Pas publikimit në rrjetet sociale të një rasti ku një i moshuar shihej në situatë rruge, Skuadra e Terrenit e Bashkisë së Tiranës ka reaguar menjëherë. Shërbimet sociale kanë shkuar në vendngjarje dhe po e shoqërojnë të moshuarin drejt Qendrës Sociale “Strehëza”, ku ai do të marrë kujdesin dhe akomodimin e nevojshëm. Ekipet e bashkisë kanë komunikuar menjëherë me të dhe kanë aktivizuar edhe…
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 8 persona, 5 prej të cilëve zyrtarë të Bashkisë Tiranë e IMT.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.
Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.
Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.
Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.
Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.
Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.
Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë.
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.
Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet […]
Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me një objekt banimi që ai ka në pronësi në zonën e Mjull Bathores. Sipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër. Objekti ndodhet […]
Avokatët e Erion Veliajt, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu atë në detyrë. Në deklaratën e tyre, avokatët e kanë cilësuar vendimin si një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike të Veliajt, duke theksuar se ai riafirmon parimin kushtetues sipas të cilit mandati i një zyrtari të […]
Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi ta rikthente në detyrë, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave.
Veliaj në një postim në Facebook shkruan Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull.
Ai shkruan se e drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
Drejtësia kushtetuese foli.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.
Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.
Gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se pas vendimit të marrë sot nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme pritet të shtojë akuza të reja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliajt. Ai u shpreh se Veliaj në paraburgim mbahet si në një “epruvetë” pa asnjë të drejtë, ndaj dhe shijoi ato momente lirie kur u […]
Një debat i fortë është zhvilluar sot në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetit demokrat Belind Këlliçi, lidhur me garën për Bashkinë e Tiranës. Balla ironizoi opozitën dhe kandidatin e saj, aktorin Florjan Binaj, duke pyetur pse ky i fundit “takon drejtuesit e PD-së natën” dhe “pse nuk […]
TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Aksioni i nisur prej javësh për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje është zhvendosur këtë fundjavë në zonën e Farkës.
Forca të shumta të IMT-së dhe Policisë Bashkiake rrethuan një ndërtim në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit.
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili ndoqi aksionin dhe kryeson Task-Forcën e kryeqytetit, tha se firma ishte në tejkalim të lejes zhvillimore me më shumë se 2 mijë m².
Në një nga zonat më të bukura të Tiranës, buzë liqenit të Farkës, ai paralajmëroi ndërtuesit për përvijimin e masave dhe ndjekje penale në rast abuzimesh.
IMT e Bashkisë Tiranë konstatoi një subjekt ndërtues buzë liqenit të Farkës, i cili kishte abuzuar me lejen e ndërtimit, duke tentuar ta fshihte përmes kantiereve.
Nëpërmjet dronëve dhe kontrollit të zhvilluar për 10 ditë, IMT arriti të përfundonte një operacion të suksesshëm, ku ndërtuesit iu bllokua kantieri i ndërtimit dhe u gjobit me një vlerë të konsiderueshme.
“Çdo ndërtues që kryen punime pa zbardhjen e lejes së ndërtimit apo pa paguar taksën e infrastrukturës është në shkelje të rëndë të ligjit dhe do të përballet me forcën e ligjit,” theksoi nënkryetari Blendi Sulaj.
Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregullta në zonën e “5 Majit”, u detyrua të firmoste një kontratë dhurimi për Bashkinë Tiranë, të cilën nuk e pranoi. Megjithatë shtëpia iu shemb dhe ai fitoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa çështja u apelua në dhjetor 2024. Pas shembjes, Mziu kërkoi bonus […]
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet tmerri i kryeqytetasve sa herë që bie shi. Në video, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në shi, por ky duket një mision i pamundur. “Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë […]
Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se kandidatura e Florjan Binajt, është shumë qesharake. Gjatë fjalës së tij, theksoi se do ketë një tjetër ‘komedi për t’u ofruar qytetarëve’.
Më tej, Çupi nënvizoi se Partia Demokratike nuk mund të dalë nga duart e Berishës dhe të familjes së tij, duke shtuar se kreu i PD ka zgjedhur të mos i përdorë ‘ushtarët e tij’, por hedh në ‘treg cironkat e vogla’.
