Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Salla: Riparohet argjinatura e Drojës

9 January 2026 at 19:08

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot se ka përfunduar mbyllja e argjinaturës së lumit të Drojës, duke garantuar funksionimin e plotë të infrastrukturës dhe sigurinë e zonës përreth.

Salla theksoi se ndërhyrja u realizua nga ekipi i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, i cili punoi pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve atmosferike jo të favorshme, me përdorimin e dy ekskavatorëve krahëgjatë.

“Falë ndërhyrjes në kohë dhe angazhimit maksimal të strukturave përgjegjëse, u shmangën rreziqe të mëtejshme për përmbytje, duke garantuar mbrojtjen e tokave bujqësore dhe të banesave në zone”, tha ai.

Salla siguroi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijojnë monitorimin e situatës, në koordinim me institucionet përkatëse.

/r.e/

The post Salla: Riparohet argjinatura e Drojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytje nga Erzeni/ Durres, situatë e rëndë në Sukth dhe Katund të ri. 842 persona janë evakuuar

By: xhir jeta
9 January 2026 at 14:21

Pasojat e rënda të përmbytjeve ndihen ende në Durrës. Reshjet intensive të ditëve të fundit dhe prurjet e shtuara të lumit Erzen shtuan problematikat në Katund të Ri dhe Sukth.

Për përballimin e prurjeve, hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.

Mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, e qindra banesa po ashtu. Situata detyroi 842 banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Shume prej tyre janë akomoduar në struktura të posaçme, por ka edhe nga ata që kanë vendosur të strehohen pranë familjarëve.

Evakuimet janë kryer në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe orët e para të mëngjesit.

Në mes të kësaj situate të vështirë, banorët shprehen se dëmet në banesat e tyre janë të mëdha, ndërsa thonë se rrezikun e ndjejnë çdo ditë.

Procesi i vlerësimit do të vijojë për të verifikuar banesat e përmbytura.

Për të përballuar nevojat emergjente, Drejtoria e Rezervave Shtetërore ka siguruar qindra pako ushqimore, të shpërndara për familjet e prekura.

Po ashtu, në Durrës janë angazhuar 448 specialistë ku përfshihen punonjës të bashkisë dhe ndërmarrjeve, ujësjellësit, Policisë Bashkiake, OSHEE-së, si edhe 37 efektivë të Forcave të Armatosura.

Tentoi të kalonte lumin por e mori rrjedha e ujit, mbytet 66-vjeçari në Mat

By: Elva
4 January 2026 at 09:20

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Klos, ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e fortë e lumit Mat. Sipas informacionit paraprak, shtetasi ka tentuar të kalojë lumin, por për shkak të prurjeve të shtuara është rrëmbyer nga uji. Trupi i pajetë u gjet disa kilometra më larg, në […]

The post Tentoi të kalonte lumin por e mori rrjedha e ujit, mbytet 66-vjeçari në Mat appeared first on BoldNews.al.

E mori rrjedha e lumit, humb jetën një grua në Zall Bastar

3 January 2026 at 20:39


Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën këtë të shtunë, më 3 janar, në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit gjatë një tentative për ta kaluar atë.

“Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.”, bën me dije policia.

Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./tv klan

Saga e fëmijërisë

10 December 2025 at 11:41


Nga: Át Zef Pllumi (Rrno vetëm për me tregue)

Nuk mund të përcaktoj moshën që kishim: dy ose tri vjeç. Në shtëpi ishem un i vetëm. Nana kishte shkue te kushrijt. Më kapi nevoja me dalë jashtë e u nisa me hi në pyllin që kishim mbas shtëpije, larg 20-30 m. Në fillim të pyllit nën disa shkoza më ra në sy nji furrik pulash me tri vezë në te. Un hina ma thellë në pyllen me qarra, por kur bana me kthye te shtëpija i mora në këmishë ato tri kokrra vezë. I lashë afër zjarrit e shkova e mora fulteren, sepse më pëlqenin pa masë vezët e fergueme kur mi jepte nana. Fulteres i qita ujë e se unë n’at kohë nuk e njifshem vojin, por e kishem pa nanën me fulteren që kishte nji lang. Zjarrmi ishte pothuaj i shkimun. Mandej theva vezët nji nga nji, njanen mbas tjetret, por ato shkriheshin n’ujë. Kishem ndigjue nanën që nganjiherë kur më fergote vezët thonjte: “duel e prishin” e largote. Kështu tri vezët duelen “të prishuna” e nuk i vuna në zjarr aspak por dola jashtë me gjithë fultere e i hodha përtej murit të arës, të cilin nuk mbërrijshem me e kalue; e i hodha bashkë vezët me gjithë lëvozhgat e bardha. Mbas nja nji gjysh ore po kthen nana prej kushrijve e fillon me ba rangët e shtëpisë. Kishte shkue me e pa furrikun por nuk kish gjetë asnjë vezë aty. Nuk më bani za.

Pak ma vonë erdh Ndou, djali i axhës e anmiku im ma i madh, i cili bashkë me baben tem ruente dhenët shterpa, të cilat i ndrynin në nji kasolle atje në ograje ndërsa delet plleja i binte baba në vathë, ngjitun me shtëpi ku ishet edhe nji kasolle për to.

