Komuna e Prishtinës njoftoi se nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Procesi mësimor do të vazhdojë pa u shtyrë më shumë, pasi Komuna thotë se ka ndërhyrë dhe menaxhuar suksesshëm situatën pas reshjeve të shumta.
âPas ndĂ«rhyrjeve dhe menaxhimit tĂ« suksesshĂ«m tĂ« situatĂ«s pas reshjeve tĂ« shumta, njoftojmĂ« se nesĂ«r rifillon procesi mĂ«simor nĂ« tĂ« gjitha shkollat e Kryeqytetit. FalĂ« angazhimit tĂ« ekipeve nĂ« terren dhe masave tĂ« marra, Ă«shtĂ« siguruar ambient i sigurt pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe stafin arsimor. UrojmĂ« nxĂ«nĂ«sve njĂ« rikthim tĂ« mbarĂ« nĂ« shkollĂ«â, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s.
Ndryshe, për shkak të vërshimeve, Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës.
Ndërkaq, drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë tha se ka vendosur që ta shtyjë rinisjen e mësimit deri më 19 janar.
Ministria e Arsimit veçse ka shtyrë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për 12 janar, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet./Telegrafi/
Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë ka njoftuar se fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në këtë komunë është shtyrë për një javë.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë duke u bazuar në gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë lagje dhe fshatra. Po ashtu, janë marrë parasysh vështirësitë serioze në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore, si dhe temperaturat e ulëta.
Autoritetet komunale kanë vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor, andaj është vendosur që gjysmë-vjetori i dytë të nisë më 19 janar, në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës.
Ky vendim është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.
Drejtoria Komunale për Arsim ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit lidhur me këtë vendim, ndërsa për çdo informatë shtesë publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare.
Fshatra dhe lagje të ndryshme të Komunës së Fushë Kosovës po përballen me një situatë shqetësuese si pasojë e moskryerjes me rregullsi të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.
Edhe pse ky shĂ«rbim Ă«shtĂ« obligim i NdĂ«rmarrjes Regjionale Publike âPastrimiâ, e cila operon edhe nĂ« territorin e kĂ«saj komune, nĂ« praktikĂ« Ă«shtĂ« vĂ«rejtur njĂ« dĂ«shtim serioz nĂ« pĂ«rmbushjen e detyrimeve bazike. NĂ« shumĂ« zona, mbeturinat nuk janĂ« grumbulluar pĂ«r mĂ« shumĂ« se dy deri nĂ« tre javĂ«, duke shkaktuar shqetĂ«sim tĂ« madh tek qytetarĂ«t dhe duke paraqitur rrezik real pĂ«r shĂ«ndetin publik.
Komuna e Fushë Kosovës kërkon përgjegjësi nga personat dhe institucionet përgjegjëse për këtë gjendje, pasi pasojat e keqmenaxhimit dhe mungesës së veprimit po i bartin drejtpërdrejt qytetarët.
Komuna thotë se mbetet e përkushtuar për garantimin e shërbimeve bazike për të gjithë qytetarët dhe pret që operatorët përgjegjës të veprojnë me seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi, në mënyrë që situata të normalizohet sa më parë dhe qytetarët të mos përballen me pasojat e neglizhencës dhe mungesës së menaxhimit efikas.
Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit, Komuna e Fushë Kosovës po përballet me vështirësi në disa zona.
Autoritetet komunale kanë njoftuar se situata po monitorohet nga afër dhe ekipet përkatëse janë në gatishmëri të plotë.
âNĂ« disa zona tĂ« komunĂ«s janĂ« evidentuar vĂ«shtirĂ«si si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiutâ, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Izia Mjeku, ka dalë në terren për të monitoruar gjendjen aktuale.
Komuna ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se âekipet pĂ«rkatĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« rast nevoje, me qĂ«llim parandalimin dhe menaxhimin e çdo situate tĂ« mundshmeâ.
Duke iu referuar Institutit Hidrometeorologjik tĂ« KosovĂ«s, Komuna paralajmĂ«ron se reshjet e shiut me intensitet tĂ« ndryshĂ«m pritet tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« âvĂ«rshime lokale, probleme nĂ« komunikacion dhe nĂ« sistemet e kanalizimitâ.
