Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit nëntor, depozitat në bankat shqiptare vlerësohen 1.452 triliardë lekë, me nëj rënie prej 6 mld lekësh nga muaji tetor, ose -0.4%.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja vjetore është 8.72%.
Kursimet raportohen në rënie për monedhën vendase, 2.7 mld lekë më pak në sistem. Po ashtu shifrat tregojnë se kursimet kanë rënë edhe në valutë, 9.2 mld lekë.
Rënia e depozitave gjatë nëntorit duket si një fenomen sezonal që lidhet me festat e periudhës dhe nevojës për konsum më të lartë.
Përgjatë dy viteve të fundit, depozitat kanë rezultuar si investimi më tërheqës për shqiptarët përballë një tregu të dobët të titujve të borxhit dhe një tregu investimesh të pazhvilluar ende. Rënia graduale e normave të interesit mund të ndryshojë sërish balancat.
Pak muaj më parë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi se po shqyrtohet mundësia e rritjes së vlerës së kursimeve të siguara, nga 25 mln lekë (të vjetra) në 100 milionë.
Nga Gazeta ‘SI’ – Transformimi digjital ka ardhur si një “thikë me dy tehe” për sistemin bankar në Shqipëri, të cilat po përballen me përfitimet dhe rreziqet e inovacionit.
Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë, më shumë se 45% e bankave në vend e vlerësojnë rrezikun kibernetik “të lartë”, ndërsa pothuajse 55%, e konsiderojnë atë “të mesëm”.
Investimi i bankave në sisteme të forta sigurie ndaj suleve kibernetike i detyron ato të kontraktojnë palë të tretë duke i bën sistemet bankare të varura dhe të ekspozuara ndaj kompanive të teknologjisë. Rreth 10.01% e bankave e konsiderojnë këtë si rrezik të lartë dhe 37.64% si rrezik mesatar.
Në mjedisin digjital rriten edhe rreziqet e mashtrimit dhe pastrimit të parave. Sipas vrojtimit, 37.6% e bankave i konsiderojnë këto rreziqe si “të mesme”, ndërsa 23% si “të larta”, duke treguar nevojën për mjete më të avancuara të zbulimit të mashtrimit.
Edhe rreziqet e reputacionit janë të pranishme. Rreth 59.7% e bankave i vlerësojnë ato si “të mesme”, pasi çdo problem, si rrjedhja e të dhënave apo ndërprerja e shërbimeve, mund të dëmtojë imazhin e bankës dhe besimin e klientëve.
Megjithatë, shumica e bankave shfaqen të sigurta se transformimi digjital nuk do të çojë në humbje të konsiderueshme klientësh. Rreth 34.4% e bankave e konsiderojnë rrezikun e humbjes së klientëve si “pa rrezik”, ndërsa 18.87% si “të ulët”.
Por nga ana tjetër, bankat shprehin se përfitimet nga ky proces janë po ashtu të larta. 100% e bankave në Shqipëri pohojnë se digjitalizimi ul kostot e shërbimit, menaxhon flukset e punës dhe optimizon shërbimin. Në të njëjtën kohë, transformimi digjital shihet si nxitës i përfshirjes financiare dhe integrimit europian.
Kur u pyetën për gatishmërinë e tyre për të adresuar rreziqet kibernetike që lidhen me FinTech, bankat shqiptare treguan besim të konsiderueshëm në përgatitjet e tyre. Përafërsisht 65.33% e bankave e vlerësuan veten si «shumë të përgatitura», ndërsa pjesa tjetër prej 30.74% treguan se ishin «të përgatitura».
Pagesat u shfaqën si fusha më e digjitalizuar, ku 23.78% e bankave deklarojnë një nivel «shumë të lartë» digjitalizimi dhe 49.9% raportuan një nivel «të lartë». Shërbimi ndaj klientit vlerësohet fusha e dytë më e digjitalizuar, ku 42.56% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e kësaj fushe si “i lartë” dhe 24% si “shumë i lartë”.
