Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gonzato: Forcimi i sundimit të ligjit, gur themeli i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Forcimi i sundimit të ligjit mbetet një gur themeli i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Konferenca përmbyllëse e projektit “EU4Justice” mblodhi institucionet kyçe të drejtësisë, partnerë ndërkombëtarë dhe profesionistë ligjorë për të reflektuar mbi arritjet, mësimet e nxjerra dhe prioritetet e ardhshme, në mbështetje të një sistemi drejtësie të pavarur, efikas dhe llogaridhënës.

Aktiviteti shënoi përfundimin e një projekti trevjeçar të financuar nga BE (2.5 milionë €), që ka mbështetur Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, duke rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për konsolidimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh se, mbështetja dhe bashkëpunimi mes BE dhe Shqipërisë nuk përfundojnë këtu.

“EU4Justice II” po vjen, me ambicie edhe më të larta. Fokusi nuk do të jetë më vetëm te zbatimi i reformës, por te konsolidimi i sistemit të drejtësisë në përputhje me standardet më të larta të BE-së, për një vend që synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, u shpreh Gonzato.

/gj.m/j.p/

The post Gonzato: Forcimi i sundimit të ligjit, gur themeli i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Taulant Balla me ambasadorin e BE-së, Gonzato: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe në rrugën drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato në nisje të sesionit të ri parlamentar. Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.

Source

Zgjerohet me zonat bregdetare fokusi i programit të BE-së “EU4Rivers”

TIRANË, 20 janar /ATSH/ “Lidhja e lumenjve me zonat bregdetare dhe detet” ishte tema e aktivitetit të mbajtur sot në Tiranë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e qeverisjes mjedisore detare dhe bregdetare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, partnerë ndërkombëtarë, bashki bregdetare, akademikë dhe ekspertë të mjedisit, të cilët theksuan rëndësinë e qeverisjes efektive detare jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve bregdetare.

I organizuar në kuadër të projektit ‘EU4Rivers’, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), aktiviteti shënoi edhe prezantimin zyrtar të komponentit të ri detar, i cili synon të mbështesë Shqipërinë në zbatimin e ligjit të miratuar së fundmi për Strategjinë Detare dhe në avancimin e reformave në kuadër të Kapitullit 27 të BE-së (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike).

Fjalët hapëse u mbajtën nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe zëvendësambasadori i Austrisë, Martin Schaller.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, u shpreh se mbrojtja e lumenjve, deteve dhe natyrës kërkon vendosjen e standardeve të reja dhe përgjegjësi të përbashkët institucionale, duke theksuar se prezantimi i komponentit detar të EU4Rivers përkon me përgatitjen e planit kombëtar të koordinimit kundër ndotjes nga plastika.

Ambasadori Gonzato theksoi se mbrojtja e mjedisit detar është një investim i drejtpërdrejtë te njerëzit dhe ekonomia, duke nënvizuar se miratimi i Ligjit për Strategjinë e Mjedisit Detar përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ai shtoi se sfida kryesore mbetet zbatimi praktik i legjislacionit, për të arritur rezultate konkrete si ujëra më të pastra, ushqim më të sigurt dhe zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare.

Nga ana e tij, zëvendësambasadori i Austrisë, Martin Schaller, deklaroi se Austria mbetet e angazhuar në mbështetjen e Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve afatgjata në qeverisjen detare dhe bregdetare, përmes lidhjes së institucioneve me shkencën, përmirësimit të monitorimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial.

Komponenti Detar zgjeron projektin EU4Rivers nga menaxhimi i baseneve ujore drejt një qasjeje gjithëpërfshirëse “nga burimi në det”, duke njohur ndërlidhjen mes ujërave të brendshme, zonave bregdetare dhe ekosistemeve detare, në përputhje me Direktivën Kuadër të BE-së për Strategjinë Detare.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e njohurive shkencore, përmirësimin e sistemeve të monitorimit, rritjen e koordinimit institucional dhe qartësimin e roleve mes autoriteteve kombëtare dhe bashkive bregdetare. Në përfundim, pjesëmarrësit ranë dakord mbi hapat e ardhshëm dhe angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një kuadri të qëndrueshëm për vlerësimin dhe qeverisjen detare në Shqipëri.

