Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

“Mbretërit” kthejnë Lakers te fitorja/ Luka Donçiç dhe LeBron James nxjerrin nga kriza skuadrën e tyre

By: Rovena
29 December 2025 at 12:37

Nuk është momenti më i mirë i sezonit, por për momentin te Los Angeles Lakers mund të festojnë.

Pas dy humbjeve radhazi dhe kritikave për rendimentin e dobët të yjeve të saj, skuadra kaliforniane u kthye te suksesi në NBA, duke mundur bindshëm Sacramento me 24 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 125-101.

Luka Donçiç u kthye sërish ai I fillimit të sezonit. Basketbollisti slloven ishte më i miri në parket me 34 pikët e shënuara.

Ashtu si në ndeshjet e fundit, Donçiç kishte një mesatare të dobët në goditjet për tre, gjithsesi kontribuoi edhe me pesë topa të kapur në tabelë dhe shtatë asist për shokët e skuadrës.

Një paraqitje të mirë bëri edhe LeBron James. “Mbreti” shënoi 24 pikë dhe u ipenjua shumë në mbrojtje, duke bërë një autokritikë për sfidat e fundit nën nivel.

Po ashtu, meritë në suksesin e Lakers kishte edhe Nick Smith Jr, që shënoi 21 pikë të tjera nga stoli.

Nga ana tjetër, Sacramento Kings bënë një sfidë të dobët, nga e cila mund të shpëtojë vetëm DeMar DeRozan, por përpjekjet e tij nuk mjaftuan.

Në hije qëndroi Rusell Wtbrook, që gjithsesi me 13 pikët e shënuara mund të shijojë një krenari personale, pasi u ngjit në vendin e 16 të realizuesve më të mirë në historinë e NBA.

 

Before yesterdayMain stream

Lakers befasohen në derbin lokal nga Clippers

21 December 2025 at 08:48


Një numër i madh ndeshjesh u zhvilluan në parketet e NBA-së natën mes së shtunës dhe së dielës. Ne kemi raportuar tashmë për paraqitjet e përfaqësuesve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa emocione të shumta nuk munguan as në sfidat e tjera të mbrëmjes.

Në letër, dueli më interesant ishte derbi i Los Angelesit, ku LA Clippers befasuan LA Lakers duke triumfuar me rezultatin 103:88. Megjithatë, kjo ndeshje do të mbahet mend kryesisht për dëmtimin e yllit të ekipit mysafir, Luka Doncic.

Basketbollisti slloven pësoi një dëmtim në muskulin medial të këmbës së majtë gjatë pjesës së parë, çka e detyroi të mos rikthehej më në parket dhe të humbiste dy çerekët e fundit. Mungesa e tij pati ndikim të madh në epilogun e ndeshjes, ndërsa as LeBron James nuk arriti ta përmbyste situatën i vetëm.

“Mbreti” zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar 36 pikë dhe duke marrë mbi vete gjithë barrën e ekipit pas largimit të Doncic, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur një humbje të rëndë.

Te Clippers, Kawhi Leonard ishte lider absolut me 32 pikë dhe 12 ribaunde, ndërsa James Harden kontribuoi me 21 pikë dhe 10 asistime.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Washington Wizards, të cilët mposhtën favoritët Memphis Grizzlies me rezultatin 130:122. As paraqitja fantastike e Santi Aldama, i cili realizoi 37 pikë dhe 10 ribaunde, nuk mjaftoi për t’i shpëtuar vendasit nga humbja.

Ndër rezultatet e tjera interesante spikat fitorja e Golden State Warriors ndaj Phoenix Suns me shifrat 119:116, si dhe triumfi i Portland Trail Blazers në transfertë ndaj Sacramento Kings, 98:93.

Rezultatet e plota të mbrëmjes:

Denver – Houston 101:115

New Orleans – Indiana 128:109

Philadelphia – Dallas 121:114

Toronto – Boston 96:112

Detroit – Charlotte 112:86

Memphis – Washington 122:130

- YouTube www.youtube.com

Golden State – Phoenix 119:116

- YouTube www.youtube.com

Utah – Orlando 127:128

- YouTube www.youtube.com

Sacramento – Portland 93:98

- YouTube www.youtube.com

LA Clippers – LA Lakers 103:88

- YouTube www.youtube.com

Lakers “frikësojnë” me Donçiç/ Basketbollisti slloven bën ndeshjen e “jetës” kundër Utah

By: xhir jeta
19 December 2025 at 12:54

Los Angeles Lakers dhe tifozët e tyre ëndërrojnë të kthehen te titulli kampion në NBA dhe me Luka Donçiç në një formë spektakolare si ajo në ndeshjen e fundit, ky objektiv duket më shumë se i arritshëm.

Basketbollisti slloven bëri një paraqitje nga ato historike, duke ndihmuar kalifornianët në fitoren 143-135 kundër Utah Jazz. Tre shifra dopjo për Donçiç me 45 pikë, 11 topa të kapur në tabelë dhe 14 asist.

Po ashtu, ai bëri edhe 5 vjedhje topi, duke afruar me hyrjen në klubin e legjendave të basketbollit amerikan, që kishin arritur të mbyllnin një ndeshje me katër shifra dopjo.

Këtë mund ta bëjë në të ardhmen, por deri atëherë Luka mund të krenohet me rekordet e tjerë. Ai barazoi Elgin Baylor, si lojtari i dytë I Lakers që arrin të shënojë një “triple double” me të paktën 45 pikë.

