❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Ekipet shëndetësore pranë banorëve në zonat e prekura nga reshjet në Durrës

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Ekipet shĂ«ndetĂ«sore nĂ« DurrĂ«s po ofrojnĂ« kujdes shĂ«ndetĂ«sor tĂ« pandĂ«rprerĂ« dhe tĂ« sigurt pĂ«r qytetarĂ«t gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve me mot tĂ« keq.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizitat e mjekëve dhe ekipeve shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti.

Strukturat shëndetësore në vend kanë marrë masat e nevojshme për të ofruar shërbim gjatë ditëve me mot të keq si në qendrat urbane ashtu edhe në zona më të thella.

Në terren vijon monitorimi i pandërprerë 24/7 i situatës, verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave bazë medikamentoze të emergjencës, sigurim i aksesueshmërisë së transportit të urgjencës dhe koordinimi me autoritetet vendore dhe emergjencat civile, si dhe caktimi i personave përgjegjës për monitorimin e situatës në çdo institucion shëndetësor.

 

/k.s/j.p/

 

The post Rama: Ekipet shëndetësore pranë banorëve në zonat e prekura nga reshjet në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut/ Disa familje të përmbytura në fshatin Adriatik të Kurbinit

Disa familje të përmbytura në fshatin Adriatik të Kurbinit. Prurjet e mëdha nga reshjet e dendura të së martës sollën situatë të rënduar në Adriatik, nga dalja prej shtratit të kanaleve kulluese. Ndonëse dy hidrovoret në këtë fshat punojnë me kapacitet të plotë, ujërat kanë dalë mbi fushat e kësaj zone, duke izoluar disa familje.

Pjetër Preni, kryeplaku i këtij fshati, ka thënë se janë më shumë se 20 familje të përmbytura, disa të tjera janë të rrethuara nga uji.

Ndërsa një banor tregon se neglizhenca e institucioneve prej 30 vitesh ka sjellë një situatë të tillë. Disa familje janë të bllokuara nga prania e ujit.
Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Kuqes ndodhet pranë banorëve të fshatit.

Raste të dhunës në familje raportohen në disa komuna të Kosovës



Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë ditëve të fundit në komuna të ndryshme të vendit, përfshirë Prishtinën, Deçanin, Malishevën dhe Rahovecin.

Në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti është në fazën e hetimeve.

Një tjetër rast është raportuar në Deçan, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt.

Në Malishevë janë shënuar dy raste të ndara të dhunës në familje. Në njërin rast, një grua me nënshtetësi të huaj dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe psikikisht nga bashkëshorti i saj pas një konflikti verbal.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka probleme mentale, ka demoluar gjësende në shtëpi; ai është arrestuar dhe dërguar për trajtim mjekësor nën masën e ndalimit 48-orësh.

Ndërkohë, në Rahovec është raportuar një rast i kanosjes në kuadër të dhunës në familje, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që çdo rast të dhunës në familje ta raportojnë menjëherë, duke theksuar se dhuna mbetet vepër penale dhe trajtohet me prioritet nga institucionet e rendit. /Telegrafi/

Dhunë në familje edhe në fillim vit - babë e bir të dehur sulmojnë njëri tjetrin, burri gruan, vëllai-vëllain



Në Policinë e Kosovës edhe në këtë fillim vit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku burrat sulmuan gratë, vajza ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, vëllai dhunë fizike ndaj vëllait, kanosje e raste tjera.

Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Lipjan, Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Mitrovicë.

Rastet e dhunës të raportuara në Polici:

GraçanicĂ« 02.01.2026 – 03:30. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull me shtetĂ«si Gjermane, pasi qĂ« i njĂ«jti nĂ«n ndikim tĂ« alkoolit ka sulmuar bashkĂ«shorten e tij viktimĂ«n femĂ«r me shtetĂ«si Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekĂ«sor. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje deri nĂ« kĂ«ndellje.

Lipjan 02.01.2026 - 11:00. ËshtĂ« arrestuar e dyshuara femĂ«r kosovare, pasi qĂ« e njĂ«jta ka ushtruar dhunĂ« psikike ndaj nĂ«nĂ«s se saj. Me vendim tĂ« prokurorit e dyshuara Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

Lipjan 02.01.2026 – 11:45. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti ka ushtruar dhunĂ« ndaj vĂ«llait tĂ« tij. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

Rahovec 02.01.2026 – 01:07. JanĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ« (babĂ« e bir), pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit nĂ«n ndikim tĂ« alkoolit janĂ« pĂ«rleshur fizikisht me njĂ«ri-tjetrin. Me vendim tĂ« prokurorit tĂ« dyshuarit janĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

MalishevĂ« 02.01.2026 – 16:30. ËshtĂ« raportuar se viktimĂ«n femĂ«r kosovare, e ka kanosur pĂ«rmes telefonit i fejuari i saj mashkull kosovar. I dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar dhe me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

GjakovĂ« 01.01.2026 – 22:00. MĂ« 02.01.2026 lidhur me rastin Ă«shtĂ« arrestuari dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njĂ«jti kishte sulmuar fizikisht vĂ«llain e tij. I dyshuari me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 24 orĂ«.

MitrovicĂ« 02.01.2026 – 16:10. ËshtĂ« raportuar se nĂ« rast janĂ« pĂ«rfshirĂ« i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femĂ«r kosovare, tĂ« cilĂ«t kanĂ« raporte bashkĂ«jetese mes vete. Viktima ka pranuar tretman mjekĂ«sor, ndĂ«rsa i dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar dhe pas intervistimit me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Greqi, ku vëlla dhe motër janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre. Sipas raporteve të bëra të mediave lokale, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç, të cilët u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre. Hetimet e para po përqendrohen në mundësinë që vdekjet të jenë shkaktuar nga tymi i një sobe, e cila përdorej për ngrohje.