Projekti EU4Rivers (2023–2028) financohet nga Bashkimi Evropian me 8.5 milionë euro dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me 1.9 milionë euro, duke u zbatuar në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Ministrinë e Mjedisit.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Zgjerohet me zonat bregdetare fokusi i programit të BE-së “EU4Rivers” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka dhënë sot një mesazh kundër bullizmit kibernetik, duke e cilësuar atë si një kërcënim në rritje për fëmijët në Shqipëri dhe në të gjithë Europën.

Në deklaratën e tij, Gonzato theksoi se bullizmi kibernetik ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor të fëmijëve dhe në ndjenjën e tyre të sigurisë, duke krijuar pasoja serioze në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Sipas ambasadorit të BE-së, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në hapësirën digjitale nuk mund të mbështetet vetëm te ligjet, por kërkon angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve të shoqërisë.

“Prindërit, shkollat, institucionet dhe shoqëria në tërësi duhet të veprojnë së bashku për të garantuar sigurinë e fëmijëve online”, u shpreh Gonzato.

Ai nënvizoi se politikat më të forta dhe dialogu i hapur janë elementë kyç për parandalimin e bullizmit online dhe për krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për fëmijët, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe europian.

/gj.m/a.f/

The post Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato i BE “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: “Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi”

Një dekadë pas reformës së dështuar në drejtësi e cila u mbështet nga BE dhe përpjekjeve për të “pushuar” zërat kritik ndaj Edi Ramës, amabasadori Silvio Gonzato ka pranuar se stoku i dosjeve ka ndikur që në Shqipëri të merren vendime pa cilësi. Ambasadori i BE tha në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin […]

The post Gonzato i BE “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: “Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi” appeared first on BoldNews.al.

Ambasadori Gonzato: Qytetarët e BE do të duan të krijojnë biznese në Shqipëri, duhet t’u ofroni garanci

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë drejtësinë në Shqipëri. Në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit në Shqipëri, diplomati evropian u shpreh se gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe kjo, është e vështirë të prodhojë cilësi, tha ai. Ambasadori deklaroi se duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë…

Source

BE konfirmon mbështetjen për sundimin e ligjit, Gonzato: Gjykata Kushtetuese partner qendror për Integrimin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, në një takim ku u theksua rolin kyç i këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Gonzato tha se Gjykata Kushtetuese ka arritur tashmë nivelin e nevojshëm të stabilitetit institucional, duke ruajtur cilësinë…

Source

Gonzato takon Papajorgjin: Gjykata Kushtetuese, rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka takuar sot kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Në takim Gonzato rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit në Shqipëri duke theksuar rolin kyç të Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Gonzato vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese ka arritur një nivel të qëndrueshmërisë dhe funksionimi, me dy vende të lira që pritet të plotësohen shumë shpejt, duke ruajtur cilësinë, transparencën dhe pavarësinë si institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

Në këtë takim, ambasadori konfirmoi gjithashtu planet për të përfshirë gjykatën në projektet e ardhshme të BE-së dhe për të mbështetur përpjekjet e saj për harmonizimin e praktikës gjyqësore shqiptare me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, bashkëpunimi me të gjithë sistemin gjyqësor është thelbësor për integrimin evropian, ku Gjykata Kushtetuese mbetet një partner kyç.

/gj.m/j.p/

The post Gonzato takon Papajorgjin: Gjykata Kushtetuese, rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni/ Gonzato takim me kreun e SPAK: Të forcohen kapacitetet hetimore

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. Takimi vjen në një kohë kur SPAK ka nën hetim zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërkohë që ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e forcimit të kapaciteve hetimore […]

The post Krimi i organizuar dhe korrupsioni/ Gonzato takim me kreun e SPAK: Të forcohen kapacitetet hetimore appeared first on BoldNews.al.

Gonzato në zyrën e Brahos: Garantimi i standardeve të larta në hetime, vendimtare

Ambasadori i BE në Tiranë, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho. Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndan detaje nga biseda me kryeprokurorin e posacëm, Gonzato shkruan se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,”-shkruan Gonzato./abcnews.al

Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e studimit të Profilit të Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Gonzatos, rëndësia e politikave të bazuara tek të dhënat është mënyra e duhur sesi vendi duhet të qaset drejt anëtarësimit në BE.