Po ashtu, bëhet lojtari i katërt në historinë e skuadrës kaliforniane, që e bën këtë me më shumë se 40 pikë, pas Elgin Baylor, Magic Johnson dhe Jerry Ëest.

Ishte pikërisht kjo paraqitje e Donçiç që vendosi fitoren kundër Ytah, ndërsa nuk qëndroi në hije as LeBron James. “The King” e mbylli sfidën e tij me dy shifra dopjo, 28 pikë, 10 asiste dhe 7 topa të kapur në tabelë.

Me këtë sukses, Los Angeles Lakers mbeten në vendin e katërt në rendijen e përgjithshme të Konferencës së Perëndimit me një seri me 19 fitore dhe vetëm shtatë humbje në këtë sezon të rregullt të NBA. Në këtë mënyrë, tifozët e Lakers mund të ëndërrojnë, ndërsa të gjithë rivalët janë të paralajmëruar./abcnews.al

Atletet që Bryant mbathi për Krishtlindjet e vitit 2010 do të dalin në ankand, pritet të shiten për një shumë marramendëse

18 December 2025 at 13:33


Një palë atlete të kompanisë Nike me emër “Grinch”, të mbathura dhe nënshkruara nga legjenda e ndjerë e NBA, Kobe Bryant, janë në ekspozitë në Beverly Hills, përpara se të dalin në ankand.

Bryant, i cili luajti të gjithë karrierën e tij 20-vjeçare për Los Angeles Lakers, mbathi atletet Nike "Grinch" më 25 dhjetor 2010, gjatë një ndeshjeje kundër Miami Heat.

Firma e Kobet është në të dyja atletet dhe ato janë unike sepse Bryant i mbathi vetëm në atë ndeshje të Krishtlindjeve dhe kurrë më.

Atletet janë të disponueshme për t’u parë në shtëpinë e Canon Collectibles në Beverly Hills deri më 19 dhjetor, pas së cilës ato do të shiten në ankand nga Joopiter, shtëpia digjitale e ankandeve të Pharrell Williams.

Caitlin Donovan, drejtuesja globale e shitjeve të Joopiter, tha se pret që atletet të kalojnë shifrën e 10 milionë dollarëve në ankand.

Këto atlete janë unike në atë që deri në vitin 2010, rregulli në NBA ishte që lojtarët e basketbollit duhet të mbathnin atlete që përputhen me ngjyrat e fanellës dhe pantallonave të shkurtra ose të bardha/të zeza gjatë sezonit, dhe kur u lejua të mbathnin atlete me një ngjyrë ndryshe për Krishtlindje, Kobe vendosi të prezantonte atletet Kobe Six "Grinch" në fushë kundër Miamit.

Kobe Bryant’s autographed game-worn
‘Grinch’ Nike Kobe 6 from the Lakers vs Heat Christmas Day 2010 game are up for sale at @joopiteronline 😳🔥 pic.twitter.com/pRIDdMu88U
— Nice Kicks (@nicekicks) December 12, 2025

“Këto atlete ‘Grinch’ të Kobe u shfaqën më 25 dhjetor 2010. Kobe Bryant erdhi në ndeshjen e Krishtlindjeve me një palë atlete jeshile në këmbë që për herë të parë në historinë e NBA-së nuk përputheshin me fanellën dhe pantallonat e tij të shkurtra”.

"Pra, këto atlete nuk janë parë që nga ajo ndeshje, mendoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se ajo ndeshje u bë një nga momentet më të famshme në historinë e atleteve, dhe Kobe Six dhe 'Grinch' në veçanti u bënë një nga atletet më të famshme pas asaj ndeshjeje. Kobe Bryant i mbathi këto atlete vetëm një herë në të gjithë karrierën dhe në të gjithë jetën e tij. Këto janë atletet që ofrojmë këtu në Joopiter", ka thënë drejtoresha e shitjeve të Joopiter, Caitlin Donovan. /Telegrafi/

Luka Doncic bleu 103 biçikleta elektrike për shokët e tij të ekipit, shpenzoi rreth 340 mijë euro

17 December 2025 at 09:58


Luka Doncic ka vendosur edhe një herë të marrë rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe të tregojë pse konsiderohet si një nga basketbollistët më të dashur kudo që luan.

Superylli slloven është i njohur prej vitesh për dhënien pa interes të dhuratave shokëve të ekipit, stafit të trajnerëve dhe anëtarëve të shumtë të organizatës së klubit që nuk janë në plan të parë. Krishtlindjet janë një kohë dhuratash dhe Doncic e respekton vazhdimisht këtë traditë vit pas viti.

Ky vit nuk ishte ndryshe, por Luka shkoi një hap më tej këtë herë. Ai shpërndau 103 dhurata, praktikisht për të gjithë ata që punojnë në organizatën e Los Angeles Lakers. Dhe ata që menduan se këto ishin dhurata simbolike gabohen rëndë.

Një nga kandidatët kryesorë për çmimin MVP këtë sezon u dhuroi biçikleta elektrike shokëve të tij të ekipit, trajnerëve dhe punonjësve të klubit, siç zbuloi trajneri i Lakers, JJ Redick.

Luka Doncic les regalo de navidad E-BIKES a toda la plantilla y staff técnico. 😍

En total fueron 103 motos eléctricas. 💰

👉🏽 Este equipo pudiera no ser el mejor conformado, pero la química esta a TOPE, no hay diferencias, solo felicidad. 🏆 pic.twitter.com/vjwyMEKFls
— El "Sr Laker" 🟣🟡 (@RyanNBA_) December 16, 2025

Kur gazetarët e pyetën nëse ishte e vërtetë që Doncic u kishte dhuruar të gjithë anëtarëve të ekipit, Redick e konfirmoi këtë dhe zbuloi se të gjithë morën biçikleta elektrike.

