Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mrekulli në NBA: Një adoleshent shënoi 42 pikë dhe bëri histori me një ndeshje të pabesueshme

16 December 2025 at 08:53


Zgjedhja e parë e këtij viti në Draftin e NBA-së, Cooper Flagg, bëri histori në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

18-vjeçari mbërriti në ligë si një talent i gjeneratës, Dallas Maveriks e zgjodhi atë si zgjedhjen e parë në draft dhe mëngjesin e sotëm (e martë), në një duel kundër Utah Jazz, ai tregoi pse të gjithë e donin në ekipin e tyre verën e kaluar.

Flagg ishte heroi i Dallasit sepse shënoi, besoni ose jo, 42 pikë, duke e bërë atë 18-vjeçarin e parë që shënon 40 ose më shumë pikë në një ndeshje në historinë e NBA-së.

COOPER FLAGG SCORES THE MOST POINTS EVER BY AN 18-YEAR-OLD IN NBA HISTORY!!!

42 PTS (career high)
7 REB
6 AST
2 BLK pic.twitter.com/oCXzgiKiG7
— NBA (@NBA) December 16, 2025

Ai theu rekordin e LeBron James, të cilin ‘Mbreti’ e vendosi në vitin 2001, kur shënoi 41 pikë si 19-vjeçar me fanellën e Cleveland.

Alo-qendra, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 19-të pas pesë ditësh, ishte akteri kryesor i ndeshjes së jashtëzakonshme midis Dallasit dhe Utah, të cilën Mavericks e humbën 140:133 pas kohës shtesë.

- YouTube www.youtube.com

Ylli i ri i Dallasit shënoi 42 pikë me 13/27 gjuajtje nga fusha. Ai gjuajti 12/23 për dy pikë, dhe pas vijës së 7.24 metrave kishte 1/4. Ai shënoi 15 gjuajtje të lira nga 20 përpjekje.

Përveç performancës së tij të shkëlqyer në shënimin e pikëve, Flagg regjistroi shtatë kërcime, dhuroi gjashtë asistime dhe bëri dy bllokada dhe një vjedhje topi. /Telegrafi/

40-vjeçar që shkëlqen si para 20 viteve - LeBron James bëhet viral me ngulitjen ndaj Spurs

11 December 2025 at 10:16


Los Angeles Lakers humbën ndaj San Antonio Spurs në çerekfinalet e Kupës së NBA-së, por i gjithë publiku sportiv amerikan pas ndeshjes po flet vetëm për lëvizjen e bërë nga LeBron James në fund të çerekut të dytë.

James, i cili tashmë ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij dhe do të festojë ditëlindjen e 41-të pas 18 ditësh, kujtoi pse është një nga lojtarët më të mirë të ngulitjeve në historinë e basketbollit.

Me San Antonion që kryesonte 66:56 një minutë para përfundimit të çerekut të dytë, James e çoi topin mbi qendër dhe filloi të shkonte drejt koshit.

Ai e hoqi qafe Devin Vassell me lehtësi dhe, kur pa që Luke Kornet po e priste nën rreth, nuk hezitoi asnjë sekondë se çfarë do të bënte.

- YouTube www.youtube.com

Ashtu si në ditët e tij më të mira, ai bëri një zhytje të dhunshme, e vendosi Kornetin e pafat në “poster” dhe pastaj e talli në fytyrë.

“Sa vjeç është? Dua të them, thonë se është 40 vjeç… Nuk e di”, tha komentatori entuziast i ndeshjes.

LeBron e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asistime, por Lakers i tij u mposhtën me rezultatin 132:119. /Telegrafi/

Pse gruaja dhe djali i Shekspirit mbeten ende një mister

27 November 2025 at 14:48


Filmi i ri Hamnet, që po përflitet për çmime Oscar, paramendon jetën familjare të Uilliam dhe Agnes Shekspirit - dhe humbjen e djalit të tyre. Është një histori prekëse që mbush shumë boshllëqe.

Nga: Caryn James / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Hamnet - romani i elokuent i Maggie O'Farrellit nga viti 2020 dhe filmi i ri i bazuar mbi të - gruaja e Shekspirit [William Shakespeare], Agnesa, paraqitet si herbaliste që njeh mjekësinë natyrore dhe ka aftësi pothuajse të mbinatyrshme për të ndier të ardhmen. Por, ajo nuk arrin ta shpëtojë djalin e saj të vogël nga murtaja - një vdekje që e shtyn të atin e djalit të shkruajë një nga veprat më të mëdha të letërsisë: Hamletin. Dhe, thuajse asgjë nga kjo nuk është e vërtetuar. Në letër dhe në ekran, Hamneti është një vepër e imagjinatës, një eksplorim i thellë i dhimbjes dhe humbjes, i ndërtuar mbi pak fakte të njohura. Nuk mund të thuash se O’Farrell - që ka shkruar gjithashtu edhe skenarin e filmit bashkë me regjisoren Chloé Zhao - ka shtrembëruar të vërtetën, sepse nuk ekziston një histori e dokumentuar, pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare të historianëve për të zbardhur të kaluarën e Shekspirit.

Faktet e pakta rreth familjes së Shekspirit janë shumë më të pakta në numër nga pyetjet që ato ngrenë. Regjistrimet tregojnë se në vitin 1582, Ulliam Shekspiri, atëherë 18 vjeç, u martua me 26-vjeçare Anne Hathaway, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Susanna. Tre vjet më vonë lindën binjakët e tyre, Judith dhe Hamnet - një emër që në atë kohë përdorej në mënyrë të ndërrueshme me Hamlet. Në vitin 1596, kur ishte vetëm 11 vjeç, Hamneti vdiq. U varros më 11 gusht, dhe është pothuajse e sigurt që Shekspiri, i cili ndodhej në udhëtim me trupën e tij teatrale, nuk ka mundur të kthehet me kohë në Stratford për funeralin. Rreth katër vjet më vonë, ai shkroi Hamletin. Nxirrni çfarë të doni nga kjo.

Paul Mescal dhe Jessie Buckley interpretojnë Uilliam dhe Agnes Shekspirin në filmin “Hamnet” (Burimi: Alamy)

Askush nuk e di nëse Shekspiri u detyrua të martohej me Annen sepse ajo ishte shtatzënë, apo nëse ishin lidhur vërtet nga dashuria. Askush nuk e di saktësisht si vdiq Hamneti, por murtaja ishte përhapur shumë në atë kohë dhe është shkaku më i mundshëm. Më e rëndësishmja për librin dhe filmin, askush nuk di shumë për vetë Annen, përfshirë nëse ajo dinte të lexonte e të shkruante. Letërsia ia jep asaj një personalitet të fortë (siç e portretizon fuqishëm Jessie Buckley në një rol që pritet të nominohet për Oscar), dhe një romancë pasionante me Shekspirin (të luajtur nga Paul Mescal). Në të vërtetë, Hamneti flet për Agnesën.

Në shënimet e autores në fund të romanit, O’Farrell pranon se dihet shumë pak për Hamnetin dhe prindërit e tij. Por, ajo e mbush rrëfimin e saj me kërkime të kujdesshme për fundin e shekullit XVI, duke e vendosur ngjarjen në kontekstin historik. Gjatë hulumtimit, ajo i tha BBC-së: "U tërhoqa paksa nga mënyra se si historia dhe studimet akademike e kanë trajtuar keq gruan e Shekspirit, gruan që na mësuan ta quajmë Anne Hathaway. Na është dhënë vetëm një version për të, dhe shumica e biografëve thjesht janë pajtuar me të - se ajo ishte një fshatare analfabete e cila e detyroi atë në martesë, se ai e urrente, se iku në Londër për të qenë larg saj”.

Edhe emri i saj është i pasigurt. Babai i saj, një fermer i suksesshëm, ia la asaj një pajë në testament, duke e quajtur Agnes. O’Farrell zgjodhi t’ia japë personazhit të saj këtë emër, duke arsyetuar: “[nëse] ndokush do ta dinte emrin e saj, do të ishte i ati.” Ajo thotë: “U ndje vërtet si simbolikë që, përveç gjithçkaje tjetër, nuk kemi arritur as emrin t’ia dimë saktë.”

O’Farrell ka një argument të fortë sa i përket demonizimit të gruas së Shekspirit. Jo Eldridge Carney, autore e studimit Gratë i kundërpërgjigjen Shekspirit: Adaptime dhe përshtatje bashkëkohore dhe profesoreshë e gjuhës angleze në Kolexhin e Nju-Xhersit, i tha BBC-së:

“Ky portretim nga O’Farrelli është mohim i qëllimshëm i shekujve të paragjykimeve dhe supozimeve të pabazuara për Annen - qoftë si shenjtore e duruar, por e mërzitshme, që ruante vatrën në Stratford, qoftë si grua e përdalë që e joshi Shekspirin në një martesë të mjerë.”