Forcat e policisë mbërritën shpejt në vendngjarje, duke rrethuar zonën për të nisur veprimet hetimore dhe për të siguruar prova. Po ashtu, ekspertët mjeko-ligjorë janë angazhuar për të kryer një autopsi dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së dy viktimave. Sipas informacionit të para, nuk ka shenja të dhunës apo të ndonjë krimi të mundshëm.

Në këtë fazë, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një aksidenti nga mbingarkesa e sobës ose një problem tjetër me sistemin e ngrohjes, që mund të ketë shkaktuar helmim nga tymi i padukshëm. Familjarët dhe të afërmit e viktimave janë në gjendje të rënduar pas këtij ngjarjeje të papritur dhe të trishtë.

Autoritetet greke kanë bërë thirrje për durim derisa të mbarojnë hetimet dhe të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes.

The post Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre appeared first on Albeu.com.

Plas sherri mes dy vëllezërve në Korçë

✇Albeu
By: V K

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë.

Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58-vjeç dhe V. Z., 65-vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre.

Gjithashtu, raportohet se në sherr është përfshirë edhe (bashkëshortja e V. Z.), e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Dy vëllezërit janë arrestuar nga Policia dhe janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Korçë arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues nĂ« Korçë (vĂ«llezĂ«r) pasi dyshohet se kanĂ« ushtruar dhunĂ« fizike ndaj njĂ«ri-tjetrit. Gjithashtu shtetasi S. Z., dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatĂ«n e tij (bashkĂ«shorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhĂ«r mbrojtjeje”,– thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

The post Plas sherri mes dy vëllezërve në Korçë appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin

NjĂ« sherr qĂ« ka degraduar nĂ« pĂ«rplasje fizike raportohet tĂ« ketĂ« ndodhur nĂ« njĂ« familje nĂ« Korçë. Sipas policisĂ«, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vĂ«llezĂ«r) janĂ« konfliktuar me njĂ«ri tjetrin pĂ«r arsye ende tĂ« paqarta, dhe kanĂ« ushtruar dhunĂ« fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se nĂ« sherr Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« [
]

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin appeared first on BoldNews.al.

Pushime që u kthyen në makth! Familja spanjolle zhduket në ujërat e Indonezisë

Një burrë spanjoll dhe tre nga fëmijët e tij rezultojnë të zhdukur pasi varka turistike me të cilën po udhëtonin u fundos në ujërat e Ngushticës së Ishullit Padar, pranë destinacionit turistik të njohur Labuan Bajo, në Indonezi. Sipas agjencisë AFP, në bord ndodheshin gjithsej 11 persona kur mjeti lundrues u përfshi nga dallgë të [
]

The post Pushime që u kthyen në makth! Familja spanjolle zhduket në ujërat e Indonezisë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje, dy gra të keqtrajtuara



Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, ndaj dy viktimave femra, nënës dhe bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:30, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy familjaret e tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e rendit dhe drejtësisë. /Telegrafi/

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familjarët dhe mbështetësit e këngëtares Fjolla Morina kanë reaguar me një deklaratë të fortë pas zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ata shprehen shqetësimin e tyre për mënyrën se si është trajtuar këngëtarja gjatë disa momenteve të fundit, duke e konsideruar gjuhën dhe sulmet ndaj saj si të papranueshme dhe jashtë çdo norme respekti.

Në reagimin e tyre publik, ata kujtojnë se Fjolla nuk është thjesht një banore e reality show, por një artiste dhe nënë që ka kaluar sfida të mëdha në jetë. Sipas familjarëve, çdo sulm ndaj dinjitetit të saj prek edhe ata dhe komunitetin e saj të mbështetësve jashtë shtëpisë së BBVK-së.

Një pjesë e deklaratës u drejtohet direkt organizatorëve të programit, me kërkesën për një reagim të menjëhershëm dhe masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e gjuhës ofenduese dhe sulmeve personale ndaj banorëve. Ata theksojnë se një emision me audiencë të madhe ka përgjegjësinë të vendosë standarde të qarta për komunikimin dhe respektin brenda shtëpisë.

Familjarët dhe mbështetësit e Fjollës shprehin vendosmërinë për të mos heshtur dhe për të mbrojtur integritetin e këngëtares gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj në BBVK. Ata nënvizojnë se respekti nuk është opsional, por një detyrim për të gjithë, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë të bashkuar dhe vigjilentë për çdo situatë që mund të cenojë figurën dhe dinjitetin e saj.

The post Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë! appeared first on iconstyle.al.

Policia e Ferizajt ndërhyn pas një rasti dhune dhe armëmbajtjeje të paautorizuar



Njësitet policore në Ferizaj raportuan një rast të dhunës në familje, si dhe të mbajtjes në mënyrë të paautorizuar të një arme zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes një gruaje dhe bashkëshortit të saj, e cila përfundoi me ofendime dhe goditje ndaj saj.

Gjatë hetimeve, Policia konstatoi se në banesë ndodhej një pistoletë, e cila dyshohet të jetë në posedim të paautorizuar nga i dyshuari, një mashkull 42-vjeçar. Njësiti i Hetimeve sekuestruar armën dhe 15 fishekë.

NĂ« konsultim me prokurorin e shtetit, Ă«shtĂ« inicuar rast penal ndaj tĂ« dyshuarit pĂ«r veprat penale “DhunĂ« nĂ« familje” dhe “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”. Rasti vazhdon tĂ« trajtohet nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt hetimore. /Telegrafi/


“Babai ushtroi dhunĂ« edhe ndaj neve”, si ndikojnĂ« rastet e dhunĂ«s nĂ« familje tek fĂ«mijĂ«t



“Kam me vra nĂ«nĂ« tuaj...” ky Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nimi qĂ« kishin marr disa fĂ«mijĂ«, nga babi i tyre, pĂ«r diçka qĂ« atij nuk i pĂ«lqente.

