Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rmes Departamentit pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, njofton se nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e KosovĂ«s â DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur nga dita e sotme intervistimi i anĂ«tarĂ«ve nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve (QNR) pĂ«r komunĂ«n e Drenasit.
Veprimet po kryhen pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të hetimeve intensive, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave që lidhen me rastin.
Opinionit publik do tâi bĂ«het i ditur çdo zhvillim i mĂ«tejshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« proces nga ana e ProkurorisĂ«. /Telegrafi/
Rreth orës 13:40, një person mashkull dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri derisa ishte duke drejtuar veturën e tij.
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari ka pësuar lëndime në këmbën e majtë, në afërsi të gjurit.
Rasti ka ndodhur në Drenas.
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë konfiskuar një pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë.
Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si âMbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ dhe âPĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«mâ.
Autoritetet kompetente janë duke e hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të humbur në Drenas.
Rasti është raportuar më 6 shkurt.
âDrenas 05.02.2026 â 12:00. MĂ« 06.02.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij, Ă«shtĂ« larguar nga shtĂ«pia dhe nuk kanĂ« njohuri pĂ«r vend-ndodhjen e sajâ, thuhet nĂ« raport.
Një person është sulmuar fizikisht në fshatin Arllat të Drenasit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 13:10, ndërsa Policia ka arrestuar dy të dyshuarit.
âMĂ« 29.01.2026 janĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ« pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit pas njĂ« mosmarrĂ«veshje me datĂ«n e lartcekur dyshohet se e kanĂ« sulmuar fizikisht viktimĂ«n mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekĂ«sorâ, thuhet nĂ« raport.
Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se gjatë vërshimeve të fundit kanë intervenuar në 196 raste, nga të cilat janë evakuuar 42 persona. Kjo agjenci ka theksuar se çdo lum është i degraduar dhe duhet të mirëmbahet, derisa ka dhënë edhe rekomandime të detajuara.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Abdullahu gjatë konferencës për media lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet e fundit të muajit janar, si dhe për veprimet dhe angazhimet e agjencisë.
âVĂ«rshimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« disa komuna, i kemi potencuar mĂ« sĂ« shumti ato komuna tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« vĂ«rshimet mĂ« tĂ« theksuara dhe kĂ«tu janĂ« MalishevĂ«, GjakovĂ«, KlinĂ«, Junik, Drenas, Skenderaj, MitrovicĂ«, SuharekĂ«, Gjilan dhe PrishtinĂ«. Ekipet e specializuara tĂ« AME-sĂ«, njĂ«sitĂ« profesionale tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe shpĂ«timit, Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Policia e KosovĂ«s dhe Shoqata e KosovĂ«s pĂ«r KĂ«rkim-ShpĂ«tim, kanĂ« realizuar intervenime tĂ« shumta duke pĂ«rfshirĂ« thithje tĂ« ujit me pompa tĂ« kapacitetit tĂ« lartĂ« te objektet me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« si KEK-ut, tĂ« cilat i posedon AME-ja, kurse njĂ«kohĂ«sisht edhe njĂ«sitĂ« profesionale tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe shpĂ«timit, tĂ« cilat kanĂ« pompat edhe njĂ«sitĂ« e tyre... kemi pasur numri i rasteve tĂ« koordinuara kanĂ« qenĂ« 1070 raste. Numri i intervenimeve nĂ« vĂ«rshime ka qenĂ« 196, thithja e ujit me pompa tĂ« kapacitetit tĂ« lartĂ« 24, intervenime teknike 63, persona tĂ« evakuuar kanĂ« qenĂ« 42â, tha ai.
Ai shtoi se kanë vendosur barriera kundër vërshimeve dhe thasëve në Mitrovicë, në veçanti në lagjen te Ura e Ibrit.
Abdullahu theksoi se mungesa e mirëmbajtjes së lumenjve, deformimi i shtretërve pas luftës dhe hedhja e mbeturinave, kanë rritur ndjeshëm rrezikun e vërshimeve në shumë komuna të Kosovës.