“Duke parë atmosferën në PD, nuk mund të kishte kandidat më ndryshe nga Binaj. Aty është një komedi që çdo ditë bie edhe kualiteti i saj. Aty mund të hyjë edhe dalë aktori i portokallisë. Po ta shohim politikisht dëshmon se PD nuk ka më asgjë. Fakti që zgjidhet ky njeri, është vërtet fundi i enës së PD. Nuk ka tjetër gjë dhe nuk ke kë të kapësh në atë enë. E gjitha si fantazi nuk ka më shumë mendësi se sa një mendje shumë e ulët se ajo e Shkëlzenit. PD nuk del nga duart e Berishës e gjallë dhe familjes së tij. Florjan Binaj mund të konsiderohet si nga fëmijët e familjes Berisha. Figurat më të votuara që ka PD nuk i sjell Berisha në fushatë. Askush nuk mund t’i votojë figurat si Noka… Berisha ka zgjedhur të mos i hajë ushtarë e shahut të tij dhe hedh në treg këto cironkat e vogla. E nis me një parti tjetër dhe përfundon men një parti tjetër…As aktor dhe as politikan…Nuk mund të bëhet fjalë për fitore për PD, aq më keq për Binajn, një sozi të Edi Ramës. Këta edhe para publikut nuk mund të dalin me një pamje normale arti. Në të gjithë botën e civilizuar, imituesi janë shumë herë më të dashur se sa shkrusi i historisë tjetër të personazhit. Ai ndodhet në rolin e njeriut që ka admiruar për t’u bërë sozi e dikujt. Kemi një PD që nuk është në gjendje të dallojë artin nga politika, shëmtinë nga e bukura, karagjozin nga dikush tjetër që bën politikë. Ajo që ka ndodhur në PD, ka hequr dorë përfundimisht nga shërbimi për publikun…Për Këllicin mund të them se ishte politikan, tjetër gjë se sa i çmuar ishte. Ndërsa Binaj, ka hyrë në komedi, teatër, skeçe. Në këtë rast bëhet dy herë komik Binaj dhe Këllëçi vetëm njëherë…Mund të them se nuk jam i sigurt nëse demokratët mund ta votojnë Binajn…Ditën e fundit Saliu ka për t’i thënë Shkëlzenit, përse na e solle këtë. Saliu është një njeri dinak, për egon e tij ka djegur Shqipërinë, për sigurinë e tij ka vrarë Azem Hajdarin. Ka tentuar të sulmojë ambasadën amerikan. Për një gjë të vogël, Saliu të bën gjëmën e madhe. Mund të dalë dhe të thotë kemi fituar zgjedhjet, në mënyrë me absurde, me 10 vota sa mund të marrë ai”, ka thënë mes të tjerash analisti Frrok Çupi.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpallur kandidaturën e opozitës për garën e bashkisë së Tiranës. Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Në një deklaratë për media nga selia blu, Berisha u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve. “Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës…
Lavdia e Hasimes zgjati vetëm dy orë. Ish-shefi i tij e paralajmëroi:
“Do presim dy ditë, nëse regjistrohen të pavarur, do të zgjedhim kë do mbështesim, ose opozita do të nxjerrë një kandidat jopolitik”, tha Berisha.
Hasimja e besoi dhe deklaroi kandidimin: Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.
Por, pas dy orësh u zbulua që ishte një show si portokalli. Dhe jo thjesht nga përmbajtja, por edhe nga forma.
“Kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton”, tha Florian Binaj.
Doktori nuk shkoi dot shume larg në fantazinë e tij politike: në Tiranë do e luftojë Ramën me kopjen e tij komike.
Lajmi i keq: lavdia e Hasimes zgjati më pak se karriera e tij dikur pranë Berishës. Lajmi i mirë: së paku këtë herë Sali Berisha arriti më në fund të na bëjë të qeshim me Zelensky-n e tij./abcnews.al
Ogerta Manastirliu, kandidate për Bashkinë e Tiranës, ka folur për herë të parë publikisht mbi sfidën dhe përgjegjësinë e këtij angazhimi në podcast-in “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.
Manastirliu e cilësoi kandidaturën e saj si një thirrje në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Tiranës, duke e përshkruar këtë detyrë si një mision historik.