Princesha Charlotte, e cila është vetëm 10 vjeç, ka shumë mundësi që të bëhet një ditë pjesë e trashëgimisë mbretërore të familjes, duke pasur mundësinë të veshë një nga tiarët e famshme të monarkisë britanike.
Sidoqoftë, shumë ekspertë mendojnë se ajo mund të jetë ende disa vjet larg debutimit të saj me një tiarë, pasi zakonisht ato janë veshur nga gratë mbretërore që kanë mbushur moshën e të rriturve.
Për të krahasuar, Princesha Kate bëri debutimin e saj me një tiarë në moshën 29 vjeçare, kur u martua me Princi William në prill të vitit 2011, dhe e kishte një tiarë të huazuar nga Mbretëresha Elizabeth, Cartier Halo Tiara. Edhe Mbretëresha Elizabeth dhe Princesha Diana veshën për herë të parë tiarën në ditët e dasmës së tyre, duke qenë një traditë e rëndësishme për gratë mbretërore.
Megjithatë, disa gra të tjera nga familja mbretërore kanë veshur tiarë për herë të parë para martese, duke mundësuar që Princesha Charlotte të mund ta bëjë këtë më herët se sa në moshën e të rriturve. Një shembull është Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës, e cila vesh një tiarë në moshën 18 vjeçare për një ngjarje të madhe shtetërore në vitin 1948. Po ashtu, Princesha Anne, e bija e Mbretëreshës Elizabeth, debutoi me tiarë në moshën 17 vjeçare në hapjen solemne të Parlamentit në vitin 1967.
Nëse Princesha Charlotte do të ketë një rol aktiv si mbretëreshë në të ardhmen, ka mundësi që ajo të bëjë debutimin e saj me një tiarë më herët se sa pritet.
Lutem të mos ketë njerëz të uritur në qytet që kur të dalin në televizion, të mos ndjehen të ofenduar nga akti i dhurimit;
Kërkoj që të gjithë të kenë rroba për të veshur; Kërkoj një vend për qetësinë e shpirtit Dhe për këtë na duhet kombi ku të lutemi çdo ditë: Stop urrejtjes! Stop diskriminimit!
Do kërkoj në çdo cep të vendit ortodoksë, arabë, sa majtas, sa djathtas, etiopianë, ashkenazi, këdo që përshëndet lindjen e diellit në këtë tokë Dhe do lutem, përsëri do lutem që të gjithë ne të jemi vëllezër.
Kërkoj që të jemi një komb i vetëm, solid me të gjitha anët e tij! Qoftë i pranueshëm ndryshimi! Amen!
Do të kërkoj paqe Mes nesh, Mes meje dhe vetes, Mes nesh dhe fqinjëve tanë, Se vetëm kështu Raketat nuk do qëllojnë më Dhe fëmijët nuk do të kenë më frikë Dhe as civilët, dhe as ushtarët nuk do të vrasin më! Dhe kështu, pranë teje do jem edhe unë, që kërkoj kaq pak nga ty ...
Lërini maskat këtë vit njerëz! Le të dalim, të qeshim e të flasim Me njëri-tjetrin të gjithë bashkë, Në një!
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Një 39 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të SPAK është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bëhet fjalë për Bujar Sefa alias Bujar Xaka, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë,
Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.
Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri./abcnews.al
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e mbrëmjes zonën e kënetës në Orikum, pranë bazës së Pashalimanit.
Flakët kanë djegur shkurre dhe pemë në një sipërfaqe të gjerë, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.
Aktualisht, në vendngjarje po vijon puna intensive për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike dhe kaos në transportin ajror. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja poweroutage.us, më shumë se 618 mijë familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike. Shtetet më të prekura janë […]
TIRANË, 25 janar /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 6 shtetas për veprat penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave’, ‘Falsifikim i dokumentit’ si dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.
Nga hetimet të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas te tjerë shqiptarë janë kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim më pas për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave, personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M. alias A. M., i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të kontrabandës njerëzore.