"Hartat e lumenjve tĂ« cilĂ«t rrezikojnĂ« do tâi kemi nĂ« raport, do tâi dĂ«rgojmĂ« dhe do tâi keni tĂ« gjitha detajet, sepse tĂ« gjithĂ« lumenjtĂ« nĂ« KosovĂ« vĂ«rshojnĂ« komunat tĂ« cilat shpeshherĂ« edhe po pĂ«rsĂ«riten, domethĂ«nĂ« janĂ« plotĂ«sisht kĂ«ta lumenj tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« pĂ«rmbajtur, nuk janĂ« mirĂ«mbajtur apo shtrati i tyre Ă«shtĂ« deformuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« egĂ«r pas luftĂ«s, do tĂ« thotĂ« rĂ«ra qĂ« kanĂ« nxjerrĂ« tĂ« gjitha ato kompani, por edhe hedhja e mbeturinave nĂ« lumenj tĂ« lirĂ«, kĂ«shtu qĂ« kanĂ« shkaktuar⊠çdo lum Ă«shtĂ« i degraduar dhe duhet tĂ« mirĂ«mbahet, tĂ« pastrohet, Ă«shtĂ« primare qĂ« tĂ« sigurohet jeta e qytetarĂ«ve, ambienti, prona, ku njĂ«kohĂ«sisht edhe pĂ«r gjallesat, pĂ«r secilin, duhet tâi kemi ato lumenj, qĂ« ne si i kemi pikĂ«risht pĂ«r kĂ«to arsye tĂ« ndotjes dhe tĂ« degradimit tĂ« lumenjve", theksoi Abdullahu.
âNga analiza dhe mĂ«simet e nxjerra, kemi nxjerrĂ« rekomandime. Pastrimi dhe mirĂ«mbajtja e rregullt e shtretĂ«rve tĂ« lumenjve, monitorimi i vazhdueshĂ«m i zonave me rrezik tĂ« lartĂ«, hartimi dhe zbatimi i planeve lokale pĂ«r menaxhimin e rrezikut nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore, ndarja e qartĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sive ndĂ«rmjet nivelit lokal dhe atij qendror, ndalimi i ndĂ«rtimeve nĂ« zonat e rrezikuara nga vĂ«rshimet dhe forcimi i inspektimeve ndĂ«rtimore, rritja e kapaciteteve tĂ« reagimit nĂ« emergjencĂ« pĂ«rmes trajnimeve tĂ« rregullta dhe pajisjeve adekuate tĂ« strukturave lokale, vetĂ«dijesimi i qytetarĂ«ve pĂ«r rreziqet dhe fatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe forcimi i sistemit pĂ«r paralajmĂ«rim tĂ« hershĂ«mâ, tha ai. /KP/
Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit ka njoftuar se është zgjatur afati për paraqitjen e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbështetje të një vendimi të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me të cilin afati për dorëzimin e aplikacioneve për procesin e legalizimit është zgjatur për dymbëdhjetë muaj.
Me këtë vendim, qytetarëve të Komunës së Drenasit u mundësohet vazhdimi i paraqitjes së kërkesave për trajtimin administrativ të objekteve të ndërtuara pa leje, brenda periudhës së re të përcaktuar.
Aplikimet për legalizim bëhen pranë Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, në përputhje me procedurat dhe dokumentacionin e paraparë me legjislacionin në fuqi.
Nga komuna u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kushtet ligjore që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të caktuar. /Telegrafi/
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.
Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e kandidatëve.
Rasti më i rëndë deri më tani është shënuar në Prizren, ku javën e shkuar u ndaluan 109 persona nën dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor. Gjykata caktoi masën e paraburgimit njëmujor për 23 prej tyre.
Procesi i numërimit të votave përfundoi më 9 janar, ndërsa votat u përpunuan në qendrat komunale dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjatë këtij procesi, çdo fletëvotim kalon në disa nivele kontrolli, por dyshimet për manipulim lidhen kryesisht me fazën e leximit të votave për kandidatë, ku mund të ndryshohet verbalisht numri i kandidatit të votuar.
Ky problem nuk ndikon në rezultatin e partisë, por mund të ndryshojë ndarjen e votave mes kandidatëve brenda të njëjtës listë, çka përbën vepër penale sipas ligjeve në fuqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave dhe pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.
PRISHTINĂ, 26 janar/ATSH/ Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, ka autorizuar PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r grumbullimin e informatave lidhur me procesin e rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« komunĂ«n e Drenasit.
Sipas njoftimit, Prokuroria, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka vërejtur mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të këtij procesi në Drenas.
Në këtë drejtim, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës me qëllim të grumbullimit të informatave, evidentimit të shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimit të provave që lidhen me këtë çështje.