Ajo theksoi rëndësinë e punës në skuadër dhe vizionin për një Tiranë më të jetueshme, më moderne dhe më të afërt me qytetarët, duke shprehur mirënjohje për besimin që i është dhënë nga Kryeministri dhe ekipi qeverisës.
“E para, Kryeministër, mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër.
Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian. Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime. Dhe besoj se ajo që më bën ta dua punën time të gjitha punët është, besoj, një prej pikave të mia të dobëta, mund ta konsiderosh: që unë “dashurohem” me punën që bëj, pavarësisht çfarë detyre mbaj; pra, futem e tëra dhe përfshihem në punë.
Ua kam thënë dhe juve: për mua nuk ka rëndësi as pozicioni, as karrigia; nuk ka rëndësi fare ku jam në skuadër. Për mua ka rëndësi kontributi dhe ka rëndësi që secili, në njësinë e kohës që i është dhënë për të kontribuar, të bëjë më të mirën e vet, të japë më të mirën nga vetja. Skuadra ka rëndësi; suksesi është i skuadrës, nuk mund të jetë i njeriut. Patjetër, në një detyrë të caktuar ka dikush që udhëheq; është si një skuadër në sport dhe unë nga sporti fillova të kuptoj edhe më shumë në detyrën që bëja: është fiks si në sport; ka kush mbron, ka kush sulmon, ka kush bën strategjinë, dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet për të bërë atë që i është dhënë për të bërë. Historia ime s’e kisha menduar asnjëherë, tani që i rikthehem nuk është një histori e parashkruar; është një histori besimi, patjetër nga ju që më keni njohur përmes punës, nga njerëzit me të cilët kam punuar në shumë sektorë, dhe mbi të gjitha nga qytetarët e Tiranës”, tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama ka çelur sezonin e pestë të podcast-it “Flasim” me një bisedë të ngrohtë dhe personale me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës. Në këtë episod, Manastirliu rrëfeu për herë të parë historinë e dashurisë me bashkëshortin që prej gjimnazit, jetën familjare dhe sfidat e të qenit nënë e angazhuar në politikë.
Ajo foli për sakrificat që ka kërkuar rruga e saj profesionale, mbështetjen nga bashkëshorti dhe prindërit, si dhe balancën që përpiqet të ruajë mes karrierës dhe familjes. “Kur nuk jam unë, është ai. Kur nuk është ai, jam unë”, tha ajo, duke theksuar harmoninë dhe ndarjen e përgjegjësive në familje.
Manastirliu pranoi se është shpesh në borxh me të afërmit për mungesën e kohës, por theksoi se “sakrifica ia vlen, kur ke përballë një mision më të madh t’i shërbesh të tjerëve”.
Ogerta Manastirliu:Me Ermalin jam dashuruar kur ishim në gjimnaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. Kemi dy vajza. Edi Rama: Po kur i thatë “po” njëri-tjetrit? Ogerta Manastirliu: I thamë në 2005-ën, që do të thotë 20 vjet më parë. U martuam.
Edi Rama: Pasi mbaruat shkollën. Po gjatë kohës që ishit si të intimuar, familja e dinte?
