❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston nĂ« “Air Albania”

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Vllaznia ka marrĂ« njĂ« fitore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« supersfidĂ«n e javĂ«s sĂ« 20-tĂ« tĂ« KategorisĂ« Superiore, duke mundur Dinamon me rezultatin 2-0 nĂ« stadiumin “Air Albania”.

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 33-të, kur Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Aldo Teqja.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nisja e fraksionit të dytë u vonua për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.

Në pjesën e dytë, Dinamo tentoi të reagojë, por pa sukses, pasi mbrojtja e Vllaznisë u tregua solide. Golin e sigurisë për shkodranët e shënoi Kallaku në minutën e 84-t, pas një kundërsulmi të shpejtë të iniciuar nga Kastrati.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, vetëm dy pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Dinamo zbret në vendin e katërt me 33 pikë.

/gj.m/j.p/

The post Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston nĂ« “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet furnizimi me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur nga defekti

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Operatorit i Sistemit tĂ« Transmetimit (OST) bĂ«ri tĂ« ditur se mbrĂ«mjen e sotme, rreth orĂ«s 20:30, Ă«shtĂ« stakuar linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” nĂ« TiranĂ« si pasojĂ« e njĂ« defekti tĂ« identifikuar nĂ« shtyllĂ«n 48/4, i shkaktuar nga njĂ« hark i hapur.

Sipas njoftimit zyrtar, brigadat e OST-së, të vendosura në gatishmëri të plotë, kanë identifikuar menjëherë shkakun e defektit dhe kanë ndërhyrë për riparimin e tij.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me Operatorin e Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), nĂ«nstacioni Traktora dhe konsumatorĂ«t e rĂ«ndĂ«sishĂ«m janĂ« furnizuar me energji elektrike me ngarkesĂ« tĂ« kufizuar pĂ«rmes linjĂ«s 110 kV “Elbasan – IbĂ« – FarkĂ«â€.

Paralelisht me punimet në terren, grupet e OSHEE-së kanë kryer manovrime në linjat rezervë, duke shfrytëzuar skemat unazë, me qëllim minimizimin e ndërprerjeve për konsumatorët.

Institucionet me rëndësi të veçantë janë furnizuar me energji elektrike brenda pak minutash, ndërsa në disa zona të tjera furnizimi është rikthyer gradualisht brenda rreth 30 minutash.

OST bën me dije se në orën 22:09 riparimi i defektit është përfunduar dhe linja është rikthyer në punë, duke garantuar furnizimin e plotë dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur në kryeqytet.

/gj.m/j.p/

The post Rikthehet furnizimi me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur nga defekti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qazim Laçi shĂ«non me “Rizespor” nĂ« Turqi

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Mesfushori i kombĂ«tares shqiptare, Qazim Laçi ka shĂ«nuar gol me fanellĂ«n e Rizesporit nĂ« kampionatin turk.

30-vjeçari ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3-1 në transfertë përballë Goztepes.

Ky është goli i tretë sezonal që Laçi shënon në kampionatin turk.

Pavarësisht përpjekjeve të Laçit, skuadra e tij nuk arriti të shmangë humbjen në transfertë.

Paraqitjet pozitive të Laçit janë një lajm i mirë edhe për Silvinjon në kuadër të ndeshjeve të marsit të Kombëtares për play-offin e Botërorit 2026.

/gj.m/j.p/

The post Qazim Laçi shĂ«non me “Rizespor” nĂ« Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partizani rikthehet te fitorja, Contreras “vulos” suksesin 2-1 ndaj TeutĂ«s

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Partizani vendosi t’i japĂ« fund serisĂ« sĂ« tre humbjeve radhazi nĂ« kampionat, duke triumfuar 2-1 ndaj TeutĂ«s nĂ« javĂ«n e 20-tĂ« tĂ« KategorisĂ« Superiore, nĂ« stadiumin “Arena e Demave”.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të, me golin e shënuar nga Rrok Toma, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Teuta reagoi dhe gjeti barazimin nĂ« minutĂ«n e 80-tĂ« me golin e Jazxhit, duke rihapur ndeshjen. Por Partizani nuk u dorĂ«zua. NĂ« minutĂ«n e 93-tĂ«, pas njĂ« sulmi tĂ« shpejtĂ« nga e majta, Xhuliano Skuka asistoi pĂ«r Contreras, i cili shĂ«noi golin e fitores pĂ«r “demat e kuq”.

Fitorja e ngjit Partizanin në vendin e pestë me 26 pikë, të barabarta me Teutën, e cila zbriti në vendin e gjashtë.

