❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kosova dhe Bahamet nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave

Kosova dhe Bahamet kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ajo theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamet dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i radhës për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

“MarrĂ«veshja dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r forcimin e lidhjeve ndĂ«rmjet qytetarĂ«ve tanĂ«, duke i afruar ata edhe mĂ« shumĂ« me njĂ«ri-tjetrin”, tha Osmani.

Marrëveshja do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe Bahamasit, duke përforcuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe diplomatike mes dy vendeve.

Bahamet vendi ishullor i Oqeanit Atlantik, u bënë vendi 121-të i botës që e njeh Kosovën.

Ky vend në Karaibe deri tani ka qenë në mesin e 106 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë para se të udhëtojnë për ta vizituar.

Tani, Bahamet janë vendi i 53-të në botë ku kosovarë mund të udhëtojnë lirshëm.

Osmani: Përshëndesim veprimin e KOM-it për mbajtjen e meshës dygjuhëshe



Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot përmes një shkrimi në Facebook ka përshëndetur veprimin e Kishës Ortodokse Maqedonase për mbajtjen e meshës në dy gjuhë në Rostushë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ndonjëherë, pikërisht gjestet e qeta dhe të sinqerta janë ato që afrojnë njerëzit dhe ndërtojnë ura mes komuniteteve.
Ai shkruan se “Uji i qetĂ« e gĂ«rryen bregun”

Në këtë frymë, përgëzime të veçanta për Ambasadorin shqiptar Meidani dhe për përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Maqedonase, Partenij për meshën dygjuhëshe në Rostushë, një akt i thjeshtë, por me domethënie të thellë, që solli njerëzit më afër dhe tregoi se respekti dhe bashkëjetesa jetohen përmes veprave, jo deklaratave.

Në fund, urime të përzemërta për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festave paqe, shëndet dhe mirësi në familjet tuaja", shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Në mbështetje të Osmanit edhe për një mandat të dytë, veprimtari shqiptaro-amerikan Bajraktari: Për mua Kosova është mbi gjithçka



Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari ka ndalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani, si presidente e vendit edhe për mandat.

Bajraktari, i cili ishte përfolur në publik si kandidat i mundshëm për president të Kosovës, përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve, të pozitës dhe opozitës që të votojnë Osmanin edhe për një mandant.

“PĂ«r 5 vite presidentja Vjosa Osmani ka punuar ngushtĂ« me komunitetin shqiptaro- amerikanĂ« dhe me miqtĂ« tanĂ« nĂ« Uashington.

Punën që kemi nisur së bashku nuk duhet të ndalet, objektivi është i qartë, anëtarësimi i Kosovës në NATO, prandaj unë e përkrahu fuqishëm edhe një mandat të dytë për presidenten Osmani.

Për pesë vjet presidentja Osmani ka përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe ka forcuar lidhjen me SHBA. Tani më shumë se kurrë nga duhet institucione të forta, koordinim me aleatë dhe lidership që e njeh procesin.

Kosova nuk fiton asgjĂ« nga pĂ«rçarjet, bllokadat apo zgjedhjet e reja. U bĂ«j thirrje deputetĂ«ve, pozitĂ« e opozitĂ« votojeni presidenten Osmani pĂ«r mandat tĂ« dytĂ« nĂ« krye tĂ« shtetit”, thotĂ« Bajraktari. /Telegrafi/


Tragjedia në Spanjë, Vjosa Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

Ngushëllime për tragjedinë e Spanjës kanë dërguar edhe liderët politik në Kosovë. Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur keqardhjen e saj për humbjen e të paktën 39 viktimave nga aksidenti hekurudhor.

“Shpreh ngushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet qĂ« kanĂ« humbur mĂ« tĂ« dashurit e tyre dhe u urojmĂ« shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« lĂ«nduarve. Kosova qĂ«ndron nĂ« solidaritet me popullin e SpanjĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, ka shkruar ajo nĂ« platformĂ«n “X”.

Edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik.

Përmes një shkrimi në X, Kurti shprehu tronditjen për ngjarjen.

