Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Rama: Paqja fiskale, ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

28 December 2025 at 10:20

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot paqen fiskale, një kapitull të ri partneriteti dhe besimi me sipërmarrjen.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te dialogu me sipërmarrjen për paqen fiskale, i cili ka vijuar edhe gjatë javës që lamë pas.

“Një kapitull i ri partneriteti dhe besimi sapo ka nisur me sipërmarrjen, natyrisht mbi themelet që tanimë janë hedhur dhe këtë javë folëm gjerë e gjatë, duke ndarë disa pikëpamje e duke pasur në qendër të diskutimit Paqen Fiskale, një zotim i fushatës sonë elektorale, që sot është ligj dhe duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim”, theksoi ai.

Në thelb, Rama tha se paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

“Ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatimfitimi vetëm 5%”, shtoi ai.

Po ashtu, sipas Kryeministrit, marrëveshja mes sipërmarrjes dhe administratës mbi tavanin e ri të fitimit vjetor, sjell paqe e qetësi, shmang çdo inspektim dhe ul barrën burokratike, që shpesh peshon më shumë sesa barra fiskale.

Kryeministri theksoi se nga kjo nismë pritet më shumë formalizim, më shumë energji sipërmarrëse dhe më shumë ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

“Çlirimi i të gjitha sipërmarrjeve nga të gjitha gjobat e vjetra, borxhet e vjetra, sipas skedulës së përcaktuar shkon në këtë drejtim”, tha Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: Paqja fiskale, ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Paqja Fiskale/ Preçi: Qeveria po shpërblen bizneset që kanë kontribuar në fushatat zgjedhore

By: armand
24 December 2025 at 18:23

Eksperti i ekonomisë, Zef Preci, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ku komentoi mbi politikat fiskale të qeverisë dhe marrëdhëniet e saj me komunitetin e biznesit. Preci u shpreh se qeveria aktuale po mbështet kryesisht ato biznese që kanë qenë kontribuese në fushatat zgjedhore, duke krijuar një klimë të favorshme për […]

The post Paqja Fiskale/ Preçi: Qeveria po shpërblen bizneset që kanë kontribuar në fushatat zgjedhore appeared first on BoldNews.al.

Raporti për Shqipërinë, FMN: ‘Paqja Fiskale’ minon progresin në administrimin tatimor, rrezikohet qëndrueshmëria fiskale

24 December 2025 at 12:51


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë.

Në raport thuhet se vendi ynë vazhdon të shënojë rritje të fortë ekonomike, e nxitur kryesisht nga turizmi dhe konsumi privat, me PBB-në reale që pritet të rritet 3.5% në vitin 2025 dhe 3.6% në 2026.

Inflacioni mbetet i ulët, borxhi publik po ulet dhe rezervat valutore qëndrojnë të forta, duke krijuar një bazë solide për reformat e qeverisë dhe synimin për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, raporton Tch.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se marrëveshja e quajtur “Paqja Fiskale” mund të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore, duke rrezikuar qëndrueshmërinë fiskale në mes të sfidave demografike dhe shpenzimeve publike në rritje.

FMN nënvizon gjithashtu rëndësinë e reformave strukturore në kapitalin njerëzor, tregun e punës dhe qeverisje për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të nxitur konvergjencën me standardet e BE-së.

Raporti për Shqipërinë/ FMN paralajmëron: Paqja Fiskale rrezikon të minojë progresin në administrimin tatimor

By: V K
24 December 2025 at 10:29

Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë, e mbështetur nga turizmi, inflacioni i ulët, borxhi publik në rënie dhe rezerva të forta valutore.

Sipas FMN rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026, e nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe mbështetja e vazhdueshme e sektorit të turizmit.

FMN thekson se ekonomia shqiptare ka tejkaluar tashmë nivelin e saj para pandemisë, falë një kombinimi të përshtatshëm të politikave fiskale dhe monetare.

Inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në vitin 2025 drejt objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026, në kushtet e një tregu pune të shtrënguar dhe rritjes së pagave.

