Viti 2025: Shëndetësia mes propagandës dhe kolapsit
Viti 2025 dëshmoi një sistem shëndetësor të mbingarkuar, me mungesë shërbimesh bazë, financim të pamjaftueshëm dhe boshllëqe menaxheriale. Raportime të Citizens.al treguan se pacientët dhe mjekët u përballën vazhdimisht me pasiguri dhe vonesa të rrezikshme në trajtime.
Nga onkologjiku, deri te shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, qytetarët hasën burokraci, pengesa madje dhe pabarazi sociale në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Onkologjiku dhe âTetori i ziâ
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi mungesë barnash, personeli dhe aparaturash në Spitalin Onkologjik, qendrën më kryesore të trajtimit të kancerit në Shqipëri.
Ky ishte dhe lajmi më shqetësues i vitit sa i takon shëndetësisë, pasi konfirmoi një varg raportimesh të ardhura nga denoncime dhe gazetarë hulumtues.
Sipas KLSH-së, gjendja solli vonesa të rënda në trajtim dhe rrezik jete për pacientët duke nxjerrë në pah nevojën për reformë urgjente dhe rritje kapacitetesh.
Në këtë kontekst, tetori, që zakonisht shënjon muajin e ndërgjegjësimit për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, u kthye në një muaj protestash.
Qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile, por dhe gazetarë të angazhuar, ngritën zërin për situatën me të cilën përballen gratë me kancer në Shqipëri.
Ata kĂ«rkuan trajtim dhe shĂ«rbim dinjitoz teksa simbolikisht e quajtĂ«n kĂ«tĂ« muaj si âtetori i ziâ, pĂ«r faktin se ndĂ«rgjegjĂ«simi nuk mjafton kur spitalet nuk kanĂ« barna, pajisje dhe personel.
Investimet në rënie, qytetarët vuajnë pasojat
Sipas njĂ« raporti tĂ« organizatĂ«s âTogether for Lifeâ, shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ« zbritĂ«n nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t qĂ« nga viti 2017, duke vijuar prirjen tkurrĂ«se tĂ« dy viteve mĂ« pĂ«rpara (2022, 2023).
Për vitin 2024 ato zunë vetëm 9.6% të fondeve të buxhetuara nga qeveria duke bërë që Shqipëria të renditet e fundit në rajon sa i takon këtij sektori.
Përveç mungesës së investimeve, përqendrimi i kontratave publike të shëndetësisë në pak operatorë dhe gabimet, apo vonesat në procedurat tenderuese shihen si shqetësues në raport me mbulimin e nevojave të qytetarëve.
Citizens.al raportoi për rastin e rindërtimit të Spitalit të Dibrës, premtuar që prej vitit 2023, por që mbetet ende i pakryer duke reflektuar kështu për mungesë serioze planifikimi strategjik në infrastrukturë shëndetësore.
Në këtë gjendje, pasojat bien mbi qytetarët. Gjatë vitit, pati protesta para Ministrisë së Shëndetësisë për neglizhencë trajtimi teksa përkrahja për personat me aftësi të kufizuara mbetet e papërfillshme.
5 vite nga pandemia e COVID-19, ende asnjë bilanc
Viti 2025 shënoi edhe 5-vjetorin e rasteve të para zyrtare me infeksionin viral që tronditi botën për rreth tre vite me radhë.
Citizens.al tregoi sesi Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, por edhe Universiteti i Mjekësisë nuk kishin studime apo të dhëna të reja rreth mënyrës se si u kalua pandemia në Shqipëri.
Përkundrazi, bilanci zyrtar ishte hequr nga faqet e institucioneve, ndërsa vendi nuk ka datë zyrtare se kur ka dalë nga emergjenca e pandemisë.
Përveç kësaj, në statistika mbeten shifrat propagandistike e raportuara nga qeveria se në Shqipëri gjatë pandemisë pati vetëm 3,625 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë mbi 17,500 vdekje (periudha 2020-2023) mbi mesataren vjetore, të reflektuara në regjistrat e gjendjes civile, janë ende pa arsye zyrtare.
Fertilizimi âin vitroâ: Shpresa qĂ« kushton shumĂ«
Përmes rrëfimeve të disa çifteve, Citizens.al tregoi realitetin e ashpër mes dëshirës dhe mundësive që janë në Shqipëri për ata që duan të bëhen prindër.
Diagnostikimi i shtrenjtĂ«, apo i vonuar, udhĂ«time tĂ« pafundme nĂ«pĂ«r klinika dhe kosto qĂ« e shtyjnĂ« fertilizimin âin vitroâ jashtĂ« mundĂ«sive pĂ«r shumicĂ«n e çifteve.
Mjekët shpesh i drejtojnë pacientët drejt sektorit privat, ndërsa mbështetja publike mbetet minimale.
Disa familje zgjedhin emigrimin për të përfituar politika sociale më të aksesueshme, si në disa vende të Bashkimit Evropian. Por edhe kur procedura nis, procesi është i gjatë, emocionalisht i vështirë dhe pa garanci suksesi.
Ndërkohë, rasti i programeve shtetërore për stimulimin e lindshmërisë tregon kontrastin në këtë drejtim: fondet ekzistojnë, por nuk përkthehen në akses real për çiftet që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.
The post Viti 2025: Shëndetësia mes propagandës dhe kolapsit appeared first on Citizens.al.




