Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 May 2026Main stream

Çfarë ndodhi te “Ferma VIP”? Banorja skualifikohet menjëherë nga loja

By: ela
3 May 2026 at 21:28

Një situatë e papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku njëra nga banoret ka përfunduar e skualifikuar nga spektakli gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për fermeren Malbora Gurra, e cila ëshgtë detyruar të lërë garën pas përplasjeve me fermerët e tjerë.

The post Çfarë ndodhi te “Ferma VIP”? Banorja skualifikohet menjëherë nga loja appeared first on BoldNews.al.

Malbora përjashtohet nga Ferma VIP

3 May 2026 at 20:00


Ferma VIP u shoqërua me një zhvillim të papritur ditën e sotme (e diel) që tronditi banorët dhe publikun.

Malbora Gurra, një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, është përjashtuar nga gara për çmimin e madh.

Vendimi u bë i ditur përmes një zarfi nga produksioni, i cili u lexua brenda fermës dhe shkaktoi reagime të menjëhershme.

Në njoftim thuhej se arsyeja e skualifikimit lidhet me “shkelje të përsëritura të rregullave” gjatë qëndrimit të saj.

Përjashtimi ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, veçanërisht në faqen zyrtare të programit në Instagram.

Një pjesë e fansave u shprehën të zhgënjyer, duke e konsideruar Malborën si një kandidate të fortë për finalen dhe duke e quajtur largimin e saj një vendim të gabuar.

Në të njëjtën kohë, në komente u ngritën edhe dyshime për standarde të dyfishta, pasi disa ndjekës pretendojnë se konkurrentë të tjerë, të përmendur shpesh me emra si Gresa, Adi apo Ola, kanë thyer rregullat më herët, por nuk janë ndëshkuar në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Produksioni i Ferma VIP me ‘dorë të hekurt’, Arbana Osmani njofton vendimin drastik

By: M C
2 May 2026 at 19:43

Produksioni i “Ferma VIP” ka vendosur një rregull të ri për pjesëmarrësit që zgjedhin të largohen nga programi para përfundimit të rrugëtimit.

Vendimi iu komunikua fermerëve nga moderatorja Arbana Osmani. Sipas rregullit, çdo dorëheqje nga gara do të sjellë zbritjen e 10 mijë eurove nga fondi i çmimit të madh.

Masa vjen pas shtimit të rasteve të largimeve me vetëdëshirë nga formati. Produksioni synon të vendosë më shumë përgjegjësi te pjesëmarrësit që vijojnë garën.

Në këtë mënyrë, çdo vendim individual për braktisje do të ndikojë drejtpërdrejt te shuma finale që mund të fitohet në fund të programit.

The post Produksioni i Ferma VIP me ‘dorë të hekurt’, Arbana Osmani njofton vendimin drastik appeared first on Albeu.com.

Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor

2 May 2026 at 19:30


Një televotim mes Blerinës, Malborës dhe Klod Dedjas ka vendosur fatin e këtij të fundit në Ferma VIP, duke e nxjerrë jashtë garës për çmimin e madh.

Vendimi i publikut i dha fund rrugëtimit të tij brenda formatit.

Pas daljes nga reality show, Klodi ishte i ftuar në Ferma Club, ku ndau përshtypjet e tij për eksperiencën në fermë, të cilën e përshkroi si intensive dhe me shumë dinamika të forta.

Ai u ndal te marrëdhëniet dhe grupimet brenda lojës, duke theksuar se sipas tij ishin krijuar dy kampe që ndikonin në rrjedhën e lojës dhe e vështirësonin për individët që hynin si lojtarë më të pavarur.

Ai shtoi se shpesh është ndjerë i përfshirë në situata që i ka perceptuar si të ndërlikuara brenda lojës.

Duke folur për debatet dhe përplasjet, Klodi u shpreh se ato janë pjesë e natyrshme e një formati të tillë, duke theksuar se secili reagon ndryshe në kushte presioni dhe izolimi.

I pyetur për një koment specifik gjatë intervistës, ai sqaroi se deklaratat e tij nuk kishin për qëllim individë të veçantë, por ishin më shumë reflektim mbi dinamikat dhe mënyrën se si zhvillohet loja në përgjithësi.

