Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

Albanity, surrogat i kulturës

By: Elsa Demo
28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Ku janë varret e artistëve?!

23 September 2025 at 16:18

Nga Frrok Çupi

Dje shkoi edhe një aktor dhe regjisor tjetër i madh shqiptar, Enver Petrovci. Ende nuk i ka ardhur ora e varrimit; por se ku do të jetë varri, kjo është edhe një çështje.
Kur Dhimitër Anagnosti, para disa ditësh, la fjalë që ta varrosin në Vuno, mu bë para syve edhe më artist se sa kishte qenë një jetë të tërë. Vunoi është vendi për t’u varrosur, thashë ndër dhëmbë. Anagnosti e ka edhe vendlindje. Por edhe sikur të mos e kishte, Anagnosti do të zgjidhte atë fshat të qetë, të heshtur në mrekullinë e tij, mbi det dhe mbi çdo maskarallëk që krijon njeriu i gjallë.
Do ta zgjidhte Vunon sepse kështu ishte edhe karakteri i tij: Larg banalitetit, afër më të bukurës e më të heshturës që kishte krijuar zoti.

Por ku janë varret e artistëve të tjerë?
Viti 2025 më është dukur si viti që, më shumë se asnjë tjetër, na shkuli lisat e pyllit tonë të botës shpirtërore, na mori artistë të mëdhenj. I fundit ishte Enver Petrovci. Pak para tij, Robert Redford, aktor dhe regjisor i madh. Në momente shumë të vështira ndodhet Bruce Willis. Na ikën artistë të muzikës Garth Hudson, Roberta Flack, Sly Stone, Marianne Faithfull, Rick Derringer, dhe Rick Davies; aktori Terence Stamp dhe kauntautori Arthur Hamilton.

Një pyll i tërë lisash të mëdhenj në jetën tonë, pavarësisht në cilin kontinent. Prandaj më bëhet sikur viti 2025 na dha një kolpo të fuqishme. Edhe disa nga artistët tanë si Anagnosti apo Petrovci, lisa të tillë janë; paçka se jemi një vend i vogël dhe të sapo dalë nga izolimi.

Përveç ‘Idiotit’ të famshëm, për të cilin ishte aktor dhe regjisor, Enveri luajti në filma që i dhanë të drejtën çdo idioti ta ‘varroste’ Enverin për së gjalli. Luajti në “Top je bio vreo”, “The War Is Over”, “Anatema”, “Black Flowers”, “Gorski vijenac”, “Bolji zivot 2”. Një pjesë në gjuhë serbo- kroatisht. Edhe kishte studiuar e ishte formuar si aktor në Beograd; kjo aq më keq. E quajtën tradhtar, e quajtën se ka lavdëruar Milloshevicin, e quajtën antishqiptar. Ky, po, ishte varri që po i bënin gati Enver Petrovcit. Por edhe varri fizik do të ishte një tokë e humbur, ndoshta në një fshehtësi të varrezave në Prishtinë, ku veç gruas dhe djalit, askush tjetër nuk do ta vizitonte. Bekim Fehmiu, një aktor i madh shqiptar, i studiuar në Beograd, i formuar si aktor po në këtë kryeqytet, një ditë u lodh nga ‘varri’ i hapur nga nacionalistët idiotë, dhe ia dha vetes. Amaneti i tij ishte të mos kishte varr; hiri u hodh në urën e Prizrenit dhe shkoi në det. Me këtë urrejtje e shikojnë idiotët edhe Robert De Niron, që e quajnë ‘shqiptar tradhtar’ pse ka ‘ka origjinë shqiptare’, por për zemër ka Beogradin dhe nobelistin Ivo Andric.