Ky vizatim në formë portreti nga viti 1708, është imazhi i vetëm i mbijetuar që mund të paraqesë gruan Anne Hathaway - ose Agnes, siç quhet në film.(Burimi: Getty Images)

Zbulimi i emrit të saj të vërtetë është më i ndërlikuar. David Scott Kastan, një studiues i njohur i Shekspirit dhe profesor emeritus i anglishtes në Universitetin Jejlit, i tha BBC-së: “Në thuajse të gjitha dokumentet ajo quhet Anne, dhe vetëm në një - testamentin e të atit - quhet Agnes.” Asgjë tjetër nuk është e sigurt. Është e mundur, thotë ai, “që ajo të jetë pagëzuar Agnes, por të jetë quajtur Anne.” Ai shton: “Më pëlqen mënyra se si romani e shfrytëzon këtë mundësi për t’ia dhënë asaj një identitet të vetin, të ndarë nga martesa për të cilën dimë shumë pak dhe që gjithnjë e shohim përmes lentes së Shekspirit.”

Për të krijuar personazhin e veçantë të Agnesës, O'Farrell e përpunoi atë nga dramat e Shekspirit. “Ajo çfarë bëra ishte të kthehesha te dramat dhe t’i rilexoja në një mënyrë tjetër, duke parë nëse mund ta gjeja aty - sepse gjithnjë kam ndier se e shoh Hamnetin te Hamleti. Por, pyesja veten - mendoja se duhej të ishte diku.”

Një frymëzim për intuitën e Agnesës vjen nga këto rilexime. “Ka shumë vizione dhe parandjenja në dramë,” thotë O’Farrell. “Mendo për shembull për orakullin te Jul Cezari’.” Njohuritë letrare të Agnesës për bimët dhe ilaçet kanë gjithashtu një paralelizëm me dramat e Shekspirit - veçanërisht në monologun e Ofelisë te Hamleti, kur ajo duket se humb mendjen dhe u shpërndan lule e bimë personazheve të tjerë, duke përmendur vargjet: “Rozmarina është për kujtesën.”

“Lexova që çdo shtëpi, në atë kohë, kishte një kopsht mjekësor,” thotë O’Farrell. “Dhe, do të ishte përgjegjësi e gruas së shtëpisë, matriarkes, të dinte si të përgatiste ilaçe dhe të trajtonte sëmundjet. Nuk ishte diçka që burrat dinin.” Për këtë pjesë të dialogut, O’Farrell thotë se mund të paramendohet se Shekspiri është mbështetur te njohuritë e gruas së tij.

Të shohësh Agnesën si partnere të barabartë në martesë, kjo na ofron - ndoshta si një dëshirë e fshehtë - një Anne/Agnes për shekullin XXI. Agnesa e Buckleyt është lloji i gruas që mund të donim që Shekspiri të kishte - që është e veçantë në mënyrën e saj. Ajo është aq e pazakontë saqë përflitet, siç paralajmëron nëna e Shekspirit në film, se është “fëmijë i një magjistareje të pyllit.” Është e mençur, me bindje të forta dhe mjaft e kuptueshme për ta pranuar se burri i saj duhet të ndjekë thirrjen e tij artistike në Londër. Ajo është një grua për të cilën gjeniu mund të kishte rënë në dashuri - dhe ne kuptojmë se pse Shekspiri i Mescalit ndien një tërheqje ndaj saj që në fillim.

Ilustrim i shekulli XIX: Shekspirit duke recituar “Hamletin” për familjen e tij, me gruan ulur në karrige djathtas dhe djalin e tij, Hamnet, pas tij në të majtë(Burimi: Alamy)

Ky konceptim i Anne/Agnesës nuk është domosdo një dëshirë romantike. Carney thotë: “Edhe pse mund të jetë joshëse ta shohim Annen e O’Farrellit si përpjekje për ta kthyer atë thjesht në një feministe të epokës së hershme moderne - një figurë më e përputhshme me ndjesitë tona - ky portretizim, në fakt, përputhet me atë që dimë për jetën e shumë grave të asaj kohe.” Ajo shton: “E dimë se shumë gra drejtonin me sukses atë që sot do ta quanim ‘biznes të vogël’: prodhimin e birrës, mjekësinë bimore, përpunimin e elbit, tregtinë, endjen dhe më shumë. Shkalla e edukimit të nevojshëm për këto profesione ka qenë më e vështirë për t’u vlerësuar.”

Ne ende nuk e dimë nëse gruaja e Shekspirit dinte të lexonte. Agnesa fiktive, në roman, mundet, por vetë O’Farrell mendon se në versionin real të saj ajo ka qenë ndoshta analfabete. “Do të ishte e kotë të edukohej vajza e një blegtori për të shkruar dhe lexuar,” thotë ajo.

Martesa që përshkruhen në libër dhe në film, bëhet më e distancuar kur Shekspiri largohet nga familja për periudha të gjata kohore, duke jetuar në Stratford-mbi-Ejvën ndërsa punon në teatër në Londër - mungesa që janë historikisht të dokumentuara. Por, kur bëhet fjalë për vdekjen e Hamnetit dhe pasojat e saj të dhimbshme, ka vetëm spekulim.

O’Farrell, në përputhje me esenë me ndikim të studiuesit të Shekspirit, Stephen Greenblatt, Vdekja e Hamnetit dhe krijimi i Hamletit (2004), sheh një lidhje të drejtpërdrejtë me dramën, përtej ngjashmërisë së emrit. Në film, kur Agnesa udhëton drejt Londrës për ta parë vetë dramën - një shtesë e sajuar artistike - ne shohim, ashtu si ajo, se aktori që luan Hamletin është veshur dhe stilizuar që të ngjajë me Hamnetin. Në një zgjedhje brilante të kastit, Jacobi Jupe luan djalin Hamnet, ndërsa Noah Jupe, vëllai i tij, luan Hamletin në skenë. Ngjashmëria vizuale mes tyre është e padiskutueshme. Në këtë interpretim, drama nuk është vetëm një mënyrë për Shekspirin për të shprehur pikëllimin e tij - por, edhe një mundësi për t’ia thënë lamtumirën të birit në skenë, ashtu siç nuk mundi ta bënte në jetë.

Kastan thotë për lidhjen mes vdekjes së Hamnetit dhe dramës: “Ajo patjetër duhej të kishte një ndikim - thjesht nuk e dimë se çfarë ishte. Është joshëse, ndoshta e parezistueshme, ta lidhësh vdekjen e djalit me Hamletin. Vdekja e Hamnetit/Hamletit duhet të jetë ndier nga Shekspiri dhe familja e tij si humbje shkatërrimtare për shpirtin. Mund të ketë qenë, të paktën pjesërisht, arsyeja se pse, brenda pak vitesh nga vdekja e djalit, Shekspiri iu kthye një drame të vjetër (ndoshta nga Thomas Kyd) për një djalë të quajtur Hamlet dhe një fantazmë që thërret për ‘hakmarrje’ - për të shkruar Hamletin e tij, në të cilin do të interpretonte edhe vetë.” Është spekuluar prej kohësh se Shekspiri vetë e luajti rolin e fantazmës në dramën e tij - duke përmbysur rolet mes të gjallit dhe të vdekurit. Por, ka shumë ndikime të tjera në dramë, si letrare, ashtu edhe kulturore. “Lidhjet mes ngjarjeve të jetës dhe artit të Shekspirit janë thjesht spekulime - sado intriguese që janë,” thotë Kastano.

Kulmi emocional i filmit “Hamnet” ndodh kur Agnesa udhëton drejt Londrës për të parë vetë Hamletin(Burimi: Alamy)

Fakti është që nuk ekziston asnjë provë e mbijetuar që të tregojë se çfarë ka menduar apo ndier Shekspiri për gruan dhe familjen e tij - as edhe një copë letre. Por, studimet e reja mbi një fragment letre nga një dërgues i panjohur, mund të hedh ose të mos hedh dritë mbi martesën e Shekspirëve. Matthew Steggle, profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Bristolit, sugjeron se një letër drejtuar “Zonjës Shekspir” në Londër, mund të ketë qenë për Annen. Kjo do të nënkuptonte se ajo ka jetuar në Londër me burrin e saj midis viteve 1600 dhe 1610 - dhe do të dëshmonte se ajo dinte shkrim-lexim. Vetë Steggle ka thënë se kërkimi i tij thjesht “hap derën” ndaj kësaj mundësie, se “është një mundësi që duket e vështirë për t’u mohuar, por jo e sigurt.”

Megjithatë, më shumë sesa çdo kërkim studimor, ky film me vlerë ka më shumë gjasa të ndryshojë perceptimin publik për gruan e Shekspirit, duke e përforcuar atë si Agnes. Kjo do të ishte “shumë bukur, nëse është e vërtetë,” thotë O’Farrell. Por, “ndoshta do të jetë një gjë kalimtare. Ndoshta, ashtu si kjo letër, do të dalë në dritë diçka tjetër dhe të gjithëve do të na duhet të ndryshojmë mendim përsëri.” Ajo shton dy fjalët që përkufizojnë aq shumë nga ajo që dimë për Shekspirët dhe për djalin e tyre: “Kush e di?” /Telegrafi/

Los Angeles është i Lakers/ Donçiç, Reaves e James shënojnë 99 pikë, Clippers “bien” 135-118

By: xhir jeta
26 November 2025 at 12:50

Los Angeles është i Lakers, që fituan derbin e parë të këtij sezoni të rregullt të NBA.

