Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Punëtori humb jetën pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj–Prishtinë



Një person ka ndërruar jetë këtë pasdite si pasojë e rënies nga një objekt gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sipas informatave të para, viktima mashkull, 43 vjeç, nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi/

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Gjithmonë në zemrat tona!

Nga Corriere.it “Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse me lule dhe tullumbace të vendosura në bankën e klasës, shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, […]

The post Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Gjithmonë në zemrat tona! appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Bolivi, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga korsia në një rrugë në Bolivi dhe ra në një shkëmb 150 metra të lartë.

Aksidenti fatal ndodhi pranë komunitetit të Mocomokos, në pjesën perëndimore të vendit të Andeve. Autobusi po shkonte drejt kryeqytetit, La Paz, sipas raportimeve të mediave boliviane.

Numri fillestar i të vdekurve nga përplasja ishte të paktën shtatë, por ky numër u dyfishua disa orë më vonë. Një zëdhënës i policisë tha se banorët nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit dhe të lironin viktimat, të cilët u dërguan në La Paz dhe qytetin fqinj të El Altos.

Fati i shoferit është i panjohur, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta për momentin.

The post Tragjedi në Bolivi, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona appeared first on Albeu.com.

“Nuk arrita t’i shpëtoja”/ Tragjedia e familjes Kola në Itali, xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes

“Nuk arrita t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët e vetme që arrin të thotë Durim Kola, 42 vjeç, xhaxhai i familjes Kola, e cila humbi jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e saj në Porcari, në provincën e Luccas, Itali. Durim Kola është i vetmi i mbijetuar nga ngjarja. Në përpjekje për të ndihmuar […]

The post “Nuk arrita t’i shpëtoja”/ Tragjedia e familjes Kola në Itali, xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Pedagogu tregon efektin e monoksidit të karbonit: Helmohesh për 10 sekonda

Pedagogu i infermierisë Studim Hysa, ka treguar efektin e shpejtë të monoksidit të karbonit, dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në Itali, ku u shua një familje shqiptare me 4 anëtarë. I ftuar në A2 CNN, Hysa thotë se njeriu nuk ka asnjë mënyrë ta kuptojë praninë e tij derisa të jetë tepër vonë. Sipas […]

The post Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Pedagogu tregon efektin e monoksidit të karbonit: Helmohesh për 10 sekonda appeared first on BoldNews.al.

“Alo motra ime është sëmurë…” / Tragjedia e familjes Kola në Itali, zbulohet telefonata e fundit

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola humbën jetën nga helmimi me monoksid karboni në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Rughi. Viktimat janë Arti Kola, 44 vjeç, me profesion bojaxhi, bashkëshortja e tij Jonida, […]

The post “Alo motra ime është sëmurë…” / Tragjedia e familjes Kola në Itali, zbulohet telefonata e fundit appeared first on BoldNews.al.

“Darka e fundit”/ Si u shua tragjikisht familja shqiptare në Itali (Detajet)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në banesë. Viktimat janë identifikuar si, Arti Kola, 48 vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, […]

The post “Darka e fundit”/ Si u shua tragjikisht familja shqiptare në Itali (Detajet) appeared first on BoldNews.al.

“Pamë katër trupat në dysheme”/ Tragjedi në Itali, u helmuan nga monoksidi i karbonit, shuhet familja shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës komunën e Porcarit, në fushën e Luccës, në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Viktimat janë babai 48-vjeçar, bashkëshortja e tij 43 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç, me origjinë shqiptare. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua por ndodhet në gjendje kritike i shtruar në Spitalin Cisanello, pasi humbi ndjenjat për shkak të helmimit sapo mbërriti në banesë.

Corriere raporton se sipas autoriteteve, ishte pikërisht vëllai i kryefamiljarit ai që ngriti alarmin, pasi familja nuk po u përgjigjej telefonatave. Pasi mbërritën në shtëpinë trekatëshe dhe nuk morën përgjigje, ai dhe dy oficerë të karabinierëve hynë me forcë brenda, ku u përballën me një skenë të rëndë: katër trupat e pajetë të shtrirë në dysheme.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës së darkës. Kur ekipet e shpëtimit hynë në banesë, gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë. Dy karabinierët që ndërhynë për ndihmën e parë pësuan gjithashtu shenja të lehta helmimi, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rrjedhjes së monoksidit të karbonit dhe për të verifikuar gjendjen e sistemit të ngrohjes në banesë.