"Është e vërtetë. Të gjithë morën dhurata, mendoj se ishin gjithsej 103. Morëm biçikleta elektrike me cilësi shumë të mirë. Mezi pres të ngas përgjatë bregdetit. Ishte një gjest vërtet i mirë dhe të gjithë u kënaqën", ka thënë Redick.

Strategu i Lakers foli edhe për përpjekjet humanitare të Doncic. Siç theksoi ai, Luka dhuroi fonde të konsiderueshme për viktimat e zjarrit pothuajse menjëherë pas mbërritjes në Los Angeles, dhe ai bën lëvizje të ngjashme kudo që luan.

Luka Doncic bought e-bikes for the entire team, all the coaches, and the basketball operations staff, per @LakersReporter

JJ Redick says it was a really nice gesture from Luka who bought 103 gifts total 🤝

pic.twitter.com/3NwbQMsSK2
— LakersMuse (@LALMuse) December 16, 2025

"E pamë sezonin e kaluar, mënyrën se si reagoi pas zjarrit. Ky është thjesht ai. Kudo që të ishte dhe çfarëdo komuniteti që të përkiste, ai gjithmonë ndihmonte. Nuk është ndryshe në Los Angeles, dhe nuk është ndryshe tani që ai është pjesë e ekipit tonë. Disa muaj më parë, ai bëri të mundur që të gjithë të ngasin një Porsche. Gjërat që ai bën janë vërtet të jashtëzakonshme", përfundoi Redick.

Ndryshe, biçikletat elektrike janë një model me tërheqje në të gjitha rrotat nga marka Pedal Electric dhe çmimi i tyre është rreth 3,300 euro, që do të thotë se Doncic shpenzoi 340,000 euro për këto dhurata. /Telegrafi/

40-vjeçar që shkëlqen si para 20 viteve - LeBron James bëhet viral me ngulitjen ndaj Spurs

11 December 2025 at 10:16


Los Angeles Lakers humbën ndaj San Antonio Spurs në çerekfinalet e Kupës së NBA-së, por i gjithë publiku sportiv amerikan pas ndeshjes po flet vetëm për lëvizjen e bërë nga LeBron James në fund të çerekut të dytë.

James, i cili tashmë ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij dhe do të festojë ditëlindjen e 41-të pas 18 ditësh, kujtoi pse është një nga lojtarët më të mirë të ngulitjeve në historinë e basketbollit.

Me San Antonion që kryesonte 66:56 një minutë para përfundimit të çerekut të dytë, James e çoi topin mbi qendër dhe filloi të shkonte drejt koshit.

Ai e hoqi qafe Devin Vassell me lehtësi dhe, kur pa që Luke Kornet po e priste nën rreth, nuk hezitoi asnjë sekondë se çfarë do të bënte.

- YouTube www.youtube.com

Ashtu si në ditët e tij më të mira, ai bëri një zhytje të dhunshme, e vendosi Kornetin e pafat në “poster” dhe pastaj e talli në fytyrë.

“Sa vjeç është? Dua të them, thonë se është 40 vjeç… Nuk e di”, tha komentatori entuziast i ndeshjes.

LeBron e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asistime, por Lakers i tij u mposhtën me rezultatin 132:119. /Telegrafi/

Lakers tronditen nga Spurs, eliminohen nga kupa e NBA-së

11 December 2025 at 08:40


Pas shpalljes së gjysmëfinalistëve të parë të Kupës së NBA-së, Orlando Magic dhe New York Knicks, sot u kompletua edhe dysheja e dytë gjysmëfinaliste.

San Antonio Spurs siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Angeles Lakers.

Stephon Castle dhe De'Aaron Fox udhëhoqën Spurs drejt triumfit, duke kombinuar 50 pikë, Castle me 30 pikë, ndërsa Fox me 20.

Edhe pse Lakers patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

- YouTube www.youtube.com

Luka Doncic regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron James kontribuoi me 19 pikë, 15 ribaunde dhe 8 asistime, por Spurs dominoi në momentet kyçe.

Oklahoma City Thunder treguan forcë të jashtëzakonshme duke mposhtur Phoenix Suns me plot 49 pikë diferencë (138:89).

Shai Gilgeous-Alexander ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Chet Holmgren shtoi 24 pikë.

- YouTube www.youtube.com

Tek Phoenix, Dillon Brooks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë, një tregues i qartë i lojës së dobët të Suns kundër një Thunder dominues.

Gjysmëfinalet e Kupës së NBA-së:

Orlando Magic – New York Knicks
Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs

Doncic me paraqitje të jashtëzakonshme, Lakers triumfojnë në udhëtim te 76ers

8 December 2025 at 09:20


Luka Doncic shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 112:108.

Ylli slloven e mbylli ndeshjen me një “triple-double” impresiv: 31 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime. Pas tij u rendit LeBron James me 29 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Kontribut të vlefshëm dhanë edhe Rui Hachimura me 17 pikë dhe 6 kërcime, Ayton me 14 pikë dhe 12 kërcime, si dhe Reaves, i cili përfundoi ndeshjen me 11 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.

Për 76ers, më i miri ishte Tyrese Maxey me 28 pikë, 9 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa Joel Embiid shtoi 16 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime.

Në ndeshjen tjetër, Denver Nuggets triumfuan në transfertë ndaj Charlotte Hornets me rezultat 115:106. Jamal Murray ishte lideri i skuadrës me 34 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime.