“Jemi thellĂ«sisht tĂ« pikĂ«lluar nga lajmet qĂ« vijnĂ« nga Spanja pĂ«r aksidentin tragjik tĂ« trenit qĂ« mori shumĂ« jetĂ«. Mendimet tona janĂ« me viktimat dhe familjet e tyre, ndĂ«rsa ekipeve tĂ« shpĂ«timit u urojmĂ« forcĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet e tyre,” shkruan Kurti

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet përkatëse po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Osmani e Kurti shprehin ngushëllime pas aksidentit tragjik të trenit në Spanjë



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku deri tani raportohet se kanë humbur jetën 39 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Osmani, ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje për popullin spanjoll.

“Lajme zemĂ«rthyese nga jugu i SpanjĂ«s pas njĂ« aksidenti tragjik hekurudhor qĂ« ka marrĂ« shumĂ« jetĂ« dhe ka lĂ«nĂ« shumĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lĂ«nduar. NgushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet qĂ« kanĂ« humbur mĂ« tĂ« dashurit e tyre dhe urimet pĂ«r shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« plagosurit. Kosova qĂ«ndron nĂ« solidaritet me popullin e SpanjĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, ka shkuar Osmani nĂ« “X”.

Heartbreaking news from southern Spain following a tragic rail crash that has claimed many lives and left many others injured.

Our heartfelt condolences to the families who have lost their loved ones, and our wishes for a swift recovery to all those injured.

Kosovo stands in

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2026

Kryeministri në detyrë Kurti gjithashtu shprehu pikëllimin e tij përmes një postimi, duke theksuar solidaritetin me viktimat dhe familjarët e tyre:

“Jemi thellĂ«sisht tĂ« pikĂ«lluar nga lajmet qĂ« vijnĂ« nga Spanja pĂ«r aksidentin tragjik tĂ« trenit qĂ« mori shumĂ« jetĂ« njerĂ«zish. Mendimet tona janĂ« me viktimat dhe familjet e tyre, ndĂ«rsa ekipeve tĂ« shpĂ«timit u urojmĂ« forcĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet e tyre”, ka shkruar Kurti.

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa reagime ngushëllimi kanë ardhur nga liderë të shumtë botërorë. /Telegrafi/

We are deeply saddened by the news from Spain about the tragic train crash that claimed many lives. Our thoughts are with the victims and their families, and we wish the rescue teams strength in their efforts.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2026

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

✇Albeu
By: V K

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetĂ«m orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes, por edhe dita e mĂ«rkurĂ« dhe pjesĂ«risht dita e enjte do tĂ« sjellin prezencĂ«n e reshjeve, kryesisht nĂ« zonat jugore. Do tĂ« kemi gjithashtu prezencĂ« dhe tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s nĂ« zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

PĂ«rsa i pĂ«rket temperaturave, relativisht do tĂ« jenĂ« tĂ« larta, por do tĂ« vijojnĂ« me rĂ«nie nĂ« fillim tĂ« javĂ«s. Duke qenĂ« se do tĂ« kemi masa ajrore tĂ« lagĂ«shta, temperaturat e ajrit do tĂ« rriten, por duke filluar nga mesjava deri nĂ« fundjavĂ« do tĂ« rikthehen pĂ«rsĂ«ri, rreth -1 dhe -2 gradĂ« Celsius, kryesisht nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit. Sinjalet pĂ«r reshje nĂ« vendin tonĂ« priten gjatĂ« javĂ«s sĂ« fundit tĂ« kĂ«tij muaji”, u shpreh meteorologu.

The post Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës appeared first on Albeu.com.

A po i flet Osmani opinionit apo Kurtit? ÇfarĂ« thonĂ« analistĂ«t politikĂ«



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar një lloj parafushate në rrjetet e saj sociale, ku po promovon punën e saj pesëvjeçare. Kjo vjen në një kohë kur në opinion po flitet se emri i saj mund të propozohet edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Sipas analistëve politikë, Osmani përmes kësaj qasjeje po ushtron presion publik medial ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një rikandidim të mundshëm, duke synuar që para opinionit publik të dëshmojë se zgjedhja e saj është e duhura për vendin.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë për KosovaPress se pozita e presidentes aktuale është e vështirë për shkak të ndryshimeve në kontekstin politik krahasuar me vitin 2021, kur ajo u zgjodh për herë të parë.

