Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë/ PAMJE

By: ela
23 April 2026 at 09:40

Policia ka arrestuar dy magazinierë, A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, pasi v odhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën. Po ashtu, nën hetim është vënë edhe shpërndarësi, L. B., 29 vjeç. Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar […]

The post Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë/ PAMJE appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

SHANGAI, 19 prill /ATSH/ – Nuk është hera e parë që një studim e lidh kafen me lumturinë, shkruan lifestyle.everyeye.it.

Megjithatë, studiuesit e Universitetit Fudan në Shangai (Kinë) kanë shkuar më tej, duke analizuar një nga mostrat më të mëdha ndonjëherë për të thelluar lidhjen mes konsumit të të ashtuquajturit “ari i zi” dhe shëndetit mendor.

Përfundimet e kërkimit janë publikuar në revistën “Journal of Affective Disorders” dhe vijnë nga analiza e të dhënave të 461.586 personave gjatë një periudhe prej 13 vitesh.

Çfarë u zbulua?

U zbulua se dy ose tre filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë në mbajtjen larg të depresionit. Nga filxhani i katërt tejkalohet kufiri optimal, ndërsa nga i pesti e sipër rritet rreziku për të hasur çrregullime të humorit.

Autorët theksojnë se pjesëmarrësit nuk kishin çrregullime mendore para përfshirjes në studim. Konsumi i deklaruar i kafesë gjatë periudhës së ndjekjes është krahasuar me diagnozat e mëvonshme që lidhen me çrregullime të humorit dhe çrregullime të stresit.

Nga kjo analizë doli një kurbë në formën e germës J: rreziku bie ndërsa rritet konsumi, por më pas rritet sërish pasi tejkalohen dy deri në tre filxhanë në ditë.

Kjo do të thotë se ata që pinin dy ose tre filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik më të ulët për të zhvilluar probleme të shëndetit mendor, krahasuar me ata që pinin më shumë ose me ata që nuk pinin fare.

Ndërsa rreziku fillon të rritet sërish kur konsumi kalon pesë filxhanë në ditë.

“Janë identifikuar lidhje në formë J-je mes konsumit të kafesë dhe çrregullimeve mendore, çka sugjeron se një konsum i moderuar i kafesë mund të ketë efekte të dobishme për shëndetin mendor”, shpjegojnë autorët, duke theksuar se përfitimet më të theksuara janë vërejtur te meshkujt.

Dhe jo, nuk janë vërejtur dallime mes llojeve të kafesë (e bluar, instant apo pa kafeinë), pasi kurba në formë J-je ka mbetur e njëjtë. As variantet gjenetike të pjesëmarrësve, të lidhura me një metabolizëm më të shpejtë ose më të ngadaltë të kafeinës, nuk kanë ndikuar në rezultatet e vëzhguara.

Sipas studiuesve, efekti i mundshëm anti-inflamator dhe qetësues mbi qarqet e trurit që lidhen me humorin dhe stresin mund të vijë nga përbërësit bioaktivë të shumtë që përmban kafeja.

Mekanizma të tillë janë sugjeruar edhe më parë për rolin mbrojtës që kjo pije mund të ketë ndaj sëmundjeve të tjera të trurit.

Në shumë raste, kafeja ka qenë në qendër të kërkimeve biomjekësore, duke u lidhur me një kontroll më të mirë të peshës trupore, me një ulje të rrezikut kardiovaskular dhe me një jetëgjatësi më të madhe.

Shpresa e autorëve është që së shpejti në listën e përfitimeve të përfshihen edhe ato që lidhen me shëndetin mendor. Për momentin nuk ka ende përfundime të sigurta, por vetëm disa indikacione të vlefshme.   /os/

The post FOKUS – Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjesti që po bën xhiron në rrjet/ Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq

By: V K
31 March 2026 at 15:28

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron në rrjet është një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtinë.

Në hyrje të kafenesë është vendosur një letër me një mesazh domethënës: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me periudhën e luftës së Kosovës, kur Turqia ishte ndër vendet që mbështeti popullin e Kosovës në momentet më të vështira. Pronari i lokalit, përmes këtij gjesti simbolik, ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy shteteve.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë qytetarë që e kanë cilësuar këtë veprim si një shembull përtej rivalitetit sportiv.