Për Charlotte, Bridges realizoi një paraqitje të fortë me 24 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime. Miller shtoi 17 pikë dhe 5 kërcime, Simpson 16 pikë, ndërsa Knueppel dhe McNeeley përfunduan në shifra dyshifrore me përkatësisht 14 dhe 13 pikë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, New York Knicks mposhtën Orlando Magic me 106:100, por fitorja u zbeh nga dëmtimi i rëndë i Franz Wagner, i cili pësoi një lëndim serioz në këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.

Rezultatet:

New York – Orlando 106:100

- YouTube www.youtube.com

Toronto – Boston 113:121

- YouTube www.youtube.com

Charlotte – Denver 106:115

- YouTube www.youtube.com

Memphis – Portland 119:96

- YouTube www.youtube.com

Chicago – Golden State 91:123

Philadelphia – LA Lakers 108:112

- YouTube www.youtube.com

Utah – Oklahoma 101:131

- YouTube www.youtube.com

Jazz triumfon ndaj Rockets, merr fund seria e fitoreve të Lakers

2 December 2025 at 09:44


Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan, NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasi që mbajnë tifozët në tension deri në fund.

Utah Jazz fitoi me rezultatin 133:125 ndaj Houston Rockets, në një ndeshje ku, krahas paraqitjes solide të Jusuf Nurkić, spikatën Lauri Markkanen dhe Keyonte George, të dy me nga 29 pikë secili.

Në anën tjetër, për Houstonin më i miri ishte Kevin Durant me 32 pikë, 9 ribaunde dhe 5 asistime, ndërsa Alperen Şengün shkëlqeu me 31 pikë, 8 ribaunde dhe 14 asistime.

Me këtë fitore, Utah regjistroi triumfin e saj të shtatë, duke iu afruar ndjeshëm zonës që siguron kualifikimin në turne. Ndërkohë, Houstoni mbetet lart në renditje me një bilanc prej 13 fitoreve dhe vetëm 5 humbjesh.

Ndeshjen e radhës, Utah do ta zhvillojë natën mes së enjtes dhe së premtes (ora 01:30), kur do të presë Brooklyn Nets.

Los Angeles Lakers kanë humbur pas shtatë fitoreve radhazi, duke u mposhtur para adhuruesve të vet nga Phoenix Suns me 17 pikë diferencë 108:125.

Rezultatet:

Detroit Pistons 99 – 98 Atlanta Hawks

Indiana Pacers 119 – 135 Cleveland Cavaliers

Washington Wizards 129 – 126 Milwaukee Bucks

Brooklyn Nets 116 – 103 Charlotte Hornets

- YouTube www.youtube.com

Miami Heat 140 – 123 Los Angeles Clippers

Orlando Magic 125 – 120 Chicago Bulls

- YouTube www.youtube.com

Denver Nuggets 121 – 131 Dallas Mavericks

- YouTube youtu.be

Utah Jazz 133 – 125 Houston Rockets

- YouTube www.youtube.com

Los Angeles Lakers 108 – 125 Phoenix Suns

- YouTube www.youtube.com

“Mbreti” i ri i Lakers/ Luka Donçiç vijon sezonin rekord në NBA, tjetër rekord për sllovenin

By: xhir jeta
1 December 2025 at 12:48

Në këtë sezon të NBA vetëm pak lojtarë janë të aftë të vendosin të vetëm fatin e një ndeshje. Një prej tyre është pa asnjë diskutim Luka Donçiç. Një konfirmim për këtë, basketbollisti slloven e dha në fitoren e fundit të Los Angeles Lakers kundër Neë Orleans Pelicans me rezultatin 133-121.

Ai bëri një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke iu afruar tre shifrave dopjo me 34 pikë, 12 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist për shokët e skuadrës. Donçiç vijoi gjithashtu sezonin e rekordeve personalë, ndërsa hyri në “klubin e legjendave” të Lakers me gjashtë ndeshje radhazi me më shumë se 30 pikë. Këtë e kishin arritur më parë në historinë e skuadrës kaliforniane vetëm Koby Bryant, Shaquille O’Neal, LeBron James, Jerry Ëest dhe Elgin Baylor.

Po ashtu, në këtë sezon të rregullt të basketbollit amerikan, slloveni është realizuesi më i mirë, duke lënë pas yjet e tjerë të NBA. Në fitoren e fundit, përveç Donç Donçiç, Los Angeles Lakers kishin edhe ndihmën e Austin Reaves.

Për të 33 pikë, ndërsa LeBron James humbi një tjetër ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve fizike. Pavarësisht se “Mbreti” ka luajtur vetëm tre sfida, Lakers nuk e kanë ndjerë mungesën e tij, ndërsa falë Luka Donçiç renditen në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit me 15 fitore dhe 4 humbje. Vetëm kampionët në fuqi të Oklahoma City kanë bërë më mirë se kaq, duke kryesuar me meritë./abcnews.al

 

Los Angeles është i Lakers/ Donçiç, Reaves e James shënojnë 99 pikë, Clippers “bien” 135-118

By: xhir jeta
26 November 2025 at 12:50

Los Angeles është i Lakers, që fituan derbin e parë të këtij sezoni të rregullt të NBA.

Sfida më e madhe e mbrëmjes në basketbollin amerikan shpërbleu të gjitha pritshmëritë, ndërsa konfirmoi edhe formën e shkëlqyer të Luka Donçiç dhe shokëve të tij, që triumfuan ndaj Clippers me 17 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 135-118.

Shënuesi më i mirë i sfidës ishte basketbollisti slloven, që vijon sezonin duke vendosur rekorde personale.