Sipas tij, çdo gjë do të varet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit që i fitoi bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo, për faktin se Osmani e Kurti nuk ishin gjithmonë në linjë të njëjtë karshi zhvillimeve në vend dhe atyre ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani Ă«shtĂ« nĂ« pozitĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« sepse i gjithĂ« konteksti politik ka ndryshuar nĂ« raport me vitin 2021, kur Ă«shtĂ« zgjedhur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe tash varet nga shumĂ« faktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« nĂ« dorĂ«n e saj.. Çdo gjĂ« do tĂ« varet nga Kurti sepse 51 pĂ«rqindĂ«shi ia jep kĂ«tĂ« mundĂ«si dhe deri nĂ« momentin e fundit as vet presidentja Osmani, nuk do ta ketĂ« tĂ« qartĂ« nĂ«se do tĂ« rikandidohet sĂ«rish nga Kurti apo jo..

Presidentja Osmani nĂ« nivelin vendor ka qenĂ« plotĂ«sisht nĂ« binarĂ«t e njĂ«jtĂ« me Kurtin gjatĂ« mandatit tij, mirĂ«po nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare ka pasur disa suksese, ka pasur njĂ« dallim me Kurtin sepse ka qenĂ« mĂ« e pranueshme dhe mĂ« bashkĂ«punuese me faktorin ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, me SHBA-tĂ« dhe vendet e fuqishme tĂ« BE-sĂ«. Disa punĂ« janĂ« meritĂ« e saj, por gjithsesi besoj qĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ« sesa ka qenĂ« ndikimi i saj real politik”, ka thĂ«nĂ« Muhaxhiri.

Sipas tij, kjo parafushatë e presidentes, përveç presionit publik medial ndaj Kurtit, synon edhe krijimin e një arsyetimi në rast se ajo nuk rikandidohet, në mënyrë që të mbahet mend si lidere e suksesshme.

“ËshtĂ« duke dashur qĂ« tĂ« bĂ«j njĂ« presion publik medial ndaj Kurtit por edhe nĂ«se eventualisht nuk rikandidohet atĂ«herĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« lloj arsyetimi pĂ«r atĂ« se nuk ka qenĂ« arsyeja e mos punĂ«s saj, mos suksesit saj, por ka qenĂ« nĂ« rrethana tjera tĂ« cilat janĂ« diktuar nga Kurti dhe gjithsesi Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«shirĂ« e saj qĂ« mandati i saj tĂ« mbahet mend me suksese, sipas perspektivĂ«s sĂ« saj, por gjithsesi vendimin mĂ« realist e japin qytetarĂ«t dhe kjo nuk varet kryesisht nga fushata mediale e presidentes”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, analisti tjetër politik, Dorajet Imeri, ka vlerësuar se komunikimi i Osmanit me publikun është i pritshëm, por nuk është vendimtar për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Për tepër, Imeri thotë se një pjesë e punëve që po prezanton Osmani në rrjete sociale nuk janë të saj.

Ai ka shtruar edhe pyetjen se pse presidentja Osmani nuk flet me LDK-në në vend të parafushatës, për të ofruar ofertën dhe qëndrimet e saj për të qenë e para e vendit, edhe për në mandat.

“ËshtĂ« e pritshme, nĂ« pĂ«rpjekjen e saj pĂ«r tĂ« krijuar nĂ« opinion tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m qĂ« zgjedhja e saj Ă«shtĂ« e duhura, e nevojshme. Nuk parashihet me ligj qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« periudhĂ« fushate pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r president. Gjithsesi kjo nuk e ndalon qĂ« tĂ« komunikoj me publikun, kjo nuk mund tĂ« ndryshoj sjelljen e partive sepse nuk varen detyrimisht nga opinioni publik i krijuar nĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar, sĂ« paku jo tek rasti i presidentit, mund ti kushtoj pastaj me votĂ«...