 

❤️ Priştine’de bir kafe pic.twitter.com/D1ji6sHomS

— Burhan Can Terzi (@burhancanterzii) March 31, 2026

The post Gjesti që po bën xhiron në rrjet/ Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq appeared first on Albeu.com.

Kafe me ujë mineral bëhet trend viral - ku qëndron sekreti

14 March 2026 at 14:01


Pija e re kafe me ujë mineral ka fituar shpejt popullaritet online, duke u bërë një trend viral në rrjetet sociale.

Shumë përdorues raportojnë se kjo kombinim i veçantë rrit energjinë më efektivisht se çdo pije energjike që ata kanë provuar më parë, duke e bërë atë një zgjedhje tërheqëse për ata që duan një stimulim natyral dhe të shpejtë gjatë ditës.

Sekreti qëndron në mënyrën se si uji mineral ndërvepron me kafenë. Ai ndihmon që kafeina të absorbohet më shpejt në trup, duke dhënë një ndjesi të menjëhershme të zgjuarsisë dhe energjisë.

Përveç kësaj, uji mineral rikthen minerale të rëndësishme si magnezi dhe kalciumi, të cilat mund të humbasin gjatë konsumit të kafesë. Ky kombinim jo vetëm që ofron energji, por gjithashtu kontribuon në mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

Receta është e thjeshtë dhe lehtësisht e përshtatshme për të gjithë. Mjafton të merrni një gotë të madhe me akull, të shtoni ujë mineral, një shot espresso të fortë, një majë kripë dhe pak lëng limoni për një shije freskuese dhe stimuluese.

Për ata që duan eksperimente, mund të shtohen edhe disa pika vanilje ose një copë e vogël xhinxher për një aromë më të pasur.

Kjo pije nuk është vetëm një mënyrë e re për të marrë energji, por edhe një eksperiencë e re shijesh që po tërheq gjithnjë e më shumë adhurues në mbarë botën. /Telegrafi/

Alarmi/ Prodhimi i kafesë rrezikohet nga ndryshimi i klimës

19 February 2026 at 08:25

Prodhimi i kafesë po kërcënohet seriozisht nga ngrohja globale në vendet kryesore prodhuese. Sipas një analize të realizuar nga Climate Central, ndryshimi i klimës rrezikon të vjelat në pothuajse të gjitha vendet ku kultivohet kafeja.

Vendet më të mëdha prodhuese, si Brazili, Vietnami, Kolumbia, Etiopia dhe Indonezia, kanë regjistruar mesatarisht 57 ditë shtesë në vit me temperatura të larta që dëmtojnë kultivimin e kafesë. Por fenomeni nuk kufizohet vetëm aty: midis viteve 2021 dhe 2025, 25 vendet e studiuara – që përfaqësojnë pothuajse gjithë prodhimin botëror – patën mesatarisht 47 ditë në vit me nxehtësi tepër të lartë për bimët e kafesë.
Pragu kritik i temperaturës është rreth 30°C. Kur ai tejkalohet, bimët përjetojnë stres nga nxehtësia, prodhimi bie, cilësia e farave mund të përkeqësohet dhe bimët bëhen më të ndjeshme ndaj sëmundjeve.

Çmimet nën presion

Kushtet klimatike po ndikojnë në furnizimin global dhe kontribuojnë në rritjen e çmimeve. Shumica e prodhimit vjen nga ferma të vogla familjare, që përbëjnë rreth 80% të prodhimit botëror. Megjithatë, këto ferma kanë pak mundësi për t’u përshtatur. Në vitin 2021, ato morën vetëm 0.3% të fondeve të nevojshme për të përballuar efektet e ndryshimit të klimës.

Analistët paralajmërojnë se pa masa mbrojtëse dhe mbështetje financiare për fermerët, rritja e çmimeve dhe pasiguria e prodhimit të kafesë mund të bëhen sfida të mëdha për tregun global.

FOKUS – Çaji dhe kafeja ulin rrezikun e demencës

9 February 2026 at 18:33

BOSTON, 9 shkurt /ATSH/ – Një filxhan i përditshëm çaji ose kafeje mund të ofrojë më shumë sesa një nisje të këndshme të ditës.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i rregullt i këtyre pijeve me kafeinë lidhet me një rrezik më të ulët për demencë dhe me performancë më të mirë njohëse krahasuar me individët që nuk i konsumojnë ato, sipas “The Independent”.