Nana, e ndjeva se i tha Ndout:

- Kam pasë nji furrik këtu mbrapa shtëpije në të cilën ishin dy voe, por tash që ktheva nga kushrijet nuk pash asnjë kokerr aty. Kush do të mi hanë ato voe, ndonji gjarpën a por tjetër kush?

- Kush ishte ne shtëpi? - e pëveti Ndou.

- Vetëm Preka (emri para se të bëhej klerik) i vogël - i tha Nana.

- Preka i vogël asht sherr i madh e nuk len gja per së mbarit - i tha Ndoi.

- Joo, more s’ka se si; asht tepër i vogël e ka frigë me hi në pyllë!

-Kush ka frigë me hi në pyllë? Ai asht fëmij i tmerrshëm! - tha Ndou.

Mbas pak minutash Ndou thirri:

- Dadë, o dadë, hajde shif ku ka hjedhë lëvozhgat e voeve!

Dada shkoi e i pa. Mandej më kapi për dore e më çoi në vathë.

- Ti e ke marrë voet atje në furrik?

- Jo, jo!

- Kallxo të drejtën, kush i ka marrë?

- Nuk e dij, un jo!

Uh! Faqezi i vogël, po qysh tash don me u ba rrenacak i keq? Kallxo të drejtën o të mbyta!

- Nuk i kam marrë un, jo!

Atëherë ajo largoi nji krah kallamash kënete nën të cilat ishte nji vandak me thupra thanet që kishin fillue më i mledhë për tharkun e thiut që do të thurej, sepse ato ishin thuprat ma të fortat. Nxori nga ai vandak nji thuper, më uli brekët e filloi me i ra mbrapanicës seme disa herësh rreth tue më bërtitë.

- Mos rrej, faqezi!

Un bërtita me sa za kishem. Mbrapanica eme u ba tanë vraga të kuqe e më duekt se i ndiej edhe sot dhimbjet. Ndërkaq nana bërtiste:

- Faqezi, mos rrej por trego t’vërtetën!

Fati i em, në atë kohë erdh baba me dhenët plleja. Më pa tue kja në kupë të qiellës, erdh te dada e i tha:

- Hej ti, a e luejtë mendësh që don me mbytë djalin?

- Nuk due me e mbytë por due me e mësue që mos të rrejë kurr në jetë, sepse ky faqezi i vogël qysh tash ka fillue me rrejtë.

- Me rrejtë?! Po kur të rritet do të rrejë me doemos, se rrena asht hallat ose vegël pune; ai ke pa ustallarët që me çekiçin, ministrinë, danat e sharren aty në atë strajcë kanë edhe rrenën, përndryshej nuk gjejnë punë. E si mos të rrejë vogëlushi, shif sa e ke marrë thupren tri herë ma të gjatë!...

Baba Gjeto më hoq prej duerve të nanës e filloj me i lëmua vragat e kuqe të thuprës, ndërsa thonte:

- Ma parë shëndoshesh se martohesh - dhe filloi me më puthë në faqe.

Në të vërtetë un, si të gjithë fëmijët e botës, nuk kishem qejf të më puthin kush e sidomos burrat si baba i em, që u rruejshin krye dy javësh, e qymet e mjekes e faqeve të tynë më dukej si të më fërkojshin me lëkurë iriqit, por atë ditë ato të puthuna m’i pat qejfi e sidomos kur baba më bajti në hava e më tha t’i ndimojshem me mjelë delet se mandej do të më falte edhe nji kingj të bukur.

Ai u ul aty mbi nji gur e më mbajti afër vedit ndërsa delet kalojshin nji nga nji papara tij, bashkë me kingjat që lëviznin bishtin tue pritë për me thithë tamlin nga nana e vet. Ndërkaq un limojshem me dorën e vogël e ata vocrrakë përdridheshin.

Dikur erdh para babës nji dele që kishte nji kingj shum të bukur, lara-lara, bardh e zi. Em at më tha:

- Njeket kingj a don me ta falë?

- Po, - i thashë.

Edhe un e putha kingjin në krye, ndërsa ai tue lëvizë bishtin me shpejtësi, e ndeshi kryet e vet në timin.

Nana ishte ulë m’anë tjetër të portares së vathit e i tha babës:

- Po i banë dy laramanat bashkë, na qesin shtëpijet!

- Gjithkush don shokun e vet! - tha baba.

Mbas pak të gjitha delet hynë në vathë me kingjat e tyne. Baba nuk e shprazi mjelcen në kazan të tamblit ku i kishte bashkue Ndou, djali i axhes, por ia dha nanës në dorë e i tha:

- Merre ktu at tamlin e deles që ka kingjin me lara e psheshja djalit, pse due që kingji e djali të thithin një cicë!

- O nieri - i u përgjegj nana- se çë bidate të reja po na qet!

Baba më muer ngrykë e më shtini në shtëpi. Kërkoi prej nanës nji post e më uli aty afër votrës, ndërsa ai vetë muer nji stol e ndej afër meje.

- Bania gadi përsheshët djalit me tamlin e asaj delje që ka kingjin e larmë!

Nana vuni në zjarm tamlin, mandej muer bluden (pjatë druri) e përsheshi aq sa mund të hajthem un. Kur vloi tamli e shprazi mbi përsheshët në bluden që ishte në police (sergjen) .

Un i hangra ata pshesh me shije të madhe e m’u duk se asnji tambël nuk ishte aq i mirë sa ai i deles që kishin kingjin e larmë.

