❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Italia parandalon hakerat rusë/ Tentativa për sulme kibernetike para Lojërave Olimpike Dimërore

As Lojërat Olimpike Dimërore nuk u kanë shpëtuar tentativave për sulme kibernetike. Në prag të nisjes së Olimpiadës Milano Cortina 2026, Italia ka penguar një seri sulmesh kibernetike.

Ministri i jashtĂ«m italian Antonio Tajani tha se sulmet synonin disa nga zyrat e ministrisĂ« sĂ« jashtme, pĂ«rfshirĂ« njĂ« nĂ« Uashington, si dhe faqet e internetit tĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore dhe hotelet nĂ« Cortina d’Ampezzo.

Duke folur me gazetarët gjatë një udhëtimi drejt Uashingtonit, Tajani tha se sulmet e tentuara ishin nga hakerat rusë, por nuk dha detaje shtesë.

“JanĂ« hakerĂ« rusĂ«, po flasim pĂ«r sulme ndaj ambasadĂ«s italiane dhe faqeve tĂ« tjera tĂ« internetit qĂ« i pĂ«rkasin MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme. Ne i kemi njoftuar tĂ« gjitha autoritetet dhe ekziston njĂ« qendĂ«r operacionesh pikĂ«risht pĂ«r tĂ« parandaluar kĂ«to sulme, tĂ« cilat janĂ« me origjinĂ« ruse”-tha Tajani.

Autoritetet italiane po rrisin masat e sigurisë ndërsa udhëheqësit politikë globalë, përfshirë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes të premten.

Sulmet kibernetike të lidhura me Lojërat Olimpike në të kaluarën ndodhën edhe në Paris në vitin 2024 dhe mendohet se pas tyre qëndronin hakerë rusë.

Shërbimet britanike të inteligjencës thonë se hakerët rusë po parashikonin gjithashtu sulme ndaj Olimpiadës në Tokio në vitin 2021./abcnews.al

“Leonard” godet gadishullin Iberik/ Mot i keq me stuhi, njĂ« viktimĂ« nĂ« Portugali, zhduket njĂ« vajzĂ« nĂ« SpanjĂ«

Gadishulli iberik është goditur nga stuhia Leonardo, që ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje.

Në Portugali një burrë 70 vjeçar humbi jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën e tij, ndërsa në Spanjë një vajzë që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin e saj, është e zhdukur.

Autoritetet arritën të gjenin qenin, por jo vajzën, pavarësisht kërkimeve intensive gjatë gjithë natës.

Ndërkohë Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë kishin marrë pjesë në më shumë se një milion incidente deri në mesnatë të mërkurën.

Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje, sipas kreut të departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale.

Leonardo më e fundit nga stuhitë që kanë përfshirë Portugalinë dhe Spanjën këtë vit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.

Stuhia Marta, fronti i radhĂ«s i motit nĂ« tĂ« ashtuquajturin “treni i stuhisĂ«â€, pritet tĂ« godasĂ« rajonin gjatĂ« fundjavĂ«s, sipas agjencisĂ« spanjolle tĂ« motit Aemet.

Kjo goditje vjen teksa Portugalia ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia Kristin javën e kaluar që shkakoi mbi 4 miliardë euro dëme.

Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga mëngjesi i së enjtes./abcnews.al

 

Kanceri, shkaku i dytë i vdekjeve/ ISHP: 7 mijë raste të reja në vit, më të shpeshta në gji dhe mushkëri

Pas sëmundjeve kardiovaskulare, kanceri është shkaku i dytë i humbjes të jetës  në vend.  Specialistët e  Institutit të Shëndetit Publik i referohen shifrave të vitit 2024 dhe   thonë se ai është përgjegjës për  16 % të vdekjeve dhe rreth 7 mijë raste të reja në vit.  Më i shpeshtë është kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit.

“Ajo qĂ« bie nĂ« sy Ă«shtĂ« njĂ« rritje e vazhdueshme qĂ« nga 2015 kur kemi filluar tĂ« pĂ«rdorim kĂ«tĂ« metodologji tĂ« regjistrit tĂ« kancerit. Pra ka njĂ« rritje vjetore prej  2.5-2.6%  çdo vit.”- tha ai

Me plakjen e popullsisë projeksionet e  mjekëve janë për shtim të  numrit të rasteve vitet  e ardhshme.

“Prirja e deritanishme deri nĂ« 10 vjet,  prirjet e plakjes sĂ« popullsisĂ« pavarĂ«sisht se popullata e ShqipĂ«risĂ« rezidente mund tĂ« vijĂ« nĂ« rĂ«nie mĂ« shumĂ« gjasĂ« kanceret do tĂ« vijnĂ« nĂ« rritje nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« paktĂ«n rastet e reja. Ne shpresojmĂ« qĂ« trendi i  vdekshmĂ«risĂ« tĂ« jetĂ« ai qĂ« kemi vrejtur nĂ« dhjetĂ« vjet, por  shĂ«ndetĂ«sia shqptare duhet te jetĂ« e pĂ«rgatitur nĂ« vitet qĂ« vijojnĂ« tĂ« kemi dhe 10 mijë  raste te reja nĂ« vit apo dhe mĂ« shumĂ« çka do tĂ« thotĂ« qĂ« barra e kĂ«saj sĂ«mundje do tĂ« vijĂ« vetem duke u rritur”, u shpreh mjeku.

Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisë  premtoi  ofrimin e shĂ«rbimit  onkologjik afĂ«r pacientit me krijimin e Institutit KombĂ«tar tĂ« OnkologjisĂ« dhe Rrjetit KombĂ«tar tĂ« Kancerit. NdĂ«rkohë  tha se nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ« do tĂ« shtohen pajisjet diagnostikuese dhe  zgjerohet lista e barnave.

“Rrjeti KombĂ«tar i Kancerit do tĂ« mundĂ«sojĂ« ofrimin e shĂ«rbimit onkologjik afĂ«r pacientit, me tĂ« njĂ«jtat protokolle trajtimi si nĂ« TiranĂ«, nĂ«pĂ«rmjet njĂ« modeli Hub and Spoke. PlotĂ«simi i mungesave tĂ« barnave onkologjike dhe zgjerimi i listĂ«s sĂ« barnave tĂ« rimbursueshme. PĂ«rmirĂ«simin e kapaciteteve tĂ« trajtimit me radioterapi.  Kjo ka qenĂ« njĂ« problematikĂ« e vazhdueshme e shĂ«rbimit onkologjik. FalĂ« njĂ« bashkĂ«punimi tĂ« shkĂ«lqyer me AgjencinĂ« Atomike, shumĂ« shpejt do tĂ« kemi 3 açeleratore lineare funksionale dhe sigurisht po punojmĂ« tĂ« sjellim aparatin e ri modern tĂ« brakiterapisĂ« sa mĂ« shpejt”, shtoi ministrja.

Kanceri  është një sfidë e përbashkët e gjithë shoqërisë dhe, si i tillë tha ministrja e shëndetësisë  kërkon një qasje të mirë-koordinuar.  Për të parandaluar  kancerin e qafës së mitrës këtë vit  u zgjerua fasha e depistimit  me moshat nga 35 në 55 vjeç dhe nisi vaksinimi kundër human papiloma virus dhe per  djemtë./abcnews.al

OSBE: Bëni reformën zgjedhore! Të rishikohet sa më parë Kodi Zgjedhor

Ligji zgjedhor duhet të rishikohet sa më parë. Përfaqësuesit ndërkombëtare kanë shtuar thirrjet për palët politike për tu ulur në tryezën e komisionit të reformës zgjedhore për të adresuar boshllëqet ligjore dhe rekomandimet e OSBE ODHIR.

“InkurajojmĂ« punĂ«n e komisionit ad hoc pĂ«r reformĂ«n zgjedhore dhe shpresojmĂ« qĂ« ai tĂ« rifillojĂ« sĂ« shpejti aktivitetin. Ka disa probleme qĂ« lidhen me ligjin zgjedhor, i cili sipas vlerĂ«simit tonĂ« nuk Ă«shtĂ« ende nĂ« standardin e duhur. Ky Ă«shtĂ« njĂ« rekomandim i pĂ«rsĂ«ritur vazhdimisht nga misionet e ODIHR-it.” – tha ai.

Ping pongun e palëve politike për reformat, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, refuzoi ta komentoi por për ligjin zgjedhor pranon se ka një dakortësi mes mazhorancës dhe opozitës.

“Kam pĂ«rshtypjen se mesazhi i ODIHR-it Ă«shtĂ« dĂ«gjuar. Pa hyrĂ« nĂ« debat politik, pasi nuk Ă«shtĂ« roli ynĂ«, duket se tĂ« gjitha partitĂ« e pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« Parlament janĂ« dakord qĂ« reforma Ă«shtĂ« e nevojshme dhe se duhet punuar pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar atĂ«,” u shpreh ambasadori.

Mbledhja e fundit e Komisionit për Reformën Zgjedhore është zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa pas ditësh bojkot dhe ultimatumesh PS ia doli të bind PD të rikthehet në tryezë e reformes territoriale.

Ndërsa Komisioni për reformën zgjedhore, përvec çështjeve të nxehta si depolizimi I komisioneve zgjedhore apo ligji për financimin e partive politike, objekt të punës pritet të ketë edhe përgatitjen e institucioneve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve për parlamentin europian, në përmbushje të angazhimeve që vijnë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.

NBA, dominon “molla e madhe”/ New York arrin fitoren e tetĂ« radhazi nĂ« sezonin e rregullt

Mund ta ndjejë veten si një ekip me emër tepër të madh. Nuk është gjë e vogël të përfaqësosh Nju Jorkun, qytetin më të lavdishëm të historisë moderne të botës, dhe skuadra e basketbollit e di këtë shumë mirë.