Po ashtu, bëhet e ditur se prokurori i shtetit është duke përcjellë nga afër edhe procesin e rinumërimit në komunat e tjera që bien në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Pas përfundimit të këtij procesi, do të analizohen të gjitha rrethanat dhe do të shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve shtesë për grumbullim informatash.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative në Republikën e Kosovës, veçanërisht në rastet që lidhen me mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë. /Kosovapress/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ ka vazhduar aksionet ndaj konsumatorĂ«ve me borxhe tĂ« papaguara, duke realizuar sot njĂ« aksion nĂ« qytetin e Drenasit.
Sipas njoftimit tĂ« KRU âPrishtinaâ, gjatĂ« kĂ«tij aksioni janĂ« shkyçur nga shĂ«rbimi i furnizimit me ujĂ« konsumatorĂ«t tĂ« cilĂ«t nuk i kanĂ« pĂ«rmbushur obligimet financiare nĂ« pĂ«rputhje me kontratat e lidhura me kompaninĂ«.
Nga kompania bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe funksionimit të qëndrueshëm të shërbimit të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/
Ngjan me një tapet nga mënyra se si është hequr por në të vërtetë, kjo është shtresa e asfaltit nga segmenti i rrugës ngjitur me urën, i larguar pas vërshimeve që goditën Komunën e Drenasit ditë më parë.
Gjersa uji ka larguar shtresën e asfaltit pak metra më poshtë, tek ura e fshatit Dobroshec ka mbetur vetëm pjesa e trasesë duke e bërë kështu të pakalueshme rrugën.
Ky segment tĂ« shpien tek lagjja âAdemajâ banorĂ«ve tĂ« cilĂ«s, tashmĂ« ua ka komplikuar pĂ«rditshmĂ«rinĂ«.
âNeve na ka bo bukur shumĂ« keq po, kemi zgjidhje veç na duhet nja 7 km me i hangĂ«r, 3 e gjysĂ« anej e tre e gjysĂ« kĂ«ndej pĂ«r me dale njĂ« urĂ« ma nalt se kjo Ă«shtĂ« e pakalueshme. MĂ« sĂ« keqi e kemi punĂ«n e nxĂ«nĂ«sve se janĂ« 15 nxĂ«nĂ«s tĂ« shkollĂ«s fillore qĂ« kombi i merrke çdo herĂ« i qojke nĂ« shkollĂ« e i ka prue e tash as sun hin kĂ«sajde kurrqysh, duhet me i qit nxĂ«nĂ«sit diku me bo njĂ« zgjidhje por i kisha lut organet me bo diçka dhe besoj qĂ« bĂ«hetâ, ka deklaruar Veli Ademi â Banor i fshatit Dobroshec.
âĂshtĂ« tepĂ«r e vĂ«shtirĂ« pĂ«r neve se duhet me i bĂ« plus tre kilometra e gjysĂ«m me shku nĂ« urĂ«n tjetĂ«r çâka na shkakton shpenzime ma shumĂ«. E ftoj kryetarin bashkĂ« le tâvjen te shikojmĂ« a Ă«shtĂ« e kalueshme kjo, masa besoj do marrin e shohim ditĂ«ve tĂ« ardhshmeâ, ka theksuar tutje ai.
Sipas kontratĂ«s sĂ« dhĂ«nĂ« nga Komuna e Drenasit nĂ« korrik tĂ« vitit 2022, punimet janĂ« kryer nga kompania âFer-Petrollâ ndĂ«rsa ky segment, hynte nĂ« mesin e 8 rrugĂ«ve qĂ« duheshin kryer nga kompania nĂ« periudhĂ« dy vjeçare.
Vlera e projektit ishte 249 mijë e 955 euro e 70 cent.
Në nenin 34 ku edhe përmendet përgjegjësia mbi defektet theksohet se kontraktuesi do jetë përgjegjës për mënjanimin e defekteve dhe dëme që do lindin nga përdorimi i materialeve të gabuara ose veprimet e mosveprimet gjatë periudhës së defekteve.
Sipas kontratës, periudha garantuese e defekteve është dy vite. (foto defektet)
Në segmentin e rrugës në Dobroshec tregohen detaje të punëve të operatorit nga shtresa e asfaltit 8.0 centimetërshe e deri tek furnizimi, shtruarja dhe ngjeshja e zhavorit që sipas kontratës, trashësia përcaktohet prej 20 centimetrash. (foto detajet e puneve).