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, katër anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme (4 shkurt 2026), një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit.

Lajmi i rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.

Viktimat janë babai 48-vjeç, nëna 43-vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15-vjeç. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.

Po ashtu, edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, ç`ka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme.

Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

The post Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, katër anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit appeared first on Albeu.com.

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Tragjedi në Kolumbi: Avioni me 15 persona rrëzohet në zonë malore, nuk ka të mbijetuar, mes viktimave një kongresmen

Një tragjedi ajrore ka tronditur Kolumbinë, pasi një avion me 15 persona në bord u rrëzua të mërkurën në një zonë malore në veri të vendit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar. Lajmi u konfirmua nga Agjencia Kolumbiane e Aviacionit Civil, e cila bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë një fluturimi të brendshëm.

Avioni i tipit Beechcraft 1900D i përkiste linjës ajrore private Searca, e lidhur me kompaninë shtetërore Satena, dhe po kryente fluturimin me numër NSE 8849 nga qyteti Cucuta, pranë kufirit me Venezuelën, drejt Ocana-s. Ai u ngrit rreth orës 11:42 me orën lokale dhe pritej të mbërrinte në destinacion në orën 12:05.

Sipas autoriteteve, kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me avionin rreth 10 minuta para mbërritjes së planifikuar. Kontakti i fundit me kullën e kontrollit u regjistrua në orën 11:54, ndërsa më pas mjeti ajror u zhduk nga radarët.

Pas një operacioni kërkimi, mbetjet e avionit u gjetën në një zonë të thepisur malore pranë qytetit La Playa de Belén. Ekipet e shpëtimit konfirmuan se të gjithë personat në bord kishin humbur jetën.

Mes viktimave ndodhen edhe figura të njohura të politikës kolumbiane, përfshirë kongresmenin Diogenes Quintero dhe Carlos Salcedo, kandidat për Kongres në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në muajin mars. Prania e tyre në avion e ka bërë ngjarjen edhe më tronditëse për opinionin publik.

The post Tragjedi në Kolumbi: Avioni me 15 persona rrëzohet në zonë malore, nuk ka të mbijetuar, mes viktimave një kongresmen appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Suedia planifikon ndalimin e celularëve në shkolla

STOKHOLM, 29 janar /ATSH-AFP / -Suedia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme për të siguruar që fëmijët të përqendrohen në mësim gjatë orës së mësimit, njoftoi qeveria.

Ky ndalim do të thotë se nxënësit deri në klasën e nëntë ose të moshës 15–16 vjeç, do t’i dorëzojnë telefonat e tyre në mëngjes dhe do t’i marrin përsëri në fund të mbarimit të mësimit.

“Sipas studimeve, nxënësit suedezë shpërqendrohen nga mjetet digjitale gjatë klasës më shumë se sa mesatarja e nxënësve në vendet të tjera të Evropës”, tha qeveria në një deklaratë. “Prandaj qeveria propozon një ndalim të telefonave celularë gjatë gjithë ditës së shkollës”, shton deklarata.

“Rreth 80 për qind e shkollave fillore dhe të mesme suedeze tashmë kanë ndalime për përdorimin e telefonave celularë brenda klasës, të vendosura sipas vullnetit të drejtorëve”, sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.

Ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson, tha në një konferencë për shtyp se një ndalim kombëtar është i nevojshëm për të siguruar që të gjitha shkollat të jenë zona pa telefona celularë.

“Kjo do të ulë shpërqendrimet në klasë”, tha ajo, duke e përshkruar si “një fitore për mësimdhënien dhe shëndetin mendor”.