Gjithsesi, tĂ« mbiquajturit “Niksat” nuk kanĂ« qenĂ« aspak nĂ« nivelin qĂ« kĂ«rkon qyteti i tyre, qendra e biznesit dhe e financave amerikane dhe botĂ«rore, ndonĂ«se ky brez po pĂ«rpiqet pa masĂ« qĂ« t’ia dalĂ«.

Nju Jork Niks arriti fitoren e 8-të radhazi këtë sezon në NBA, duke kaluar një rival shumë të fortë si Denverin me rezultatin 134-127.

U deshĂ«n dy kohĂ« shtesĂ«, pra 58 minuta vetĂ«m lojĂ« e kronometruar qĂ« tĂ« pĂ«rcaktohej fituesi nĂ« “Medison Skuer Garden”, ndĂ«rsa nĂ« total rreth 20 000 spektatorĂ«t nĂ« ArenĂ« mbetĂ«n nĂ« tribuna pĂ«r rreth 3 orĂ«.

Sfida ishte e shkëlqyer me lojë sulmuese dhe mbrojtje që shpesh nuk ekzistonin, siç është moda e viteve të fundit në NBA, ndërsa njujorkezët u udhëhoqën nga Xhejlën Braun, më I miri I tyre me 42 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë.

U dalluan edhe Karl-Entoni Tauns me 24 pikë e 12 topa në tabela, Anunobi me 20 pikë dhe Shamet me 16.

Denverit nuk i mjaftoi shkëlqimi i kapitenit, Nikola Jokiç, me 30 pikë, 14 topa në tabela e 10 asistë.

Ylli serb u ngjit në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve për tripëll dabëlla, me 181, po aq sa Oskar Robertson, dhe kjo ndodhi pasi shërbeu asist për Harduejn kur duheshin edhe 46 sekonda deri në përfundim të ndeshjes.

Niksat janë në vendin e dytë në Lindje me 33 fitore e 18 humbje, lënë pas vetëm nga kryesuesi Detroit që ka vetëm 12 humbje.

Gjithsesi, shanset janë të mira që të synohet titulli këtë sezon. Do të ishte titulli i tretë në histori dhe i pari pas plot 53 viteve.

Rekord tifozësh në Gjermani/ Plot 50 000 spektatorë në ndeshjen për të rinj në Champions

Duhej të ishte thjesht një ndeshje. Edhe pse luhejn në nivelin e Ligës së Kampionëve, sërish flasim për 19-vjeçarët, dhe nëse në stadium mund të jenë 2 apo 3 mijë njerëz kjo është mjaft.

Nuk ndodh kështu në Gjermani, dhe këtë herë u vendos një rekord.

Plot 50 000 spektatorĂ« mbushĂ«n stadiumin e KĂ«lnit, me emrin e sponsorit “Rain Energi”, ndĂ«rtuar mbi stadiumin e vjetĂ«r Myngersdorfer.

Luanin Këlni vendas dhe Interi milanez, e tifozët vendas dhanë një spektakël në tribuna, duke thyer rekordin e mëparshëm që ishte 40 368 spektatorë, kur Interi luajti ndaj Trabzonsporit në prill të vitit të kaluar.

Për skuadrën zikaltër, titullar ishte portieri i Shqipërisë U19, Alen Taho, i cili bëri disa pritje, ndërsa nuk mund të quhet fajtor për golin.

Ekipi i Shpresave të Interit ia doli vetëm në fund, pasi ndeshja e Championsit për të rinj ishte në barazim 1-1 deri minutën e shtatë shtesë.

Pikërisht në fund, italianët shënuan dy gola.

Duket se tifozët e Këlnit janë të pakënaqur me skuadrën e të rriturve që po kalon sezon të vështirë në Bundesligë, dhe kanë vendosur të ndjekin të rinjtë./abcnews.al

Cristiano Ronaldo bĂ«n 41/ Ylli portugez feston ditĂ«lindjen, mbyll “grevĂ«n” me Al Nassr

Vitet kalojnë, por ata jabë vetëm një numër për Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i futbollit feston këtë të enjte ditëlindjen e tij të 41, por nuk ka ndërmend të ndalet.

Këtë e konfirmon foto e postuar nga ai në rrjetet sociale, duke u stërvitur me Al Nassr, si shenjë edhe e mbylljes së rebelimit pas përplasjes me klubin saudit për shkak të merkatos.

Tani të gjithë presin që ai të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme kundër Al Ittihad, për të thelluar më shumë rekordet personale që e shoqërojnë në këtë ditë të shënuar.

Me 1,308 ndeshje tĂ« luajtura dhe njĂ« shifĂ«r tĂ« pabesueshme prej 961 golash zyrtarĂ«, portugezi Ă«shtĂ« ndĂ«r golashĂ«nuesit mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave, ndĂ«rsa mision ka arritjen e 1 mijĂ« realizimeve nĂ« karrierĂ«. CR7 mund tĂ« krenohet me pesĂ« “Topa tĂ« ArtĂ«â€ dhe katĂ«r “KĂ«pucĂ« tĂ« Arta”, por Ă«shtĂ« aftĂ«sia e tij pĂ«r tĂ« rishkruar statistikat nĂ« çdo garĂ« qĂ« e bĂ«n atĂ« unik.