Të dhënat tregojnë se ky shtetas u ka kërkuar të paktën tre shqiptarëve që për t’i dërguar në Amerikë dhe Kanada të paguajnë çmimin prej 35.000 dollarësh. Intinerari që ndjek ky shtetas për të kontrabanduar njerëz fillon nga Shqipëria ku rekrutohen dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumente false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos duke përdorur dokumente udhëtimi false për në Florida ose në shtete të tjera të ShBA-së.
Nga hetimet, rezultoi e provuar se shtetasi H.M. ka pajisur me dokumenta të falsifikuara disa shtetas shqiptarë për t’u larguar në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-së dhe ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e provuar në disa raste. Po ashtu nga interceptimet telefonike është provuar se shtetasi H. M., gjatë kohës që është duke u hetuar me masë sigurie “Arrest në burg” nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës ka përdorur dy numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë.
Nga veprimet e kryera janë mbledhur prova se edhe shtetasja L.M., është e përfshirë në aktivitetin e bashkëshortit të saj me veprime konkrete si në shoqërimin në udhëtimin e tyre për në Republikën Domenikane si dhe duke përfshirë në bashkëpunim edhe vëllain e saj A.P., në marrjen e porosive nëpërmjet linjave të udhëtimit Tropojë -Tiranë. Ajo ka konsumuar veprën penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga këqyrja e të dhënave telefonike, është provuar se shtetasi E.N. i punësuar pranë agjencisë turistike, ka ndihmuar duke i vënë në dispozicion foto të dokumenteve të dy shtetasve të huaj, me qëllim që shtetasi H.M., ky i fundit të mundësojë kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumenta model. Mënyrë kjo, e përdorur në disa raste nga shtetasi H. M., janë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Po kështu shtetasi A.P., në bashkëpunim me të afërmit e tij me veprime konkrete ka marrë dokumenta të falsifikuara që do të mundësonin kalimin në mënyrë të kundërligjshme të një shtetasi duke konsumuar elementët e veprave penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit” si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ndërsa shtetasi C.N., duke qenë shofer automjeti ka mundësuar transportin e dokumentave të falsifikuara duke konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falifikim i dokumentit”.
Shtetasi A.M., duke i vënë në dispozicion të hetuarit H. M., të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij Britanike si model për të prodhuar dokumenta të tjera të falsifikuara, për të bërë të mundur një mënyrë më të sigurtë kalimi për shtetas të tjerë për të ikur në Kanada dhe me këto veprime ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi dërgimin në gjyq e të pandehurve: H.M; L.M, A.P, C.N, A.M, dhe E.N.
Ambasada e Zvicrës ka sqaruar mbështetjen e saj për programin e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK), pas raportimeve se në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë është mbajtur një ligjëratë informuese për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në sqarimin e saj, ambasada bën të ditur se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të DSK-ve, të cilat janë themeluar përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke pasqyruar procesin legjislativ dhe mandatin demokratik të këtij institucioni.
Sipas ambasadës, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i pavarur dhe përmes Zyrës së Informimit angazhohen me një gamë të gjerë akterësh për të ndarë informacione publikisht të disponueshme mbi mandatin dhe punën e tyre, për të dëgjuar pikëpamjet e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, pa promovuar narrativa të caktuara.
Më tej thuhet se Programi i Informimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dialogut dhe inkurajimin e një debati publik të informuar mbi çështje me interes publik.
Ambasada e Zvicrës ka theksuar se mbështetja e saj ka për qëllim transparencën, informimin e qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe nuk nënkupton ndikim në përmbajtjen e aktiviteteve apo promovim të qëndrimeve të caktuara. /KP/
Psikologia dhe kriminologia Dita Makasqi, gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, ka folur gjerësisht për rëndësinë e risocializimit, veçanërisht tek të rinjtë që shfaqin sjellje devijante apo kanë kryer vepra penale në një fazë të hershme të jetës.
Sipas Makasqit përgjatë viteve, shoqëria shpesh ka paragjykuar të rinjtë për veprime të caktuara të bëra në moshë të re, pa marrë parasysh se koha, edukimi dhe mbështetja mund t’i ndryshojnë rrënjësisht.
“Ka raste kur të rinjtë, të cilët janë paragjykuar për vepra të kryera në rini, pas një periudhe dhjetëvjeçare janë kthyer në një pikë që askush nuk do ta kishte imagjinuar", shprehet Makasqi.