NjĂ« pjesĂ« e punĂ«ve qĂ« po prezanton Osmani nuk janĂ« tĂ« saj, por nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« si ka bĂ«rĂ« mirĂ« si angazhim qĂ« ka pasur profesionalisht... Pyetja qĂ« shtrohet kĂ«tu Ă«shtĂ« se pse Osmani nuk flet me LDK-nĂ« dhe besoj se do tĂ« ishte mĂ« mirĂ« prej saj qĂ« tĂ« ftonte kreun e LDK-sĂ«, pĂ«r tĂ« ofruar qĂ«ndrimet e saj dhe ofertĂ«n e saj pĂ«r tĂ« qenĂ« e para e vendit nĂ« kuptimin e komunikimit me partitĂ« qĂ« duhet ta votojnĂ« Osmanin”, ka thĂ«nĂ« Imeri.

Presidentja Osmani ka disa ditë që po publikon video përmbledhëse të takimeve zyrtare gjatë mandatit pesëvjeçar të saj. Ajo ka publikuar fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përballë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

MĂ« pas edhe njĂ« video midis ushtrisĂ« amerikane nĂ« akademinĂ« e nĂ« Ëest Point, si edhe nĂ« Parlamentin Evropian, e poashtu edhe vizitĂ«n e presidentin e SHBA-sĂ« Donald Trump, nĂ« seli tĂ« NATO-s dhe plot vizita tĂ« tjera. TĂ« gjitha kĂ«to, me mbishkrimin “Kur Kosova flet me dinjitet, bota dĂ«gjon. ZĂ«ri i KosovĂ«s po fuqizohet çdo ditĂ«. ShpĂ«rndaje edhe ti, qĂ« ta dĂ«gjojnĂ« tĂ« gjithĂ«â€.

Osmani më 4 prill të vitit 2021, ishte zgjedhur për një mandat pesëvjeçar. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh. /KP/

Enis Osmani emërohet Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës



Enis Osmani është emëruar Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke marrë një rol të ri udhëheqës në qeverisjen lokale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar përgjegjësinë dhe angazhimin e tij për shërbim ndaj qytetarëve.

“Me ndjenjĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, ju njoftoj se jam emĂ«ruar NĂ«nkryetar i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut. Ky emĂ«rim pĂ«rfaqĂ«son nderin mĂ« tĂ« madh tĂ« jetĂ«s sime dhe njĂ«kohĂ«sisht obligimin pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesit publik, duke ofruar qeverisje tĂ« mirĂ« tĂ« bazuar nĂ« transparencĂ« dhe llogaridhĂ«nie ndaj qytetarit”, ka shkruar Osmani.

Ai ka shprehur mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« ndaj Kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«. “NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ«, shpreh mirĂ«njohjen time tĂ« madhe pĂ«r mikun tim, Kryetarin e KomunĂ«s, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ« dhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r realizimin e projekteve zhvillimore pĂ«r MitrovicĂ«n”, ka theksuar ai.

Osmani ka vlerĂ«suar bashkĂ«punimin e deritanishĂ«m me kryetarin Peci, duke nĂ«nvizuar se ky partneritet Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi korrektĂ«si dhe sinqeritet pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ«. Ai ka shprehur bindjen se “vizoni, pĂ«rvoja dhe lidershipi i tij janĂ« njĂ« garancĂ« e fortĂ« pĂ«r zhvillimin e madh tĂ« qytetit”.

NĂ« mesazhin e tij, NĂ«nkryetari i ri ka theksuar se qeverisja e mirĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kontratĂ« me qytetarĂ«t. “UnĂ« besoj se qeverisja e mirĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«rgjegjĂ«si institucionale, por njĂ« kontratĂ« me qytetarĂ«t pĂ«r shĂ«rbime cilĂ«sore komunale dhe pĂ«r realizimin e projekteve qĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« mirĂ«qenien e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se çdo veprim i tij do të udhëhiqet nga interesi publik dhe përgjegjësia për vendimmarrje në dobi të qytetarëve, duke falënderuar njëkohësisht për mbështetjen dhe besimin e treguar. /Telegrafi/


Osmani dekoron Hasan Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka dekoruar sot Hasan Arat me Medaljen Presidenciale tĂ« Meritave.