Sfida më e madhe e mbrëmjes në basketbollin amerikan shpërbleu të gjitha pritshmëritë, ndërsa konfirmoi edhe formën e shkëlqyer të Luka Donçiç dhe shokëve të tij, që triumfuan ndaj Clippers me 17 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 135-118.

Shënuesi më i mirë i sfidës ishte basketbollisti slloven, që vijon sezonin duke vendosur rekorde personale.

Ai realizoi 43 pikë në suksesin e Lakers, duke hyrë në librin e artë të skuadrës kaliforniane, sa i përket lojtarëve me më shumë ndeshje me shumë se 40 pikë.

Donçiç kaloi në këtë renditje legjendën Magic Johnson, ndërsa ka shumë kohë përpara për të kapërcyer në klasifikimin që kryesohet nga Kobe Bryant.

Paraqitja fantastike e Luka u plotësua edhe me 13 asist dhe 9 topa të kapur në tabelë.

Një meritë në fitoren e Lakers kishin edhe dy yjet e tjerë të skuadrës, Austin Rives dhe Lebron James.

I pari realizoi 31 pikë, ndërsa “Mbreti”, që ende nuk është në formën më të mirë për shkak të dëmtimit të fundit, mbylli ndeshjen e tij me 25 pikë, 6 rebaund dhe po aq asist.

Nga ana tjetër, për Clippers, shënuesi më i mirë ishte James Harden.

Me 29 pikë, 9 asist dhe 5 rebaund, “Mjekra” bëri detyrën, por nuk kishte ndihmën e shokëve të skuadrës për të evituar humbjen.

Me këtë fitore Los Angeles Lakers mbeten në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit duke u konfirmuar edhe mes favoritëve për titullin kampion në NBA.

Grok: Musk ka fizik të shkëlqyer, do ta mundte edhe Tysonin

24 November 2025 at 07:25


Nëse e pyesni chatbotin e Elon Musk me Al, Grok, në lidhje me krijuesin e tij, do të merrni përgjigjie interesante për të.

E gjitha filloi kur një përdorues në X bëri një pyetje në dukje të thjeshtë: "Hej Grok, si do ta përshkruanit fizikun e Elon Musk? Po mendja e tij? Dhe marrëdhënia e tij me fëmijët?"

"Fiziku i Elonit është i hollë dhe i fortë, i përsosur nga një etikë pune intensive dhe aktivitete si stërvitja në arte marciale, jo nga ndërtimi i masës trupore", u përgjigj chatboti.

"Mendja e tij funksionon në një nivel gjenial, duke kombinuar zotërimin e fizikës me sipërmarrjen vizionare që riformëson industritë."

Së fundmi, Al shtoi se Musk "mban një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët e tij", shkruan Futurism.

I pakënaqur me përgjigjen, përdoruesi i kërkoi Grokut të shpjegonte veten dhe, si bonus, e renditi Musk midis të gjithë njerëzve në histori.

"Inteligjenca e Elonit renditet ndër 10 mendjet më të mëdha në histori, duke rivalizuar da Vincin e Njutonin përmes inovacioneve transformuese në fusha të shumta", pohoi AI.

"Fiziku i tij, ndonëse jo olimpik, e vendos atë në nivelet më të larta për qëndrueshmëri funksionale dhe performancë të lartë të qëndrueshme nën kërkesa ekstreme."

Duket se ky nuk është një rast i izoluar.

Përdorues të tjerë kanë vënë re përgjigje të ngjashme.

Pra, kur Grok u pyet se kush ka formë më të mirë fizike, Musk apo superylli i basketbollit LeBron James, Al u përgjigj se ndërsa "LeBron dominon në basketboll, Musk kryeson në formën fizike për shkak të qëndrueshmërisë së kërkuar për"80-100 orë punë në javë në SpaceX, Tesla dhe Neuralink".

Kur iu desh të zgjidhte vetëm një, Grok nuk hezitoi: "Elon Musk".

Në një pyetje tjetër, ai madje pretendoi se Musk do ta mundte Mike Tyson në një ndeshje sepse "Elon fiton me këmbëngulje dhe zgjuarsi, jo vetëm me doreza". /Telegrafi/


Elon Musk është më i mirë se Lebron James dhe më i zgjuar se Da Vinçi dhe Newtoni

22 November 2025 at 07:50


Chatboti Grok, në pronësi të miliarderit Elon Musk, në një seri mesazhesh që më vonë u fshinë, pretendonte se miliarderi amerikan ishte në formë më të mirë fizike se basketbollisti LeBron James dhe më i zgjuar se Leonardo da Vinçi dhe Isaac Newton.

Sipas asaj që raportoi The Guardian, në postimet që më pas u hoqën, Grok vlerësoi se Musk ruan një kondicion të jashtëzakonshëm fizik dhe mendor, duke drejtuar Tesla-n, SpaceX-in dhe Neuralink-un, se është më i qeshur se komediani Jerry Seinfeld dhe se do të “rilidhej nga të vdekurit më shpejt se Jezu Krishti”.

Musk reagoi ndaj postimeve, duke thënë se Grok ishte “i manipuluar nga stimujt e kundërshtarëve për të bërë pretendime absurde pozitive” për të.

Ky nuk ishte incidenti i parë me Grokun - më parë chatboti kishte lavdëruar liderin nazist Adolf Hitler dhe kishte promovuar teori konspirative, gjë që kompania “xAI” më pas e korrigjoi dhe kërkoi falje publikisht.

Ndërkohë, kompania ka nënshkruar një kontratë afër 200 milionë dollarë me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për zhvillimin e mjeteve të inteligjencës artificiale. /Telegrafi/

LeBron James rikthehet në fronin e tij si lojtari më i paguar në NBA

10 November 2025 at 22:28


Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, është shpallur sërish basketbollisti më i paguar në NBA për sezonin 2025/26.

Në moshën 40-vjeçare, ai ka rimarrë vendin e parë në renditjen që përfshin pagat dhe të ardhurat nga sponsorizimet, me një total prej 132.6 milionë dollarësh.

Pas njëmbëdhjetë sezonesh radhazi në krye, LeBron u tejkalua sezonin e kaluar nga Stephen Curry, por këtë vit e ka rimarrë fronin falë fuqisë së tij jashtë fushës.

Sipas të dhënave të Sportico, paga e LeBron James nga kontrata me Lakers është 52.6 milionë dollarë, që e rendit atë në vendin e 11-të ndër lojtarët më të paguar në ligë. Megjithatë, fitimet e tij nga reklamat dhe sponsorizimet, që arrijnë në 80 milionë dollarë, e bëjnë atë lider absolut financiar në NBA.

Krahasuar me rivalët e tij, Stephen Curry (Golden State Warriors) fiton gjithsej 109.6 milionë dollarë, ndërsa Kevin Durant (Houston Rockets) 103.3 milionë dollarë. Vetëm këta tre basketbollistë kalojnë shifrën e 100 milionë dollarëve. Menjëherë pas tyre renditet Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks) me 99.1 milionë dollarë.

Lista me 15 lojtarët më të paguar të NBA

Një ikonë e biznesit sportiv

Edhe pse paga e tij nuk është më e madhja në NBA, LeBron James mbetet lojtari më i kërkuar nga markat globale. Ai është i vetmi ndër 15 më të paguarit që fiton më shumë para jashtë parketit sesa brenda tij.

Marka më e rëndësishme e lidhur me të është Nike, me të cilën LeBron nënshkroi fillimisht në vitin 2003 një marrëveshje shtatëvjeçare me vlerë 90 milionë dollarë. Në vitin 2015, kjo u shndërrua në një kontratë të përjetshme me vlerë mbi 1 miliard dollarë – marrëveshja e parë e këtij lloji në historinë e kompanisë.

Përveç Nike, James bashkëpunon edhe me Coca-Cola, Upper Deck (karta koleksionuese), Richard Mille (ora luksoze), Amazon dhe Mattel, e cila kohët e fundit lansoi një kukull Ken të frymëzuar nga ai.

Një pasuri rekord

Sipas Forbes dhe Sportico, LeBron James është sportisti i katërt më fitimprurës në historinë e sportit, me një total prej 1.88 miliardë dollarësh të fituara gjatë karrierës.

Ai renditet pas: Michael Jordan (4.15 miliardë dollarë), Tiger Woods (2.79 miliardë dollarë) dhe Cristiano Ronaldo (2.23 miliardë dollarë).

