❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.

Aktualisht në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të deritanishme, të përpunuara Lëvizja Vetëvendosje po prin në nivel vendi.

Në listën e kandidatëve më të votuar nga kjo parti, kryeson Albin Kurti me 89,529 vota i ndjekur nga Glauk Konjufca me 69,847 vota, Hekuran Murati me 36,214 vota, Albulena Haxhiu me 36,203 vota dhe Donika Gërvalla-Schëarz me 31,628 vota.

Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi është renditur si partia e dytë.

Në listën e kandidatëve pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Bedri Hamza me 40,640 vota, Arian Tahiri me 19,561 vota, Përparim Gruda me 18,145 vota, Uran Isamili me 14,401 vota dhe Sala Jashari me 13,077 vota.

Si parti e tretë në nivel vendi është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës.

Top pesë kandidatët më të votuar deri më tani nga kjo parti janë: Lumir Abdixhiku me 19,357 vota, Hykmete Bajrami me 12,588 vota, Ukë Rugova me 10,841 vota, Avdullah Hoti me 9,693 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 9,679 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur si forca e katërt politike në nivel vendi.

Nga numërimi i deritanishëm i votave të kandidatëve për deputetë, pesë më të votuarit nga kjo parti janë: Ramush Haradinaj me 10,036 vota, Daut Haradinaj me 6,194 vota, Besnik Tahiri me 6,042 vota, Bekë Berisha me 4,402 vota dhe Time Kadrijaj me 4,171 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon dhe KQZ ka theksuar se këto rezultate janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me përditësimin e të dhënave nga vendvotimet e mbetura.

The post Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike appeared first on Albeu.com.

Rinis numĂ«rimi i votave nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut/ “Gabimi nĂ« fletĂ«t e votimit Ă«shtĂ« teknik”

Pas urdhërit për të ndaluar numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut, Prokurorisë Themelore mori vendimin e dytë për të rikthyer procesin në normalitet.

Sipas njoftimit zyrtar të autoritieteve, ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe numërimi nisi pas marrjes së përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik slloven që i ka shtypur fletët  e votimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm të serisë në disa fletëvotime.

Konstatimi ka ardhur teksa numëroheshin votat për këshilltarë komunalë.

Kjo ka sjellë përplasjen e palëve politike me njëra tjetrën.
Fituesit e Mitrovicës së Jugut, partia Vetevendosje e Kurtit, e ka justifikuar këtë gjetje me një gabim tenik, ndërsa partia demokratike e Kosovës mendon se ky është rasti kur në këtë komunë janë bërë manipulime të qëllimshme me fletët e votimit, për të nxjerrë fitues Faton Pecin.

Operatori ekonomik sqaroj se bëhët fjalë për një gabim teknik.

Në balotazhin e të dielës, në këtë komunë sipas rezultateve preliminare, ka fituar Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje përballë Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit ka humbur kështu një nga bastionet e saj më të rëndësishme./abcnews.al

KQZ: Përfundon verifikimi i rezultateve në 15 komuna, rinumërim në 41 vendvotime në Drenas



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 të së martës është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas njoftimit të KQZ-së, verifikimi i rezultateve është përfunduar në komunat Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Procesi i verifikimit, siç bĂ«het e ditur, po vazhdon nĂ« dy komuna tĂ« tjera, ndĂ«rsa nĂ« QendrĂ«n Komunale tĂ« NumĂ«rimit tĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut puna Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« “pĂ«r arsyet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« njohura nga njoftimi i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« MitrovicĂ«.”

KQZ ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

Po ashtu, KQZ ka njoftuar se të martën, në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) do të nisë rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Vendvotimet qĂ« do tĂ« rinumĂ«rohen i takojnĂ« zgjedhjeve pĂ«r Kuvendin Komunal nĂ« Gllogoc,” thuhet nĂ« njoftim.

Lista e vendvotimeve që do të rinumërohen përfshin: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01. /Telegrafi/


Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit në pesë Bashkitë që do të qeverisen nga socialistët (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në të pesë bashkitë, Tepelenë, Vlorë, Mat, Cërrik dhe Berat, fitues ishin kandidatët socialistë.