Artistëve, po nuk ua bëre ‘varrin’ qysh në të gjallë, marrëdhënia me ta merr kthesa të papritura. Siç mori më Eseninin, mbi varrin e të cilit pas 100 vjetësh hidhen çdo ditë lule të freskëta dhe i kanë ngritur një monument të bardhë. Por nuk është ky lloj varri për të cilin kanë nevojë artistët. Është Panteoni i tyre në të gjallë ku shkojnë jetën pa sulme, pa baltë, pa shpifje, pa sharje. Duhet shtresëzuar dhe sistemuar shoqëria në artistë, të tjerë dhe idiotë…

Enver Petrovci ishte një artist i dimensioneve të tilla që të krijon përqasje pa fund.

Anagnosti prehet në Vuno/ Regjisori përcillet në banesën e fundit në vendlindje, sipas amanetit

By: Rovena
3 September 2025 at 19:43

Në Vuno, iu dha lamtumira e fundit babait të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Pas një jete të tëre përkushtimi ndaj artit dhe kulturës, ai u përcoll drejt banesës së fundit në fshatin e tij te lindjes Vuno, aty ku kishte lënë amanet të prehej përgjithmonë.

Në këtë ditë dhimbjeje e nderimi, familjarë, të afërm, miq, kolegë, personalitete të jetës publike dhe dashamirës të kinemasë shqiptare u mblodhën për të përkujtuar figurën e tij të paharruar.

Dhimitër Anagnosti mbetet një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra kryeveprave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë sonë dhe në kujtesën e brezave të tërë.

regjisori i paharruar dhe Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti e lartësoi kinemanë shqiptare, duke i dhënë asaj zë, fytyrë dhe kujtesë. Çdo film i tij është një faqe e pavdekshme në historinë tonë kulturore./abcnews.al

Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, në fshatin e lindjes në Vuno

3 September 2025 at 15:48

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Iu dha sot lamtumira e fundit regjisorit të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Ashtu siç kishte lënë amanet, trupi i tij do të prehet përjetë në fshatin e tij të lindjes, në Vuno.

Pas ceremonisë shtetërore të homazheve dhe shpalljes Ditë Zie Kombëtare më 2 shtator, familja, ish-kolegë e dashamirës të artit të tij, u zhvendosën sot drejt Vunoit për përcjelljen për në banesën e fundit.

Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave.

Lidhja e Anagnostit me Vunoin, ka qenë e thellë dhe e pasqyruar në shumë prej prodhimeve të tij kinematografike. Aty ku gjeti frymëzimin në rrugëtimin e tij profesional, pikërisht tek Vunoi, ai kërkoi edhe prehjen e përjetshme.

Kolosi i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në 1 shtator, në moshën 89-vjeçare.

/r.e//a.f/

The post Lamtumira e fundit për Dhimitër Anagnostin, në fshatin e lindjes në Vuno appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamtumirë mjeshtër Anagnosti/ Plotësohet amaneti, regjisori prehet në Vuno

3 September 2025 at 13:59

Sot iu dha lamtumira e fundit një prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare, regjisorit artistit të popullit Dhimitër Anagnosti.

Pas një jete të dedikuar artit dhe kulturës shqiptare, trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, Vuno, aty ku ai kishte lënë amanet të prehej.

Familjare, të afërm, miq, kolegë, personalitete dhe dashamirës të kinemasë shqiptare u mblodhën për të nderuar figurën e tij të paharruar.

Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave.

Mesazhe janë përcjellë  nga prefekti i Vlorës Plator Nesturi kryetari i bashkisë Himarë Vangjel Tavo, por edhe aktori i madh Timo Flloko.

Prej dekadash, krijimtaria e tij ka pasur ndikim të thellë në formësimin e identitetit artistik të vendit, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara në jetën kulturore shqiptare.

/abcnews.al/

Osmani: Dhimitër Anagnosti i dha identitet kinemasë shqiptare në botë

By: Kult Plus
3 September 2025 at 11:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Anagnostin si një mjeshtër të madh të kinematografisë në Shqipëri.

“Veprat e tij mbeten të ngulitura thellë në kujtesën e publikut dhe janë dëshmi e talentit, përkushtimit dhe guximit të tij artistik. Ai ishte një njeri që i dha artit dinjitet dhe shoqërisë reflektim”, shkruan Osmani ndër të tjera.