MegjithĂ«se prej vitesh Ă«shtĂ« larguar nga skena e madhe e futbollit europian, lidhja e Cristiano Ronaldo me Champions League kufizohet me pĂ«rsosmĂ«rinĂ«. Ai mban rekordin pĂ«r mĂ« shumĂ« paraqitje, gola dhe asiste nĂ« historinĂ« e turneut. Portugezi ishte i pari qĂ« theu barrierĂ«n e 100 golave ​​nĂ« kĂ«tĂ« garĂ«, duke dominuar çdo fazĂ«: nga grupet deri nĂ« finale, pa harruar njĂ« seri tĂ« pafundme tregolĂ«shash dhe golash tĂ« njĂ«pasnjĂ«shĂ«m.

I njëjti diskutim vlen edhe me kombëtaren e Portugalisë, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e ekipit kombëtar, rekordi për gola dhe asiste në historinë e Kampionatit Evropian dhe më shumë gola në turnetë kualifikuese dhe finale evropiane.

Përveç rekordeve të tij me Real Madridin si realizuesi më i mirë i të gjitha kohërave, Ronaldo ishte lojtari i parë që përfundoi golashënuesi më i mirë në katër liga të ndryshme dhe shënoi mbi 50 gola në secilën prej tyre.

Nga Premier League me Manchester United, nĂ« La Liga me Real Madrid, nga Serie A me Juventus dhe tani nĂ« LigĂ«n Profesionale Saudite me Al Nassr, “marka” e CR7 nuk ka njohur kufij, duke i dhuruar atij njĂ« vend nderi nĂ« “Olimpin” e futbollit botĂ«ror./abcnews.al

City, në finalen e Kupës/ Skuadra e Guardiola mundi 3-1 Newcastle në gjysmefinalen e dytë

Asnjë surprizë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Ligës në Angli. Ashtu si titulli kampion në Premier edhe ky trofe do të diskutohet nga dy rivalët e mëdhenj të këtij sezoni, Arsenal dhe Manchester City.

Pas “Topçinjve”, biletĂ«n pĂ«r nĂ« finalen e “Wembley” siguroi edhe Manchester City.

Skuadra e Guardiolës mundi 3-1 Neëcastle në sfidën e kthimit, ndërsa kishte fituar 2-0 edhe ndeshjen e parë në transfertë.

Gjithçka e lehtĂ« pĂ«r “Cityzens”, qĂ« nĂ« fushĂ«n e tyre e vranĂ« garĂ«n qĂ« nĂ« pjesĂ«n e parĂ«.

Pas vetëm shtatë minutash, Marmoush ndali topin në rrjetë për epërsinë e të zotëve të shtëpisë.

Nuk mund të flitet për reagimin e Neëcastle, që u dorëzua përpara pushimit.

Marmoush dyfishoi po vetë diferencën në rezultat në minutën e 29-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas, Tijani Reijnders shënoi edhe golin e tretë për Manchester City.

Në pjesën e dytë, miqtë vetëm sa zbutën humbjen me golin e Elanga, por nuk arritën të prishinin festën e Guardiolës dhe skuadrës së tij.

KĂ«shtu, rivaltiteti mes Mancester City dhe Arsenal nĂ« kĂ«tĂ« sezon tĂ« futbollit anglez pasurohet me njĂ« tjetĂ«r kapitull. Dy skuadrat do tĂ« diskutojnĂ« trofeun e KupĂ«s sĂ« LigĂ«s mĂ« 22 mars nĂ« stadiumin “Wembley”.

Inter nuk fal as në Kupë/ Zikaltërit kualifikohen në gjysmëfinalen e kompeticionit

Habia e parë ishte se përse shkuan në një stadium tjetër.

Interi e kishte nĂ« shtĂ«pi ndeshjen çerekfinale tĂ« KupĂ«s sĂ« ItalisĂ« ndaj Torinos, por ajo nuk u luajt nĂ« “San Siro”, veçse nĂ« MonzĂ«.

ÇfarĂ« ndodhi?

Arsyeja është e thjeshtë dhe e rëndësishme, në impiantin legjendar të Milanos do të mbahet këtë të premte ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore, ndaj edhe nuk mund të luhej futboll.

Interi gjithsesi nuk e vuajti aq shumë këtë zhvendosje, duke fituar 2-1 e duke kaluar në gjysmëfinale.

Trajneri Kristian Kivu bëri ndryshime të rëndësishme në formacion, dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe për shkak të ngarkesës së madhe sezonale në Serinë A dhe në Champions, plus Superkupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klubet që në verë.

Vetëm të tillë si Mkitarian, Açerbi apo Turam ishin ndër titullarët e aktivizuar.

Golat u shënuan nga Boni në pjesën e parë dhe Diuf menjëherë pas pushimit, ndërsa për Torinon realizoi sulmuesi kroat I ardhur tani në janar, Sandro Kulenoviç.