Rezultatet sipas bashkive:

VLORA

Pas numërimit tyë 231 kutivë në Bashkinë e Vlorës, fituese është shpallur kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.

Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%).

Ndërsa Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).

CËRRIKU

Pas numërimit të 57 kutive, rezultoi se kryebashkiaku I ri I Cërrikurt do të jetë kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota.

Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota
Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% përqind të votave, pra 1888 vota.

BERAT

Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit
Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

TEPELENË

Bashkia Tepelenë do të drejtohet nga kandidati socialist Gramos Sako, I cili pas numërimit të kutive të votimit, reazultoi se ka siguruar 3.261 vota, pra 77.8% të tyre.

Ndërkohë kandidati Gabriel Guma siguroi 928 përiqnd të votave, pra 22.2% të tyre.

Kujtojmë se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte shumë e ulët, ku sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:

Berat – 19.98%,

Vlorë -12.54 %,

CĂ«rrik – 25.00%,

Mat -39.36%

TepelenĂ« – 34.63%.

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit në pesë Bashkitë që do të qeverisen nga socialistët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë

✇Albeu
By: V K

Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Beratit. Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat. Përqindja në votime 19.88%.

Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca, me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit

Ndërkohë, kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

 

The post Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë appeared first on Albeu.com.

Nis numërimi i kutive në Berat/ Dalin rezultatet e para, kryesojnë socialistët

Ka nisur numërimi i kutive të para të votimit për qytetit e Beratit.

Rreth 12,300 qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit në këtë qytet, ku në KZAZ 67 ka nisur procesi i numërimit. Kjo KZAZ ka 48 qendra votimi nga të cilat ka një rezultat paraprake në numër votash për kandidatët në garë.

Nga kutitë e para, rezulton në avantazh kandidati socialist Ervin Ceca me 492 vota, ndërkohë Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike Pavlo Shkarpa ka arritur të marrë deri më tani 70 vota.

Kutia 33/19

145 vota Ervin Ceca

8  vota Pavlo Shkarpa

6 te pavlefshme

Kutia 33/ 17

125 vota Ervin Ceca

17 Pavlo Shkarpa

Kutia 33/ 18

86 vota Ervin Ceca

20 vota Pavlo Shkarpa

3319/1

136 vota Ervin Ceca

25 Pavlo Shkarpa

 

Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta për zgjedhjet e 12 tetorit

PRISHTINË, 19 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanĂ« pĂ«rfunduar aktivitetet nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« 12 tetorit nĂ« KosovĂ«. NdĂ«rkaq, pĂ«r ditĂ«n e tretĂ« me radhĂ« nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve po vazhdon numĂ«rimi i votave me postĂ«.

Komunat e fundit në të cilat përfundoi procesi i numërimit dhe verifikimit të rezultateve në orët e vona të së shtunës ishin Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Malisheva.

KQZ njoftoi më 19 tetor se sa u përket votimit brenda vendit janë verifikuar rezultatet për 2.571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 2.571 vendvotime.

“Nga po kaq vendvotime, 2.571, janĂ« numĂ«ruar votat e kandidatĂ«ve nga zgjedhjet pĂ«r kuvendet komunale. Pra, nĂ« kĂ«tĂ« proces, nĂ« QKN, janĂ« procesuar 5.142 kuti votime qĂ« i takojnĂ« dy llojeve tĂ« zgjedhjeve”, u tha nĂ« njoftim.

Aktualisht po vazhdon numërimi dhe verifikimi i votave nga jashtë dhe sipas të dhënave deri në orën 10:00 të së dielës janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për kryetarët e komunave dhe 45 të tjera për kuvendet komunale.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës votuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. Sipas KQZ-së, ishin 33.841 pako me fletëvotime të supozuara dhe pas verifikimit, 29.636 u aprovuan. Numërimi i këtyre votave ka nisur më 17 tetor.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, do të numërohen edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta dhe më pas KQZ-ja do të shpallë rezultatin për raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Raundi i dytë pritet të mbahet më 9 nëntor. Sipas rezultateve fillestare, 21 komuna kanë zgjedhur në raundin e parë kryetarët e komunave, ndërkaq në 17 të tjera pritet të organizohet raundi i balotazhit.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39,58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit. /REL/

The post Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave të rregullta për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se pasditen e 14 tetorit ka nisur puna në tri Qendrat Komunale të Numërimit në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot, teksa ky proces po vazhdon edhe në komuna të ndryshme.