- A të pelqei?- më pëveti baba- tash venu e flej se të merr baba e të çon te shtrati. Sonte flejmë bashkë sepse tjera herë ke fjetë me nanën. Mbas gjith atij vaji më kapi gjumi aty pranë zjarrit.

Rritet niveli i ujit të lumit Vjosa, dhjetëra banesa në rrezik

By: M C
27 November 2025 at 16:59

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati. Kjo ka ardhur si shkak i motit të keq të alternuar me rreshje intensive shiu, gjë e cila ka çuar në përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve. Deri në orën 14:00, në urën e Mifolit niveli i ujit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten.

Sipas parashikimeve të emergjencave civile, zonat jugore, duke përfshirë edhe qytetin e Përmetin, do të preken nga reshje intensive edhe gjatë orëve në vijim. Kjo situatë pritet të shtojë nivelin e Vjosës.

Autoritetet kanë njoftuar banorët që rrezikohen nga përmbytjet, të tregojnë kujdes të shuar gjatë këtyre orëve. Më të rrezikuarat janë 13 banesa në zonat pranë lumit. Edhe në njësinë administrative Novoselë, është bërë thirrje nga autoritetet të marrin masa mbrojtëse dhe të shmangin zonat pranë lumit. Strukturat e emergjencave civile po vijojnë monitorimin e situatës në terren.

The post Rritet niveli i ujit të lumit Vjosa, dhjetëra banesa në rrezik appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Ura Antike e Kamarës rrezikon shembjen, përmbytjet kërcënojnë monumentin 300-vjeçar

By: Elva
24 November 2025 at 20:18

Rrjedha e vrullshme e lumit Shkumbin ka vënë në rrezik serioz shembjen e Urës Antike të Kamarës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore në qarkun e Elbasanit. Banorët e lagjes Mirakë, pranë së cilës ndodhet ura, kanë dhënë alarmin për rrezikun e shkatërrimit të plotë, pasi një nga harqet kryesore është dëmtuar […]

The post Elbasan/ Ura Antike e Kamarës rrezikon shembjen, përmbytjet kërcënojnë monumentin 300-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Zhbllokohet aksi Ndërlysaj – Breg Lumi, Beci: Rikthehet qarkullimi në zonë

21 November 2025 at 14:38

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Aksi Ndërlysaj – Breg Lumi është zhbllokuar plotësisht duke rikthyer normalitetin e qarkullimit në zonë, për banorët dhe automjetet.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një reagim në rrjetet sociale, tha se pas orëve të gjata pune, pavarësisht kushteve të vështira të motit, segmenti u hap deri në orët e vona të natës duke rikthyer qarkullimin në zonë.

Beci falënderoi forcat e Ushtrisë, administratorin e Njësisë Shalë, Mikel Kopsaj, banorët e zonës, ndërmarrjet e Bashkisë dhe ekipin e emergjencave civile, që punuan dhe qëndruan në terren deri në normalizimin e situatës.

Aksi Ndërlysaj–Breg Lumi, u bllokua ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në zonën e Dukagjinit për shkak të reshjeve intensive në zonë.

/e.i/j.p/

The post Zhbllokohet aksi Ndërlysaj – Breg Lumi, Beci: Rikthehet qarkullimi në zonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në vend, rriten prurjet në Vjosë/ Lumi rrezikon të dalë nga shtrati, autoritetet thirrje banorëve të tregojnë kujdes

By: M C
19 November 2025 at 21:14

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë rritur në mënyrë të ndjeshme prurjet në lumin Vjosë, duke sjellë shqetësim për daljen e tij nga shtrati.

Ministria e Mbrojtjes njofton se lumi po mbahet në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa niveli i ujit ka arritur aktualisht në 6 metra, teksa pika kritike është 6.8 metra.

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, mbërriti pasditen e sotme në urën e Mifolit, një nga pikat më të ndjeshme të lumit, ku ndoqi nga afër situatën dhe masat e marra nga strukturat e emergjencave civile.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, veçanërisht në Gjirin e Vlorës dhe në jugun e vendit, duke shtuar rrezikun për përkeqësim të mëtejshëm të situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave pranë shtratit të lumit të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve të emergjencës, ndërsa forcat e ushtrisë dhe strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë.

The post Moti i keq në vend, rriten prurjet në Vjosë/ Lumi rrezikon të dalë nga shtrati, autoritetet thirrje banorëve të tregojnë kujdes appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Shkodër, ende i bllokuar aksi Theth-Breg Lumi, disa fshatra pa energji

By: armand
18 November 2025 at 18:45

Moti i keq që ka përfshirë vijon të shkaktojë problematika dhe dëme sidomos në pjesën veriore. Në qarkun e Shkodrës vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë. Ekipet e FA kanë punuar për hapjen e rrugës Theth-Breg Lumi, por nuk kanë mundur për shkak të errësirës, kështu që […]

The post Moti i keq në Shkodër, ende i bllokuar aksi Theth-Breg Lumi, disa fshatra pa energji appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, ende i bllokuar aksi Theth-Breg Lumi

By: redi
18 November 2025 at 18:49

Moti i keq vijon të shkaktojë problematika dhe dëme. Në qarkun e Shkodrës vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë. Ekipet e FA kanë punuar përgjatë gjithë ditës për hapjen e rrugës Theth-Breg Lumi, por nuk kanë mundur për shkak të errësirës, kështu që puna do të rifillojë nesër në mëngjes. Problemet më të mëdha raportohet të jenë në furnizimin me…

Source

Dikur mbante ligjërata islame dhe tregonte se ortodoksizmi ka kaluar në islam/ Merjem Lumi heq shaminë, shfaqet si Marija (VIDEO)

By: D Marku
7 November 2025 at 15:32

Ja një version profesional i lajmit bazuar Ish-teologia e njohur, Merjem Lumi, ka surprizuar ndjekësit e saj pas një ndryshimi të papritur në identitetin publik.