PĂ«r segmentin âDobroshec â ĂikatovĂ« e vjetĂ«râ, vlera e punĂ«ve arriti shumĂ«n prej 9.984 euro.
Por, në Komunën e Drenasit mohojnë se dëmi ka të bëjë me cilësinë e dobët të punimeve.
âGjatĂ« realizimit tĂ« punimeve ka pasur mbikĂ«qyrje teknike, si gjatĂ« fazĂ«s sĂ« ndĂ«rtimit ashtu edhe pas pĂ«rfundimit tĂ« punimeve, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e aplikueshme. Arsyeja e dĂ«mtimit tĂ« asfaltit lidhet me vĂ«rshimet e fundit dhe sasinĂ« e jashtĂ«zakonshme tĂ« ujit. Duke qenĂ« se kjo pjesĂ« paraqet njĂ« nga pikat mĂ« tĂ« ngushta tĂ« grykĂ«s sĂ« Drenasit, presioni i madh i ujit, i paparĂ« mĂ« herĂ«t, ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« dĂ«mtimin e rrugĂ«s. Teknikisht, nĂ« kushte tĂ« tilla Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« asfalti tĂ« qĂ«ndrojĂ« i paprekur nĂ« bazamentin e tij. Siç edhe vĂ«rehet nĂ« terren, dĂ«mtimi nuk ka ardhur si pasojĂ« e cilĂ«sisĂ« sĂ« dobĂ«t tĂ« punimeve, pasi asfalti dhe bazamenti janĂ« shkĂ«putur nĂ« tĂ«rĂ«si dhe jo tĂ« copĂ«tuar, çka dĂ«shmon pĂ«r ndikim tĂ« forcave tĂ« jashtme natyrore. NĂ« tĂ« ardhmen, kjo pjesĂ« do tĂ« trajtohet me kujdes tĂ« shtuar, duke shqyrtuar mundĂ«sinĂ« e betonimit tĂ« dy anĂ«ve tĂ« rrugĂ«s si dhe vendosjen e lĂ«shesave shtesĂ« pĂ«r tejkalimin e ujĂ«rave, me qĂ«llim tĂ« zvogĂ«limit tĂ« presionit mbi bazamentin e asfaltitâ, ka deklaruar Endrit Gllareva â Drejtor i DrejtorisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s.
TV Dukagjini ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga kompania përgjegjëse për projektin por e njëjta, nuk i është përgjigjur interesimit.
Rruga DrenasâShtrubullovĂ«âKrajkovĂ« Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«rkohĂ«sisht pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga vĂ«rshimet.
Sipas njoftimit nga Komuna e Drenasit, ura në afërsi të varrezave të Drenasit ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim.
âPĂ«r arsye sigurie, qarkullimi mbi urĂ« ndalohet pĂ«rkohĂ«sisht deri nĂ« njĂ« njoftim tĂ« radhĂ«s,â thuhet nĂ« njoftim.
Tutje në këtë njoftim, thuhet se në ditët në vazhdim do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.
âNjĂ«sitet e PolicisĂ« dhe tĂ« ZjarrfikĂ«sve janĂ« tĂ« pranishme nĂ« vendin e ngjarjes dhe po monitorojnĂ« situatĂ«nâ.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se po merr masa për trajtimin e dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në rrugët regjionale.
Sipas njoftimit, çështja është adresuar si kërkesë emergjente tek Departamenti i Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
âProblemi i dĂ«mtimeve nĂ« rrugĂ«t regjionale Ă«shtĂ« trajtuar zyrtarisht dhe kemi bashkĂ«punuar ngushtĂ« me Stacionin Policor nĂ« Drenas. KĂ«rkesa Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me raportime dhe fotografi nga terreni, tĂ« cilat pasqyrojnĂ« gjendjen aktuale dhe rrezikun pĂ«r sigurinĂ« nĂ« komunikacionâ, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur gjithashtu se po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojë koordinimin me institucionet përgjegjëse për të siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe qarkullim të rregullt për qytetarët.
âDo tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« me institucionet pĂ«rgjegjĂ«se me qĂ«llim qĂ« qarkullimi i qytetarĂ«ve tĂ« jetĂ« sa mĂ« i sigurt dhe i pandĂ«rprerĂ«. Ju falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptiminâ, u shprehĂ«n nga Komuna e Drenasit. /Telegrafi/
Handikos në Drenas ka nisur vitin 2026 me një bashkëpunim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke forcuar lidhjet me diasporën shqiptare në Gjermani.