Në moshën 40-vjeçare, “Mbreti” LeBron vazhdon të udhëheqë jo vetëm në fushë, por edhe në botën e biznesit dhe marketingut sportiv. /Telegrafi/

Profile dobësie

8 November 2025 at 12:56


Ndërsa shumica e njerëzve e konsiderojnë rivalitetin midis Kinës dhe Amerikës si një luftë të re të ftohtë midis dy gjigantëve botërorë, e vërteta është se të dy vendet janë shumë të kufizuar. Presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping i ndiejnë secili dobësitë e palës tjetër, që do të thotë se nuk mund t’i fshehin të vetat.

Bota e ka pritur me padurim takimin e kësaj jave midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. A mundet një takim ballë për ballë - këtë herë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut - të zgjidhë një konflikt që ka gjeneruar tituj gjithnjë e më alarmues këtë vit?

Ndërsa shumica e njerëzve e konsiderojnë rivalitetin midis Kinës dhe Amerikës si një luftë të re të ftohtë - një luftë për epërsi globale, me secilën palë që kërkon të zgjerojë ndikimin e saj financiar, tregtar dhe ushtarak në çdo cep të botës - e vërteta është se të dy vendet janë të kufizuara fort.

Është e vërtetë, retorika e udhëheqësve të tyre mbështet tezën e gazetarit të Financial Times, Martin Wolf, se po dëshmojmë një përplasje midis dy superfuqive grabitqare në një epokë të re polarizimi dhe konflikti. Xi flet rregullisht për “ndryshime të mëdha të papara në një shekull”, me të cilat ai nënkupton se Shtetet e Bashkuara po bien dhe Kina po ngrihet, ndërsa Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, i sheh kontrollet e fundit mbi eksportet e Kinës si “një shenjë se sa e dobët është ekonomia e tyre”.

Të dyja palët kanë të drejtë. Kina e di se Amerika është shumë e varur nga mineralet kritike kineze dhe metalet e rralla të tokës - nga galiumi dhe germaniumi te disprosiumi dhe samariumi. Çdo ndërprerje e furnizimit me këto materiale mund të ndalojë prodhimin amerikan të gjysmëpërçuesve të përparuar dhe teknologjive të tjera. Ndërsa kapaciteti i minierave dhe përpunimit mund të zhvillohet përfundimisht diku tjetër, përfshirë ShBA-në, kjo nuk do të ndodhë shpejt ose me çmim të ulët. Për momentin, ShBA-ja është e bllokuar në varësinë e saj, me pak zgjedhje përveçse të bëjë kompromis.

Por, Kina gjithashtu ka dobësi. Ajo ende ka nevojë për eksporte për të nxitur rritjen e ekonomisë së saj dhe kështu nuk mund të përballojë një kolaps në tregtinë botërore. Vetëm ky fakt e përgënjeshtron argumentin se jemi në një luftë të re të ftohtë: Lufta e Ftohtë origjinale nuk përfshinte pothuajse asnjë varësi ekonomike midis ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Ndoshta s’do t’u pëlqejë, por mbështetësit aktualë të luftës së ftohtë po shtyhen drejt një lloj armëpushimi, në rrugën drejt një lloj angazhimi afatgjatë.

Një marrëveshje e tillë sjell edhe problemet e veta, duke pasur parasysh retorikën armiqësore të të dy palëve. Gjatë dekadës së fundit, demokratët dhe republikanët amerikanë njësoj kanë filluar ta shohin Kinën si një kërcënim themelor, ndërsa autoritetet kineze kanë paraqitur një pamje të ngjashme për Amerikën. Çfarë do të mendojë publiku vendas në të dy vendet nëse udhëheqësit e tyre fillojnë të afrohen me një fuqi të supozuar armiqësore?

Refuzimi i fortë i mundshëm do të ishte shumë i ndryshëm nga fundi i Luftës së Ftohtë, kur amerikanët nuk ishin më pak të gëzuar se rusët kur panë Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev të shtrëngonin duart në samitin e tyre të vitit 1986 në Reikjavik. Për atë brez, konkurrenca ushtarake kishte filluar të dukej qesharake, por për brezin tonë, rivaliteti ende ndihet i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në këto rrethana, rreziqet politike të arritjes së një marrëveshjeje janë të mëdha.

Shqetësimet afatgjata të të dy fuqive janë edhe më të vështira për t’u zgjidhur. Niveli i borxhit të Amerikës, për shembull, pritet të tejkalojë atë të Greqisë dhe Italisë deri në fund të dekadës, dhe Kina përballet me vështirësi ekonomike për shkak të plakjes së shpejtë dhe rënies demografike. Duke pasur parasysh shkallën e këtyre sfidave, hegjemonët e sotëm duken si gjigantë me kokë hekuri, por me këmbë prej balte.

Të dy shohin se nuk kanë tjetër zgjedhje përveçse të guxojnë dhe të dy po shpresojnë të njëjtën gjë. Ndoshta, me investim të mjaftueshëm, IA do të zgjidhë vështirësitë e tyre përkatëse. Në fund të fundit, ata që e lavdërojnë teknologjinë premtojnë një rritje dramatike të produktivitetit. Në ShBA, kjo do të thotë rritje më e shpejtë ekonomike, duke ulur automatikisht raportin borxh/PPB. Në Kinë, IA, i kombinuar me robotikën, mund të zgjidhë problemin e mbështetjes së një popullsie të plakur në rritje (për të mos përmendur fuqizimin e regjimit aktual të mbikëqyrjes dhe kontrollit shoqëror).

Por, nuk ka asnjë garanci që investimet në IA do të japin rezultate. Të dy vendet supozojnë se përfitimet nga inteligjenca artificiale [IA] do t’i takojnë kryesisht atij që vepron i pari me sukses. Por, ky nuk është i vetmi skenar i mundshëm. Me një avantazh të konsiderueshëm në çipet e avancuara ose në pajisjet e përdorura për prodhimin e tyre, ShBA-ja mund të mbetet në krye të inovacionit në IA; ose mund të mos ndodhë kështu. Ne thjesht nuk dimë sa larg ka shkuar Kina në zhvillimin e një sistemi alternativ të IA-së.

Shfaqja e papritur e DeepSeek-ut - kur një start-up kinez publikoi një model IA-së gjenerues me performancë të lartë, i zhvilluar me një kosto shumë më të ulët se rivalët e tij amerikanë - tregon se përfitimi nga puna e të tjerëve është e lehtë. Me rritjen e një klase të mesme globale të arsimuar dhe punëtore, barrierat tradicionale për kapërcimin e zhvillimit po bien. Forcat institucionale që e bënë teknologjinë e avancuar privilegj vetëm të ekonomive të zhvilluara janë dobësuar. Është shumë e lehtë të imagjinohet që përparime dhe zbulime të mëdha të vijnë nga vende më të vogla, të cilat më pas do të kenë më shumë mundësi për t’i rezistuar presionit të superfuqive grabitqare.

Kumari mund të krijojë varësi të madhe. Trump ka vënë shumë baste të mëdha - për paqe në Lindjen e Mesme, për bombardimin e Iranit dhe në Ukrainë - dhe disa prej tyre mund të japin frytet e tyre. Më i fundit, një ndihmë prej 20 miliardë dollarësh amerikanë për Argjentinën, ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm, duke pasur parasysh se sondazhet parashikonin një poshtërim në mes të mandatit për aleatin e tij ideologjik, presidentin argjentinas Javier Milei. Por, Milei i tejkaloi parashikimet - për momentin.

Megjithatë, Trumpi duhet të tregohet i kujdesshëm. Një nga gjërat që e tërheq edhe më shumë në varësi një lojtar bixhozi është një fitore e madhe në fillim. Nëse Trump dhe Xi ndihen me fat, një takim personal mund t’i shtyjë të dy të rrisin bastet. Por nëse të dy shohin se nuk kanë tjetër zgjedhje përveçse t’i vënë të gjitha fishat e tyre te IA-ja, kjo është më shumë një shenjë dëshpërimi sesa besimi. /Project Syndicate/

Sekreti familjar i Lily James që lidhet me filmin legjendar Alien

By: gaze tare
2 November 2025 at 18:46

Aktorja britanike Lily James ka rrëfyer së fundmi një fakt të pazakontë për lidhjen e saj me filmin e famshëm të vitit 1979, Alien. Çdo herë që e shikon këtë klasik të kinemasë, James përjeton një tronditje,  jo nga skenat e frikshme, por sepse gjyshja e saj, aktorja amerikane Helen Horton, ishte zëri i kompjuterit të anijes “Mother”.

Në një intervistë për The Independent, 36-vjeçarja tha se e kishte rishikuar filmin së fundmi duke menduar për Sigourney Weaver si frymëzim për një rol të ri. “Çdo herë që dëgjoj zërin e saj, ndalem dhe them: ‘Zoti im, kjo është gjyshja ime!’”, u shpreh ajo me emocion. Horton, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 në moshën 83-vjeçare, kishte një zë “magjik, të pasur dhe elegant”, kujtoi James.