/gj.m/j.p/

The post Partizani rikthehet te fitorja, Contreras “vulos” suksesin 2-1 ndaj TeutĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transformimi i AQSHF, Rama: Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama vuri nĂ« dukje sot rĂ«ndĂ«sinĂ« e transformimit tĂ« Arkivit Qendror ShtetĂ«ror tĂ« Filmit duke e cilĂ«suar investim thelbĂ«sor pĂ«r kujtesĂ«n dhe identitetin kulturor tĂ« vendit.

“NjĂ« arkivĂ« qĂ« ndriçon Ă«shtĂ« njĂ« komb qĂ« kujton”, shkroi Rama nĂ« rrjetet sociale, teksa theksoi se ruajtja dhe digjitalizimi i trashĂ«gimisĂ« filmike Ă«shtĂ« njĂ« mision kombĂ«tar.

Procesi i transformimit përfshin modernizimin e infrastrukturës dhe godinës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përmban një pasuri të çmuar të kinematografisë shqiptare, me filma artistikë, dokumentarë dhe kronika që pasqyrojnë dekada të jetës shoqërore, kulturore dhe politike të vendit.

/gj.m/j.p/

The post Transformimi i AQSHF, Rama: Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana dhe Vora ndajnë pikët, barazim 1-1 në Superiore

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Tirana dhe Vora u ndalĂ«n nĂ« njĂ« barazim 1-1 nĂ« pĂ«rballjen e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 20-tĂ« tĂ« KategorisĂ« Superiore, pas njĂ« ndeshjeje tĂ« luftuar dhe me emocione deri nĂ« minutat e fundit.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste në të dyja portat, por pa gola.

Në fraksionin e dytë, Tirana hyri më e vendosur dhe gjeti avantazhin në minutën e 51-të me Ndong, i cili finalizoi saktë një aksion të shpejtë të bardhebluve.

Vora reagoi në fundin e ndeshjes dhe arriti të barazojë në minutën e 81-të me Adeloye, që përfitoi nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar në rrjetë.

Në minutat e fundit, Tirana ishte shumë pranë golit të fitores, por fati nuk ishte në anën e saj: Myslovic goditi shtyllën, ndërsa Ernest u ndal nga traversa, duke lënë rezultatin të pandryshuar.

Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e fundit të renditjes me 14 pikë, duke vijuar momentin e vështirë në kampionat. Nga ana tjetër, Vora merr një pikë të rëndësishme dhe pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, duke ruajtur qetësinë në mesin e tabelës.

/gj.m/j.p/

The post Tirana dhe Vora ndajnë pikët, barazim 1-1 në Superiore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kuvendi nisi sot punimet pĂ«r sesionin e dytĂ« tĂ« LegjislaturĂ«s XI.

Seanca ka nisur me përplasje teksa deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të Himnit Kombëtar, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit edhe pse nuk iu dha fjala, akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mbante fjalën e hapjes së sesionit të ri, deputetët e PD-së u grumbulluan rreth Berishës në foltore.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtoi akuza ndaj mazhorancës, teksa  Peleshi mbante fjalën.

Opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca.

Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës, duke mbyllur seancën.

Seanca votoi dy projektvendime të propozuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS  Taulant Balla, për disa ndryshime të anëtarësisë në komisionet e përhershme parlamentare.
KĂ«shtu, u miratua projektvendimi “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« vendimin e Kuvendit”,  “PĂ«r caktimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« komisioneve tĂ« pĂ«rhershme tĂ« Kuvendit” me 79 vota pro 2 kundĂ«r dhe 0 abstenim.
U miratua projektvendimi  pĂ«r njĂ« shtesĂ« dhe ndryshim nĂ« vendimin e Kuvendit “PĂ«r caktimin e anĂ«tarĂ«ve zĂ«vendĂ«sues nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e komisioneve tĂ« pĂ«rhershme tĂ« Kuvendit” me 81 vota pro 0 kundĂ«r, 0 abstenim.

 

Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 23

/gj.m/j.p/

The post Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla fton opozitën në komisionet e reformës zgjedhore dhe territoriale: Kuvendi, jo peng i bojkotit

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Drejtuesi politik i PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla, u ka bĂ«rĂ« thirrje deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike qĂ« nĂ«se deri javĂ«n e ardhshme nuk paraqiten nĂ« komisionet pĂ«r reformĂ«n zgjedhore dhe territoriale, mazhoranca do t’i bĂ«jĂ« ndryshimet pa PD-nĂ«.

Në deklaratën e tij, Balla theksoi se, mazhoranca ka vullnetin për bashkëpunim, por nuk do të lejojë bllokimin e proceseve të rëndësishme për vendin.

“NĂ«se deri javĂ«n e ardhshme nuk vini pĂ«r reformĂ«n zgjedhore dhe territoriale, do t’i bĂ«jmĂ« ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmĂ«, por Kuvendi nuk mund tĂ« mbetet peng i bojkotit”, u shpreh Balla.