Në fund, Komuna e Fushë Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat e përmbytura. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ ka njoftuar se Impianti i Trajtimit tĂ« Ujit (ITU) nĂ« Shkabaj Ă«shtĂ« aktualisht jashtĂ« funksionit, si pasojĂ« e nivelit shumĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« turbullirave nĂ« kanalin IbĂ«râLepenc, tĂ« shkaktuara nga reshjet e dendura tĂ« shiut.
Sipas njoftimit tĂ« publikuar nga KRU âPrishtinaâ, kjo situatĂ« ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« furnizimin me ujĂ« tĂ« pijes nĂ« disa komuna dhe zona tĂ« kryeqytetit.
âITU Shkabaj Ă«shtĂ« jashtĂ« funksionit pĂ«r shkak tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« tĂ« turbullirave nĂ« kanalin furnizues IbĂ«râLepenc. PĂ«r orarin e reduktimeve do tâi njoftojmĂ« konsumatorĂ«t nĂ« vijimâ, thuhet nĂ« njoftimin e kompanisĂ«.
Zonat qĂ« pritet tĂ« preken nga reduktimet e furnizimit me ujĂ« janĂ« FushĂ« Kosova, Drenasi, Obiliqi, si dhe njĂ« pjesĂ« e lagjes Kalabria nĂ« PrishtinĂ«. Po ashtu, KRU âPrishtinaâ paralajmĂ«ron se ndikime dhe reduktime tĂ« furnizimit mund tĂ« ketĂ« edhe nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« kryeqytetit.
Nga kompania bëhet e ditur se ekipet teknike janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.
âFurnizimi me ujĂ« do tĂ« rikthehet menjĂ«herĂ« sapo tĂ« stabilizohen parametrat nĂ« kanalin furnizues. KĂ«rkojmĂ« ndjesĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r shqetĂ«simet e shkaktuara, tĂ« cilat janĂ« pasojĂ« e kushteve natyroreâ, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.
NdĂ«rkohĂ«, KRU âPrishtinaâ ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se impiantet e tjera tĂ« trajtimit tĂ« ujit, ITU Albanik dhe ITU Badoc, janĂ« duke operuar me kapacitet maksimal pĂ«r tĂ« minimizuar ndikimin nĂ« furnizim. /Telegrafi/
Një person është arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë, pasi dyshohet se ka thyer disa vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, rreth orës 02:45 është raportuar se janë thyer gjithsej shtatë vetura, nga të cilat janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune.
Njësitë e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjësendeve të raportuara si të vjedhura.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se gjatë procedurave për dy konkurset publike të shpallura më 8 gusht 2025, janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, çka ka sjellë vendimin për anulimin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat administrative.
Konkursi i parë, me Nr. 849, ishte shpallur për pozitat në sektorin shëndetësor dhe administrativ, duke përfshirë: mjekë të përgjithshëm (6 pozita), mjek stomatolog (1 pozicion), infermier/e (18 pozita), teknik/e stomatologjie (4 pozita), teknik/e laborant (4 pozita), teknik/e i farmacisë (1 pozicion), administrator i sistemit informativ shëndetësor (1 pozicion) dhe jurist/e (1 pozicion).
Konkursi i dytë, me Nr. 850, përfshinte pozitat e vozitësve (2 pozita), higjienistëve (3 pozita), mirëmbajtës/punëtor teknik (1 pozicion) dhe punëtor sigurimi (1 pozicion).
Komuna ka bërë të ditur se për çdo konkurs të ri eventual, qytetarët do të njoftohen me kohë përmes faqes zyrtare të internetit dhe rrjeteve sociale. /Telegrafi/
Në ambientet e Komunës së Fushë Kosovës, kryetari Valon Prebreza ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Gjatë takimit, pas urimit për mandatin e kryetarit të komunës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në këtë qytet.
Sipas njoftimit të komunës, vlera fillestare e këtaj projekti, i cili vlerësohet si tejet i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është 2.5 milionë euro.
Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve. /Telegrafi/
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë-Kosovë ka votuar sot njëzëri dy kandidatët që do ta përfaqësojnë degën në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Zyrtarisht, Besnik Osmani dhe Majlinda Shaqiri do të jenë pjesë e garës për Kuvendin e Kosovës.