“Studimi konfirmon se kemi rëndësinë e hapave të mëtejshme që do të merren, që lufta kundër diskriminimit ndaj grupeve të brishta apo të cenueshme, të vijojë. Flitet gjithashtu për rëndësinë e strehëve për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Nuk mund të mohohet fakti, se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit në BE, gjendet në nenin 2 të Traktatit për Themelimin e BE-së, por edhe në nenin 23 të Kapitullit të të Drejtave Themelore, ku flitet për të siguruar barazinë ndërmjet gjinive në përgjithësi, por edhe në paga. Si dhe gjendet mosdiskriminimi në nenin 21 të Kartës që është pjesë integrale e traktateve. Kur të bëheni pjesë e BE-së, duhet që këto parime të mos jenë vetëm në letër, por edhe të zbatuara. Në nenin 21 ndalohet diskriminimi mbi çdo bazë, përfshirë dhe orientimin seksual”, tha Gonzato.

Gjithashtu Gonzato theksoi se “duhet të zgjerohet mbrojtja ligjore, psiko-sociale”.

“Kjo ka të bëjë dhe me faktin se, viktimat e dhunës të kenë mundësi të kalojnë në një jetë normale, pra të kenë pavarësi ekonomike, e cila është skajshmërisht e rëndësishme që të kthehesh në realitet. Do të thotë t’u kthejmë drejtësinë, atyre personave të cilëve u ishte mohuar”, tha ai.

Gonzato shtoi më tej se studimi është i mirë për faktin se ndihmon që të “evoluojmë në mënyrën e duhur edhe si i shikojmë konceptet për dhunën”.

“Sepse dhuna, për shembull, është një grua që rrihet nga burri në shtëpi, pa e marr vesh të tjerët, jo jo, është edhe dhuna digjitale, e cila është bërë shumë shkatërruese, dëmtuese dhe dëmton gratë në mënyrë madhore dhe jo vetëm gratë. Kjo duhet parë dhe duhen gjetur mekanizmat mbrojtëse. Një nga parimet thelbësore edhe në punën e BE-së është liria e fjalës, liria e medias etj, por ka dhe llogaridhënie dhe përgjegjësi. Secili prej nesh duhet të ushtrojë përgjegjshmëri dhe llogaridhënie në fund të fundit, pra në rast se ke një farë anonimiteti online, duhet të mbash përgjegjësi për veprimet që bën dhe si shprehesh ndaj të tjerëve”, tha ai.

Gonzato nënvizoi se është e rëndësishme që të diskutohet për barazinë gjinore bazuar tek të dhënat.

/m.q/a.f/

The post Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, përgëzoi drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.

Gonzato, i cili ndoqi nga afër dëgjesat publike të katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK, tha pas përfundimit të procesit se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë për KLP-në në këtë detyrë të saj, por edhe për të treguar interesin tonë në procedurën e emërimit, kjo për arsye se SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ju e dini se kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Unë dje thashë se ne po kërkojmë një drejtues të këtij institucioni, të SPAK-ut, i cili do të vijojë punën e tij, dhe thamë se ajo që kërkonim të ishte një kandidat që të kishte nivele shumë të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë, standarde që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë me BE-në.

“Tashmë më lejoni të përgëzoj Brahon në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në ditët dhe muajt në vijim”, tha ai.

/m.q/a.f/r.e/

The post BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një prononcim për mediat, Gonzato uroi drejtuesin e ri dhe theksoi se ajo që Bashkimi Europian ka kërkuar vazhdimisht është që kreu i SPAK të ketë nivele të larta pavarësie dhe integriteti. […]

The post Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit appeared first on BoldNews.al.

KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjedh të enjten më 11 dhjetor drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, i cili do të drejtojë këtë strukturë për tre vitet e ardhshme. Kandidatët në garë për këtë pozicion janë, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe […]

The post KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent appeared first on Reporter.al.