Interi kërkon Kupën e 10-të të Italisë, ndërsa për herë të fundit fitoi në 2023, dhe pret rivalët në gjysmëfinale.

Sonte do të luhen sfidat Atalanta-Juventus, Napoli-Komo dhe Bolonja-Lacio./abcnews.al

Dënohet vrasësi i Gentian Bejtes/ 24 vite burg për Ilir Beqarajn, autor i vrasjes në Larushk në 2024

Gjykata e TiranĂ«s ka dĂ«nuar me 24 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar si autor i vrasjes se Gentian Bejtjes ne Larushk te FushĂ« KrujĂ«s. Beqaraj akuzohet pĂ«r “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikim apo pĂ«rdorim tĂ« dokumenteve tĂ« falsifikuara”.

I pandehur për këtë ngjarje është edhe Edison Haxhiu, i dënuar më parë me dy vite burg si dhe Florian Plaku, i arrestuar verën e kaluar në Vlorë dhe që po gjykohet i ndarë.

Sipas hetimeve Beqaraj dhe Plaku kanë kryer vrasjen në bashkëpunim, ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet për ekzekutimin e saj. Krimi dyshohet të ketë qenë i porositur nga subjekte kriminale jashtë vendit, në konflikt me Bejtjan.

Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se persona të armatosur, pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentian Bejtjes kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë u gjet i djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje. Nga provat e administruara rezulton se Ilir Beqaraj në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e Bejtjes, kjo gjë provohet nga këqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qira.

Viktima i kishte shpëtuar disa atentateve më herët, ndërsa më 4 korrik 2023 iu vra kunati në atentat në banesën e Bejtjes./abcnews.al

Data base në Tiranë, nga izraelitët/ Investim rreth 100 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

Izraeli dhe Shqipëria po thellojnë bashkëpunimin ekonomik, me një investim strategjik prej 100 milionë eurosh në sektorin e teknologjisë. Një kompani izraelite do të ndërtojë në Tiranë një qendër të madhe të të dhënave.

Qendra do të bazohet në procesorë grafikë të teknologjisë Nvidia dhe do të ketë një kapacitet fillestar prej 32 megavatësh, me mundësi zgjerimi deri në 100 megavatë. Investimi po realizohet nga kompania izraelite ADC, në bashkëpronësi të Happy Technologies dhe kompanisë konsulente DIT.

Si projekt qeveritar në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Europian, investimi ka përfituar procedura të përshpejtuara. Leja e ndërtimit është dhënë brenda 60 ditësh, ndërsa objekti po ndërtohet në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh tokë shtetërore në zonën e lirë ekonomike TEDA, në perëndim të Tiranës.

Qendra do të furnizohet me energji të gjelbër, ndërsa infrastruktura energjetike dhe e komunikimit është ndërtuar paraprakisht. Në aspektin financiar, ADC ka siguruar një kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila mbulon 75 për qind të kostos totale të projektit.

Edhe pse ndërtimi nuk ka përfunduar ende, qendra ka siguruar tashmë tre klientë të mëdhenj, një kompani shqiptare të teknologjisë, një kompani gjermane të ruajtjes se të dhënave dhe një institucion qeveritar shqiptar, identiteti i të cilit mbetet konfidencial

Investimi vjen pas forcimit të ndjeshëm të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht pas sulmit kibernetik Iranian ndaj vendit tonë në 2022-shin, pas të cilit Shqipëria nisi të perdorë teknologji izraelite të sigurisë kibernetike per mbrojtjen e institucioneve shteterore dhe subjekteve private. Gjate luftes, raportet mes dy vendeve u ngrohen edhe më tej, ndërsa Shqipëria u dallua si një nga aleatet më të afërta të Izraelit në Europë. Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Izraelin në kulmin e luftimeve dhe, në fjalimin e tij në OKB, dënoi Hamasin dhe mbajti simbolin e verdhë në mbështetje të lirimit të pengjeve.

Rritja e sigurisë ushqimore/ Kusht për anëtarësimin në BE, qeveria ka gati paketën ligjore

Qeveria ka gati paketĂ«n ligjore pĂ«r forcimin e kontrolleve dhe sigurisĂ« ushqimore. Nisma Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« rekomandimeve tĂ« Komisionit Europian pĂ«r grupkapitullin e “BujqĂ«sisĂ«â€, i cilĂ«suar si mĂ« sfiduesi sa i pĂ«rket negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim me Bashkimin Europian.

“Ligji i ri pĂ«r kontrollet zyrtare dhe puna pĂ«r ligjin e ri tĂ« ushqimit, pĂ«rbĂ«jnĂ« hapa moderne dhe tĂ« besueshme pĂ«r sigurinĂ« ushqimore. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ«n e duhur, thjesht duhet tĂ« ndryshojĂ« marshin, njĂ« marsh mĂ« tĂ« shpejtĂ«.  ËshtĂ« kapitull me ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« politikĂ«. Ajo lidhet me shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve, besimin e konsumatorit, funksionimin e tregut tĂ« brendshĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri.  NjĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« procesin e sigurisĂ« ushqimore, janĂ« ushqimet e skaduara qĂ« hyjnĂ« nga jashtĂ«â€, tha Balla.