Në njoftimin e degës theksohen përvojat dhe kontributi i të dy kandidatëve. Për Besnik Osmanin, LDK Fushë-Kosovë thotë se është një figurë e njohur për publikun:
âBesnikun e njihni tĂ« gjithĂ«, e keni dĂ«gjuar, e keni parĂ«, e keni ndjekur. Njeri i urtĂ«, i dijshĂ«m, profesionist dhe gjithmonĂ« i gatshĂ«m pĂ«r tâi shĂ«rbyer vendit. Mjafton nĂ« Google emri i tij tĂ« kĂ«rkohet.â
Për Majlinda Shaqirin, nënvizohet profili i saj i gjerë profesional dhe kulturor:
âMajlinda, magjistĂ«r e Shkencave Filologjike, zyrtare e lartĂ« nĂ« MAPL, gazetare dhe moderatore. Autore e disa librave poetikĂ« dhe fituese e çmimeve letrare kombĂ«tare e ndĂ«rkombĂ«tare. E angazhuar nĂ« administratĂ« publike, kulturĂ« dhe letĂ«rsi. Grua dhe nĂ«nĂ« e pĂ«rkushtuar.â
NĂ« fund, dega e LDK-sĂ« u ka uruar tĂ« dy kandidatĂ«ve suksese nĂ« procesin zgjedhor, duke shtuar: âUroj shumĂ« suksese nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, tĂ« cilin pak kohĂ« mĂ« parĂ« e kalova vetĂ«. Dalshit faqebardhĂ«!â
Shkolla Fillore dhe e Mesme e UlĂ«t âBajram Curriâ nĂ« SllatinĂ« e Madhe ka njoftuar prindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t pĂ«r vendimin e ri qĂ« ndalon ardhjen e nxĂ«nĂ«sve nĂ« shkollĂ« me trotinetĂ« elektrikĂ«.
Sipas drejtorit të shkollës, Fidan Hasani, vendimi është marrë pas konsultimeve me Stacionin Policor në Fushë Kosovë, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe për të parandaluar rreziqet apo lëndimet e mundshme gjatë rrugës për në shkollë ose në hapësirat përreth saj, përcjell Telegrafi.
Duke pasur parasysh ligjin në fuqi, përdorimi i trotinetëve elektrikë lejohet vetëm nga personat mbi 16 vjeç. Prandaj, shkolla kërkon bashkëpunimin e prindërve për të siguruar që fëmijët nën këtë moshë të mos përdorin trotinetët për të ardhur apo për të shkuar nga shkolla.
Në rast të konstatohet përdorimi i trotinetëve elektrikë nga nxënës të moshës nën 16 vjeç, rasti do të njoftohet organeve të rendit dhe mjeti do të konfiskohet sipas procedurave ligjore përkatëse.
Drejtori Hasani ka falënderuar prindërit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të rregullt për nxënësit. /Telegrafi/
Disa kryetarë të komunave që nuk arritën të fitonin në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë, u detyruan të përgatiteshin për balotazh, mirëpo edhe kësaj radhe u zhgënjyen.
Duke e ditur se gara do të jetë e ashpër në raundin e dytë, vendosën që të bënin koalicione lokale, në mënyrë që të dilnin triumfues, por që nuk ia dolën.
Rasti është në komuna si, Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova, Vushtrria, Juniku e Dragashi, raporton Telegrafi.
NĂ« AnamoravĂ«, LDK qĂ« drejtohej nga kandidati ArbĂ«r Ismajli, bashkoi forcat me PDK-nĂ«, pĂ«r tâu pĂ«rballur me Alban Hysenin e LVV-sĂ«, mirĂ«po nuk ia dolĂ«n.
Hyseni ia doli të fitonte sërish si kryetar i Gjilanit për të dytën herë radhazi, duke marrë 61,06 për qind apo 22,269 vota.
Ndërsa, Ismajli me këtë koalicion të madh, ia doli të merrte vetëm 14,203 vota apo përkthyer në përqindje 38,94.
Garë e ashpër ishte edhe në Mitrovicë, ku kandidati për kryetar Arian Tahiri nga radhët e PDK-së u bë bashkë me LDK-në, AAK-në dhe AKR-në, përballë Faton Pecit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo, Peci ia doli të bënte ballë këtij koalicion të gjerë, duke fituar plotë 17,837 vota apo 53,47 për qind, ndërsa Tahiri mori 46,53 për qind apo 15,522 vota.