Ogerta Manastirliu:Po, e dinte. Familja ime ka qenë e hapur, mirëkuptuese. Edi Rama: E merrje ti, për shembull, Ermalin në shtëpi? Ogerta Manastirliu:Jo deri aty, jo; por pastaj po, edhe përpara martesës e kam marrë. Edi Rama:Shkoje ti te shtëpia e atij? Ogerta Manastirliu:Shkoja, po; se ishim ok dhe nuk kishim ndonjë pengesë. Edi Rama: Kur u bëre mami? Ogerta Manastirliu:U bëra mami po në të njëjtin vit që ne vendosëm të martoheshim. Nuk e bëmë me plan, por ndodhi; erdhi Altea. Kurse Emili erdhi në 2009-ën, dhe më pas… Ajo që mund të them për familjen tonë të vogël: dëshira ndoshta e jona është që të ishte edhe pak më e zgjeruar. Edi Rama: Eksperienca ime tregon se ka kohë gjithmonë; edhe eksperienca e bashkëvuajtëses sime… Ogerta Manastirliu:Ka kohë, them dhe unë gjithmonë; por gjithsesi çdo gjë është në kohën e duhur. Edi Rama: Por e kuptoj që ky vendim është kryesisht në shpatullat e pjesës femërore… Ogerta Manastirliu:Ekzakt; dhe duhet t’i bëj çdo gjë unë. Kam përshtypjen që gjithë ky rrugëtim dhe intensitet më ka bërë të kuptoj që çdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Ti mund të bësh shumë gjëra, por nëse nuk i jep kohës vetë kohë, është njësoj sikur të mos e kesh jetuar fare. Kështu që edhe marrja e vendimit për të pasur një familje më të madhe kërkon të kesh kohë për t’u përkushtuar dhe për t’u dedikuar atyre. Koha ime, kryesisht, ka qenë shumë e limituar edhe për veten time, edhe për familjen time për arsye të këtij rrugëtimi që unë kam pasur. Për të thënë të vërtetën, familja ime e vogël, por edhe ajo e madhe nuk i ndaj dot është forca ime e madhe. Ermali është padyshim kolona ku mbështetem dhe ku gjej atë prehjen, sepse më ka lehtësuar shumë edhe nga ato angazhime; së bashku, sigurisht, edhe me prindërit tanë, nga ato angazhime që unë duhet t’i kisha si nënë në raport me vajzat. T’u shërbesh të tjerëve është një mision dhe unë e quaj të tillë; por shërbimi fillon në familje dhe pastaj ti aty mësohesh si të shërbesh. Dhe unë besoj, në kuptimin edhe të asaj që unë kam jetuar si vajzë në familjen e vajzërisë, por edhe këtu, që gjithmonë kryefjala jonë ka qenë puna dhe puna e bërë me njëri-tjetrin. Pra, nuk i kemi pasur ato rolet shumë të definuara siç janë disa familje, të themi, klasike që mami duhet të bëjë këtë, babi duhet të bëjë atë. Tek pjesa e familjes time, mamit e babit, të vajzërisë, ne i kemi parë gjërat si: si të ndihmojmë njëri-tjetrin, si t’i bëjmë gjërat pak rëndësi ka kush i bën ato. E njëjta gjë na ndodh edhe këtu, edhe me Ermalin: e komplementojmë njëri-tjetrin. Kur nuk jam unë, është ai; kur nuk është ai, jam unë; kur s’jemi ne, është mami.
Edi Rama: Unë e di mirë se ç’është për gruan ta ketë burrin kryetar bashkie, kryeministër; e di shumë mirë ç’do të thotë. Është një peshë, edhe një sakrificë që askush nuk e kupton s’i kërkohet ta kuptojë. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj, por jam i bindur se as unë s’e kuptoj deri në fund se çfarë peshe është. Por si është për burrin që ka gruan në një detyrë që të kërkon shumë kohë, shumë energji dhe unë e di nga puna e përbashkët që ti nuk je një njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në orën 4 mbyll derën. Kështu që si e përballon “bashkëvuajtësi” këtë? Ogerta Manastirliu: Do ishte mirë të merrnit ndonjë “bashkëvuajtës” këtu për ta kuptuar tamam, ta thoshte; por, në pamundësi për të qenë… Edi Rama: Nuk kam asnjë lloj kurajo ta bëj këtë, sepse jam fajtori kryesor unë në këtë punë, kështu që s’kam asnjë kurajo ta bëj këtë përballje…
Ogerta Manastirliu:Nuk flas dot për të, për sakrificën që atij i duhet të bëjë nga pikëpamja e kohës kur unë nuk jam në shtëpi.