Ndërkohë, deficiti i llogarisë korrente pritet të jetë 2,8% e PBB-së në vitin 2025 dhe të zgjerohet gradualisht në rreth 3,5% të PBB-së në afatin e mesëm, si pasojë e rritjes së importeve të nxitura nga të ardhurat më të larta dhe investimet publike kapitale.

FMN vlerëson se disiplina fiskale ka çuar në një ulje të ndjeshme të borxhit publik, i cili pritet të bjerë nën 50% të PBB-së, ndërsa rezervat e forta valutore kanë përmirësuar ndjeshëm pozicionin e jashtëm të vendit.

Në këtë kontekst, qeveria shqiptare po avancon reforma të guximshme me synimin për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Megjithatë, FMN paralajmëron se rreziqet për perspektivën ekonomike janë zhvendosur drejt kahut negativ, për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm.

Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, luhatjet e çmimeve të mallrave dhe paqëndrueshmëria në tregjet financiare globale mund të ndikojnë negativisht te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe kërkesa e jashtme.

Në planin e brendshëm, rënia e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesat në tregun e punës dhe të ushtrojë presione inflacioniste.

Për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të mbyllur boshllëqet e reformave me Bashkimin Evropian, FMN thekson se reformat e brendshme në kohë janë thelbësore.

Prioritet mbetet ruajtja e rezervave fiskale përmes mobilizimit të qëndrueshëm të të ardhurave, përmirësimit të administrimit tatimor dhe modernizimit të sistemit të taksës së pronës, si dhe rritja e transparencës dhe cilësisë së shpenzimeve publike.

Në lidhje me politikat fiskale, FMN vlerëson se rritja e presioneve mbi shpenzimet, nëse nuk adresohen në kohë, mund të rrezikojë qëndrueshmërinë fiskale, veçanërisht përtej vitit 2030, për shkak të ndryshimeve demografike, detyrimeve për mbrojtjen dhe shpenzimeve që lidhen me klimën.

Për të ruajtur rezervat fiskale, FMN rekomandon reforma të favorshme për rritjen në anën e të ardhurave, përmirësim të cilësisë së shpenzimeve dhe rritje të transparencës fiskale.

Në këtë kuadër, FMN komenton edhe nismën e “Paqes Fiskale”.

“Marrëveshja ‘Paqja Fiskale’, e cila ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore”, thuhet në deklaratëne Bordit të FMN-së.

Në fushën e politikës monetare, FMN vlerëson se qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i përshtatshëm, por thekson se banka qendrore duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj zhvillimeve të tregut, veçanërisht nëse efektet dytësore nga rritja e pagave rezultojnë më të forta se sa pritej.

FMN rekomandon gjithashtu fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe mbështetje më të madhe te normat e interesit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Sa i përket sektorit financiar, FMN nënvizon nevojën për monitorim të kujdesshëm të rreziqeve që lidhen me kreditimin në pasuri të paluajtshme, ekspozimet ndaj valutës së huaj dhe borxhin sovran, si dhe forcimin e kuadrit prudencial dhe të mbikëqyrjes bankare.

Në planin afatmesëm, FMN thekson se arritja e konvergjencës së të ardhurave me Bashkimin Evropian kërkon reforma të thella strukturore, veçanërisht në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e tregut të punës, forcimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.

Konsultimi i ardhshëm sipas Nenit IV pritet të zhvillohet sipas ciklit standard 12-mujor.

The post Raporti për Shqipërinë/ FMN paralajmëron: Paqja Fiskale rrezikon të minojë progresin në administrimin tatimor appeared first on Albeu.com.

Paqja Fiskale/ FMN: Ndryshimi i buxhetit me akt normativ redukton transparencën dhe kontrollin parlamentar

By: Ela
24 December 2025 at 08:46

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në konsolidimin fiskal dhe në forcimin e stabilitetit makroekonomik, por paralajmëron se disa nisma të reja politike rrezikojnë të zhbëjnë një pjesë të këtyre arritjeve. Në raportin e tij për Konsultimin e Nenit IV pas misionit në nëntor 2025, FMN thekson se forcimi […]

The post Paqja Fiskale/ FMN: Ndryshimi i buxhetit me akt normativ redukton transparencën dhe kontrollin parlamentar appeared first on BoldNews.al.