Aktorja tregoi gjithashtu se këtë fakt e ka përdorur vetëm një herë për ta impresionuar regjisorin Edgar Wright gjatë audicioneve për filmin Baby Driver (2017). “I thashë me shaka: ‘Nuk e di nëse e di, por gjyshja ime ishte në Alien’, dhe ai e pa si diçka shumë interesante!”, shtoi ajo.

Duke reflektuar mbi karrierën e saj, James pranoi se në fillim kishte qenë e paduruar për të dalë nga rolet e zakonshme të vajzës së mirë. Pas suksesit të Cinderella, ajo kërkonte personazhe më të ndryshëm, dëshirë që regjisorët si Kenneth Branagh e inkurajuan ta ndiqte me guxim.

The post Sekreti familjar i Lily James që lidhet me filmin legjendar Alien appeared first on iconstyle.al.

Trump godet kundërshtarët/ Nën akuzë, prokurorja e New York, Letitia James: Hakmarrje politike

By: xhir jeta
10 October 2025 at 15:36

Prokurorja e Përgjithshme e New York, Letishia Xhejms u akuzua nga Departamenti amerikan I Drejtësisë për mashtrim banker dhe deklarata të rreme ndaj një institucioni financiar.

Xhejms ka qenë në shenjëstër të presidentit Donald Trump, pasi ishte piëkrisht prokurorja që drejtoi hetimin për mashtrim ndaj presidentit amerikan dhe familjarëve të tij.

Trump akuzohej për fryrje të vlerës së pronave të tij për të marrë kredi dhe kushte sigurimi më të favorshme.

Një gjykatë apeli vendosi se Trump dhe kompanitë e tij kishin kryer mashtrim, duke I dhënë kështu të drejtë prokurores së Nju Jork. Gjatë çështjes, Trump e sulmoi shpesh James jashtë sallës së gjyqit, duke e akuzuar se po kryente një “gjueti shtrigash politike” kundër tij.

Rasti ndaj Letishia James u hap dhe u ndoq nga vetë Departamenti I Drejtësisë, pas udhëzimeve të vazhdueshme të presidentit amerikan, për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

Ky I nivel I përfshrijes federale është I pazakontë dhe është kritikuar si nga demokratët ashtu edhe nga ekspertët ligjorë se Trump po e përdorë si armë politike Departamentin e Drejtësisë.

Në një deklaratë, Xhejms tha se Trump po i detyron agjencitë federale të zbatimit të ligjit të zbatojnë urdhrat e tij, vetëm sepse unë bëra punën e saj si prokurore e përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut.

“Këto akuza janë të pabaza dhe deklaratat publike të vetë presidentit e bëjnë të qartë se qëllimi i tij i vetëm është hakmarrja politike me çdo kusht”, tha Xhejms.

Kundërshtarë të tjerë të Trump, si ish-drejtori I FBI Xhejms Komi apo ish keshilltari I tij ne mandatin e pare, Xhon Bolton, jane ndjekur gjithashtu penalisht./abcnews.al

Edona James ‘sulmon’ modelen që po përfaqëson Kosovën në “Miss Grand International”: Është transgjinore, duhet edhe unë të konkurroj

By: D Marku
8 October 2025 at 16:06

Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, ka reaguar së fundmi për “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmanin, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën pas paraqitjeve të saj në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.

Modelja është bërë një nga emrat më të përfolur të momentit në skenën e bukurisë, me videot e fotografitë që i janë bërë virale.

Kushtuetesja publikon aktgjykimin e plotë, hyn në fuqi afati 12 ditësh për konsitutimin e Kuvendit
Kushtuetesja publikon aktgjykimin e plotë, hyn në fuqi afati 12 ditësh për konsitutimin e Kuvendit
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Edona ka komentuar me humor dhe një dozë ironie për vëmendjen e jashtëzakonshme që ka marrë Brikena.
Ajo ka theksuar se diskutimet nuk janë fokusuar te pamja apo eleganca e saj, por mbi dyshimet që qarkullojnë në rrjetet sociale për identitetin e saj gjinor.

“Po dashka me apliku edhe unë në Miss Grand Kosova”, ka thënë Edona me të qeshur.

“Është duke u komentuar shumë në rrjete sociale jo si pozitive, një duhet me ia bërë hallall se po përflitet në gjithë botën, e dyta nuk po përflitet si femër e bukur por a është lindur Brikena në trupin e gabuar, njerëzit po thonë se nuk ka lindur grua por burrë, është trans”, shtoi mes tjerash.

The post Edona James ‘sulmon’ modelen që po përfaqëson Kosovën në “Miss Grand International”: Është transgjinore, duhet edhe unë të konkurroj appeared first on Albeu.com.

Edona James ‘sulmon’ modelen që po përfaqëson Kosovën në “Miss Grand International”: Është transgjinore, duhet edhe unë të konkurroj

8 October 2025 at 11:08


Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, ka reaguar së fundmi për “Miss Grand Kosova”, Brikena Selmanin, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën pas paraqitjeve të saj në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.

Modelja është bërë një nga emrat më të përfolur të momentit në skenën e bukurisë, me videot e fotografitë që i janë bërë virale.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Edona ka komentuar me humor dhe një dozë ironie për vëmendjen e jashtëzakonshme që ka marrë Brikena.

Foto: Instagram

Ajo ka theksuar se diskutimet nuk janë fokusuar te pamja apo eleganca e saj, por mbi dyshimet që qarkullojnë në rrjetet sociale për identitetin e saj gjinor.

“Po dashka me apliku edhe unë në Miss Grand Kosova”, ka thënë Edona me të qeshur.

“Është duke u komentuar shumë në rrjete sociale jo si pozitive, një duhet me ia bërë hallall se po përflitet në gjithë botën, e dyta nuk po përflitet si femër e bukur por a është lindur Brikena në trupin e gabuar, njerëzit po thonë se nuk ka lindur grua por burrë, është trans”, shtoi mes tjerash.

“Edhe unë dua të jem Miss Grand se jam më e bukur 100 mijë herë, edhe duhet me qenë natyrale jo false”, theksoi tutje. /Telegrafi/

Pas njoftimit misterioz të LeBron James, çmimet e biletave për ndeshjet e LA Lakers u rritën jashtëzakonisht shumë

7 October 2025 at 11:04


Njoftimi misterioz i LeBron James, të cilin ai e njoftoi dje (e hënë) në rrjetet sociale dhe e quajti “Vendimi i të gjitha vendimeve. 7 tetor” apo shkurtimisht "Vendimi i Dytë", bëri që biletat për ndeshjet e Los Angeles Lakers të bëheshin anormalisht të shtrenjta.

Konkretisht, siç raportohet nga mediumi ESPN, para njoftimit të James, bileta më e lirë për ndeshjen që do të luhet në prill të vitit të ardhshëm kushtonte 82 dollarë.

Pas këtij njoftimi, çmimet u rritën ndjeshëm, me një biletë të vetme që kushtonte deri në 580 dollarë.

The decision of all decisions. October 7th. 12pm EST. 🫡👑 #TheSecondDecision pic.twitter.com/1uop8sIU25
— LeBron James (@KingJames) October 6, 2025

Nëse dikush dëshiron të blejë dy bileta për ndeshjen që do të luhet më 12 prill të vitit të ardhshëm, kur Lakers presin Utah Jazz, çmimi i biletës më të lirë fillon nga 760 dollarë.

ESPN deklaron se arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve të biletave janë spekulimet se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e jashtëzakonshme të James.

Si kujtesë, LeBron po përgatitet për sezonin e tij të 23-të rekord në NBA dhe ka qenë me Lakers për tetë vitet e fundit, ku ka fituar edhe titullin. /Telegrafi/

NBA prezanton yjet/ Gati për sezonin e ri, “shansi i fundit” për Lebron James

30 September 2025 at 12:46

Numërimi mbrapsht ka nisur. NBA do të ngrejë siparin e sezonit të rregullt më 21 tetor, ndërsa deri atëherë tifozët kanë marrë një shijim të magjisë dhe spektaklit që si gjithmonë pritet të dhurojë kampionati më i fortë dhe më I bukur i basketbollit.

Të gjitha skuadrat e NBA bënë prezantimin e tyre në atë që quhet si “dita e medias”, një traditë e përvitshme përpara çdo edicioni të ri. Yjet e basketbollit amerikan zhvilluan setet e fotove zyrtare, ndërsa më pas dolën përpara mediave për të zbuluar pritshmëritë në vigjilje të sezonit.

Sipas parashikimeve, gara për titullin kampion në edicionin 2025/2026 do të jetë shumë e fortë, ndërsa Oklahoma City Thunder konsiderohet edhe një herë favorite.

Edhe një herë prozhektorët do të jenë të drejtuar nga LeBron James.

Legjenda e NBA do të luajë sezonin e tij të 23, por që me shumë mundësi do të jetë shansi I fundit për të fituar një tjetër titull kampion.

Gjithsesi, “King LeBron” do të ketë mundësi të thellojë rekordet e vendosura në karrierën e tij spektakolare.