Në Fushë Kosovë pas pas më shumë se dy dekadash, LDK e humbë bastionin e saj, por kësaj radhe në vend të Burim Berishës ishte Besnik Osmani.
Osmani u fut në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokaret dhe Partinë Liberale Egjiptiane.
Me gjithëkëtë nuk ia doli të triumfonte përballë Valon Prebrezës së LVV-së, që mori 10,583 vota apo 54,99 për qind, derisa Osmani me partitë në koalicion morën 8,664 vota apo 45,01 për qind.
Në Vushtrri koalicionet sollën edhe përplasje në nivelin qendror, pasi Xhafer Tahiri i LDK-së iu bashkua Sylejman Mehollit të Lëvizjes Vetëvendosje për të garuar kundër Ferit Idrizit të PDK-së.
Ndonëse Lumir Abdixhiku së bashku me kryesinë e LDK-së nuk e miratuan këtë koalicion, Tahiri vendosi të mbështeste Mehollin, por morën vetëm 45,73 për qind apo 12,158 vota.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Idrizi i PDK-sĂ« mori mbi dy mijĂ« vota mĂ« shumĂ«, apo 14,427 sosh â pĂ«rkthyer nĂ« pĂ«rqindje 54,27, shkruan Telegrafi.
Në Junik, Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mori mbështetjen e Jetmir Tofajt nga Lëvizja Vetëvendosje, për të garuar kundër Ruzhdi Shehut të LDK-së.
Por, Shehu si i vetëm ia doli të ngadhënjente me 55,92 për qind apo 1,426 vota, ndërsa koalicioni mori vetëm 44,08 për qind apo 1,124 vota.
Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga LVV, Valon Prebreza ka shpallur fitoren pas përfundimit të procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një postim në rrjete sociale, Prebreza ka falënderuar qytetarët për besimin, duke e cilësuar rezultatin si fitore të përbashkët.
âFaleminderit FushĂ« KosovĂ«! Kjo Ă«shtĂ« fitore e pĂ«rbashkĂ«t. E vullnetit, e besimit dhe e guximit pĂ«r tĂ« ecĂ« pĂ«rpara. Sonte fitoi FushĂ« Kosova, dhe prej sonte fillon njĂ« kapitull i ri! Ju premtoj se do tĂ« jem kryetar i tĂ« gjithĂ«ve,â ka shkruar Prebreza.
Aktualisht sipas numërimit të 91.53% të votave, Prebeza ka 54,89% apo 9 mijë e 673 vota kurse Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 45,11% apo 7 mijë e 950 vota.
Rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të konfirmohen pas përfundimit të numërimit të votave në këtë komunë. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka njoftuar se, nĂ« komunĂ«n e FushĂ« KosovĂ«s, dy persona janĂ« ndaluar me vendim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale âDhĂ«nia dhe marrja e ryshfetit nĂ« lidhje me votiminâ, sipas nenit 212 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të kryera, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë në procedurën e mëtejshme hetimore.
Veprimet e deritanishme janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit.
Ky rast vjen në një periudhë kur institucionet ligjzbatuese po përqendrohen në parandalimin e çdo forme të ndërhyrjes në procesin zgjedhor, duke synuar sigurimin e një procesi demokratik dhe transparent për qytetarët. /Telegrafi/
Një qytetare 100-vjeçare nga Fushë Kosova nuk ka arritur të ushtrojë të drejtën e saj të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas deklaratës së djalit të saj, asaj nuk iu lejua të votojë për shkak të mungesës së një asistenti që do ta ndihmonte gjatë procesit të votimit.
âNĂ«na Ă«shtĂ« e lindur nĂ« vitin 1931, mirĂ«po Ă«shtĂ« mĂ« vonĂ« e regjistruar, i ka 100 vjet. ĂshtĂ« e aftĂ«, por nuk di tĂ« shkruaj. NjĂ« Alija qĂ« ishte nĂ« komision tha se nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« votojĂ« pa e sjellĂ« njĂ« asistent. UnĂ« i thashĂ« qĂ« do tĂ« votoj pĂ«r nĂ«nĂ«n time, sepse askush tjetĂ«r nuk mund ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«â, ka thĂ«nĂ« djali i saj pĂ«r RTV21. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ ka njoftuar se pĂ«r shkak tĂ« turbullirĂ«s sĂ« krijuar nĂ« kanalin e IbĂ«r Lepencit, si pasojĂ« e punimeve qĂ« po zhvillohen nga kompania âIbĂ«r Lepencâ, aktualisht po pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si nĂ« Impiantin e Trajtimit tĂ« Ujit nĂ« Shkabaj, pĂ«rcjell Telegrafi.