Në fund, Klodi theksoi se pjesëmarrjen në Ferma VIP nuk e kishte parë si garë për fitore, por si një eksperiencë të vlefshme personale dhe të veçantë. /Telegrafi/



“Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë…

By: V K
2 May 2026 at 14:00

Një situatë mes Adit dhe Mozës, ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Shkak u bë një mision që Agai i kishte dhënë Mozës, Sonit dhe Donës, për të prishur lojrat që po bëheshin.

Për të ndaluar prishjen e lojrave, Adi ka kapur Mozën nga krahët, duke e penguar. Vetë Moza ka treguar detaje nga ajo ngjarje.

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha.

Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që te isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, tha Moza.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kërkur Mozës që të sqarojë nëse është ndjerë e dhunuar apo intimiduar nga Adi. Në rast se është ndjerë e tillë, sipas moderatores, Adi largohet nga Ferma Vip.

“Moza nëse je ndjerë e dhunuar na e thuaj, sepse kjo gjë i rrezikon qëndrimin atij djalit aty”, tha Arbana.

Por Moza e mohoi një gjë të tillë.

“Jo aman mos ma nxirrni këtë. Adin e dua këtu”, vazhdoi Moza.

The post “Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë… appeared first on Albeu.com.

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në ’Ferma VIP’

By: Brisi
2 May 2026 at 09:18

Gara në Ferma VIP po hyn në një fazë gjithnjë e më vendimtare, ndërsa votat e publikut kanë përcaktuar qartë pesë fermerët më të preferuar deri në këtë pikë të lojës. Bëhet fjalë për Adin, Olën, Gresën, Indrin dhe Mozën, të cilët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen më të madhe nga shikuesit. Falë këtij rezultati, […]

The post Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në ’Ferma VIP’ appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës

By: V K
2 May 2026 at 09:51

Iliri dhe Malbora janë dy fermerët që i shpëtuan televotimit, pasi fituan sfidën. Pas shpalljes së 5 të preferuarve dhe Sara që ishte imune si kryefermere, 9 fermerë do të shkonin në sfidë.

Grupi i parë ishte i përbërë nga 5 veta, Iliri, Bujaka, Dona, Visi dhe Blerina ku fitues doli Iliri.

Më pas, grupi i dytë ishte Malbora, Soni, Romiri dhe Vanesa. Fillimisht, Malbora refuzoi të merrte pjesë në sfidë, por pas insistimit të moderatores Arbana Osmani ajo u bë pjesë, ku edhe doli e para.

Pjesa tjetër e fermerëve, shkuan në televotim dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të dalë.

Sfida e kësaj javekishte të bënte me hedhjen e topit jashtë rrethimit të një kafazi, ku fermerët u mbyllën brenda. Beteja për të marrë topin dhe për ta kaluar në anën tjetër, ishte në një terren tejet të vështirë, me baltë dhe me ujë që pikonte gjithë kohën.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

The post VIDEO/ Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës appeared first on Albeu.com.

Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna në 37-vjetorin e lindjes, festës i bashkohet edhe Vanesa, fermerja nuk mbahet nga lumturia (VIDEO)

By: V K
2 May 2026 at 09:09

Indri Shiroka, ka festuar 37-vjetorin e tij të lindjes. Pasi akrepat e orës shënuan pas mesnate, moderatorja Arbana Osmani lajmëroi fermerët dhe së bashku i kënduan këngën e datëlindjes.

Pas urimeve të fermerëve, Indrit i është kërkuar që të shkojë tek Agai, atje ku u surprizua nga një mesazh audio nga djali i tij i mitur.

Më pas, Indri është surprizuar edhe nga nëna e tij, e cila e priste me një tortë. Mes lotësh, ajo i ka uruar datëlindjen dhe i kërkon të birit që ta shijojë këtë eksperiencë të veçantë dhe të qesh sa më shumë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Por surprizës iu bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë brenda “Ferma Vip”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

The post Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna në 37-vjetorin e lindjes, festës i bashkohet edhe Vanesa, fermerja nuk mbahet nga lumturia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

By: gaze tare
1 May 2026 at 23:34

Gara në Ferma VIP po hyn në një fazë gjithnjë e më vendimtare, ndërsa votat e publikut kanë përcaktuar qartë pesë fermerët më të preferuar deri në këtë pikë të lojës. Bëhet fjalë për Adin, Olën, Gresën, Indrin dhe Mozën, të cilët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Falë këtij rezultati, ata kanë mundur të shmangin përballjen me sfidat e radhës, duke fituar një avantazh të rëndësishëm në garë dhe duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarë të fortë.

Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve nuk ka qenë po aq me fat. Ata do të duhet të përballen me sfidën, e cila pritet të jetë vendimtare për vazhdimësinë e tyre në lojë. Sipas rregullores, fermerët do të ndahen në dy grupe, ku secili grup do të përballet në prova që kërkojnë strategji, qëndrueshmëri dhe bashkëpunim.

Nga kjo përballje, vetëm dy fermerë ata që do të dalin të parët në sfidë do të sigurojnë shpëtimin e menjëhershëm. Të gjithë të tjerët do të shkojnë automatikisht në televotim, duke e lënë fatin e tyre në dorën e publikut.

Televotimi pritet të jetë një nga më të fortët deri më tani, pasi një prej fermerëve do të largohet përfundimisht nga loja ditën e hënë, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në fermë.

The post Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër? appeared first on iconstyle.al.

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

By: gaze tare
1 May 2026 at 22:59

Atmosfera në fermë është tensionuar sërish këtë mbrëmje, ndërsa debatet mes banorëve kanë kaluar në tone të larta dhe përplasje të drejtpërdrejta. Situata duket se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u menaxhuar, me disa prej fermerëve që kërkojnë ndërhyrje nga produksioni.

Në qendër të diskutimeve ka qenë Moza, ndaj së cilës janë drejtuar kritika të forta nga Dona. Kjo e fundit nuk e ka fshehur aspak pakënaqësinë, duke shpërthyer me tone të ashpra dhe duke kërkuar masa konkrete.

“Deri kur do durohet ky njeri? E kam fjalën për Mozën. Shan, bullizon, nuk e di se sa do durohet. Në vend që të dilte, ngrihet në piedestal”, është shprehur Dona, duke lënë të kuptohet se situata ka arritur në një pikë të papranueshme për të.

Deklarata e saj ka ndezur edhe më shumë diskutimet mes banorëve, duke krijuar dy kampe të ndara: ata që ndajnë të njëjtin qëndrim me Donën dhe ata që mendojnë se situata po ekzagjerohet.

Ndërkohë, gjatë debatit, vëmendja është zhvendosur edhe te sjellja e Adit ndaj Mozës. Ky aspekt ka hapur një tjetër diskutim mes fermerëve, ku janë analizuar reagimet dhe mënyra si ai ndërvepron në situata të tensionuara.

Në këtë pikë ka ndërhyrë Ola, e cila ka zgjedhur ta mbrojë Adin. Sipas saj, mënyra e tij e të shprehurit mund të duket e ashpër, por nuk reflekton qëllim negativ.

“Ai ashtu e ka tipin, por zemrën e ka të mirë”, është shprehur Ola.

The post Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit appeared first on iconstyle.al.

Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin

By: M C
30 April 2026 at 19:10

Edhe pse u duk se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e familjes i dha fund çdo afrimiteti, ndjenjat (ose presioni i lojës) duket se kanë fituar mbi premtimet në “Ferma VIP 3”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së premtes, Fabjola mori një mesazh të prerë nga vëllai i saj, i cili i kërkoi të mos përfshihej në romanca brenda formatit, gjë që e detyroi atë të përlotej dhe t’i komunikonte Adionit vendimin drastik: “Ne të dy nuk mund të vazhdojmë”. Por, kjo distancë ka zgjatur shumë pak!

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Fabjola dhe Adioni kanë hedhur pas krahëve “ndarjen” dhe janë parë sërish në momente mjaft të afërta me njëri-tjetrin.

Në pamjet që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë publikuar edhe nga faqja zyrtare e spektaklit, Fabjola shfaqet e ulur pranë shtratit të Adionit, duke e ledhatuar atë në një skenë që flet qartë për një afrimitet që i ka kaluar kufijtë e shoqërisë.

Ende nuk dihet se çfarë e shtyu Fabjolën të ndryshojë mendje kaq shpejt dhe si do ta justifikojë këtë afrimitet në Prime-in e radhës.