Ai realizoi 43 pikë në suksesin e Lakers, duke hyrë në librin e artë të skuadrës kaliforniane, sa i përket lojtarëve me më shumë ndeshje me shumë se 40 pikë.

Donçiç kaloi në këtë renditje legjendën Magic Johnson, ndërsa ka shumë kohë përpara për të kapërcyer në klasifikimin që kryesohet nga Kobe Bryant.

Paraqitja fantastike e Luka u plotësua edhe me 13 asist dhe 9 topa të kapur në tabelë.

Një meritë në fitoren e Lakers kishin edhe dy yjet e tjerë të skuadrës, Austin Rives dhe Lebron James.

I pari realizoi 31 pikë, ndërsa “Mbreti”, që ende nuk është në formën më të mirë për shkak të dëmtimit të fundit, mbylli ndeshjen e tij me 25 pikë, 6 rebaund dhe po aq asist.

Nga ana tjetër, për Clippers, shënuesi më i mirë ishte James Harden.

Me 29 pikë, 9 asist dhe 5 rebaund, “Mjekra” bëri detyrën, por nuk kishte ndihmën e shokëve të skuadrës për të evituar humbjen.

Me këtë fitore Los Angeles Lakers mbeten në vendin e tretë të Konferencës së Perëndimit duke u konfirmuar edhe mes favoritëve për titullin kampion në NBA.

Shkëlqejnë tre yjet e skuadrës, Lakers triumfojnë në derbin e qytetit

26 November 2025 at 09:07


Luka Doncic ishte protagonist absolut i natës në NBA, duke udhëhequr Los Angeles Lakers drejt një fitoreje bindëse 135:118 kundër LA Clippers në derbin e shumëpritur të qytetit.

Basketbollisti slloven zhvilloi një prej paraqitjeve më të mira të sezonit, duke regjistruar 43 pikë, 13 asistime dhe 9 ribaunde, vetëm një hap larg një “triple-double”.

Doncic dominoi veçanërisht në pjesën e parë, ku deri në pushim kishte shënuar 32 pikë, ndërsa Lakers udhëhiqnin 69:66. Ai u tregua i pakapshëm në distancë, duke realizuar 5/5 për tre pikë vetëm në periodën e parë. Clippers nuk gjetën asnjë mënyrë për ta ndalur ritmin e tij ofensivë.


🏆 TUESDAY'S FINAL SCORES 🏆

Luka Dončić puts his stamp on the game early, scoring 24 in the first quarter and powering the @Lakers to the West Group B-clinching win!

Austin Reaves: 31 PTS, 9 REB, 3 STL
LeBron James: 25 PTS, 6 REB, 6 AST https://t.co/tIH0Ij6gdD pic.twitter.com/Cnz1L8cCox
— NBA (@NBA) November 26, 2025


Ndeshja u zhvillua në kuadër të Kupës së NBA-së, ku të dyja skuadrat e nisën takimin me bilanc 2:0 në fazën e grupeve. Rezultati kishte peshë edhe në renditjen e rregullt të NBA-së.

Pjesa e dytë solli më shumë rivalitet, sidomos në çerekun e tretë, por rikthimi i Doncicit në fillimin e periodës së katërt i dha Lakers vrullin e nevojshëm për serinë vendimtare që vulosi fitoren.

Loja e tij krijoi atmosferë të zjarrtë në arenë dhe nxori në pah edhe paraqitjen e mirë të LeBron James, i cili kontribuoi me 25 pikë, ndërsa Austin Reaves shtoi 31 pikë.

Te Clippers, më i miri ishte James Harden me 29 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Rezultatet:

Washington – Atlanta 132:113

- YouTube www.youtube.com

Philadelphia – Orlando 103:144

- YouTube www.youtube.com

LA Lakers – LA Clippers 135:118

- YouTube www.youtube.com

Lakers vazhdojnë shkëlqimin, Doncic i pamëshirshëm ndaj Jazz

24 November 2025 at 09:20


Brenda vetëm pesë ditësh, Los Angeles Lakers kanë arritur ta mposhtin për herë të dytë Utah Jazz.

Këtë radhë, ndeshja u zhvillua në Delta Center në Salt Lake City, ku Lakers siguruan një fitore të ngushtë me rezultat 108:106.

Skuadra e udhëhequr nga Luka Doncic dhe LeBron James regjistroi fitoren e katërt radhazi, ndërkohë që Jazz po kalojnë një periudhë të vështirë me tre humbje radhazi.

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, megjithatë Lakers mbajtën avantazhin për pjesën më të madhe të ndeshjes, i cili në një moment shkoi deri në 13 pikë.

Luka Doncic ishte lojtari kryesor i Lakers, duke realizuar 33 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa i munguan vetëm dy asistime për një “triple-double”. Austin Reaves kontribuoi me 22 pikë, ndërsa LeBron James shtoi 17.

Për Jazz, George ishte më i miri me 27 pikë, ndërsa Lauri Markkanen shtoi 20.

Rezultatet:

Atlanta Hawks 113 – 110 Charlotte Hornets

- YouTube www.youtube.com

Boston Celtics 138 – 129 Orlando Magic

- YouTube www.youtube.com

Cleveland Cavaliers 120 – 105 Los Angeles Clippers

- YouTube www.youtube.com

Toronto Raptors 119 – 109 Brooklyn Nets

- YouTube www.youtube.com

Oklahoma City Thunder 122 – 95 Portland Trail Blazers

- YouTube www.youtube.com

Phoenix Suns 111 – 102 San Antonio Spurs

- YouTube www.youtube.com

Utah Jazz 106 – 108 Los Angeles Lakers

- YouTube www.youtube.com

Lakers marrin fitore në udhëtim te Hornets, triumfojnë edhe Bucks e Spurs

11 November 2025 at 09:05


Los Angeles Lakers vazhdojnë formën mbresëlënëse nën drejtimin e Luka Doncic, duke triumfuar jashtë fushe ndaj Charlotte Hornets me rezultatin 121:111.