Nëse miratohet nga parlamenti, ndalimi do të hyjë në fuqi në fillim të semestrit të vjeshtës në gusht 2026./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Suedia planifikon ndalimin e celularëve në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transformimi digjital i bankave/ BSH: Një ndër shërbimet më të përdorura “ banking”

Bankat në vend kanë shtuar ofrimin e shërbimeve  financiare nëpërmjet internetit por qytetarët shqiptarë vijojnë të preferojnë më shumë përdorimin e parave cash.Nga një vrojtim i realizuar nga Banka e Shqipërisë rezulton se kryerja e pagesave është një prej shërbimeve më të përdoruara  në rang vendi.Mobile Banking  rezulton  se  ëshët ndër  teknologjitë  kryesore  të  zbatuara

nga bankat shqiptare, dhe duket si zgjidhja digjitale  e  adaptuar  gjerësisht.  Të  gjitha  bankat  kanë  integruar  bankingun celular në portofolet e tyre të shërbimeve, duke u ofruar klientëve  mundësinë  për  të  kryer  veprimet  thelbësore  bankare,  të  tilla  si  kontrolli  i  bilanceve,  transferimi  i  fondeve  dhe  shikimi  i  historive të transaksioneve direkt nga telefonat e tyre. Rreth 23.78% e bankave deklarojnë se kanë arritur një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi në këtë shërbim, ndërsa 49.9% e vlerësojnë atë si “të lartë”.

Ndërkohë që kreditë dhe menaxhimi i rrezikut mbeten fushat më pak të digjitalizuara. Rreth 27.88% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e shërbimeve të kredisë si “të ulët”.

Dy prej pengesave kryesore  në vijimin e digjitalizimit të shërbimeve bankare  sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë janë kostot  e  larta  të  investimeve  dhe  rreziqet  e  sigurisë  kibernetike.

Për më tepër, vrojtimi zbuloi se 78% e bankave kishin përjetuar incidente  të  sigurisë  kibernetike  dhe  i  kishim  menaxhuar  ato,  dhe  22%  e  bankave  nuk      kishin  patur  një  dukuri  të  tillë.

Një  tjetër sfidë sipas Bankës së Shqipërisë  është  edhe kultura dhe  aktiviteti  i  ulët  digjital  i  klientëve,  kryesisht i atribuuar preferencës së lartë për transaksionet me para në dorë nga popullata. Nëntë banka, që përfaqësojnë 68,19% të totalit të aktiveve të sektorit, janë “dakord” ose “plotësisht dakord” se angazhimi i kufizuar digjital midis klientëve pengon transformimin digjital.

Arrestohen pas tragjedisë me 5 viktima pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” dhe dy drejtues të tjerë! Akuzat me të cilat përballen

✇Albeu
By: M C

Pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” si dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë janë arrestuar pas tragjedisë që i mori jetën pesë grave në Trikala.

Sipas informacioneve, pronari përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, shpërthim, zjarrvënie nga pakujdesia si dhe shkaktim të lëndimeve trupore.

Si ndodhi tragjedia

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak para orës 04:00, duke përfshirë një krah të fabrikës.

Pak më herët kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm në bodrumin e godinës qendrore të fabrikës, e cila ndodhet në aksin kombëtar Trikala–Kardica.

Dëshmitë e familjarëve të viktimave

Zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve nga Zjarri vijojnë hetimet për shpërthimin dhe zjarrin në fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala, tragjedi që solli humbjen e jetës së pesë punëtoreve.

Në të njëjtën kohë, nëna e Elenës Katsarou, një prej viktimave, e cila edhe vetë ka punuar në fabrikë për 28 vite, denoncon se prej më shumë se një muaji kishin paralajmëruar për erën e gazit, por askush nuk reagoi.

Nga ana tjetër, një punonjëse që ndodhej në të njëjtin repart me gratë që humbën jetën, deklaron se brenda ambienteve “nuk ndjehej ndonjë erë” dhe se “nëse do ta kishim kuptuar, do t’u kishim thënë përgjegjësve”.

“Punoj aty prej 28 vitesh, në turnin e mëngjesit. Prej më shumë se një muaji u thoshim se po ndihej erë gazi, por askush nuk i kushtonte vëmendje. Gjithçka aty ishte e lënë pas dore: kabllo të hedhura në dysheme, asgjë nuk mirëmbahej. Shkarkime elektrike, shumë priza në tokë, ne ankoheshim dhe askush nuk bënte asgjë. Asgjë fare”, deklaro Androniki për protothema.gr.