Si rezultat i kësaj situate, është çrregulluar furnizimi me ujë në disa zona të komunave Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, si dhe në disa pjesë të Prishtinës.
Nga KRU âPrishtinaâ bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se ITU Shkabaj aktualisht nuk Ă«shtĂ« duke trajtuar ujĂ«, ndĂ«rsa impiantet nĂ« Albanik dhe Badoc po punojnĂ« me kapacitete maksimale pĂ«r tĂ« kompensuar mungesĂ«n.
Kompania ka njoftuar se qytetarët do të mbeten të informuar për zhvillimet e reja në lidhje me normalizimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/
Me kërkesë të prokurorit të rastit Armend Hamiti, është anuluar seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit Nika po akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë.
Anulimi i seancĂ«s u konfirmua nga zyra e kryetarit tĂ« trupit gjykues, gjyqtarit Gazmend Bahtiri, ku u tha se prokurori Hamiti kĂ«rkoi anulimin e seancĂ«s pĂ«r arsye personale, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ngritur mĂ« 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, Endrit Nika akuzohet se mĂ« 1 gusht 2023 nĂ« njĂ« hotel nĂ« FushĂ«-KosovĂ«, pas njĂ« mosmarrĂ«veshje paraprake me tĂ« dashurĂ«n e tij- tani tĂ« ndjerĂ«n M.K-U., tĂ« cilĂ«n paraprakisht e godet nĂ« vazhdimĂ«si dhe tenton ta shkelĂ« me veturĂ« tek parkingu jashtĂ« hotelit, dhe pasi qĂ« hyjnĂ« nĂ« hotel- nĂ« dhomĂ«n ku ishin duke qĂ«ndruar, i pandehuri Nika me dashje qĂ« ta privojĂ« nga jeta tani tĂ« ndjerĂ«n M.K-U ka vazhduar pĂ«rleshjen dhe goditjet ndaj tĂ« dĂ«mtuarĂ«s, duke e dĂ«rguar nĂ« qoshe tĂ« dhomĂ«s nga ku nuk ka pasur mundĂ«si tĂ« largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet qĂ« i ka bĂ«rĂ« tani tĂ« ndjerĂ«s M. K-U., e ka nxjerrĂ« kornizĂ«n e dritares duke e hedhur tĂ« ndjerĂ«n nga dritarja e dhomĂ«s sĂ« hotelit nga kati i gjashtĂ«. Me çârast, tani e ndjera si pasojĂ« e lĂ«ndimeve edhe pĂ«rkundĂ«r trajtimit mjekĂ«sor ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« QKUK.
Me kĂ«tĂ«, i akuzuari Endrit Nika akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale âVrasje e rĂ«ndĂ«â nga neni 173, par.1, pika 1.3 tĂ« Kodit Penal. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Fushë Kosovë kanë intensifikuar aktivitetet dhe marrëveshjet politike në prag të balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor.
Kandidati i LVV-së për kryetar të komunës, Valon Prebreza, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve me 45.15 për qind të votave, përkatësisht 9,733 vota. Pas tij renditet kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, me 36.66 për qind ose 7,902 vota, raporton Telegrafi.
Meqë asnjëri nuk arriti shumicën e nevojshme për të fituar në raundin e parë, Prebreza dhe Osmani tashmë po përgatiten për një garë të ngushtë në balotazh, që pritet të përcaktojë fituesin e komunës.
Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se LDK ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për raundin e dytë të zgjedhjeve.
âĂshtĂ« arritur koalicioni i madh pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s, qĂ« i thotĂ« PO zhvillimit, mirĂ«qenies dhe pĂ«rparimit. NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s dhe Partia Demokratike e KosovĂ«s do tĂ« ecin bashkĂ« pĂ«r prosperitetin e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, pĂ«r FushĂ«-KosovĂ«n tonĂ«â, ka shkruar Osmani.
