Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dalja e lumit Seman nga shtrati shkakton dëme të mëdha/ Fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

✇Albeu
By: V K

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.

Si pasojë, janë përmbytur stalla bagëtish dhe pulari, duke vënë në rrezik serioz jetesën e fermerëve.

Banorët ankohen për situatën e rëndë dhe kerkojne ndihmë urgjente nga shteti, për të nxjerrë bagëtitë nga uji dhe për të përballuar pasojat e përmbytjes.

 

The post Dalja e lumit Seman nga shtrati shkakton dëme të mëdha/ Fermerët kërkojnë ndihmë urgjente appeared first on Albeu.com.

Dalja e lumit Vjosë nga shtrati përmbyt serat në fshatin Kafaraj/ Fermerët: Kemi falimentuar, kërkojmë dëmshpërblim nga shteti

✇Albeu
By: M C

Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë sjellë një sërë problemesh dhe dëmesh materiale për fermerët e fshatit Kafaraj, në qarkun e Fieit. Rreth 25 hektarë tokë e kultivuar në serat me luleshtrydhe, është mbuluar nga uji. Sipas fermerëve kjo është një situatë që përsëritet sa herë ka katastrofa natyrore, ndërsa pohojnë nuk nuk dëmshpërblehen për dëmet e shkaktura.

Si pasojë e kësaj situate, ata pohojonë se kanë humbur sasi të konsiderueshme të luleshtrydhes, pasi bima është tashmë në fazën e prodhimit te saj. Gjatë një prononcimi për mediat, një fermer i zonës u shpreh se dëmi është i madh dhe se nuk është marrë asnjë masë. Ai tha se uji ka hyrë tek nënstacioni elektrik dhe tek pompat e ujit të pijshëm pavarësisht.

“Këtu për momentin janë rreth 250-300 dynym luleshtrydhe nën pushtetin e ujit. Dëmi është i madh, rasti është i përsëritur, hera e 5. Asnjë masë nuk është marrë. Na kanë penalizuar me argjinaturën që kanë bërë me justifikimin se do të mbrojnë banesat, por neve na dëmtojnë më shumë. Mbrëmë për herë të parë pas kaq vitesh ka hyrë uji tek nënstacioni elektrik dhe tek pompat e ujit të pijshëm pavarësisht se nuk tregojnë.

Tani kemi prodhimin kryesor të luleshtrydhes. Kemi hedhur lekë, tani ishte koha për t’i marrë dhe u përmbytëm. Sa sera duhet të përmbyten që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme? Shteti tani e ka në dorë, ose na ndihmon ose na le shkretë. Asnjëherë nuk jemi dëmshpërblyer. Na ka ardhur kryeministri na ka thënë një herë më parë se do t’iu dëmshpërblej 100%, ne i thamë duam 50%. Kanë ardhur dhe kanë vlerësuar vetëm 30% të dëmit he nga këto 305 na kanë dhënë 10% të dëmit. Hera e 5 kësaj radhe, nuk ka shkelur këtu këmbë robi. Ne me këtë punë ushqehemi, nuk kemi të ardhura të tjera. Tani vetëm falimentim dhe zhgënjim nga ana e shtetit”, tha njëri prej fermerëve.

The post Dalja e lumit Vjosë nga shtrati përmbyt serat në fshatin Kafaraj/ Fermerët: Kemi falimentuar, kërkojmë dëmshpërblim nga shteti appeared first on Albeu.com.

Protestat e fermerëve detyrojnë Macron të kundërshtojë marrëveshjen BE–Mercosur

Protesta masive të fermerëve kanë bllokuar disa akse kryesore rrugore në Francë, pasi bujqit kundërshtuan marrëveshjen tregtare mes Bashkimit Evropian dhe bllokut latin-amerikan Mercosur. Sipas tyre, pakti dëmton interesat e tyre dhe favorizon importet me çmime më të ulëta, duke goditur prodhimin vendas. Fermerët hynë në Paris me qindra traktorë, ndërsa lëvizja e mjeteve në […]

The post Protestat e fermerëve detyrojnë Macron të kundërshtojë marrëveshjen BE–Mercosur appeared first on BoldNews.al.