Sipas njoftimit, Handikos Drenas ka realizuar bashkĂ«punim me âShoqatĂ«n Nazmi UkĂ«smajliâ nga Abensberg i GjermanisĂ«, e cila udhĂ«hiqet nga kryetari Naim Kastrati, bashkatdhetar nga Komuna e Drenasit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, shoqata nga Gjermania ka dhuruar karroca invalidore dhe rollatorë për Handikos Drenas, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara.
Nga Handikos Drenas u bë e ditur se ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kontribuar në projekte dhe iniciativa të tjera në dobi të komunitetit. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit njofton se për shkak të vërshimeve, borës, ngricave dhe mungesës së ujit të pijes në disa zona, kryetari i Komunës ka vendosur pezullimin e procesit mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor.
Procesi mësimor do të rifillojë të mërkurën, më 14 janar 2026.
"Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim", thuhet në njoftim. Më herët, edhe Komuna e Malishevës dhe ajo e Fushë-Kosovës kanë njoftuar shtyrjen e procesit mësimor për shkak të vërshimeve dhe pasojave nga to.
Komuna e Drenasit, e cila ditĂ«ve tĂ« fundit Ă«shtĂ« pĂ«rballur me pĂ«rmbytje si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut, ka paralajmĂ«ruar padi ndaj KompanisĂ« Rajonale tĂ« UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ pĂ«r ndĂ«rprerjen e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.
Sipas KomunĂ«s, pas vĂ«rshimeve KRU âPrishtinaâ ka ndaluar furnizimin me ujĂ« nĂ« disa pjesĂ« tĂ« territorit tĂ« Drenasit, gjĂ« qĂ«, sipas kryetarit Ramiz Lladrovci, paraqet vĂ«shtirĂ«si serioze pĂ«r qytetarĂ«t dhe rrezik pĂ«r njĂ« krizĂ« humanitare.
âVĂ«shtirĂ«si e veçantĂ« Ă«shtĂ« furnizimi me ujĂ« tĂ« pijes pĂ«r disa ditĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« territorit tĂ« komunĂ«s dhe mund tĂ« shkaktohet katastrofĂ« humanitare. Lidhur me furnizimin me ujĂ«, qytetarĂ«t duhet tĂ« drejtohen pranĂ« KompanisĂ« Rajonale tĂ« UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaââ, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Drenasit.
Tutje bĂ«het e ditur se Komuna do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa ligjorĂ« ndaj KRU âPrishtinaâ pĂ«r mosfurnizim tĂ« rregullt me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.
âKryetari i komunĂ«s sĂ« Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se Komuna do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa ligjorĂ« ndaj KRU âPrishtinaâ, pĂ«r mosfurnizim tĂ« rregullt me ujĂ« tĂ« pijshĂ«mâ, thuhet nĂ« njoftim.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka njoftuar se vërshimet kanë bllokuar sërish disa rrugë në këtë komune. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin pa arsye, dhe ka njoftuar edhe se, ekipet emergjente janë terren.
Kryetar i Drenasit, ka treguar se cilat rrugë janë të bllokuara si pasojë e vërshimeve.
Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:
Drenas â Guri i PlakĂ«s,
Drenas â Kroi i Mbretit
ShtrubullovĂ« â KorroticĂ« e UlĂ«t, dhe
Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.
Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.
Qytetarë të nderuar,
Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.
Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të hënës dhe të martës kanë shkaktuar vërshime në komunën e Drenasit, duke dëmtuar prona private, biznese dhe prona publike.
Komuna e Drenasit bën të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, së bashku me institucionet tjera komunale, kanë qenë vazhdimisht në terren për të lehtësuar situatën dhe për të reduktuar dëmet.
âVĂ«rshimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« hapĂ«sira tĂ« tĂ«ra nĂ« komunĂ«n tonĂ«. NĂ« veçanti, Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimi i qytetarĂ«ve dhe janĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« âLokalet e rejaâ te Stacioni i AutobusĂ«ve. Intervenimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« largimin e ujit nga gypat e kanalizimit dhe pengesat qĂ« kanĂ« krijuar bllokime", bĂ«ri tĂ« ditur Komuna pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në disa zona ka qenë më i lartë se sa është regjistruar më parë, ndërsa mbingarkimi i gypave të ujërave atmosferikë ka paraqitur shqetësim shtesë.