Paqja fiskale/ Rama takim me bizneset: Nga Janari nisim zbatimin, për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm me 5%

By: V K
23 December 2025 at 13:08

Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes Fiskale.

Kreu i qeverisë, tha se me këtë nismë do të ndërtojnë një urë të re besimi e ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

Sipas tij, “paqe” do të bëhet me ata biznese që nuk janë në konflikt me ligjin dhe nuk janë në procese gjyqësore që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave.

Rama tha se, “ky rishikim jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara, dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatimi që paguani rregullisht”.

Ai tha se për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi do të tatohet vetëm 5 përqind. Kjo, sipas kreut të qeverisë, do të rrisë formalizimin dhe nuk e cenon integritetin ligjor.

“Kjo rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor të të gjithë këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë tek puna dhe sfidat e veta pa pasur barrën e të metave të të shkuarës”, shtoi ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Paqja fiskale është zotim i yni i fushatës elektorale. Sot është ligj. Pavarësisht disa debateve, të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme, ne sot jemi në kushtet kur duke filluar nga janari i vitit që vjen mund ta zbatojmë këtë nismë. Është një nismë, në radhë të parë, për të ndërtuar një urë të re besimi e ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona. Vetë togfjalëshi paqe fiskale ka lindur në Romën e vjetër dhe është një instrument i përdorur me mijëra vjet tanimë.

Së dyti, është instrument për t’i dhënë mundësi të gjithë sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin, në procese hetimore apo gjyqësore dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë, që të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale të viteve të shkuara. Ky rishikim jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen, vetëkorrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara, dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatimi që paguani rregullisht.

Pra, për çdo pasqyrë të korrigjuar fitimi tatohet vetëm 5 përqind. Kjo rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor të të gjithë këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë tek puna dhe sfidat e veta pa pasur barrën e të metave të të shkuarës.

Kjo shkon në paralele me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat sipas periudhave dhe vjetërsisë së tyre shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes disa kësteve prapë me lehtësira. Ashtu sikundër sigurisht, ë themel, paqja fiskale, ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit.

Që dmth që bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara plus mbi rritjen ekonomike të pritshme dhe mbi propozimin për të pranuar si të vitit një shifër X administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi, kontrolli e problematike administrative e burokratike që rëndon shumë më tepër sesa barra fiskale.

The post Paqja fiskale/ Rama takim me bizneset: Nga Janari nisim zbatimin, për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm me 5% appeared first on Albeu.com.

Rama: Biznesi i vogël pa tatim fitimi deri në 2029

23 December 2025 at 12:26

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Paketës Fiskale 2026 theksoi mbështetjen e qeverisë për biznesin e vogël, duke nënvizuar se ky sektor nuk do të paguajë tatim fitimi deri në vitin 2029.

Gjatë diskutimeve, Rama u shpreh se fokusi i masave është tek biznesi i mesëm dhe i madh.

“Natyrisht që këtu jemi duke folur për sipërmarrjen e mesme dhe të madhe. Biznesi i vogël nuk ka fare tatim fitimi. Kemi të vetmin vend në këtë kontinent, ku biznesi i vogël nuk paguan tatim fitimi dhe do të vazhdojë të mos paguajë tatim fitimi deri në vitin 2029, sikundër ne e kemi premtuar,” tha Rama.

Ai theksoi se kjo masë ka ndihmuar biznesin e vogël të fuqizohet, ndërsa për bizneset që kalojnë kufirin e xhiros prej 140 mijë eurosh në vit, administrata tatimore do të zbatojë verifikime strikte.

“Sfida e administratës tatimore është të mos lejojë që ato biznese që janë mbi kufirin e 140 mijë eurove xhiro në vit të qëndrojnë nën kufi, për t’u trajtuar si biznese të vogla, ndërkohë që janë të mesme ose të mëdha. Në këtë aspekt nuk do të ketë asnjë tolerancë”, tha Kryeministri.