Përveç këtij kërcënimi, këta fëmijë të moshave nga 8 deri në 18 vjeç shpesh ishin vetë viktimë e edhe më shpesh dëshmitarë të dhunës, që babai ushtronte ndaj nënës së tyre.

Përfundimi ishte fatal për familjarë të tjerë, meqë babai i tyre dyshohet për vrasje të rëndë.

Dukagjini ka arritur të sigurojë dosjen e një prej vrasjeve që ka ndodhur këtë vit, por që ka vendosur të mos e identifikojë për shkak se disa prej dëshmitarëve janë ende të mitur.

Në të gjitha deklaratat e tyre, tregohet se raportet në familje nuk kanë qenë të mira, dhe se babai i tyre sa herë që nervozohej mllefin e shfrynte tek ta e nëna e tyre.

“NĂ« familjen tonĂ« sĂ« nga fĂ«mijĂ«ria ne kemi pasur probleme mes prindĂ«rve gjithmonĂ« pasiqĂ« babi ka qenĂ« mĂ« i dhunshĂ«m dhe sa herĂ« nervozohej ai ka ushtruar dhunĂ« fizike dhe psiqike ndaj nĂ«nĂ«s sime. Po ashtu nuk na ka kursyer as neve fĂ«mijĂ«ve shpesh herĂ«. KĂ«to probleme kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« pjesĂ« e jetĂ«s sonĂ«.”

Por, nuk ishte vetëm babai, meqë edhe familjarë të tjerë kishin qenë të dhunshëm me ta, duke ua drejtuar edhe armën disa prej fëmijëve.

“Kemi qenĂ« duke hyrĂ« 
 tek lagjja
 i themi ne, kur na ka dalĂ« para njĂ« veturĂ« nga e cila ka dalĂ« axha im.. i cili kishte njĂ« revole nĂ« dorĂ«. Ai e hapi derĂ«n e pasme ka ishte e ulur motra.. e ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« dalim nga vetura tĂ« kthehemi me tĂ« nĂ« shtĂ«pi, pasi qĂ« ne nuk dolĂ«m ai ia drejtori revolen 
 duke i thĂ«nĂ« dilni se ju vraj
Po ashtu dua tĂ« shtoj qĂ« babai im ka qenĂ« i dhunshĂ«m, vazhdimisht na ka trajtuar keq ka ushtruar dhunĂ« fizikisht dhe psiqikisht.”

Pasojat që lënë këto ngjarje tek ta janë të rënda, derisa sipas sociologut Jeton Brajshori duhet të trajtohen me seriozitet edhe nga ana e institucioneve.

“Normalisht ndikimi Ă«shtĂ« shumĂ« i madh tek fĂ«mijĂ«t sidomos tek fĂ«mijet minor dhe ata qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« periudhĂ«n e adoleshencĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« zhvillimit tĂ« tyre biologjik dhe pĂ«r shkak tĂ« zhvillimit tĂ« tyre personal, nĂ« qoftĂ« se shohim vazhdimisht dhunĂ« nĂ« familje, qoftĂ« dhunĂ« fizike apo psiqike atĂ«herĂ« kjo do ndikojĂ« nĂ« personalitetine fĂ«mijĂ«ve dhe nĂ«se nuk trajtohet atĂ«herĂ« normalisht ose do shĂ«nderrohen nĂ« tipa introvert ose nĂ« tipa qĂ« do e pĂ«rdorin kĂ«tĂ« qĂ« e shohin nĂ« shtĂ«pi
”, ka deklaruar Jeton Brajshori – Sociolog.

Derisa Fjolla Hoxha, nga organizata “Terre des hommes”, thotĂ« se legjislacionet e KosovĂ«s duhet tĂ« zbatohen nĂ« praktikĂ« nga ana e institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se.

“Fakti qĂ« ne kemi njĂ« ligj pĂ«r parandalimin e dhunĂ«s nĂ« familje dhe mbrojten nga dhuna nĂ« familje apo njĂ« strategji specifike pĂ«r kĂ«tĂ« cĂ«shtje nuk e zvogĂ«lon numrin e rasteve farkeqĂ«sisht tĂ« dhunĂ«s nĂ« fmailje qĂ« kemi e fatkeqĂ«sisht ndikimi mĂ« i madh negativ vrehet tek fĂ«mijĂ«t, nĂ« aspekte tĂ« ndryshme..”, ka theksuar Fjolla Hoxha – “Terre des hommes”.

Televizioni ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës, se sa është numri i rasteve të raportuara ku viktima të dhunës në familje janë të moshës nga 0 deri në 18 vjec, por të njëjtit nuk kanë ofruar të dhëna të tilla për këtë vit, por vetëm për vitin e kaluar.

“GjatĂ« vitit 2024 janĂ« evidentuar 2959 raste. NĂ« kĂ«to raste, 2368 viktima kanĂ« qenĂ« tĂ« gjinisĂ« femĂ«rore dhe 617 tĂ« gjinisĂ« mashkullore (numri i viktimave Ă«shtĂ« mĂ« i madh se numri i rasteve pasi nĂ« njĂ« rast ka mundĂ«si tĂ« ketĂ« qenĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« viktimĂ«). Sa i pĂ«rket moshĂ«s sĂ« viktimave, grup-mosha 0-18 vjeçar janĂ« 220 viktima, 18-20 vjeçar=127 viktima, 20-30 vjeçar = 782 viktima, 30-40 vjeçar=741 viktima, 40-50 vjeçar = 527 viktima, 50-60 vjeçar=330 viktima, 60-70 vjeçar = 181 viktima, 70-80 vjeçar=60 viktima dhe mbi 80 vjeçar = 17 viktima. Rastet mĂ« tĂ« shpeshta sa i pĂ«rket raporteve familjare janĂ« rastet mes burrit dhe gruas me 1169 raste, pasuar nga 327 raste tĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«ve qĂ« raportet i kanĂ« bashkĂ«jetesĂ« dhe nĂ« 283 raste janĂ« pĂ«rfshirĂ« ish bashkĂ«shortĂ«t”, thuhet nga Policia.