BE kërkon transparencë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Procesi të jetë i hapur

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila do të zhvillohet nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Bashkimi Europian ka kërkuar që procesi të jetë i hapur, transparent dhe i bazuar në integritet profesional. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili do […]

The post BE kërkon transparencë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Procesi të jetë i hapur appeared first on BoldNews.al.

Gonzato: Anëtarët e KLP do të tregojnë përgjegjshmëri në zgjedhjen e kreut të SPAK

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e tij ambasadori theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin, vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gonzato: Anëtarët e KLP do të tregojnë përgjegjshmëri në zgjedhjen e kreut të SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Në Ditën Kombëtare të Rinisë, mesazhet kryesore drejtuar të rinjve u përqendruan tek roli i tyre në proceset transformuese të vendit, nga integrimi europian deri te zhvillimi ekonomik e shoqëror.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u bënë thirrje të rinjve të angazhohen më shumë në ndryshimet që vendi synon të arrijë deri në vitin 2030.

Në aktivitetin “Rrugët e Rinisë 2030”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ambasadori Gonzato u shpreh se Shqipëria ndodhet përpara një mundësie historike në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, ku roli i të rinjve është vendimtar.

“Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi që Europa të vijë këtu, apo të ndiqni shembullin e të rinjve që largohen për të shkuar drejt saj? Procesi i anëtarësimit në BE është politik, jo thjesht teknik. Është mundësi unike për të ndryshuar realisht vendin”, tha ai, duke theksuar se reformat kërkojnë mobilizim, veprim dhe energji rinore.

Ambasadori nënvizoi se vetëm përmes angazhimit të të rinjve mund të luftohen korrupsioni, mosndëshkueshmëria dhe krimi i organizuar, për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, me qasje të barabartë në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie.

Mesazhi u plotësua nga ministri Gonxhja, i cili kujtoi frymën e 8 dhjetorit 1990 dhe rolin e jashtëzakonshëm që rinia ka luajtur historikisht në ndryshimin e Shqipërisë.

“Ndryshimi në Shqipëri nisi nga guximi dhe vizioni i të rinjve. Të rinjtë e Dhjetorit ndezën një dritë që udhëheq brezat e sotëm drejt një Shqipërie më të lirë, më të drejtë dhe më europiane. Rinia është motori kryesor i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit”, tha ai.

Gonxhja theksoi se mbështetja për të rinjtë, përmes programeve të AKR-së dhe hapësirave për kreativitet e pjesëmarrje, është thelbësore për Shqipërinë e 2030-s.

“Është e pamundur që vizioni për vendin tonë të realizohet pa kontributin tuaj. Energjia, talenti dhe idealet tuaja janë shtylla e së ardhmes. Ju jeni trashëgimtarë të një ideali që nisi në 8 dhjetorin 1990 për sa i përket pjesës së një demokracie për të cilën e nisëm nga viti 90 për shkak të rrëzimit të diktaturës. Natyrisht ëndrra dhe idealet nuk kanë nisur në vitin ’90, kanë nisur shumë më herët dhe sot merr jetë në çdo iniciativë, në çdo qendër rinore, në çdo projekt që ndryshon komunitetin”, tha Gonxhja.

/r.e/

The post 8 Dhjetori, Gonzato dhe Gonxhja: Rinia, motori i reformave dhe integrimit europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Dhjetori, ministri Gonxhja: Rinia është motori i reformave dhe integrimit europian

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, mesazhet kryesore drejtuar të rinjve u përqendruan tek roli i tyre në proceset transformuese të vendit, nga integrimi europian deri te zhvillimi ekonomik e shoqëror. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u bënë thirrje të rinjve të angazhohen më shumë në ndryshimet që vendi synon të arrijë deri në…

Source

“Luftë korrupsionit dhe krimit”/ Gonzato apel të rinjve: Mos u largoni, veproni!

Në Ditën e Rinisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka drejtuar apelin e tij pikërisht brezit të ri. Në aktivitetin “Rrugët e Rinisë 2030”, ai theksoi se në procesin e integrimit të vendit do të kërkohet më shumë angazhim për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe krimit, duke nënvizuar se të rinjtë duhet […]

The post “Luftë korrupsionit dhe krimit”/ Gonzato apel të rinjve: Mos u largoni, veproni! appeared first on BoldNews.al.

❌