Sipas saj, kjo është dëshmi e qartë se një person ka vlera dhe ka potencial për t’u risocializuar, nëse i jepet mundësia e duhur.
Ajo thekson se edhe një person që ka kryer një krim dhe e ka vuajtur dënimin, nuk duhet të mbetet i etiketuar përgjithmonë.
Përkundrazi, siç tha ajo me punë profesionale gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, ai mund të shndërrohet në një individ funksional dhe efektiv për shoqërinë në të ardhmen.
Makasqi vë theks të veçantë tek ndërhyrjet e hershme për të rinjtë që janë në fazën e rritjes dhe që shfaqin shenja të sjelljeve devijante.
Ajo thekson se në Kosovë ka me qindra psikologë – shkollorë dhe klinikë – të cilët janë të përgatitur profesionalisht për të punuar me këtë kategori të rinjsh.
Sipas saj, krijimi i programeve rehabilituese është thelbësor dhe duhet të ndodhë para se situata të përshkallëzohet në forma më të rënda.
Një rol kyç në këtë proces, sipas Makasqit, e kanë familjet.
Ajo thekson se familjet duhet të ndërtojnë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm me fëmijët e tyre dhe të mos i lënë ata të izolohen në “botën e tyre”.
Në ditët e sotme, sipas saj, fëmijët dhe të rinjtë janë tepër të preokupuar me telefonat, aplikacionet dhe përmbajtje të kota, të cilat shpesh i shtyjnë drejt modelimit të sjelljeve devijante.
Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":
Përplasja mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t po hyn në një fazë edhe më të tensionuar, duke u shoqëruar me deklarata të forta nga të dyja palët.
Ditët e fundit, showgirl-i argjentinas kishte lënë të nënkuptohej se mund të kishte ende hapësirë për një afrimitet me ish-bashkëshortin. Ajo publikoi foto të vjetra nga viti 2016 dhe u shpreh publikisht se “do të jemi gjithmonë një familje”. Në një dalje televizive, Wanda theksoi se komunikimi mes tyre vazhdon herë pas here dhe se, sipas saj, me kalimin e kohës situata mund të qetësohet, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.
Por kjo deklaratë u hodh poshtë menjëherë nga Mauro Icardi. Sulmuesi i Galatasaray-t reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke mohuar çdo mundësi ribashkimi apo afrimiteti dhe duke i quajtur fjalët e Wandas të pavërteta. “Është e pabesueshme që ende i jepet besim një personi që gënjen vazhdimisht”, shkroi ai, duke e etiketuar ish-bashkëshorten si “mitomane”.
Në një reagim të gjatë dhe emocional, Icardi foli për akuza të rreme për dhunë, për përjashtime nga pronat e tij dhe për faktin se, sipas tij, ishte penguar të shihte vajzat për muaj të tërë. Ai pretendoi se ndaj tij ishin ngritur kërkesa gjyqësore me qëllim që të izolohej nga fëmijët, duke akuzuar Wanda-n për shkelje të vendimeve të drejtësisë, manipulim psikologjik dhe dëme të rënda financiare, që sipas tij arrijnë në rreth 7 milionë euro.
Në përfundim, futbollisti ishte i prerë: për të, Wanda mbetet vetëm nëna e vajzave të tij dhe, siç u shpreh, “nuk do të jetë kurrë më pjesë e familjes sime”.
Nëse ndodh që, të kanë rënë në qafë pa të drejtë, duke të cënuar dinjitetin, përmes shpifjes apo fyerjes, në Shqipëri sot, ke dy rrugë për të marrë shpagim. Njëra është përmes padisë civile, në të cilën mund të kërkosh kompensim financiar për dëmin e pësuar dhe të fusësh paratë në xhep. Tjetra është përmes […]
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff – duke folur në emër të administratës Trump – tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”.
Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”.
I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje.
Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025, në tregjet e kryeqytetit Teheran, nga tregtarë të zemëruar për kushtet e këqija ekonomike, përfshirë inflacionin e madh dhe rënien e lirë të monedhës.