Balla pĂ«rmendi edhe ftesĂ«n e presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump pĂ«r kryeministrin Edi Rama pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« organizĂ«m tĂ« ri ndĂ«rkombĂ«tar, tĂ« cilin e cilĂ«soi si njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe tĂ« pazakontĂ« pĂ«r vendin.

“ShqipĂ«ria sapo Ă«shtĂ« ftuar tĂ« marrĂ« njĂ« rol tĂ« paimagjinueshĂ«m pak vite mĂ« parĂ«. Ftesa e Presidentit Trump, i cili ka ftuar personalisht Kryeministrin Edi Rama dhe pĂ«rmes tij RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« moment qĂ« duhet vlerĂ«suar maksimalisht”, deklaroi Balla.

Sipas tij, Shqipëria është përzgjedhur jo vetëm për shkak të anëtarësimit në NATO, por edhe për shkak të marrëdhënies së besimit mes Kryeministrit Rama dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke iu referuar qëndrimeve të opozitës për këtë çështje, Balla i cilësoi ato kontradiktore, duke theksuar se kritikat kanë ndryshuar vazhdimisht pas publikimit të ftesës.

NĂ« fund tĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, Balla pĂ«rmendi edhe kalendarin zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme vendore pritet tĂ« zhvillohen mes datave 15 prill – 15 maj 2027, ndĂ«rsa zgjedhjet e pĂ«rgjithshme mes 15 prill – 15 maj 2029, çka sipas tij e bĂ«n tĂ« domosdoshme pĂ«rmbylljen nĂ« kohĂ« tĂ« reformave zgjedhore dhe territoriale.

/gj.m/j.p/

The post Balla fton opozitën në komisionet e reformës zgjedhore dhe territoriale: Kuvendi, jo peng i bojkotit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pritet nga Sandu: Mbështesim popullin moldav në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, i cili ndodhet pĂ«r njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Moldavi, u prit sot nĂ« njĂ« takim nga Presidentja e MoldavisĂ«, Maia Sandu.

Takimet kokë më kokë dhe më pas ai në praninë e delegacioneve përkatëse, u fokusuan në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, sigurinë rajonale, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe unitetin evropian përballë këtyre sfidave.

“ShqipĂ«ria mbĂ«shtet popullin moldav nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« tĂ« ardhmeje demokratike, tĂ« begatĂ« dhe evropiane, nĂ« njĂ« kontekst gjeopolitik dhe sigurie mjaft sfidues tĂ« shĂ«nuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus kundĂ«r UkrainĂ«s dhe kĂ«rcĂ«nimet e sigurisĂ« qĂ« burojnĂ« prej tij”, u shpreh Presidenti Begaj.

Krerët e dy shteteve rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Edhe në konferencën për gazetarët, Presidenti Begaj dhe Presidentja Sandu konfirmuan angazhimin për bashkëpunim në përmbushjen sa më shpejtë të agjendës evropiane, me synimin anëtarësimin në Bashkimin Evropian përmes progresit të bazuar në meritë dhe reforma.

Presidenti Begaj theksoi se “ShqipĂ«ria beson se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet njĂ« nga instrumentet mĂ« efektive pĂ«r garantimin e sigurisĂ«, stabilitetit, begatisĂ« dhe paqes sĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« EvropĂ«. ShqipĂ«ria shpreh mbĂ«shtetjen e plotĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e MoldavisĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë, Presidenti Begaj shprehu mbështetje ndaj Presidentes Sandu për politikat proevropiane në drejtimin e shtetit.

Presidenti Begaj vlerësoi qëndrimin e Moldavisë përballë ndikimeve keqdashëse, presioneve dhe fushatave dezinformuese, si dhe angazhimin e palëkundur për ndërtimin e një shteti demokratik, pjesë integrale të familjes evropiane.

Në këtë frymë, ai theksoi se Shqipëria synon thellimin e bashkëpunimit duke shfrytëzuar mekanizmat e krijuar në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për Integrimin Evropian të nënshkruar së fundmi.

“ShqipĂ«ria qĂ«ndron pranĂ« MoldavisĂ« si mike, si partnere dhe si aspirante e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian. SĂ« bashku, ne kontribuojmĂ« pĂ«r njĂ« EvropĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«, mĂ« tĂ« sigurt dhe tĂ« bashkuar, tĂ« ndĂ«rtuar mbi vlerat e demokracisĂ«, lirisĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« ardhmen tonĂ«â€, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi, gjithashtu, angazhimin për thellim të marrëdhënieve në fushat ku ka potencial për bashkëpunim më të thelluar në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Midis dy vendeve ekziston marrëveshja për tregtinë e lirë, si dhe ajo për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e taksimit të dyfishtë. Sipas Presidentit Begaj kjo është një bazë e mirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

NjĂ« vĂ«mendje tĂ« veçantĂ« Presidenti Begaj i kushtoi gjatĂ« kĂ«saj vizite KosovĂ«s. Presidenti vlerĂ«soi mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ« nga Moldavia nĂ« lidhje me aplikimin e KosovĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tare e KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s dhe kontributin me trupa nĂ« misionin e KFOR-it.

“NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, ShqipĂ«ria shpreson se Moldavia, kur ta gjykojĂ« tĂ« arsyeshme, do tĂ« rishqyrtojĂ« edhe çështjen e njohjes sĂ« KosovĂ«s. Ne i dimĂ« problemet e brendshme qĂ« ekzistojnĂ«, tĂ« lidhura me Transnistrian, por gjithsesi, Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« ne mendojmĂ« se do tĂ« sillte paqe, stabilitet, bashkĂ«punim rajonal dhe besim te demokracia”, deklaroi Presidenti Begaj.

Në agjendën e sotme të Presidentit ishin edhe takimi me një përfaqësi nga Parlamenti i Moldavisë, drejtuar nga kryetari Igor Grosu, me të cilët u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve të dy shteteve si edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në Moldavi.

/gj.m/j.p/

The post Begaj pritet nga Sandu: Mbështesim popullin moldav në ndërtimin e një të ardhmeje demokratike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama reagon ndaj “Safe Journalists”: Keqkuptim thellĂ«sisht i shtrembĂ«ruar i qĂ«ndrimit tim pĂ«r RTSH-nĂ«

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratĂ«s sĂ« rrjetit “Safe Journalists”, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« keqkuptim tĂ« shtrembĂ«ruar tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« tij mbi Transmetuesin Publik Shqiptar (RTSH).

Rrjeti “Safe Journalists” ngriti shqetĂ«simin nĂ« lidhje me deklaratat publike tĂ« Kryeministrit Rama sa i takon transmetuesit televiziv publik RTSH duke reaguar se “lidhja e financimit ose ekzistencĂ«s sĂ« RTSH me miratimin politik minon pavarĂ«sinĂ« e tij dhe paraqet rreziqe pĂ«r lirinĂ« e medias”.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social X, Rama u shpreh se po krijohet “njĂ« model pĂ«r tĂ« ardhur keq i kĂ«saj epoke tĂ« re tĂ« pĂ«rtacisĂ« sĂ« shfrenuar ndaj dĂ«gjimit tĂ« asaj qĂ« tĂ« tjerĂ«t realisht thonĂ«â€, duke iu referuar reagimeve qĂ«, sipas tij, nuk pasqyrojnĂ« thelbin e deklaratave tĂ« bĂ«ra prej tij.

“Po bĂ«het njĂ« model pĂ«r tĂ« ardhur keq i kĂ«saj epoke tĂ« re tĂ« pĂ«rtacisĂ« sĂ« shfrenuar ndaj dĂ«gjimit tĂ« asaj qĂ« tĂ« tjerĂ«t realisht thonĂ«, qĂ« tĂ« pĂ«rballemi me deklarata si ajo e bashkĂ«ngjitura, tĂ« cilat pasqyrojnĂ« njĂ« keqkuptim thellĂ«sisht tĂ« shtrembĂ«ruar tĂ« qĂ«ndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar”, shkroi Rama.

Kryeministri ftoi autorĂ«t e deklaratĂ«s sĂ« “Safe Journalists” qĂ« ta lexojnĂ« ose dĂ«gjojnĂ« me kujdes fjalimin e tij dhe tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« sinqertĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar mesazhin real.

“I ftoj autorĂ«t e kĂ«saj deklarate keqorientuese ta lexojnĂ« ose ta dĂ«gjojnĂ« me kujdes fjalimin tim dhe tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« sinqertĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar thelbin. VĂ«rejtjet e mia nuk kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« absolutisht aspak me “lidhjen e financimit apo tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« RTSH-sĂ« me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillĂ« Ă«shtĂ« thjesht i pasaktĂ« dhe keqorientues. Mbrojtja e informacionit nis me mos pĂ«rhapjen e dezinformimit”, shkroi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama reagon ndaj “Safe Journalists”: Keqkuptim thellĂ«sisht i shtrembĂ«ruar i qĂ«ndrimit tim pĂ«r RTSH-nĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ProtestĂ« e “ShqipĂ«ria bĂ«het” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri nĂ« largimin e RamĂ«s

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Partia “ShqipĂ«ria BĂ«het” zhvilloi sot njĂ« protestĂ« nĂ« sheshin para KryeministrisĂ«, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarĂ«ve dhe aktivistĂ«ve me thirrjen pĂ«r vijimin e qĂ«ndresĂ«s kundĂ«r qeverisĂ«.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.

Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.

Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.