Në një njoftim për medien, zyra e shtypit e presidentes së Kosovës informon se Hasan Arat u dekorua nga presidentja Osmani me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje institucionale për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë ceremonisë solemne, vijon njoftimi, Presidentja Osmani theksoi se Arat është një personalitet i shquar i sportit dhe jetës publike ndërkombëtare, i cili me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për shtetin e Kosovës. Ajo veçoi angazhimin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Një vlerësim i veçantë iu kushtua rolit vendimtar të Arat në procesin e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një ngjarje historike për sportin kosovar dhe për afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Pas dekorimit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Arat ka theksuar se ky organizim përfaqëson jo vetëm një ngjarje madhore sportive, por edhe një moment të rëndësishëm për diplomacinë sportive dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Duke folur për vlerën simbolike dhe praktike të Lojërave Mesdhetare, Arat ka theksuar se Kosova tashmë ka dëshmuar se është një vend me potencial të jashtëzakonshëm sportiv.

“ËshtĂ« njĂ« nder i madh pĂ«r mua tĂ« marr kĂ«tĂ« medalje nga Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Dhe u uroj gjithĂ« tĂ« mirat popullit tĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« kenĂ« lojĂ«ra tĂ« shkĂ«lqyera tĂ« Mesdheut 2030 nĂ« PrishtinĂ«. Kosova Ă«shtĂ« njĂ« vend i madh nĂ« sport dhe kĂ«to LojĂ«ra Mesdhetare do tĂ« sjellin njĂ« trashĂ«gimi tĂ« madhe pĂ«r vendin dhe do tĂ« frymĂ«zojnĂ« brezat e rinj qĂ« t’i ndjekin ato. ËshtĂ« njĂ« ditĂ« e madhe pĂ«r diplomacinĂ« sportive qĂ« lidh vendet, sjell paqe, solidaritet dhe frymĂ«zon brezat e rinj. Kosova ka njĂ« potencial tĂ« madh dhe kjo e vĂ«rtetoi, LojĂ«rat Mesdhetare 2030 nĂ« PrishtinĂ« vĂ«rtetojnĂ« se do tĂ« jenĂ« lojĂ«ra fantastike dhe njĂ« njohje e madhe pĂ«r shtetin e KosovĂ«s”, theksoi Arat.

Në vijim, ai u ndal te dashuria e popullit të Kosovës për sportin, duke e cilësuar atë si një element kyç që lidh shoqëritë dhe shtetet mes vete. Ai thekson se sporti shërben si një gjuhë universale e dialogut dhe solidaritetit, e cila historikisht ka ndihmuar edhe në njohjen dhe afirmimin e Kosovës në arenën botërore.

“E dini, populli i KosovĂ«s e do shumĂ« sportin dhe sporti Ă«shtĂ« njĂ« dialog ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« lidh vendet dhe njerĂ«zit me njĂ«ri-tjetrin. Ju e keni parĂ« kur morĂ«t medaljen e artĂ« nĂ« vitin 2016, njohja e KosovĂ«s ishte njĂ« nga mĂ« tĂ« mirat nĂ« atĂ« kohĂ«. Pra, ne patĂ«m tĂ« njĂ«jtĂ«n pĂ«rvojĂ« pĂ«r TurqinĂ« dhe sporti Ă«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« lidhje e madhe diplomatike dhe solidariteti i mbarĂ« botĂ«s. Prandaj mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r brezat qĂ« do tĂ« vijnĂ«. Kjo trashĂ«gimi do tĂ« sjellĂ« njĂ« frymĂ«zim fantastik te tĂ« rinjtĂ«. PĂ«r tĂ« rinjtĂ«, kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”, deklaroi Arat.

Ai ka theksuar se Lojërat Mesdhetare janë ndër organizimet më të mëdha sportive dhe kërkojnë përgatitje të kujdesshme dhe profesionale. Sipas tij, mënyra se si do të organizohen këto lojëra do të përcaktojë trashëgiminë që do të mbetet për dekada, ndaj kujdesi, planifikimi dhe standardet e larta janë thelbësore për suksesin e tyre.

Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë,  kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.

/a.f/r.e/

The post Osmani dekoron Hasan Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takon Piripatin, diskutuan për zgjedhjet dhe bashkëpunimin  Kosovë-SHBA



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e përmbushjes së standardëve më të larta demokratike, të cilat u vlerësuan lart nga të dyja palët. U theksua nevoja për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke respektuar plotësisht kushtetutën e vendit.