Studimi analizoi të dhëna nga rreth 131 mijë punonjës shëndetësorë në SHBA, përfshirë 86 mijë infermiere dhe 45 mijë profesionistë të tjerë të shëndetit, të ndjekur për një periudhë mesatare prej 43 vitesh.

Pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë ushqimorë çdo dy deri në katër vjet, duke përfshirë sasinë e kafesë me dhe pa kafeinë dhe të çajit që konsumonin.

Përveç kësaj, ata iu nënshtruan testeve njohëse të përsëritura gjatë viteve.

Gjatë periudhës së ndjekjes, u identifikuan 11 033 raste të demencës.

Analiza tregoi se konsumimi më i lartë i kafesë me kafeinë shoqërohej me një ulje prej rreth 18% të rrezikut për demencë, ndërsa personat që pinin më shumë çaj shfaqnin një ulje prej 16%.

Ata që konsumonin më shumë çaj dhe kafe treguan gjithashtu një ritëm më të ngadaltë të rënies njohëse krahasuar me ata që pinin më pak.

Hulumtuesit vunë re se kafeja pa kafeinë nuk lidhej me ulje të rrezikut të demencës apo me performancë më të mirë njohëse. Përfitimet më të theksuara u vërejtën te konsumi i moderuar: rreth dy deri në tre filxhanë kafeje me kafeinë në ditë ose një deri në dy filxhanë çaji, duke mos u vërejtur avantazhe shtesë për sasi më të mëdha.

Yu Zhang, autori kryesor i studimit nga Shkolla e Shëndetit Publik “TH Chan” në Harvard, tha se “demenca është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në botë dhe trajtime efektive janë ende shumë të kufizuara. Identifikimi i faktorëve të stilit të jetesës që mund të lidhen me rrezikun për demencë është i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për pije që konsumohen gjerësisht globalisht”.

Ekspertët paralajmërojnë gjithsesi se ky studim tregon një lidhje statistikore, jo një marrëdhënie shkak-pasojë.

Susan Kohlhaas nga “Alzheimer’s Research UK“ theksoi se “personat që pinë kafe ose çaj mund të ndryshojnë edhe në mënyra të tjera që ndikojnë në shëndetin e trurit, dhe studimi mbështetet pjesërisht në diagnoza të vetëraportuara”.

Tara Spires-Jones nga “UK Dementia Research Institute” shtoi se faktorë të tjerë, si cilësia e gjumit dhe shëndeti kardiovaskular, mund të ndikojnë gjithashtu, dhe se të dhënat e kafeinës janë marrë nga vetë-raportime çdo dy deri në katër vjet, gjë që mund të ndikojë në saktësinë e tyre.

Sipas studiuesve, edhe një ndikim modest i kafesë dhe çajit mund të ketë pasoja të rëndësishme në nivel popullsie, duke dhënë një arsye shtesë për t’i përfshirë këto pije në rutinën e përditshme, me moderim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Çaji dhe kafeja ulin rrezikun e demencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

By: Ela
2 February 2026 at 08:23

Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Të dhënat nga tregu  tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në […]

The post Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30% appeared first on BoldNews.al.

Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord

By: Ela
28 January 2026 at 09:50

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një filxhan kafe në zonat e preferuara të Tiranës tani kushton në një minimum 110 lekë, nga 80-90 lekë që ishte në fillim të 2025, ndërsa në periferi kushton 80-90 lekë minimumi nga 60-70 lekë që ishte […]

The post Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord appeared first on BoldNews.al.

Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

7 January 2026 at 00:46


Nga tonet pastel dhe rozë, te safiri, ari dhe hijet gri - ja si ta nxirrni në pah bukurinë natyrale të syve kafe

Ndoshta keni menduar se “të gjithë kanë sy kafe”, por në fakt, syri kafe është një avantazh i madh. Mund të eksperimentoni lirshëm me hije dhe laps, sepse pothuajse çdo ngjyrë ju shkon. Më poshtë janë disa këshilla inspiruese që mund t’i përdorni për çdo rast.