E vetëm gjatë periudhës janar tetor të këtij viti në përgjithësi janë 2 mijë e 409 raste të dhunës në familje të raportuara, nga to 1 mijë e 984 raste viktima janë të gjinisë femërore.

- YouTube www.youtube.com


Dhuna digjitale ndaj grave në rritje, ligji shqiptar nuk flet për të

Katër në dhjetë gra përballen me dhunë online dhe shumë prej tyre ndihen të pasigurta, kështu thonë të dhënat e grumbulluara nga UN Women, i cili ka nxjerrë në pah rrezikun që hasin gratë në Shqipëri përmes teknologjisë.

Sipas të dhënave të analizuara janë 1,804 raportime dhune në policinë e shtetit përmes teknologjisë ku ndër më të shpeshtat ishin keqpërdorimi i telefonit (36%) dhe përndjekja (33%).

Nga rastet rezultoi se gratë janë 1.3 herë më të ekspozuara ndaj dhunës online kryesisht te keqpërdorimi dhe dhunimi i privatësisë. Format të tjera të shpeshta të dhunës së hasur online ishin: zhvatja, bullizimi, gjuha e urrejtjes etj.

Statistikat shqetësuese

  • 83.1% e pĂ«rdoruesve tĂ« internetit raportojnĂ« rritje tĂ« dhunĂ«s online ndaj vajzave dhe grave.
  • 23.4% e grave qĂ« pĂ«rjetuan dhunĂ« online patĂ«n pasoja psikologjike; 45.3% e tyre u ndjenĂ« tĂ« pasigurta.
  • 90% e dhunĂ«s online kryhet nga burra 15-44 vjeç; 66% e tyre jetojnĂ« nĂ« zona urbane.
  • 70% e rasteve tĂ« dhunĂ«s online u hasĂ«n pĂ«rmes platformĂ«s TikTok.

Dhuna online, pjesë e realitetit

Fushata globale “16 DitĂ«t e Aktivizmit KundĂ«r DhunĂ«s me BazĂ« Gjinore” kĂ«tĂ« vit u fokusua te dhuna online. Zhvillimi i mjeteve tĂ« komunikimit ka transferuar dhunĂ«n nga “offline” nĂ« “online”, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« njĂ« terren tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r gratĂ«.

Sipas organizatave në Shqipëri, dhuna digjitale, veçanërisht ndaj grave, po rritet me shpejtësi, duke sjellë pasoja të rënda psikologjike dhe sociale.

“NĂ« LinjĂ«n e KĂ«shillimit ndeshim mĂ« shpesh raste ngacmimi dhe kĂ«rcĂ«nimesh online pĂ«rmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve si WhatsApp, Telegram apo Signal”, tha pĂ«r Citizens.al Ejnxhi Pepa nga Linja e KĂ«shillimit pĂ«r Gra dhe Vajza.

Pepa thotĂ« se format mĂ« tĂ« pĂ«rhapura pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rndjekjen digjitale, shantazhin me materiale intime, shpĂ«rndarjen pa pĂ«lqim tĂ« imazheve, manipulimet “deepfake”, fyerjet dhe sulmet ndaj reputacionit, pa lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« edhe hapjen e profileve tĂ« rreme, qĂ« sipas saj janĂ« kthyer nĂ« raste tĂ« zakonshme.

Ajo thotë se tashmë këto lloje sulmesh po shënjestrojnë dhe aktivistë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut.

“KĂ«to forma tĂ« dhunĂ«s digjitale shpesh lidhen drejtpĂ«rdrejt me dhunĂ«n ‘offline’ dhe e pĂ«rforcojnĂ« atĂ«â€, shtoi Pepa.

Rritje e raportimeve, sfida institucionale

Nga janari në nëntor 2025, Ministria e Brendshme ka regjistruar 439 raste dhune kibernetike me 600 postime online, 73% prej të cilave u raportuan vetëm në Tiranë. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit (2024-2025), linja 116-117 raportoi për 705 gra dhe vajza që kanë kërkuar ndihmë për dhunë digjitale.

“Tendenca ka qenĂ« nĂ« rritje pĂ«r disa vite, por veçanĂ«risht kohĂ«t e fundit kemi marrĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r raste tĂ« pĂ«rndjekjes online, shantazhit dhe shpĂ«rndarjes sĂ« imazheve intime,” tha Ejnxhi Pepa.

Megjithatë, trajtimi institucional mbetet problematik.

“ShumĂ« gra dhe vajza e kanĂ« pezulluar denoncimin pĂ«r shkak tĂ« pengesave proceduriale. KĂ«rkesa nga gjykatat pĂ«r adresĂ«n fizike tĂ« dhunuesit online Ă«shtĂ« absurde kur agresorĂ«t pĂ«rdorin profile anonime”, argumenton Ines Leskaj nga AWEN duke nxjerrĂ« nĂ« pah tĂ« metĂ«n kryesore tĂ« sistemit.

Gratë nga komunitetet e margjinalizuara, vajzat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTIQ+ dhe gratë në zonat rurale janë më të ekspozuara ndaj kësaj dhune.

Sipas Altin Hazizaj, drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili menaxhon edhe Qendrën Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri (ISigurt.al), grupmosha më e prekur është ajo e adoleshencës dhe rinisë së hershme, si për djemtë ashtu edhe për vajzat.

“Por çka tĂ« bĂ«n pĂ«rshtypje Ă«shtĂ« se gjatĂ« 3 viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« rritur edhe numri i ankesave nga zonja nĂ« moshĂ« mĂ« tĂ« madhe plus 40 apo 50 vjeç”, shprehet Hazizaj, duke shtuar se kjo situatĂ« flet pĂ«r shtrirjen e gjerĂ« tĂ« internetit dhe nivelin e pamjaftueshĂ«m tĂ« aftĂ«sive dixhitale nĂ« mosha mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Pranë ISigurt.al gjatë vitit 2024 thuajse 60% e të gjitha ankesave të raportuara kanë të bëjnë me një formë të dhunës me bazë gjinore.