Ishte një tjetër mbrëmje magjike për yllin slloven, i cili shkëlqeu me 38 pikë, 6 ribaunde dhe 7 asistime, duke e konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider absolut i skuadrës kaliforniane.

Një nga aspektet më të veçanta të ndeshjes ishte fakti që të gjithë titullarët e Lakers përfunduan me shifra dyshifrore. Austin Reaves kontribuoi me 24 pikë e 7 asistime, Rui Hachimura shtoi 21 pikë, ndërsa DeAndre Ayton dha kontribut të vlefshëm me 14 pikë nën tabelë. Marcus Smart, përveç 13 pikëve të realizuara, u bë protagonisti i mbrojtjes me plot 7 topa të vjedhur, më shumë se çdo lojtar i Lakers në një ndeshje gjatë këtij shekulli.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Victor Wembanyama shndërroi parketin e Chicagos në skenë personale. Francezi i ri i San Antonios udhëhoqi “Spurs”-at drejt fitores 121:117 me plot 38 pikë, 12 ribaunde dhe 5 bllokada, duke konfirmuar se është një nga talentet më të jashtëzakonshme të dekadës.

Një sfidë dramatike u zhvillua edhe në Dallas, ku Milwaukee Bucks arritën të triumfojnë 116:114 falë 30 pikëve të Giannis Antetokounmpos, duke ndaluar serinë pozitive të vendasve.

Rezultatet:

Charlotte - LA Lakers 111:121

- YouTube www.youtube.com

Detroit - Washington 137:135

Orlando - Portland 115:112

Miami - Cleveland 140:138

- YouTube www.youtube.com

Chicago - San Antonio 117:121

- YouTube www.youtube.com

Dallas - Milwaukee 114:116

- YouTube www.youtube.com

Phoenix - New Orleans 121:98

- YouTube www.youtube.com

Utah - Minnesota 113:120

- YouTube www.youtube.com

LA Clippers - Atlanta 102:105

- YouTube www.youtube.com

Lakers pësojnë nga Atlanta, Denver shumë i fortë për Indianan

9 November 2025 at 09:03


Denver Nuggets mposhtën Indiana Pacers me rezultatin 117:100 në një ndeshje të dominuar nga kampionët në fuqi të NBA-së.

Skuadra nga Denver tregoi stabilitet dhe forcë kolektive, duke arritur një fitore të lehtë pavarësisht mungesave të rëndësishme si Jamal Murray dhe Aaron Gordon. Për skuadrën fituese u dallua lojtari serb Nikola Jokic, i cili regjistroi 32 pikë, 14 ribaunde dhe 14 asistime, duke e mbyllur sfidën me një tjetër “triple-double”, të gjashtin në nëntë ndeshje të këtij sezoni.

Indiana Pacers, e cila po kalon një periudhë të vështirë, pësoi humbjen e tetë në nëntë ndeshje, ndërsa më të mirët për ta ishin Aaron Nesmith me 25 pikë dhe Andrew Nembhard me 22.

Në ndeshjen tjetër, Atlanta Hawks arritën një fitore të qartë ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 122:102.

Edhe pse skuadra vendase u përball me disa mungesa për shkak të lëndimeve, ajo dominoi takimin që nga fillimi. Lakers patën avantazhin e vetëm në fillim të ndeshjes me një pikë, por më pas Atlanta e mori kontrollin e plotë dhe e mbylli pjesën e parë 68:54.

Epërsia u rrit në 90:65 në çerekun e tretë, pas së cilës trajneri i Lakers, JJ Redick, vendosi të tërheqë Luka Dončić nga loja, duke e pranuar humbjen. Ylli slloven përfundoi ndeshjen me 22 pikë, 11 asistime dhe 5 ribaunde, ndërsa për Atlantan më të mirët ishin Guaye me 21 pikë, Risacher me 19 dhe Krejci me 17.

Në përballjen tjetër, Phoenix Suns triumfuan ndaj Los Angeles Clippers me rezultatin 114:103. Pavarësisht humbjes, kroati Ivica Zubac ishte lojtari më i mirë për Clippers me 21 pikë dhe 15 ribaunde, ndërsa për Phoenix u dallua Devin Booker me 21 pikë, 10 ribaunde dhe 9 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të merituar.

Rezultatet në NBA:

Washington Wizards – Dallas Mavericks 105:111

Philadelphia 76ers – Toronto Raptors 130:120

- YouTube www.youtube.com

Atlanta Hawks – Los Angeles Lakers 122:102

- YouTube www.youtube.com

Cleveland Cavaliers – Chicago Bulls 128:122

- YouTube www.youtube.com

Miami Heat – Portland Trail Blazers 136:131

- YouTube www.youtube.com

San Antonio Spurs – New Orleans Pelicans 126:119

Denver Nuggets – Indiana Pacers 117:100

- YouTube www.youtube.com

Los Angeles Clippers – Phoenix Suns 103:114.

- YouTube www.youtube.com

Doncic i papërmbajtshëm, Lakers vazhdojnë me fitore

6 November 2025 at 08:38


Los Angeles Lakers arritën një fitore dramatike ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 118:116, në një ndeshje plot emocione dhe kthesa, ku Luka Doncic ishte protagonisti absolut me një paraqitje spektakolare.