Fermerët francezë bllokojnë Parisin me traktorë



Fermerët francezë hynë me forcë në qendër të Parisit me rreth 100 traktorë të enjten për të protestuar kundër qëllimit të BE-së për të nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut, pavarësisht bllokadave policore që synonin t'i mbanin ata jashtë kryeqytetit.

Ministria e Brendshme franceze tha se rreth 20 traktorë arritën në qendër të kryeqytetit francez, me disa të parkuar pranë Harkut të Triumfit dhe të tjerë që demonstruan para Kullës Eiffel, transmeton Telegrafi.

Konvojet "anashkaluan dhe kaluan me forcë" përmes barrierave policore, tha ministria, ndërsa shumica e traktorëve u ndaluan në arteriet kryesore të trafikut që shënojnë kufijtë e qytetit.

Autostrada A13 u mbyll nga ora 5:53 e mëngjesit në drejtim të Parisit pas demonstratave.

Protesta u organizua nga sindikata e Koordinimit Rural për të ushtruar presion mbi qeverinë e Francës, e cila kundërshton marrëveshjen tregtare që mbulon Brazilin, Argjentinën, Bolivinë, Paraguain dhe Uruguain. Fermerët francezë thonë se marrëveshja do të dëmtonte jetesën e tyre.

José Perez, president i Koordinimit Rural në rajonin Lot-et-Garonne, tha se fermerët donin të shprehnin kërkesat e tyre "më afër atyre që kanë pushtetin".

Ai i tha Associated Press se demonstrata ishte "një simbol i fortë".

Fermerët janë gjithashtu të zemëruar për masat sanitare të qeverisë për të kontrolluar sëmundjen e lëkurës me gunga te bagëtia.

Pranë Bordeaux, rreth 40 automjete bujqësore bllokuan hyrjen në depon e naftës DPA në Bassens nga ora 22:00 e së mërkurës, sipas prefekturës Gironde.

BE këtë javë rinovoi negociatat e brendshme mbi marrëveshjen tregtare, me spekulime se një marrëveshje mund të nënshkruhet në Paraguai të hënën e ardhshme.

Gjermania dhe mbështetës të tjerë mund të jenë në gjendje të anashkalojnë kundërshtimet nga Franca dhe Polonia, kundërshtimi i ashpër i të cilave prishi marrëveshjen muajin e kaluar. /Telegrafi/

Ministrja franceze e Bujqësisë, Annie Genevard, riafirmoi kundërshtimin e Francës të mërkurën, duke thënë se marrëveshja kërcënon prodhimin e mishit të viçit, pulës, sheqerit, etanolit dhe mjaltit.

Koordinimi Rural bëri thirrje për një demonstratë para Asamblesë Kombëtare në orën 10:00 si pjesë e lëvizjes mbarëkombëtare të protestës. Autoritetet kanë vendosur një prani të madhe policore rreth monumenteve qendrore të Parisit. /Telegrafi/

🚨 EN DIRECT - De nouveaux agriculteurs arrivent au niveau de l’Arc de Triomphe. pic.twitter.com/SHu89ZzD8n
— Frontières (@Frontieresmedia) January 8, 2026


CRISE AGRICOLE : Des tracteurs de la Coordination rurale sont entrés dans Paris malgré les blocages de la police. Une quinzaine de tracteurs se trouvent devant la tour Eiffel, d'autres ont encerclé l'Arc de Triomphe. La porte d'Auteuil a été bloquée par des agriculteurs et l'A13… pic.twitter.com/LHT3iXt7Mr
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) January 8, 2026

Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare po ndërmerr një sërë reformash thelbësore për të përgatitur sektorin bujqësor për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke ndërtuar një sistem të integruar administrimi, kontrolli dhe standardesh në përputhje me kërkesat e BE-së.

Gjatë aktivitetit “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së, Rama theksoi se, qeveria ka nisur dhe do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës institucionale dhe teknike që i nevojitet sektorit.

“Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit dhe të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, të parcelave dhe të kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë”, u shpreh Kryeministri.

Rama nënvizoi se, një tjetër prioritet është ndërtimi i plotë i laboratorëve të akredituar sipas standardeve të Bashkimit Europian, të domosdoshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve.

“Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE. Sot kemi një nivel krejt tjetër të cilësisë së analizës, por na duhet të përfundojmë të gjithë projektin e laboratorëve”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të forcohet ndjeshëm sistemi i shërbimeve këshillimore në terren, me mbështetje të veçantë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Do të shtyjmë shumë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren dhe do të mbështetemi në mënyrë të posaçme tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku kemi të gjitha arsyet të besojmë se vit pas viti do të kemi gjithmonë e më shumë aftësi për të na udhëhequr në rrugën tonë, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, nëse reformat zbatohen siç duhet, tregu i përbashkët europian do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

“Besoni se nëse do të bëjmë gjërat e duhura, tregu i përbashkët do të jetë një bekim për ju”, u shpreh ai.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë e re për bujqësinë shqiptare, ku kapitujt 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare) dhe 13 (Peshkimi) vendosen në qendër të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama “me fermerët në Shqipërinë 2030”: Do të bëjmë sistemin e administratave, regjistrin kombëtar të fermave dhe laboratorët

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë në 2030” së bashku me ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ku janë prezantuar mekanizmat praktike me qëllim përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri u shpreh se përmbushja e standarteve evropiane në fushën e bujqësisë është një sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Rama theksoi rritjen e…

Source

Fermerët në Greqi kërkojnë zgjidhje, protestat vazhdojnë në autostrada

Fermerët në Greqi kanë vijuar edhe gjatë ditëve të fundit protestat e tyre, duke qëndruar të pozicionuar në pika strategjike të autostradave kombëtare me traktorët e tyre. Aksionet protestuese po zhvillohen në disa rajone të vendit, ndërsa fermerët theksojnë se lufta e tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. Në Greqinë Qendrore, fermerët e Karditës dhe Trikalës kanë parkuar traktorët…

Source

“Pak mbështetje për bujqësinë”, ekspertët: Ndryshimet në buxhetin 2026 nuk sjellin krahasim me rajonin

Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët […]

The post “Pak mbështetje për bujqësinë”, ekspertët: Ndryshimet në buxhetin 2026 nuk sjellin krahasim me rajonin appeared first on BoldNews.al.

Fermerët francezë “zbarkojnë” te shtëpia e Macron: lakra, goma dhe një arkivol

Që nga orët e para të së premtes, 19 dhjetor, fermerë francezë janë mbledhur përpara shtëpisë së pushimeve të presidentit Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij në Touquet, duke zhvilluar një protestë simbolike kundër taksave të larta dhe politikave bujqësore. Me traktorë, banderola, lakra, goma dhe madje edhe një arkivol, fermerët kanë protestuar për atë […]

The post Fermerët francezë “zbarkojnë” te shtëpia e Macron: lakra, goma dhe një arkivol appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Protestat e fermerëve bllokojnë Francën, rrugë dhe linja hekurudhore të mbyllura

Protestat e fermerëve francezë kanë vijuar edhe këtë të martë, duke shkaktuar bllokime të gjera në rrugët kryesore dhe në një linjë hekurudhore, si dhe duke paralizuar lëvizjen në disa zona të vendit. Fermerët kanë ngritur kampe përgjatë rrugëve dhe kanë kaluar natën aty, në shenjë proteste. Sipas mediave ndërkombëtare, fermerët po protestojnë kundër mënyrës […]

The post VIDEO/ Protestat e fermerëve bllokojnë Francën, rrugë dhe linja hekurudhore të mbyllura appeared first on BoldNews.al.

Rama me fermerët: Brenda këtij viti do bëhen të gjitha pagesat 100% për skemën direkte

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mandati i ri qeverisës është më i vështiri për nga pesha e sfidave, por i lehtësuar nga mbështetja e qytetarëve, të cilët, siç tha ai i kanë dhënë shumicën prej 83 mandatesh për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit në BE.

Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan Rama theksoi se qeveria ka arritur rezultate të prekshme në zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e eksporteve.

“Sot jemi në një moment të rëndësishëm, ku sapo kemi nisur një mandat të ri, ndërsa shqiptarët na kanë besuar përgjegjësinë për të përmbyllur negociatat me BE dhe për t’i dhënë vulën evropiane reformave të ndërmarra,” u shpreh ai.

Në fokus të fjalës së tij ishte edhe buxheti për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë dukshëm më i lartë krahasuar me vitin aktual. Sipas Ramës, buxheti i skemës kombëtare do të jetë dyfish, ndërsa pagesat direkte për fermerët do të mbyllen 100% brenda këtij viti.

Rama: Është vërtet me rëndësi që takohemi këtu sot në një moment kur sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili për nga pesha e sfidave është mandati më i vështirë i qeverisjes së vendit, por fatmirësisht këtë peshë na i kanë bërë më të lehtë shqiptarët, ju dhe të gjithë ata që si ju na kanë dhënë 83 mandate që të kryejmë negociatat për anëtarësim me BE dhe ti vendosim vulën evropiane transformimit të nisur 3 mandate më parë.

Tre mandate më parë nga ku sot kemi trefishuar prodhimin e serave, kemi rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë në një sipërfaqe serash që sot ka prekur 2200 ha.

Tre mandate nga kur kemi arritur të rrisim prodhimin e perimeve që i është afruar 1500 milionë tonëve.

Tre mandatet kur eksportet kanë filluar të rriten duke kapur një vlerë që ketë vit vetëm në 9 mujorin e parë është me e lartë sesa vlera e vitit të shkuar, duke u afruar të përmbushim gjysmë miliard euro eksporte.

Kemi përmbysur raportin e eksporteve me importet, e kemi gjetur 1 eksport 7 import. Sot jemi 1 me 3, duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse edhe të treshit. Synimi është 1 eksport dhe dy import kur vjen puna tek prodhimi bujqësoer.

Është me shumë rëndësi që kemi sot një buxhet për vitin e ardhshëm, jo më të lartë, por shumë më të lartë krahasuar me buxhetin e këtij viti. Vetëm në skemën kombëtarë shkojmë me një buxhet që është dyfishi i vitit që po përfundon. Sa i takon skemës direkte, të gjitha pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%.

Çka na intereson sot është cka duhet të bëjmë në vitet që kemi përpara. Duhet ta bëjmë bashkërisht, sepse bujqësia ka nevojë për këtë partneritet me qeverinë, me pushtetin vendos për të përballuar sfidat e veta që janë komplekse dhe varen nga faktorë që janë ndonjëherë jashtë mundësive të njeriut për ti kontrolluar.

Ajo që ka më shumë rëndësi në bilancin e këtyre viteve është dija e fituar në këto vite nga vetë ju. Dija e fituar në një sektor ku gjerat lëvizin me vështirësi, por në mënyrë të vazhdueshme dhe në botën që jetojmë teknologjia sjell mundësi të paimagjinueshme deri dje.

 

Gjeli i detit…të festave/ Fermerët e Zadrimës: të shitet gjatë gjithë vitit, kemi kosto

Fermerëve që merren me rritjen e gjelit të detit, shpendit më të kërkuar për festa, iu ka ardhur koha të shpërblehen për mundin e një viti.

Në Zadrimë të Lezhës fermerët thonë se i rrisin në mënyrë tërësisht natyrale, por kjo ka kosto të lartë. Kostot dhe mungesa e tregut të qëndrueshëm gjatë të gjithë vitit ka bërë që ne këtë zonë prodhimi të mos jetë i njëjtë me vitet e shkuara.

Këtë vit në Zadrimë janë rritur rreth 15 mijë gjela deti, një shifër që ka pësuar rënie me rreth 30% krahasuar me pesë vite më parë.

“Është i vështirë me u rrit, po bukur me u shit, ne e shesim një herë në vit, 365 ditë që e mbajmë gjelin e detit nga 200 bëjnë 73 mijë lekë , nga këto 150 lekë shpenzime dhe 50 lekë , 18 mijë lekë më mbesin mua”, shprehet ai.