Në një tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ministri I bujqësisë, Andis Salla, tha se prioritet mbetet rritja e kontrolleve për produktet e imporit, eksportit, dhe prodhimit vendor. Ndërsa njoftoi se janë intesifikuar negociatat për rihapjen e fondeve për bujqësinë në kuadër të IPARD 3.

Ky vit konsiderohet vendimtar për Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin shqiptare me atë të Bashkimit Europian. Qeveria synon që këtë vit të mbyllë 16 kapituj, në mënyrë që brenda 2027 të përfundoi I gjithë procesi teknik. Por të vijuar me tej me votën politike, aty ku anëtarësimi duhet të ratifikohet në parlamentet e 27 vendeve anëtare./abcnews.al

Kandili sa një autobus/ Argjentinë, eksplorimi zbulon specien e rrallë gjigante

Një eksplorim i kohëve të fundit në det të thellë pranë Argjentinës zbuloi një kandil deti gjigant që mund të rritet aq sa një autobus shkolle. Videoja nga Instituti i Oqeanit Schmidt tregoi krijesën madhështore ndërsa notonte 820 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Instituti tha se kandili është një specie e rrallë e quajtur i ashtuquajtur kandili i detit fantazmë gjigant për shkak të pamjes së tij.

Gjatë ekspeditës shkencore të udhëhequr nga argjentinasit, ekipet shkencore eksploruan të gjithë gjatësinë e bregdetit argjentinas nga Buenos Aires deri në një zonë në brigjet e Tokës së Zjarrit.

Ekipi dokumentoi 28 specie të reja oqeanike, si dhe shkëmbinjtë koralorë më të mëdhenj në oqeanin global, dhe disa komplekse të tjera të pasura shkëmbinjsh.

Videoja e kandilit tregon peshq të vegjël që notojnë pranë tentakulave të saj, të cilat duken si shirita të gjatë rozë që lëvizin nëpër det.

Instituti i Oqeanit Schmidt tha se këto kandil deti të rrallë nuk kanë tentakula djegëse, por përdorin krahët për të kapur prenë e tyre./abcnews.al

Forbes “zbulon” ShĂ«ngjinin: PĂ«rtej rivierĂ«s, perla e veriut tĂ« ShqipĂ«risĂ«

Jo vetëm bregdeti i jugut por edhe ai i veriut ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj e vendas.Prestigjozja Forbes i ka kushtuar një artikull të gjatë mundësive turistike që ofron bregdeti i Shëngjinit  por edhe zhvillimi i tij.

Sipas Forbes bregdeti i ShqipĂ«risĂ« Veriore mbetet njĂ« mister pĂ«r shumicĂ«n jashtĂ« rajonit. Deri nĂ« fillim tĂ« viteve 1990, as shqiptarĂ«ve nuk u lejohej tĂ« afroheshin pranĂ« detit thuhet nĂ« shkrim. KĂ«to ditĂ«, qyteti bregdetar i ShĂ«ngjinit – i famshĂ«m pĂ«r perĂ«ndimet e diellit – Ă«shtĂ« njĂ« vend i njohur kryesisht  pĂ«r shqiptarĂ«t nga kryeqyteti, tĂ« cilat e kanĂ« pak mĂ« shumĂ« se njĂ« orĂ« larg me makinĂ«, dhe familjet qĂ« vijnĂ« pĂ«r udhĂ«time ditore nga Kosova fqinje pa dalje nĂ« det.

Veçohet edhe aventura nĂ« tĂ« panjohurĂ«n, ndĂ«rsa gjarpĂ«ron pak mĂ« nĂ« veri pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s drejt RanĂ«s sĂ« Hedhun—njĂ« dunĂ« e madhe e mbuluar   me pyje me pisha, prej nga rrjedh edhe emri i saj qĂ« pĂ«rkthehet si rĂ«rĂ« e ‘derdhur’ ose e ‘hedhur’.

TashmĂ« njĂ« sĂ«rĂ« projektesh  si resorte e rezidenca  kanĂ« nisur tĂ« realizohen nĂ« bregdetin verior tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe interesi pĂ«r to mbetet shumĂ« i lartĂ«.Forbes shkruan se  pĂ«rtej vendasve shumĂ« tĂ« huaj  kryesisht evropianĂ« lindorĂ«, si nga Polonia dhe Republika Çeke kanĂ« shfaqur interes pĂ«r tĂ« blerĂ«  apartamente deri nĂ« 200 mijĂ« euro . NdĂ«rkohĂ« pĂ«r vilat qĂ« kanĂ« çmime mbi 1 milion euro kĂ«rkesĂ« ka pasur sidomos nga MbretĂ«ria e Bashkuar ose SHBA-ja.

