Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 41-vjeçare nga Patosi, e dyshuar se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit. Gjithashtu, Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve të tjerë, të moshave 34 deri në 41 vjeç, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari. Si prova materiale, policia sekuestroi dy […]

The post Ushtronte prostitucion, arrestohet 41-vjeçarja në Fier appeared first on BoldNews.al.

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (EMRI)

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga u vu Festim Keci, banues në Shijak, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në vitin 2023 me 9 vite burg. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë […]

The post I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta kërkon lirinë/ Ankimon në Apelin e GJKKO masën e sigurisë ‘arrest në burg’

Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje për t’u liruar nga qelia.

Ish Presidenti i arrestuar prej mbi një vit i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit duke ankimuar vendimin e GJKKO të datës 5 janar që e la sërish në burg.

Meta kërkon që kjo masë të zbutet në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje. Apeli i Posaçëm do të vendosë më 30 janar për këtë kërkesë të Metës, i cili mbahet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Meta thotë se pas mbylljes së hetimeve dhe nisjes se gjykimit, ai nuk ka mëasnjë mundësi për të prishur provat, sic pretendon SPAK.

Hetimi përfshin tre çështje të bashkuara në një dosje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror./abcnews.al

 

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (EMRI)

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut për tre vrasje të kryera në vitin 2007 është arrestuar në Tiranë. Besim Sherifi u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë, ku fshihej prej kohësh duke përdorur dokumente të falsifikuara. Policia bëri me dije se i arrestuari kishte siguruar pasaportë, […]

The post I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të trafikojë armë zjarri drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari në Rinas (Emri)

Një 30-vjeçar është arrestuar në Rinas teksa do të udhëtonte drejt Italisë, pasi nga kontrolli me skaner në bagazhet e tij është gjetur një pistoletë me municion luftarak. Sipas njoftimit të policisë, arma do të trafikohej nga Shqipëria drejt vendit fqinj nga Halil Hysaj, rezident në Itali. Ai u arrestua me akuzën për veprën penale […]

The post Tentoi të trafikojë armë zjarri drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari në Rinas (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Lezhë, 2 të arrestuar, 5 në kërkim

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Lezhë, ku policia ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit me ndriçim artificial. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Magazina […]

The post Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Lezhë, 2 të arrestuar, 5 në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e grupit “Rraja”/ I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Dubai Bujar Sefa

Është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”. Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE. Nga dosja hetimore rezulton se Bujar Sefa, […]

The post Pjesë e grupit “Rraja”/ I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Dubai Bujar Sefa appeared first on BoldNews.al.

I dyshuar për 7 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi. Sipas policisë, gjatë vitit 2025 dhe muajit janar 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, prej të cilave 7 nën kërcënimin e armës. Mes rasteve të dokumentuara janë vjedhje në dy karburante, një dyqan dhe […]

The post I dyshuar për 7 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në fshatin Boriç i Madh, ku u zbuluan ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me pajisje elektrike të lidhura në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 […]

The post Shkodër/ Zbulohen ambiente për kultivim kanabisi, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së appeared first on BoldNews.al.

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrest shtëpie ndaj 3 efektivëve në Orikum

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj tre punonjësve të policisë.
Sipas njoftimit të AMP-së, policët D. L., me detyrë inspektor krimesh pranë stacionit të policisë Orikum; A. J., me detyrë shef i stacionit të policisë Orikum; A. F., me detyrë specialist i policimit në zonë janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Pas hetimit disamujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.
AMP njofton se vijojnë hetimet pë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /j.p/

The post Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrest shtëpie ndaj 3 efektivëve në Orikum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar

Të paktën 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet në komunën e Prizrenit. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, ndërsa ka sqaruar se katër partitë kryesore në vend “kanë menduar se mund të manipulojnë”. Kryeziu ka […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, 109 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Iu gjetën rreth 2 mijë fara kanabisi në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar sot një 70-vjeçar në fshatin Kosmaç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 1 678 fara të dyshuara kanabisi. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Seeds”. I dyshuari, Xhevdet Mali, u kap në flagrancë në ambientet e lokalit të tij, […]

The post Iu gjetën rreth 2 mijë fara kanabisi në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të ndarë në doza në zonën e qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë momentit të kapjes në flagrancë, shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me […]