Për bizneset mbi këtë kufi, Rama sqaroi se paqja fiskale krijon mundësi për vetëkorrigjim dhe formalizim të deklaratave financiare.

“Interesi i paqes fiskale është shumë i madh për bizneset e mëdha dhe të mesme, sepse krijon një hapësirë shumë të favorshme vetëkorrigjimi për të formalizuar veten deri në fund. Nuk ka asnjë pasojë përveçse pozitive. Kuptohet qartë që vija e kuqe është mos të kesh probleme të hapura me ligjin. Në rast se nuk je në konflikt të shpallur me ligjin, je plotësisht i legjitimuar të nënshkruash paqen fiskale me qeverinë”, tha ai.

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e dakordësimit paraprak me administratën tatimore për nivelin e fitimit të vitit.

“E gjitha kjo nuk është një shpikje, është një instrument i përdorur që në kohën e Romës dhe një instrument që jep rezultat për të gjithë ata që e përdorin duke besuar në dobinë e tij”, u shpreh Kryeministri.

Paketa Fiskale 2026 ka si qëllim të forcojë besimin mes shtetit dhe biznesit, të nxisë formalizimin e ekonomisë dhe të krijojë një ambient më konkurrues për sipërmarrjen shqiptare.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Biznesi i vogël pa tatim fitimi deri në 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin

23 December 2025 at 12:07

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit në kuadër të prezantimit të Paketës Fiskale 2026, duke e cilësuar dialogun si nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes, me fokus formalizimin, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe përgatitjen për procesin e integrimit europian.

Gjatë diskutimeve, Rama iu përgjigj pyetjeve të sipërmarrësve lidhur me paqen fiskale, duke sqaruar se ajo nuk përbën amnisti fiskale.

“Dallimi është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë. Këtu bëhet paqe me të gjithë ata të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë. Pra, nuk janë në procese penale të hapura dhe nuk janë në procese gjyqësore të hapura që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se për pjesën tjetër, procedurat janë të përcaktuara qartë në ligjin e miratuar.

Rama shpjegoi se bizneset kanë mundësinë të vetëkorrigjojnë deklarimet e mëparshme financiare me një kosto minimale.

“Nëse sipërmarrja dëshiron t’i rikthehet pasqyrave të deklaruara në vitet e mëparshme dhe të paraqesë pranë administratës tatimore pasqyra të reja, ku ka vetëkorrigjim të të ardhurave, atëherë do të paguajë vetëm 5% të fitimit të ri. Kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyra. Nuk ka asnjë komplikim”, tha Rama.

I pyetur mbi kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë për t’u përfshirë në paqen fiskale, kryeministri sqaroi se nuk ka kushte të veçanta përveç respektimit të ligjit.

“Asnjë kriter në kuptimin të posaçëm. Në rast se nuk janë në konflikt me ligjin aktualisht, pra në rast se nuk kanë procese të hapura ligjore, apo në rast se nuk kanë rekorde ligjore që vënë në dyshim legjitimitetin e sipërmarrjes”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, përfitues nga kjo masë do të jetë pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit.

“99.99% e sipërmarrjeve përfshihen në këtë kategori dhe do të përfitojnë nga paqja fiskale”, përfundoi kryeministri.

Paketa Fiskale 2026 synon të nxisë formalizimin e ekonomisë, të forcojë besimin mes shtetit dhe biznesit dhe të krijojë një terren më konkurrues për sipërmarrjen shqiptare në prag të integrimit në Bashkimin Europian.

/a.f/

 

The post Rama: Paqja fiskale mundësi për sipërmarrjet që nuk janë në konflikt me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama reagon për “Paqen fiskale”, injoron kritikat nga ndërkombëtarët

By: Ela
23 December 2025 at 12:38

Kryeministri Edi Rama komentoi sot për herë të parë publikisht gjatë një takimi me komunitetin e biznesit, paketën e diskutuar gjerësisht kohët e fundit të Paqes Fiskale. Duke injoruar kritikat e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe delegacionit të BE në Tiranë, Rama shprehet se qëllimi i paketës është krijimi i një mjedisi më të qartë […]

The post Rama reagon për “Paqen fiskale”, injoron kritikat nga ndërkombëtarët appeared first on BoldNews.al.