Edi Rama: Nuk është vetëm koha; janë edhe shumë angazhime. Megjithëse tani vajzat janë rritur. Ogerta Manastirliu:Vajzat janë rritur dhe janë bërë edhe kritizerë të mëdha tonat. Ndonjëherë, kur nuk të kanë pranë dhe e shikojnë pak edhe me cinizëm faktin që ti nuk je aty: “Po për çfarë po përkushtohesh? Pse nuk je me ne?” Dhe, në fakt, për të thënë të vërtetën, ato – edhe pse “të vogla” tashmë Altea bën 20 vjeç, Emili është 16; janë mjaftueshëm të mëdha për të kuptuar çfarë ndodh, për të kuptuar shumëçka dhe për të më dhënë sugjerime dhe për të më bërë kritikat e nevojshme. Altea është 20, studion për arkitekturë në Universitetin Politeknik; Emili është në vit të dytë në gjimnaz. Ndërkohë që në familjen tonë të vogël kemi shumë diskutime, dhe kjo është një temë diskutimi: pra, sakrifica që babi ka bërë, në fakt, edhe në aspektet… Edi Rama: E thonë këto? Ogerta Manastirliu:E thonë ato, patjetër. Sigurisht, në familje kemi edhe diskutime të tjera, kemi edhe debate, por kemi edhe dilemat tona ndonjëherë, që janë edhe shumë të forta. Por, në tërësi, jemi përpjekur që të gjejmë arsyen e mirë, përtej asaj që ndodh, për të thënë se ia vlen të bëhen sakrifica edhe në raport me atë që ne duhet të lëmë si njerëz dhe si qytetarë në këtë vend. Dhe besoj se kjo më ka bërë mirë jo vetëm mua; sepse unë nuk besoj se do të isha dedikuar dot “në orë e pa orë” nëse nuk do të kisha një familje që më mirëkuptonte kaq shumë; dhe sigurisht që jam gjithmonë në borxh me ta me gjithë familjen, me Ermalin të parin, me timen më, me vajzat sigurisht, dhe me të gjithë, edhe me shokët edhe me miqtë sepse kjo punë, edhe kjo jetë, të bën pak të izoluar, të bën pak të distancuar; jo me dashje, por sepse kështu është: të duhet të angazhohesh shumë te punët që të takon t’i bësh./abcnews.al
Manastirliu: Pas mbarimit të zgjedhjeve, deri në ardhjen time për herë të parë në Bashki, mbarova shkollën. Gati të gjitha rrugët e Tiranës u mbollën në atë periudhë, një iniciativë e ndërrmarë nga ju. Ajo që ndodhi, në një periudhë 3 vjecare Tirana filloi të pulsonte dhe ti kthehej gjaku në gjithë organizmin e vet. Kam qenë dëshmitare e transformimit të Tiranës, që nga dita 1. Kemi parë se cfarë ndryshimi ka ndodhur në Tiranë në ato vite sfiduese.
Aplikova më pas në Bashki, në njësinë e koordinimit të projekteve, aty nisa si specialiste. Në 2005 aplikova si drejtuese e shërbimeve sociale dhe strehimit, ku punova deri ne 2011. Shërbimet sociale ishin gati të panjohura. Hapëm qendrat e para sociale, nisëm të ndërtonim një sistem të përkujdesit social që kishte nisur në 2000 dhe kishte rritur të zgjerohej. U ngrit një sistem i mbrojtjes sociale dhe strehimit social në nivel lokal, i pari në Shqipëri. U ndërtuan banesat e para sociale në Shkozë.
Në 2011, ne na larguan nga Bashkia, ata të cilët në ato zgjedhje për ne u vodhën. Ne nuk u larguam, nga ajo që qytetarët donin për Tiranën, por Tirana për ne ishte një histori sa besimi dhe suksesi, për të rilindur kryeqytetin dhe vendin ku jemi lindur dhe u rritëm. Dy vitet më pas, kanë qenë vite ku kam punuar me dy kolege të Bashkisë, kemi qenë pjesë e një programi konsulence për Bashkitë. Kemi parë nga afër si ishin bashkitë në Shqipëri. Vajtëm për të dhënë eksperiencën e akumuluar për planet sociale, nën modelin e Bashkisë Tiranë. Ka qenë një punë e mirë, e cila ka qenë për mua një eksperiencë e akumuluar për të parë një realitet tjetër. Në 11 vite Tirana pësoi një transformim epokal, u përpoqëm të punonim në këtë raport të këshillimit, dhe për tre u angazhova këtu si edhe si pedagoge e jashtme në fakultet.
Kryeministri Edi Rama ka çelur sezonin e pestë të podcast-it të tij “Flasim”, me një episod të parë që sjell një bisedë ndryshe më personale dhe reflektuese. E ftuara e tij është Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Në këtë intervistë, Manastirliu ndau rrëfime nga jeta e saj personale, duke u ndalur te fëmijëria, familja dhe ndikimet që kanë formësuar karakterin e saj.
E lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të thjeshtë por me vlera të forta, ajo kujtoi nënën, një valltare në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe babanë, ushtarak. “Në shtëpinë tonë mbizotëronte harmonia”, tha Manastirliu, duke përshkruar një rini të kaluar mes gjysheve, dajave e hallave, një rreth familjar i gjerë që i ka dhënë shumë dashuri dhe e ka mësuar të dojë njerëzit.
Një pjesë e veçantë e rrëfimit të saj lidhej me fëmijërinë në korridoret e TKOB-it, ku e ëma e çonte shpesh. Ajo kujtoi me emocion atmosferën e atij institucioni artistët që përgatiteshin me përkushtim për të dhënë shfaqje, balerinët dhe vokalistët që vraponin nëpër korridore, dhe kostumet tradicionale që i kishin lënë mbresa të pashlyeshme. Edhe pse nuk e ndoqi rrugën e artit, Manastirliu tregoi se këto përvoja i kanë dhënë ndjeshmëri dhe përkushtim, cilësi që sot i reflekton në angazhimin e saj publik.
“Është jo e thjeshtë të flasësh për veten, është më kollaj të flasësh për të tjerët. kam lindur në Tiranë në një familje të thjeshtë. mamaja valltare në TKOB, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia, por në atë harmoni dhe simbiozë kemi lindur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth. Familja jonë ka qenë e madhe, jam rritur mes dy gjysheve të mia, dajave, hallave…
Një familje e madhe që më ka mësuar se sit ë duash njerëzit dhe të marrësh shumë dashur, që më ka mësuar dhe më ka dhënë shumë dashuri. Në fëmijërinë time kujtoj që një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e TKOB. Kam ndenjur gjithmonë dhe kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të dhënë një performancë.
Unë mes valles dhe Operës zgjidhja gjithmonë këtë të dytë, më ndiqte gjithmonë një model që ishte Suzana Kurti. Mendoja se një ditë do të bëhesha një artiste. Mami im nuk më ka shtyrë që të jem artiste, por më thoshte që në art duhet të përpiqesh fort. Mbaj mend nga TKOB, vokalistët, balerinët që vraponin nëpër korridore, kostumografinë, më pëlqenin shumë kostumet tradicionale”, tha Ogerta Manastirliu./abcnews.al
Dy prej kandidaturave të përfolura për Bashkinë e Tiranës, Ermal Hasimja dhe Florian Haçka, ishin të ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Review” .
Për Euronews Albania, Ermal Hasimja bëri të ditur se paraqet kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës gjatë intervistës, duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë. Hasimja theksoi se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur kandidaturën e tij si një kandidat të pavarur dhe përbashkues për opozitën.
“Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”, tha Hasimja.
Ndryshe, Ermal Hasimja ka origjinë familjare nga Gjakova.
Në një intervistë për Telegrafin, Hasimja ka thënë: Origjina ime është nga Gjakova. Jam rritur që i vogël me dashurinë për këtë qytet”.
Në festivalin “Ditët e Shqiptarit” në Gjakovë, Hasimja është përmendur si pedagogu/publicisti nga Tirana me origjinë nga Gjakova dhe gjithashtu si kryetar bordi i një fondacioni për Gjakovën.
Në librin e tij “E Shkuar e Pakryer”, Hasimja flet për historinë e gjyshes së tij që vinte nga Gjakova, e cila ishte ndahet nga familja për 44 vjet gjatë diktaturës shqiptare dhe që nuk kishte mundur t’i takonte familjarët në Kosovë për dekada për shkak të kufijve dhe situatave politike.
Ai ka thënë se gjyshja e tij, kur u lejuan të kthehet në Gjakovë në vitet 1990, nuk kujtonte shumë nga jeta e saj e hershme, për shkak të Alzheimer-it.
Pra, ekziston një lidhje familjare konkrete, gjyshja e tij ka prejardhje nga Gjakova, dhe ai vetë e konsideron Gjakovën si një pjesë të thellë të identitetit familjar.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, pas shakrimit të Erion Veliajt, duket se kanë ndezur konflikte në radhët e socialistëve: Braçe shpërthen ndaj Ballukut dhe Ramës Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas vendimit për ta zëvendësuar nga drejtimi i fushatës elektorale në Njësinë 5 të Tiranës, vendim ky i marrë në një […]