The post Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Ushtronin prostitucion në aparamente me qira, arrestohen tre kolumbiane në Tiranë

Policia e Tiranës ka duke goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente me qira. Gjatë aksionit u zbuluan tre apartamente në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion. Si rezultat, u arrestuan tre shtetase kolumbiane: M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 […]

The post Ushtronin prostitucion në aparamente me qira, arrestohen tre kolumbiane në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

I përfshirë në rrjetin e kokainës, arestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e Policisë së Shtetit në Itali, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. I riu u pa brenda një salle makinash lojërash fati në qendër të Ternit, u ndoq dhe u lokalizua. Më vonë u arrestua ndërsa drejtonte një makinë me qira. Ai u kontrollua, […]

The post I përfshirë në rrjetin e kokainës, arestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, dërgohet në mbajtje



Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë tjera relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të hënën (19.01.2026), rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të DBNP-së – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Tutje thuhet se pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në zbatimin e ligjit, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike. /Telegrafi/


Mashtrimi me Call Center-at, zbulohen emrat e të arrestuarve

 SPAK ka zhvilluar një operacion kundër mashtrimit përmes Call Center-ëve, duke arrestuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj shtetasve europianë. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tetë persona, emrat e gjashtë prej tyre janë: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Sipas njoftimit […]

The post Mashtrimi me Call Center-at, zbulohen emrat e të arrestuarve appeared first on BoldNews.al.

Nën kërcënimin e thikës vidhte biznese të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme. Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit. Nga verifikimet e mëtejshme […]

The post Nën kërcënimin e thikës vidhte biznese të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja shprehet për Berishën/ Vendimi: Masa ‘arrest në shtëpi’ ishte e tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antio-kushtetuese zgjatjen e “arrestit shtepiak” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, korrikun e 2024. Kjo masë e vendosur në atë kohë ishte vijim i qëndrimit të Berishës në arrest shtëpie. Por Kushtetuesja ka një aryetim tjetër lidhur me nevojën për një masë të tillë.

“Vetëm një rrethanë e tillë nuk mund të justifikojë vijimin e zbatimit ndaj kërkuesit të masës “Arresti në shtëpi”, pra nuk mund të përbëjë arsye të mjaftueshme për zgjatjen në kohë të gjatë të kufizimit të lirisë, pa arsyetuar për ndonjë arsye të re që justifikon vijimin e masës konkrete (“Arresti në shtëpi”). Për këtë arsye, Gjykata vlerësoi se vendimet objekt i këtij gjykimi kushtetues, që kanë disponuar për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, vijnë në kundërshtim me Kushtetutën”-thuhet në vendim.

Trupa e gjyqtarëve kushtetues thotë se Gjykata e Posacme nuk kishte asnjë rrethanë apo arsye të re, për ta mbajtur Berishen të izoluar në shtëpi, vec atyre fillestare, pra shkaqe që “vinin në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës” dhe, po rreziku i ikjes jashtë vendit.

“Nisur nga kjo, Gjykata konstatoi se arsyetimi i vendimeve gjyqësore nuk është i mjaftueshëm në aspektin kushtetues në vlerësimin e kësaj nevoje sigurimi, duke mbajtur parasysh edhe faktin se justifikimi për caktimin fillimisht të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” konsistonte në mosrespektimin, moszbatimin nga kërkuesi të masës  “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues”-citohet nga vendimi.

Duke qëndruar tek i njëjti argument, Kushtetuesja thotë se masa e arrestit në shtëpi u vendos ndsaj Berishës pasi ai nuk zbatoi masën e parë ndaj tij që ishte detyrimi për tu paraqitur në SPAK dhe i bllokoi pasaportën. Berisha atëherë nuk e zbatoi atë masë pasi e cilësoi antikushtetuese dhe sipas tij SPAK para vendimit duhet të kërkonte autorizim nga Kuvendi. Per ankimimim e Berishes kushtetuejsa u mblodh ne 17 dhjetor, por atehere nuk mori nje vendim, per te vendosur te enjen, kur shqyrtoi dhe masen e arresttit shtepiak, per dhendrin e tij, Jamarber Malltezi, qe njeheresh ka ankimuar arrestin e shtepise./abcnews.al

Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim. Në Komisariatin Nr. 4 u kap një 37-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg për veprën penale “Vjedhja”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj nga dënimi. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit Nr. 6 ndaluan […]

The post Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