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk kishte nisur në këto tri komuna për shkak të problemeve me internet.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media, tha se nĂ« qendrat e numĂ«rimit po zhvillohen tri aktivitete njĂ«kohĂ«sisht: “verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet pĂ«r kryetarĂ« tĂ« komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet pĂ«r kuvende komunale dhe numĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r anĂ«tarĂ« tĂ« kuvendeve komunale”.

Elezi po ashtu tha se procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërkaq në Han të Elezit ishte përmbyllur të hënën në mbrëmje.

Deri në orën 16:00 të së martës, KQZ tha se janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvende komunale nga 334 vendvotime.

“Nga po kaq vendvotime, 334, janĂ« numĂ«ruar votat e kandidatĂ«ve nga zgjedhjet pĂ«r kuvendet komunale”, tha Elezi.

I pyetur nëse mund të arrihen afatet e përcaktuara kohore për organizimin e rundit të balotazhit, zëdhënësi i KQZ-së tha se procesi po zhvillohet me një ritëm të mirë dhe beson se do të arrihen afatet për organizimin e balotazhit.

Një ditë më parë, Elezi kishte njoftuar për pengesat në numërim në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Ai kishte sqaruar se problemi qĂ«ndronte nĂ« atĂ« se “transmetimi i pamjeve nĂ« televizorĂ«t/ekranet pĂ«r vĂ«zguesit”.

“NĂ« kĂ«to ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur nĂ« tavolinĂ«n e numĂ«rimit ku prezantohen fletĂ«votimet, pĂ«r tu parĂ« nga tĂ« gjithĂ«â€, shkroi ai nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« Facebook.

Votat me kusht. të personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës nuk janë numëruar ende.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.

Dalja nĂ« votime ishte nĂ«n 40 pĂ«r qind – mĂ« e ulĂ«t se nĂ« zgjedhjet lokale tĂ« vitit 2021.

Pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, që u mbajtën më 9 shkurt, KQZ-ja kishte marrë kritika të shumta për procesin, pasi që uebfaqja ku publikoheshin rezultatet nuk funksiononte.

Vonesat në fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe problemet e njëpasnjëshme me faqen e KQZ-së, softueri i së cilës për raportimin e rezultateve binte nga sistemi vazhdimisht, kishin ngritur dyshime për integritetin e procesit zgjedhor.

Por, KQZ-ja i kishte hedhur poshtĂ« dyshimet e ngritura rreth procesit zgjedhor, duke thĂ«nĂ« se “integriteti i votĂ«s nuk Ă«shtĂ« i cenuar”.

Këtë herë uebfaqja e KQZ-së nuk është përballur me probleme, mirëpo në disa qendra komunale të numërimit ka pasur probleme me lidhjen e internetit./REL

The post Nis numërimi i votave në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me tone tĂ« ashpra procesin e rinumĂ«rimit tĂ« votave dhe kulturĂ«n politike nĂ« vend, pas zbulimeve pĂ«r manipulime nĂ« Qarkun e Fierit. I ftuar nĂ« studion e “News24”, Lubonja tha se figura si Ceno Klosi nuk fitojnĂ« nga vlerat, por pĂ«rmes ndikimit tĂ« institucioneve dhe klientelizmit, duke pĂ«rmendur Tatimet si [
]

The post Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh appeared first on BoldNews.al.

Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan pas rinumërimit të votave. KAS do të mblidhet paraditen e sotme në orën 11:00.

Partia Demokratike-ASHM ankimoi rezultatet e zgjedhjeve në qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve, por në 8 prej qarqeve, kërkesa u rrëzua. Javën e kaluar u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua ndryshim në rezultat.