Teksti i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

1 shtator 2025
Prishtinë, Republika e Kosovës

E nderuar familje Anagnosti,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Ai ishte një prej figurave më të shquara të artit tonë, i cili me krijimtarinë e tij prej disa dekadash pasuroi kulturën kombëtare, duke i dhënë dinjitet dhe identitet kinemasë shqiptare në botë. Veprat e tij, të ngulitura thellë në kujtesën e publikut, mbeten dëshmi e përhershme e talentit, guximit intelektual dhe përkushtimit të tij për artin dhe shoqërinë. Trashëgimia e tij e çmuar do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive dhe frymëzim për gjeneratat që vijnë.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe kolegëve!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Dhimitër Anagnostin!

Sinqerisht:
Vjosa Osmani

Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare, ditën e hënë, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”, ndërsa Këshilli i Ministrave shpalli datën 2-shtator si ditë zie kombëtare.

Ai lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama.

Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes” – sipas tregimit të Heminguejt, që u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Holandë (1961).

Pas studimeve u emërua në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku dha kontributin e tij të gjatë e të rëndësishëm si regjisor, skenarist e kino-operator në zhvillimin e artit të ri të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera.

Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006).

Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10-të të Filmit Artistik Shqiptar.

Ka qenë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist shqiptar dhe në vitin 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë demokratike.

Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011)./atsh/KultPlus.com

Roza Xhuxha dhe Dhimitër Anagnosti, si lindi dashuria ikonike e kinematografisë, që sot u nda me lamtumirë dhe lot?!

By: berti
2 September 2025 at 17:32

Nga Albert Vataj Që prej dje, më 1 shtator 2025, ata nuk janë më bashkë. Vdekja hyri mes tyre, si një ndarje e pamëshirshme që as koha, as dashuria, as arti nuk munden ta shmangnin. Por për dekada të tëra ata ndanë gjithçka: jetë dhe sfida, ëndrra dhe frymëzim, dhimbje e triumfe, dashuri dhe art. Sot ndarja erdhi mbi një mal me lule dhe një det me lot. Ajo erdhi mes sysh të skuqur nga pikëllimi…

Source

Përcillet mes luleve dhe duartrokitjeve regjisori Dhimitër Anagnosti, ikona e kinematografisë shqiptare

By: Fax Web
2 September 2025 at 13:31

Përfundojnë homazhet e mbajtura në nderimn të regjisorit Dhimitër Anagnosti, I cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjecare.

Arkëmorti me trupin e të ndjerit u përcoll mes duartrokitjesh dhe lulesh për në banesën e fundit.

Më pas arkëmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno të Himarës.

Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Lamtumirë mjeshtër Anagnosti! Mbyllen homazhet për regjisorin e shquar shqiptar

2 September 2025 at 13:07

Tiranë- Janë mbyllur homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

Angnosti do të varroset në Vuno të Himarës. Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme, qeveria shpalli të martën ditën zie.

Regjisori la pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Berisha nderon regjisorin Dhimitër Anagnosti, shoqërohet nga bashkëshortja

By: lindita
2 September 2025 at 12:10

Kreu i PD, Sali Berisha, mori pjesë në homazhet në nder të regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnosti. Paraditen e sotme janë zhvilluar homazhet në nder të artistit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Source

Mbahen homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti

2 September 2025 at 15:25

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit u mbajtën sot homazhet në nderim të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të kinemasë shqiptare.

Homazhet nisën në orën 10:00 dhe vazhduan deri në orën 13:00. Ditën e nesërme (3 shtator) arkëmorti me trupin e të ndjerit do të niset në orën 09:00 të mëngjesit drejt Vunoit të tij të dashur, ku do të prehet përjetësisht.

Kineastë, njerëz të letrave, artistë të arteve pamore, akademikë, politikanë e njerëz të thjeshtë, kryen nderimet e fundit ndaj kësaj figure të rëndësishme të artit shqiptar. Të hidhëruar për humbjen e një njeriu të këtyre përmasave, ata ngushëlluan në heshtje bashkëshorten, Rozën dhe vajzat.