Ylli slloven ishte vetëm një hap larg triple-double, pasi regjistroi 35 pikë, 13 asistime dhe 9 kërcime, duke shtuar edhe pesë vjedhje topi në një performancë që elektrizoi publikun në “Crypto.com Arena”. Doncic udhëhoqi skuadrën në momentet vendimtare, ndërsa Lakers realizuan një seri vendimtare 21:10 në minutat e fundit për të përmbysur rezultatin.

Përveç Doncicit, kontribut të rëndësishëm dha edhe Deandre Ayton, i cili shënoi 22 pikë dhe kapi 10 kërcime, duke qenë shtylla kryesore në zonën e pikturuar.

Lakers patën nevojë për çdo pikë të tyre, pasi Spurs luftuan deri në fund dhe madje patën një mundësi të artë për të dërguar ndeshjen në kohë shtesë, por goditja e fundit nuk gjeti shenjë.

Në kampin tjetër, Victor Wembanyama u dallua me 19 pikë dhe 8 kërcime, por u përjashtua nga loja për pesë faulle personale 1 minutë e 39 sekonda para fundit, duke i lënë Spurs pa lojtarin më të rëndësishëm në momentet kyçe.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers - Philadelphia 76ers 132:121

- YouTube www.youtube.com

Detroit Pistons - Utah Jazz 114:103

- YouTube www.youtube.com

Indiana Pacers - Brooklyn Nets 103:112

- YouTube www.youtube.com

Boston Celtics - Washington Wizards 136:107

- YouTube www.youtube.com

New York Knicks - Minnesota Timberwolves 137:114

Memphis Grizzlies - Houston Rockets 109:124

- YouTube www.youtube.com

Dallas Mavericks - New Orleans Pelicans 99:101

- YouTube www.youtube.com

Denver Nuggets - Miami Heat 122:112

Los Angeles Lakers - San Antonio Spurs 118:116

- YouTube www.youtube.com

Portland Trail Blazers - Oklahoma City Thunder 121:119

- YouTube www.youtube.com

Sacramento Kings - Golden State Warriors 121:116

- YouTube www.youtube.com

Jazz triumfojnë në udhëtim te Celtics, Lakers fitojnë edhe pa tre yjet e skuadrës

4 November 2025 at 09:42


Një fund dramatik në “TD Garden”, ku Utah Jazz arriti një fitore të madhe dhe befasuese ndaj Boston Celtics me rezultat 105:103. Hero i ndeshjes u shpall Jusuf Nurkic, i cili shënoi pikët vendimtare vetëm 0.6 sekonda para përfundimit të takimit.

Qendra boshnjake u aktivizua si titullar dhe në 31 minuta lojë realizoi 11 pikë, 11 kërcime dhe 4 asiste, por veprimi i tij në sekondat e fundit e vulosi suksesin e Jazzit. Pas një gabimi nga bashkëlojtari Keyonte George, Nurkic përfitoi menjëherë duke shënuar me një horog mbi Neemias Queta, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në këtë ndeshje, më efikasi për Utah ishte Keyonte George me 31 pikë, ndërsa Lauri Markkanen kontribuoi me 20 pikë dhe 9 kërcime. Te vendasit, Jaylen Brown udhëhoqi Bostonin me 36 pikë, por përpjekjet e tij nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Një tjetër surprizë ndodhi në Portland, ku Los Angeles Lakers triumfuan ndaj Trail Blazers me rezultat 123:115, pavarësisht mungesave të mëdha. Yjet si LeBron James, Luka Doncic dhe Austin Reaves nuk u paraqitën, por skuadra kaliforniane shkëlqeu me Deandre Ayton (29 pikë, 10 kërcime) dhe Rui Hachimura (28 pikë).

Një natë e mbushur me emocione dhe befasi në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ku Utah Jazz dhe Lakers konfirmuan se edhe pa statusin e favoritit mund të arrijnë fitore të mëdha.

Rezultatet e mbrëmjes në NBA:

Brooklyn – Minnesota 109:125


- YouTube www.youtube.com

Indiana – Milwaukee 115:117

Boston – Utah 103:105


- YouTube www.youtube.com

New York – Washington 119:102


- YouTube www.youtube.com

Houston – Dallas 110:102


- YouTube www.youtube.com

Memphis – Detroit 106:114

Denver – Sacramento 130:124

Portland – LA Lakers 115:123


- YouTube www.youtube.com

LA Clippers – Miami 119:120

NBA miraton shitjen e Los Angeles Lakers për 10 miliardë dollarë

30 October 2025 at 23:04


Një ngjarje historike ka tronditur botën e basketbollit amerikan: Los Angeles Lakers, një nga skuadrat më të famshme në historinë e NBA-së, ka kaluar në pronësi të re.

Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në ligë kanë votuar unanimisht për shitjen e shumicës së aksioneve te Mark Walker, drejtues ekzekutiv i kompanisë TWG Global.

Kjo lëvizje shënon fundin e një epoke të artë për familjen Buss, e cila e kishte marrë në pronësi klubin që nga viti 1979 dhe e kishte shndërruar në simbol të suksesit dhe kulturës së NBA-së.

Nën drejtimin e tyre, Lakers fituan 11 tituj kampionë, duke kaluar nëpër periudha legjendare, epoka e Magic Johnson, dominimi me Shaquille O’Neal dhe Kobe Bryant, periudha e artë me Bryant e Pau Gasol, dhe së fundmi, triumfi i LeBron James.