Për këtë do të ketë ndihmën e Luka Donçiç, të kthyer në formë siç tregoi edhe në kampionatin europian të pak javëve më parë.

Por dyshja e yjeve të Lakers është poshtë në klasifikimin e pretendentëve. Lista kryesohet nga Thunder, ndërsa Cleveland, Denver, Neë York Knicks dhe Houston plotësojnë pesëshen e skuadrave të para që nisen si favorite në sezonin e ri të NBA.

Vdekja e Brett James/ Çfarë postonte këngëtari i njohur në rrjete sociale?

By: gaze tare
19 September 2025 at 22:59

Këngëtari i njohur country dhe fitues i Grammy, Brett James, humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror më 18 shtator, së bashku me bashkëshorten e tij, Melody Carole Wilson, dhe vajzën e saj, Meryl Maxwell Wilson. Aksidenti ndodhi jashtë Franklin, në Karolinën e Veriut, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së 28-të të Meryl.

Në postimet e tij të fundit në Instagram, James ndau momente të çmuara me familjen. Më 16 qershor, ai publikoi një foto ku shfaqej me të dashurit e tij mbi një verandë, duke shkruar: “Such an amazing Father’s Day!!”. Pak ditë më parë, ai kishte ndarë një selfie me bashkëshorten e tij në plazh, duke shkruar: “So much fun with my love in the Bahamas.” Këto postime tregojnë dashurinë dhe lidhjen e ngushtë me familjen e tij, pak muaj para tragjedisë.

Sipas regjistrimeve të fluturimeve, aeroplani i James, me emrin e plotë Brett James Cornelius, u ngrit nga John C. Tune Airport në Nashville në orën 12:41 të ditës së aksidentit. Pak më shumë se dy orë më vonë, aeroplani u rrëzua në një fushë të hapur pranë Iotla Valley Elementary School në Franklin. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) raportoi se nuk kishte të mbijetuar, ndërsa mediat lokale FOX 17 dhe WTVF-TV konfirmuan lajmin tragjik.

Bashkëshortja e James, Melody, kishte shprehur pak ditë më parë dashurinë e saj për vajzën në Instagram: “Happy Birthday my Love!! How Blessed am I to be your Momma! You’re the MOST BEAUTIFUL AMAZING HUMAN inside and out! God has already used you for His Kingdom in so many ways…” Kjo humbje e papritur tronditi komunitetin muzikor dhe fansat e artistit, duke lënë pas kujtime të dashura nga një familje që kishte ndarë gjithmonë dashuri dhe lumturi së bashku.

The post Vdekja e Brett James/ Çfarë postonte këngëtari i njohur në rrjete sociale? appeared first on iconstyle.al.

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September 2025 at 08:46


Cristiano Ronaldo është kurorëzuar si atleti me të ardhurat më të larta në botë për vitin e kaluar, duke e lënë pas me një diferencë të madhe rivalin e tij të madh, Lionel Messi, i cili përfundoi i treti.

Mediumi The Sun raporton se janë zbuluar dhjetë atletët më të paguar në botë për vitin 2024, bazuar në statistikat nga bestbettingsitesoffers.co.uk.

Futbolli dhe basketbolli dominuan renditjen e 10 sporteve më të mira, me vetëm dy pjesëmarrës që u futën fshehurazi nga bota e gjerë e sportit.

Lista përmbledh si pagat ashtu edhe fitimet jashtë fushës për të përcaktuar se kush fiton më shumë në botën e sportit.

Siç pritej, Ronaldo, kryeson listën, por madhësia e epërsisë së tij është e jashtëzakonshme; në moshën 40 vjeçare, ai fitoi 192.4 milionë funte (222.34 milionë euro), pothuajse dyfishi i 99.9 milionë funteve (115.44 milionë eurove) të Messit.

Golfisti Jon Rahm është i dyti me 161.3 milionë funte (186.40 milionë euro), ndërsa pesëshja mbyllet me dy basketbollistët Lebron James i katërti me 94.87 milionë funte (109.63 milionë euro) dhe Giannis Antetokounmpo i pesti me 82.14 milionë funte (94.92 milionë euro).

Pas tyre lista përfshin edhe yjet e futbollit Kylian Mbappe i gjashti me 81.4 milionë funte (94.07 milionë euro), Neymar i shtati me 79.9 milionë funte (92.33 milionë euro) dhe Karim Benzema i teti me 78.4 milionë funte (90.60 milionë euro).

Lista përmbyllet me yllin e NBA, Steph Curry i nënti me 75.4 milionë funte (75.4 milionë euro) dhe lojtarin e futbollit amerikan, NFL, Lamar Jackson i dhjeti me 74.37 milionë funte (85.94 milionë euro).

Raporti vëren se Messi fiton më shumë jashtë fushës sesa brenda saj, falë markës së tij globale, një nga vetëm dy atletët në listë me këtë dallim.

Pavarësisht kësaj, ai ende është shumë prapa Ronaldos, pasi dy legjendat e futbollit vazhdojnë rivalitetin e tyre financiar dhe sportiv. /Telegrafi/


telegrafi.com

James Boswell: Mbi luftën

By: Kult Plus
30 August 2025 at 17:03

James Boswell (1740 – 1795), biograf, diarist, avokat skocez. I njohur sidomos për biografinë e shkrimtarit anglez Samuel Jonhnson, Jeta e Samuel Johnsonit, që përgjithësisht konsiderohet një prej biografive më të mira të shkruara ndonjëherë në gjuhën angleze. 

MBI LUFTËN

Nga James Boswell

Teksa po ua hidhja një sy, siç bëjnë zakonisht udhëtarët, kurioziteteve të mahnitshme në Venecie, kalova nëpër departamente të ndryshme të Arsenalit; dhe teksa po kundroja atë magazinë të madhe të makinerive vdekjeprurëse, ku nuk ka vetëm një depozitë të madhe armësh, se njerëzit janë të angazhuar vazhdimisht të prodhojnë edhe më shumë sosh, mendimet e mia u kthyen mbrapa, po m’u lejua kjo shprehje, tek ajo që kam parë më herët; dhe efekti qe se fillimisht u katandisa në një gjendje habie, pastaj, pasi u këndella nga ajo gjë, mendja ime e shpërhapi veten në reflektimet mbi iracionalitetin e lemerishëm të luftës. 

Nuk mund të bëj një përmbledhje të saktë të atyre reflektimeve. Por ajo përshtypja e përgjithshme nuk më shqitet nga kujtesa; dhe sado e çuditshme që të mund të duket, opinioni im mbi iracionalitetin e luftës ende shoqërorizohet me Arsenalin e Venecias. 

Një hollësi megjithatë e mbaj në mend mirë. Kur i pashë punëtorët të dhënë me aq ngulm pas prodhimit të mjeteve të vdekjes, mbeta pa mend nga shkurtpamësia e tyre, caecae mentes e qenies njerëzore, të cilët po përgatisnin me aq seriozitet instrumentet e shkatërrimit të species së vet. Prej atëherë i kam rënë në të, duke e studiuar njeriun, se habia ime mund të jetë e falur; ngase ka pak njerëz mendja e të cilëve është mjaftueshëm e hapur që të kuptojë të mirën universale ose qoftë edhe atë të përhapur. Vizionet e shumicës janë të kufizuara në vetë lumturinë e tyre; dhe punëtorët që ishin aq të përkushtuar në Arsenalin e Venecias nuk shihnin tjetër pos atë që është e mirë në punën për të cilën merrnin paga aq të larta sa t’ua mundësonin rehatinë e jetës. Se kënaqësinë e tyre të menjëhershme nuk e pengon një vizion i pasojës së mëvonshme dhe të të këqijave kontingjente, për të cilët vetëm punët e tyre mund të jenë të dobishme, nuk e zë në befasi dikë që ka pasur një përvojë goxha të mirë në jetën e tij. Duhet të kemi teleskopin e filozofisë që të na bëjë të perceptojmë të këqijat e largëta; eh, ne e dimë se ka individë të species sonë për të cilët mjerimin e menjëhershëm i të tjerëve nuk është asgjë në krahasim me avantazhet a tyre – se ne e dimë se në çdo periudhë ka pasur njerëz tejet të dhënë pas performimit të ofiqit të ekzekutuesit qoftë edhe për një mëditje sa për të thënë. 

Përgatitja e instrumenteve për shkatërrimin e species sonë në shkallë të gjerë, kjo është ajo që tash unë po shoh se mund të bëhet fare mirë nga njerëz të rëndomtë, pa iu luajtur qerpiku, kur ata vetë nuk janë duke e vënë veten në rrezik. Por kurrë nuk do ta harroj, as nuk do të resht se habituri, një shembull të jashtëzakonshëm të trimërisë së pamend që ma ka rrëfyer një kushëri i imi, tash nën-kolonel në Ushtrinë britanike, i cili kishte qenë duke bërë rojë kur kishte ndodhur. Një ushtar të njërit regjiment në garnizon në Minorka, pasi që ishte gjetur fajtor për një krim kapital, e kishin nxjerrë jashtë për ta varur. Ata nuk ishin treguar të kujdesshëm që ta kishin një konop në gatishmëri, kështu që e gjithë jjo punë shokuese kishte rrezikuar të mbetej pezull. Ai tipi, me një shpirt dhe pa i bërë syri tërr, çka, përgjithësisht, në një situatë emergjente të vështirë dhe të mërzitshme, do të kishte qenë një shkathtësi e fortë e mendjes dhe sjelljes, e kishte hequr tojën e kapelës së tij, u kishte thënë se ajo mund të kryente punë dhe në të vërtetë edhe kishte shërbyer si litar fatal. 