The post Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin appeared first on Albeu.com.

"Kanë përparuar", Malbora dhe Mimoza me lëvdata për kosovarët në Ferma VIP

30 April 2026 at 16:16


Në ambientet e Ferma VIP ku debatet dhe rrëfimet mes banorëve shpesh kthehen në temë diskutimi edhe jashtë shtëpisë, së fundmi është veçuar një bisedë me tone krejt pozitive për Kosovën.

Mimoza Ahmeti dhe Malbora Gurra kanë ndarë vlerësime të larta për zhvillimin dhe kulturën shoqërore.

Malbora u ndal te ndryshimet e mëdha që, sipas saj, Kosova i ka arritur brenda një periudhe të shkurtër, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës janë shumë të përgatitur dhe të avancuar në disa drejtime, edhe pse kanë kaluar vetëm pak më shumë se 20 vjet nga lufta.

Foto: TikTok

Ajo veçoi veçanërisht përparimin në arkitekturë, standardin e hoteleve, si dhe cilësinë e restoranteve dhe të ushqimit.

Nga ana tjetër, Mimoza e solli fokusin te aspekti social, duke e vlerësuar lart emancipimin e grave dhe vajzave në Kosovë.

Poetja u shpreh e impresionuar nga liria e tyre, duke thënë se kjo liri 'të trondit' në kuptimin më të mirë të fjalës.

Sipas saj, vajzat atje kanë një 'shkujdesje' të bukur ndaj jetës, por në të njëjtën kohë tregojnë kujdes të madh për veten, çka, siç nënvizoi, lidhet me një frymë liberalizimi dhe mendjehapjeje. /Telegrafi/

Në moshën 45 vjeçare, Soni Malaj mahnit me linjat e trupit ndërsa i ekspozon ato gjatë një vallëzimi sensual në Ferma VIP 3

30 April 2026 at 13:03


Këngëtarja Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar që prej momentit kur u bë pjesë e “Ferma VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm me energjinë e saj, por edhe me paraqitjen fizike.

Edhe pse 45-vjeçare, Soni po dëshmon se është në super formë, me një trup të tonifikuar dhe linja që nuk kalojnë pa u vënë re. Së fundmi, gjatë një sfide të zhvilluar në fermë, ajo është shfaqur me bikini, duke realizuar lëvizje plot ritëm dhe duke vallëzuar në mënyrë provokuese, çka u komentua gjerësisht nga ndjekësit e formatit.

Në pamjet e publikuara, këngëtarja shihet me një bikini ngjyrë të kuqe/fuchsia, të kombinuar me një pareo satin në të njëjtën nuancë, që i jepte gjithë paraqitjes një stil veror dhe mjaft “glam”. Aksesorët në tonalitete rozë dhe syzet e diellit e plotësuan look-un, ndërsa vetëbesimi i saj në pozat dhe lëvizjet gjatë sfidës ishte po aq i dukshëm sa edhe forma fizike.

@fermavip.vizionplus Grupi i vajzave/ Më zjarr se kurrë gjatë sfidës
♬ original sound - fermavip.al

Trupi i saj i stërvitur dhe barku i tonifikuar nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut, me shumë komentues që e vlerësuan për mënyrën si e mban veten dhe për faktin se, me këtë paraqitje, “lë në hije” jo pak emra të njohur të skenës shqiptare.

Soni Malaj, e cila prej vitesh është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, duket se po e shijon maksimalisht eksperiencën në “Ferma VIP”, ndërsa çdo paraqitje e saj vazhdon të bëhet lajm dhe të diskutohet gjerësisht në rrjet. /Telegrafi/

Fabjola thyen “rregullin e familjes”, afrohet sërish me Adionin në Ferma VIP 3

By: D Marku
30 April 2026 at 11:30

Edhe pse më herët, gjatë qëndrimit në spektaklin “Ferma VIP 3”, konkurrentja Fabjola kishte marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga vëllai i saj gjatë “Prime”-it të së premtes, ku i kërkohej që të mos krijonte lidhje romantike brenda formatit, duket se ajo nuk i ka qëndruar gjatë këtij qëndrimi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Fabjola është parë në momente të afërta me fermerin Adion, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Pamjet e publikuara në faqen zyrtare të spektaklit tregojnë Fabjolën pranë shtratit të Adionit, ku ajo shihet duke e ledhatuar, një skenë që është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e qartë e afrimitetit mes tyre.