Pas heqjes së mbulesës dhe një periudhe larg rrjeteve sociale, Lumi rikthehet tani nën emrin Marija, duke shokuar komunitetin që e ka ndjekur për vite me rradhë.

Në një video të shpërndarë me publikun, ajo ka folur hapur për sfidat personale dhe ka treguar se ka kaluar një krizë identiteti, e cila e ka detyruar të rimendojë rrugën e saj.

Lumi/Maria shprehet se ky vendim është pjesë e një procesi të gjatë për të gjetur paqen me veten dhe për të jetuar më autentikisht.

Rikthimi i saj ka nxitur reagime të ndryshme nga ndjekësit, disa e përkrahin për guximin dhe sinqeritetin, ndërsa të tjerë janë të habitur nga transformimi i saj i papritur.

The post Dikur mbante ligjërata islame dhe tregonte se ortodoksizmi ka kaluar në islam/ Merjem Lumi heq shaminë, shfaqet si Marija (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në kërkim të Zotit jashtë dogmave: Teologia Merjem Lumi heq shaminë, lë fenë dhe rrëfen zhgënjimin e madh nga Islami

By: Iconstyle
7 November 2025 at 02:42

Teologia që dikur fliste për Zotin me pasion, sot thotë se “Zoti e ka braktisur”. Merjem Lumi, një prej grave të pakta shqiptare që mori guximin të flasë publikisht për Islamin në rrjetet sociale, është rikthyer me një rrëfim që përmbys çdo gjë që ajo ka predikuar për gati çerek shekulli. Ajo shfaqet pa shami, me tatuazh në trup dhe me një identitet të ri: Maria, emri që i kishte dhënë gjyshja para se të hynte në Islam. Pas 24 vitesh përkushtim fetar, ajo del përpara publikut jo si një “ish-teologe”, por si një njeri që po kërkon Zotin jashtë çdo dogme. “Nuk jam kthyer e krishterë,” thotë ajo, “por nuk jam më as ajo që kam qenë.” Dhe në këtë “askund” mes besimit dhe boshllëkut, fillon historia e saj.

Merjem Lumi ishte një ndër figurat më të njohura të predikimit islam në rrjete sociale. Një grua që vinte nga Korça, ishte rritur në Durrës dhe në moshën trembëdhjetëvjeçare kishte vendosur të konvertohej në Islam. Në atë moshë, kur shumë vajza shqiptare mendojnë për shkollën apo modën, ajo vendosi hixhabin dhe udhëtoi drejt Damaskut, për të ndjekur studimet teologjike. E diplomuar në qytetin ku çdo rrugicë mban aromë historie fetare, ajo u kthye në Shqipëri me bindjen se kishte një mision: të përhapte fjalën e Zotit, të sillte dashuri, paqe dhe moral. Por rrjeti që dikur e duartrokiti, ishte i njëjti që më pas do ta linçonte.

Në kulmin e karrierës së saj publike, Merjemi u përfshi në përplasje të hapura me imamë të tjerë, mes tyre edhe me Ahmed Kalanë. Ajo kritikonte përsëritjen mekanike të predikimeve, mungesën e thellësisë dhe shpesh i kundërvihej atyre që përpiqeshin ta “disiplinonin” si grua.


Në një video që u bë virale, ajo deklaronte: “Një grua e la burrin se ishte më pak i bukur se shokët e tij.” Deklaratë që u keqinterpretua, u mor si provokim dhe brenda pak ditësh e ktheu në objekt talljeje dhe sulmesh. Pasuan akuzat: se kishte përfituar para nga besimtarët, se kishte blerë shtëpi me to, se kishte dalë nga rregulli fetar. Ajo e mohoi çdo gjë, por vala e mllefit publik ishte më e madhe se çdo fjalë mbrojtjeje. Kur vendosi të largohej nga rrjetet, tha se e bënte për paqe, për të mos u bërë shkak për përçarje, por as atëherë nuk gjeti qetësi. “Mendoja se Islami ishte feja e paqes, por për mua rezultoi feja e dhunës dhe e luftës karshi meje si individ.

Në rrëfimin e saj të fundit, Maria tregon se si, pas tërheqjes, ka kaluar një vit të mbushur me kriza identiteti dhe emocionale të rënda, depresion, vetmi dhe pyetje të dhimbshme që çdo besimtar mund t’i ketë menduar, por pak kanë guxim t’i thonë. “Kam menduar se Zoti më do, kam menduar se jam në shërbim të Tij, por pse Zoti nuk më mbrojti nga gjithë kjo dhimbje? Pse Zoti më la të shkatërrohem?