Kryetari i “ShqipĂ«ria BĂ«het” deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janĂ« zmbrapsur nga kushtet e vĂ«shtira atmosferike apo ndĂ«rhyrjet e forcave tĂ« rendit, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« angazhim si njĂ« betejĂ« pĂ«r demokratizimin e vendit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.

LĂ«vizja “ShqipĂ«ria BĂ«het” ka paralajmĂ«ruar vijimin e aksioneve tĂ« saj publike nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.

/gj.m/a.f/

The post ProtestĂ« e “ShqipĂ«ria bĂ«het” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri nĂ« largimin e RamĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e Ministrave tĂ« BujqĂ«sisĂ«, tĂ« zhvilluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Global pĂ«r BujqĂ«sinĂ« dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesĂ«marrjen e 61 ministrave tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe 14 pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« lartĂ« tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare.

Konferenca u fokusua nĂ« dialogun agro-politik mbi temĂ«n e kĂ«tij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonĂ«.”, duke vĂ«nĂ« theksin nĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e sigurisĂ« ujore pĂ«r garantimin e sigurisĂ« ushqimore dhe zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« sektorit bujqĂ«sor.

Gjatë punimeve të konferencës u miratua Komunikata Përfundimtare e GFFA 2026, e cila riafirmon mesazhin se pa ujë nuk ka ushqim dhe pa siguri ujore nuk mund të ketë siguri ushqimore.

Ministri Salla theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht këtë angazhim dhe qasjen që e sheh bujqësinë si pjesë të zgjidhjes globale, përmes përdorimit të ujitjes inteligjente, zbatimit të praktikave që ruajnë tokën dhe burimet ujore, reduktimit të ndotjes dhe zhvillimit të bioekonomisë blu.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në GFFA 2026 vlerësohet si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

/gj.m/a.f/

The post Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatĂ« njĂ« bashkĂ«bisedimi me qytetarĂ«t nĂ« LaprakĂ« se “askush nga jashtĂ« nuk do vijĂ« tĂ« na i zgjidhĂ« problemet” dhe se “PD tĂ« pĂ«rballet shesheve tĂ« TiranĂ«s deri nĂ« fitore”.

Sipas BerishĂ«s “ka 3-4 muaj qĂ« çdo mesazh qĂ« vjen nga superfuqia numĂ«r njĂ« e botĂ«s, nga Shtetet e Bashkuara, Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r kartelet e drogĂ«s. VetĂ«m pĂ«r kartelet e drogĂ«s. Mesazhe tĂ« tilla ka marrĂ« Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i KolumbisĂ«, merr Rama i ShqipĂ«risĂ«â€.

Berisha shton se qeveria është shndërruar në organizatë kriminale.

“ËshtĂ« faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutĂ«, nuk njeh normĂ«, nuk njeh moral, nuk njeh standard”, tha Berisha..

“TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« faktuar tani. Tani e drejta Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ«. Guximi Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ«.  Ne jemi nĂ« prag tĂ« fitores. Dhe ne njĂ« lloj siç pĂ«rmbysĂ«m njĂ« diktaturĂ« nĂ« vitin ’90, siç pĂ«rzumĂ« me vota ata qĂ« erdhĂ«n me rebelim nĂ« vitin ’97, do t’i pĂ«rzĂ«mĂ« nga pushteti, tĂ« hapim rrugĂ«n e votĂ«s sĂ« lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, e fitores sĂ« opozitĂ«s. Kjo protestĂ« qĂ« organizojmĂ« ne, Ă«shtĂ« e njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« jashtĂ«zakonshme.”, theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se ka “besim se qytetarĂ«t e TiranĂ«s do tĂ« jenĂ« nĂ« krye tĂ« kĂ«saj kryengritje paqĂ«sore qĂ« do fshijĂ« nga faqja e dheut kĂ«tĂ« regjim antishqiptar”.

“Ne do pĂ«rballemi rrugĂ«ve tĂ« shesheve tĂ« TiranĂ«s gjer nĂ« fitoren e PartisĂ« Demokratike”, tha kreu i PD.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Instrumente që qytetari të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj lajmeve tĂ« rreme, te cilat theksoi ai pĂ«rhapen me shpejtĂ«si alarmante dhe dĂ«mi qĂ« shkaktojnĂ« Ă«shtĂ« real.

“Dje nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar fola edhe pĂ«r dezinformimin. Besoj se tĂ« gjithĂ« biem dakord se duhen krijuar instrumente nĂ« duart e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« kuptuar tĂ« vĂ«rtetat, gjysĂ«m tĂ« vĂ«rtetat dhe gĂ«njeshtrat me bisht”, thekson Balla nĂ« njĂ« video-mesazh nĂ« rrjetet sociale.