Ngjyrat pastel

Luani me nuancat pastel, mund t’i theksoni me shkëlqim ose t’i lini të duken si një pikturë akvareli, ashtu si një artist në telajo.

Hije pastel abstrakte
Hijet rozë janë perfekte për sytë kafe. Me rozën nuk mund të gaboni dhe nuk ka pse të frikësoheni t’i kombinoni me buzëkuq të së njëjtës ngjyrë. Nëse dëshironi një pamje më të butë, “nude”, provoni të harmonizoni skuqësin për faqe me hijen e syve, truku është të përdorni të njëjtin produkt.

Eksperimente me hije rozë
Dëshironi ta çoni dukjen në një nivel tjetër? Pamja perlash është një trend i madh dhe hijet perla i gjeni pothuajse në çdo dyqan kozmetike. Qoftë për një koktej me shoqet apo për në teatër, do të jeni në qendër të vëmendjes. Kombinimi me nuanca portokalli është e duhura.

Hije rozë në kombinim me laps neon

Nëse dëshironi pikërisht këtë pamje, aplikoni një hije rozë të çelët dhe me shkëlqim në qepalla dhe shtoni lapsin neon. Pjesën tjetër të grimit mbajeni të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Ngjyrat e gurëve të çmuar

Nuk jeni të sigurt nëse pasteli apo roza janë për ju? Dëshironi diçka më të guximshme? Nëse keni sy kafe, kërkoni frymëzim te gurët e çmuar - rubinë, smeraldë, safirë… Ngjyrat e pasura të bizhuterive luksoze do t’i bëjnë sytë tuaj kafe të duken magnetikë.

Sy kafe me laps rubini
Me një ngjyrë kaq të guximshme mund të arrini një pamje luksoze, mjafton vetëm lapsi i syve. Në sytë kafe, ngjyrat e forta kurrë nuk duken të lira.

Ngjyra e safirit
Hijet safir nuk janë për të gjithë, por nëse keni sy kafe, mos hezitoni t’i provoni. Zgjidhni hijet safir për daljet në mbrëmje në vend të “smoky eyes” klasik. Për një pamje të sofistikuar dhe si gur i çmuar, mbajini buzët në tone neutrale nude.

Hijet gri

Nëse ende nuk besoni se sytë kafe janë një bekim, ndoshta do t’ju bindë fakti se, përveç ngjyrave luksoze dhe të pasura, mund të zgjidhni edhe nuanca gri.

Smokey gri
Gri është një kontrast i bukur për sytë kafe, tonet metalike të ftohta theksojnë ngrohtësinë natyrale të syve kafe. Për një smokey klasik, përdorni hije gri të errët dhe shpërndajeni gradualisht me kafe neutrale. Lapsi gri është ideal kur dëshironi një grim që zgjat gjithë ditën dhe natën.

Nuancat e arta dhe të verdha

Hija e artë me sy kafe është një kombinim jashtëzakonisht i bukur. Shumica e syve kafe kanë pigmente të arta ose të verdha, veçanërisht kur ndriçohen nga dielli. Shtoni një shkëlqim më të errët në palën e qepallës për një efekt më dramatik.

Prekje elegante ari
Sytë kafe kanë një shkëlqim natyral, ndaj hijet e arta si bakri, bronzi, ari rozë dhe tonet e verdha me shkëlqim do t’i theksojnë edhe më shumë. Përdorni hije ari për një drekë ose për një mbrëmje elegante.

Hije të verdha lozonjare
Sytë kafe janë ndoshta të vetmit për të cilët nuk keni pse të shqetësoheni nëse hije e verdhë është “shumë”. Për ta, ajo është thjesht perfekte. /Telegrafi/

A është e dëmshme të pish kafe me stomak bosh? Ja çfarë thonë ekspertët

By: gaze tare
19 December 2025 at 14:38

Për shumë njerëz, pirja e kafesë në mëngjes është një ritual i domosdoshëm që ofron energji dhe një moment relaksi para fillimit të ditës. Por lind pyetja: a është e shëndetshme të pish kafe me stomak bosh? Ekspertët thonë se përgjithësisht kjo nuk shkakton dëme afatgjata, por mund të sjellë shqetësime për disa persona.