Në homazhe mori pjesë Presidenti Bajram Begaj, i cili po ashtu la dhe një mesazh në librin e ngushëllimeve.

Po ashtu, edhe Kryeministri Rama kreu homazhe në hollin e Teatrit të Operas, ku ngushëlloi familjen e të ndjerit dhe më pas la një shënim në librin e homazheve. Pas tij ngushëllimet i shprehu ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe të tjerë politikanë.

Ministri Gonxhja tha për gazetarët se, vërtet ndahet fizikisht një baba i kinemasë, një korife i regjisë dhe artit, por është ndarje që lë pas një thesar, një trashëgimi për të gjithë brezat.

Gjithashtu në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kryen homazhe ministra si dhe zyrtarë të tjerë të shumtë.

Gjatë homazheve ishin të pranishëm aktorë e bashkëpunëtorë të regjisorit.

“Ne gjithmonë e kemi pasur si shembull në punën tonë. Një njeri i heshtur, shumë serioz, këmbëngulës e me pasion të veçantë. Nuk e di si do të vijnë brezat dhe si do ta kujtojnë, por filmat e tij do të jenë vërtet të paharruar”, u shpreh aktorja Marjeta Ljarja.

Regjisori Gëzim Kame vlerësoi lart kulturën dhe inteligjencën e jashtëzakonshme të Dhimitër Anagnostit. “Me Dhimitrin duhet të mendoheshe mirë kur të flisje”, tha Kame duke vënë theksin tek bagazhi, mprehtësia dhe intelekti i jashtëzakonshëm i Anagnostit.

“Kur ndodhin humbje të tilla, kaq të mëdha si kjo e Taqos, është më mirë të heshtësh sesa të flasësh. Sepse ka aq shumë për të thënë për të sa fjalët mund të zihen me njëra-tjetrën se kush të dalë e para. Unë ndihem i bllokuar për të thënë shumë gjëra të bukura e të dashura që kam pasur me Taqon. Kam pasur një miqësi shumë të gjatë. Është një personalitet i papërsëritshëm dhe humbje shumë e madhe”, u shpreh piktori Gazmend Leka, pas homazheve. Në mesazhin dhënë medieve, Leka e krahasoi Dhimitër Anagnostin me Felinin.

Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator. Me një karrierë mbi katër dekada, Anagnosti dha një kontribut të jashtëzakonshëm si regjisor, skenarist, shkrimtar dhe pedagog, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare.

Ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke trajtuar tema të rëndësishme shoqërore, historike dhe psikologjike. Shumë prej skenarëve i hartoi vetë, duke dëshmuar një talent të gjithanshëm. Veprat e tij filmike kryesore janë: “Komisari i dritës” (1966), “Duel i heshtur” (1967), “Plagë të vjetra” (1968), “Malet me blerim mbuluar” (1971), “Cuca e maleve” (1974), “Kur hiqen maskat” (1975), “Lulëkuqet mbi mure” (1976), “Monumenti” (1977), “Në shtëpinë tonë” (1979), “Vëllezër dhe shokë” (1982), “Gurët e shtëpisë sime” (1985), “Përrallë nga e kaluara” (1987), “Kthimi i ushtrisë së vdekur” (1989) dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, filmi me të cilin fitoi dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Për krijimtarinë e tij, Anagnosti u nderua me një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 2011 mori titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

/e.r//a.f//r.e/

The post Mbahen homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahen homazhet për Dhimitër Anagnostit, miqtë dhe kolegët i japin lamtumirën e fundit regjisorit

By: Ardit
2 September 2025 at 11:17

Po mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet për lamtumirën e fundit të regjisorit Dhimitër Anagnostit, i cili u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Aktorë, regjisorë, bashkëpunëtorë të afërt, figura të njohura të artit dhe politikës, si dhe qytetarë të shumtë, po i […]

The post Mbahen homazhet për Dhimitër Anagnostit, miqtë dhe kolegët i japin lamtumirën e fundit regjisorit appeared first on BoldNews.al.

