Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kërkohej në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Fier (EMRI)

Një 23-vjeçar u arrestua në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimin në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Emiseldo Fasko, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Gjykata e Riminit, në vitin 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. […]

The post Kërkohej në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Fier (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë

Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht. Ndërkohë gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis. “Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, […]

The post Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

“Tigër letre”/ Arrestimi i Maduros, Venezuela: Inteligjenca ruse dështoi!

Zyrtarët venezuelas besojnë se aleanca e sigurisë me Rusinë doli të ishte një trillim, raporton Bloomberg. Karakasi priste që Moska të ndihmonte në mbrojtjen e Nicolás Maduro, por nuk mori mbështetje gjatë operacionit amerikan. Sipas agjencisë, inteligjenca ruse dhe kubane nuk arritën të paralajmëronin për kërcënimin. Sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe Buk rezultuan të […]

The post “Tigër letre”/ Arrestimi i Maduros, Venezuela: Inteligjenca ruse dështoi! appeared first on BoldNews.al.

UNICEF: Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit, njofton Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). “Kjo do të thotë se rreth një vajzë ose një djalë humbet jetën çdo ditë gjatë një armëpushimi,” tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, gjatë një videokonference nga Gaza. Ai shtoi se […]

The post UNICEF: Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit appeared first on BoldNews.al.

“Ndryshoni dëshminë”, denoncimi i Berishës: Si po kërcënohen dëshmitarët për të mbrojtur Ballukun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri denoncim të fortë në lidhje me çështjen Balluku. Ai tha se po intimidohen dhe kërcënohen dëshmitarët për çështjen Balluku, që të ndryshojnë dëshmitë e tyre. Berisha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen. “Ka një seri aferash shumë të rënda me miliarda euro […]

The post “Ndryshoni dëshminë”, denoncimi i Berishës: Si po kërcënohen dëshmitarët për të mbrojtur Ballukun! appeared first on BoldNews.al.

Mjetet e vjedhura në Zvicër e Itali i trafikonin në Shqipëri, procedohen dy të rinj në Tiranë

Dy persona janë proceduar penalisht në Tiranë pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri automjete të vjedhura, me vlerë totale rreth 90 mijë euro. Sipas hetimeve, një automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 mijë euro, i trafikuar nga shtetasi M. S., 36 vjeç, ka rezultuar i vjedhur në Zvicër. Ndërkohë, një automjet tip “Opel”, […]

The post Mjetet e vjedhura në Zvicër e Itali i trafikonin në Shqipëri, procedohen dy të rinj në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi një 42-vjeçar, arrestohet autori në Velipojë, i sekuestrohet dhe një armë

Një 47-vjeçar është arrestuar në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi u konfliktua fizikisht me një 42-vjeçar për motive të dobëta. Si pasojë e përleshjes, 42-vjeçari u dëmtua dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, e cila ishte e mbajtur pa […]

The post Dhunoi një 42-vjeçar, arrestohet autori në Velipojë, i sekuestrohet dhe një armë appeared first on BoldNews.al.

Protestat në Iran/ Numri i personave që kanë humbur jetën shkon në 2,571

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571 persona, njoftoi sot organizata për të drejtat e njeriut HRANA me seli në SHBA. Organizata njoftoi se deri më tani ka konfirmuar vdekjen e 2,403 protestuesve, 147 individëve të lidhur me qeverinë, 12 personave nën moshën 18 vjeç dhe nëntë civilëve që nuk […]

The post Protestat në Iran/ Numri i personave që kanë humbur jetën shkon në 2,571 appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tepelenë, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Në fshatin Dhëmblan është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi 56-vjeç, në një stan. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së […]

The post Gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tepelenë, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre makina në Cërrik, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Cërrik ditën e sotme si pasojë e baltës në rrugë. Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në aksident dhe për pasojë 3 persona janë plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thonë se zona ku ka ndodhur aksidenti ndodhet pranë një kantieri privat, ku […]

The post Përplasen tre makina në Cërrik, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Urgjenca e Tiranës në kolaps, pacientët trajtohen në korridore pas orësh pritjeje (Video)

Një qytetar ka denoncuar gjendjen dramatike në Urgjencën e Tiranës, ku pacientët detyrohen të marrin shërbim mjekësor në korridore, për shkak të mungesës së dhomave. Denoncimi i tij, i shoqëruar me pamje filmike, tregon se edhe në vitin 2026, sistemi shëndetësor shqiptar përballet me probleme të rënda infrastrukturore dhe organizative. “Prej tre orësh ndodhemi në […]

The post Urgjenca e Tiranës në kolaps, pacientët trajtohen në korridore pas orësh pritjeje (Video) appeared first on BoldNews.al.