Edhe pse detajet financiare nuk janë bërë zyrtare, raportimet nga The Athletic dhe Sportico flasin për një shifër që mund të kalojë 10 deri në 12 miliardë dollarë, duke e bërë këtë shitjen më të shtrenjtë në historinë e sportit amerikan.

Për krahasim, Boston Celtics u shitën verën e kaluar për rreth 6 miliardë dollarë — gati gjysmën e kësaj vlere.

The NBA Board of Governors has unanimously approved the sale of the majority interest in the Los Angeles Lakers to Mark Walter. pic.twitter.com/6YKmyvHDx5
— NBA Communications (@NBAPR) October 30, 2025


Kështu, për herë të parë pas më shumë se 45 vitesh, Lakers do të drejtohen nga pronarë të rinj, ndërsa fansat dhe analistët presin me interes se si Mark Walker do ta udhëheqë këtë ikonë të sportit në një kapitull të ri të historisë së saj madhështore. /Telegrafi/

Austin Reaves shkëlqen me rekord historik, Lakers triumfojnë ndaj Kings

27 October 2025 at 08:39


Basketbollistët e Los Angeles Lakers shënuan një fitore të rëndësishme mbrëmë në përballjen me Sacramento Kings, duke triumfuar me rezultatin 127:120.

Heroi i takimit ishte Austin Reaves, i cili zhvilloi një ndeshje historike dhe regjistroi statistika mbresëlënëse.

Ylli i Lakers realizoi 51 pikë, bëru 11 kërcime dhe dha 9 asistime, duke u ndalur vetëm një hap larg një “triple-double”-i.

Me këtë paraqitje të jashtëzakonshme, Reaves vendosi rekord personal dhe u bë vetëm lojtari i katërt në 40 vitet e fundit që arrin të paktën 50 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime në një ndeshje të NBA-së. Para tij, këtë e kishin arritur vetëm Luka Doncic, Russell Westbrook dhe James Harden.

Historikisht, performanca e Reaves është një nga më të mirat të regjistruara nga një lojtar i Lakers në dekadat e fundit. Herën e fundit që një basketbollist i klubit nga Los Angeles shënoi një ndeshje të këtij niveli ishte më 3 shkurt 1963, kur Elgin Baylor realizoi 50 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime kundër Boston Celtics.


51 for 15 😎 pic.twitter.com/QMCI2AWUAV
— Los Angeles Lakers (@Lakers) October 27, 2025


Në mungesë të yjeve LeBron James dhe Luka Doncic, skuadra u mbështet në formën e shkëlqyer të Reaves dhe në ndihmën e bashkëlojtarëve. DeAndre Ayton regjistroi 22 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Rui Hachimura shtoi 18 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime. Jake LaRavia kontribuoi me 11 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, kurse Marcus Smart shtoi 11 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime, duke u treguar i rëndësishëm në fazën mbrojtëse.

Pavarësisht humbjes, Sacramento Kings zhvilluan një ndeshje të fortë. Zach LaVine ishte më efikasi me 32 pikë, ndërsa DeMar DeRozan shtoi 21 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime. Ish-lojtari i Lakers, Dennis Schroder, dha një paraqitje të mirë kundër ish-klubit të tij me 18 pikë dhe 12 asistime, ndërsa Russell Westbrook po ashtu kontribuoi me 18 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Malik Monk përfundoi me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Boston Celtics u mundën nga Detroit Pistons me rezultatin 119:113. Basketbollisti me origjinë shqiptare Luka Garza luajti 14 minuta, duke regjistruar 2 pikë, 2 ribaunde dhe 1 asistim.

Rezultatet:

Detroit – Boston 119:113

- YouTube www.youtube.com

Cleveland – Milwaukee 118:113

- YouTube www.youtube.com

Miami – New York 115:107

- YouTube www.youtube.com

Washington – Charlotte 113:139

- YouTube www.youtube.com

Minnesota – Indiana 114:110

- YouTube www.youtube.com

Dallas – Toronto 139:129

- YouTube www.youtube.com

LA Clippers – Portland 114:107


- YouTube www.youtube.com

Sacramento – LA Lakers 120:127

- YouTube www.youtube.com


Luka Doncic shkruan historinë në NBA

25 October 2025 at 10:03


Slloveni Luka Doncic tregoi se do të jetë një nga kandidatët kryesorë për çmimin MVP këtë vit edhe mëngjesin e sotëm (e shtunë) në fitoren bindëse të LA Lakers kundër Minnesota Timberwolves.

Lakers fituan ndaj Minessotas me rezultat 128:110, dhe media botërore është plot me lëvdata për mjeshtrin slloven Doncic, i cili në mungesë të LeBron James mori rolin e liderit, dhe arriti ta përfundoj me një paraqitje brilante.

Slloveni shkroi historinë e NBA-së dhe u bë i vetmi lojtar që në dy ndeshjet e para të sezonit të ri shënoi më shumë se 40 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Luka Dončić becomes the FIRST player in NBA history to open a season with back-to-back games of 40+ points, 10+ rebounds and 5+ assists! https://t.co/HIXIBBNqFo pic.twitter.com/IzYjbiWpPa
— NBA History (@NBAHistory) October 25, 2025

Doncic shënoi 49 pikë ndaj Minnesotës, dhe atij i mungonin dy asistime për një “triple-double”, duke pasur parasysh se shtoi edhe 11 kërcime tjera.

Testi i radhës për Doncicin dhe Lakers e pret të hënën në mbrëmje apo në orën 2 të mëngjesit sipas kohës sonë kundër Sacramentos. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