Presidentja Osmani dhe Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në bashkëpunimin bilateral, ku Presidentja Osmani ripërsëriti përkushtimin e Kosovës për të ecur krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimit strategjik.

Në fund të takimit, Prattipati përcolli Presidentes Osmani dhe Zotërisë së Parë urimet për Vit të Ri nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump./Telegrafi/


Arbana Osmani do tĂ« prezantojĂ« “Ferma VIP 3”?

Moderatores Arbana Osmani i Ă«shtĂ« besuar prezantimi i sezonit tĂ« tretĂ« tĂ« reality-show-t “Ferma VIP”, raporton Kryefjala. Pas suksesit tĂ« dy edicioneve tĂ« para, tĂ« cilat u karakterizuan nga sfida tĂ« forta, dinamika tĂ« papritura, debate, aleanca dhe histori personale qĂ« mbajtĂ«n publikun tĂ« mbĂ«rthyer para ekranit, duket se produksioni synon tĂ« rikthejĂ« formatin me [
]

The post Arbana Osmani do tĂ« prezantojĂ« “Ferma VIP 3”? appeared first on BoldNews.al.

Kjo moderatore do prezantojĂ« “Ferma VIP 3”?

Sipas burimeve tĂ« “KryefjalĂ«s”, moderatores Arbana Osmani i Ă«shtĂ« besuar prezantimi i sezonit tĂ« tretĂ« tĂ« reality-show-t “Ferma VIP”, njĂ« nga formatet mĂ« tĂ« ndjekura tĂ« viteve tĂ« fundit.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën.

Arbana Osmani, e cila ka njĂ« eksperiencĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« moderimin e formateve tĂ« mĂ«dha televizive dhe konsiderohet si njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« konsoliduara tĂ« ekranit shqiptar, pritet t’i japĂ« sezonit tĂ« ri njĂ« tjetĂ«r dimension profesional dhe emocional.

MegjithatĂ«, deri nĂ« kĂ«tĂ« moment, ky informacion mbetet ende nĂ« kuadĂ«r tĂ« zĂ«rave, pasi nga ana e produksionit tĂ« “Ferma VIP” nuk ka pasur ende njĂ« konfirmim zyrtar.

NdĂ«rkohĂ«, interesi i publikut Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe vĂ«mendja tashmĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar jo vetĂ«m te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentĂ«ve qĂ« pritet tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e kastit tĂ« ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janĂ« pĂ«rfolur, por gjithçka mbetet pĂ«r t’u zbuluar nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

Sezoni i tretĂ« i “Ferma VIP” pritet tĂ« vijĂ« me risi, sfida mĂ« tĂ« forta dhe histori edhe mĂ« tĂ« forta njerĂ«zore.

The post Kjo moderatore do prezantojĂ« “Ferma VIP 3”? appeared first on iconstyle.al.

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë

PRISHTINË, 14 janar /ATSh/ Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale tĂ« ambasadores sĂ« re tĂ« EstonisĂ« nĂ« KosovĂ«, Karin Anna Maandi.

Me këtë rast, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Maandi dhe e përgëzoi për emërimin, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, parimore dhe të zëshme të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe fuqizimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është e linjëzuar në mënyrë të vazhdueshme me politikat e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha si mbrojtja, digjitalizimi, shërbimet publike elektronike, siguria kibernetike, integrimi euroatlantik, si dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Sa i përket sigurisë dhe stabilitetit rajonal, presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke falënderuar Estoninë për kontributin e saj në sigurinë evropiane.

Në këtë kuadër, ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për aspiratat evropiane të Kosovës, veçanërisht për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

/KosovaPress//r.e/

The post Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.

Me këtë rast, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Maandi dhe e përgëzoi për emërimin e saj, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, parimore dhe të zëshme të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar se Kosova mbetet e linjëzuar me politikat e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, Osmani dhe ambasadorja Maandi diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit, shërbimeve publike elektronike, sigurisë kibernetike, integrimit euroatlantik dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke falënderuar Estoninë për kontributin e saj në sigurinë evropiane.