“70-80 pĂ«rqind e viktimave online janĂ« vajza dhe gra tĂ« reja, ndonĂ«se ato jo gjithnjĂ« preferojnĂ« tĂ« raportojnĂ« vetĂ«, por nĂ«pĂ«rmjet njĂ« tĂ« njohuri, shoku apo shoqeje apo mĂ«suesi”, tha pĂ«r Citizens.al Altin Hazizaj, drejtuesi i QendrĂ«s pĂ«r Mbrojtjen e tĂ« Drejtave tĂ« FĂ«mijĂ«ve (CRCA).

Rastet e raportuara në këtë platformë janë shtuar pas pandemisë së Covid-19.

“NĂ« vitin 2023 ne trajtuam diku tek 300 ankesa, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2024 ato u rriten tek 409 raste tĂ« regjistruara. KĂ«tĂ« vit vetĂ«m nĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« ne kemi trajtuar mĂ« shumĂ« se 400 incidente kibernetike”, sjell nĂ« vĂ«mendje Altin Hazizaj.

Boshllëqe ligjore dhe nevoja për reforma

Shqipëria nuk ka ende një përkufizim ligjor për dhunën online. Ejnxhi Pepa thotë se përgjithësisht organizatat dhe institucionet i referohen përkufizimit të ekspertëve ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës në veprimtarinë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO).

Por brenda dhjetorit pritet tĂ« kalojĂ« nĂ« Kuvend drafti i ligjit “PĂ«r parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunĂ«s ndaj grave dhe dhunĂ«s nĂ« familje”, i cili pĂ«rfshin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« edhe dhunĂ«n digjitale.

“Ligji do ta pĂ«rkufizojĂ« si çdo veprim qĂ« kryhet ose rĂ«ndohet pĂ«rmes teknologjisĂ« dhe cenon tĂ« drejtat e viktimĂ«s”, thekson Ejnxhi Pepa.

Sipas draftit paraprak, dhuna online pĂ«rfshihet nĂ« Nenin 10 ku flitet pĂ«r “dhunĂ«n e lehtĂ«suar nga teknologjia”. Ky nen e pĂ«rcakton dhunĂ«n e lehtĂ«suar nga teknologjia si çdo veprim qĂ« kryhet pĂ«rmes mjeteve digjitale pa pĂ«lqim dhe qĂ« shkakton dĂ«m fizik, emocional apo social.

Ai përfshin gjuhën e urrejtjes, shpërndarjen e imazheve intime pa pëlqim, përndjekjen dhe ngacmimin digjital. Në thelb, neni synon të mbrojtje nga abuzimet online që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin.

Pepa dhe Leskaj mendojnë njësoj se strukturat ekzistuese për krimet kibernetike janë të pamjaftueshme në Shqipëri.

“Zvarritja dhe mbivendosja e çështjeve nĂ« polici dhe prokurori ngadalĂ«sojnĂ« sĂ« tepĂ«rmi marrjen e masave,” vĂ«ren Leskaj teksa tregon se aktualisht krimet kibernetike mundet tĂ« denoncohen dhe ndiqen nĂ« prokurori, por rezultatet e tyre vonojnĂ«.

Nga ana tjetër, Pepa citon monitorime të GREVIO-s, sipas së cilave strukturat shqiptare nuk janë të trajnuara për dimensionin gjinor dhe kjo qasje ende nuk është integruar me mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna.

Ajo shton se Shqipërisë i mungojnë edhe protokollet e unifikuara për trajtimin e rasteve të dhunës digjitale dhe po kështu infrastruktura teknike për ruajtjen dhe sigurimin e provave.

“KĂ«to boshllĂ«qe synohen tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen me ndryshimet e fundme tĂ« legjislacionit”, shprehet Leskaj duke iu referuar ligjit tĂ« ri.

Por sipas Pepës po aq urgjente janë edhe fushatat e ndërgjegjësimit, pasi ka prirje për të mos i raportuar rastet.

“NĂ«nraportimi mbetet shumĂ« i lartĂ«. NĂ« nivel vendor, Mekanizmat e Koordinuar tĂ« Mbrojtjes nga Dhuna duhet tĂ« forcohen pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ«, tĂ« unifikuar dhe tĂ« ndjeshĂ«m gjinor pĂ«r çdo rast”, pĂ«rfundon ajo.

Altin Hazizaj shprehet se kuadri ligjor ka nevojĂ« tĂ« forcohet sa mĂ« shpejt dhe se duhen ligje sipas modelit tĂ« BE-sĂ« dhe jo “modeleve qĂ« krijohen ndonjĂ«herĂ« nga halli nĂ« ShqipĂ«ri”.

“Mungesa e shumĂ« krimeve qĂ« ndodhin nĂ« hapĂ«sirĂ«n kibernetike nĂ« Kodin Penal e bĂ«n mbrojtjen e viktimave tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, thekson mĂ« tej Hazizaj.

Hazizaj shprehet se vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të zbatojë një nga aktet më të rëndesishme të BE-së, ligjin e shërbimeve digjitale (DSA).

“Kjo do te na zgjidhte edhe problemin e dytĂ« kryesor, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« qĂ« kanĂ« tĂ« gjitha platformat online, faqet, profilet etj., pĂ«r tĂ« respektuar tĂ« drejtat bazĂ« tĂ« çdo individi edhe nĂ« hapĂ«sirĂ«n kibernetike”, pĂ«rfundon Hazizaj.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhuna digjitale ndaj grave në rritje, ligji shqiptar nuk flet për të appeared first on Citizens.al.

Banorët e Belshit në alarm nga gropat karstike: Ndihemi të pasigurtë



Një gropë tjetër karstike është shfaqur prej disa ditësh në qytetin e Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar rreth 84 liqene.