Iracionaliteti i luftës, ma ha mendja, pranohet nga shumica e njerëzve: po them shumica; ngase unë vetë kam hasur në njerëz që priren seriozisht të mendojnë se është një angazhim i pranueshëm dhe një nga domethëniet më të rëndësishme të lumturisë njerëzore. Më duhet ta pranoj se megjithëse e kam përdorur shumësin këtu, do të kisha përdorur dualin po të kisha qenë duke shkruar në greqisht; se kurrë s’kam takuar më shumë se dy veta që e mbështesin një paradoks të tillë; dhe njëri prej tyre ishte një poet tragjik dhe tjetri një malësor skocez. I pari e kishte imagjinatën në flakë të pashoqe me ndjenja heroike, me ‘krenari, madhështi dhe rrethana të luftës së lavdishme’, sa nuk i vërente mizeriet e saj, ashtu siç dikush tralliset pas salltanetit të një funerali madhështor, jo nga dhimbjet e forta të shpërbërjes dhe kufomat e zymta. 

I dyti e ka vëmendjen e tij të përqendruar aq rreptë tek avantazhet që i vijnë klanit të tij nga ‘tregtia e luftës’, sa nuk e sheh ndryshe veç si një të mirë. 

Ca shkrimtarë, nën petkun e filozofëve, na kanë thënë se ajo është e domosdoshme për të hequr qafe teprinë e species njerëzore, ose të paktën për të çliruar botën nga numri i njerëzve dembelë dhe të shthurur që janë barrë për çdo komunitet dhe do të krijonin një barrë të padurueshme po të lejoheshin të jetonin aq gjatë sa jetojnë njerëzit në rrjedhën e zakonshme të natyrës. Por nuk ka asnjë arsye të padiskutueshme për të pasur frikë ndonjë tepri njerëzore, kur e dimë se sado që me gjasë koha ‘kur çdo copë toke e mbante njeriun e vet’ është një ekzagjerim poetik, prapë industritë e fuqishme dhe të drejtuara mirë mund të sigurojnë mjete jetese për një pjesë të tillë të njerëzve në një hapësirë të caktuar të territorit, sado e habitshme për ne që jemi mësuar të shohim vetëm efektet e moderuara të punës; dhe kur ne po ashtu e dimë se sa regjione të paana të globit tokësor me klimë shumë të mirë janë të pabanuara. Në to ka vend për miliona njerëz që ta shijojnë ekzistencën. Dembelët dhe të shthururit, të përjashtuar nga shoqëritë e tyre të prejardhjes, mund të angazhohen në kultivimin e tyre dhe gradualisht të reformohen, çka sigurisht se do të ishte më mirë se sa të vazhdohet me praktikën e shkatërrimit periodik, që po ashtu nuk bën dallim dhe i fut në lojë si njerëzit më të mirë ashtu edhe ata më të këqijtë. 

Shpesh kam menduar se sikur lufta të reshte mbi faqen e dheut për një mijë vjet, realiteti i saj nuk do të besohej në një distancë të tillë, pavarësisht besimit në dokumentet autentike të secilit komb. Sikur njerëzit të ishin të lirë plotësisht nga çfarëdo nuancë e paragjykimit në favor të përpjekjeve të guximshme që nuk do të ekzistonin po të mos kishte një keqe dhune për ta luftuar; sikur të mos kishin parë në kohët e tyre, ose sikur të mos u ishte treguar nga etërit e tyre apo gjyshërit, për betejat, dhe sikur të mos kishte asnjë gjurmë të mbetur të artit të luftës, s’kam asnjë dyshim se do t’i trajtonin si përrallore dhe alegorike njoftimet historike të ushtrive madhështore që janë formuar, të njerëzve që janë vetangazhuar në to për kohë të pakufizuara, nën presën e vdekjen së menjëhershme, për t’i zbatuar në mënyrë implicite urdhrat e komanduesve me të cilët nuk ishin të lidhur as nga afeksioni as nga interesi; se ato ushtri nganjëherë ishin çuar në ekspedita të lodhshme nëpër hapësira të gjera territoresh, nganjëherë ishin rrasur nëpër anije dhe ishin obliguar të duronin udhëtime të mërzitshme, të pashëndetshme dhe të rrezikshme; dhe se qëllimi i gjithë asaj lodhjeje dhe rreziku nuk ishte për të fituar ndonjë rehati ose kënaqësi, por për të qenë në një situatë ku mund t’iu kundërvihen ushtrive të tjera; dhe se ato turma të kundërvëna individët e të cilave nuk kishin asnjë shkak për grindje, nuk ia donin të keqen njëri-tjetrit, vazhdonin me orë të tëra të ziheshin të angazhuar me durim dhe ngulm kryeneç, derisa mijëra të tjerë përreth thereshin, mijëra të tjerë dërrmoheshin dhe sakatoheshin nga plagë të ndryshme. 

Ne që qysh nga vitet e hershme e kemi pasur mendjen të mbushur me skena lufte për të cilat kemi lexuar në libra që duhet t’i përnderojmë dhe adhurojmë më së shumti, që kemi vërejtur me kalimin e secilit shekull dhe në secilin vend që është zbuluar nga lundruesit, edhe në regjionet e buta dhe të mira të oqeaneve jugore; ne që kemi parë mbarë inteligjencën, fuqinë dhe pafajësinë e kombeve tona të zotuara në luftë, që jemi mësuar të lexojmë gazetat dhe kemi parë të afërmit dhe miqtë tonë të vriten ose të na kthehen në shtëpi të gjymtuar në mënyrë mizore; ne nuk mund, pa një përpjekje të palëkundshme të reflektimit, të kuptojmë pamundësinë që qeniet racionale të mund të veprojnë aq iracionalisht aq sa të bashkohen me plane të qëllimshme, të cilat është krejt e sigurt se do të shkaktojnë pasojat e tmerrshme që dihet si i sjell lufta. 

Por nuk kam dyshim se nëse projekti i një paqeje të përjetshme, që Abati de St Pierre e ka përvijuar dhe Rousseau e ka përmirësuar, do të realizohej, pabesueshmëria e luftës do të ishte universale me kalimin e një kohe të caktuar. 

Sikur të kishte ndonjë të mirë të sjellë nga lufta, e cila do të kompensonte në çfarëdo shkalle pasojat e saj të tmerrshme; sikur të kishte njerëz më të mirë që do të mbinin nga rrënojat e atyre që kanë rënë në betejë, ashtu siç nganjëherë format më të bukura materiale ngrihen nga hiri i të tjerëve; apo sikur ata që ikin prej shkatërrimit të saj të siguronin një lumturi më të madhe; thënë shkurt, po të kishte ndonjë efekt të madh mirëbërës për ta ndjekur, nocioni i iracionalitetit të saj do të ishte vetëm nocioni i të kuptuarit të ngushtë. Por ne e shohim se lufta nuk përcillet fare nga asnjë e mirë e përgjithshme. 

Fuqia, lavdia dhe pasuria e fare pak vetave mund të rritet. Por njerëzit në përgjithësi, nga të dy anët, pas të gjitha vuajtjeve që kanë kaluar, vazhdojnë të merren me punët e tyre të rëndomta, pa dallim nga gjendja e tyre e mëparshme. Prandaj të këqijat e luftës, në një pikëvështrim të përgjithshëm të njerëzimit, janë, siç thonë francezët, à pure perte, një humbje e pastër pa asnjë avantazh, përveç njëmend për të furnizuar tema për historinë, poezinë dhe pikturën. Dhe sado që mund të pranohet se njerëzimi ka arritur të shijojë në këtë drejtim, ma ha mendja se nuk është serioze të thuhet se është zhbalancuar mjerimi. Sidoqoftë, tashmë ka një mori temash sa një shtesë tjetër mbi to do të paguhej shtrenjtë nga më shumë luftëra. 

Nuk jam njëri nga ata që do t’ia impononte idetë e tij opinionit të botës; përkundrazi, kam respekt të madh për një autoritet të tillë, aq sa të dyshoj në gjykimin tim kur ndeshet me atë të një numri personash ndoshta po aq të mençur sa jam edhe unë. Por kur unë këmbëngul tek iracionaliteti i luftës, nuk jam duke e kundërshtuar opinionin, por praktikën e botës. Se, siç tashmë kam vërejtur, iracionaliteit i saj është përgjithësisht i pranuar. Horaci e quan Hanibalin demens, të marrë; dhe Pope u jep ca epitete Aleksandir të Madh dhe Çarlsit XII. 