Për të promovuar produktin vendas u zhvillua dhe panairi i përvitshëm i gjelit të detit. Kuzhinierët që morën pjesë në aktivitet apeluan që gjeli i detit të përdoret jo vetëm gjatë festave të fundvitit, e kjo fillimisht nga vetë ata.

Ndërkohë banorët e zonës theksuan rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite prodhimi.

/abcnews.al/

Fermerët shkaktojnë kaos në Greqi, ministri ftesë publike për dialog: Jeni prioriteti ynë! Të ulemi dhe të flasim

✇Albeu
By: M C

Ministri i Zhvillimit Rural në Greqi, Costas Tsiaras, i ka bërë thirrje fermerëve që të dialogojnë. Sipas tij, diskutimet janë e vetmja zgjidhje ndërsa theksoi se qeveria ka dëshmuar se qëndron pranë fermerëve.

Fermerët në Greqi shkaktuan kaos ndërsa deklaruan se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse nuk marrin fondet që iu përkasin.

Ditën e sotme Porto i Volos gjithashtu u bllokua nga peshkatarët që iu bashkuan protestës.

“Me dialog mund të zgjidhim gjithçka. Patëm një diskutim intensiv, por përmbajtësor me kolegët tanë deputetë, për të gjitha problemet që i shqetësojnë ata.

Qeveria ka dëshmuar se qëndron pranë fermerëve, prodhuesve. Qëllimi ynë ishte dhe është të mbështesim sektorin bujqësor.”-tha ministri.

The post Fermerët shkaktojnë kaos në Greqi, ministri ftesë publike për dialog: Jeni prioriteti ynë! Të ulemi dhe të flasim appeared first on Albeu.com.

Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë

✇Albeu
By: M C

Protestat e fermerëve grekë vijojnë ende duke u bërë shkak i bllokimit të aksit rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzim Kallpaq.
Policia Kufitare ndërkaq ka njoftuar se kjo bllokadë do të zgjasë rreth tre orë, nga ora 19:00 deri në 22:00 në orën greke.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

The post Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë appeared first on Albeu.com.

Rama ‘djeg’ fermerët me skemën e re të TVSH-së, fati i tyre në dorë të grumbulluesve

Nga  Esmeralda Topi Qeveria premtoi barazim të TVSH-së për fermerët, por nga viti tjetër do të zbatojë një skemë kompensimi me kushte që rrezikojnë të ‘djegin’ shumicën e fermerëve. Me të dhënat aktuale, mbi 90 mijë fermerë nuk i përmbushin kriteret e kompensimit 10% të TVSH-së. Kur prezantoi skemën e rë të kompensimit 10% të […]

The post Rama ‘djeg’ fermerët me skemën e re të TVSH-së, fati i tyre në dorë të grumbulluesve appeared first on BoldNews.al.

Fermerët grekë vijojnë protestat/ Kakavijë-Janinë sërish e bllokuar

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët grekë bllokojnë autostradën e Athinës ndërsa vazhdojnë pasojat e mashtrimit me subvencionet



Fermerët grekë kanë bllokuar rrugët kryesore kombëtare me traktorë, duke ndarë në mënyrë efektive autostradën kryesore veri-jug të vendit në shenjë proteste kundër kostos së rritur të prodhimit, çmimeve të ulëta dhe vonesave në pagesa nga qeveria.

Bllokimi vjen pasi disa persona u arrestuan javën e kaluar në një rast mashtrimi në bujqësi që zbuloi se miliona euro u paguan në subvencione të paligjshme nga OPEKEPE, organizata përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve bujqësore të BE-së, një skandal që ka provokuar fermerët dhe ka sjellë shqyrtim shtesë mbi pagesat e subvencioneve në vend.

Gjatë hetimit paraprak, rreth 324 persona u gjetën si përfitues të subvencioneve me vlerë 19.6 milionë euro, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Europian (EPPO), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kështu, fermerët dhe shoqatat bujqësore po organizojnë demonstrata në autostradën kritike Athinë-Selanik, duke sjellë më shumë makineri bujqësore dhe traktorë për të përforcuar bllokadën e tyre.