Trazirat u përshkallëzuan me shpejtësi, duke u shndërruar në demonstrata të gjera kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardeve të jetesës dhe shtypjes të lirive themelore.
Tensionet SHBA–Iran
Tensionet e kahershme mes Uashingtonit dhe Teheranit po thuajse kanë arritur pikën kulmore gjatë kësaj krize.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme dhe të armatosura” dhe të përgatitura për të vepruar nëse forcat iraniane të sigurisë do të vrisnin protestues.
Më vonë, ai u zotua për “veprime shumë të fuqishme”, nëse Irani do të vazhdonte me ekzekutimin e protestuesve.
Trump më pas tha se kishte zgjedhur personalisht të mos urdhëronte sulme ushtarake kundër Iranit, duke ia atribuuar këtë vendim anulimit të raportuar nga Teherani të qindra ekzekutimeve të planifikuara.
Në një tjetër intervistë në Davos, Witkoff i tha Arab News se Irani duhet të vijë dhe të ulet në tryezën diplomatike.
“Kjo duhet të ndodhë [që Irani të negociojë]”, tha ai. “Është e rëndësishme. Nëse shkon Irani, shkon edhe rajoni, ndaj duhet ta sqarojmë këtë”.
Witkoff këmbënguli se Lindja e Mesme po lëviz në drejtimin e duhur.
“Mendoj se është e jashtëzakonshme ajo që po ndodh. Të gjithë, mendoj, po punojnë së bashku drejt paqes”, tha ai. “Të gjithë janë angazhuar me idetë e presidentit Trump për paqen kufitare dhe jam kam shumë shpresa”./REL
Në mes të hetimeve të SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe skandalit të tenderëve të dyshuar të manipuluar, një tjetër kontratë me vlerë milionëshe i është dhënë kompanive të lidhura me Durana Tech Park. Bëhet fjalë për tenderin mbi 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET, një nga sistemet më […]
Mbrojtësi Tomas Guidara që ka përfaqësuar Argjentinën në grupmosha, publikisht ka shprehur gatishmëri për të luajtur në fanellën e Shqipërisë.
Guidara për herë të parë ra në sy kur Sylvinho e përmendi se kishte gjetur një shqiptar në Argjentinë. Tani, për herë të parë futbollisti që mbron fanellën e Hurucan ka pranuar se dëshiron të luajë me “Kuq e Zinjtë”.
Ai për “Panorama Sport” deklaroi se dëshiron të mësojë më shumë për rrënjët shqiptare dhe që ndodhet në kontakte me FSHF-në.
“Të them të drejtën, më tërhoqi shumë vëmendjen dhe u entuziazmova kur mora vesh që një kombëtare tregoi interes për mua. Është gjithmonë diçka shumë e bukur dhe motivuese kur shikon që puna jote dhe përkushtimi vlerësohen në një nivel të tillë, dhe kjo të bën të ndihesh i njohur dhe pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”.
“Sinqerisht, di shumë pak për prejardhjen time shqiptare. Është diçka që gjithmonë më ka ngjallur shumë kureshtje dhe dëshirë për të mësuar më shumë, por për momentin nuk kam kontakte direkt me persona nga Shqipëria apo komunitetin arbëresh, gjë që do të më pëlqente ta ndryshoja në të ardhmen”.
Ai shtoi se ndodhet në kontakte me FSHF-në, kurse është i hapur për ta përfaqësuar përfundimisht Shqipërinë.
“Po, ka pasur kontakt. Federata Shqiptare e Futbollit ka komunikuar drejtpërdrejt si me mua, ashtu edhe me përfaqësuesin tim, duke shprehur interesin e tyre për të më pasur në skuadër. Ishte një ndjesi shumë pozitive dhe një shenjë që puna ime vlerësohet jashtë vendit”, deklaroi ai.