Gropa ka një diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 12 metra, duke shkaktuar frikë te banorët, të cilët thonë se hapësira po zgjerohet dita-ditës dhe po i afrohet rrezikshëm banesave.

Sipas banorëve, situata ka përkeqësuar ndjesinë e pasigurisë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për të shmangur pasoja të mundshme. Fenomeni po avancon me shpejtësi dhe rreziku sa vjen e shtohet.

Ndërkohë, autoritetet vendore kanë apeluar banorët të qëndrojnë larg gropës, veçanërisht fëmijëve, të cilët rrezikojnë më shumë për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ndaj pasojave. Frika është e ndjeshme jo vetëm në një familje, por edhe në të paktën 4-5 banesa që ndodhen pranë formacionit karstik.

Fenomenet karstike nuk janĂ« tĂ« reja pĂ«r Belshin. NĂ« qershor tĂ« kĂ«tij viti, njĂ« gropĂ« tjetĂ«r u hap nĂ« fshatin DĂ«shiran, ndĂ«rsa nĂ« maj tĂ« vitit 2022, njĂ« rast i ngjashĂ«m u shĂ«nua nĂ« fshatin Çestije, po ashtu pranĂ« banesave./Euronews Albania

- YouTube youtu.be

Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën

Në një hapësirë që dikur i përkiste diktatorit Enver Hoxha, vajza dhe gra nga komunitetet rome, egjiptiane, LGBT dhe me aftësi të kufizuara ndanë historitë e tyre të dhunës, mbijetesës dhe rezistencës.

Vila e diktatorit, dikur simbol i frikës dhe pushtetit absolut, u shndërrua për një ditë, të premten, në një hapësirë rrëfimi për historitë e luftës së grave për një jetë të pranuar dhe trajtuar me dinjitet.

Ato u mblodhĂ«n fillimisht nĂ« ish-kinemanĂ« private tĂ« diktatorit, ku u shfaq dokumentari i realizuar nga Citizens.al: “RrĂ«njĂ«t e RezistencĂ«s”, njĂ« dokumentar qĂ« pasqyron lĂ«vizjen feministĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pas viteve ’90 dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« sfiduar patriarkatin pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ«.

GjatĂ« shfaqjes sĂ« dokumentarit “RrĂ«njĂ«t e RezistencĂ«s”/Citizens.al

Rrëfime që thyejnë heshtjen

Romina Sefa, drejtuese e Qendrës për Advokim Social, gjithashtu një prej organizatoreve të eventit, nënvizoi domosdoshmërinë e një hapësire të sigurt ku vazjat dhe gratë të flasin lirshëm për shqetësimet dhe vështirësitë e tyre.

“PavarĂ«sisht sfidave, ne ia kemi dalĂ«â€, tha ajo, duke kujtuar se ky duhet tĂ« jetĂ« mesazhi kryesor nĂ« diskutime.

Akullin e theu Doliana Velia, një grua me aftësi të kufizuar në shikim që foli për jetën me një shqisë të munguar që në lindje dhe paragjykimet shoqërore.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“TĂ« lindĂ«sh me njĂ« shqisĂ« qĂ« nuk ekziston, Ă«shtĂ« njĂ«soj si t’ju them a ju mungon tĂ« fluturuarit? Jo, nuk ju mungon, ju duket qesharake, sepse nuk e keni provuar”, paralelizoi Doliana.

Sipas saj, besimi i prindërve për ta trajtuar si një person jo ndryshe nga të tjerët e ka ndihmuar të jetë sot një grua e pavarur.

“Ne nuk duhet a pranojmĂ« mĂ«shirĂ«n nga askush, le ti pĂ«rkasim njĂ« komuniteti tĂ« caktuar, le tĂ« kemi njĂ« diferencĂ« fizike apo shqisore, ne duhet tĂ« jetojmĂ« me dinjitet”, ndau Doliana me vajzat dhe gratĂ« e tjera.

Ajo theksoi se mentaliteti dhe mungesa e infrastrukturës e kufizojnë pavarësinë e njerëzve me aftësi të kufizuara shumë më tepër se vetë aftësia.

“TĂ« shembim strukturat. SĂ« pari nĂ« mendjen tonĂ« dhe pastaj te ata qĂ« na rrethojnĂ«â€, theksoi Doliana, sipas sĂ« cilĂ«s tĂ« jesh grua me aftĂ«si tĂ« kufizuar nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« sfidĂ« e dyfishtĂ«.

Doliana ndau raste ku gratë me aftësi të kufizuara mbeten të izoluara, të pambrojtura dhe shpesh pa mundësi të denoncojnë edhe dhunën që pësojnë.

Për këtë ajo tregoi për raste ku për shkak të pagesës së ulët që marrin, ndihmësi personal qëllon të jetë familjar i tyre, njëherësh edhe person i dhunshëm.

“PĂ«r shkak tĂ« kufizimit fizik nuk mundet tĂ« shkojĂ« as pĂ«r ta denoncuar rastin. Ka njerĂ«z qĂ« janĂ« tĂ« privuar edhe nga kjo lloj lirie”, theksoi Doliana.

Një rast i tillë ishte ai i një vajze të dhunuar nga nëna e saj, e cila ishte edhe kujdestarja ligjore.

“LajmĂ«ronim policinĂ« ne, sepse i kishin hequr edhe telefonin dhe kur i shkoi policia i tha: ‘Po ti nuk ke turp qĂ« kĂ«ta po tĂ« mbajnĂ« me bukĂ« dhe ti i turpĂ«ron?”, rrĂ«feu ajo, duke vĂ«nĂ« nĂ« pah dĂ«shtimin institucional.