- YouTube www.youtube.com

Më herët të hënën, autostrada Athinë-Selanik mbeti e mbyllur rreth Nikaias në Larisa, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i rajonit veriperëndimor të Thesalisë, ku traktorët ishin rreshtuar ndërsa policia e trafikut vazhdoi të devijonte trafikun përmes rrugëve alternative për të shmangur ndërprerjet e mëdha.

Përpara një takimi të planifikuar midis sindikatave të hënën, fermerët kanë paralajmëruar se do të zgjasin mbylljet nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas një njoftimi të Federatës së Shoqatave Bujqësore, "një bllokadë në kryqëzimin, Megalochori, do të vazhdojë dhe fermerët e Trikalës do të protestojnë të mërkurën e ardhshme". Një bllokadë pritet gjithashtu në Selanikun lindor.

Dhe dita e parë e mobilizimit filloi të dielën dhe u shoqërua me incidente në fshatrat Nikaia dhe Platykambos në Larisa, kur fermerët u përpoqën t'i afroheshin autostradës dhe u përleshën me policinë e trazirave.

Pa asnjë garanci apo deklaratë nga qeveria ende, protestat pritet të përhapen në të gjithë Greqinë deri më 5 dhjetor, me më shumë bllokada rrugore, një taktikë e përdorur shpesh nga fermerët për të ushtruar presion mbi autoritetet. /Telegrafi/

Fermerët protestë në Greqi, bllokojnë rrugën Athinë-Selanik, raportohet për të lënduar gjatë përplasjeve me policinë

Greqia është përfshirë nga tensionet pas protestave masive të zhvilluara nga fermerët.

Gjatë tubimit të organizuar, fermerët u organizuar në kryqëzimin Nikaia-Larissa, duke bllokuar rrugën Kombëtare Athinë-Selanik.

Sipas mediave greke protestat e fermerëve po përshkallëzohen, ndërsa fermerët shprehen se protestat e tyre do të vijojnë kundër rritjes së kostove të prodhimit, çmimet e ulëta dhe vonesave në pagesa.

Fermerë nga Farsala, Tyrnavos, Elassona, Larissa, Platykambos, Agia dhe Magnesia u bënë bashkë, ndërsa u mbështetën edhe nga punëtorë, anëtarë të Qendrës së Punës dhe studentë.

The post Fermerët protestë në Greqi, bllokojnë rrugën Athinë-Selanik, raportohet për të lënduar gjatë përplasjeve me policinë appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet/ Fermerët të pashpresë në Gjirokastër, mbi 200 hektarë të mbjella nën ujë

✇Albeu
By: V K

Reshjet e ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës. Mbi 200 hektarë të mbjella janë nën ujë, duke lënë të pashpresë fermerët dhe blegtorët që prisnin marrjen e prodhimit nga toka.

Dalja jashtë funksioni e kolektorëve dhe mosndërhyrja në kanalet kulluese, bëri që sipërfaqe të tëra toke të jenë nën pushtetin e ujit.

Përgjegjës në sektorin e bujqësisë në qarkun e Gjirokastrës pranojnë situatën e vështirë, kryesisht në fushat e Dropullit, Mashkullorës, Tepelenës dhe Përmetit.

Specialistët e bujqësisë, edhe pse flasin për dëme të konsiderueshme në të mbjella, theksojnë se sinjalet për ndihmë ndaj fermerëve të përmbytur duhet të vijnë nga pushteti lokal, shkruan A2 CNN.

Sipas Agjencisë Rajonale të Bujqësisë në qarkun e Gjirokastrës, dëmet më të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit kanë qenë në pemëtari, drithëra dhe hasëll.

Nëse do ta duash edhe në formë lajmi me titull goditës, ta përgatis menjëherë.

The post Përmbytjet/ Fermerët të pashpresë në Gjirokastër, mbi 200 hektarë të mbjella nën ujë appeared first on Albeu.com.

❌