“Irena Gjoka e kapur dhe e shantazhuar”/ Cakrani: Meta në kushte paraburgimi që kalojnë çdo standard ligjor

Ka nisur konferenca për mediat e mbrojtësve ligjorë të Presidentit Ilir Meta, Av. Kujtim Cakrani dhe Av. Gylsen Zhllima. Dy avokatët paraqitën shqetësimet e tyre mbi situatën aktuale të klientit të tyre, duke e cilësuar atë si një rast të rëndë shkeljeje ligjore. Gjatë fjalës së tij, avokati Kujtim Cakrani theksoi se ndaj Metës janë […]

The post “Irena Gjoka e kapur dhe e shantazhuar”/ Cakrani: Meta në kushte paraburgimi që kalojnë çdo standard ligjor appeared first on BoldNews.al.

Altin Ndoci dyshohet se fshihet në Tiranë, kontrolle në disa zona të kryeqytetit

Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit. Dyshohet se Ndoci fshihet në kryeqytet ndërsa  kontrolle janë kryer në banesën e tij në Yzberisht por edhe në Astir, Don Bosko dhe Selitë. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. […]

The post Altin Ndoci dyshohet se fshihet në Tiranë, kontrolle në disa zona të kryeqytetit appeared first on BoldNews.al.

Fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas i vidhnin, pranga 3 ‘skifterëve’ në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të akuzuar për vjedhje banesash në kryeqytet. Të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Në pranga u vunë shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. Sipas hetimeve, janë zbardhur tre raste vjedhjesh të kryera […]

The post Fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas i vidhnin, pranga 3 ‘skifterëve’ në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës takim në Shtëpinë e Bardhë për të ulur tensionet me SHBA

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe të Groenlandës do të ndodhen sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me synimin e uljes së krizës që lidhet me ishullin gjigant të Arktikut, një territor autonom që i përket Danimarkës dhe të cilin presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta vendosë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Pas […]

The post Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës takim në Shtëpinë e Bardhë për të ulur tensionet me SHBA appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Oboti vazhdon të jetë i izoluar nga përmbytjet, 760 hektarë tokë nën ujë

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e stabilizuar krahasuar me ditën e djeshme, megjithatë disa problematika vijojnë të jenë të pranishme në zona të caktuara. Në fshatin Obot, niveli i ujit ka shënuar rënie, por aksi rrugor që lidh zonën me rrugën kryesore vijon të jetë i përmbytur me rreth 90 cm […]

The post Shkodër/ Oboti vazhdon të jetë i izoluar nga përmbytjet, 760 hektarë tokë nën ujë appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit, flet babai: Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova

Babai i Altin Ndocit ka bërë një reagim ditën e sotme për eminisionin “Kafe shqeto” në lidhje me atë që ndodhi ditën e djeshme në burgun e Durrësit. Altin Ndoci i cili ndodhej në burgun e Durrësit, u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit teksa ishte duke marrë mjekim. Sa u përket akuzave […]

The post Arratisja e Altin Ndocit, flet babai: Djali im është i pafajshëm, akuzat e SPAK-ut pa prova appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se u prit nga një automjet për t’u arratisur, momenti kur Altin Ndoci largohet nga spitali

Pamje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit. Në foto Ndoci shfaqet duke u larguar me vrap nga ambientet e spitalit. Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi i bardhë. Makina është larguar në drejtim të Spitallës. Ndoci doli me vrap nga spitali […]

The post Dyshohet se u prit nga një automjet për t’u arratisur, momenti kur Altin Ndoci largohet nga spitali appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lungomare, automjeti përfundon në trotuar

Një aksident rrugor ka ndodhut në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, përgjatë shëtitores së Lungomares. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin. Deri […]

The post Aksident në Lungomare, automjeti përfundon në trotuar appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7

Zbulohen detaje të reja lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset. Mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur […]

The post Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7 appeared first on BoldNews.al.

❌