Ky vend mund të jetë aktualisht një vend i panjohur, por edhe kjo do të ketë ndryshuar në dy vitet e ardhshme, me një rrugë të re anësore që e çon Tiranën brenda 45 minutash nga Shëngjini. Një tjetër zgjatim i autostradës do të sigurojë një rrugë të re të shpejtë midis këtij cepi të Shqipërisë dhe Malit të Zi, një pikë e nxehtë në zhvillim për kripto-milionerët që zotërojnë jahte .

Ndërsa kryeqyteti shqiptar po tërheq vëmendje me kullat e tij inovative, është pikërisht arkitektura moderne që po del nga kodrat me pisha dhe shkëmbinj në një zonë që ishte e ndaluar vetëm 35 vite më parë, ajo që po vendos një destinacion krejtësisht të ri në hartën e banimit luksoz.

Toga të zeza apo blu? Sindikata e Gjykatësve burgosi gjithë politikanët e majtë

Sindikata e Gjyqtarëve drejtohet nga një grup gjykatësish që në karrierën e tyre të shkurtër, kanë dënuar vetëm drejtues të qeverisë qendrore dhe lokale. Në vetëm 5 vitet e fundit, ata kanë dënuar me burg nga Erion Veliaj, te Arben Ahmetaj, Lefter Koka e Vangjush Dako. Ndërsa kanë të pandehur shumë deputetë, ish ministra e ministra e kryetarë të bashkie të majte, i vetmi person të cilit ata i kanë lehtësuar masën, është dhëndri i Sali Berishes, Jamarbër Malltezi.

Cilët janë gjykatësit e Sindikatës së Gjyqtarëve?

Drejtuesit e shoqatës së gjyqtarëve, janë kryetar Engert Pëllumbi, gjykatës pranë Apelit të GJKKO, nënkryetar Ardit Kuka, sekretare Valjona Haxhiraj, ndërsa anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës ku përfshihet edhe kryetari edhe nën kryetari, pjesë e tyre janë gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Kera.

Engert Pëllumbi, gjyqtar pranë Apelit të GJKKO ka trajtuar disa nga cështjet më të rëndësishme por edhe masat që janë kundërshtuar nga zyrtarë të lartë, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ish kryeministrin Sali Berisha, cështjen ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri por ka shqytuar ankimimet e bëra për sekuestrimin e pasurive dhe për bashkëshorten e ish kryebashkiakut Ajola Xoxa. Ka gjobitur po ashtu në 2011 për shpifje ish deputeten e PS, Ermonela Felaj.

Sa i pĂ«rket Erion Banit, i cili Ă«shtĂ« gjithashtu pjesĂ« e kĂ«saj shoqate, ai mban postin e kreut tĂ« GJKKO, ka vendosur masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest nĂ« burg’ pĂ«r kryebashkiakun e TiranĂ«s Erion Veliaj, ka udhĂ«ruar hetime tĂ« thelluara lidhur me ish ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Ilir Beqaj, gjithashtu ka dhĂ«nĂ« masa sigurie pĂ«r ish kryebashkikuan e DurrĂ«sit Vangjush Dako dhe ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Bani Ă«shtĂ« pjesĂ« e trupit gjykues edhe nĂ« dosjen 5D,  por lidhur me cĂ«shtje qĂ« ka trajtuar bĂ«het fjalĂ« pĂ«r atĂ« tĂ« ish Presidentit Ilir Meta, kohĂ« mĂ« parĂ« Bani shpalli moskompetencĂ« lidhur me zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s pĂ«r tĂ«. Ka dĂ«rguar pĂ«r gjykim tre zyrtarĂ« tĂ« bashkisĂ« Kurbin, por ka dĂ«nuar edhe kryebashkiakun e RrogozhinĂ«s, Edison Memolla.

Elsa Ulliri, gjyqtare pranĂ« GJKKO Ă«shtĂ« gjyqtarja qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« procesin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha pĂ«r dosjen Partizani. GjatĂ« kĂ«tij procesi, ka patur disa polemika por ka bĂ«rĂ« edhe kĂ«rkesa pĂ«r terheqje nga kjo dosje. ËshtĂ« gjithashtu pjesĂ« e trupit gjykues nĂ« procesin ndaj Vangjush Dakos. MĂ« 31 janar pranoi kĂ«rkesĂ«n pĂ«r gjykim tĂ« shkurtuar pĂ«r ish ministrin Lefter Koka, lidhur me inceneratorin e TiranĂ«s. NĂ« 30 korrik tĂ« 2024, me vendim tĂ« saj la nĂ« qeli Evis Berberin, ndĂ«rkohĂ« ka qenĂ« pjesĂ« e gjykimit nĂ« fazĂ«n paraprake pĂ«r dosjen ndaj ish ministrit Beqja.

Një tjetër anëtare është edhe Ina Hoxhaj, e cila ka kaluar me sukses procesin e vettingut. Deklarimet e saj të pasurisë, tregojnë rritje të pasurisë nga 42 mijë lekë në 2014 në rreth 811 mijë lekë në fund të 2018.