Përndryshe, nuk dihet nëse Guidara është i pajisur me pasaportë shqiptare dhe nëse mund të ftohet nga Sylvinho për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës./Telegrafi/
“Është beteja më e madhe e jetës time që po kaloj me këtë vajzë. Sepse pa fëmijë, pa burrë. Kam bërë 85 vjeç, pavarësisht se jeta është e dhimbshme, por, para kësaj, nuk më dhimbset jeta. Të kisha ikur”
Sfida e një nëne nuk njeh moshë. Ajo është gjithmonë aty për fëmijën e saj. E tillë është sakrifica e nënës 85-vjeçare, Durime Asllanit, të cilën fati e ka vënë përballë një sfide të vështirë në moshën më delikate të jetës, atë të pleqërisë.
Ajo duhet të kujdeset për vajzën e saj, 60-vjeçe, Rajmondën, e cila është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit.
“Kam ardhur në spital me vajzën, që e kanë shtruar. Ajo më përpara ka qenë shumë mirë, brenda dy muajve ankoi një këmbë dhe e sollëm në spital. Pas ekzaminimeve në kurriz, i doli që ka kapur kockën. Pastaj gjirin. Këtë të kurrizit në gradë të 4, atë të gjirit në gradë të dytë. Është me kancer.”, tha ajo.
85-vjeçarja është nënë e gjashtë fëmijëve. Prej dy muajsh ajo sfidon moshën duke shoqëruar vajzën e saj nëpër dyert e spitaleve në vend. Përballë kësaj beteje, Rajmonda ka edhe mbështetjen e motrave dhe të vëllezërve të saj.
“Është shumë e vështirë që nëna të shoh fëmijën shtrirë. Më mirë të kisha ikur vetë përpara. Vështirësi se lodhem duke ardhur, po vështirësi të tjera nuk kam. Qoftë nga ekonomia apo të tjera, sepse kam fëmijët jashtë vendit dhe sot do vijnë këtu. Mblidhemi të tërë.”, pohoi ajo.
Përballë rrugëtimit të vështirë, nënë Durimia është bërë më e fortë, forcë e cila buron nga misioni për t’i shërbyer vajzës së saj.
“Do bëhem e fortë sepse duhet të jem për atë. Që ti bëj hyzmet. Mos ta lë që të torturohet ajo. Do bëhem e fortë me se s’bën.”, u shpreh ajo.
Sëmundja u zbulua në një stad të avancuar. Nënë Durimia ka një mesazh për gratë dhe vajzat: “U bëj thirrje vajzave e grave të mos e nënvlerësojnë veten, të shkojnë te doktori. Nuk të bënë dot askush gjë sot, përveç Zotit dhe mjekut.”, tha 60-vjeçarja.
Historia e nënës 85-vjeçare është dëshmi e forcës së pamposhtur të një nëne, e cila sfidon moshën, lodhjen, dhimbjen, për të qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës për fëmijën e saj./abcnews.al
Mbrëmjen e djeshme, spektakli i “Big Brother VIP Albania 5”, u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej shprehjeve të Ledionit.
Edhe pse emisioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit, nuk pati asnjë urim nga ana e tij për vajzën e datëlindjes.
Ndryshe nga viti i shkuar, ku ai nuk e kurseu një postim plot fjalë të ëmbla ndaj së shoqes, këtë vit, të paktën deri tani nuk na kanë zënë sytë asnjë postim dedikuar Sarës.
Kjo, nuk është hera e parë që dyshja konfirmon zërat që qarkullojnë rreth tyre. Në eventin e përvjetorit të 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, në sy ra menjëherë mungesa e Ledion Liços.
Sara Hoxha, u shfaq vetëm nën shoqërinë e së motrës, Lori Hoxha dhe partnerit të saj.
Në verën e këtij viti, filluan të qarkullojnë lajme se Sara Hoxha dhe Ledion Liço, po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri.
Në shtator, Ledioni postoi një foto bardh e zi të vetes, duke i shtyrë komentuesit të mendojnë se pasqyronte gjendjen e tij emocionale pas aludimeve për një ndarje nga Sara.
Puna krah njëri-tjetrit gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 5”, mbase nuk e ka përmirësuar marrëdhënien mes tyre.