Nga procesi i rinumĂ«rimit nĂ« TiranĂ« u gjetĂ«n gabime tĂ« konsiderueshme, ndĂ«rsa nĂ« Fier ky proces i dha mandatin me 10 vota diferencĂ« Maldrita Bardhos. Kjo e fundit e refuzoi, duke ia lĂ«nĂ« Zegjine Çaushit, e cila kishte fituar nĂ« raundin e parĂ«.

The post Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi i votave në Fier, Bardhi: Vjedhje në çdo drejtim, hetoni Ceno Klosin

Kreu i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas procesit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« 3 qarqet kryesore tĂ« vendit, duke theksuar se “SPAK nuk ka arsye pse tĂ« vonojĂ« hetimet pĂ«r Ceno Klosin”, i cili nĂ« qarkun e Fierit rezultoi me rreth 800 vota mĂ« shumĂ« nga zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, rinumërimi nxori në sipërfaqe se janë trafikuar edhe mandate në tavolinë, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik.

Postimi i Bardhit:

“RinumĂ«rimi i rreth 2000 kutive nĂ« 3 qarqet kyesore tĂ« vendit, nxorri nĂ« sipĂ«rfaqe vetĂ«m atĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« e dinim: sa e pangopur nĂ« vjedhje Ă«shtĂ« Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri nĂ« trafikimin e mandateve Ă«shtĂ« “gabim njerĂ«zor” aq sa Ă«shtĂ« “gabim njerĂ«zor” vjedhja e:

❌ 80 milion eurove me dy TEC-et lundruese nĂ« VlorĂ«;

❌ 180 milion eurove nĂ« aferĂ«n e shitblerjes sĂ« energjisĂ« elektrike;

❌ 50 milion eurove nĂ« aferĂ«n e Tunelit tĂ« LlogarasĂ«.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post Rinumërimi i votave në Fier, Bardhi: Vjedhje në çdo drejtim, hetoni Ceno Klosin appeared first on Lapsi.al.

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, asgjë nuk ndryshon

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota. Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Source

Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate

Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës. Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që [
]

The post Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate appeared first on BoldNews.al.

Përfundon rinumërimi në Durrës, nuk ndryshon ndarja e mandateve

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga KAS.

Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.

Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

The post Përfundon rinumërimi në Durrës, nuk ndryshon ndarja e mandateve appeared first on Lapsi.al.

Rinumërimi në Durrës/ Hapen 130 kuti votimi, hiqen vota të PD, ngushtohet diferenca Ndoja-Kalaja

TIRANË- NĂ« Pallatin e Sportit “Farie Hoti” nĂ« TiranĂ« vijon procesi i rinumĂ«rimit tĂ« votave tĂ« 11 majit pĂ«r qarkun e DurrĂ«sit, si pĂ«r subjektet politike ashtu dhe pĂ«r kandidatĂ«t.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se deri tani partia që po humbet më shumë vota është Partia Demokratike.

Sipas projeksioneve tĂ« deritanishme nuk ka ende asnjĂ« ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike, ndĂ«rsa shfaqet nĂ« horizont njĂ« “garĂ«â€ tĂ« vogĂ«l mes kandidateve tĂ« PD, pĂ«rkatĂ«sisht mes Arjan NdojĂ«s dhe Aulon KalasĂ«, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« ka shkurtuar diferencĂ«n me NdojĂ«n.

Deri tani janë hapur 130 kuti votimi për qarkun e Durrësit, nga 290 që janë në total dhe sipas projeksioneve nuk pritet të ndryshojë asgjë në rezultat./abcnews.al

Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 11 kutitë e para, hiqen vota për PS

Ka nisur zyrtarisht rinumërimi i pjesshëm për qarkun e Durrësit. Në total do të numërohen 290 kuti votimi ku nga 11 kutitë e para të hapura, PS-së i janë shtuar padrejtësisht 3 vota. Partisë Demokratike dhe Nismës SHB u është hequr nga 1 votë.

Në këtë qark, konkurojnë për PD kandidatët Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto 11 kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka humbur 3 vota ndërsa Kalasë i shtohet 1 votë.