“Humba vajzën time aty. Vajza ime punonte prej 13 vitesh në fabrikë. Unë kam 28 vite që punoj dhe thosha se do t’i lija kockat e mia në Violanta, por ishte fëmija im që i la kockat e saj atje”, tha ajo e përlotur, duke shtuar: “Kam nipin tim tani. Çfarë do të bëj? Ku do të mbështetem? A do të kthehet vajza ime mbrapsht? Vajza ime nuk kthehet më”.

“Ata nuk bënë asgjë, edhe pse çdo ditë u thoshim ‘këtu nuk punon kjo, nuk punon ajo’. Brenda kishte erë. Kishte rrjedhje prej kohësh. Nuk e di çfarë ishte. Zjarri nuk erdhi nga furra. Vajzat që ishin pranë furrës dolën të padëmtuara. Vajza ime dhe gratë e tjera që ndodheshin rreth 30 metra larg furrës, ato u vranë”, tha Androniki.

E pyetur se ku ndihej era, ajo u përgjigj: “Kudo brenda. Shkoje në tualete – kishte erë. Shkoje në lavamanë – kishte erë. Kudo kishte erë. U thoshim, por nuk bënin asgjë”.

Motrat e Elenës, duke folur për MEGA, thanë se “ende askush nuk e di si ndodhi”, ndërsa “e vetmja gjë që dimë është se zjarri nisi nga brenda dhe papritur u dëgjua shpërthimi”.

“Pas ngjarjes mësova se kishte erë. Kur shkonin në tualete, era e gazit ishte shumë e fortë. Kjo ka ndodhur për rreth një muaj. Punonjëset e thoshin në vendin e punës, por askush nuk reagoi. Personeli shkonte në punë, nuk kishte çfarë të bënte tjetër. Dikush duhej ta kontrollonte këtë situatë dhe jo të ndodhte ajo që ndodhi”, denoncoi ajo.

Viktima punonte në turnin e natës sepse kishte një fëmijë të vogël dhe donte të kishte më shumë kohë për t’u kujdesur për të. “Fëmija është ende në gjendje shoku. E ka kuptuar çfarë ka ndodhur, por është vetëm një fëmijë, nuk është i rritur”, thanë motrat e Elenës.

Nga ana e saj, kunata e Agapis, gjithashtu viktimë, deklaroi për MEGA: “E mësuam nga punonjës të tjerë, jo nga drejtuesit. E kishin përmendur në një kafene se prej një jave kishte erë gazi. Këto gjëra duhet të kontrollohen, duhet të flasin përgjegjësit. Nuk është e mundur që askush të mos mbajë përgjegjësi”.

Përgjegjësja e turnit të natës, e cila mungonte me leje natën e tragjedisë, deklaroi për MEGA se brenda fabrikës “nuk ndihej asgjë dhe për këtë arsye punonim pa shqetësim. Nuk kishte erë. Siguresat, sistemet kundër zjarrit… fabrika ishte në gjendje perfekte. Një fabrikë moderne, me pajisje të shkëlqyera. Për këtë arsye askush nuk mund ta shpjegojë se çfarë ndodhi, pasi ne punonim normalisht aty. Pastërtia? Jo thjesht e pastër, por e shkëlqyer, nga çdo anë, makineri, sensorë, gjithçka”.

“Aty gjithmonë kryheshin kontrolle, edhe së fundmi. Nuk besoj se ka pasur ndonjë punonjës që të ketë bërë ndonjë denoncim, anonim apo me emër, dhe të vazhdonte të punonte në Violanta”, shtoi ajo.

“Ishin vajzat e mia, ekipi im. Do të isha edhe unë aty me to, po të mos isha me leje”, tha ajo për viktimat.

Në prerjen e tortës bëmë foto, kërcyem, qeshëm, kaluam shumë bukur. Kërcenim bashkë me pronarët, të gjithë së bashku. Ishte gjithçka perfekte. U larguam, unë në shtëpinë time, vajzat në të tyren. Fjetën pak për t’u kthyer në punë në orën 23:30. Çfarë ndodhi më pas, askush nuk e di”, përfundoi ajo.