Historia e dashurisë së Sarës e Ledionit daton që 11 vite më parë, me një martesë të kurorëzuar në vitin 2018 me një dasmë në Itali. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku.
Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast të mosdeklarimit të të hollave në pikën kufitare Kapshticë.
Në njoftim, Policia e Shtetit bën të ditur se i dyshuari kishte tentuar t’i fshehte në trup 38 mijë dollarë amerikanë.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara’, thuhet në njoftim.
Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. […]
Ky dimër pritet të jetë vendimtar për Atletico Madrid, që ka shumë punë përpara si në dalje ashtu edhe në afrime.
Nga ana tjetër, situata te Real Madrid është edhe më e tensionuar: Xabi Alonso u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ndërsa pasuesi i tij, Alvaro Arbeloa, e nisi aventurën me një eliminim surprizë nga Albacete në Kupën e Mbretit.
Shitje të domosdoshme
Pas investimeve të rëndësishme gjatë verës, drejtuesit e Atleticos nuk kishin në plan të lëviznin shumë këtë janar, përveç rastit kur do të realizoheshin disa shitje.
Fillimisht u shfaq mundësia e largimit të Giacomo Raspadori drejt Romës, por negociatat u zvarritën.
Paralelisht, u hap edhe pista e largimit të Thiago Almada, i transferuar verën e kaluar për 21 milionë euro.
Benfica, Napoli, Gremio dhe së fundmi Palmeiras kanë shprehur interes për mesfushorin argjentinas.
Sipas disa burimeve, lojtari nuk është plotësisht i kënaqur dhe pritet të takohet me agjentët e tij për të analizuar situatën.
Megjithatë, qëndrimi i klubit madrilen ka ndryshuar.
Sipas Estadio Deportivo, Atletico nuk është më i detyruar të shesë, pasi ka realizuar disa operacione të rëndësishme financiare.
Siç analizon edhe gazetarja e FootMercato, Dahbia Hattabi, klubi ka përfituar mbi 60 milionë euro nga shitja e Conor Gallagher te Tottenham për 40 milionë dhe nga transferimi i Raspadorit te Atalanta për 22 milionë euro.
Kjo situatë i lejon Simeones të mos sakrifikojë Almadan, edhe pse e ardhmja e tij mbetet e hapur.
Përforcime në mesfushë
Atletico synon të afrojë një ose dy mesfushorë gjatë këtij muaji.
Ky është objektivi i drejtorit sportiv Mateu Alemany, me mbështetjen e plotë të Diego Simeones.
Aktualisht, në dispozicion janë Pablo Barrios, Koke dhe Johnny Cardoso, por “Cholo” kërkon më shumë energji dhe cilësi.
Sipas Estadio Deportivo dhe mediave angleze, objektiv kryesor është Joao Gomes i Wolverhampton.
Braziliani po spikat në një sezon zhgënjyes për klubin anglez, por çmimi prej 50 milionë eurosh e bën operacionin të vështirë.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030 dhe për lojtarin interesohen edhe Napoli dhe Manchester United.
Alternativa të tjera në tryezë
Sipas AS, në listë janë edhe emra të tjerë:
Manu Kone (Roma), me vlerë rreth 50 milionë euro.
Kees Smit (AZ Alkmaar), talent 20-vjeçar për të cilin kërkohen 60 milionë.
Ruben Neves, në fund të kontratës me Al-Hilal, që mund të kushtojë rreth 20 milionë euro.
Lamine Camara, finalist i Kupës së Afrikës me Senegalin.
Edhe sulmi në vëzhgim
Përveç mesfushës, Marca raporton se Atletico nuk përjashton afrimin e një lojtari ofensiv, por vetëm nëse ai përmirëson ndjeshëm repartin sulmues.
Aktualisht, Simeone ka në dispozicion Julian Alvarez, Alexander Sorloth dhe Antoine Griezmann, ky i fundit i kërkuar nga klubet meksikane.
Me rreth 62 milionë euro në arkë dhe disa pista të hapura, Atletico Madrid synon të bëjë disa korrigjime të domosdoshme në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit 2026, me ambicien për të mbetur konkurrues në të gjitha frontet. /Telegrafi/