Nga ky rinumërimi i pjesshëm për qarkun e Durrësit janë gjetur 4 fletë votimi më pak, 1 votë më shumë të pavlefshme dhe rënie të votave të vlefshme.

The post Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 11 kutitë e para, hiqen vota për PS appeared first on Lapsi.al.

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibĂ« e pilotuar nga Rama!

Zegjine Çaushi e humbi mandatin e deputetit me 10 vota nga rinumĂ«rimi nĂ« Qarkun e Fierit, por brenda pak orĂ«sh, kandidatja e cila i mori mandatin, Maldrita Bardhi njoftoi se do jepte dorĂ«heqjen dhe do i linte vendin nĂ« Kuvend personazhit qĂ« u bĂ« viral gjatĂ« fushatĂ«s elekorale me videot ironizuese kundĂ«r Gazment Bardhit. Analisti [
]

The post “Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibĂ« e pilotuar nga Rama! appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës

RinumĂ«rimi i 586 kutive tĂ« votimit nĂ« qarkun e Fierit, i kĂ«rkuar nga dy anĂ«tarĂ« tĂ« Komisionit tĂ« Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), u fokusua nĂ« pĂ«rplasjen mes dy kandidateve tĂ« PartisĂ« Socialiste, Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho, tĂ« cilave pĂ«rkohĂ«sisht u ndryshoi e ardhmja e tyre nĂ« Kuvend pĂ«r vetĂ«m 10 vota.

Përtej këtij debati të fokusuar në rrjetet sociale dhe në media (disa nxitur nga klikimet, disa të tjerë nga qëllime të pastra politike), rinumërimi nxori në pah një problematikë më të thellë: zhvendosje votash në favor të kandidatëve të caktuar, praktikë kjo që ngre dyshime për shkelje të standardeve zgjedhore

Gjatë rinumërimit për qarkun Fier, u konstatua se zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, kandidat i PS-së në Fier, kishte përfituar padrejtësisht 831 vota.

Screenshot e rezultatit per kandidatte pas rinumerimit te kutive ne Fier

Në mënyrë të ngjashme, kandidati tjetër, Klevis Jahaj, drejtor i Ujësjellësit (në varësi të së njëjtës ministri) rezultoi se i ishin hequr 497 vota nga numërimi i parë. Një kandidateje të PD-së, Silva Hasajt, i ishin shtuar në mënyrë fiktive 671 vota gjate numërimit të parë.

screenshot e rezultatit per kandidatet e PD pas rinumerimit te kutive ne Fier

ÇfarĂ« ka ndodhur?

Në disa kuti votimi, rezulati i rinumërimit sjell diskutim nëse kemi të bëjmë thjesht për gabime njerëzore apo zhvendosje votash në mënyrë të qëllimshme.

Psh, vetëm në katër kuti të rinumëruara, kandidatit të PS-së, Ceno Klosit i rezultojnë 85, 32, 29 dhe 22 vota të tepërta për secilën prej tyre. Ndryshe nga Tirana, ku anëtarë të KAS-it justifikuan lëvizjet e votave si pasojë e gabimeve njerëzore, në Fier situata paraqitet ndryshe.

KAS

AnĂ«tari i KAS-it, Ledion Braho, njĂ« nga dy iniciatorĂ«t e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r rinumĂ«rim nĂ« Fier, deklaroi publikisht se pavarĂ«sisht vendimit qĂ« do tĂ« marrĂ« KAS, ai do t’i pĂ«rcjellĂ« personalisht ProkurorisĂ« sĂ« Fierit tĂ« gjithĂ« tabelat dhe procesverbalet me rezultatet e ndryshuara. “Besoj se kjo Ă«shtĂ« indicie e mjaftueshme qĂ« Prokuroria tĂ« nisĂ« hetimin pĂ«r trafikimin e votave”, theksoi ai.

Faktoje.al ndërkohë është në pritje të një kërkese për informacion drejtuar SPAK rreth pyetjes se, a është bërë ndonjë denoncim për qarkun Fier dhe nëse jo, a ka nisur ky institucion hetime kryesisht?