Kafeja është acidike, me një pH mes 4.8 dhe 5.1, dhe mund të shkaktojë acarim të përkohshëm tek njerëzit me refluks acid ose ulçerë. Ajo gjithashtu mund të rrisë ndjesinë e nervozizmit, fryrjes ose të përkeqësojë simptomat e sindromës së zorrës së irritueshme. Për personat me diabet, konsumi me stomak bosh mund të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak.

Gastroenterologia Dr. Supriya Rao rekomandon disa mënyra për të zbutur këto efekte. Shtimi i pak qumështi ose alternativave bimore në kafe ndihmon në uljen e aciditetit, ndërsa konsumimi i kafesë së pjekur më të errët gjithashtu është më pak irritues për stomakun. Gjithashtu, konsumimi i një vakti të vogël, si bukë e thekur, banane ose kos, mund të mbrojë stomakun dhe të lehtësojë simptomat.

Në përfundim, pirja e kafesë me stomak bosh nuk është e rrezikshme për shumicën e njerëzve, por për personat me stomak të ndjeshëm, refluks ose diabet, është më mirë të konsumojnë kafenë pas një vakti të lehtë ose të përdorin teknika të zbutjes së aciditetit. Kështu, rituali i mëngjesit mund të ruajë energjinë pa e dëmtuar sistemin tretës.

The post A është e dëmshme të pish kafe me stomak bosh? Ja çfarë thonë ekspertët appeared first on iconstyle.al.

STUDIM – Pirja e çajit ose kafesë në gota kartoni mund të shkaktojë kancer

7 December 2025 at 07:45

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Një studim i ri i IIT zbuloi se çaji ose kafeja e nxehtë që konsumohet në gota kartoni – mund të lëshojë 25,000 grimca mikroplastike në pijen tuaj në vetëm 15 minuta.

Instituti Indian i Teknologjisë (IIT) në Kharagpur, është universiteti kryesor qeveritar për kërkime inxhinierike dhe teknologjike – i themeluar në vitin 1951.

Sipas Sudha Goel, Profesoreshe e Asociuar në IIT Kharagpur, e cila udhëhoqi hulumtimin, gotat e kartonit, njëpërdorimshe janë një zgjedhje popullore për konsumimin e pijeve.

“Hulumtimi ynë ka konfirmuar kontaminimin e lëngut të nxehtë që shërbehet në gotat e kartonit – për shkak të degradimit të mikroplastikës dhe përbërësve të tjerë të rrezikshëm nga materiali i veshjes së gotës. Gotat e letrës zakonisht janë të veshura me një shtresë të hollë filmi hidrofobik i cili është bërë kryesisht nga plastika (polietileni) dhe ndonjëherë kopolimere për të mbajtur lëngun në gotën kartonit.
Brenda 15 minutash kjo shtresë mikroplastike degradohet si rezultat i ujit të nxehtë”, tha ajo.

Kjo përbën mbi 75,000 grimca në ditë nëse pini tre gota!

Mjekët paralajmërojnë se këto toksina të padukshme mund të mbajnë metale të rënda që shkaktojnë kancer, prishin hormonet dhe dëmtojnë sistemin nervor.

Ekspertët këshillojnë kalimin në gota qelqi për shëndetin tuaj dhe planetin.

“Sipas studimit, 25,000 grimca mikroplastike lirohen në 100 mililitra lëng të nxehtë (85-90 gradë Celcius) që qëndrojnë në gota kartoni për 15 minuta. Kështu, një person që pi tre gota të rregullta çaji ose kafeje çdo ditë, në një gotë kartoni, do të gëlltiste 75,000 grimca të vogla mikroplastike të cilat janë të padukshme për syrin e njeriut”, shtoi ajo.

Studiuesit ndoqën dy procedura të ndryshme – në procesin e parë, uji i nxehtë ultra i pastër (85-90 gradë Celcius) u derdh në gotat e kartonit së disponueshme dhe u la të qëndronte për 15 minuta.

Goel shpjegoi se uji i përzier homogjenisht u analizua më pas për praninë e mikroplastikës, si dhe joneve shtesë që mund të kishin rrjedhur në lëng nga gotat e letrës.

