Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës, GJKKO dënon dy “kokat” e grupit kriminal (Emrat)

By: armand
10 February 2026 at 16:38

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar dy persona, që drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës. Bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci. Sipas vendimit të gjykatës, Gëzim Bakalli u deklarua fajtor për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të […]

The post Drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës, GJKKO dënon dy “kokat” e grupit kriminal (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Procesi në Hagë, Prokuroria pretendon se Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal

10 February 2026 at 13:45

PRISHTINË, 10 shkurt/ATSH/ Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Për rolin e tyre si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kohën e luftës në Kosovë, Prokuroria ka kërkuar për katër të akuzuarit nga 45 vjet burgim për secilin.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t’i gënjenin ndërkombëtarët”.

Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës.

Në deklarimet e sotme, Prokuroria e Specializuar pretendoi se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”, u shpreh prokurori.

Në fjalën e vet, Prokuroria pretendon se Hashim Thaçi ka qenë përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal, dhe që kjo gjë mund të vërtetohet bazuar në mënyrën se si ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Prokurorët, më pas, u janë referuar disa deklaratave në Komunikatën 53 të UÇK-së, të 18 shtatorit 1998, në të cilën Shtabi i Përgjithshëm ka deklaruar se “vetëm në Sferkë, Prapaqan dhe Baran, ku dezertorët, ish-anëtarë të UDB-së, aktualisht institucionalistët sikurse Tahir Zemaj kanë influencë, armiku nuk gjeti rezistencë, pavarësisht se këto fshatra u dogjën, u përvëluan dhe u shkatërruan. Një ditë këta persona do të mbajnë përgjegjësi për dëmet që po u shkaktojnë popullit dhe mëmëdheut”.

Sipas Prokurorisë, ky ishte mesazh i qartë për ata që pengonin kontrollin e UÇK-së.

“Të përshkruhen kontributet e Thaçit si neutrale, është absurde, sepse ka prova për të vërtetuar të kundërtën. Nuk është kontribut neutral të thuash këto fjalë nga një pozicion siç kishte Thaçi dhe nuk është kontribut neutral të marrësh në pyetje, të kërcënosh, të rrahësh persona në Qirez”, deklaroi Prokuroria. /j.p/

 

The post Procesi në Hagë, Prokuroria pretendon se Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

By: V K
4 February 2026 at 11:12

Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se gjykata e Preuxhias, kishte caktuar për të riun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

The post Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë appeared first on Albeu.com.

Furnizonin Anglinë me drogë/ Dënohen me burg 4 shqiptarë, deportohet në Shqipëri një tjetër (EMRAT)

By: Brisi
4 February 2026 at 11:58

Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në furnizim dhe shpërndarje të drogës së Klasit A, kryesisht kokainë, në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit të Anglisë me Skocinë. Katër prej tyre u shpallën fajtorë dhe u dënuan në Gjykatën e Kurorës në Preston për posedim me qëllim furnizimin me […]

The post Furnizonin Anglinë me drogë/ Dënohen me burg 4 shqiptarë, deportohet në Shqipëri një tjetër (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Trafik me armë zjarri nga Kosova në Tiranë, katër të arrestuar

1 February 2026 at 11:33

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Një grup kriminal i cili shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova, është goditur nga policia e Tiranës.

Policia bëri të ditur se pas një hetimi dymujor u finalizua operacioni “Lockdown”. Sipas policisë “në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi dhe Ardjan Caushi, banues në Tiranë”.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre,  policia sekuestroi 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Trafik me armë zjarri nga Kosova në Tiranë, katër të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Lockdown” finalizohet me sukses, goditet grup kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë

1 February 2026 at 09:58


Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas Policisë, operacioni ka goditur një grup kriminal që dyshohet se trafikonte dhe shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara kryesisht nga Kosova.

Në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga katër shtetas: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë,” thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të ambienteve të përshtatura si baza për aktivitet kriminal, Policia ka sekuestruar: 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor ‘Lockdown’,” thuhet në njoftim.

Policia njofton se punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Ankona

By: Ela
24 January 2026 at 16:27

Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me sukses një hetim të ndërlikuar ndaj një organizate kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në riinvestimin e përfitimeve të paligjshme. Operacioni u realizua falë një bashkëpunimi të ngushtë gjyqësor ndërkombëtar, me mbështetjen e EUROJUST […]

The post E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Ankona appeared first on BoldNews.al.

Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin

By: armand
22 January 2026 at 12:55

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot, vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurit Robert Myftari. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Daniela Shirka dhe Tereza Merkaj vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Myftari u shpall fajtor për veprën penale “Trafikimi i […]

The post Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin me 10 vite burg për Robert Myftarin appeared first on BoldNews.al.

Tiranë, goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri

21 January 2026 at 12:12

TIRANË, 21 janar/ATSh/ Në kuadër të operacionit “Anëtarët”, policia e Tiranës njoftoi sot se pas tre muajve hetime, goditi një grup kriminal i cili shiste armë zjarri.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit: I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim; A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, sipas policisë u kapën në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur dy armë zjarri kallashnikov.