«Nga i marri i Maqedonisë tek ai suedez».

N enuk kemi si të hamendësojmë se sa do të vazhdojë të praktikohet lufta. Qytetërimi, që mund të pritej se do ta ta shfuqizonte atë, vetëm sa e ka rafinuar vrazhdësinë e saj të egër. Iracionaliteti mbetet, sado që kemi mësuar insanire certa ratione modoque, të kemi një metodë në marrëzinë tonë.

Ai religjioni i dashur që ‘proklamon paqen mbi tokë’, ende nuk e ka bërë luftën të reshtë. Pasionet e furishme të njerëzve, të modifikuara siç janë nga instruksionet morale, ende operojnë me shumë forcë; dhe shkaku i ideve të gabuara të përjetshme, edhe ata më të vetëdijshmit në mesin e kombeve përplasëse mendojnë se mund t’i bashkohen luftës, ngase besojnë se janë duke zmbrapsur një agresor. Po të triumfonte ajo doktrina e urtë dhe njerëzore e atyre të krishterëve, që quhen kuakerë, për të cilët Mr Jenynsi ka thënë së fundmi fjalë të hijshme me pendën e tij elegante, lumturia njerëzore do të arrinte më shumë se sa që mund të na e marrë mendja neve. Por ndoshta është e domosdoshme që njerëzimi në këtë gjendje të ekzistencës, qëllimi i të cilit është aq misterioz, të mos i vuajë kurrë mjerimet e luftës. 

Për t’i çliruar lexuesit e mi nga reflektimet që ata mund t’i shihnin si shumë abstrakte, do ta mbyll këtë tekst me ca vrojtime rreth luftës aktuale. Në kohërat e lashta, kur beteja luftohej një burrë kundër një burri, ose, siç dikush e kishte shprehur për bukuri, kur lufta ishte një grup duelesh, aty pra kishte një mundësi për individët të shquheshin me fuqinë dhe zotësinë e tyre. Dikush që ka ‘robustus acri militia, që i bën ballë luftës së pashpirt’, mund t’i kënaq ambiciet e veta për famë me ushtrimin e cilësive personale. Atëbotë ishte më e arsyeshme për burrat të rekrutoheshin se sa që është në kohërat moderne; se, beteja tash tamam nuk është asgjë tjetër veçse një konflikt i madh mes pajisjeve rivale të punuara nga njerëzit, të cilët edhe vetë janë si makina të drejtuara nga pak veta; dhe ngjarja nuk është aq shpesh e vendosur nga ajo që është bërë qëllimisht, sa nga ajo që ndodh aksidentalisht në pështjellimin e lemerishëm. Është sikur dy qytete në territore përballë njëri-tjetrit të merrnin flakë në të njëjtën kohë dhe fitorja të duhej t‘iu jepej banorëve të qytetit ku flakët janë më pak shkatërruese. Ne dëgjojmë shumë rreth sjelljes së gjeneralëve; Addisoni vetë e ka përfaqësuar Dukën e Marlboroughs duke e drejtuar një ushtri në betejë, si një ‘engjëll duke kalëruar një vorbull ere dhe duke e drejtuar stuhinë’. Megjithatë, kam shumë dyshime nëse kanë pasur ndonjë efekt në shumë raste skemat e atypëratyshme të një komandanti; dhe besoj se Sir Callaghan O’Bralachan te Love A la-mode e Mr Macklinit na jep një pasqyrë bukur të saktë të betejës moderne: ‘Aq shumë gjëra ndodhin ngado, sa që nuk mud ta themi çka po ndodh askund’.

1777

/The Oxford Book of Essays (Chosen and Edited by John Gross), Oxford University Press, 1991

 /Përkthimi: Gazeta Express

Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore

23 August 2025 at 10:31

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar zonën e Vermoshit.

Në një postim në rrjetet sociale, begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh.

“Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i Shtetit.

Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e nga vende të ndryshme të botës.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht, ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shëmbëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

/gj.m/

 

The post Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James

16 July 2025 at 23:46

Portali i njohur sportiv amerikan, Bleacher Report, ka publikuar një listë ekskluzive me 100 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse që përfshinte emrat e 500 lojtarëve.

Në këtë listë, Michael Jordan zë vendin e parë, përpara LeBron James, duke riforcuar statusin e tij si “GOAT” – më i madhi i të gjitha kohërave.

“Është një detyrë thuajse e pamundur të krahasosh legjendat e epokave të ndryshme. Statistikat ndihmojnë, por nuk ekziston një formulë e saktë që jep një përgjigje përfundimtare. Gjithsesi, kjo është lista jonë më gjithëpërfshirëse, që merr në konsideratë: arritjet individuale dhe kolektive, ndikimin kulturor, madhështinë në parket dhe jashtë tij”, thuhet në sqarimin e Bleacher Report.

Pse Michael Jordan është mbi të gjithë

Bleacher Report thekson se Michael Jordan është lojtari me mesataren më të lartë të pikëve në histori të NBA-së (30.1 për ndeshje) dhe ka një rekord të përkryer 6 nga 6 në finalet e NBA-së, pa humbur asnjë seri për titull.

“Në kulmin e tij, Jordan ishte pothuajse si një Zot në parket. Nuk humbi kurrë në skenën më të madhe dhe dominonte me një intensitet të paarritshëm”, thuhet në analizë.

Ndërkohë, LeBron James mbetet shumë afër në renditje, falë efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tij të jashtëzakonshme në elitë, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme gjatë karrierës së tij.

Në vend të tretë qëndron Kareem Abdul-Jabbar, legjenda me gjashtë tituj dhe gjashtë çmime MVP, një ikonë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ligës.

Pas Karim vjen Magic Johnson, arkitekti i lojës moderne dhe lideri i “Showtime Lakers”, një nga lojtarët më karizmatikë të të gjitha kohërave. Në vijim është Bill Russell, një tjetër figurë madhështore, me plot 11 tituj kampioni – një rekord që zor se do të thyhet ndonjëherë.

Shaquille O’Neal është mishërimi i dominimit fizik në basketboll – një qendër e pakapërcyeshme dhe një personalitet unikal. Tim Duncan, “The Big Fundamental”, përfaqëson qetësinë, profesionalizmin dhe klasin në lojë. Larry Bird, një legjendë e Boston Celtics, njihet jo vetëm për titujt, por edhe për konkurrencën ikonike me Magicun.

Wilt Chamberlain është statistika vetë – një njeri që shënonte 100 pikë në një ndeshje dhe vendoste rekorde si të ishin pjesë e zakonshme e lojës. Stephen Curry, nga ana tjetër, ndryshoi rregullat e lojës moderne – me shpejtësi, precizion dhe dominimin e epokës së trepikëshit.

 

TOP 100 NBA PLAYERS OF ALL TIME🐐

1⃣ MJ
2⃣ LeBron
3⃣ Kareem
4⃣ Magic
5⃣ Russell
6⃣ Shaq
7⃣ Duncan
8⃣ Bird
9⃣ Wilt
🔟 Steph
11 Kobe
12 Hakeem
13 KD
14 Oscar
15 West
16 KG
17 Jokić
18 Dirk
19 David Robinson
20 Dr J

FULL B/R STAFF RANKINGS HERE: https://t.co/P8hSoAoE1R pic.twitter.com/kq47DdXzYC

— Bleacher Report (@BleacherReport) July 14, 2025

Nga vendin i 11-t deri në vendin e 20-të janë emra si Kobe Bryant, Hakeem Olajuwon, Kevin Durant, Oscar Robertson, Jerry West, Kevin Garnett, Nikola Jokić, Dirk Nowitzki, David Robinson dhe Julius Erving. /Telegrafi/ 

 

The post BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James appeared first on Telegrafi.

U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

By: gaze tare
10 July 2025 at 12:31

Edona James, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka shpërthyer së fundmi me një postim të sinqertë dhe të guximshëm në rrjetet sociale, ku ka ndarë arsyet e rikthimit të saj në Gjermani.

Ajo ka theksuar se arsyeja kryesore e largimit është një faktor i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: pagesat. Në një reflektim të ndershëm, Edona shprehet se ka vërejtur se tregu i showbizit në Kosovë ka një hendek të madh mes mundësive financiare të artistëve të ndryshëm, ku këngëtarët janë ata që mund të fitojnë mjaftueshëm për të jetuar si në vende të tjera evropiane.

Ajo gjithashtu shprehet hapur për këtë situatë duke thënë: “Më mirë të jem pa famë, sesa të punoj dhe të paguhem vetëm 50 euro. Për intervista nuk më japin asnjë cent.” Edona nuk i kurseu kritikat e saj për tregun kosovar, duke e quajtur atë të pamjaftueshëm dhe jo të drejtë për profesionistët që angazhohen në të.

The post U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani appeared first on iconstyle.al.

❌
❌