Në procesin e dytë, gotat e kartonit, fillimisht u zhytën në ujë të vakët (30-40 gradë Celcius).

“Pas kësaj, filmi hidrofobik u nda me kujdes nga shtresa e kartonit dhe u ekspozua ndaj ujit të nxehtë (85-90 gradë Celsius) për 15 minuta.

Ndryshimet në vetitë fizike, kimike dhe mekanike të filmave plastikë u ekzaminuan para dhe pas ekspozimit ndaj ujit të nxehtë.

Këto mikroplastika mund të veprojnë si bartës të ndotësve si jonet, metaleve të rënda toksike si paladiumi, kromi dhe kadmiumi, dhe komponimeve organike që janë po aq hidrofobike në natyrë, duke u lejuar atyre të kalojnë lehtësisht në mbretërinë shtazore.

“Kur gëlltiten, implikimet shëndetësore mund të jenë serioze”, tha ajo. //a.i/

The post STUDIM – Pirja e çajit ose kafesë në gota kartoni mund të shkaktojë kancer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimi: Pirja e çajit ose kafesë në gota kartoni mund të shkaktojë kancer

By: Ela
7 December 2025 at 08:31

Një studim i ri i IIT zbuloi se çaji ose kafeja e nxehtë që konsumohet në gota kartoni mund të lëshojë 25,000 grimca mikroplastike në pijen tuaj në vetëm 15 minuta. Instituti Indian i Teknologjisë (IIT) në Kharagpur, është universiteti kryesor qeveritar për kërkime inxhinierike dhe teknologjike, i themeluar në vitin 1951. Sipas Sudha Goel, […]

The post Studimi: Pirja e çajit ose kafesë në gota kartoni mund të shkaktojë kancer appeared first on BoldNews.al.

Katër filxhanë kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

29 November 2025 at 08:00

NJU JORK, 29 nëntor /ATSH/- Një studim i botuar këtë javë në revistën “BMJ Mental Health” zbuloi se tre ose katër filxhanë kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike tek individët me sëmundje të rënda mendore.

Ndryshe nga mosha kronologjike, që është numri i viteve që kemi jetuar, plakja biologjike mat moshën e qelizave dhe organeve tona.

Ajo ndikohet nga faktorë si gjenetika, stili i jetës, ekspozimet mjedisore dhe dieta – dhe, me sa duket, sasia e kafesë që pimë!

Krahasuar me personat që nuk pinë kafe, konsumatorët e kafesë fituan pesë vite biologjike shtesë.

Katër filxhanë 225 gramësh janë afërsisht sasia e rekomanduar ditore e kafeinës për të rriturit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Hulumtimi i ri sugjeron që konsumi i kafesë mund të përmirësojë plakjen duke zvogëluar stresin oksidativ, një çekuilibër midis antioksidantëve dhe radikaleve të lira që dëmton qelizat dhe ADN-në.

Stresi oksidativ mund të ndikojë në gjatësinë e telomereve, ose në kapakët në fund të kromozomeve që i pengojnë ato të çahen (si majat plastike në lidhëset e këpucëve).

Telomeret e shkurtuara mund të jenë një tregues i plakjes biologjike ose qelizore.

Ndërsa kromozomet e shkurtuara ndodhin natyrshëm, studiuesit vunë re se ato shfaqen më shpesh tek personat me çrregullime të rënda mendore si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar.

Autorët e studimit raportuan gjithashtu se personat me çrregullime të rënda mendore kanë tendencë të kenë jetëgjatësi më të shkurtër, deri në 15 vjet më pak se bashkëmoshatarët e tyre të paprekur.

Studiuesit ndanë në katër grupe- më shumë se 400 të rritur norvegjezë me skizofreni, çrregullim bipolar dhe çrregullim depresiv të madh me psikozë – bazuar në sasinë e kafesë që pinin.

Gjatësia e telomereve u mat nga mostrat e gjakut, ndërsa studiuesit gjetën një ndryshim të rëndësishëm midis atyre që nuk pinin asnjë, një deri në dy, tre deri në katër ose pesë ose më shumë filxhanë kafe në ditë.

Ndërsa tre ose katër filxhanë zgjatën telomeret, pirja e më shumë se pesë filxhanëve në ditë nuk ndikoi në to ose në moshën biologjike.