“GĂ«njeshtra udhĂ«ton shpejt, por e vĂ«rteta mbĂ«rrin gjithmonĂ«â€, shprehet Balla teksa shton se, “nĂ« njĂ« kohĂ« kur lajmet e rreme pĂ«rhapen me shpejtĂ«si alarmante, dĂ«mi qĂ« ato shkaktojnĂ« Ă«shtĂ« real: keqinformim, zemĂ«rim dhe humbje besimi”.

Balla nĂ«nvizon se, “çdo klikim, çdo shpĂ«rndarje pa verifikim i jep forcĂ« gĂ«njeshtrĂ«s”.

“Prandaj, tĂ« ndalemi, tĂ« kontrollojmĂ« burimin dhe tĂ« mendojmĂ« kritikisht Ă«shtĂ« njĂ« akt pĂ«rgjegjĂ«sie qytetare”, thekson Balla.

Balla reagoi edhe ndaj kreut tĂ« PD, Sali Berisha. “Kishte dalĂ« edhe bufi me sorrat me lajme tĂ« rreme prej mĂ«ngjesit, meqĂ« dhe ai lajmi i mbrĂ«mshĂ«m kishte qenĂ« i rremĂ«â€, tha Balla.

“Lajmet e rreme janĂ« njĂ« problem shĂ«ndetĂ«sor i rĂ«ndĂ« pĂ«r shoqĂ«rinĂ« dhe demokracinĂ« tĂ« cilat duhen kuruar dhe gjetur ilaçe pĂ«r tu trajtuar”, tha Balla.

Ky reagim vjen pas aludimeve të portaleve që një nga familjarët e tij kishte lidhje me call center-in që u bllokua nga SPAK.

/gj.m/

The post Balla: Instrumente që qytetari të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Bashkia e LezhĂ«s ka pĂ«rkujtuar sot 558-vjetorin e ndarjes nga jeta tĂ« Heroit KombĂ«tar, Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu, duke nderuar figurĂ«n e prijĂ«sit legjendar tĂ« shqiptarĂ«ve.

Drejtues të Bashkisë së Lezhës zhvilluan homazhe në varrin e Heroit Kombëtar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bashkia e Lezhës shpreh respekt dhe mirënjohje për Skënderbeun, i cili me trimëri, mençuri dhe sakrificë mbrojti lirinë, identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke u shndërruar në simbol të qëndresës dhe unitetit kombëtar.

Sipas Bashkisë, trashëgimia e Gjergj Kastriotit mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për brezat, si dhe një thirrje për atdhedashuri, bashkim dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit.

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Përkujtimi i kësaj date historike vlerësohet si një moment reflektimi dhe nderimi për figurën më përfaqësuese të historisë kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/gj.m/a.f/

The post Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Donald Trump e ka ftuar personalisht pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar ShqipĂ«rinĂ« nĂ« bordin e paqes.

Rama thekson se, Bordi i Paqes është një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej presidentit Trump, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

“ShumĂ« i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, pĂ«r ta pĂ«rfaqĂ«suar ShqipĂ«rinĂ« nĂ« bordin e paqes, njĂ« organizatĂ« e re ndĂ«rkombĂ«tare e ideuar prej tij, ku ShqipĂ«ria ftohet si anĂ«tar themelues, duke ngjitur kĂ«shtu ndĂ«rkombĂ«tarisht njĂ« tjetĂ«r majĂ« krejt tĂ« paimagjinueshme vetĂ«m deri pak vite mĂ« parĂ«â€, shkruan Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

“Nuk mund tĂ« jem dot mĂ« krenar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, pĂ«r gjithçka kemi bĂ«rĂ« nĂ« kĂ«to vite duke e kthyer nĂ« njĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, tĂ« dinjitetshme e tĂ« respektuar botĂ«risht si asnjĂ«herĂ«, e padiskutim edhe pĂ«r nivelin ku e kemi ngritur marrĂ«dhĂ«nien e partneritetit tonĂ« strategjik me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, duke u ftuar me njĂ« respekt e vlerĂ«sim krejt tĂ« posaçëm nga presidenti Donald J. Trump, pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e njĂ« bordi ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« krijuar e kryesuar prej atij vetĂ« dhe pĂ«r tĂ« punuar sĂ« bashku me tĂ«â€, thekson Rama.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, njoftoi tĂ« enjten formimin e njĂ« “Bordi tĂ« Paqes” pĂ«r Rripin e GazĂ«s.

Pjesë e Bordit do të jenë edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i dërguari special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, ish-i dërguari special i OKB-së, Nickolay Mladenov, miliarderi Marc Rowan, presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Robert Gabriel.

/gj.m/a.f/

The post Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Për 13 vite, fondet publike janë abuzuar në mënyrë të paprecedentë

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, vijoi sot turin e “Foltores” nĂ« LaprakĂ«, ku zhvilloi njĂ« bashkĂ«bisedim  me qytetarĂ« dhe simpatizantĂ« tĂ« PD-sĂ«.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi mbështetësit për, angazhimin e vazhdueshëm ndaj Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita po hyn në vitin e 13-të të përballjes me qeverinë aktuale.