Flamujt në gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

2 September 2025 at 09:38

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2 shtator 2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

“Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë: Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë; Drejtorin e Protokollit të Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.

Protokolli i Shtetit ngarkohet që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.

Vendimi parashikon që shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë.

/m.m//a.f//r.e/

The post Flamujt në gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot, homazhet në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

By: Kult Plus
2 September 2025 at 09:30

Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë (Sot), në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike.

Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e hënë, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”.

Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar e trashëgimisë që la pas Anagnosti, intitucione dhe personalitete të shumta reaguan menjëherë pas këtij lajmi të hidhur./atsh/KultPlus.com

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

2 September 2025 at 09:33

Qeveria ka shpallur ditën e sotme, 2 shtator, ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, regjisorit të madh që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmështizë, teksa në orën […]

The post Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, regjisori do të prehet në vendlindje

2 September 2025 at 08:26

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, ku do të prehet në vendlindjen e tij, në Vuno të Himarës. Homazhet do të mbahen në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe dashamirës të artit do t’i lamtumirën e fundit mjeshtrit […]

The post Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, regjisori do të prehet në vendlindje appeared first on BoldNews.al.

Qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

2 September 2025 at 09:21

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Regjisori la pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.

Homazhet në nder të regjisorit Anagnosti zhvillohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali./abcnews.al

Qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti

By: lindita
2 September 2025 at 09:33

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare datën 2 shtator në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori dhe aktori i madh i skenës shqiptare, i cili ka lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore. Njoftimi i plotë: SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës…

Source

LAMTUMIRË KOLOSI I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE! Ceremoni shtetërore e homazhe publike për Dhimitër Anagnostin

By: D Marku
2 September 2025 at 08:11

Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë, datë 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti, e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike.

Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë.
Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar e trashëgimisë që la pas Anagnosti, institucione dhe personalitete të shumta reaguan menjëherë pas këtij lajmi të hidhur.

Dhimitër Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

JETËSHKRIMI

Lajmin e hidhur për humbjen e regjisorit të mirënjohur të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, do ta jepte dje e bija, Juna, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”

Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Ai lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama.

Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes” – sipas tregimit të Hemingëay-t, që u vlerësua me “Çmimin e Parë” në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Hollandë (1961).

Pas studimeve u emërua në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku dha kontributin e tij të gjatë e të rëndësishëm si regjisor, skenarist e kino-operator në zhvillimin e artit të ri të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar.

Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera.

Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006).

Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10 të Filmit Artistik Shqiptar.

Ka qenë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist shqiptar dhe në vitin 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë demokratike.

Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011).

The post LAMTUMIRË KOLOSI I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE! Ceremoni shtetërore e homazhe publike për Dhimitër Anagnostin appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të tij mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit

By: gaze tare
1 September 2025 at 16:25

Homazhet në nder të regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti do të mbahen të martën, më 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00. Lajmin e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti, e cila në rrjete sociale shkroi me emocion: “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”.

Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në kinematografinë dhe kulturën shqiptare. Ai lindi në Vuno më 23 janar 1936 dhe kreu studimet e larta në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës. Filmi i tij i parë, në bashkëpunim me Viktor Gjikën, “Njeriu kurrë nuk vdes”, fitoi Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike më 1961.

Në karrierën e tij mbi 40-vjeçare, Anagnosti realizoi 14 filma artistikë e 10 dokumentarë, ndërsa është autor edhe i 15 skenarëve. Veprat e tij, si “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Gjoleka, djali i Abazit” e shumë të tjera, mbeten gurë kilometrikë të kinemasë sonë. Për kontributin e tij është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe me çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare.

Dhimitër Anagnosti do të kujtohet jo vetëm si një regjisor i shquar, por edhe si një zë i guximshëm qytetar, i angazhuar në mbrojtje të kulturës dhe mendimit të lirë në Shqipëri.

The post Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Homazhet në nder të tij mbahen nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit appeared first on iconstyle.al.

❌
❌