Fatri Islamaj, ish drejtues i gjykatĂ«s sĂ« TiranĂ«s, i larguar nga vettingu dhe i rikthyer nga Apeli. ËshtĂ« gjyqtari qĂ« coi nĂ« SPAK pĂ«r hetime tĂ« mĂ«tejshme shembjet nĂ« rrugĂ«n 5 Maji, nĂ« TiranĂ«. Ka lĂ«nĂ« edhe nĂ« fuqi nĂ« 2024, masĂ«n e arrestit me burg pĂ«r njĂ« ish punonjĂ«se tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kuvendit./abcnews.al

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Viti 2025 shënoi një rikonfigurim të rëndësishëm të tregut të sigurimeve të Jetës në Shqipëri, ku Albsig Jetë, e licencuar në shtator 2019, arriti të pozicionohet lider i tregut, vetëm në vitin e saj të gjashtë të operimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ka përfituar nga një rritje e fortë dhe e qëndrueshme, e udhëhequr kryesisht nga zgjerimi i ndjeshëm i portofolit të Sigurimit të Jetës së Debitorit.

Tregu i sigurimeve të jetës në rritje, por me ndryshime të forta strukturore

Në total, primet e shkruara bruto në sigurimet e Jetës u rritën me 17.6% në vitin 2025, duke arritur në rreth 2.44 miliardë lekë, nga 2.07 miliardë lekë një vit më parë. Megjithatë, kjo rritje nuk ishte lineare për të gjitha shoqëritë, pasi tregu u karakterizua nga zhvendosje të dukshme të peshave të tregut dhe nga rritje të diferencuara sipas produkteve.

Në këtë kontekst, Albsig Jetë rezulton performuesja më e spikatur e vitit, duke regjistruar një rritje vjetore të primeve të shkruara bruto prej 87.8%, nga 500 milionë lekë në 2024 në rreth 939 milionë lekë në 2025. Si rezultat, pjesa e saj në treg u zgjerua ndjeshëm, duke arritur në 38.6%, nga 24.1% një vit më parë.

Dyfishimi i Jetës së Debitorit, motori kryesor i rritjes

Performanca e Albsig Jetë është e lidhur ngushtë me ecurinë e Sigurimit të Jetës së Debitorit, segmenti dominues i tregut. Në vitin 2025, primet e shkruara bruto në këtë produkt u rrit me 15.3% në nivel tregu, duke arritur në 1.89 miliardë lekë.

Brenda këtij segmenti, Albsig Jetë shënoi një rritje mbi dyfish, me prime që u rritën nga 437 milionë lekë në 2024 në rreth 881 milionë lekë në 2025, ose 101.5% më shumë. Si pasojë, kompania rriti ndjeshëm peshën e saj në këtë treg, duke zotëruar 46.7% të totalit të primeve të Jetës së Debitorit, nga 26.7% një vit më parë.

Ky zgjerim reflekton jo vetëm rritjen e kreditimit dhe bashkëpunimin me sektorin bankar, por edhe kapacitetin e kompanisë për të menaxhuar volum të lartë kontratash, pasi numri i përgjithshëm i kontratave të sigurimit të Jetës në treg u rrit me 21.7%, ndërsa Jeta e Debitorit vijon të mbajë mbi 72% të totalit të kontratave aktive.

Menaxhim i kontrolluar i dëmeve dhe stabilitet financiar

Paralelisht me rritjen e shpejtë të primeve, Albsig Jetë ka ruajtur një profil të kontrolluar dëmesh. Në totalin e tregut, dëmet e paguara bruto në sigurimet e Jetës ranë me 4.2%, në rreth 320 milionë lekë.

Për Albsig Jetë, dëmet e paguara bruto u rritën në 41 milionë lekë, por pjesa e saj në total mbetet e përballueshme dhe në përputhje me zgjerimin e portofolit.

Spahiu: Rritje e ndërtuar mbi besimin e klientëve dhe mbështetjen e Grupit Kastrati

Drejtori i Përgjithshëm i Albsig Jetë, Ervin Spahiu, vlerëson se performanca e vitit 2025 është rezultat i një strategjie të ndërtuar mbi baza afatgjata:

“Viti 2025 konfirmoi pjekurinĂ« e modelit tonĂ« tĂ« biznesit. Rritja e fortĂ« e Albsig JetĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi partneritete tĂ« qĂ«ndrueshme, fokus te nevojat reale tĂ« klientĂ«ve, si edhe mbĂ«shtetjen e madhe tĂ« Grupit Kastrati. Objektivi ynĂ« pĂ«r vitin 2026 Ă«shtĂ« konsolidimi i mĂ«tejshĂ«m nĂ« tregun e JetĂ«s dhe zgjerimi me produkte inovative.”

Me një ritëm rritjeje që e ka çuar nga një kompani e re në lider tregu brenda gjashtë vitesh, Albsig Jetë hyn në vitin 2026 me ambicien për të thelluar pozicionin dominues, duke u shndërruar në një nga aktorët kyç të zhvillimit të sigurimeve të Jetës në Shqipëri.

❌