“Ne hyjmĂ« kĂ«tĂ« janar nĂ« vitin e 13 tĂ« opozitĂ«s, nĂ« vitin e 13 tĂ« pĂ«rballjes me njĂ« regjim nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« antishqiptar”, tha Berisha.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha kritikoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se politikat e ndjekura gjatë këtyre viteve kanë sjellë pasoja të rënda demografike dhe ekonomike për vendin.

Sipas tij, emigrimi masiv i shqiptarëve është një nga problematikat më serioze, ndërsa theksoi se një numër i madh qytetarësh kanë lënë vendin për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.

“NĂ« 10 vite, pĂ«rzuri nga ShqipĂ«ria me politikat qĂ« ndoqi, 1 milion e 99.000 shqiptarĂ« vetĂ«m nĂ« zonĂ«n e Shengenit.  Pa llogaritur qindra mijĂ«ra tĂ« tjerĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara, Kanada, vendet e AmerikĂ«s Latine, vendet e Lindjes sĂ« Mesme dhe kudo tjetĂ«r”, tha Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe te çështja e korrupsionit, duke deklaruar se, sipas tij, gjatë këtyre 13 viteve djersa dhe mundi i shqiptarëve janë përdorur për krijimin e pasurive private nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë.

Berisha e krahasoi këtë qeverisje me periudhën e diktaturës, duke nënvizuar se, niveli i abuzimit me fondet publike ka qenë i paprecedentë.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për, shkatërrimin gradual të vlerave demokratike dhe të funksionimit të shoqërisë së lirë, duke përmendur edhe rolin e mediave, për të cilat u shpreh se një pjesë e tyre, sipas tij, nuk informojnë në mënyrë të paanshme opinionin publik.

“U pĂ«rballĂ«t 13 vite me njĂ« regjim qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vendosur shkatĂ«rroi njĂ« nga njĂ« vlerat e sapo krijuara nĂ« kĂ«tĂ« sistem demokratik”, tha Berisha.

/gj.m/

The post Berisha: Për 13 vite, fondet publike janë abuzuar në mënyrë të paprecedentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis transformimi i shëtitores bregdetare të Durrësit me hapësira të reja rekreative dhe gjelbërimi


TIRANË, 17 janar /ATSH/NĂ« shĂ«titoren bregdetare tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit po vijojnĂ« ndĂ«rhyrjet paralelisht me zgjerimin e brezit tĂ« ri ranor, me qĂ«llim krijimin e njĂ« zone tĂ« re rekreative dhe gjelbĂ«rimi midis shĂ«titores dhe pjesĂ«s sĂ« rĂ«rĂ«s. Projekti synon transformimin e kĂ«saj hapĂ«sire nĂ« njĂ« ambient multifunksional, ku do tĂ« zhvillohen aktivitete tĂ« ndryshme kulturore, sportive dhe rekreative pĂ«r qytetarĂ«t dhe pushuesit.

Gjatë inspektimit në terren ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, si dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, të cilët ndoqën nga afër ecurinë e punimeve dhe u njohën me detajet teknike të projektit

“KĂ«tu investimi ka filluar paralelisht, si nga pjesa e fundit tek Kavalishenca, ashtu edhe nga pjesa e fillimit. JanĂ« dy kompani tĂ« ndryshme qĂ« po punojnĂ«. Mbushja Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga vija e shĂ«titores rreth 75 metra deri tani. Ka qenĂ« kjo periudha qĂ« ne kemi parĂ« dhe materialin me projektuesin, nĂ«se Ă«shtĂ« sipas projektit apo jo”, – u shpreh kryebashkiakja e DurrĂ«sit.

Zona e ndërhyrjes shtrihet në një gjatësi prej rreth 2.1 kilometrash, nga pika e pistës deri në fund të segmentit të projektuar. Vija e re e bregdetit po ndërtohet sipas projektit të miratuar, duke krijuar pjerrësinë e nevojshme për pjesën e plazhit. Distanca nga shëtitorja deri te vija e re e bregdetit arrin në 100 metra, ndërsa mbushja ranore varion nga 30 deri në 50 metra.

“Jemi nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« lidhjes sĂ« kontratĂ«s pĂ«r projektin e ri, i cili do tĂ« zgjerojĂ« pjesĂ«n e shĂ«titores dhe do tĂ« krijojĂ« njĂ« sĂ«rĂ« facilitetesh dhe shĂ«rbimesh publike, kĂ«nde lojĂ«rash dhe hapĂ«sira sportive, duke e kthyer shĂ«titoren e DurrĂ«sit nĂ« njĂ« nga shĂ«titoret mĂ« tĂ« bukura”, – tha Dritan Agolli, drejtor i FSHZH.