Kjo dinamikë e re ka ndarë opinionin publik, me një pjesë të fansave që e shohin si fillimin e një romance brenda fermës, ndërsa të tjerë e kritikojnë për mosrespektimin e këshillës familjare.

Më herët është diskutuar edhe për një situatë ku Fabjola është shprehur: “Ne të dy nuk mund të vazhdojmë”, duke lënë të kuptohet se ka pasur tensione mes saj dhe Adionit, si dhe presion nga jashtë formatit.

Ende nuk dihet se si do të zhvillohet marrëdhënia mes tyre në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: Fabjola dhe Adion janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura të këtij edicioni, duke mbajtur publikun të angazhuar me çdo lëvizje të tyre brenda fermës.

The post Fabjola thyen “rregullin e familjes”, afrohet sërish me Adionin në Ferma VIP 3 appeared first on Albeu.com.

Nuk i mori për bazë kritikat e familjes, Fabjola hidhet sërish në krahët e Adionit në Ferma VIP 3

29 April 2026 at 23:46


Edhe pse më herët, gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, në spektaklin “Prime” të së premtes kishte marrë një mesazh nga vëllai i saj me këshillën që të mos krijonte lidhje dashurie brenda formatit, Fabjola duket se nuk i ka qëndruar gjatë këtij qëndrimi.

Mbrëmjen e sotme, ajo është parë shumë e afërt me fermerin Adion, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjet.

Në një moment të publikuar në faqen zyrtare të “FermaVip”, Fabjola shihet teksa i qëndron pranë shtratit Adionit dhe e ledhaton, një skenë që për shumë ndjekës është interpretuar si sinjal i qartë se mes dyshes po krijohet një afërsi më e madhe se shoqëria.

Ende nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim dhe nëse kjo dinamikë do të shndërrohet në një romancë të mirëfilltë, por një gjë duket e qartë: mes Fabjolës dhe Adionit ka pëlqim, dhe publiku po e ndjek me shumë kureshtje çdo lëvizje të tyre.

Komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, me shumë prej ndjekësve që e kanë udhëzuar Fabjolën që të ndjek rrugën e zemrës, teksa nuk kanë munguar edhe kritikat për faktin që nuk ka dëgjuar këshillën e familjes. /Telegrafi/

Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP 3 kryeministrit Edi Rama

29 April 2026 at 22:59


Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka sjellë një nga momentet më komike në Ferma VIP, teksa gjatë një sfide brenda fermës i është drejtuar me një “thirrje” të pazakontë kryeministrit Edi Rama.

E vendosur nën presion për të fituar sfidën e mbledhjes së lepujve, Ahmeti zgjodhi ta trajtojë situatën me humor, duke “kërkuar” ndihmën e Ramës përmes satelitëve imagjinarë “Albania 1” dhe “Albania 2”, si zgjidhje për lokalizimin e kafshëve.

“Kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi?… Lësho pak satelitin t’i kapin”, u shpreh ajo gjatë bisedës me konkurrentët, ndërsa shtoi se po “humbte pikë” në sfidë dhe ishte në minus.

Në të njëjtën bisedë, konkurrentja Sara e nxiti të kapte të paktën një lepur vetë, por Moza vijoi me batuta, duke insistuar se Rama “nuk lë gjë pa gjetur”.

“I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, ti çfarë nuk gjen”, dëgjohet të thotë Ahmeti, duke e kthyer sfidën në një skenë plot ironi.


Por “kërkesa” e saj nuk u ndal me kaq. Në vazhdën e humorit, Mimoza kërkoi edhe ndihmën e platformës e-Albania, duke sugjeruar me ironi që lepujt të pajisen me certifikata identiteti, në mënyrë që të mos mbeten “me identitet të panjohur”.

“Dua shtatë certifikata lepujsh me e-Albania, ju lutem punon sistemi?… Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura mes konkurrentëve.

Momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekësit e emisionit e kanë komentuar si një nga skenat më spontane dhe argëtuese të Ferma VIP, duke vlerësuar stilin ironik të Ahmetit dhe mënyrën si e kthen çdo situatë në batutë. /Telegrafi/

VIDEO/ Ndodh puthja e parë në Ferma VIP mes Vanesës dhe Indrit

By: Brisi
29 April 2026 at 12:26

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e parë me njëri-tjetrin. Duket se zyrtarisht ka ndodhur puthja e parë në Ferma VIP 3 e po ashtu edhe çifti i parë i konsoliduar. Ata duket se janë sqaruar së bashku për të gjitha problemet e vështirësitë që kanë hasur këtë kohë.   View this post […]

The post VIDEO/ Ndodh puthja e parë në Ferma VIP mes Vanesës dhe Indrit appeared first on BoldNews.al.

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

29 April 2026 at 08:12


Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Duket se zyrtarisht ka ndodhur puthja e parë në Ferma VIP 3 e po ashtu edhe çifti i parë i konsoliduar.

Ata duket se janë sqaruar së bashku për të gjitha problemet e vështirësitë që kanë hasur këtë kohë.

Foto: Instagram

Aktori madje i kërkoi falje edhe prindërve të këngëtares, duke ia bërë me dije se nuk do të lëndojë më atë.

Vanesa nga ana tjetër pranoi se ka ndjenja për Indrin, pavarësisht asaj që do të merr nga kjo marrëdhënie.

E njëjta ka lënë jashtë të dashurin, gjersa lidhjen e mbylli përmes këtij formati.

Sidoqoftë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të ecë kjo marrëdhënie. /Telegrafi/

Fotografia e Mozës me Taynën me Inteligjencë Artificiale merr vëmendje të madhe

28 April 2026 at 22:43


Poetja Mimoza Ahmeti tash e një muaj është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP.

Ajo ka fituar zemrat e publikut dhe jo vetëm, pasi ka rënë në sy edhe të disa personazheve të famshëm.

Një dron asaj i është dërguar ditë më parë nga këngëtarja Tayna e më pas edhe nga Dafina Zeqiri.

Në Instagramin e Mimozës së fundmi u publikua një fotografi e saj me Taynën, por e bërë me Inteligjencë Artificiale.

Imazhi i tyre mori reagime të shumta e komente nga më të ndryshmet nga fansat e dyshes.

Moza po ashtu ka arritur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, ku aktualisht numëron mbi 90 mijë.

Mbetet për t'u parë se si do të jetë në vijim loja e saj në edicionin e tretë të Ferma VIP. /Telegrafi/

Një plumb i la të paralizuar vëllanë gjithë jetën - historia prekëse e konkurrentit që u eliminua nga Ferma VIP

28 April 2026 at 18:40


Fizioterapisti Ervin Kapaj, i cili u largua të hënën nga Ferma VIP, ka bërë një histori prekëse në këtë reality shou.

Në një rrëfim të veçantë, Ervini tregoi se vëllai i tij është plagosur aksidentalisht nga një plumb qorr që i preku shtyllën kurrizore, duke e lënë për gjithë jetën të paralizuar.

Dhimbjet dhe vuajtjet që ka kaluar gjatë jetës, kanë shënjuar më tej jetën e Ervinit, i cili për shkak të vëllait ndoqi studimet për fizioterapi.

- YouTube www.youtube.com

Histori suksesi e ka cilësuar fermeri jetën e familjes së tij.

Pjesë nga rrëfimi i tij:

“Vëllai im u plagos në ‘97. Do qëllohej dikush tjetër dhe kapi vëllanë tim.

Iu dëmtua shtylla kurrizore. Ai bërtiste gjithë natën nga dhimbjet. Ishte një dramë për familjen tonë.

Nuk e quaj si histori vuajtje dhe viktimizim, por histori suksesi. Kur e mendova që nuk do ecte më nuk e mendova si fundin e botës.E ndihmoja të ngjisnim shkallët, ta hipja në makinë. Më shumë më ka ndihmuar ai mua, se unë atë.

Ai ka shënjuar jetën time që unë iu futa fizioterapisë. Me dhimbjen njeriu gjen forcë dhe ecën para”.

- YouTube www.youtube.com

I njëjti më pas u eliminua nga ky format pas një nominimi me DJ Bujakën. /Telegrafi/

❌
❌