Paqja fiskale 2026/ Kryeministri Rama tregon “vijën e kuqe”: Kush përfiton nga ky instrument

23 December 2025 at 11:41

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se nga “paqja fiskale” do të përfitojnë të gjithë ata subjekte, të cilat nuk kanë probleme me ligjin dhe nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

Ai theksoi se kjo është “vija e kuqe” dhe kush nuk i plotëson këto kritere, nuk përfiton nga lehtësirat fiskale.

Kryeministri Rama theksoi se bizneset që do paraqesin pasqyra të reja fiskale do të paguajë 5% të fitimit.

“Këtu bëhet paqe me të gjithë atë me të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë, nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapura, të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave dhe për të gjithë pjesën tjetër, në ligj shkruhet se nëse sipërmarrja dëshiron të rikthehet pasqyrave të deklaruar të viteve të mëparshme dhe të paraqesë para tatimeve pasqyra të reja, ku ka korrigjim të të ardhurave, atëherë do paguajë 5% të fitimit dhe kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyrë.

Këtu jemi duke folur për sipërmarrjen e mesme dhe të madhe, sepse biznesi i vogël nuk ka tatim fitimi. Jemi të vetmit në këtë kontinent, që biznesi i vogël nuk paguan dhe do vazhdojë të mos paguajë tatim fitimi deri në vitin 2029.

Siç e kemi premtuar. Kjo e ka ndihmuar biznesin e vogël dhe shifrat janë të qarta. Instrument që jep rezultat për të cilët ata e përdorin duke besuar në dobinë e tij.”, tha ai./abcnews.al

Rama flet për “paqen fiskale”: Mundësi për sipërmarrjet. Nga janari fillojmë zbatimin e nismës

By: lindita
23 December 2025 at 11:44

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit që vjen do të aplikohet “paqja fiskale”. Në një takim me komunitetin e biznesit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me këtë paketë të re synohet garantimi i një kuadri më të drejtë fiskal për procesin e integrimit europian. “Me paketën fiskale 2026 nuk rrisim taksat, por synojmë të garantojmë një kuadër më të drejtë fiskal dhe të përgatisim…

Source

Paqja që nuk po sjell paqtim

By: Ela
13 December 2025 at 22:17

Qeveria i ka vënë vetes një objektiv ambicioz: të “pajtohet” me biznesin. Dhe këtë pajtim kërkon ta arrijë përmes një nisme të re që e ka quajtur Paqja Fiskale, në formën e një lloj marrëveshjeje të madhe kombëtare ku, sipas narrativës zyrtare, bizneset do të çlirohen nga ngarkesat e së kaluarës, duke nisur një kapitull […]

The post Paqja që nuk po sjell paqtim appeared first on BoldNews.al.

“Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita?

By: Elva
13 December 2025 at 15:08

Nga Boldnews.al Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se do të angazhojë popullin në revolta anti-qeveritare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në teori, kazusi politik është tipiku për të ngritur qytetarët në protesta kundër korrupsionit. Një lëvizje e tillë shkarkoi qeverinë pak ditë më parë në […]

The post “Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita? appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave

12 December 2025 at 13:36

“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një tatimi që varion nga 5 deri në 15 përqind. Nismat u kontestuan gjërësisht nga opozita, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke i konsideruar ato si një rikthim tek ideja e vjetër e ‘amnistisë fiskale’, […]

The post Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave appeared first on Reporter.al.