Po ashtu, ajo falënderoi Estoninë për avokimin e vazhdueshëm të aspiratave evropiane të Kosovës, në veçanti për mbështetjen ndaj statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. /Telegrafi/

Osmani, Sorensenit: Suksesi i dialogut varet nga trajtimi i barabartë i palëve



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, proceset zgjedhore, situata e sigurisë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë.

Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e një procesi dialogu të fokusuar në njohjen reciproke.

“Procesi i dialogut duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rqendruar nĂ« njohjen reciproke dhe se suksesi i dialogut varet edhe nga trajtimi barabartĂ« i palĂ«ve”, u shpreh Osmani.

Ajo gjithashtu kritikoi qëndrimet e Serbisë, duke thënë se është ajo e cila vazhdimisht shkel marrëveshjet.

“Serbia vazhdimisht e ka shkelur MarrĂ«veshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial tĂ« KosovĂ«s, duke kryer akte agresioni, si dhe duke kundĂ«rshtuar anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja nënvizoi nevojën për objektiva të qarta dhe rezultate të matshme në procesin e integrimit evropian:

“Interpretimi selektiv i marrĂ«veshjeve e dĂ«mton procesin”, tha ajo.

Ajo gjithashtu informoi Sorensen për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë.

“Zgjedhjet dĂ«shmuan pjekurinĂ« demokratike tĂ« shtetit dhe funksionimin e institucioneve nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me standardet evropiane”, u shpreh Osmani.

Në lidhje me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, presidentja Osmani përshëndeti heqjen e masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt rivendosjes sĂ« partneritetit tĂ« plotĂ« dhe tĂ« barabartĂ« ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe BE-sĂ«â€, u shpreh Osmani.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, Osmani shtoi se dhënia e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe kredibilitetin e vetë BE-së.

Ajo gjithashtu u zotua të vazhdojë punën me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së për avancimin e statusit kandidat të Kosovës.

“Do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« pa vonesa tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r avancimin e statusit kandidat tĂ« KosovĂ«s”, tha Osmani. /Telegrafi/

Ledion Liço nuk mungon me kunja për Arbana Osmanin, teksa bën shaka me Alketa Vejsiun për të hyrë në Big Brother



Në spektaklin e së martës në rolin e opinionistes ka qenë Alketa Vejsiu, në vend të Arbër Hajdarit, pasi ndodhej jashtë shtetit.

E gjatë këtij Prime u shënuan një sërë ngjarjesh, por nuk munguan as thumbat për të tjerët.

Në një moment, Ledioni thotë se bashkë me Alketën do të futen në Big Brother, e që më pas u diskutua edhe moderimi i këtij reality shou.

Foto: TikTok

Të njëjtit përfshinë edhe Arbana Osmanin, por duke i hedhur disa thumba në drejtim të saj, edhe pse e ka bërë me vite këtë punë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Ledion Liço: Do vij një moment që unë dhe Alketa Vejsiu do futemi në Big Brother VIP.

Alketa Vejsiu: Më fal, prezantimin kujt do t'ia lëmë. Arbana Osmanit.

Ledion Liço: Je dakord që të bëj Arbana prezantimin.

Monika Kryemadhi: Ku do të shkoni ju. Arbana duhet atje brenda.

Ledion Liço: Po, se ajo na përçan. /Telegrafi/

​Sorensen viziton sot KosovĂ«n, takohet me Osmanin

PRISHTINË, 14 janar/ATSH/ Peter Sorensen – i dĂ«rguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« – ka mbĂ«rritur nĂ« PrishtinĂ« tĂ« enjten nĂ« mĂ«ngjes, pĂ«r takime me udhĂ«heqĂ«s tĂ« vendit, para se ta vizitojĂ« edhe SerbinĂ« nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« shĂ«nuar pĂ«rparimin nĂ« normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve fqinje.

Sorensen u pa duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës herët në mëngjes, ku pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

I dërguari i bllokut gjithashtu do të pritet në një takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në orën 10:00. Më pas, ai do të ketë takim edhe me opozitën kosovare.

Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

Vizita e tij nĂ« KosovĂ« vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur vendi Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« themelimit tĂ« institucioneve tĂ« reja shtetĂ«rore pas zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit – tĂ« cilat i fitoi bindshĂ«m LĂ«vizja VetĂ«vendosje e Kurtit.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë qëkurse iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

Mungesa e përparimit në dialog gjatë kësaj kohe iu atribuua kryesisht zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë dhe Serbi, e jo mungesës së angazhimit të ndërmjetësit evropian.

Pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Besohet se Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë rund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.

MarrĂ« parasysh se Brukseli Ă«shtĂ« anashkaluar shpesh nĂ« çështje si: bisedimet pĂ«r paqe pĂ«r UkrainĂ«n, lufta nĂ« GazĂ« dhe situata nĂ« Iran, zyrtarĂ«t e BE-sĂ« thonĂ« me shaka se arritja e njĂ« marrĂ«veshjeje mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mund tĂ« jetĂ« “fryti mĂ« i lehtĂ«â€ qĂ« mund ta arrijĂ« blloku nĂ« kĂ«tĂ« moment.

Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Kjo marrĂ«veshje prej 11 nenesh, ndĂ«r tjerash, parasheh njĂ« nivel tĂ« vetĂ«menaxhimit pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«, njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« simboleve shtetĂ«rore, qĂ« Serbia tĂ« mos bllokojĂ« anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, dhe kĂ«rkon nga Prishtina dhe Beogradi qĂ« t’i zbatojnĂ«, po ashtu, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«hershme tĂ« arritura gjatĂ« dialogut 15-vjeçar. /rel/

The post ​Sorensen viziton sot KosovĂ«n, takohet me Osmanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani pret nesër emisarin për dialog, Peter SÞrensen

PRISHTINË, 13 janar /ATSh/ PĂ«rfaqĂ«suesi i lartĂ« i Bashkimit Evropian pĂ«r dialog, Peter SĂžrensen, do tĂ« vizitojĂ« nesĂ«r (e mĂ«rkurĂ«) KosovĂ«n.

SÞrensen do të pritet në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, takimi do të nisë në orën 10:00.

“NĂ« orĂ«n 10:00, Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, pret nĂ« takim PĂ«rfaqĂ«suesin e BE-sĂ« pĂ«r Dialog, Peter SĂžrensen. Mediat mund tĂ« marrin pamje nĂ« fillim tĂ« takimit”, thuhet nĂ« njoftim.

Takimi mbahet në kabinetin e Presidentes, Vjosa Osmani.

/KosovaPress/

The post Presidentja Osmani pret nesër emisarin për dialog, Peter SÞrensen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani priti komandantin e NATO-s në Napoli: Përkushtim për sigurinë rajonale

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani priti sot komandantin e KomandĂ«s sĂ« Forcave tĂ« PĂ«rbashkĂ«ta tĂ« NATO-s nĂ« Napoli, admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes sĂ« detyrĂ«s nĂ« krye tĂ« njĂ« prej komandave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme strategjike tĂ« AleancĂ«s Veriatlantike.

Gjatë takimit, presidentja Osmani e uroi admiralin Wikoff për detyrën e re dhe shprehu besimin e saj në lidershipin e tij, duke theksuar rolin kyç të komandës për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Presidentja ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e tyre vendimtar në garantimin e paqes dhe sigurisë që nga viti 1999, duke vlerësuar veçanërisht misionin e KFOR-it si forcë parandaluese dhe garantuese për të gjithë qytetarët pa dallim.

Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se Kosova mbetet partner i besueshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke iu përkushtuar fuqishëm vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, Presidentja paralajmëroi edhe rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë, përfshirë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc.

/a.f/r.e/

The post Osmani priti komandantin e NATO-s në Napoli: Përkushtim për sigurinë rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani dhe Wikoff diskutojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më strategjike të Aleancës Veriatlantike.

Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në udhëheqjen e komandës, duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e vazhdueshëm në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend që nga viti 1999.

Ajo shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si forcë të besueshme parandaluese dhe garantuese të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallime.

Presidentja gjithashtu konfirmoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se vendi mbetet partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, i përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

❌