âKyçjet e ujĂ«rave atmosferikĂ« nĂ« gypat e kanalizimit tĂ« ekonomive familjare dhe objekteve kolektive do tĂ« trajtohen me prioritetâ, theksohet nĂ« njoftim.
Komuna gjithashtu njofton se së shpejti do të emërohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë për të arritur përfundime meritore.
âMe prioritet do tĂ« ndĂ«rmarrim tĂ« gjitha masat pĂ«r zvogĂ«limin e rrezikut nga vĂ«rshimet dhe pĂ«r parandalimin e situatave tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« ardhmenâ, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit normal.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës në rrugët kryesore dhe dytësore të komunës.
âEkipet janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« intensivisht pĂ«r pastrimin e borĂ«s dhe sigurimin e qarkullimit normal nĂ« rrugĂ«t kryesore dhe dytĂ«soreâ, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Drenasit.
Nga komuna u është bërë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Aktualisht, sipas komunës, shumica e rrugëve janë të kalueshme. Megjithatë, dy segmente rrugore vazhdojnë të mbeten të bllokuara.
âTĂ« gjitha rrugĂ«t janĂ« tĂ« kalueshme, pĂ«rveç rrugĂ«s pĂ«r tek Guri i PlakĂ«s, nĂ« fshatin ĂikatovĂ« e VjetĂ«r, si dhe rrugĂ«s pĂ«r tek Kroi i Mbretit, nĂ« lagjen Bucolli, tĂ« cilat janĂ« tĂ« pakalueshme si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiutâ, njofton Komuna e Drenasit.
Nga komuna kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe kanë bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht. /Telegrafi/
Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët për situatën e vështirë në rrugën që lidh fshatin Graboc i Epërm me Drenasin, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Drenica në segmentin rrugor Guri i Plakës.
âRruga Ă«shtĂ« e pakalueshme dhe qarkullimi Ă«shtĂ« i rrezikuarâ, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s, ku qytetarĂ«t ftohen tĂ« pĂ«rdorin rrugĂ« alternative deri nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e gjendjes.
Institucionet përkatëse janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, duke ndërmarrë të gjitha masat për të mbajtur nën kontroll rrezikun për qytetarët.
âLuten qytetarĂ«t tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« rrugĂ« alternative deri nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e gjendjesâ, theksohet nĂ« njoftim.
Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit po përballet me vërshime të rënda, që kanë goditur dhjetëra shtëpi, biznese dhe hapësira publike.
Kryetari i komunĂ«s, Ramiz Lladrovci njoftoi se nga mĂ«ngjesi, niveli i ujit Ă«shtĂ« rritur vazhdimisht, me çârast ka vĂ«rshuar dhjetĂ«ra shtĂ«pi, biznese dhe hapĂ«sira publike.
Rrugët kryesore në drejtim të Komoranit, te Trafoja dhe te ura e Bucollëve janë ndërprerë për qarkullim, ndërsa vështirësi po raportohen edhe te ura e Shtrubullovës.
Lladrovci ka shtuar se dalja në magjistrale po bëhet përmes rrugëve alternative. Po ashtu, qindra hektarë tokë janë të vërshuara, ndërsa rryma është ndërprerë për shkak se po rrezikohet Trafoja kryesore e komunës. Kryetari paralajmëron se priten vështirësi edhe për furnizimin me ujë.
Në këtë situatë, Lladrovci falënderoi institucionet dhe qytetarët për përkrahjen e tyre.
âFalĂ«nderoj Presidenten, Osmani-Sadriu pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« e pĂ«rkrahjes, ministrat nĂ« detyrĂ« tĂ« linjĂ«s, z. Elbert Krasniqi dhe z. Hysen Durmishi, AME-nĂ«, qytetarĂ«t pĂ«r solidaritetin dhe ndihmĂ«n me mjete personale, zyrtarĂ«t e komunĂ«s dhe institucionet tjera qĂ« janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r tejkalimin e gjendjesâ, ka shkruar Lladrovci.
Ai shtoi ftoj qytetarët për kujdes të shtuar dhe të respektojnë ndalesat e organeve kompetente për qarkullim në disa rrugë.
Komuna e Drenasit vijon të monitorojë situatën dhe të angazhohet për të siguruar ndihmë dhe për të menaxhuar emergjencën. /Telegrafi/