Ekspertët

Drejtori i ISP, Afrim Krasniqi, tha në një koment të shkurtër për Faktoje se qarku Fier konfirmoi paralajmërimin e hartës së riskut elektoral (përgatitur nga ISP) lidhur me shqetësimin për parregullsi dhe cenim të standardeve zgjedhore.

“LĂ«vizjet e mĂ«dha tĂ« votave, shumĂ«fish mĂ« tĂ« larta edhe sesa qarku TiranĂ«, duke favorizuar kandidatĂ« me pozita tĂ« larta ekzekutive dhe lidhje tĂ« forta informale, janĂ« tregues tĂ« cenimit tĂ« votĂ«s dhe bazĂ« e mjaftueshme pĂ«r hetime administrative nga KQZ dhe hetime penale nga organet ligjzbatuese”– Afrim Krasniqi

“LĂ«vizjet e mĂ«dha tĂ« votave, shumĂ«fish mĂ« tĂ« larta edhe sesa qarku TiranĂ«, duke favorizuar kandidatĂ« me pozita tĂ« larta ekzekutive dhe lidhje tĂ« forta informale, janĂ« tregues tĂ« cenimit tĂ« votĂ«s dhe bazĂ« e mjaftueshme pĂ«r hetime administrative nga KQZ dhe hetime penale nga organet ligjzbatuese. Gjithashtu paralelisht do tĂ« duhej qĂ« vetĂ« subjektet politike pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« kryenin hetime dhe tĂ« deklaronin qĂ«ndrimin e tyre, pasi kĂ«to akte janĂ« tĂ« kundĂ«rshtim edhe me betimin dhe deklaratĂ«n solemne tĂ« depozituar nĂ« KQZ nga kryetarĂ«t e partive politike respektive dhe me retorikĂ«n mbi integritetin e votĂ«s tĂ« pĂ«rdorur nga liderit politikĂ« nĂ« fushatĂ«â€, thotĂ« Krasniqi.

Sipas tij, “tendenca pĂ«r tĂ« justifikuar numĂ«ruesit dhe pĂ«r tĂ« kthyer nĂ« normĂ« trafikimin e votĂ«s gjatĂ« numĂ«rimit Ă«shtĂ« zhvillim shqetĂ«sues, praktikĂ« e ndaluar shprehimisht nga legjislacioni zgjedhor, si dhe njĂ« akt minues pĂ«r konceptin e zgjedhjeve, tĂ« demokracisĂ« dhe legjitimitetit nĂ« pĂ«rfaqĂ«sim”

The post Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës appeared first on Faktoje.al.

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

Pas rinumĂ«rimit nĂ« qarkun e TiranĂ«s dhe Fierit, sot nĂ« orĂ«n 09:00, nĂ« Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet tĂ« nisĂ« procesi edhe pĂ«r kutitĂ« e DurrĂ«sit. NĂ« total, janĂ« 290 kuti qĂ« do tĂ« rihapen, ku do tĂ« pĂ«rfshihet edhe vota e diasporĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« qark. NĂ« kĂ«tĂ« qark, beteja Ă«shtĂ« mes Aulon KalasĂ« [
]

The post Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës appeared first on BoldNews.al.

Sot nis procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit, hapen 290 kuti

Pas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave pĂ«r qarkun e TiranĂ«s dhe Fierit, sot do tĂ« filloi procesi pĂ«r rinumĂ«rimin e votave pĂ«r DurrĂ«sin. Procesi do tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 09:00, nĂ« Pallatin e Sportit “Farie Hoti”.

GjatĂ« kĂ«tij procesi do tĂ« hapen 290 pĂ«rfshihet edhe vota e diasporĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« qark. Aulon Kalaja protestoi dje para Pallatit tĂ« Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumĂ«roheshin kutitĂ« e fundit tĂ« Fierit, duke kĂ«rkuar korrektĂ«si nga KAS dhe rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« tĂ« DurrĂ«sit. KĂ«rkoi gjithashtu paralelisht edhe kĂ«qyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janĂ« transferuar votat brenda partisĂ«.

The post Sot nis procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit, hapen 290 kuti appeared first on Lapsi.al.

❌