Një pyetje që tingëllon blasfemuese për dogmën, por thellësisht njerëzore për psikikën e një besimtareje që sheh se as devotshmëria nuk të shpëton nga vuajtja. Kjo është pika ku feja ndalon dhe fillon drama njerëzore: përplasja midis besimit të mësuar dhe përvojës së jetuar.

Ajo përshkruan veten si njeri që ka bërë çdo gjë “siç duhet”: është falur më shumë se kushdo, ka bërë dhikr, ka përmendur emrin e Zotit pa pushim, ka edukuar fëmijët e saj në besim, e megjithatë Zoti nuk e ka mbrojtur. Për psikologjinë e besimit, ky moment është thyerja. Kur besimtari i devotshëm përballet me dhimbje që nuk përputhen me premtimet e fesë, ndodh kriza e parë e vërtetë shpirtërore. Aty ku racionaliteti i fesë dështon, lind pyetja ekzistenciale: a është Zoti drejtësia që më kanë mësuar, apo është diçka tjetër që nuk e kuptoj? Dhe për shumë si Merjemi, përgjigjja është boshësi. “E ndjej që Zoti nuk më do. Jo vetëm që nuk më do, por më ka braktisur.”

Në thelb, ajo po përjeton atë që psikologjia moderne e quan traumë fetare, një gjendje ku individi ndjen se është tradhtuar nga vetë sistemi i besimit që ka ushqyer. Ajo nuk po e mohon Zotin, por ndjen se Zoti që i mësuan, ai i rregullave dhe premtimeve, nuk ekziston më. Kjo është ajo që ajo e quan “vdekja e Merjemit”. Personazhi publik, gruaja me hixhab, predikuesja që dikur kishte miliona dëgjues, për të “ka vdekur”. Ajo që ka mbetur është Maria, një njeri që nuk beson më në asnjë formë të ndërtuar, por kërkon Zotin “si Ibrahimi”, përmes dyshimit, përmes vetes.

Në shoqërinë shqiptare, ku feja është shpesh një dekor moral më shumë sesa një përvojë e jetuar, rrëfimi i saj është i fortë. Ai zhvesh hipokrizinë e komuniteteve që flasin për mëshirë, por e shkatërrojnë një njeri kur ai del nga rreshti. Ai tregon se sa shumë është i ndërlidhur besimi me përkatësinë, me identitetin, me frikën e të tjerëve nga ndryshimi.

Një krizë moderne e besimit. Një brez që është rritur me parimet e fesë, por jeton në një botë ku ndodhin padrejtësi, dhimbje, zhgënjim dhe Zoti nuk duket askund. Maria nuk i mohon doktrinat, por ndjen se ato nuk e mbrojnë më. Në psikologjinë fetare, ky quhet “sublimim i dëshpërimit”: kur Zoti nuk është më një mbrojtës, individi fillon ta kërkojë në një mënyrë të re, më të sinqertë, më të zhveshur nga rituali. Për herë të parë, Zoti bëhet pyetje, jo përgjigje.

Në këtë kuptim, ajo nuk ka braktisur Zotin. Ka braktisur përkufizimin e Zotit që i dhanë njerëzit. Dhe kjo e bën rastin e saj unik. Sepse ajo nuk po kërkon lirinë nga feja, por po kërkon Zotin e vërtetë, pa ndërmjetës, pa frikë, pa shpjegime të gatshme. “Jam duke e kërkuar rrugën për tek Zoti njëjtë siç e ka kërkuar Ibrahimi alejhi selam, duke e gjetur vetë, pa e mësuar nga askush dhe nga asgjë.

Historia e një gruaje që ka dashur Zotin deri në shkatërrim dhe që tani, pasi nuk e gjeti në ritual, po e kërkon në heshtje. Një shpirt që pyet jo sepse ka humbur besimin, por sepse kërkon një Zot që nuk të braktis kur të gjithë të tjerët e bëjnë. Dhe në këtë pyetje të saj, ka më shumë besim se në çdo predikim.

Më poshtë, gjeni citimin e plotë të Marias:

“Përshëndetje njerëz. Unë jam Maria. Emri Maria është emri që më ka vendosur gjyshja ime dhe emri Merjem Lumi ka qenë emri pasi unë u futa në Islam. A do të thotë kjo që unë jam kthyer e krishterë? Jo! Nuk jam kthyer e krishterë.

Unë nuk jam këtu për të kritikuar kënd, për gjërat që kanë ndodhur vjet. Nëse dikush e ka ndjerë veten që është mbrojtësi i fesë apo e ka për detyrë, i lumtë! Por për mua si person, situata që ka ndodhur vjet ka qenë gjëja më e vështirë që kam kaluar ndonjëherë në jetën time.

Gjë e cila mua më ka bërë që jo vetëm të rrënohet realiteti rreth e rrotull meje, por të rrënohen ato 24 vite investim nga ana ime në fenë islame.

Kam menduar se jam njeri i mirë, kam menduar se kam bërë mirë. Kam menduar se jam në shërbim të fesë dhe të Zotit dhe kam menduar se unë kam një pozitë tek Zoti, pra që Zoti më do. Ju jeni dëshmitarë që nëse ka pasur njeri që ka folur me aq shumë pasion për Zotin, për fenë, me aq shumë ndjenja të thella dhe që ka depërtuar në zemrën tuaj, besoj që kam qenë unë, sepse e kam ndjerë realisht atë gjë.