Policia bëri të ditur se nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk. Në kuadër të operacionit u sekuestruan pesë armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonat e Tufinës dhe të “Freskut”.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/a.f/

The post Tiranë, goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shisnin armë në Tufinë dhe Fresk, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

By: Brisi
21 January 2026 at 11:59

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen si pjesëtar të një grupi kriminal që shisnin armë zjarri në kryeqytet. Sipas Policisë, në pranga kanë rënë Artur Brahimaj 63-vjeç, Ilir Zyberi 55 vjeç dhe Artur Rushiti 46-vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E. S., 28 vjeç. . Sipas […]

The post Shisnin armë në Tufinë dhe Fresk, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT)

By: V K
21 January 2026 at 12:18

Policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri. Në pranga u vunë 3 persona, anëtarë të grupit, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Të arresutarit janë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti.

Ilir Zyberi 55-vjeç, banues në Tiranë, ka qene i dënuar më parë për vrasje.

Nderkohe dy personat e tjere ka qene te denuar, njeri për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim, tjetri për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Në kërkim nga UMNIK si pjesë e një grupi kriminal, arrestohen dy persona në Tiranë. Pritet ekstradimi

By: Ela
19 January 2026 at 09:01

Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, janë arrestuar gjatë një aksioni në Tiranë. Në pranga kanë rënë R. B. dhe G. H., banues në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës. Ata ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka […]

The post Në kërkim nga UMNIK si pjesë e një grupi kriminal, arrestohen dy persona në Tiranë. Pritet ekstradimi appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel

15 January 2026 at 21:18

Gjykata e Lartë vendosi të enjten, më 15 janar, prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me çështjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”. Vendimi erdhi pas rekursit të ushtruar nga […]

The post Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon në gjyq tre të akuzuarit për sulmin kibernetik

15 January 2026 at 13:52

SPAK njoftoi të enjten më 15 janar përfundimin e hetimeve për sulmin kibernetik të kryer ndaj kësaj prokurorie në mars të vitit të kaluar, kur të dhëna të disa çështjeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë që ishin nën hetim, u kopjuan përmes hakerimit dhe u shpërndanë dhjetra personave, duke dëmtuar ecurinë e hetimeve. SPAK […]

The post SPAK dërgon në gjyq tre të akuzuarit për sulmin kibernetik appeared first on Reporter.al.

Goditet grupi i drogës në Tiranë/ 22 të arrestuar, 6 në kërkim! Zonat ku shitej lënda narkotike (EMRAT)

By: Brisi
24 December 2025 at 15:17

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike në kryeqytet, ku janë identifikuar 33 anëtarë, 22 prej të cilëve janë vënë në pranga Bëhet fjalë për shtetasit: Renaldo Dalipi Engelbert Pjetri Armandi Hajdini Olsi Mici Fatjon Cela (Çela) Xhon Boci Laert Murataj Artan Pullazi Erald Sina Blerim Mali Gentjan Vercani Valerjos BushI […]

The post Goditet grupi i drogës në Tiranë/ 22 të arrestuar, 6 në kërkim! Zonat ku shitej lënda narkotike (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Dënohet me burg banda e drogës në Greqi/ ‘Koka’ e grupit Fatosi i kafenesë! Si u zbulua nga policia

By: Brisi
24 December 2025 at 10:52

Një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës është goditur nga autoritetet në Greqi, ndërsa janë dënuar me burg 14 prej anëtarëve. Sipas mediave greke, krerët e bandës, mes tyre edhe pronari i i kafenesë Pimpelhof, Fatos M., (personi në foto) u dënuan me 8 deri në 10 vite burg, ndërsa të pandehurit e […]

The post Dënohet me burg banda e drogës në Greqi/ ‘Koka’ e grupit Fatosi i kafenesë! Si u zbulua nga policia appeared first on BoldNews.al.

Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist

By: Brisi
22 December 2025 at 08:10

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne. “Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp. Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i […]

The post Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal/ Kamëz, shisnin armë zjarri, dy persona në pranga

By: Re Nato
17 December 2025 at 11:15

Një grup krimial që shiste armë zjarri është goditur në Kamëz.

Në kaudër të operacionit policor të koduar “Members”, u vunë në pranga dy persona, Bledar Jella dhe Xhemal Shehi.

Ndërkaq, një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka seskuestruar  2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë./abcnews.al

Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç

By: Brisi
16 December 2025 at 22:44

“Figurat e mëdha të Foggias po më kërkojnë, ju po lexoni lajmet, të gjithë po më luten, dhëndri i Pasquales, njerëz nga klani Trisciuoglio … ajo që po ndodh në Cerignola është vërtet e neveritshme”. Këto janë disa nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara në mediat italiane për ‘bosin’ shqiptar që drejtonte kartelin shqipfolës […]

The post Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç appeared first on BoldNews.al.

Dosja e “Rrajave”/ Kodet dhe nofkat në Sky ECC, zbulohet “bjondi”, i shumëkërkuari i INTERPOL-it

By: Ela
15 December 2025 at 09:38

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja voluminoze e SPAK për grupin kriminal Rraja, ku dalin në dritë identitete dhe role të të përfshirëve. Grupi i dyshuar kriminal dyshohet për 3 episode trafiku të lëndëve narkotike, teksa kanë qenë bisedat në SkyEcc që nxorrën zbuluar aktivitetin e tyre. Në dosje, evidentohet një episod i trafikut të drogës, ku […]

The post Dosja e “Rrajave”/ Kodet dhe nofkat në Sky ECC, zbulohet “bjondi”, i shumëkërkuari i INTERPOL-it appeared first on BoldNews.al.

❌
❌