Nga shtëpia e humbur, tek sipërmarrja e parë

Vjollca, njĂ« grua rome, tregoi pĂ«r dhunĂ«n dhe padrejtĂ«sinĂ« strukturore qĂ« e la pa shtĂ«pi, pa mbĂ«shtetje dhe pa mundĂ«si pĂ«r t’u qasur nĂ« shĂ«rbime dhe pĂ«rkrahje shtetĂ«rore. Historia e saj tregoi njĂ«herĂ«sh edhe pĂ«r forcĂ«n e jashtĂ«zakonshme qĂ« ka njĂ« gruaje e pakicĂ«s rome pĂ«r t’ia dalĂ« nĂ« realitetin shqiptar.

E gjendur pĂ«rballĂ« humbjes sĂ« bashkĂ«shortit, me dy fĂ«mijĂ«, ajo pĂ«rjetoi dhunĂ« nga tĂ« afĂ«rmit e tij, tĂ« cilĂ«t synuan ta nxirrnin nga shtĂ«pia. Kjo ndodhi kur hasi nĂ« kĂ«rkesĂ«n: “PĂ«r 15 ditĂ«, liro shtĂ«pinĂ«!”.

Për një vit Vjollca nuk përfitoi as ndihmën ekonomike, sepse, sikurse tregoi ajo, i vinte turp të firmoste pasi nuk dinte të lexonte dhe shkruante.

Kjo e shtyu të arsimonte fëmijët e saj, duke i larguar nga cikli i turpit dhe varfërisë.

“Nuk dua qĂ« edhe fĂ«mijĂ«t e mi tĂ« kenĂ« turp nĂ« tĂ« ardhmen dhe i çova nĂ« shkollĂ«. Sot kam dy fĂ«mijĂ« tĂ« edukuar,” tregoi ajo me krenari.

Pas tre vitesh procese gjyqësore, Vjollca arriti të siguronte një dhomë në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

“Kur fitova [gjyqin] filluan tĂ« mĂ« thĂ«rrisnin ‘gabele’, sepse njerĂ«zit e burrit nuk janĂ« romĂ«,” rrĂ«feu ajo njĂ« tjetĂ«r aspekt diskriminues nga historia e saj.

Një thes me rroba të përdorura, që iu dha për ta shitur, e futi Vjollcën në tregun informal të punës. Pavarësisht kësaj, ajo ia doli të ndërtonte një ekonomi familjare të mjaftueshme sa për të shkolluar fëmijët.

“Kam vetĂ«m tre vitet e fundit tĂ« siguruara”, tregoi ajo duke nĂ«nvizuar se kjo ishte mundĂ«suar falĂ« mbĂ«shtetjes nga programet sociale.

Gjatë diskutimit në kuadër të 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore/Citizens.al

Gra që sfidojnë dhunën

Elisabeta, ndau me të pranishmit kalvarin që ju desh të kalonte si gjyshe për të shpëtuar vajzën dhe mbesën e saj nga një cikël dhune, të ushtruar nga dhëndri.

E martuar jashtĂ« vendit, vajza ishte izoluar dhe dhunuar vazhdimisht. E pa-arsimuar, qe detyruar tĂ« luftojĂ« ndaj njĂ« sistemi qĂ« e kishte bĂ«rĂ« vajzĂ«n “pronĂ« ligjore” tĂ« babait.

Por, me këmbëngulje të vazhdueshme, vajza e Elisabetës ia doli të njoftonte policinë, gjeti strehë derisa mbylli të gjitha dokumentet për të kthyer sigurinë dhe përkatësinë ligjore mbi mbesën.

Njëjtë si Elisabeta, edhe Miranda ndau një histori jetësore të rëndë: një martesë me dhunë dhe një bashkëshort të alkoolizuar, që kishte krijuar një ambient të pasigurt edhe për vajzën e tyre.

“NjĂ« nxĂ«nĂ«se ekselente” tregoi ajo, “e cila edhe pĂ«rmes traumave qĂ« kalonte gjente kohĂ« tĂ« studionte”.

Ky takim i kryer nĂ« “16 DitĂ«t e Aktivizmit kundĂ«r DhunĂ«s me BazĂ« Gjinore” solli njĂ« akt simbolik rivendosjeje: zĂ«ra tĂ« heshtur, histori tĂ« lĂ«na mĂ«njanĂ«, dhimbje tĂ« padĂ«gjuara, nĂ« dritĂ«n e njĂ« vile qĂ« dikur nuk do ti ftonte kurrĂ« e qĂ« pĂ«r dekada ka simbolizuar pushtetin, frikĂ«n dhe privilegjin.

Shiko dokumentarët e Citizens.al:

The post Në ish-vilën e diktatorit: Zërat e grave që sfiduan dhunën appeared first on Citizens.al.

Një vit pas lansimit të hallkave, sa ka funksionuar realisht monitorimi elektronik?



Edhe pak ditë bëhen 1 vit prejse është lansuar sistemi i hallkave për mbikëqyrje elektronike, për persona të dyshuar apo të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

E nga janari deri në shtator të këtij viti, sipas Policisë së Kosovës e cila është përgjegjëse për monitorimin e tyre, hallkat i janë vendosur 30 personave, të gjithë të përfshirë në raste të dhunës në familje.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmĂ« se gjatĂ« periudhĂ«s janar-shtator (nĂ«ntĂ«mujor) tĂ« kĂ«tij viti, janĂ« vendosur nĂ« monitorim elektronik 30 persona. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta persona janĂ« tĂ« gjinisĂ« mashkullore dhe tĂ« gjithĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« raste tĂ« ‘dhunĂ«s nĂ« familje’. GjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« monitorimit reagimi i policisĂ« nĂ« raste tĂ« shkeljeve ka qenĂ« i menjĂ«hershĂ«m dhe Ă«shtĂ« vepruar nĂ« pĂ«rputhje me Kodin Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. PĂ«r momentin nĂ« rajonin e PrishtinĂ«s ka mĂ« sĂ« shumti persona nĂ«n kĂ«tĂ« lloji monitorimi“, ka deklaruar Policia e KosovĂ«s.