Pasi unë vjet u tërhoqa, pas gjithë atij sulmi, lufte, e cila për mua ka qenë jo fetare, as njerëzore. Pavarësisht se çfarë mund të kisha thënë apo të kisha bërë, mendoj që Islami është feja e paqes. Kurse për mua rezultoi feja e dhunës dhe e luftës karshi meje si individ.

Në momentin që u tërhoqa, kam kaluar në kriza emocionale shumë të thella. Kam ndjerë shumë zhgënjim, shumë tradhti, shumë poshtërim. Kam ndjerë atë poshtërimin që ka folur për mua çdo i mençur dhe budalla. Çdo i madh dhe i vogël. Nuk ka mbetur njeri pa më shajtur, pa më mallkuar, pa më akuzuar, pa nxjerrë histori të cilat edhe unë kur i dëgjoja, habitesha.

Pas gjithë kësaj, nisa t’i bëj pyetje vetes: “Përse ndodhi e gjithë kjo? A ka qenë dënim nga Zoti? Edhe nëse ka qenë dënim nga Zoti, çfarë kam gabuar? Edhe nëse kam gabuar, a kam merituar një dënim kaq të ashpër? Dhe nëse kam merituar një dënim kaq të ashpër, a është kjo mënyra se si mua Zoti më tregon që kam qenë e keqe?”

Edhe nëse unë deri në atë kohë kam qenë ‘shumë e keqe’ për ta merituar gjithë atë dënim, si është të jesh e mirë? Çfarë duhet të bëj unë që Zoti të kënaqet? Që Zoti të më dojë?

A më ka dashur Zoti në të vërtetë? A kam qenë unë në iluzion? Kam menduar që njerëzit më duan, më respektojnë për këtë që jam. Por doli që njerëzit jo vetëm që nuk më kanë dashur, por më kanë urryer me shpirt.

Më kanë ardhur mallkime: “T’u shoftë jeta, t’u bëftë shkrumb e hi. I lënsh fëmijët jetimë. Mos paç një ditë të bardhë.” Çfarë kam mbjellë unë tek zemrat e njerëzve, që të meritoj gjithë këtë urrejtje dhe mllef dhe bullizim masiv?

Nisa të mendoj thellë për raportin që kam pasur unë me veten, me njerëzit, me besimin. A kam qenë unë në rrugë të drejtë? A kam qenë unë e devijuar? I hodha në tavolinë të gjitha akuzat që më janë bërë. A jam vërtet qafire?

Nëse kam qenë qafire, si të jem besimtare? Nëse jam shumë e poshtër, çfarë duhet të bëj tjetër për të qenë e mirë? Nëse kam qenë mashtruese, si të jem e sinqertë? Si të jem e vërtetë? Çfarë duhet të bëj ekstra?

Unë kam menduar që duke sakrifikuar kohën time, mundin tim, duke bërë djalin e madh hafiz dhe vajzën me shami… e gjithë familja… Unë duke qenë një myslimane praktikante, mendoj e devotshme. S’besoj të ketë pasur njeri që ka falur më shumë namaze sesa unë, të ketë bërë dhikr më shumë sesa unë, të ketë bërë salavate, të ketë bërë adhurime, të cilat, secila prej tyre kishte nga një premtim.

Pra kush e bën “këtë”, është i mbrojtur. Kush e bën “këtë”, Zoti kënaqet. Dhe mendova: përse Zoti nuk më ka mbrojtur mua nga gjithë këto dhimbje? Përse Zoti nuk më mbrojti mua nga shkatërrimi, nga vuajtja, nga vdekja ime? Sepse përgjatë këtij viti, Merjeme nuk pati mundësi t’ia dalë. Vdiq.

Vdiq nga dhimbjet e mëdha që i janë shkaktuar. Ajo që mbeti ishte vetëm pyetjet dhe kriza e identitetit. Kam kaluar një krizë identiteti që nuk e dija më çfarë jam, kush jam, për çfarë kam ardhur, çfarë duhet të bëj me jetën time? A kam qenë me të vërtetë në iluzion? Ku jam? Çfarë jam? A kam qenë gjithë jetën në të gabuar? A kam qenë gjithë jetën duke punuar kot?

Kështu vendosa që, ashtu siç u shkatërrua jeta ime në realitetin që patë, shkatërrova të gjitha bindjet e mia, gjërat që unë i besoja dhe vija dorën në zjarr për to. Për ta gjetur edhe një herë rrugën për tek Zoti, mënyrën se si unë duhet të jem në lidhje me Zotin, që Ai të kënaqet me mua dhe të më dojë… Sepse gjëja që më ka dhimbur më tepër ishte kur unë e kam pyetur veten “A më do Zoti?” dhe e ndjej që Zoti nuk më do. Jo vetëm që nuk më do, por më ka braktisur, po më dënon.

Kështu që, ja ku jam tani para jush. Nuk jam më në asnjë lloj bindje dhe besim që unë kisha ndërtuar për gjithë këto vite. Sepse u shemb çdo gjë, si jashtë, si brenda meje. Nëse keni kërkuar sqarim pse unë e kam hequr shaminë, kjo është. Sepse jam duke e kërkuar rrugën për tek Zoti njëjtë siç e ka kërkuar Ibrahimi alejhi selam, duke e gjetur vetë, pa e mësuar nga askush dhe nga asgjë.”