Një arsye pse studiuesit mendojnë se kafeja ngadalëson plakjen biologjike lidhet me përbërësit e saj të fuqishëm antioksidantë dhe anti-inflamatorë.

Ndërsa kafeja mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë, studiuesit paralajmërojnë se pirja e më shumë se sasia e rekomanduar mund të ketë efekte të kundërta.

“Konsumi i më shumë se sasia e rekomanduar ditore e kafesë mund të shkaktojë gjithashtu dëmtime qelizore dhe shkurtim të telomeres përmes formimit të specieve reaktive të oksigjenit”, thanë autorët e studimit. //a.i/

 

 

The post Katër filxhanë kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Edhe një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

15 November 2025 at 07:55

NJU JORK, 15 nëntor /ATSH/ – Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 37 milionë persona në nivel global kanë përjetuar një fibrilacion atrial (Afib), një gjendje kardiovaskulare që shkakton rrahje të parregullta të zemrës, sipas medicalnewstoday.com.

Një studim i ri zbuloi se pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të episodeve të përsëritura të AFib deri në 39%.

Ekzistojnë një numër faktorësh rreziku për AFib.

Disa nga këta faktorë rreziku nuk janë të modifikueshëm, si mosha ose gjenetika, ndërsa të tjerët janë të modifikueshëm, përfshirë mbajtjen e një peshe normale, mbajtjen nën kontroll të niveleve të presionit të gjakut dhe të pasurit e një diete të shëndetshme.

Studimet e kaluara kanë treguar se kufizimi ose shmangia e substancave të caktuara, të tilla si alkooli, sheqeri, natriumi dhe kafeina mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të AFib të një personi.

Tani, një studim i ri i botuar në ”JAMATrusted Source” ofron një pasqyrë të re që sugjeron se kafeina mund të mos jetë aq e dëmshme sa mendohej dikur.

“Afib është ndoshta çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës që trajtojmë sot”, tha autori i këtij studimi, Gregory Marcus.

“Ajo ndikohet shumë nga stili i jetës. Ne i këshillojmë rregullisht pacientët mbi rëndësinë e menaxhimit të peshës, cilësisë së gjumit dhe ushtrimeve të rregullta, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përsëritjen e Afib”, shtoi ai./  a.jor.

The post FOKUS – Edhe një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kafja më e shtrenjtë në botë, në Dubai për 1 000 dollarë filxhani

1 November 2025 at 07:51

DUBAI, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – Një kafene në Dubai po ofron kafenë më të shtrenjtë në botë, me çmim pothuajse 1 000 dollarë për filxhan, e përgatitur nga kokrra panameze të shitura me çmim rekord.

Dubai njihet për sipërmarrjert luksoze, si qendra tregtare gjigante me pistë skijimi brenda saj, ndërtesa më e lartë në botë dhe një ishull artificial i mbushur me hotele pesëyjëshe.

“E ndjemë se Dubai ishte vendi i përkryer për këtë investim” , tha Serkan Sagsoz, bashkëthemelues i kafenesë “Julith”, që ofron këtë kafe të rrallë.

E vendosur në një zonë industriale që është shndërruar në qendër për adhuruesit e kafesë, “Julith” planifikon të shërbejë rreth 400 filxhanë” të kësaj pijeje të çmuar duke filluar nga sot, tha Sagsoz.

Për një çmim prej 3 600 dirhamësh (rreth 980 dollarë), kjo kafe ofron një përvojë me aroma florale e frutash, të ngjashme me çajin.

“Ka nota të bardha lulesh si jasemini, shije agrumesh si portokalli dhe bergamot, si dhe nuanca kajsie e pjeshke”, shpjegoi Sagsoz, i cili më parë drejtonte një kafene në Turqi. “Është si mjaltë ,delikate dhe e ëmbël”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Dubai kishte hyrë në “Librin Guinness” për kafenë më të shtrenjtë në botë, kur kafeneja “Roasters” ofroi një filxhan për 2 500 dirhamë.

Rekordi i ri ka habitur disa njerëz, megjithatë për banorët e qytetit të luksit kjo nuk është befasi.