The post Arrestohen pas tragjedisë me 5 viktima pronari i fabrikës së biskotave “Violanta” dhe dy drejtues të tjerë! Akuzat me të cilat përballen appeared first on Albeu.com.

Nga 15 në 13 vjeç: Suedia shqyrton uljen e moshës penale testuese për krime të rënda

Qeveria suedeze po përgatit një projektligj që parashikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç për krime shumë të rënda, si vrasja, tentativa për vrasje, përdhunimi dhe veprat ku përdoren armë. Nisma vjen në një kohë kur autoritetet flasin për një “situatë emergjente”, duke theksuar se bandat kriminale po rekrutojnë gjithnjë e më shumë fëmijë për të kryer akte dhune.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, deklaroi se rrjetet kriminale po shfrytëzojnë faktin që të miturit nën 15 vjeç nuk mbajnë përgjegjësi penale, duke i përdorur ata si ekzekutorë të veprave të rënda. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dekadës së fundit është dyfishuar numri i rasteve penale ku të dyshuarit janë nën moshën 15 vjeç.

Projektligji parashikon që ulja e moshës të aplikohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe jo si rregull i përgjithshëm. Në disa raste, fëmijët e përfshirë në krime të rënda mund të përballen edhe me dënime me burg. Qeveria e sheh këtë masë si një mënyrë për të mbrojtur si të miturit nga shfrytëzimi i bandave, ashtu edhe shoqërinë nga rritja e dhunës.

Megjithatë, propozimi ka ngjallur reagime të forta nga policia, prokuroria dhe administrata e burgjeve, të cilët paralajmërojnë se sistemi penal nuk është i përgatitur për trajtimin e fëmijëve kaq të vegjël. Kritikët argumentojnë se theksi duhet të vihet te rehabilitimi dhe programet sociale, jo te ndëshkimi penal, duke e konsideruar nismën edhe si të motivuar politikisht në prag të zgjedhjeve.

Projektligji pritet t’i dërgohet Këshillit Suedez për Legjislacion për shqyrtim dhe më pas parlamentit për votim. Nëse miratohet, ai mund të hyjë në fuqi që këtë verë.

The post Nga 15 në 13 vjeç: Suedia shqyrton uljen e moshës penale testuese për krime të rënda appeared first on iconstyle.al.

Pse Suedia po e quan veten ‘kurë kundër stresit’?

Aftësia e Suedisë për të funksionuar… si mjekësia theksohet nga një fushatë e re turistike për vendin, e titulluar “Receta Suedeze” dhe që paraqet natyrën dhe stilin e jetës skandinave si zgjidhjen “e përshkruar” për stresin dhe lodhjen, duke përdorur humorin dhe duke shfrytëzuar të dhënat shkencore.

Videoja qendrore e fushatës fillon me një pyetje në dukje serioze mjekësore. Një grua me një xhaketë të bardhë mjekësore dhe stetoskop, përpara një peizazhi malor me dëborë, pyet veten nëse e dimë që “Suedia është vendi i parë në botë ku mund të të përshkruajnë ilaçet mjekët”. Pastaj, kamera largohet dhe zbulon se “mjeku” ka arritur belin në një liqen të ngrirë, duke i dhënë tonin sarkazëm fushatës që në fillim.

Receta Suedeze

Pasojnë skena saunash, jetë nate nën diellin e mesnatës dhe momente relaksi në natyrë, me rrëfimin që lidh çdo aktivitet me përfitime të supozuara për sistemin nervor dhe shëndetin mendor. “Imagjinoni çfarë mund të bëjë për ju terapia me dritë 24/7”, thotë narratori, ndërsa dielli ndriçon një fjord pa perënduar. “Apo preferoni jetën e natës?” pyet ajo, duke shtuar: “Këtu në Suedi, dielli nuk perëndon për 100 ditë. Imagjinoni çfarë mund të bëjë për ju terapia me dritë 24/7.”

