Holanda miraton ndalimin e fishekzjarrëve në vitin 2026 për të mbrojtur kafshët
AMSTERDAM, 31 dhjetor /ATSH/- Në një fitore historike për mbrojtjen e kafshëve, parlamenti holandez ka votuar për të ndaluar shitjen publike dhe përdorimin e fishekzjarrëve në të gjithë vendin. Ligji do të hyjë në fuqi në natën e Vitit të Ri 2026, sipas “World Animal News.
Ky vendim shënon një ndryshim të madh drejt mbrojtjes si të kafshëve ashtu edhe të njerëzve nga rreziqet dhe traumat e shkaktuara nga fishekzjarrët çdo vit.
Për kafshët, fishekzjarrët janë shumë më tepër sesa një festë me zë të lartë, shpesh ato janë kërcënuese për jetën.
Kafshët shpesh panikohen, ikin ose lëndohen duke u përpjekur t’i shpëtojnë shpërthimeve shurdhuese.
Edhe jeta e egër vuan jashtëzakonisht shumë, me zogj të trembur, kafshë që braktisin foletë dhe shumë të tjera nund të përjetojnë stres të madh që mund të çojë në tronditje ose vdekje.
Shumica e deputetëve holandezë mbështetën vendimin për ndalimin e fishekzjarrëve për konsumatorët, duke përmendur shqetësime serioze për sigurinë publike dhe mirëqenien e kafshëve.
Megjithatë, ligjvënësit miratuan gjithashtu një mocion për të shtyrë datën e fillimit të ndalimit, duke pranuar kërkesat potencialisht të rëndësishme për kompensim që priten nga furnizuesit e fishekzjarrëve.
Pavarësisht kësaj vonese, vendimi përcakton një afat kohor të qartë për të hequr gradualisht fishekzjarrët, një herë e përgjithmonë.
Holanda tani i bashkohet një numri në rritje të vendeve dhe qyteteve në të gjithë botën që po ndërmarrin hapa të guximshëm për të eliminuar traditën e dëmshme të fishekzjarrëve për konsumatorët. //a.i/
The post Holanda miraton ndalimin e fishekzjarrëve në vitin 2026 për të mbrojtur kafshët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