Tomorri: Skema e paqes fiskale, një amnisti e heshtur që favorizon krimin e organizuar

By: armand
11 December 2025 at 18:59

Gazetari Klodian Tomorri, ka paralajmëruar se skema e propozuar e “Paqes Fiskale” rrezikon të shndërrohet në një mekanizëm të pastër pastrimi parash. Sipas tij, fshirja masive e detyrimeve, mungesa e transparencës dhe mundësia për të deklaruar fitime të paekzistuara krijojnë një precedent të rrezikshëm në një ekonomi ku partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA, kanë ngritur vazhdimisht […]

The post Tomorri: Skema e paqes fiskale, një amnisti e heshtur që favorizon krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

By: armand
7 December 2025 at 21:11

Pas ekspertëve, edhe opozita ka shprehur shqetësim lidhur me nismën për paqen fiskale. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vënë në dijeni strukturat e Bashkimit Europian lidhur me rrezikun që mbart një nismë e tillë. Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus, Tabaku evidentoi dy rreziqet e këtij ligji. “Dy janë rreziqet potenciale. […]

The post Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin appeared first on BoldNews.al.

Transparencë me tollon!

By: Ela
6 December 2025 at 08:28

Jo më kot në SHBA ligjin e informimit, që përcakton detyrimet e institucioneve për dhënie informacioni dhe të drejtat e publikut për marrje informacioni, e quajnë “ligji i dritës së diellit”. Ideja është e thjeshtë: aty ku hyn drita e diellit, nuk ka vend për terr. Dhe aty ku informacioni qarkullon lirshëm, vendimmarrja bëhet më […]

The post Transparencë me tollon! appeared first on BoldNews.al.

“Paqja fiskale”/ Tabaku: Qeveria po mbron klientët duke fshehur listën e faljeve tatimore

By: armand
4 December 2025 at 12:13

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin për procedurat tatimore duke mos bërë publike listën e tatimpaguesve që përfitojnë nga falja e borxheve në kuadër të të ashtuquajturës “Paqe Fiskale”. Në një postim në rrjete sociale, Tabaku publikoi nenin përkatës të Ligjit për Procedurat Tatimore, i cili sipas saj  detyron […]

The post “Paqja fiskale”/ Tabaku: Qeveria po mbron klientët duke fshehur listën e faljeve tatimore appeared first on BoldNews.al.

Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”

3 December 2025 at 16:21

Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan. Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e […]

The post Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale” appeared first on Reporter.al.

Rama: Paqja fiskale lehtëson bizneset, katër format se si do të funksionojë

19 November 2025 at 11:40

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përmes paqes fiskale do t’i bëhet të gjithë sipërmarrjes një falje e madhe.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohet pr/buxheti 2026 dhe paketa fiskale, Rama u shpreh se, paqja fiskale i jep mundësinë sipërmarrjes të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore dhe duke lehtësuar marrëdhënien mes tyre dhe duke lehtësuar dhe koston administrative të sipërmarrjeve”.

Rama i ftoi të gjitha sipërmarrjet të lexojnë me kujdes paketën fiskale dhe t’i referohen faljes së detyrimeve tatimore që do të bëhet në 4 forma.

“Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite.

Fshirje e 50% të detyrimeve të periudhës 5-10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave.

Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5-10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave.

Fshirje e gjobave dhe kamat vonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhe”, u shpreh Rama.

“Kështu bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë dhe mundësi të korrigjojnë deklarimet dhe pasqyrat e mëparshme financiare”, tha Kryeministri.

“Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut tatimi fitimit do të jetë vetëm 5%”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama theksoi se, “sipërmarrja mund të angazhohet të rrisë me 18% fitimin e tatueshëm të krahasuar me vitin e kaluar dhe çdo fitim mbi këtë nivel do të tatohet me vetëm 5%”.

Kreu i qeverisë, nënvizoi se, “kjo është një marrëveshje e re, një marrëveshje kuptimplotë dhe një marrëveshje transparente në funksion të fuqizimit të ekonomisë dhe padiskutim edhe në funksion të lehtësimit të kompanive e të rritjes së mëtejshme të ekonomisë”.

/gj.m/a.f/

 

The post Rama: Paqja fiskale lehtëson bizneset, katër format se si do të funksionojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