/ICONSTYLE

The post Në kërkim të Zotit jashtë dogmave: Teologia Merjem Lumi heq shaminë, lë fenë dhe rrëfen zhgënjimin e madh nga Islami appeared first on iconstyle.al.

Mos lejoni që spatifilumi juaj të zverdhet: Sekreti i thjeshtë që zgjat vetëm 5 sekonda

23 September 2025 at 21:48


Spatifilumi, bima e njohur e dhomës, ndihmon në pastrimin e ajrit nga substancat e dëmshme. Nëse vendoset në vendin e gabuar dhe në hapësirën e gabuar, kjo bimë me kalimin e kohës fillon të thahet

Spatifilumi është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura të ambienteve të brendshme. Besohet se sjell qetësi, lumturi dhe harmoni në çdo dhomë, ndërsa popullaritetin ia shton edhe aftësia e saj për të filtruar toksinat nga ajri. Edhe pse është një bimë elegante që nuk kërkon kujdes të veçantë, ka disa detaje për të cilat duhet treguar kujdes, sidomos gjatë sezonit të ftohtë.

Nëse keni vënë re se gjethet e spatifilumit tuaj të dashur po ndryshojnë ngjyrë në majë dhe po bëhen kafe, kjo është shenjë se bima ka nisur të thahet. Por mos u shqetësoni, sepse këtë dukuri mund ta parandaloni lehtësisht: mjafton një veprim i vogël dhe i thjeshtë që zgjat vetëm 5 sekonda në ditët e para të vjeshtës.

Kjo bimë shumëvjeçare, me origjinë nga pyjet tropikale të Amerikës së Jugut dhe Azisë Lindore, njihet për “velat” e saj të bardha që duken si petale, por në të vërtetë janë gjethe të modifikuara që mbështjellin një lule të gjatë e të verdhë në qendër. Pamja e saj magjeps menjëherë, ndaj nuk është çudi që është një nga bimët më të preferuara për dekorim të brendshëm, duke ndihmuar njëkohësisht edhe në pastrimin e ajrit.

Megjithatë, nëse saksi vendoset në vend të papërshtatshëm, bima fillon të thahet, gjithmonë duke nisur nga majat e gjetheve. Sipas Met, specialist i bimëve të brendshme nga platforma “Lively Root”, gjatë kësaj periudhe spatifilumi ka nevojë për kujdes shtesë: veprimi i thjeshtë është që t’i sigurohet më shumë ujë. Vetëm kaq, një proces që zgjat pesë sekonda.

Nëse e mbani në një dhomë të errët, me lagështi të ulët, që ngrohet në vjeshtë e dimër dhe rrallë ajroset, është e sigurt që do të vini re tharjen e bimës. Për ta shmangur këtë, vendoseni në një hapësirë të mbrojtur nga të ftohtit dhe temperaturat e larta, duke e ujitur rregullisht.

Nëse e vendosni pranë dritares, kini parasysh se spatifilumi nuk i duron ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe as rrymën e ajrit, gjë që e vështirëson mbijetesën gjatë muajve të ftohtë. Sipas Met, vendet më të përshtatshme janë kuzhina ose banjoja, me kusht që të kenë mjaftueshëm dritë. /Telegrafi/

Policia jashtë kontrollit/ Efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë

By: Ela
17 September 2025 at 11:12

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku si pasojë e një debati të fortë mes dy agjentëve të Operacionales, njëri prej tyre mësohet të ketë nxjerë armën dhe ka kanosur kolegun. “…Të mbush barkun me plumba…”, – këto kanë qenë fjalët që Muhamet Lana, i është drejtuar kolegut […]

The post Policia jashtë kontrollit/ Efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë appeared first on BoldNews.al.

‘Of nanë, pashë Zotin m’fal nanloke’

By: Kult Plus
8 September 2025 at 09:33

Poezi nga Bekim Lumi

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal

Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

6 September 2025 at 22:09

Lart në malet e Shqipërisë, një segment lumi që dikur ishte i paprekur, tani i ngjan një kantieri ndërtimi. Një vend që supozohej të ishte strehë për specie si lundërzat, shkabat egjiptiane dhe rrypa ballkanike në rrezik kritik zhdukjeje, tani është kthyer në një kaos të shëmtuar, i mbushur me plastikë, copa stiropori dhe beton. […]

The post The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht appeared first on BoldNews.al.

At Zef Pllumi, shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue”

28 August 2025 at 11:28

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ At Zef Pllumi (1924-2007) përkujtohet sot në 101-vjetorin e lindjes si figurë që mbetet simbol i rezistencës shpirtërore dhe i dinjitetit njerëzor në Shqipëri.

Muzeu Historik Kombëtar solli në këtë ditë disa nga momentet kryesore që përcaktuan jetën dhe veprimtarinë e At Zef Pllumit si një zë që nuk heshti, një mendje që nuk u thye dhe një shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue”.

At Zefi lindi në Lezhë më 1924. Arsimin e nisi në Kolegjin Françeskan të Shkodrës dhe e vijoi në Liceun “Illyricum”, të cilin e përfundoi më 1942. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, u përfshi në jetën intelektuale si pjesë e revistës “Hylli i Dritës” dhe si sekretar personal i Atë Anton Harapit, një nga figurat më të rëndësishme të françeskanëve shqiptarë. Por diktatura komuniste nuk falte mendimin e lirë. Ai u arrestua, u torturua dhe u dënua.