“Është tronditëse, por nga ana tjetër, është Dubai”, tha një banore, Ines. “Për njerëzit e pasur, është thjesht një tjetër përvojë për t’u mburrur”, shtoi një tjetër, Maeva.

Kafeneja “Julith” bleu kokrrat e saj të rralla në një ankand në Panama pas një gare të ashpër që zgjati me orë dhe mblodhi qindra oferta.

Sipas saj, 20 kilogramë kokrra u shitën për rreth 2.2 milionë dirhamë (rreth 600 000 dollarë) çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për kafe.

Blerës aziatikë, entuziastë arabë të kafesë dhe koleksionistë kokrrash kanë kërkuar të blejnë disa nga kokrrat “Nido 7 Geisha”, të cilat rriten në një plantacion pranë vullkanit “Baru “ në Panama.

Por kafeneja ka deklaruar se nuk planifikon t’i ndajë këto kokrra të rralla, përveç një sasie të vogël të rezervuar për familjen në pushtet tê Dubait. /Ad.Ab./

The post Kafja më e shtrenjtë në botë, në Dubai për 1 000 dollarë filxhani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

31 October 2025 at 18:13

Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje banal për një kafe përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy personave. 33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti në Manëz. Edhe Paluçi mbeti i vdekur, pasi u qëllua nga 21-vjeçari Daniel Pepa. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ka folur për […]

The post “Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

By: Elva
25 October 2025 at 15:50

Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë shtetit për katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Manëz, ngjarje që ndodhi për një konflikt të nisur për një kafe. Seanca u zhvillua pa praninë e mediave, për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit […]

The post Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit appeared first on BoldNews.al.

Çfarë personi je, bazuar në llojin e kafes që pi?

By: gaze tare
25 October 2025 at 11:54

Shpesh thuhet se mënyra si e pi kafen tregon shumë për personalitetin tënd — dhe ndoshta ka më shumë të vërtetë në këtë sesa mendon! Sipas psikologëve, preferenca për kafen është një pasqyrë e karakterit dhe stilit të jetesës së një personi.

Espresso
Nëse pi espresso, je tip praktik, energjik dhe i drejtpërdrejtë. Nuk humbet kohë me detaje të panevojshme dhe i përballon sfidat me vendosmëri.

Cappuccino
Personat që preferojnë cappuccino janë shpesh të ngrohtë, socialë dhe romantikë. U pëlqen estetika dhe shijojnë gjërat e bukura të jetës — nga një mëngjes i qetë deri te një bisedë e gjatë me miqtë.

Latte
Një “latte lover” është i qetë, i balancuar dhe i kujdesshëm me të tjerët. Këta persona kërkojnë rehati dhe ekuilibër në çdo aspekt të jetës.

Macchiato
Njerëzit që zgjedhin macchiato janë krijues, të pavarur dhe pak misteriozë. U pëlqen të jenë ndryshe dhe të ndjekin instinktin e tyre.

Americano
Nëse pi americano, je klasik, racional dhe i përmbajtur. Nuk të pëlqejnë komplikimet — thjeshtësia është motoja jote.

Frappuccino apo kafe me shije
Këtu bëjnë pjesë personat spontanë, të rinj në shpirt dhe që duan të eksperimentojnë. Janë shpesh entuziastë dhe e shohin jetën si një aventurë plot ngjyra.

The post Çfarë personi je, bazuar në llojin e kafes që pi? appeared first on iconstyle.al.

Lutfi Dervishi: Pl*mbi që del nga goja

By: redi
23 October 2025 at 19:31

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… ata që nuk kanë frikë nga plumbi, dridhen nga Valiu’. Faik Konica, Vepra 1, f. 271-272. Një shekull më parë, Faik Konica dukej sikur e njihte mirë “kafen e fundit”. E përshkroi, siç dinte ai, një trimëri që ndizet për fjalë të kota e shuhet për ide të mëdha. Sot, në Manëz, u vranë dy të rinj për një filxhan, që nuk u mbush dot me kafe.

Source

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

20 October 2025 at 19:29

Kafeja dhe duhani bën pjesë në rutinën e përditshme të shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një “institucion” për takime pune. Por ajo që vihet re është se trendi i konsumit të këtyre dy produkteve të akcizës ka rezultuar në rritje përgjatë këtij vitit. Dhe sa […]

The post Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