Kjo marrëveshje vjen pavarësisht deklaratës së mëparshme të kandidatit të PDK-së, Rrahim Tërnava, i cili kishte thënë se partia e tij nuk do të hynte në asnjë koalicion. Megjithatë, marrëveshja u zyrtarizua gjatë natës së 26 tetorit.
Përveç PDK-së, LDK ka nënshkruar koalicion edhe me Nismën Socialdemokrate dhe Partinë Liberale Egjiptiane, duke e zgjeruar bazën e mbështetjes për balotazh.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, ndonĂ«se pritej qĂ« LVV, e udhĂ«hequr nga Prebreza, tĂ« bashkohej me partitĂ« opozitare pĂ«r ta sfiduar LDK-nĂ« â e cila e ka udhĂ«hequr komunĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« se dy dekada â kjo gjĂ« nuk ndodhi plotĂ«sisht, pĂ«rcjell Telegrafi.
Vetëvendosje ka siguruar mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me të cilën koalicioni u zyrtarizua vetëm disa ditë pas përfundimit të raundit të parë.
Me kĂ«to pozicionime tĂ« reja politike, FushĂ« Kosova pritet tĂ« jetĂ« arenĂ« e njĂ« gare tĂ« ngushtĂ« dhe tĂ« ashpĂ«r mĂ« 9 nĂ«ntor, me dy kandidatĂ«t kryesorĂ« qĂ« sipas rezultateve tĂ« 12 tetorit janĂ« pothuajse âkokĂ« mĂ« kokĂ«â.
Rezultatet e balotazhit do të përcaktojnë se kush do të marrë drejtimin e kësaj komune strategjike në mandatin e ardhshëm. /Telegrafi/
Marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovës
Marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se të dyja partitë kanë hartuar së bashku planin qeverisës për mandatin e ardhshëm.
âNĂ« kĂ«tĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s dhe Partia Demokratike e KosovĂ«s do tĂ« ecin bashkĂ« pĂ«r prosperitetin e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, pĂ«r FushĂ«-KosovĂ«n tonĂ«,â ka shkruar Osmani.
Ai ka shtuar se degët e dy partive kanë punuar ditëve të fundit në harmonizimin e objektivave dhe në përgatitjen e planit të përbashkët qeverisës.
âGjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve, dy degĂ«t tona kanĂ« punuar sĂ« bashku nĂ« hartimin e planit qeverisĂ«s dhe, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« edhe me qendrĂ«n, kemi nĂ«nshkruar marrĂ«veshjen pĂ«r qeverisjen gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r mandatin e ardhshĂ«m qeverisĂ«s,â ka theksuar ai.
Sipas Osmanit, marrëveshja me PDK-në është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
Ka përfunduar numerimi i votave të rregullta për zgjedhjet e kryetarit të komunës së Fushë Kosovës.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), qyteti do të shkojë në balotazh mes kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, prin me 45,14% të votave ose 9,529 vota, ndërsa pas tij renditet Besnik Osmani nga LDK me 36,62% (7,730 vota).
Procesi i votimit në Zgjedhjet Lokale 2025 po zhvillohet përgjithësisht normalisht, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Megjithatë, në disa komuna janë raportuar incidente të vogla, si raste të fotografimit të fletëvotimeve.
Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 mbetet e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Në kryeqytet, deri në këtë orë kanë votuar 18.58% e qytetarëve, që përkthehet në 41,304 votues nga 222,326 të regjistruar, raporton Telegrafi.
Në Fushë Kosovë, pjesëmarrja është 18.12%, apo 9,254 votues nga gjithsej 51,075 me të drejtë vote, ndërsa në Lipjan përqindja është 18.73% (12,425 votues nga 66,348).
NĂ« Obiliq, dalja Ă«shtĂ« pak mĂ« e lartĂ« â 20.93%, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son 5,482 qytetarĂ« nga 26,188 tĂ« regjistruar.
Komuna e Drenasit vazhdon të ketë një pjesëmarrje më të ulët, me 17.84% ose 10,227 votues nga 57,342 që kanë të drejtë vote.
Në Podujevë, deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 17.12% e qytetarëve (14,841 nga 86,668), ndërsa pjesëmarrjen më të lartë në rajonin e Prishtinës e mban Graçanica, me 23.82%, që përfaqëson 6,029 votues nga 25,311 të regjistruar. /Telegrafi/