 kilometra larg Barcelonës, ç`ka e ka bërë qytetin katalanas vendtakimin ideal për bashkëkombësit që udhëtojnë drejt ndeshjes.

Interesi për sfidën është i jashtëzakonshëm. Të gjitha biletat për sektorin e shqiptarëve janë shitur, dhe sipas të dhënave paraprake, rreth 5000 tifozë kuqezi pritet të jenë të pranishëm në stadiumin e Andorrës, duke e shndërruar takimin në një ndeshje virtualisht “në shtëpi” për kombëtaren shqiptare.

Në të njëjtin avion nga Tirana drejt Barcelonës ka qenë edhe portieri i Egnatias, Mario Dajsinani, pjesë e listës së trajnerit Sylvinho për dy sfidat e fundit të grupit ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Prezenca e tij ka shtuar edhe më shumë emocionin mes tifozëve që udhëtonin në të njëjtin itinerar.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të hënën në orën 15:30 seancën e parë stërvitore në tokën spanjolle.

Vendi i grumbullimit ndodhet rreth 60 kilometra larg aeroportit të Barcelonës dhe është përzgjedhur me kujdes nga stafi teknik, me qëllimin për t’i garantuar skuadrës qetësi maksimale përpara sfidës.

Në sfidën e 13 nëntorit, Shqipëria kërkon fitoren që do ta mbante të gjallë ëndrrën e madhe drejt Botërorit 2026.

 

The post Sfida Shqipëri-Andorra/ Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para ndeshjes vendimtare (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