Projekti parashikon gjithashtu mbjelljen e një numri të madh pemësh dhe krijimin e një brezi të gjelbër midis shëtitores dhe plazhit, duke rritur ndjeshëm cilësinë e hapësirave publike dhe përvojën e qytetarëve dhe turistëve.

“Tani do tĂ« bĂ«het e jashtĂ«zakonshme. E para, do tĂ« ketĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe ranore fantastike. Pastaj, me tĂ« gjitha ndĂ«rhyrjet e reja dhe me pemĂ«t qĂ« do tĂ« mbillen, do tĂ« krijohet njĂ« brez i gjelbĂ«r shumĂ« i bukur.” – theksoi Kryeministri Rama.

Synimi final i projektit Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« “ishulli gjelbĂ«rimi” mes shĂ«titores dhe brezit ranor, ku do tĂ« zhvillohen aktivitete sportive, kulturore dhe festive, duke ofruar mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« dhe shĂ«rbime pĂ«r komunitetin dhe vizitorĂ«t e qytetit bregdetar.

/gj.m/a.f/

The post Nis transformimi i shëtitores bregdetare të Durrësit me hapësira të reja rekreative dhe gjelbërimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian nĂ« TiranĂ«, Silvio Gonzato, ka dhĂ«nĂ« sot njĂ« mesazh kundĂ«r bullizmit kibernetik, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« kĂ«rcĂ«nim nĂ« rritje pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri dhe nĂ« tĂ« gjithĂ« EuropĂ«n.

Në deklaratën e tij, Gonzato theksoi se bullizmi kibernetik ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor të fëmijëve dhe në ndjenjën e tyre të sigurisë, duke krijuar pasoja serioze në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Sipas ambasadorit të BE-së, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në hapësirën digjitale nuk mund të mbështetet vetëm te ligjet, por kërkon angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve të shoqërisë.

“PrindĂ«rit, shkollat, institucionet dhe shoqĂ«ria nĂ« tĂ«rĂ«si duhet tĂ« veprojnĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e fĂ«mijĂ«ve online”, u shpreh Gonzato.

Ai nënvizoi se politikat më të forta dhe dialogu i hapur janë elementë kyç për parandalimin e bullizmit online dhe për krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për fëmijët, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe europian.

/gj.m/a.f/

The post Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Taulant Xhaka rrëfen emocionet me fanellën kuq e zi: Jam fans i Shqipërisë dhe i skuadrës

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Ish-mesfushori i KombĂ«tares shqiptare tĂ« futbollit, Taulant Xhaka ka rrĂ«fyer nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r rubrikĂ«n e re tĂ« Federats Shqiptare tĂ« Futbollit “Legjendat Flasin”, emocionet dhe marrĂ«dhĂ«niet e tij me fanellĂ«n kuqezi.

Ai u ndal tek debutimi historik me fitore ndaj Portugalisë, momentet më të bukura dhe më të vështira me Kombëtaren, si dhe te vlerësimi për ekipin aktual.

“Jam fans i ShqipĂ«risĂ« dhe i skuadrĂ«s. ËshtĂ« nder dhe besoj se Ă«shtĂ« fanella mĂ« e bukur nĂ« botĂ«â€, shprehet Xhaka, duke theksuar krenarinĂ« qĂ« i ka dhĂ«nĂ« gjithmonĂ« pĂ«rfaqĂ«simi i vendit.

Ai rikujton debutimin e tij me Kombëtaren si një ëndërr të bërë realitet, ndërsa ndeshjen kundër Serbisë e cilëson si momentin më të trishtuar.

PĂ«r sakrificat personale, ish-mesfushori  thekson se gjithmonĂ« ka dhĂ«nĂ« maksimumin, duke shtuar se “kisha vdekur pĂ«r kĂ«tĂ« fanellĂ«â€.

Duke folur për Kombëtaren aktuale, Xhaka vlerëson progresin e bërë ndër vite, talentin e lojtarëve të rinj dhe besimin se ekipi ka mentalitetin dhe kualitetin për të përballuar ndeshjet e play-off-it.

Ai veçon Qazim Laçin si lojtar që i kujton veten, si për stilin e lojës ashtu edhe për fanellën me numrin 14.

Në fund, mesazhi i tij për tifozët është i qartë: mbështetja e tyre ka qenë dhe mbetet vendimtare.

“TifozĂ«t janĂ« lojtari i 12-tĂ«â€, shprehet Xhaka, duke i ftuar tĂ« jenĂ« pranĂ« ekipit nĂ« momentet kyçe.

/gj.m/a.f/

The post Taulant Xhaka rrëfen emocionet me fanellën kuq e zi: Jam fans i Shqipërisë dhe i skuadrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