Pavarësisht natyrës së saj të lehtë, iniciativa e agjencisë turistike “Visit Sweden” përpiqet të mbështetet në shkencë. Siç është vënë re, hulumtimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se ekspozimi i shtuar ndaj natyrës mund të zvogëlojë stresin, të përmirësojë humorin, të rrisë funksionin njohës dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike. Në një vend me më shumë se 265,000 ishuj, 100,000 liqene dhe 5,700 zona të mbrojtura, kontakti me mjedisin natyror jo vetëm që lejohet, por inkurajohet institucionalisht, falë të drejtës për akses të lirë në natyrë, të njohur si allemansrätten.

Fushata nxjerr në pah konceptet e rrënjosura thellë në kulturën suedeze, të tilla si friluftsliv (jeta në fshat), lagom – filozofia e ekuilibrit dhe “as shumë as shumë pak” – si dhe aktivitete të tilla si banja në pyll, arratisjet për gjumë të thellë dhe saunat alternative me zhytje në ujëra të akullta.

Siç shpjegon Steve Robertozzo, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Visit Sweden, “jetojmë në një botë të trazuar, ku shumë njerëz e kanë të vështirë të menaxhojnë stresin dhe presionin”. Sipas tij, fushata krijon një mundësi për të nxjerrë në pah përfitimet e natyrës dhe stilit të jetesës suedeze si pjesë e një qasjeje në zhvillim e sipër, të bazuar në kërkime, ndaj mirëqenies.

Për të zhvilluar fushatën, Visit Sweden punoi me katër mjekë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Gjermania, të cilët dolën me pesë aktivitete në natyrën suedeze që mund të përmirësojnë shëndetin (siç janë banja në pyll, mbledhja e ushqimit dhe vëzhgimi i qiellit) dhe tre zakone të përditshme suedeze (siç është një pushim i qetë për kafe ose zhytja në një pellg të ngrirë pas një vizite në sauna) që kontribuojnë në ekuilibrin jetësor. Pretendimet u verifikuan në mënyrë të pavarur nga Profesoresha Emeritus Yvonne Forssel në Institutin Karolinska në Stokholm.

Ideja, megjithatë, nuk është krejtësisht e re. Në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të, mjekët rekomandonin udhëtime në Alpet Zvicerane për pacientët me tuberkuloz, ndërsa nga vitet 1830, pacientët me probleme të frymëmarrjes dërgoheshin në minierat e kripës në Evropën Qendrore. Në këtë kuptim, Receta Suedeze të kujton një kombinim modern të reklamimit në turizëm dhe një sanatoriumi të vjetër.

Fushata vjen në një kohë kur turizmi i mirëqenies po përjeton rritje të shpejtë. Sipas Institutit Global të Mirëqenies, ky treg pritet të arrijë në 2.1 trilion dollarë deri në vitin 2030. Siç vuri në dukje Francesca Leonardo, CEO e XperienceSthlm, shumë udhëtarë tani po kërkojnë “arratisje të gjelbra” larg presionit të qyteteve të mëdha, me Suedinë që promovohet për vite me radhë si një destinacion ideal.

Suedia (jo Zvicra)

Vitin e kaluar, fushata “Suedia (Jo Zvicra)” u bazua në një gabim të zakonshëm të bërë nga udhëtarët e hutuar. Katër vjet më parë, një reklamë tjetër paraqiste një grua të re që i tregonte një shoqeje të gjitha gjërat që nuk mund t’i gjente në Suedi, ndërsa videoja tregonte udhëtimet e saj nëpër ishuj, duke bërë çiklizëm, duke shijuar fika-n dhe duke notuar në liqene të freskëta.

Qoftë marketing i zgjuar apo një kujtesë për vlerën e natyrës në jetën moderne, mesazhi i fushatës duket se po bëhet gjithnjë e më popullor: ndoshta pak Suedi funksionon vërtet si balsam në fund të fundit.

The post Pse Suedia po e quan veten ‘kurë kundër stresit’? appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjeve të dheut në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Viktimat u raportuan në zonën Welcome Bay, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në një kamping shumë të frekuentuar në Mount Maunganui. Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka shenja jete në zonën e kampingut dhe mes personave të zhdukur ndodhet të paktën një vajzë e mitur.

Rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rajone dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët e zonës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara po vështirësojnë operacionet e shpëtimit.

Kryeministri Christopher Luxon deklaroi se vendi është “i mbushur me dhimbje” pas kësaj tragjedie dhe bëri thirrje për unitet dhe solidaritet në ndihmë të viktimave. Ai njoftoi gjithashtu se është shpallur gjendje emergjence në disa zona të Ishullit të Veriut.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë edhe gjatë natës, ndërsa autoritetet kombëtare dhe ekipet lokale janë angazhuar për të shpëtuar çdo person të bllokuar nën rrënoja. Publiku dhe mediat ndjekin me shqetësim zhvillimet, ndërsa komuniteti lokal mobilizohet për të ofruar ndihmë për të prekurit nga kjo tragjedi.

The post Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut appeared first on Albeu.com.

Shqiperia ne Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet per ratifikimin e marreveshjes

Kuvendi mblidhet në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Në urdhrin për thirrjen e seancës nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim. Seanca do të nisë me fjalën e nismëtarit, më pas do shprehet komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme ndërsa parashikohen diskutime dhe votimi.

Duke qenë se pjesëmarrja e Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes konsiderohet zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit, kërkesa për miratimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar bëhet në përputhje me parashikimin e nenit 83, pika 2, të Kushtetutës. Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave ka miratuar, në parim marrëveshjen më 21 janar.

Marrëveshja synon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme e të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të mundshme për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

Seanca plenare u kërkua pasditen e sotme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Bankat tregtare shtrënguan standardet e kreditimit për blerjen e banesave gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur përmes kërkesave më të larta për kolateral, ndërsa kushtet e tjera, si normat e interesit dhe komisionet, kanë mbetur të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore standardet e kreditimit nuk kanë pësuar ndryshime.

Referuar vrojtimit të BSH-së, kërkesa e individëve për kredi ka shënuar një rënie në tremujorin e fundit të vitit 2025, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore, duke u ndikuar nga zhvillimet e tregut dhe nga masat kufizuese rregullatore të vendosura në korrik 2025.

Megjithatë, perspektivat për tremujorin e parë të vitit 2026 janë pozitive, pasi bankat presin një rritje të kërkesës për kredi, duke përfshirë kreditë për blerjen e banesave dhe ato konsumatore.

Të dhënat e 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredive për banesa arriti në rreth 59 miliardë lekë, një rritje prej 24,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë!

Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike me deklarata të drejtpërdrejta lidhur me eksperiencën e saj brenda spektaklit. E ftuar në emisionin “Ora 7”, ish-banorja u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit në shtëpi, veçanërisht për afrimitetin e saj me Edin.

Gjatë intervistës, Bia u pyet hapur nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime gjatë kohës që ndodheshin në BBVK. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje, ajo e pranoi këtë fakt, duke thënë shkurt: “Krejt e dimë, po”. Deklarata e saj u prit me interes të madh nga publiku, duke nxitur menjëherë reagime dhe komente në rrjetet sociale.

Afrimiteti mes Bia-s dhe Edit kishte qenë i dukshëm edhe gjatë transmetimeve live të spektaklit. Përqafimet e shpeshta, momentet e afërsisë dhe komunikimi i ngrohtë mes tyre kishin ngritur prej kohësh dyshime te shikuesit për natyrën e marrëdhënies së tyre. Megjithatë, deri në daljen e Bia-s nga shtëpia, asnjëri prej tyre nuk kishte folur hapur për këtë çështje.

Këto situata nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, duke u kthyer shpesh në tema diskutimi në rrjetet sociale dhe në studio televizive. Për disa, afrimiteti i tyre ishte pjesë e lojës dhe emocioneve të izolimit, ndërsa për të tjerë përfaqësonte një lidhje të sinqertë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme.

Pas daljes nga BBVK, mbetet për t’u parë nëse raporti mes Bia-s dhe Edit do të vazhdojë edhe jashtë kamerave apo do të mbetet thjesht një kapitull i mbyllur i eksperiencës së tyre televizive.

The post Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë! appeared first on Albeu.com.

❌