Fillimisht e burgosën në Shkodër, më pas e internuan në kampin e Bedenit. Pasi u lirua në vitin 1949, u vendos në kuvendin françeskan të Arrës së Madhe ku qëndroi deri më 1958. Gjatë kësaj kohe punoi si teknik i numizmatikës në Muzeun e Shkodrës dhe në vitin 1956 u shugurua meshtar, duke shërbyer për 12 vjet në Shosh të Dukagjinit.

Në vitin 1967 regjimi e arrestoi sërish. Pasoi një periudhë e gjatë e mbushur me dhimbje: 23 vjet në burgjet dhe kampet e Spaçit, Repsit, Ballshit, Skrofotinës, Tiranës dhe Zejmenit. Një çerek shekulli heqje lirie nuk e thyen dot. Ai doli prej tyre pa urrejtje, por me vendosmërinë për të dëshmuar. Pas lirimit në vitin 1989, iu rikthye “Hyllit të Dritës”, duke e ringjallur në vitet 1993–1997.

Në këtë periudhë shkroi dhe botoi trilogjinë e famshme “Rrno vetëm për me tregue” (1995–2001), një dëshmi e fuqishme për kohën e terrorit, e shkruar jo për të kërkuar mëshirë, por për të lënë gjurmë dhe për të treguar se dinjiteti është më i fortë se dhuna.

Përveç saj, ai botoi edhe një sërë veprash të tjera me vlerë të jashtëzakonshme për kulturën dhe kujtesën shqiptare: “Françeskanët e mëdhanj” (2001), “Antipoezi për shekullin e njëzetë” (2001), “Siç thonim dje” (2002), “Para njimijë vjetve” (2003), “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës” (2004) etj. Ndër nismat më të vyera të tij ishte ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë. Vepra e At Zef Pëllumbit u nderua edhe nga shteti shqiptar. Në vitin 2006 Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndërsa Ministria e Kulturës i akordoi çmimin “Penda e Artë” për trilogjinë me kujtime. At Zef Pëllumbi u nda nga jeta më 25 shtator 2007 në spitalin Gemelli në Romë dhe më 30 shtator u përcoll për në amshim në Shkodër, qytetin ku shërbeu, vuajti dhe la pas një trashëgimi që frymëzon breza të tërë.

Të dhënat janë marrë nga Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

The post At Zef Pllumi, shpirt që “rrnoi vetëm për me tregue” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“The Mirror”: Lumi i Shalës apo Tajlanda e Evropës, mahnit vizitorët e huaj

26 August 2025 at 21:32

LONDER, 26 gusht /ATSH/ -Shqipëria po fiton vend gjithnjë e më të dukshëm në hartën turistike të Europës dhe një nga pikat që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare është Lumi Shalës, shkruan mirror.co.uk.

I quajtur nga mediat britanike si “Tajlanda e Europës”, ky destinacion po mahnit vizitorët me ujërat e tij të kristaltë dhe peizazhet e egra të Alpeve Shqiptare.

Artikuj të publikuar në shtypin britanik theksojnë se Lumi Shalës ofron një eksperiencë të ngjashme me ishujt tropikalë të Azisë Juglindore, por me një kosto shumë më të përballueshme dhe më afër Europës.

I aksesueshëm vetëm me varkë nga liqeni i Komanit, lumi përshkon mes maleve të larta dhe pyjeve të dendur, duke krijuar një atmosferë ekzotike që shpesh i bën vizitorët të ndihen si në një destinacion aziatik.

Zona ofron mundësi të shumta për aktivitete aventuriere, si zip-line, not, kajak, zhytje dhe shëtitje malore, por është po aq tërheqëse edhe për ata që kërkojnë qetësi e relaks buzë ujit.

Ky kombinim i aventurës me pushimin e qetë e ka kthyer në një destinacion gjithnjë e më të preferuar.

Lumi Shalës ka fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale. Pamjet e shpërndara në TikTok dhe Instagram kanë habitur shumë përdorues, të cilët fillimisht besonin se bëhej fjalë për Tajlandën.

Shumë turistë ndërkombëtarë që e kanë vizituar e kanë vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të bukura dhe më të rekomandueshme në Europë.

Një tjetër avantazh i madh është qasja e lehtë. Nga Mbretëria e Bashkuar ofrohen fluturime direkte drejt Shqipërisë nga disa aeroporte, përfshirë Bristol, Birmingham, Luton dhe Stansted, me çmime që në tetor fillojnë nga vetëm 25 paund.

Ky kombinim i aksesueshmërisë, kostove të ulëta dhe bukurive natyrore të veçanta po e shndërron Shqipërinë në një destinacion në rritje për turistët e huaj.

Lumi Shalës mbetet ende një perlë e fshehur e Alpeve Shqiptare, larg turmave të destinacioneve të mbipopulluara dhe po kthehet me shpejtësi në një simbol të ri të turizmit shqiptar. /os/

The post “The Mirror”: Lumi i Shalës apo Tajlanda e Evropës, mahnit vizitorët e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

At Zef Pllumi: ‘Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem’

By: Kult Plus
10 August 2025 at 19:30

Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…

Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën…

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut./KultPlus.com

❌
❌