Por megjithëse ky sistem hyri në funksion, ditë më parë një person, i cili kishte urdhër mbrojtës aktiv, sulmoi brutalisht ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë treguar nëse i njëjti ishte nën monitorim elektronik.

Se për çfarë rasti i njëjti e kishte aktiv urdhrin mbrojtës, nuk kanë treguar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, por vetëm kanë thënë se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe lënda është në procedurë.

“Referuar kĂ«rkesĂ«s tuaj pĂ«r informata, ju njoftojmĂ« se lidhur me rastin nĂ« fjalĂ« Gjykata ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme dhe lĂ«nda Ă«shtĂ« nĂ« procedurĂ«. Gjykata nuk mund tĂ« ndaj mĂ« shumĂ« informacione, pĂ«r shkak se rasti nĂ« fjalĂ« sipas legjislacionit nĂ« fuqi Ă«shtĂ« rast i mbyllur pĂ«r publikun”, ka deklaruar Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ«.

Ndërkohë që Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD thotë se duhet analizuar ndikimin e monitorimit elektronik në praktikë.

“Por ende nuk kemi asnjĂ« informatĂ« zyrtare apo ndonjĂ« raport zyrtar se sa Ă«shtĂ« deri tash sa ka pas zbatim efektiv tĂ« ligjit pĂ«r mbikĂ«qyrje elektronike sa ka qenĂ« situatĂ« qĂ« pĂ«rmes hallkave elektronike ka pas njĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« monitorim dhe zbatim tĂ« mirĂ«fillt tĂ« urdhrave mbrojtĂ«s, Ă«shtĂ« e nevojshme qĂ« Policia tĂ« bĂ«jĂ« vlerĂ«simin e rrezikut, dhe kur ka shkelje duhet tĂ« bĂ«het sĂ«rish ky vlerĂ«sim i rrezikut..”, ka deklaruar Arrita Rezniqi - hulumtuese nĂ« IKD.

Tutje ajo thotë se institucionet duhet të japin përgjegjësi, për dështimet e tyre në raste të tilla.

“LlogaridhĂ«nia Ă«shtĂ« e domosdoshme nĂ« secilin rast sepse nĂ« momentin qĂ« ka dĂ«shtim tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« institucioneve nĂ« kryerjen e detyrave tĂ« tyre, pasojat pĂ«rsĂ«riten dhe po krijon problematika tĂ« vazhdueshme dhe po krijon mungesĂ« tĂ« sigurisĂ« dhe tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r viktimat nĂ« kĂ«to raste..”, shtoi Rezniqi.

Të rralla nuk ishin rastet në Kosovë, kur gratë që kishin raportuar bashkëshortët e tyre për dhunë në familje përfunduan të vrara.

Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra para Klinikës së Gjinekologjisë, në fund të vitit 2022, ani se institucionet kishin lëshuar urdhër mbrojtës ndaj burrit të saj./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

NĂ« Ferizaj bie numri i rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje gjatĂ« nĂ«ntorit 2025 – 33.3% mĂ« pak se njĂ« vit mĂ« parĂ«



Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin mujor për dhunën në familje, ku theksohet se gjatë nëntorit 2025 janë regjistruar gjithsej 12 raste, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave zyrtare, rastet e raportuara për muajin nëntor 2025 janë shpërndarë si vijon:

  • 8 raste nĂ« Ferizaj
  • 2 raste nĂ« Kaçanik
  • 1 rast nĂ« Shtime
  • 1 rast nĂ« Hani i Elezit

Në të njëjtin muaj të vitit 2024, Policia kishte regjistruar 18 raste të dhunës në familje, prej të cilave:

  • 14 nĂ« Ferizaj
  • 2 nĂ« ShtĂ«rpcĂ«
  • 1 nĂ« Kaçanik
  • 1 nĂ« Hani i Elezit

Krahasimi ndërvite tregon se rastet e dhunës në familje kanë pësuar ulje prej 33.3%, çka sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, lidhet edhe me masat preventive, angazhimin e shtuar në terren dhe fushatat vetëdijësuese që po zhvillohen në vazhdimësi.

Policia u bën thirrje qytetarëve të jenë pjesë aktive e parandalimit të dhunës në familje, duke raportuar çdo rast të dyshuar ose të konfirmuar. Qytetarët mund të lajmërojnë policinë përmes:

  • Stacionit mĂ« tĂ« afĂ«rt policor
  • Aplikacionit digjital “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€
  • Numrave tĂ« kujdestarisĂ«: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Policia garanton se të gjitha të dhënat e raportuara trajtohen në mënyrë tërësisht konfidenciale. /Telegrafi/

Nga frika te fuqizimi/ ÇfarĂ« i “pret” gratĂ« pas raportimit tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje?

NĂ« ndĂ«rtesĂ«n katĂ«rkatĂ«she tĂ« QendrĂ«s pĂ«r MirĂ«qenien e Gruas nĂ« PejĂ«, ditĂ«t nisin ngjashĂ«m. GratĂ« e strehuara atje bĂ«hen bashkĂ« pĂ«r tĂ« gatuar mĂ«ngjesin pĂ«r vete dhe fĂ«mijĂ«t e tyre. Por, kĂ«to gra, qĂ« i bashkon e kaluara – tĂ« gjitha i kanĂ« mbijetuar dhunĂ«s nga bashkĂ«shortĂ«t e tyre – nuk ndjekin mĂ« vonĂ« pĂ«rditshmĂ«rinĂ« [
]

The post Nga frika te fuqizimi/ ÇfarĂ« i “pret” gratĂ« pas raportimit tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje? appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet njĂ« person nĂ« Rahovec – ushtroi dhunĂ« vazhdimisht ndaj viktimĂ«s



Policia ka arrestuar një mashkull kosovar, i dyshuar se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas raportit policor, tek viktima nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës fizike, ndërsa ajo ka refuzuar tretmanin mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë. /Telegrafi/

Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë



Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se "prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar".

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/


❌